e shtunë, shtator 20, 2008

Gazeta "Tirana Observer":Të dish të guxosh…

Shkruar nga Izet S. Çulli

Tiranë,e mërkurë , 17 shtator 2008
Botuar në gazetën Tirana Observer


Isha me fat kur mora pjesë për herë të parë në Mitingun e përvitshëm mbarëshqiptar të Poezisë (i dyzetëekatërti) që zhvillohet në Gjakovë. Aty u njoha nga afër me shumë figura të letërsisë e të krijimtarisë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Shkëmbyem me dhjetra libra me njëri-tjetrin. Kur i kalova të gjitha në “sitë”, zgjodha për të filluar leximin e tyre me veprën frymëgjatë “GUXIM SHQIPTAR” (2008) të Flor Bruqit. U ngusha me autorin kryekreje tek MURI I DHEMBJES, ku ne homazhonim; si edhe në darkën përshëndetëse, kur grupit tonë nga Shqipëria, iu dha rasti të ishte në një tavolinë me Z. Kadrush Radogoshi, Abdullah Konushevski, Flori Bruqi, Kristaq Shabani, Agron Shele, Bora Balaj etj. Mbasi e përpiva librin e Bruqit, iu ktheva përsëri dhe mendova nëse mund të arrija të hidhja në letër diçka për të, ngase jo të gjithëve mund t‘ju bjerë në dorë libri i tij. Po kush është vetë autori i këtij botimi me 400 faqe, i cili studimet e larta i ka kryer në Prishtinë. Shoh biografinë artistike: me plot 25 vepra të volumshme si: romane, poezi, studime, hulumtime shkencore, historike etj. Një befasim i madh për mua, një zbulesë do të thosha dhe me mjaft punime të virgjërta. Ky libër për mua rangohet nga më të mirët në fushën e vet.

Interesat e Flori Bruqit janë të gjera e të shumanshme dhe me një kohështrirje të madhe nëpër shekuj dhe jo rrallë me këndvështrime origjinale duke na kthjellur më tej disa nga njohuritë tona.
* * *
Le t‘i hedhim një vështrim lbrit të tij “GUXIM SHQIPTAR” ashtu sipërfaqësisht se për atë do të duheshin studime zanafillëse e të thella. E nis ai me lashtërinë e popullit tonë dhe pikërisht me Pirron e Epirit, i cili konsiderohet si strategu më i shquar i kohës së vet, që e thërrisnin “Shqiponjë”. Betejës disaditëshe të zhvilluar në Fushë Kosovë (1389), autori i lë mjaft vend në librin e tij stu dimor , e cila ishte më tepër një bashkim rajonal dhe assesi vetëm serb, siç mundohen të thonë sot grafomanët dhe politikanët dështakë, që fabrikojnë frazime të pavërteta (për të serbizuar këtë betejë). Sot ndoshta ka mjaft historikanë të tillë trumykur, të palogjiktë e trillanë dhe ndoshta të çmenduruar nga shkurtpamësia e tyre, të cilët janë gjithnjë gojëhapur, po se ç‘thonë, pak rëndësi ka për ta! Në këtë përplasje u shqua Milosh Kopiliqi, mbasi përveç trimërive të tjera, ai vrau Sulltan Muratin I, varrharruar, ndërsa për Miloshin tonë, shqiptarët këndojnë këngë dhe me veprën e tij vendasit mburren edhe sot e kësaj dite. Serbët, të mbështetur nga ustallarët dhe ndihmestarët e tyre epsharakë, e shfrytëzojnë aktin e tij për qëllimet e veta të mbrapshta, kinse për terrorizëm dhe krim të organizuar islamik. Ata, nga ana tjetër, duan të pronarizojnë çka s‘mund të pronarizohet, si praktikisht dhe me “studimet” e tyre xhelatore e ekstazore.

Për perudhën skënderbejane dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, hero real dhe jo i legjendtë, ky kryeluftëtar, ky “poet i madh i politikës shqiptare” -siç shkruan Idro Montanelli, përimtohet shkurtazi këtu dhe çmohet jo vetëm si strateg e prijës i talentuar dhe gjenial, i cili i bëri ballë një superfuqie të kohës (duke shpëtuar Evropën), por edhe si një diplomat, administrator e organizator i zoti, që dinte të përfitonte nga situatat, se ndryshe nuk mund të rezistonte aq trimërisht për 25 vjet dhe të mbijetonte midis ujqërisë. Ai mbetet gjithashtu një humanist dhe iluminist i shquar, një rilindës evropian i klasit të parë.
Me mjaft interes na duhet shkrimi për Napoleon Bonapartin për të cilin sot, sipas shumë studimtarëve seriozë, flitet përherë dhe më shumë për prejardhjen arbëreshe të tij dhe pikërisht nga një fshat i këtillë i Korsikës. Për këtë ia vlen të lexohet edhe libri i shkëlqyer “Enigma” e të madhit Robet d`Angely-t, i sjellë në shqip 10 vjet më parë nga prof. Xhevat Lloshi (“Toena”,1998), ku shprehet për prejardhjen “sigurisht shqiptare, dhe për ta thënë më me përpikëri shqiptare toske) të Napoleonit të madh.

Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë “(tetor 1879-janar 1880)”, kthjellon këtu luftrat e mëdha të shqiptarëve, kur është fjala për tërësorinë dhe mbrojtjen e tokave të të parëve tanë në shekuj dhe ku spikatin Ali Pashe Gucia, Mic Sokoli, Sulejman Vokshi. Duhet vlerësuar si një shkrim mjaft i domosdoshëm në librin “Guxim shqiptar” i Flori Bruqit . Ishin kohë të arta, kur vepronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ishin kohë kur derdhej shumë gjak (i cili tanimë s`duhej të shkonte kot), kur kishte aq mllefosje e urrejtje dhe baltosje në shpirt ndaj një vendi që gjithsesi ka ditur të fqinjërojë me të gjithë. E si mund të strehosh kaq dashakeqësi për një popull kaq plagëshumë e dhembjemadh në histori!

Me siguri disa studiuesve të huaj, gojëhelm e gjuhëgjatë, kritikanë të sëmurë, ju mungo-jnë frenat. Shileri shkruante:”Ndër gjërat më të shëmtuara në botë, më e shëmtuara është gjuha që shpif”. Po lëri të notojnë në netërinë e tyre! Veç dicka është më se e sigurtë:”Kush nuk shkon përpara, shkon mbrapa”- thoshte Gëtja.
* * *
Në kapitullin pasardhës “Antropologji”, në 12 fletë të mirëfillta shkencore, ndricohet nga kjo fushë shkrimi për Jakov Milaj (ky mik i ngushtë i Migjenit) dhe librin e tij “Raca shqiptare”, në dy botime: 1944,1997. Studimi i Milajt, ndonëse ai nuk ishte antropolog në profesion, ka vlera të mëdha, është burimor dhe zë vendin e gurqoshesë. Aty del mirëfilli rrënjësia e popullit shqiptar, gjenetikisht i përafërt, pa dallesa thelbësore në rrafshin fetar, gjeografik, krahinor etj. Ai u kundërvihet me të drejtë disa kalemxhinjve letërnxirës e shpifjanësh, të cilët duan të vërtetojnë me teoriçkat e tyre vjetërake e pabukse, të kundërtën për racën tonë të pastër dhe me prejardhje të veçantë si askund të ndonjë populli tjetër të Evropës. Është ky komb që ka nxjerrë aq shumë njerëz të mëdhenj e me mendjendriturí në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore; por ngandonjëherë jemi vetë ne shqiptarët që çuditërisht i minimizojmë vlerat e tyre e jo rrallë duke i zeruar fare ato!

Në kapitullin e gjatë “Politikë” (në mbi 50 faqe) Flor Bruqi trajton tema mjaft të mprehta e të rëndësishme, ku e hap siparin me Arvanitasit, Çamërinë, Epirin e Veriut dhe gjendjen e sotme, ku i mëshon faktit të tejhidhur “sesi erdhi dhe u tkurr Epiri shqiptar,i nisur nga interesat e Fuqive të Mëdha dhe në dëmin tonë” –sic shprehet ai. Padrejtësitë nuk kanë të mbaruar ndaj këtij kombi fattragjik, të shumëvuajtur e heqkeq nëpër shekuj. Ja si shkruan romantiku i përbotshëm, poeti Bajron: “Nuk ka komb që të jetë parë nga fqinjët e vet me aq urrejtje dhe tmerr sesa shqiptarët”! E kush nuk e di se në fitoren e Pavarësisë së Greqisë (1829), që i parapriu kryengritja e vitit 1821, 90 për qind e tyre ishin arvanitas me prijës heronjtë legjendarë: Miauli, Xhavella, Kolokotroni, Bubulina Laskarina, Bocari, Aleksandër e Dhimitër Ipsilanti, Andruci, Karaiskaqi, Koleti, Vulgari,Kanari dhe sa të tjerë.!? Rreth 20 kryeministra në Greqi kanë qenë me prejardhje arvanitase dhe po kështu disa presidentë të saj. Djallëzia është pakufi dhe arrin deri aty sa të “argumentohet” ajo që s`mund të argumentohet, se kinse popullsia ortodokse në Shqipëri, ishte greke, kurse ajo myslimane-shqiptare, duke u grabitur nga grekët krahina të tëra mbas një hekatombe përbindshore, gjenocidi dhe eksodi masiv të egërsirtë dhe të paparë. “O Zot, ç`padrejtësi !”-thërret me të drejtë gjer në kupë të qiellit z. Bruqi. Si është e mundur të sillesh kështu me një popull, i cili është thinjëruar me pushkë në dorë për vete e për të tjerët ?! Si është e mundur të kesh hua për të shlyer dhe të kërkosh pjesë?! Po sa mirë që dinë të tellallisin!

Përsa u përket përplasjeve dhe të drejtave midis shqiptarëve në shtetin maqedon dhe a ka një Intifadë (një term arab, e ashtuquajtura kryengritje violente kundër izraelitëve) të tillë në Maqedoni, autori korrektësisht mbështet të drejtat e njeriut, njëjtësinë, ruajtjen e traditave të shqiptarëve. Për heroin e demokracisë, Albin Kurtin, shpreh këtu nder, respekt e krenari, qysh nga Nju-Jorku akademiku i Akademisë së shkencave shqiptare-amerikane, prof.Namik Shehu, pikërisht më 12 Maj 2007.Është ky mjek i talentuar dhe pasionant e patriot (një nga recensorët e vëllimit “Guxim shqiptar”, i botuar përfund librit, me mbi 15 faqe), ku këtu kemi rastin të lexojmë në 5-6 faqe edhe një intervistë të goditur, ku jepet një tablo e gjerë e veprimtarisë së tij të madhe shkencore, pedagogjike e shkrimore duke merituar kësisoj mjaft tituj e grada të tilla akademike. Ai tashmë është në plot kuptimin e fjalës një personalitet i spikatur, për të cilin ne duhet të krenarohemi.

Ritheksoj se për interesat e gjera e të gjithanshme të Flori Bruqit flet dhe shkrimi “Kryqëzata e tetë”, ku ai jep të dhëna gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Lindjen e Mesme mbas Luftës së tretë të Gjirit, ku ndesh lloj-lloj prapaskenash, që të vënë në mendime: lufta për interesa karburantesh dhe burimesh të mangëta ujore, probleme aq të ditës.
Kapitulli “Spiunazh” është i ndarë në disa nëntituj: I pari bën fjalë për agjenturën greke që kryente masakra në dëm të popullit shqiptar dhe tjetri shtjellon agjentët, sidomos ata serbë, me ndikesë në Kosovë, veprimet e pashembullta të të cilëve janë të mirënjohura, sigurisht edhe nëpërmjet përfshirjes të mijra kosovarëve të lëkundur e bashkëpunëtorë me të huajin.

Flori Bruqi na njeh më tej me veprimtarinë letrare të Gani Xhafollit, autor i mbi 20 librave, sidomos me poezi dhe romane( veçan atyre me emra të shkurtër “Po” e “Të dua”), të cilët janë vlerësuar me disa çmime letrare. Gjithashtu ai është përkthyer në disa gjuhë të huaja; premton mjaft në letërsinë tonë dhe botimet e mëpasme do t’a vërtetojnë patjetër këtë. Ndërsa Nehat S. Hoxha me profesion ekonomist, ka publikuar poezi,tregime dhe përkthime ( nga anglishtja sidomos dhe me një numër relativisht të madh, afro njëzet prej tyre). E shoqëron edhe këtë autor me një buqetë poezish, si ajo me titull “ Nojma e shqipes” ku nën të shkruan: “ I kushtohet shqipes aq të kamur nga bukuria dhe kaq të drobitur nga robëria” dhe dy të tjerat janë: “I mërguar në Atdhe” dhe “ Hëna në dritare” etj. Më tutje F. Bruqi në nëntitullin “Muxhahedinët si Goldon Boys” ftillëzon odisenë e udhëtimeve të vështirshme të Bernard-Henry-Levit, i cili në librat e tij, vërtet të veçantë në vlerat si në gjini dhe në atë përmbajtësore, homazhon për gazetarin Daniel Pearl, i ekzekutuar nga strukturat gjakësore të Al-Kedës. Ky u vra për të vërtetën që deshi të zbulonte dhe të shpaloste para botës, por e deshën më mirë të ishte vetëm një gojëmbyllës i përjetshëm!
* * *
Kapitulli i fundit është ai mbi Psikanalizën ( për të cilën kohët e fundit, kolegu im, neuropsikiatri i shquar Miltiadh Veveçka, nën një përkthim mjeshtëror na ka sjellë nga anglishtja librin “Themelet e Psikanalizës” të prof. dr. Çarls Bremerit. Vetë përkthyesi thekson se kjo disiplinë shkencore është si një kockë e fortë për t’u kapërdirë). Po ashtu z. Bruqi tërheq vëmendjen dhe për astrologjinë e erotikën. Pra Flori Bruqi e ka zgjeruar shumë diapazonin tematik duke na paraqitur me kompetencë edhe tema të tilla, të cilat jo të gjitha janë brenda sferës diturake e profesionale të tij. Dhe ja të bëjmë një vështrim të shkurtër:
I lë vend figurës së mjekut neurolog me prejardhje çifute, kandidat të çmimit “Nobel” gjeniut Zigmund Froid-it (Sigmund Freud-it), i nismësit, themeltarit të psikanalizës dhe të psikoterapisë së vërtetë. Le të përmendim p.sh. vetëm librin e tij “Shpjegimi i ëndrrës”, (1900) që mund të themi pa drojë se ka revolucionalizuar shkencat psikonervore. “Një zbulesë e këtij lloji i jepet ndonjërit vetëm njëherë në jetë”-shkruan vetë Frojdi më 1931.Shih për këtë përkthimin “Themelet e Psikanalizës të dr Çarls Brenerit, (përkthyer nga dr. i shkencave Militiadh Veveçka 2008, fq.189).” Po Horoskopi a duhet besuar? – pyet retorikisht F. Bruqi. Shkenca nuk ka si ta pranojë por as “argumenta” nuk gjen ta kundërshtojë.

Në faqet e mëtejshme vazhdon me psikologjinë erotike, me disa terma e njohuri të nevojshme për çdo njeri të kulturuar e të qytetaruar, si dhe me 25 sëmundjet ngjitëse seksuale të njohura e të panjohura nga publiku i gjerë. Ai me këtë rast tërheq vëmendjen për rrezikshmërinë e tyre, por gjithsesi thekson se duhet konsultuar me mjekët përkatës specialistë:seksologë, dermatologë etj.
* * *
Guximi shqiptar është shprehje e trimërisë shqiptare, trashëguar brez pas brezi. Ta ruajmë e ta zhvillojmë këtë cilësi të rrallë të të parëve tanë, që akademi kishim jetën, luftën, kalitjen me vështirësitë, kulti i të cilëve ishte Atdheu, dëshira për ta parë vendin e shqiponjave të lirë e të pavaruar, fitore kjo që na i siguroi guximshëm Plaku i madh i Vlorës, simbloi i mëvetësisë së Shqipërisë, patrioti i shquar Ismail Qemali. “Guxim,-thotë një fjalë e urtë-është cilësia e parë njerëzore, sepse garanton gjithë të tjerat.” Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të përgëzoj guximtarin kokëplot Flori Bruqi dhe të shpresojmë se në të ardhmen, pa e konfuzionuar lexuesin, si ndonjë tjetër do të na dhurojë libra të këtillë kuptimthellë si “ GUXIMI SHQIPTAR” (2008), që pos të tjerave kur i mbaron ke dëshire t’u rikthehesh ngase ke mësuar shume prej tyre. Një libër i vëllimshëm nuk të lodh kurrë, kur ka tematikë të pasur dhe gjen mënyrën e bukur sesi i shtjellon. Është kjo arsyeja që Flori Bruqit t’i dërgoj këtë telegram-urim a SMS. të thjeshtë: “Të lumtë dhe mos e lësho penën nga dora! Ec gjithmonë përpara! Falëminderit!” Le ta mbyll këtë parashtesë të këtij libri me një këshillë të Ismail Qemal Vlorës për të gjithë ne:”..... të punoni së bashku si vëllezër....!





© 2008 Tirana Observer.

e enjte, shtator 11, 2008

Bahtir Hamza i vetëquajturi poet dhe gazetar i ,,Rilindjës"

Fillimi | Lajme | Bahtir Hamza i vetëquajturi poet dhe gazetar i ,,Rilindjës"

Bahtir Hamza i vetëquajturi poet dhe gazetar i ,,Rilindjës"

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bahtir Hamza, spiun serb

KY është një agjent i udbës Jugosllave.Për momentin është emigrant në Kanada(Toronto).Është i lidhur më shumë UDBASHË të Beogradit,si dhe me disa ish agjenta shqiptar që kanë punuar për shërbimin sekret serb në Prishtinë

. Bahtir Hamza i vetëquajturi poet dhe gazetar i ,,Rilindjës,,para disa vjetëve nga disa agjentë të Komisariatit numër dy të Policisë së SISH-it të kryeqytetit shqiptar është masakruar ngase i njajti ka kërcnuar pushtetarët e Shqipërisë dhe në çantën e tij janë gjetë dokumentacion sekret spijunazhi të MUP-it Serb si dhe një fletëlëshim neuropsikiatrik në emrin e tij më diagnose ,,Schisophrenia paranoids,,. .Gazetarit të ,,Rilindjs Demokratike,, z.Zef Lleshi i deklaron më datën 2 dhjetor 2000,,,poeti,,Bahtir Hamza sa vijon:,,Kam ardhur në Shqipëri që më 1 shtator 2000 për të botuar dy vepra një prozë lirike dhe një me ese.,,Më datën 1 shtator 2000 Bahtir Hamza është sistematizuar si ,,ilegal,, në kampin e refugjatëve tek Pishinat në Tiranë.Më datën 16 shtator 2000 në mënyrë perfide mashtron gazetarën e mirënjohur ,z.Kozeta Mamaqi dhe jep intervistë për Rdaio Tirana.Musafir z.Bahtir Hamza ka qenë të Murat Hoxha që rrin së bashku më Vahid Beliqin.Ata kanë qenë refugjat Kosovar që kanë banuar të pishinat.Më të hetuar se në konak të Hoxhajve dhe Baliqit është spijuni jugosllav më emrin Bahtir Hamza,në ora 1 të natës baraka është sulmuar më gurë nga një kosovar më inicialët F.L/emri i njohur për redaksinë/.Më datën 17 nëntor 2000 rreth ores 9 e 30 minuta,personi i njajtë F.L,që ka qenë edhe komandantë i UÇK-së, që është dermuar mire z. Bahtir Hamza/ më një shufër hekuri/.Bahtiri ,e kafshon komandantin në dorë .Më vonë ka nderhyrë policia e SHISH-it duke e shtrirë përtokë spijunin jugosllavë më emrin Bahtir Hamza..Agjenti më inaicialin D.ja ka venë prangat dhe e ka rraf mire Bahtirin .Më vonë Bahtirin e kanë marrë agjentat sekret të Komisariatit numër 2.Në bisedë informative Bahtiri është marrë nga agjenti i SHISH-it Irakli Profka. Agjenti në fjalë e ka goditur me grushte dhe shkelma dhe shkopinj gome pasiqë Bahtiri ka filluar ta shajë çdo gjë që është shqiptare.Në çnatën e Bahtirit janë gjetur edhe shumë secrete të një agjenture serbe,që është edhe secret zyrtar i SHISH-it zyrtar.Në polici është mbajtur prej ores 10 deri në ora 15 e 30 minuta.Lënda ka shkuar deri të prokurori Kostaq Beluri.Ekspertizen mjekësore e ka berë Dr.Bardhyl Cipi.Lënda penale sot e kësaj dite është mbetë ad acta pasiqëBahtiri është marrë sa ka qenë në Kosovë më shpërndarje të narkotikëve,prostitucion si dhe më shitjen e pasoshëve jugosllavë të marra nga zyrta ndërlidhse të Serbisë në Graçanica dhe Fushë Kosovë.Jashtë vendit ka qenë striptizet mashkulli në Klube nate në Gjermani,Zvicer etj.Gjithashtu në bashkëpunim më disa shqiptar që kanë punuar në zyrat ndërlidhse -ndërkombëtare,ka dhenë viza Shëngeni .Mbi 30 shqiptar kanë dhenë bakshishin 2000 deri 3000 euro,por për fatin e tyre të zi ,,ujku i zi i Drenicës,,/kështu në shkrime i thotë vedit/apo siç thotë poeti i mirënjohur z.Rrustem Geci ,,më mire të themi për Bahtir Hamzën që ka qenë bashkëpunëtori më i devotshëm i kriminelit serb Zhelko Razhnjatoviq Arkanit ,,apo siç thotë poeti kosovar Gani Xhafolli për Bahtir Hamzën se ka qenë shok i ngushtë i kryeshefit të SUP-it të Kosovës Selim Broshën...Poezia e B.Hamzës , për UÇK-në.Bahtir HAMZA




(Në qytetin 'Studenti' në Tiranë, në mur lexohet 'U.Ç.K-ari', 'F.U.Ç.K.')




Në mes gurëve dhe mureve të ndërtesave lexohet


dëshira e thurur krim.


E fëtyra e oborrit të pahijshme duken të ndyta e me


Plot pisllëqe.


Delet, qetë, macet, lopët dhe gomarët, qesin me bisht


e me shqelma anash.


Në mbrëmje dëgjohet zëri i thirrjes:


'Elisa, Elisa, o yll, o flori, o zemra, o piçka'


E zëra dëshire ziejnë në dritaret e tyre.


Zë dashurie...?!


Duke numëruar mjerimin e kohës


Lavatriçet dhe banjot tregojnë dobësitë e tyre.


E koha rri me mua. ...e mbi ta rri koha.


Ç`t`i them shpirtit tim, për këtë krim?


Për zërin e tyre që del duke bekuar komunizmin.


Zot, kuptoje këtë mjerim të kohës.


Disa i shoh me zgjebe në fëtyrë.


Disa me pantallona të grisura.


Disa i shoh me fëtyrë hije në mur. Zi.


Disa thithin ajrin e zi-rrotull cigares


që ndryshon nga të tjerët.


Zot, kuptoje këtë mjerim të kohës.


Që nga lart më vjen mundimi, vjellje, gërdi!!!


E mbrëmjet i lypin njerëzit për t`u përçmuar


dashurinë...


Nga këtu fillon

revolucioni i kokës.


Që të detyron sa më shpejt të largohesh, lutje


e lutje që sa më shpesh të largohesh...


Zot, kuptoje këtë mjerim.


Emri 'U.Ç.K-ari' i shkruar në mur.


Studentët kush do t`i shpëtojë?


Dashurinë, Atdheun, Lirinë...


Të zestë! 'F.U.Ç.K. F.U.Ç.K. F.U.Ç.K


F.U.Ç.K-arin.


S`dijnë ta shijojnë, as Atdheun e as dashurinë.


As të bukurën, as të vërtetën, as demokracine.


Zot, shpëtona nga mendtë tona.


Nga mjerimi i shpirtit që s`di çka lyp.





Shkruar nga dora vete e Bahtir Hamzës me 5 Tetor 2000, Qyteti Studenti, Tiranë
.Gjithsesi duhet cituar edhe letrën e prof.Skender Karaçicës ,ish gazetar në ,,Koha ditore,, ku thotë,, From: s_karaqica99@hotmail.com
To: leka007@hotmail.com
Subject: Plehu i Drenicës!
Date: Sun, 26 Aug 2007 19:06:23 -0500


Baki YMERI,
Bukuresht
Astrit Gashi
Stokholm

Shumë të nderuar z.Ymeri dhe Gashi,

Rastësisht i lexova disa shkrime që kishin të bënin për njeriun nga Drenica, që unë më së miri e njoh dhe e di se kush është Bahtir Hamza, dhe mu kujtuan bisedat që kisha me ju per te.

Me vjen keq dhe është më së turpi i kohës sonë,që pikërisht në vendlindjen e shkrimtarit tashmë të ndjerë Ymer Elshani(Korreticë e Poshtme,Drenicë)të flitet për njëfarë Bahtir Hamza,për gjoja na qenka ,,poet(sic!!!),i cili nuk i ka as dy vjet të shkollës së mesme dhe as që ka lexuar të paktën as dy faqe librash(sic!!!)të bëhet madje ,,poet,,modern dhe i këtij fundshekulli që mjerisht me të është marrë edhe poeti dhe kritiku ynë Abdullah Konushevci(!!!).

Familja e Bahtir Hamzës në Korreticë të Poshtme(Drenicës)askush nuk e ka konsideruar për familje dhe si fqinj.Ata,siç e dimë ne në Drenicë është familje pa taban dhe e mjerë,që siç thonë drenicasit e mi,mjerë ajo që jeton sot e këtu..!

Bahtir Hamza është askushi.Ai me kohë dhe i çmendur nëpër rrathët e varfërisë dhe gabeljetës(sic!!!)ishte përkerkushi jo vetëm në rrethin e tij por edhe me gjerë në Drenicë.Me vjen kqe që një lagje kaq e madhe njerëzish dhe,madje intelektualesh janë marrë me këtë njeri plah i Drenicës dhe askushi...!Me besoni po ky farë Bahtiri as shqip nuk di të flasë e lërë më të shkruaj ,,krijimtari poetike,,(sic!!!).Fëmijët e tij kanë qenë të trazuar dhe me shemtinë e sjelljes së prindit të tyre ata edhe sot e kësaj dite janë fëmijë pa fëmijëri dhe,herë-herë me shumë lot se sa bukë në sofër...!!!

Për sjelljet e qororditura prej gabelesh disaherë edhe vëllain e tij e rrafen në Drenicë për vdekje.Me një fjaë familje e tij dhe Bahtir Hamza në fshatin e tij nuk ka vlerë më shumë se sa një bagël lope...!Duhet që qarqet intelektuale në Kosovë dhe në mbarë gjeografinë e Atdheut në të ardhmen mos të merreni me plehun e Drenicës!

U shihet për të madhe,një grupi shkrimtaresh dhe intelektualesh nga Kosova,që kanë pranuar të jenë përballë,,librave të tij me poetikën gabelqe hiq më shumë(sic!!),ndonëse kurrë ne jetën e tij Bahtir Hamza nuk e di se ç,është arti dhe poezia dhe si i tillë të jetë ,,poet dhe shkrimtar,,ruana Zot se në çfarë shkalle kemi arritur sot.

Po të kalosh nëpër fshatin Korroticë e PoshtmeDrenicë)e të shohesh shtepinë e Bahtir Hamzës dhe të kujtosh se si ky njeri na u bë ,,poet,,pa lexuar dhe pa kryer asnjë shkollë,është për të qarë rrugëtimin dhe angazhimin e atyre që iu bënë krah këtij njeriu analfabet dhe plehu i Drenicës.Vetëm ta shikosh Bahtir Hamzën do të fitosh përshtypjen e një njeriu hiqnjeri dhe më shumë se plehu i Drenicës kreshnike.

Po ua them nga zemra:Kur e dëgjon emrin e Bahtir Hamzës dhe kujtoi emrin e poetit dhe të shkrimtarit të dalluar për fëmijë Ymer Elshani dhe të vëllait të tij Zymber Elshani,me vjen keq se si lejuan njewrëzit përgjegjës të letrave tona shqipe në Kosovë të jetë edhe emri i Bahtir Gabelit(!!!),që po ua them me plot gojë se ai nuk ka familje,nuk ka plang shtepie,nuk ka gjak dhe as ndjesi poetike për jetën dhe tokën,ai thjeshtë është një askushi që turp të qarqet tona letrare shqipe në Kosovë të kenë punë me një njeri analfabet dhe tarabosh ne jetë dhe pa asgje...!



Me respekt,
Prof.Skënder Karaçica
Çikago,SHBA

Ky është profesor dhe dr në Universitetin e Prishtinës.E quajnë Sali BASHOTA.Është i lindur në 31 August 1959 in Çaravik (Qarrat) ,komuna e Klinës Kosovë.Në Universitetin e Prishtinës ka qenë dorë e djathtë e ish anëtarit të Komitetit Qendror të LKJ,kryekasapit shqipfolës Ali Shukrija.

Njëherit ka qenë edhe diferencues i studenteve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës.Shumë studentë nga ky njeri kanë pësuar në kazamatet serbosllave.Është ngritë falë kumarive të moqme më shkitë (Serbët) të babait të tij tashmë të ndjerë, i cili gadi është vrarë nga vetë ushtarët e UÇK-së ,për prerjen e 3 lisave(nga UÇK-ja) që ju pengoshin për akcione diverzive të UÇK-së kundër forcave çetnike(1998).Sali Bashota si drejtor i dhunshëm i BKUK ka larguar nga puna mbi 34 shqiptar,ka vjedhë në tërësi fondin librarve të librave të rrallë…Ka shitë në Indi 99 kupolla(Qeleshet e bardha të bibliotekës) dhe më ato pak para që ka marrë ka blerë banesë nga shkitë.Ka larguar nga puna patriotin dhe shkenctarin shqiptar ,magjistrin e vetëm të bibliotekarisë z.Xhafer Syla.Ka shumë nofka dhe përdorë emajla të rremë më nofkën Besnik Kastrati.Këtë nofkë e përdorin edhe disa shokë të Z.Sali Bashota. Është tepër perfidy dhe shum i rrezikshëm .Nuk e dijmë pse ish minsitri i MASHT-it ia vazhdoi kontartën…si dhe ministri i tashëm i MASHT-it, shumë i nderuari prof.dr.Enver Hoxhaj , ia vazhdoi kontratën…kur dihet se Sali Bashota ka bërë krime ndaj librit shqip dhe fondit library për çka është njoftuar Policia e UNMIK-ut ,SHPK dhe Eulex.

Rrahim Sadiku,agjent i sigurimit serb Rrahim Sadiku, si anëtar i kryesisë së LSHK më disa të tjerë ,qëllimin nuk e kanë të pompoziteti i pavarësisë së Kosovës ,por e kanë të ,,lekët që i kanë hetuar për objektin e shkatrruar të LSHK nga forcat serbe...
Rrahim Sadiku, si anëtar i kryesisë së LSHK më disa të tjerë ,qëllimin nuk e kanë të pompoziteti i pavarësisë së Kosovës ,por e kanë të ,,lekët që i kanë hetuar për objektin e shkatrruar të LSHK nga forcat serbe,, e që disa prej tyre po tentojnë të marrin fronin e Kryesisë së LSHK duke rrëxuar Kryetarin Mr.sci.Kadrush Radogoshin dhe nënkryetarin prof.dr.sci.Shyqri Galicën,në mënyrë, që disa matrapazë ,eurot e ofruara nga AKM-QMI t’i zhgllabërojnë “në xhepat privat.Mu për këtë nuk është duke u prishur as Hotel UNIONI në Prishtinë që në themelet e tij është kryqi sllavë.
Ferizajasit thonë se Rrahim Sadiku , nuk ka sjellje normale në familje,punë ,rrugë .Të gjithë miqët e Rrahimit thonë “mos u merrni me Rrahimin se mos do të bejë për herën e tretë suicid”.Nuk ështtë pjesëmarrës i UÇK-së,por ka rënë në mina .Ka falsifikuar librezën ushtarake të UÇK-së!!!!
Nuk bënë thonë ata të merreni më këtë “informatorë” të devotshëm të Komiteteve të LKJ dhe UDB-ës,ngase ashiqare dihet se ishte një aktivist i mire i zbulimit të shokëve ilegalë “duke i qitur në prita kur ishte i burgosur në viett 80-ta “…Poashtu edhe shokët e tij në burg kanë hanger dajak nga gardianët serb me hafijët e Rrahim Sadikut. Të burgosurit politikë thonë : “qendrimi i tij në burgjet serbe ka demtuar shumë çështjën kombëtare’’!
"Fatmirësisht " edhe si drejtor Kulture në KK të Ferizajit ,Rrahim Sadikut i kanë shkuar punët mirë duke keqpërdoruar Fondet e buxhetit të konsiliduar të Kosovës…
Rrahimi e “ndërron gëzofin ka të fryen era”.Për një gjë të tillë ka shkruar edhe shkrimtari Fahredin Tafallari në një shkrim të tij në internet.
Poezitë dhe librat e Rrahim Sadikut nuk kanë vlera letrare.
Rrahim Sadiku mund të vetëlëpihet më poezitë e tij…Më së miri këtij psikopat e ka përshkruar bashkëvendasi i tij Bardh Frangu .në një artikull të botuar në gazetën “Express” më titull”Loja me libra”…
Ja shkrimi i botuar: http://lajme.dervina.com/archive/4115-3877:78/Loja-me-libra.htm

Me shumë respekt Prof.Xhavit Beqiraj

Materjal i botuar në webin shqiptar"Shqipëria sot".

Burimi:http://www.albania-today.com/index.php?news=103

Redaksia Floart e boton shkrimin në fjalë pa ndërhyrje redaktorale dhe lektoruese.
Redaksia Floart.