e mërkurë, maj 31, 2006

ZOGU I KURVES APO KALI I TROJES

From : Bruqi Flori
Sent : Wednesday, May 31, 2006 4:19 PM
To : tanmezini@yahoo.com, tanmezini@hotmail.com, art-cafe@alb-net.com, bruqi-flori@hotmail.com
Subject : Edhe nje here per Kalin e Trojes-Klajd Kapinova...



Te dashur lexues,

Me poshte keni disa nga shkrimet e plota te lexuesve se kush eshte "Kalorrsi i Trojes", me emrin Klajd Kapinova.Lexim te kendshem...

Flori Bruqi
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------

I dashur Flori !

Bashkohem me mendimet e tua persa i perket fantazmes K.Kapinova. Ky “Neron zjarrmetar”,siç e ka quajtur me te drejte Ben-Ben ne listen “Alb-Club”, ka kohe qe me pishtar ne dore, kerkon t’i vere zjarrin gjitheçkaje,per te mbetur pastaj Jubica &Co dhe ithtaret e pakte te nje “neo-rryme”ekstremiste apo letraro-fashiste e cila i ka vene vetes si qellimi te pastroje letrat shqipe nga “papasterite”.Eshte per t’u çuditur fakti se, zera te tille,kane zene te degjohen tash se fundi,mbi te gjitha si “antikominist”te klasit te pare,duke u ngjirur se duhet shkretuar gjitheçka e bere ne te kaluaren, gjitheçka pa perjashtim, me zjarr e bitum te djegur. Por,une do te deshiroaj te beja disa pyetje: Atehere,kur shkrimtaret dhe intelektualet katolike apo laike dergjeshin neper burgje,ç’bente,ku ishte,me se merrej valle K.Kapinova? Meqense e urrente,ne menyre te tille te pakufishme regjimin e Enver Hoxhes,pse nuk bleu nje bidon benzine e te shkonte para Komitetit Qendror te PPSH dhe aty t’i vinte zjarrin vetes,siç beri disidenti Jan Patoshka ne Cekosllovaki ? Perse,duke qene agronom siç thuhet,nuk sabotoi socializmin e urryer, duke mbjelle ne vend te misrit hithra ? Pse,nuk shkroi trakte kunder shtypjes e stalinizmit dhe t’i ngjiste ato pastaj, naten, neper rrugicat e Shkodres? Pse,valle,nuk ndoqi shembellin e poeteve te pushkatuar,pra pse nuk shkroi edhe ai,poezi kunder regjimit dhe pastaj te varej ne litar, te vdiste ne emer te Idealit te Lirise apo te delte qe andej pas vitit 1990,siç dolen ata per te cilet atij I pikon zemra?
Heronj te tille, si”kofini pas te vjeli” ( siç thote nje fjale e urte popullore nga anet tona ), jane fare pa vlere, per me teper qe u kujtuan shume vone qe t’i bien gjoksit per bemat e tyre.Do te shtoja ne fund, nderkohe,se eshte gje e mire qe te shkruash per ate epoke te zeze e per te mbajtur gjalle memorien kolektive.Por,per kete duhet kulture te shkruari,dije,dituri dhe sens. Ky, i uruari Klajd,I cili thone se shet pizza ne Nju Jork, nuk m’a mbush mendjen shume te beje nje pune te tille te ketij niveli ? Me sa shoh,eshte thjesht nje zhgaravites stakanovist, I cili me teper rron jo ne saje te shitjeve te pizzave,por nga honoraret qe nuk dihet se kush ja dergon e qe patjete, piksepari,duhet te jane shperblim per shkrimet e tij kunder Kadarese e shume te tjereve. Ky pathos,intensitet,zjarr e flake Kapinove,pa tjeter qe do te zbehet shpejt se s’eshte gje tejter veçse “flake kashte”,nderkohe qe ata qe ai anatemon,kane per te rrojtur pa dyshim,shume me teper se keta disdiente te vonuar
Te fala

P.S.
Ja disa “jehona” qe kane pasuar shkrimet e shquara te Kapinoves, neper te gjitha listat shqiptare ( pa perjashtim ),ku ai eshte anetar I te njejtave “flete-rrufe ”komuniste..



Z.Kapinova !

Ky Irhan Jubica paska nje potencial peshtutes te mahnitshem. Une nuk kam ndermend t'iu dal ne mbrojtje shume prej personave te nderuar te letrave shqipe qe ai sperkat me peshtume ne shkrimin e tij, sepse ata nuk kane nevoje per nje gje te tille. Sulme te paargumentuara si te Irhan Jubices nuk kane nevoje te mbrohen. Vetem se me mahnit mungesa e plote e ndergjegjes qytetare e nje njeriu qe e quan gazeten "Drita" dhe te gjithe ata qe kane shkruar atje burim te te gjitha te ligave (madje edhe me e lige se "Zeri i Popullit"), nderkohe qe editorialet e revistes se tij ja le ne dispozicion nje ish-redaktori te "Drita"s, Lazer Stanit. Po ky peshtutes i zellshem harron se shume nga emrat dhe fytyrat qe mbushin kopertinat e "ars"it, e kane nisur rrugen e tyre letrare ose kane qene bashkepunetore te rregullt te gazetes "Drita": Mimoza Ahmeti (No. 4 i revistes), Luljeta Leshanaku (No. 6), Ibrahim Rugova (14), Jup Kastrati (19), Vath Koreshi (20), Ali Aliu etj. Shkrimi i Jubices te linte jo vetem shije, por edhe ere shume te keqe. Titulli i revistes se tij letrare do te ishte edhe me domethenes nese do te kishte edhe nje "e" te shtuar nga pas.
Ben Ben
( Alb6Club )

Z.Kapinova!
Ju mund te vazhdoni te germoni e te zbrazni qerret me pleh ne oborrin e Alb-Clubit duke perfituar nga qe hyrja eshte e lire. Personalisht do t'ju sugjeroja se do te kishit me shume sukses po ta vazhdonit misionin tuaj atje ku e niset ,ne ca kafenera arti ku behet politike mitingjesh nga mengjezi ne darke apo klubesh ku per shkencen flasin me shume analfabetet.Ketu sic mund ta keni vene re flitet pak ,pjesemarresit zakonisht shkojne me parimin mat shtate here e prit nje here. Eshte ceshtje respekti, ceshtje etike.Kjo ne vend te hyrjes. Dhe per te perfunduar me duhet t'ju them se preferoj te shpenzoj kohen time me argumenta studjuesish si ato te A.Vehbiut se sa ta harxhoj me fluturime patetike gjysme surealiste qofte dhe autoresh te nderuar letrare. Zakonisht nuk me mbetet kohe per ata qe kujtojne se me lindjen e tyre lindi edhe universi, se cdo gje e thene a e bere para tyre eshte e pavlere,se kane thene e parashikuar gjithcka apo nga qe kane vuajtur kane sot automatikisht monopolin e se vertetes.Per t'ju dhene pak ngushellim mund t'ju pohoj se nuk jam ndonje fans i jetes private te Kadarese,as shtyhem neper salla apo website per te degjuar c'dokrra keput here pas here.Mjaftohem teresisht me vepren e tij letrare.Ju, dishepuj Neronesh,qe besoni se duhet te shkaterroni gjithcka qe te tjere kane mundur te bejne qofte edhe ne kohe te erreta, ju nuk mund te ndertoni kurre.Me vjen keq qe s'mund te bej dot me teper per t'ju penguar.Ju lutem fshijeni adresen time nga lista juaj.Mbetsh me shendet
Orik
Alb-Club.

Thuaj te verteten shikon atje ne ate salle nje injorant si ju
Kapinova ?
Per kete arsye i ke inat dhe peshtyn gjith shqiptaret me inteligjente.
Une mendova se ju Kapinova do kishit bere nje shkolle per letersi, se
mundohesh te shkruash sa me shum.Por nji miku jot me tha se ke mbaru
nje shkolle per agronom,por tani ben vetem pica dhe grin sallate kot.
Kete faqen ti e mbush me me shume se 50%.
Te ruajt allahu te tjerat se mendja te ka vdekur o Klajd K.
O.Pleraxhiu
(Albeuropa )

Gazetes "Sot"
Me keqardhje pashe se keni botuar sot, nje shkrim te nje fare Klajd Kapinova nga Nju Jorku i cili e heq veten si gazetar por qe nuk eshte veçse nje psikopat e jo vetem kaq, por nje njeri me prirje ekstremiste e fashiste.Por,per me keq akoma,shkrimi i tij kunder I.Kadarese,nuk ishte veçse nje paçavure e jargavitur e s'kish asnje lloj kuptimi per çka pretendonte ai. Nuk e kuptoj,perse redaksia juaj dhe politika juaj editorjale,eshte kunder e po sulmon panderprere nje personalitetit te tille te kultures sone kombetare? Eshte absurde qe,ne emer te "lirise se shprehjes",te lejoni apo justifikoni te shkruhen budallalleqe dhe marrezi te tilla, si ai shkrim idiot...Nuk kuptoj,a ka nje fije dinjiteti dhe profesionalizmi ne punen tuaj si gazetare?Jam vertet mjaft i revoltuar e kam humbur krejt mendimin e mire qe kam pasur dikur per gazeten tuaj! E shoh qarte edhe se ku synoni,me botimin e shkrimeve te tilla por,me banalitete, hakmarrje e duke u sherbyer me perulje padroneve tuaj,ju mund te mbushni mjaft mire xhepat tuaja me para, por nderkohe dijeni se zbrazni plotesisht nderin, dinjitetitn dhe besueshmerine tek fjala juaj!
Nje lexues

Flori BruqiKali i Trojes apo Klajd Kapinova

From : Bruqi Flori
Sent : Wednesday, May 31, 2006 11:08 AM
To : art-cafe@alb-net.com, bruqi-flori@hotmail.com
Subject : [Art-Cafe] nga irhan jubica: shkrimtaret i kane pergatitur vetedosjet e tyre

| | | Inbox


Kali i Trojeës-Klajd Kapinova

Kam nderin t'ju përgëzojë për të dytën herrë lidhur më shkrimin e z.Irhan Jubica,shkrim ky i demantuar në ARS nga ana e ime dhe e disa të tjerëve. Kisha nderin e madh që në mesin e shkrimtarëve si “spijuj” radhitësha edhe unë më të mëdhenjtë Ismail Kadare,Rexhep Qosja etj.

Atë nderë ma bëtë edhe tash në forumin tonë i cili më sa dukët është duke u moderuar nga shumë durë.

Më vjen keq o Klajd Kapinova,që Ti dhe tjerët si Ti,të ma përmendin emrin qoftë për të mirë apo për të keq!

Sepse njerëzit si Ti që i urrenë publikisht Skendërbeun, komandantin legjendar Adem Jasharin,
ushtarët e lavdishëm të UÇK-së,apo Ismail Kadarenë,Vasil Qesarin,Kolec Traboinin,Flori Bruqin,e qindra të tjerë është çështje e një patologjie apo e një strukture konverzive psikopatologjike.

Unë s’kam ndërmend të polemizojë më ju ngase më të tillët si Ti dhe Irhan Jubicën (për ju të dy çdo gjë shqiptare është kundërshqiptare)!...

Mos harro edhe një gjë Klajd Kapinova:edhe për Ty kam ilaç siç patëm ilaçin edhe për pseudoletrarin Jubica.

Mirë bëre tash qe shkrove jo si nofkë ,sepse mos harro unë i ruajë nofkat tua kur shkruaje kundër Kolec Traboinit,Vasil Qesarit,Mirela Bogdanit etj.

Shkrimi i përsëritur në Art-Cafe , mua sinqerisht me bënë nderë sepse e njoh vehtën,s’isha asë
që jam spijun i dikujt nëse Ty ta them troq o Kali i Trojës!

Flori Bruqi

Prishtine,31 maj 2006.


http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20060529/012027.html

e martë, maj 30, 2006

Perkatesia Gjinore dhe Punesimi ne Shqiperi

Çeshtje te Integrimit Gjinor

Grupi i punes:
Ilirjan Duka
Izela Tahsini
Valbona Jaupllari
Besa Sollaku
Gramoz Xhangolli
Vladimir Culi
Genta Qosja
Mbeshtetur nga:
Ermira Danaj
Tirane, Korrik 2005
Ministria e Punes dhe
Çeshtjeve Sociale Albania
Republika e Shqiperise
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI PËR BARAZI GJINORE
2
PERMBAJTJA
Parathenie ……………………………………………………………..3
PJESA E PARE
Background ............................................................................................4
Koncepte themelore ………………………………………………………………….5
Dokumentat nderkombetare per ceshtjet e perkatesise gjinore………………………9
Dokumentat shqiptare per ceshtjet e perkatesise gjinore …………………………...12
Mekanizmi shteteror per Barazi Gjinore ne Shqiperi ……………………………….14
PJESA E DYTE
Nje veshtrim kritik mbi te dhenat egzistuese gjinore ne Fushen e Punesimit…17
1. Mjedisi Politik…………………………………………………………………..18
1.1 Qartesia dhe Pershtatshmeria e Politikave ne Lidhje me Perkatesine Gjinore....18
1.2 Natyra e vendim marrjes ………………………………………………………..20
2. Mjedisi Institucional…………………………………………………………….21
2.1 Institucionet ne Tregun e Punes dhe Perfaqesimi ne vendim marrje……………21
2.2 Perberja e stafit ne strukturat vartese te Ministrise ……………………………..22
2.3 Ceshtje te ngacmimit seksual……………………………………………………23
2.4 Kushtet e Punes …………………………………………………………………23
2.5 Perceptimet e Jashteme dhe te Brendshme……………………………………...24
3. Treguesit Kritike te Politikave…………………………………………………25
a) Pjesemarrja ne Tregun e Punes …………………………………………………..25
b) Niveli i papunesise ………………………………………………………………26
c) Formimi Profesional……………………………………………………………...28
d) Segregim i tregut te punes......................................................................................31
e) Shperblim i barabarte.............................................................................................32
f) Lloje te ndryshme te punes....................................................................................34
g) Puna e papaguar .................................................................................................... 35
h) Vetepunesimi dhe Biznesi......................................................................................35
4. Konkluzione…………………...…………………………………………………38
SHTOJCE: ………………………………………………………………………40
1. Permbledhje e Rekomandimeve………………………………………………….41
2. Tabela dhe Grafike ………………………………………………………………44
3. Bibliografi………………………………………………………………………..48
4. Shkurtime………………………………………………………………………...50
3
Parathenie
Ky material eshte pjese e serise se studimeve mbi integrimin gjinor ne politikat
publike qe UNDP ka ndermarre ne periudhen 2004 - 2005. Objekti i studimit dhe
analizes jane politikat e punesimit nga pikepamja e perspektives gjinore si dhe roli i
Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale.
Me hartimin e ketij dokumenti synohet fillimi i nje procesi ndergjegjesimi ne lidhje
me perkatesine gjinore te punonjesve dhe vendim marresve ne Ministrine e Punes dhe
Ceshtjeve Sociale. Me kete synim, puna u fillua me trajnimin e nje grupi specialistesh
dhe drejtuesish te Ministrise, nga e cila u perzgjodh nje berthame specialistesh qe
punuan per hartimin e ketij dokumenti bashke me ekspertet e UNDP per ceshtje
gjinore.
Ne kapitullin e pare lexuesit do te gjejne disa perkufizime dhe pershkrime te
koncepteve kryesore mbi perkatesine gjinore qe jane perpunuar dhe pranuar sot
zyrtarisht dhe perdoren gjeresisht si referenca nderkombetare. Kjo eshte bere me
qellim qe tu vihet ne ndihme atyre qe nuk jane specialiste te fushes, por qe duan te
reflektojne mbi jntegrimin gjinor ne politikat e punesimit.
Grupi i punes ka përdorur referencat qe vijne nga Komisioni Europian, nje linje kjo e
natyrshme ne kontekstin e aspirates dhe perpjekjeve per integrimin e Shqiperise ne
Europe. Por nuk jane lene pa permendur edhe referenca te tjera qe vijne nga pervoja
pertej Europes e qe perbejne nje baze te mire per te reflektuar.
Ne kapitullin e dyte behet nje analize e gjendjes nga pikepamja gjinore e politikave te
sektorit te punesimit duke shfrytezuar burime te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve
Sociale dhe te INSTAT. Pjeset me kritike te analizes shoqerohen me rekomandime
nga grupi i autoreve te ketij dokumenti. Mosmbajtja gjithmone e te dhenave te ndara
sipas seksit, pjesemarrja jo e barabarte e grave ne tregun e punes (krahasuar me
burrat), pabarazia gjinore ne nivelet e vendim marrjes dhe mosnjohja e punes se
papaguar te grave jane disa nga ceshtjet kritike qe mbeten sfida e politikave te
ardheshme te punesimit ne Shqiperi. Pervoja nderkombetare tregon se integrimi
gjinor eshte strategji mjaft e mire dhe e shume perdorur per te arritur qellimin final:
barazine gjinore.
Ne fund jepen disa konkluzione dhe nje permbledhje e rekomandimeve kryesore si
dhe disa rekomandime te tjera qe vijne nga pervoja nderkombetare per politikeberesit
dhe per vendim marresit e fushes se punesimit te cilat synojne te ndihmojne ne
perpjekjet per integrimin gjinor ne politikat publike
4
Pjesa e Pare
Background
5
I. Koncepte Kryesore
Perkatesia Gjinore1 (gender) i referohet mundesive dhe normave te shoqerise te lidhura
me faktin e te qenit burre apo grua, vajze apo djale, po ashtu edhe marredhenieve mes
grave dhe burrave.
Seksi ka te beje me dallimet biologjike midis meshkujve dhe femrave, te cilat jane
universale dhe nuk ndryshojne. Ai ka te beje me ndryshimet e mundshme ne organet
seksuale dhe funksionet riprodhuese
Ndersa seksi eshte natyral, i lindur dhe i pandryshueshem, pra ne te gjithe lindim te njejte
dhe ndryshojme vetem nga organet seksuale, perkatesia gjinore, atributet, mundesite dhe
marredheniet jane te ndertuara dhe mesohen nga shoqeria gjate procesit te shoqerizimit.
Ne te gjithe lindim meshkuj dhe femra, por familja, shoqeria dhe mentaliteti na rrisin dhe
ne mesojne si te behemi burra dhe gra. Si e tille, perkatesia gjinore ndryshon ne kohe dhe
ne hapesire.
Perkatesia gjinore percakton se cfare pritet, lejohet dhe vleresohet tek nje grua apo nje
burre ne nje moment te caktuar. Ne shumicen e shoqerive ka dallime dhe pabarazi midis
grave dhe burrave per sa u perket pergjegjesive qe u caktohen, shfrytezimit te burimeve si
dhe mundesive per te marre vendime.
Pra, ne kuptimin e vet te sotëm, perkatesia gjinore2 i referohet percaktimit socio-kulturor
te burrit dhe te gruas, menyres se si shoqerite dallojne burrat dhe grate dhe i caktojne
atyre role shoqerore. Ajo perdoret si mjet analitik per te kuptuar realitetet sociale, ne
lidhje me burrat dhe grate.
Gjithashtu, sipas Komisionit Europian3, perkatesia gjinore ka te beje me rolet dhe
pergjegjesite e grave dhe burrave qe jane krijuar ne familjet tona, ne shoqerite dhe
kulturat tona. Koncepti i perkatesise gjinore gjithashtu perfshin pritjet qe kemi mbi
karakteristikat, qendrimet dhe sjelljet e grave dhe te burrave.(femëroren dhe
mashkulloren).
Keto role dhe pritje mesohen. Ato mund te ndryshojne me kohen dhe ato dallojne nga
kultura ne kulture. Koncepti eshte vital sepse ai lehteson analizen gjinore duke zbuluar se
si eshte ndertuar shoqerisht varesia e grave. Si e tille, varesia mund te ndryshohet ose te
perfundoje. Ajo nuk eshte biologjikisht e paracaktuar dhe as e fiksuar pergjithmone.
1 Integrimi Gjinor ne Politikat Publike, Manual Trajnimi, botim i Qendrës “Aleanca Gjinore per Zhvillim”,
2004
2 Kamla Bahsin, Të kuptosh përkatësinë gjinore, botim i Qendrës së Gruas
3 OECD, Reaching the Goals in the S-21: Gender Equality and Education, Feb. 1999
6
Barazia Gjinore eshte nje parim sipas te cilit te gjitha qeniet njerezore pa dallim race,
seksi, bindjeje fetare, niveli social-kulturor apo status politik duhet te kene te drejta
ligjore te barabarta.
Sipas Komisionit Europian, barazia gjinore do te thote se grate dhe burrat kane kushte te
barabarta per permbushjen e te drejtave te tyre njerezore dhe per te kontribuar dhe
perfituar nga zhvillimi politik, kulturor, social dhe ekonomik. Barazia gjinore eshte pra
vleresimi i barabarte nga shoqeria i ngjashmerive dhe ndryshimeve te burrave dhe grave
dhe roleve qe ata luajne. Ajo bazohet ne grate dhe burrat si partnere te plote ne shtepite,
komunitetet dhe shoqerite e tyre. Barazia gjinore fillon me vleresimin e barabarte te
vajzave dhe djemve.
Drejtesia gjinore merret me promovimin e barazise personale, shoqerore, kulturore,
politike dhe ekonomike per te gjithe. Ky term lindi nga te kuptuarit gjithnje e me shume
te padrejtesive te kudogjendura ne shoqeri. Traditat vazhduese te koncepteve stereotipike
dhe praktikave diskriminuese kane rezultuar ne zhvleresimin sistematik te qendrimeve,
veprimtarive dhe aftesive qe i atribuohen vajzave dhe grave. Pasojat negative te
koncepteve stereotipike dhe praktikave diskriminuese ndikojne pafavorshem si meshkujt
edhe femrat. Megjithate nga pikpamja afatshkurter, theks me i madh ne nismat per
drejtesi gjinore do te vendoset mbi permiresimin e kushteve dhe qendrimeve qe prekin
vajzat dhe grate. Nga pikpamja afatgjate, keto nisma do te permiresojne gjithashtu edhe
situaten per djemte dhe burrat.
Megjithese termat barazi dhe drejtesi gjinore shpesh perdoren duke zevendesuar njeritjetrin,
ato kane kuptime shume specifike. Barazia gjinore i referohet njesimit ose
uniformitetit ne sasi, ne shume, ne vlere dhe shpeshtesi te programeve te hartuara dhe te
zbatuar per grate dhe burrat. Zakonisht barazia duhet pare ne kontekstin ligjor. Termi
drejtesi gjinore i referohet te gjitha masave qe merren per te siguruar nje barazi ne
perfitimet e burrave dhe grave. Eshte e veshtire qe drejtesia gjinore te jete legjislative:
trajtimi i barabarte mund te permbushe kriterin e barazise, por jo kriterin e drejtesise.
Ndarja gjinore e punes4 ka te beje me caktimin e roleve, pergjegjesive dhe detyrave te
ndryshme burrave dhe grave, bazua ne idete shoqerore te asaj qe burrat dhe grate duhet te
bejne dhe jane te afte te bejne. Detyra dhe pergjegjesi te ndryshme iu caktohen vajzave
dhe djemve, grave dhe burrave, sipas roleve te tyre dhe jo domosdoshmerisht sipas
aftesive dhe preferencave te tyre personale.
Puna prodhuese ka te beje me punen qe kryhet per te prodhuar mallra e sherbime ne
shkembim te te ardhurave. Edhe burrat edhe grate kontribuojne ne te ardhurat e familjes
me forma te ndrshme pune prodhuese, ndonese burrat mbizoterojne ne punen prodhuese,
sidomos ne shkallet me te larta te shperblimit.
Puna riprodhuese perfshin riprodhimin biologjik dhe social. Riprodhimi biologjik i
referohet lindjes se qenieve te reja njerezore, nje aktivitet te cilin vetem grate mund ta
4 Qendra e Aleances gjinore per zhvillim, Perkatesia gjinore dhe zhvillimi, Tirane 2004
7
kryejne. Riprodhimi social i referohet gjithe aktiviteteve te perkujdesjes te nevojshme per
te siguruar mbijetesen dhe vazhdimesine njerezore. Kujdesi per femijet, gatimi, ushqimi,
larja, pastrimi, ushqimi me gji dhe aktivitete te tjera shtepiake futen ne kete kategori.
Megjithese ato jane te nevojshme per mbijetesen njerezore, nuk konsiderohen as pune, as
aktivitet ekonomik, dhe si te tilla jane te padukshme, te panjohura dhe te papaguara. Puna
riprodhuese kryhet kryesisht nga grate dhe vajzat.
Aksesi nenkupton mundesite e grave dhe burrave per te siguruar apo perdorur burimet
(ushqime, kredi, teknologji etj) ose sherbimet (arsim, sherbim shendetsor etj). Mundesia
per te perfituar mbi burimet nuk nenkupton patjeter se njerezit do te kene pushtet per te
vendosur apo per te kontrolluar te mirat qe rrjedhin prej aktiviteteve te tilla. Eshte e
rendesishme te dallohet ndryshimi mes “perdorimi” dhe “kontroll mbi” nje burim te
caktuar. Per shembull, grate ne zonat rurale shpesh kane akses mbi token apo kredine, por
ato nuk kane pushtet dhe mundesi per te marre vendime mbi keto burime.
Kontrolli i referohet kapacitetit per te marre vendime mbi nje burim apo situate te
caktuar. Eshte e rendesishme te dallohet ndryshimi mes aksesit dhe kontrollit mbi
perdorimin e burimeve, nga njera ane, dhe aksesit dhe kontrollit mbi perfitimet qe
rrjedhin nga perdorimi i burimeve nga ana tjeter. Eshte ne rast se grate kane burime te
pafundme, ato shpesh nuk kane mundesi te perfitojne nga perdorimi i tyre. Te dhenat
baze ne nje analize te plote gjinore percaktojne nese ka ndonje ndryshim ne aksesin dhe
kontrollin e burrave dhe grave ndaj tri kategorish kyce te burimeve:
Burimet ekonomike prodhuese: toka, kredia, te ardhura ne para, punesimi
Burimet politike: arsim, perfaqesim politik, udheheqje
Koha: nje burim kritik, i cili perfton gjithnje e me shume vlere monetare
Nevojat gjinore praktike jane nevojat qe grate dhe burrat mund ti identifikojne lehte
meqenese lidhen me jeten e perditshme. Grate mund te identifikojne nevojen per per uje
te pijshem, ushqimin, kujdesin shendetesor, te ardhura ne para, si nevoja immediate qe
ato duhet ti permbushin. Plotesimi i nevojave gjinore praktike te grave eshte me rendesi
qendrore per te permiresuar kushtet e jeteses, porn e vetvete nuk ndryshon poziten
mbizoteruese ne disavantazh te grave.
Interesat strategjike gjinore, jane ato nevoja qe grate i identifikojne per shkak te pozites
se tyre te pafavorshme ne shoqerine. Ato lidhen me ceshtje te pushtetit dhe kontrollit si
dhe te ndarjes gjinore te punes. Interesat strategjike gjinore mund te perfshijne
ndryshimet ne ndarjen gjinore te punes, te drejtat ligjore, minimizimi i dhunes ne familje,
paga te barabarta si dhe rritjen e kontrollit te grave mbi trupin e tyre
Integrimi gjinor5 eshte (ri)organizimi, permiresimi, zhvillimi dhe vleresimi i proceseve
politike, ne menyre qe perspektiva gjinore te misherohet ne te gjitha politikat e te gjitha
niveleve dhe shkalleve prej aktoreve te perfshire ne politike-berje.
5 EuroStep: Gender Policy Analysis, 2004
8
Integrimi gjinor do te thote qe barazia gjinore te behet pjese e plote e politikave te
zakonshme. Ajo nenkupton nje perkufizim me te gjere dhe me perfshires te barazise
gjinore, duke i dhene vlere ndryshimeve dhe larmise.
Sipas Komisionit Europian integrimi gjinor eshte integrimi sistematik i situatave
respektive, prioriteteve dhe nevojave te grave dhe burrave ne te gjitha politikat me synim
nxitjen e barazise midis grave dhe burrave dhe mobilizimin e gjithe politikave dhe
masave te pergjithshme specifikisht per arritjen e barazise duke marre parasysh hapur dhe
aktivisht, ne fazen e planifikimit, efektet e tyre mbi situatat respektive te grave dhe
burrave ne zbatim, monitorim dhe vleresim.
Sipas konkluzioneve te ECOSOC, integrimi gjinor eshte nje perqasje e perdorur per te
integruar nevojat dhe pervojat e grave dhe burrave ne hartimin, zbatimin, monitorimin
dhe vleresimin e politikave dhe programeve ne te gjitha sferat politike, ekonomike, fetare
dhe shoqerore ne menyre qe grate dhe burrat te perfitojne ne menyre te barabarte, dhe qe
pabarazia te mos perjetsohet.
Sipas Kombeve te Bashkuara integrimi gjinor eshte “ ....procesi i vleresimit te pasojave
( implikimeve) te cdo plani veprimi, perfshire legjislacionin, politike apo programi, ne te
gjitha sferat dhe ne te gjitha nivelet. Ajo eshte nje strategji per te bere shqetesimet dhe
pervojat si te grave ashtu edhe te burrave nje dimension integral te hartimit, zbatimit,
monitorimit dhe vleresimit te politikave dhe programeve ne te gjitha sferat politike,
ekonomike dhe shoqerore ne menyre qe grate dhe burrat te perfitojne ne menyre te
barabarte dhe pabarazia te mos perjetesohet.”
Integrimi gjinor duhet te perfshihet ne te gjitha nivelet e politikave, por kjo do te varet
nga organizimi administrativ i vendit. Niveli vendor eshte i rendesishem, sepse vendimet
qe merren aty ndikojne drejtperdrejte tek njerezit. Ne kuadrin e decentralizimit te
pushtetit vendor, i takon seciles bashki apo komune te hartoje politika te ndjeshme nga
pikepamja e barazise gjinore.
Integrimit gjinor ne programet dhe politikat e ministrive te punes6 eshte i nevojshem
per te hartuar dhe zbatuar politika te punesimit qe i kushtojne vemendje pervojave dhe
nevojave te grave ne pergjithesi dhe, ne vecanti, te atyre qe kane punera te pasigurta, te
parregullta, pak te paguara, per te mbrojtur te drejtat e tyre per mundesi te barabarta
punesimi, dhe per te mbeshetur parimin e pages se barabarte per per pune me vlere te
barabarte.
Analiza Gjinore eshte mbledhja dhe analiza e informacionit te ndare sipas seksit.Burrat
dhe grate luajne role te ndryshme. Kjo do te thote se grate dhe burrat kane nevoja, talente,
pervoja dhe njohuri te ndryshme. Analiza gjinore eksploron keto ndryshime ne menyre qe
politikat, programet dhe projektet mund te identifikojne dhe permbushin nevojat e
ndryshme te burrave dhe grave. Analiza gjinore gjithashtu lehteson perdorimin strategjik
te njourive dhe shprehive te ndryshme qe zoterojne grate dhe burrat.
6 XII Inter-American Conference of Ministers of Labor, informative document, October 2001
9
II. Dokumenta Nderkombetare ne Mbeshtetje te Barazise Gjinore
CEDAW
Konventa per Eleminimin e te gjitha Formave te Diskriminimit kunder Gruas
(CEDAW) i kerkon shteteve anetare te denojne diskriminimin e grave ne fushat politike,
sociale, ekonomike dhe kulturore, si dhe te marrin te gjitha masat e duhura, duke perfshire
legjislacionin, per te modifikuar ose eleminuar ligjet, rregulloret, zakonet apo praktikat
ekzistuese qe konstituojne diskriminimin e grave. Qeveria shqiptare e ka ratifikuar
Konventen ne vitin 1993.
Ne nenin 11 te saj, Konventa specifikon detyrimet e shteteve pale ne fushen e punesimit
duke kerkuar qe Shtetet Pale te marrin te gjitha masat per eleminimin e diskriminimit te
gruas ne fushen e punesimit, me qellim qe te sigurojne, mbi bazen e barazise se burrit dhe te
gruas, te njejtat te drejta dhe konkretisht, te drejten per pune, per mundesi te njejta punesimi,
per te zgjedhur lirisht profesionin, per pergatitje profesionale dhe kualifikim, per ngritje ne
pergjegjesi, per page te barabarte, per sigurime shoqerore, per mbrojtjen e shendetit dhe
sigurimin ne pune perfshire ruajtjen e funksionit te riprodhimit.
Po ashtu, për të parandaluar diskriminimin e gruas për shkak martese ose të amësisë dhe
për të garantuar të drejtën e saj afektive për punë, Shtetet Palë zotohen të marrin masat e
duhura per moslejimin e pushimit nga puna për shkaqe shtatëzanie apo amësie, si dhe
diskriminimin në raste të pushimit nga puna për shkak martese, duke parashikuar edhe
sanksione, vendosjen e dhënies së lejes së paguar të amësisë ose ndihmave sociale të
krahasueshme, duke ruajtur vendin e punës së mëparshem, vjetërsinë dhe shpërblimet
sociale, inkurajimin e sistemit të shërbimeve sociale mbështetëse të nevojshme për t'u lejuar
prindërve të gërshetojnë detyrimet familjare me përgjegjësitë profesionale,e njëherësh të
marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke favorizuar vendosjen dhe zhvillimin e një rrjeti
çerdhesh e kopshtesh, sigurimin e një mbrojtjeje të veçantë për gratë shtatzëna kur
provohet se puna që kryejnë është e dëmshme, etj.
Deklarata e Pekinit
Ne 1995, Deklarata e Pekinit dhe Platforma per Veprim, e mbeshtetur nga 180 vende,
mbeshtet veprimet solemne te qeverive, si dhe perfaqeson nje perpunim te detajuar te asaj
qe kerkon zbatimi efektiv i Konventes CEDAW mbi krijimin e mekanizmit kombetar.
Nje nga temat kryesore te kesaj platforme eshte Gruaja dhe Ekonomia.
Objektivat strategjike qe i perkasin kesaj teme synojne promovimin e te drejtave dhe
pavaresise ekonomike te grave, perfshire aksesin ndaj punesimit, kushte te pershtatshme
te punes dhe kontrollin mbi burimet ekonomike. Ato synojne gjithashtu te lehtesojne
aksesin e barabarte te grave ndaj burimeve, punesimit, tregjeve dhe tregetise; te sigurojne
sherbime biznesi, trajnime dhe akses ndaj tregjeve, informacionit dhe teknologjies,
vecanerisht per grate me te ardhura te uleta; te forcojne aftesine ekonomike te grave dhe
rrjetat tregetare; te eleminojne ndarjen e vendeve te punes dhe te gjitha format e
diskriminimit ne pune; te nxisin harmonizimin e pergjegjesive te punes dhe te familjes
per grate dhe burrat.
10
OZHM (Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit)
Deklarata e Mijevjecarit, e nenshkruar ne shtator 2000 ne Mbledhjen e nivelit te larte te
OKB-se, u kerkon vendeve anetare “te perkrahin barazine gjinore dhe fuqizimin e grave,
si rruge te frytshme per te luftuar varferine, urine dhe semundjet dhe per te nxitur
zhvillimin, qe te jete me te vertete i qendrueshem”.
Objektivi i trete i OZHM (Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit) eshte:
Nxitja e barazise gjinore dhe pjesemarrjes se grave ne vendim-marrje
Objektivi specifik7 10 eshte: eliminimi i diferencave gjinore ne arsimin fillor dhe
tetevjecar ne menyre te preferueshme ne vitin 2005 dhe ne te gjitha nivelet e arsimit jo
me vone se 2015.
Objektivi specifik 11: Eliminimi i dallimeve gjinore ne organet e zgjedhura dhe postet
vendim-marrese ne pushtetin qendror dhe ate vendor.
Nje nga treguesit per matjen e ketij objektivi specifik eshte Perpjesja e grave te
punesuara kundrejt pages ne sektorin jo-bujqesor.
Edhe pse është Objektivi 3 që fokusohet specifikisht në cështjet gjinore, trajtimi i
pabarazive gjinore është një përbërës thelbësor për arritjen e të gjitha OZHM-ve.
Pekin +10
Ne Pekin +10, nje dekade mbas Deklarates se Pekinit, u rishikua dhe vleresua periudha
dhjetevjecare e zbatimit te Platformes per Veprim. Ne kete takim, ne fjalen e tij, Sekretari
i Pergjithshem i OKB-se e perqendroi vemendjen tek shtate prioritetet e propozuara nga
rekomandimet e OZHM-ve mbi Barazine gjinore:
1. Shtimi i perpjekjeve per te luftuar dhunen ndaj grave dhe vajzave
2. Garantimi i te drejtave riprodhuese dhe seksuale
3. Garantimin e te drejtes se grave per pronesi, toke dhe te drejtes se trashegimise.
4. Eleminimi i pabarazive gjinore ne punesim, si dhe eleminimi i diferences ne te
ardhura.
5. Rritja e numrit te grave ne qeverisjen qendrore dhe vendore.
6. Investimi ne infrastrukture per te ulur drastikisht kohen e punes dhe lodhjen e grave
dhe vajzave, ne aktvitetet e mbledhjes se lendes djegese, ujit dhe nevojave te tjera
jetesor.
7. Zgjerimi i mundesive te edukimit te vajzave, ne sistemin fillor dhe ate te mesem.
Konventat e ILO
Mandati i ILO (International Labor Office), Zyra Nderkombetare e Punes, mbi barazine
gjinore eshte te promovoje barazine midis grave dhe burrave ne boten e punes. Mandati
bazohet ne Konventat Nderkombetare te Punes qe i kushtojne rendesi te vecante barazise
gjinore, vecanerisht kater Konventat kyce te barazise.
Konventa nr. 100 e ILOs “Shperblim i Barabarte”, e vitit 1951, vendos parimin e pages
se barabarte per punetoret gra dhe burra per pune me vlere te barabarte. Konventa eshte
ratifikuar nga 137 vende, perfshire Shqiperine.
7 Raporti kombetar i OZHM, Tirane, 2004.
11
Konventa 111, Diskriminimi (Punesimi dhe Vendi i Punes), e vitit 1958, ka te beje me
barazine e trajtimit dhe te mundesise, perfshire aksesin ndaj punesimit dhe kushtet e
punes. Eshte ratifikuar nga 130 vende, perfshire Shqiperine.
Konventa nr. 156, Punetoret me Pergjegjesi Familjare, (viti 1981), trajton ceshtjet e
aftesise se burrave dhe grave per te pajtuar pergjegjesite e punes me ato familjare. Deri
tani kjo konvente eshte ratifikuar nga 27 vende. Shqiperia nuk e ka ratifikuar akoma kete
konvente.
Konventa nr. 183, Mbrojtja e Memesise, e vitit 2000, ku trajtohen ceshtje te mbrojtjes
se grave shtatezene apo me femije. Shqiperia e ka ratifikuar kete konvente.
12
III. Dokumenta Shqiptare ne Mbeshtetje te Barazise Gjinore
Ndryshimet ekonomike, sociale e kulturore padyshim u pasqyruan edhe në legjislacionin
shqiptar, nëpërmjet hartimit të kodeve të reja. Regullimi i marredhënieve të punës u
pasqyruan në hartimin e një Kodi të ri më 1995 dhe ligjeve e akteve nënligjore, të cilat
vazhdimisht në këto vitet e fundit janë përmirësuar duke patur në bazë standartet
ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Të drejtat e gruas si pjesë integrale e të drejtave të
njeriut kanë gjetur vendin e tyre në legjislacionin shqiptar në përgjithësi, dhe ne atë të
punës në veçanti.
Kushtetuta
Ne nenin 18 te kushtetutes (1998) percaktohet se te gjithe shtetasit jane te barabarte
perpara ligjit dhe se askush nuk mund te diskriminohet per shkaqe te tilla si gjinia, raca,
feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare e filozofike, gjendja ekonomike, arsimore e
sociale.
Gjithashtu në Kushtetutë sanksionohet e drejta për t'u punësuar , nepermjet nenit 49(1):
“Çdo njeri ka të drejtë te fitoje mjetet e jeteses se tij me pune te ligjshme qe e ka zgjedhur
ose pranuar vete. Ai eshte i lire te zgjedhe profesionin, vendin e punes si dhe sistemin e
kualifikimit te vet profesional.” Ky parim gjen zbatim per te gjithe shtetasit, si per burrat dhe
per grate. Ne fakt, kjo ben qe kushtetuta te cilesohet si neutrale ne aspektin e perkatesise
gjinore, (marrjen e gjinise mashkullore si norme)8.
Kodi i Punës
ndalon diskriminimin ne baze te seksit që cënon te drejten e individit per te qene i barabarte
ne punesim dhe ne trainim, ne procedurat e marrjes ne pune dhe kushtet e punes, ne kryerjen
e detyrave, ne shperblim, asistence sociale dhe perfundimin e kontrates se punes si dhe ne
pjesemarrjen ne sindikata.
Në veçanti kodi i punës parashikon:
- Neni 9(1): Ndalimi i diskriminimit
- Neni 9(2): Përcaktimi i diskriminimit
- Neni 10: Pjesmarrja në sindikata
- Neni32(1): Detyrimi i punëdhënësit për të respektuar dhe mbrojtur personalitetin e të
punësuarit
- Neni 32(2): Ndalimi i ngacmimit seksual
- Kapitulli 8, nenet 39-75: Shëndeti dhe sigurimi në vendin e punës
- Kapitulli 9, nenet 76-97: Orët e punës dhe leja e paguar
- Kapitulli 10, nenet 98-108: Masat te vecanta mbrojtëse për gratë dhe fëmijët.
- Kapitulli 11, nenet 109-134. Shpërblimi.
8 Hartimi i legjislacionit me kendveshtrim gjinor, UNDP Albania, 2003
13
Ligji për Barazinë Gjinore9
Eshte nje iniciative e tanishme pozitive, qe synon te plotësoje kuadrin ligjor lidhur me të
drejtat e barabarta për burrin dhe gruan. Ky ligj konsiston në vendosjen e të dyja sekseve
në pozita të barabarta në fushën e punësimit, arsimit dhe vendimarrjes. Gjithashtu
parashikohen dispozita per ngacimin seksual në vendin e punës. Ligji parashikon ngritjen
e mekanizmave qeveritare për hartimin e politikave qeveritare për barazinë gjinore,
vlerësimin dhe monitorimin e situatës konkrete. Gjithashtu në rastin e shkeljeve të këtyre
të drejtave vendoset gjobë për shkelësin. Nenet qe i kushtohen vecanerisht fushes se
punes, jane nenet 4, 5, 6, 7 dhe 8.
Rendesia e barazise gjinore theksohet edhet tek Raportet e progresit te SKZHES
(Strategjia Kombetare e Zhvillimit Ekonomik e Social) 2003 dhe 2004.
SKZHES e vitit 2003 ve theksin te e drejta per akses te barabarte ne edukim dhe
punesim. Gjithashtu aty theksohet se perpjekjet qe adresojne barazone gjinore kane nje
impakt te drejteperdrejte ne reduktimin e varferise ne te gjitha dimensionet e saj.
Si pjese e axhendes per integrimin europian, politikat dhe programet te fokusuara tek
realizimi i barazise gjinore jane thelbesore
9 Per barazine gjinore ne Shqiperi, Ligj per barazine gjinore ne shoqwri, Nr. 9198, date 1.7.2004. UNDP
Albania, 2004.
14
IV. Mekanizmi Shteteror per Barazi Gjinore ne Shqiperi
Me VKM Nr. 415/dt. 1.7.1998, krijohet Komiteti Gruaja dhe Familja si institucion
qëndror në vartësinë e Këshillit të Ministrave.
Në mars të vitit 2001 me VKM Nr. 127, datë 15.03.2001 "Për disa shtesa dhe ndryshime
në Vendimin nr. 415, datë 1.7.1998 të Këshillit të Ministrave "Për krijimin dhe
funksionimin e Komitetit Gruaja dhe Familja" ndryshohet emërtimi nga Komiteti Gruaja
dhe Familja në Komiteti për Mundësi të Barabarta.
Me VKM nr 59, date 23.01.2003, Komiteti për Mundësi të Barabarta kalon ne vartesi te
Ministrit te Punes dhe Çeshtjeve Sociale.
Me hyrjen ne fuqi te Ligjit Nr.9198 , date 01.07.2004 “Per barazine gjinore ne shoqeri”
krijohet Komiteti per Barazi Gjinore dhe kalon ne vartesi te Keshillit te Ministrave
Misioni
Komiteti për Mundësi të Barabarta ka si mision të tij arritjen e barazisë gjinore nëpërmjet
përfshirjes së perspektivës së përkatësisë gjinore në politikat dhe Programin e Qeverisë.
Detyrat
a) Zbaton politikat qeveritare për përkatësinë gjinore,të parashtrura në programin e
qeverisë.
b) Koordinon veprimtarinë e të gjitha institucioneve, në nivel qëndror e lokal, që merren
me problemet e përkatësisë gjinore.
c) Vlerëson gjendjen e zbatimit të programeve qeveritare për cështjet e përkatësisë
gjinore..
d) Kujdeset për hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit për të drejtat e gruas dhe
çështjet e përkatësisë gjinore, në përputhje me standartet bashkëkohore.
e) Mbështet dhe koordinon veprimtarinë e tij me aktivitetet e OJQ-ve që trajtojnë
çështjet e përkatësisë gjinore.
f) Koordinon programet e asistencës me organizmat ndërkombëtare që trajtojnë
problemet e përkatësisë gjinore.
Me hyrjen ne fuqi te Ligjit Nr.9198 , date 01.07.2004 “Per barazine gjinore ne shoqeri”
krijohet Komiteti per Barazi Gjinore dhe kalon ne vartesi te Keshillit te Ministrave.
Në zbatim të ketij ligjit Komiteti ka edhe keto detyra:
-Harton programet afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra, si dhe planet e veprimit për
realizimin e mundësive të barabarta në shoqëri midis burrit dhe gruas
-Drejton zbatimin e programeve të miratuara nga Këshilli Ndërministror dhe ndjek
zbatimin e tyre
-Ndërmerr fushata sensibilizimi dhe ndërgjegjësimin e shtetasve për një shoqëri të
barabartë gjinore.
15
Skema funksionale e Komitetit per Mundesi te Barabarta
Me VKM Nr. 127, datë 15.03.2001 krijohet Këshilli për Mundësi të Barabarta me
detyrë kryesore: Hartimin e politikave kombëtare të përkatësisë gjinore. Ky Këshill ka
gjithsej 9 anëtarë të cilët janë anëtarë të Qeverisë, ministra dhe zëvendësministra të
Ministrive kryesore.
Megjithatë ky Këshill nuk ka patur efiçencën e duhur për promovimin e iniciativave të
reja legjislative apo hartimin e programeve në fushën e përkatësisë gjinore.
Kryetare e
Komitetit per MB
Sektori i Personel-
Sherbinmeve
Qendra e
Dokumentacionit
dhe Informacionit
Sektori
i Zbatimit te Njesise
se Projekt.
Sektori
Per Mundesi te
Barabarta
Kryeministri
Pikat e kontaktit te
Prefekturave
Pikat e kontaktit te
Ministrive
Pikat e kontaktit te
Bashkive
Rrjeti i pikave te kontaktit te
Komitetit per Mundesi te
Barabarta
16
Ne Ligjin Nr.9198, date 1.07.2004 “Per barazine gjinore ne shoqeri”, ne Nenin Nr.12
theksohet krijimi i Komitetit Nderminstror me urdher te kryeministrit si organ
keshillimor dhe ne Nenin 13 jepen detyrat e ketij Komiteti Nderministror.
Perberja, organizimi dhe funksionimi i tij percaktohen me urdher te kryeministrit.
Në mbështetje të ligjit të mësipërm (Nr.9198, date 01.07.2004) autoriteti publik
përgjegjës për barazinë gjinore në fushën e punësimit është Ministria e Punës dhe
Çështjeve Sociale që zbaton dhe kontrollon respektimin e ligjit në fushën e punësimit
duke kontrolluar institucionet që varen prej tij si: Shërbimi Kombëtar i Punësimit;
Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Inspektorati Shtetëror i Punës, Administrata e
Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror.
Gjithashtu mekanizmi per Barazinë gjinore përfaqësohet në nivel Parlamentar me
nënkomisionin Parlamentar për Gruan dhe Rininë.
Qeveria ka miratuar një Platformë për Barazine midis Gruas dhe Burrit per
periudhen 2002-2005 e cila mbështetet në Platformen Për Veprim të Pekinit 1995. Kjo
platforme parashikon keto kater drejtime: (1) barazia gjinore ne pushtet dhe
vendimmarrje; (2) ceshtjet ekonomike (3) sociale; (4) shendeti .
Me pas eshte hartuar Platforma per Mundesi te Barabarta 2002-2005 nga ana e
Komitetit per Mundesi te Barbarta e cila eshte zbatuar, por pa u miratuar me VKM. Ne
kete platforme 2002-2005 eshte parashikuar edhe nje drejtim tjeter si (5) arsimi.
Nje nga objektivat kryesore te kesaj platforme eshte kushtimi i vemendjes se vecante
grave ne zonat rurale, te cilat jane me te diskriminuarat dhe pothuajse me te shkeputurat
nga jeta sociale dhe ajo politike e vendit.
Komiteti për Barazi Gjinore për zbatimin e sa më sipër ka realizuar dhe realizon një
program pune të detajuar dhe të miratuar nga Qeveria. Por Qeveria Shqiptare, megjithë
sugjerimet e Komitetit për Barazi Gjinore nuk ka miratuar një strategji të plotë
afatmesme apo afatgjatë dhe gjatë periudhës 2003-2005 por punohet vetëm me programe
1 vjeçare
Ky institucion ka një rrjet pikash kontakti në të gjithë vendin në linjë Ministrish dhe të
Pushtetit vendor. Nëpërmjet pikave të kontaktit synohet perfshirja e perspektives gjinore
në të gjitha nivelet qeverisëse. Këto pika kontakti punojnë në mënyrë vullnetare (por
KBGJ mendon se ato duhen motivuar ekonomikisht) krahas detyrës funksionale që ato
kanë në institucionet e tyre. Ndërkaq këto pika kontakti, në më të shumtën e tyre gra, janë
të trainuara për problemet e barazisë gjinore.
Në nivelin Qëndror KBGj ka pika kontakti në 17 ministri, ndersa ne nivelin vendor pikat
e kontataktit jane vendosur me të 12 Prefekturat e Vendit dhe 36 Bashkitë.
INSTAT dhe Avokati i Popullit jane 2 institucione te tjera te rendesishme me te cilat
bashkepunon KBGj ndersa ne Kuvend ka bashkepunim te ngushte me Komisionin
Parlamentar te Ceshtjeve Sociale dhe Nenkomisionin Parlamentar per Rinine dhe Gruan.
KBGj realizon bashkepunimet nderkombetare nepermjet Keshillit te Europes, OSBE,
IOM, UNICEF, UNDP, Fondacioni per Shoqerine e Hapur (Soros), etj.
17
PJESA E DYTE
Nje Veshtrim Kritik
mbi
te Dhenat Ekzistuese Gjinore ne Fushen e Punesimit
18
1. Mjedisi politik
1.1. Qartesia dhe Pershtatshmeria e Formulimit te Politikave ne Lidhje me
Perkatesine Gjinore
Vezhgimi i mjedisit politik fillon me vezhgimin e procesit te formulimit te politikave. A
eshte i ndergjegjshem ne lidhje me perkatesine gjinore ky proces? Per kete duhet te
verejme sesa te qarta jane keto politika ne lidhje me perkatesine gjinore10. Cilet tregues
gjinore adresojne keto politika? Cilat jane problemet e paraqitura nga aspektet gjinore te
politikave?
Dy nga dokumentat baze te politikave per Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, te
cilet do te trajtojme, jane Strategjia Kombetare e Punesimit dhe Formimit Profesional dhe
Strategjia e Sherbimeve Sociale.
Fillimisht, nga prezantimet hyrese te tyre, duket se ne hartimin e ketyre strategjive nuk
kane marre pjese as perfaqesues te Komitetit per Mundesi te Barabarta dhe as eksperte te
tjere gjinore. Cfare roli kane institucionet kerkimore dhe akademike ne formulimin e
ketyre politikave, rishikimin dhe zbatimin e tyre?
Gjithashtu, mangesi te mundshme konceptuale vihen re ne permendjen e kuadrit ligjor11.
Ai duhet te pasurohet patjeter me te gjithe dokumentat ligjore nderkombetare e
kombetare ne lidhje me barazine gjinore, te permendur ne pjesen I te ketij materiali.
Strategjia e Punësimit dhe Formimit Profesional (SPFP) synon të paraqesë në mënyrë të
saktë e të qartë situatën aktuale të tregut të punës, si dhe të evidentojë prirjet afatshkurtra
e afatmesme të ndryshimeve të tij. Kjo paraqitej e domosdoshme për të përcaktuar pikat e
ndërhyrjes shtetërore në këtë treg nëpërmjet përmirësimit të politikave aktive të qeverisë.
Qëllimi që shtrohej para kësaj strategjie ishte përcaktimi i masave konkrete që
kërkohen të ndërmerren për të mundësuar përmirësimin e sistemit të politikave
aktive të qeverisë për tregun e punës.
Ne strategji grate permenden si kategori punekerkuesesh, por kur flitet per shifrat e
punesimit, nuk permenden si kategori. Ky eshte vetem nje tregues i paqartesise te
formulimit te strategjise nga pikepamja gjinore. Te gjitha tabelat dhe grafiket qe
permendin shifra, nuk i kane keto te zberthyera ne femra dhe meshkuj. Do te ishte e
panevojshme te vazhdonim me tej, pasi nje rishikim i dokumentit te ben te kuptosh qe
kendveshtrimi gjinor nuk ka qene prioritet dhe kusht, ne hartimin e tij. Megjithate, eshte
pozitiv fakti qe per here te pare ne nje strategji punesimi eshte permendur hartimi i nje
programi per nxitjen e punesimit te femrave, duke hedhur bazat e para te trajtimit te ketij
fenomeni.
10 Integrimi gjinor ne arsim, I. Tahsini, botim i Qendres se Gruas, 2004.
11 Strategjia e Sherbimeve Sociale, fq.13, MPCS, 2004.
19
Le te ndalemi pak me shume tek Strategjia e Sherbimeve Sociale, pasi nje syri qe ende
nuk eshte mesuar te perdore lentet gjinore, do t’i dukej se aty gjithcka eshte ne rregull,
pasi grate jane te permendura shume shpejt, si nje grup i rrezikuar. Kjo eshte e
pamjaftueshme. Trajtimi i grave, si nje kategori e izoluar, nuk mjafton.
Qe ne fillim12, ne rreshtimin e dokumentave te tjere te politikave, mbi te cilat mbeshtetet
Strategjia, nuk permendet Platformen e qeverise per barazine gjinore. Nuk eshte e
mjaftueshme te thuhet :”programi i qeverise”, Me tej13, edhe ne vendosjen e parimeve
mbi te cilat mbeshtetet, nuk ka te pasqyruar parimin e barazise gjinore ne menyre
eksplicite, duke e bere keshtu listen e parimeve nje kuader neutral (nga pikepamja
gjinore) te strategjise.
E njejta gje ndodh me Objektivat e Strategjise, ku perseri barazia gjinore lihet ne heshtje,
megjithese me poshte grate identifikohen si grupe ne nevoje. Sigurisht qe nje Strategji qe
adreson vetem nevojat e grupeve me te rrezikuara, nuk mund te preke problematikat
gjinore ne teresi.
Gjithsesi, ne synimet e metejshme te Strategjise, eshte kalimi nga politikat pasive ne
politika aktive riintegruese dhe rritja e nivelit te mbulimit te nevojave sociale te familjeve
dhe individeve me sherbime te reja, etj14.Eshte e rendesishme qe keto zhvillime te
realizohen sipas nje kendveshtrimi gjinor. Ndersa nje moment pozitiv eshte kur shohim
se nje nga vlerat e Strategjise, eshte mundesia e barabarte per sherbime, pavaresisht nga
seksi.
Te gjitha mungesat e lartpermendura sjellin qe dhe ne matricat e masave, qe jane nje
pjese thelbesore e Strategjive, te mos jene shprehur ne menyre eksplicite dhe te plote,
problematikat gjinore, si tek objektivat, tek masat prioritare, ashtu dhe tek indikatoret e
performances15, qe nuk kerkojne te dhena te disagreguara gjinore.
Perfundimisht, mund te themi se ndonese ne keto dy Strategji, vecanerisht ne ate te
Sherbimeve Sociale, grate jane permendur, kjo sigurisht nuk mjafton. Nese ato trajtohen
si nje kategori e izoluar, apo nese efektet e Strategjise perqendrohen vetem tek grupet me
te rrezikuara, kjo eshte e pamjaftueshme. Kendveshtrimi gjinor duhet te jete pjese
integrale e nje dokumenti politikash, qe mendesine e hartuesve te saj, ashtu dhe ne cdo
element te tij. Vetem ne kete rast mund te themi se kemi te bejme me politika te qarta dhe
te pershtatshme ne lidhje me perkatesine gjinore.
12 Po aty fq. 2.
13 Po aty, fq.4.
14 Po aty, Kapitulli IV, fusha/sektori: Politikat.
15 Po aty, Kapitulli IV.
20
1.2. Natyra e e Vendimmarrjes
Nje tregues i rendesishem i mjedisit politik eshte balanca gjinore e struktures se pushtetit
dhe trupave politikeberese ne Ministri dhe balanca e te dy gjinive ne vendimmarrje, per te
siguruar perfshirjen si te grave, ashtu dhe te burrave ne proceset e hartimit te politikave,
menaxhimit dhe administrimit.
Organika ekzistuese e Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale eshte 108 punonjes,
nder te cilet rreth 56 % jane gra, por kjo jo domosdoshmerisht tregon nje balance gjinore
edhe ne pozicionet vendimmarrese. Sic mund te vini re ne tabelen me poshte, pozicionet
kyce vendimmarrese te ministrit, zevendesministrit, drejtorit te kabinetit, edhe ne kete
ministri i takojne burrave.
Nder 4 keshilltare vetem nje eshte grua, dhe ne 12 drejtore, 5 prej tyre jane gra. Ne pozite
me te barabarte grate jane vetem ne pozicionin e shefit te sektorit dhe sic ndodh edhe ne
ministri te tjera, pergjithesisht jane ‘ne avantazh’ vetem ne pozicionin e specialistes.
Tabela Punonjesit e Ministrise se Punes dhe Çeshtjeve Sociale sipas kategorive dhe gjinise
Pozicioni Femra Meshkuj
Punonjes 61 47
Minister 0 1
Zv/Minister 0 2
Drejtor Kabineti 0 1
Keshilltar 1 3
Sekreta Ministri/Zv.Ministri 4 0
Specialiste 56 36
Sekretari i Pergjithshem 0 1
Drejtor Drejtorie 5 7
Pergjegjes sektori 9 8
Punonjes sherbimi 5
magaziner 1
informacion 1
pastruese 3
11
informacion 1
shofer 9
mirembajtje 1
Burimi: Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, 2005
21
2. Mjedisi Institucional
Per zbatimin e nje politike te ndergjegjshme gjinore, kerkohet nje mjedis institucional i
ndergjegjshem ndaj plotesimit te nevojave te ndryshme te burrave dhe grave, pra sa i
ndergjegjshem eshte ky mjedis per te zbatuar politika qe adresojne pabarazite gjinore dhe
promovojne barazine.
2.1. Institucionet ne Tregun e Punes dhe Perfaqesimi ne Vendimmarrje
Ne fushen e tregut te punes sistemi eshte i organizuar ne kete menyre:
Ne nivel qendror eshte Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale, misioni i se ciles (ligji
Nr. 7995 date 20.09.1995 “Per nxitjen e Punesimit” dhe ligjit 8872 date 29.03.2002 “Per
arsimin dhe formimin profesional ne RSH”) eshte hartimi i politikave ne fushen e
punesimit dhe formimit profesional. Kete Ministria e realizon nepermjet Drejtorise se
Politikave te Punesimit e cila perbehet nga 6 persona, nga te cilet 4 jane femra.
Sherbimi Kombetar i Punesimit (SHKP) (krijuar ne 1988) eshte nje sherbim publik
autonom, me statusin e nje administrate shtetore, qendrore, qe pergjigjet para ministrit.
Organi me i larte vendimarres i tij eshte Keshilli Administrativ Tripalesh me 13 anetare
qe kryesohet nga Ministri. Vetem dy anetare te ketij keshilli jane femra!
Po ashtu ne mbeshtetje te Ligjit Nr. 8872, date 29.03.2002 “Per arsimin dhe formimin
profesional ne RSH” eshte krijuar qe ne Nentor te vitit 2003, Keshilli Kombetar i Arsimit
dhe Formimit Profesional, nje organizem keshillimor, i cili kryesohet me rotacion nga
ministri i Arsimit dhe Shkences dhe ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe perbehet
nga 14 anetare, nga te cilet vetem tre jane femra.
Keshilli Kombetar i Punes organ konsultativ trepalesh dhe perbehet nga 25 anetare, 10
perfaqesues te punedhenesve, 10 perfaqesues te punemarresve dhe 5 perfaqesues te
shtetit. Vetem dy anetare te ketij keshilli jane femra.
Sic u tha edhe me siper, pozicionet kyce vendim marrese ne Ministri i takojne absolutisht
vetem burrave (minister, zv. Ministra, drejtor kabineti) dhe kjo situate dominuese per burrat
reflektohet edhe ne organet e tjera drejtuese sic u shpjegua me lart.
Ne strukturat vartese te Ministrise ka nje raport me te favorshem per femrat drejtuese: Ne
Sherbimin Social Shteteror 72 % e drejtuesve jane femra, ne Institutin e Sigurimeve
Shoqerore 49 % e drejtuesve jane femra, ndersa ne Sherbimin Kombetar te Punesimit femrat
ne drejtim perbejne 45%.
Bie ne sy fakti qe sa me te larta te jene pozicionet vendim marrese aq me pak perfaqesohen
femrat atje.
Rekomandim.
Ministria duhet te filloje perpjekjet per te permiresuar nivelin e perfaqesimit te grave ne
pozicionet vendim marrese te te gjitha organizmave qe drejtojne tregun e punes. Nje balance
me e ekulibruar gjnore ne pozicionet vendim marrese do te reflektoje me mire edhe ne
politikat e punesimit dhe sherbimeve sociale te shprehura nepermjet strategjive dhe
22
dokumentave te tjera vizionare apo ekzekutive. Ajo do te reflektoje gjithashtu edhe ne nje
perceptim me te drejte te rolit te grave ne drejtimin e ketij sektori. Qeveria shqiptare nuk
duhet te harroje se është nënshkrues i një sërë marrëveshjesh dhe angazhimesh
ndërkombëtare kundër diskriminimit te gruas nga te cilat rrjedhin detyrimet qe duhen
pasqyruar dhe zbatuar nepermjet politikave perkatese.
2.2. Perberja e Stafit ne Strukturat Vartese te Ministrise
Ne strukturat vartese te Ministrise perberja e stafit flet ne favor te femrave por edhe ketu te
bie ne sy fakti qe perqindja e femrave si nepunese te thjeshta eshte me e larte se ajo e
femrave ne pozicione drejtuese (tabela 2 dhe 3), me perjashtim te Sherbimit Social Shteteror
ku femrat perbejne 80 % te stafit dhe 73 % te drejtimit (tabela1)
Tabela 1 Sherbimi Social Shteteror
Struktura e numrit te punonjesve sipas ndarjes funksionale
Pozicioini
Gjithsej
Femra
Femra
%
Drejtues 83 60 72
Specialiste me arsim te larte 147 97 66
Teknike ne zbatim 227 210 92
Nepunes te thjeshte 32 26 81
Punetore 197 157 80
Totali 686 550 80
Burimi: Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, 2005
Megjithate nje perqindje kaq e larte e grave (mesatarisht 80 %) ne sherbimet sociale
shteterore reflekton stereotipet gjinore mbi femrat si modeli i dhenies se kujdesit ne shoqeri
dhe familje. Nuk do ishte keq qe raporti femra meshkuj ne kete sektor te ishte pak me i
ekuilibruar, per te mos neglizhuar dhe larguar modelin e burrit ne perkujdesje.
Tabela 2 Punonjesit e Institutit te Sigurimeve Shoqerore sipas kategorive, viteve dhe
gjinise
2001 2002 2003
Total F % e F Total F
% e
F Total F % e F
Drejtues 197 92 46.7 210 95 45.3 210 103 49
Specialiste me arsim te
larte 495 321 64.8 505 331 65.5 499 326 65.3
Teknike dhe specialiste
ne zbatim 221 82 37.1 239 91 38.1 196 69 35.2
Nepunes te thjeshte 131 102 77.8 104 75 72.1 138 105 76
Punetore 45 12 26.7 49 17 34.7 48 14 29.1
Burimi: Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, 2005
23
Tabela 3 : Punonjesit e Sherbimit Kombetar te Punesimit sipas kategorive dhe gjinise
numri i
punonjesve zyrat e punes formimi
profesional
drejtoria
qendrore
Kategorite gjithsej femra gjithsej femra gjithsej Femra gjithsej femra
1 Drejtues 143 65 104 51 17 5 22 9
2 Specialiste me arsim te larte 312 189 246 138 48 40 18 10
3
Teknike dhe specialiste ne
zbatim 31 17 21 10 10 7 0 0
4 Nenpunes te thjeshte 38 28 19 15 18 13 1 0
5 Punetore 29 9 11 1 13 7 5 1
TOTALI 553 308 401 215 106 72 45 20
Burimi: Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, 2005
2.3. Ceshtjet e Ngacmimit Seksual
Persa i perket ceshtjeve te ngacmimit seksual, deri tani ne Ministri apo ne zyrat ne varesi te
saj nuk ka pasur ndonje raportim. Sanksionet ne lidhje me ngacmimin seksual (sic
permendem me lart) tashme percaktohen edhe nga Kodi i Punes edhe nga Ligji per barazi
gjinore. Duket se trajtimi i ketij problemi kufizohet vetem me egzistencen e ndonje ligji dhe
nuk ka hapa konkrete per ta trajtuar, qofte edhe ne rregulloren e ketyre institucioneve per te
parashikuar masa disiplinore ne perputhje me kete ligj.
Per kete problem me shume heshtet nderkohe qe te dhenat nga studime te tjera vertetojne
ekzistencen e ngacmimeve seksuale ne vendin e punes16 dhe shfrytezim te postit per favore
seksuale.
Rekomandim.
Perderisa nuk funksionon ligji per ngacmimet seksuale kjo do te thote se ceshtjet e
ngacmimit seksual kerkojne fillimisht nje trajtim me instrumenta me te gjera se sa ato
ligjore. Ministria mund te mendoje per te planifikuar fushata sensibilizuese, trajnime
specifike, studime te mirefillta qe mund ti ndermarrin segmente te caktuar te shoqerise civile
ne bashkepunim me nje berthame ekspertesh gjinore brenda Ministrise. Komiteti per Barazi
Gjinore mund te ndihmoje shume me ekspertizen qe disponon.
2.4. Kushtet e Punes
Eshte e nevojshme mbledhja e te dhenave te zberthyera gjinore, per te kuptuar kushtet e
punes ne keto institucione. Pra, sa mbeshtetese/jombeshtetese jane te gjitha keto institucione
ne lidhje me burrat dhe grate – stafin e tyre? Ky eshte nje nder kushtet qe duhet te plotesoje
nje institucion, qe te mund te realizoje politika me objektiva gjinore.
16 Diskriminimi i gruas ne tregun e punes, studim, Th. Karaj, Edlira Haxhiymeri, Eglantina Gjermeni,
Edmond Rrapti, fq.32, Tirane, Pegi, 2004.
24
Jane te pakta dhe jo zyrtare studimet e mirefillta dhe sistematike te kushteve te punes dhe te
raporteve gjinore ne vendet e punes, pavarsisht sinjaleve qe vijne nga mediat per raste te
mungeses se kushteve baze te punes ne ndermarrje private apo ente shteterore.
Nuk eshte i panjohur fakti qe vetem ne Tirane (sipas kronikave televizive, gusht 2005) ka
nje numer te konsiderueshem fabrikash private, te kepuceve, rrobaqepsise apo manifaktura
te tjera ku punojne kryesisht gra dhe vajza, por edhe femije, dhe ku keto pak vitet e fundit
nuk rreshtin denoncimet per kushte te pafavorshme te punes e per gra qe rezultojne me
probleme te renda shendetesore.
Rekomandim.
Ministria duhet te pozicionohet drejt ne kete pike, duke mobilizuar mekanizmat e saj zyrtare
te cilat duhet te luftojne per standarte konkrete ne kete fushe, duke ndermarre vezhgime dhe
studime periodike qe mbajne parasysh perspektiven gjinore. Ne kete fushe Ministria mund
te kerkoje bashkepunimin e organizmave te specializuar por edhe te mediave. Edhe ketu
ndihma dhe bashkepunimi i Komitetit per Barazi Gjinore do te jete mjaft i vlefshem.
2.5. Perceptimet e Jashteme dhe te Brendshme
Deri me sot nuk eshte ndermarre ndonje vezhgim apo studim ne lidhje me perceptimet e
brendshme apo te jashtme te individeve mbi drejtesine gjinore ne keto institucione. Keto
vezhgime jane te rendesishme, pasi na japin informacion mbi ate se sa te drejte ne lidhje me
perkatesine gjinore e percepton vete stafi, institucionin ku punon (cilat jane qendrimet qe
mban ky institucion ndaj grave dhe burrave?), por edhe sesi e perceptojne kete institucion
personat jashte tij, publiku, perfituesit, anetaret e komuniteteve, etj.
Nga ana tjeter, perceptimet e brendshme mbi barazine gjinore nuk mund te mos reflektohen
ne hartimin e politikave gjinore ashtu sikurse perceptimet e jashteme reflektojne pritjet qe
shoqeria ka nga institucionet shteterore per perpjekje te institucionalizuara drejt barazise
gjinore.
Rekomandim.
Ministria mund te kerkoje bashkepunimin e organizatave te specializuara per te ndermarre
vezhgime ne lidhje me perceptimet gjinore brenda institucioneve. Kjo do te kontribuoje per
te rivleresuar shkallen e vetedijes gjinore brenda Ministrise e per te kuptuar me mire ceshtje
te rendesishme te barazise gjinore ne shoqeri.
25
3. Treguesit Kritike te Politikave
3.1. Pjesemarrja ne Tregun e Punës
Sic u theksua edhe me siper nje nga Objektivat e OZHM, te adaptuar tashme edhe nga
shteti shqiptar, eshte nxitja e barazise gjinore dhe fuqizimi i gruas. Pjesemarrja e gruas ne
tregun e punes perben nje nga treguesit kryesore te fuqizimit te saj. Te dhenat e
deritanishme tregojne se ka nje pabarazi midis femrave dhe meshkujve persa i perket
pjesemarrjes ne tregun e punes.
Sipas INSTAT në vitin 1989 niveli i punesimit ishte 85% për gratë dhe 94% për burrat,
ndërsa pas vitit 1990 ai u ul në 50 - 60% për të dyja sekset. Kjo shihet qarte edhe ne grafikun
e meposhtem. Ne vitin 2004 niveli i punesimit ishte 38.3% per grate dhe 60.1% per burrat.
Niveli i punesimit femra/meshkuj per periudhen
1993-2004
0
10
20
30
40
50
60
70
80
1993
1994
1995
1996
1997
1998
1999
2000
2001
2002
2003
2004
Meshkuj
Femra
Burimi: INSTAT, Tregu i Punes 2004, INSTAT, Vjetari Statistikor 1993-2001,
Kur duam te analizojme gjendjen e grave dhe te burrave persa i perket tregut te punes nuk
mund te mbeshtetemi vetem te dy treguesit e punesimit dhe papunesise. Edhe pse keto
jane dy tregues shume te rendesishem, ato duhet te plotesohen edhe me treguesin e
shkalles se pjesemarrjes ne forcat e punes qe shpreh raportin ndermjet numrit te
popullsise ekonomiksht aktive dhe popullsise totale ne moshe pune korresponduese. Kjo
tregon se sa perqind e atyre grave qe jane ne moshe pune marrin pjese ne forcat e punes,
qe do te thote se jane te punesuara ose te papuna.
Sic e shikojme edhe nga tabela e meposhteme pjesemarrja e grave ne tregun e punes
eshte mjaft e ulet ne krahasim me ate te burrave.
26
Tabela 4 Shkalla e pjesemarrjes ne forcat e punes
2003 2004
Total 58.9 57.7
Meshkuj 70.5 68.6
Femra 46.7 46.4
Burimi : INSTAT, Tregu i punes 2004, Tirane
Jo vetem te dhenat zyrtare te MPCS dhe INSTAT por edhe burime te tjera si Regjistrimi i
popullsise dhe banesave 2001 dhe LSMS (Anketa e Matjes se Nivelit te Jeteses) 2002, 2003,
tregojne te dhena shqetesuese ne lidhje me pjesemarrjen e grave ne forcat e punes, krahasuar
me burrat.
Sipas LSMS 2002, 2003 pjesemarrja e grave nuk tregon aspak progres nderkohe qe mund
te vihet re e kunderta per burrat. Do te ishte e rendesishme te shihet kjo shifer per 2004,
dhe 2005 dhe nese kjo tendence vazhdon, kjo eshte nje ceshtje qe duhet trajtuar ne te
ardhmen e afert.
Edhe pse shifrat tregojne nje pjesemarrje te ulet te grave ne forcat e punes dhe nje nivel
punesimi te ulet ne krahasim me burrat, kjo nuk flet per mungese te tyre ne zhvillimin
ekonomik te vendit.Terheqja nga forcat e punes fsheh brenda vetes jo vetem shkuarjen drejt
puneve shtepiake te papaguara por edhe drejt punes se zeze.
Shqetesimi kryesor eshte qe keto jane pune qe nuk paraqiten ne statistika, pra fshehin
pjesemarrjen e vertete te gruas ne forcat e punes, nuk shprehin angazhimet e saj dhe
sigurisht qe prekin te drejtat e saj sepse nuk u sjellin atyre te ardhurat e duhura dhe e nxjerrin
jashte skemes se sigurimeve shoqerore.
Rekomandim:
Rritja e nivelit te punesimit dhe e pjesemarrjes ne forcat e punes nepermjet formave te
ndryshme motivuese dhe mbeshtetese, si trajnime per profesione te reja qe kerkohen nga
tregu i punes, nxitja e hapjes se bizneseve te vogla etj. Krahas kesaj duhet nje informacion
statistikor me i plote per keto dy tregues. Kjo nenkupton edhe nje matje me te plote te
punes se zeze ne menyre qe te pasqyrohet sa me i plote aktiviteti i grave ne menyre qe kjo
pune te mos i perjashtoje ato nga skema e sigurimeve shoqerore.
3.2.Niveli i Papunesise
Vitet e para të tranzicionit u karakterizuan nga një rritje e menjëhershme e numrit të të
papunëve.Grate humben te parat vendet e punes si rezultat i mbylljes së shumë ndërmarrjeve
shtetërore, ku ato zinin perqindjen me te madhe te te punesuarve. Kjo tendence negative
filloi të përmirësohet dhe në vitet 1993-1996 papunësia filloi të ulet si rezultat i
permiresimit te ekonomise dhe rritjes se numrit te bizneseve te vogla e te mesme.
Megjithate nje vleresim i sakte i tregut të punës në Shqipëri aktualisht eshte i veshtire pasi
shumica e popullsise eshte fshatare (dhe nuk jane te regjistruar si te papune) dhe i nivelit te
larte te punesimit ne pune te zeze. Rritja e shifrave te papunesise pas vitit 1997 eshte
27
gjithashtu e lidhur me faktin se shume prej punonjesve potenciale, me pare nuk ishin
deklaruar dhe regjistruar si te papune pasi ata perfitonin pagesa mujore nga investimet e bera
ne skemat piramidale.
Shperngulja masive e popullsise fshatare drejt qyteteve e rendoi edhe me shume tregun e
punes dhe i hapi rruge zhvillimit te ekonomise informale, pra punes se zeze dhe aktiviteteve
ekonomike te padeklaruara.. Duket se grate mbajten peshe me te rende se burrat ne kete
proces, ku mbas vendosjes se kesaj popullsie ne periferite e qyteteve te medha, burri ndoqi
skemen e fituesit kryesor te bukes ne kerkim te nje pune ne tregun informal ndersa grate
mbeten ne shtepi per kujdesje pasi shanset e tyre u ngushtuan shume ne kushtet e reja.
Graf.1 Shkalla e papunesise se regjistruar 1993-2003
0
5
10
15
20
25
30
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002* 2003
Meshkuj Femra
Burimi: "Femra dhe Meshkuj 2003" - INSTAT , fq.28
Ne pergjithesi shifrat zyrtare te MPCS dhe INSTAT flasin per nje shkalle papunesie me te
larte te grate se te burrat. Per vitin 2004 norma e papunesise se grave është 17.5%
përkundrejt 12.4% për burrat. Niveli i papunesise te grate eshte nje shqetesim kryesor, i cili
paraqitet qarte dhe ne raportin e Ministrise per SKEZH, per vitin 2004.
Me qellim nxitjen e punesimit dhe uljen e papunesise te grate sipas vendimit te Keshillimit
te Ministrave, dalë në zbatim të Ligjit Nr. 7995/20.9.1995 "Për nxitjen e punësimit",
mbështeten financiarisht punëdhënësit të cilët punësojnë femra dhe sidomos të kategorive të
tilla si: femra rome; femrat mbi 35 vjeç; femra të divorcuara me probleme sociale, femra me
aftësi të kufizuar.
Kjo eshte nje iniciative ligjore pozitive, e cila eshte e nevojshme te promovohet me tej per
t’u vene realisht ne zbatim. Por eshte po ashtu shume e rendesishme qe te mblidhen te dhena
te vazhdueshme, per te monitoruar rezultatet e zbatimit te ketij ligji. Aktualisht jo vetem qe
te dhenat per monitorimin e zbatimit te ligjit jane te mangeta por edhe ekzistenca e nje ligji
te tille eshte pothuajse e panjohur per shume persona te interesuar.
Rekomandim:
Per nje njohje sa me te mire te problemit te papunesise tek grate dhe burrat duhen te
dhena te plota e te sakta ne menyre qe te shikohet kush jane te papunet femra dhe
meshkuj, cfare arsimi kane, cfare karakteristikash te tjera kane etj. Kjo do te mundesoje
28
edhe pergjigje me efikase dhe ne kete menyre mund te adresohen programe te
suksesshme per punesimin e tyre.
Nje aspekt tjeter qe mund te trajtojme ne kuader te ceshtjes se papunesise eshte edhe
programi i ndihmes ekonomike sepse papunesia ka nje lidhje te ngushte me varferine duke
perbere nje nga shkaqet kryesore te renies nen linjen e varferise.
Nepermjet programit te ndihmes ekonomike ofrohet nje minimum i garantuar te
ardhurash me mjete monetare (transferta mujore ne cash) per plotesimin e nevojave me
elementare te jeteses per familjet pa te ardhura ose me te ardhura nen nivelin e
percaktuar si “vija zyrtare te varferise”. Skema e ndihmes ekonomike nisi te funksionoje
ne vitin 1993 mbi bazen e ligjit 7710, dt. 18.05.1993 “Per ndihmen dhe perkujdesin
shoqeror”.
Reduktimi i varferise eshte objektivi kryesor i strategjise kombetare (SKZHES) por edhe
i objektivave te mijevjecarit. Per kete arsye matja e varferise dhe njohja sa me e mire e te
gjitha dimensioneve te saj eshte shume e rendesishme. Sipas te dhenave te INSTAT
(LSMS 2002) rezulton se familjet me kryefamiljare femer jane me te varfera se sa ato me
kryefamiljare meshkuj.
Rekomandim:
Aktualisht nuk ka te dhena qe tregojne se cila kategori (burrat apo grate) perfitojne me
shume nga kjo ndihme, apo si shikohet dhe trajtohet kjo ndihme nga familja. Do te ishte
shume e rendesishme qe edhe programi i ndihmes ekonomike te mbeshtetej ne te dhena te
dizagreguara sipas gjinise ne menyre qe te kishim nje paraqitje me te plote te varferise ne
vend. Te dhena te tilla mund te sillnin fakte interesante mbi impaktin real te ndihmes
ekonomike. Fakti qe nuk ka shifra te disagreguara eshte nje mangesi e madhe, pasi nuk
mund te kuptosh se kush jane perfituesit dhe cfare karakteristikash kane.
3.3. Formimi Profesional
Tregu shqiptar i punës ofron mundësi të kufizuara per te papunët me kualifikim te ulet.
Ndërsa 48% jane me arsim tetevjecar dhe 49% jane me arsim të mesem, te papunet kane
nevojë për kurse ritrajnimi profesional që të realizojne pune specifike.
Nje nga nderhyrjet e mundshme per te luftuar papunesine jane programet e kualifikimit dhe
rikualifikimit. Nje objektiv i rendesishem i politikave te tanishme sociale eshte nxitja e
punesimit permes trajnimit dhe zhvillimit profesional sipas nevojave te tregut,
sherbimeve te permiresuara te punesimit dhe marrja e masave per te formalizuar tregun e
punes.
Nga te dhenat vihet re se QFP (Qendrat e Formimit Profesional), pjese e Ministrise se Punes
dhe Ceshtjeve Sociale, ofrojne mundesi trajnimi te mangeta, si nga ana cilesore, ashtu dhe
nga ajo sasiore, per te ndihmuar punesimin dhe ripunesimin e grave.
29
Ne vitin 2004 ne keto qendra u regjistruan vetem 9114 pjesemarres, 40% e te cileve ishin
te papune. 57 % e te regjistruarve ishin femra por numri i kurseve qe ato mund te ndiqnin
ishte mjaft i kufizuar. Nga burime te Ministrise se Punes femrat regjistrohen ne kurset e
meposhtme: Anglisht, kompjuter, sekretari, rrobaqepesi, italisht, kozmetike, gjermanisht,
pra ato shfrytezojne me pak se gjysmen e kurseve te ofruara dhe nder keto shtate kurse,
vetem 3 prej tyre ofrojne nje mundesi/zanat, qe ndihmon drejtperdrejt ne punesim.
Nga njera ane kjo tregon per nje tendence per te zgjedhur kualifikime tradicionalisht
femerore. Nga ana tjeter, lind pyetja: sa shanse mendojne se kane grate per t’u punesuar
ne profesione te tilla tradicionalisht mashkullore, si hidraulik, duraluminpunues, etj?
Si mund te ndryshohet kjo? Ndoshta permes riorientimit te grave drejt profesioneve me te
kerkuara, por kjo eshte nje pune qe duhet bere nga keshilluesit profesional, te cilet se pari
duhen trajnuar per ceshtje te barazise gjinore dhe integrimit gjinor ne politikat e
punesimit.
Se dyti, a jane percaktuar keto kurse mbi bazen e nje analize te tregut te punes? Cfare
kursesh te tjera duhen perfshire ketu? Studimi “Aftesite e kerkuara ne tregun e punes”,
Janar 2005, ne perberje te projektit “Mbeshtetje per reformen ne fushen e arsimit dhe
formimit professional” te mbeshtetur nga BE- Cards 2002, mendohet se do te ndihmoje
ne kete drejtim duke sherbyer si baze per percaktimin e llojeve te kurseve qe kerkohen
nga tregu i punes.
Po ashtu, mungojne te dhenat te disagreguara (per femra e meshkuj) per ata qe u
punesuan mbas mbarimit te ketyre kurseve. Vertete numri i tyre eshte 8328 por nuk jepen
te dhena se sa nga ata qe gjeten pune si rrjedhoje e (ri)kualifikimit ishin femra dhe sa
meshkuj. Kjo do te jepte nje mundesi per te reflektuar nga pikepamja e perspektives
gjinore mbi eficiencen e ketyre kurseve per femrat qe kerkojne pune.
Persona te kualifikuar ne qendrat e formimit profesional sipas rretheve per vitin
2004
Nr
Rrethet
Te
rregjistruar
Gjithsej
Femra
Meshkuj
Te papune
pjesemarres
ne formim
% e te
papuneve
pjesemarres
Te
certifikuar
gjithsej
e pa
pune pas
mbarimit
1 Tirane 2647 1242 1405 1322 50 2287 273
2 Durres 2032 1169 863 513 25 1983 191
3 Shkoder 733 455 278 448 61 720 79
4 Vlore 1025 708 317 349 34 849 4
5 Elbasan 987 685 302 243 25 894 0
6 Korce 1146 646 500 464 40 1078 45
7 Tepelene 153 86 67 84 55 150 0
8 Kavaje 391 252 139 188 48 367 83
Gjithsej 9114 5243 3871 3611 40 8328 675
Burimi: Sherbimi Kombetar i Punesimit, 2004
30
Formimi i personave te mesiperm eshte realizuar ne deget e meposhteme:
Nr Emertimi i Kursit Te trajnuar te certifikuar
1 Anglisht 3375
2 Kompjuter 2167
3 Sekretari 243
4 Robaqepesi 733
5 Italisht 758
6 Kozmetike 147
7 Autoservis 151
8 Hidraulik 199
9 Elektroshtepiake 228
10 Elektrike 106
11 Riparim makina qepese 116
12 Duralumin 41
13 Gjermanisht 23
14 Perpunim qumeshti 22
15 Panele diellore 8
16 Saldator 11
Shuma 8328
Burimi: Sherbimi Kombetar i Punesimit, 2004
Edhe per treguesit e mesiperm mund te themi se vetem dy jane kurse te mirefillta te cilat
mund te formojne profesionalisht si rrobaqepesi, dhe kozmetike. Sidoqofte, donatore
aktive si Swisscontact dhe Parsh po ndihmojne ne pasurimin e metejshem te kurrikulave.
Niveli i larte i punesimit, (92 %) mbas perfundimit te kursit tregon se kerkesa e tregut per
punonjes te kualifikuar eshte e larte dhe kjo eshte nje situate nga e cila duhet te perfitojne
njesoj si grate ashtu edhe burrat.
Megjithese se sistemi vuan mungesat e permendura Ministria po punon si ne drejtim te
zgjerimit te rrjetit te qendrave te formimit professional publik ashtu dhe ne drejtim te
licencimit te qendrave private te formimit profesional.
Rekomandim.
Eshte e rendesishme qe te gjitha te dhenat te jene te zberthyera nga pikepamja gjinore dhe
jo vetem kaq, por qysh ne planifikim duhet mbajtur parasysh perspektiva gjinore. Perpara
planifikuesve te ketyre kurseve duhet te shtrohen pyetjet: kush do te perfitoje nga keto
kurse? A do ti sherbejne keto kurse rritjes se numrit te grave dhe vajzave ne tregun e
punes? Mos ndoshta me kurrikulat e propozuara pa dashje vazhdojme te favorizojme
burrat, edhe per shkak te stereotipeve gjinore qe egzistojne ne shoqeri? Perderisa tregu
eshte i favorshem per punonjes te kualifikuar, ky eshte nje shans edhe per grate. Per te
arritur kete, ne rradhe te pare duhen trajnuar per ceshtje te barazise gjinore vete hartuesit
31
e ketyre kurseve si edhe keshilluesit profesional. Po ashtu duhen rishikuar kurrikulat e
ketyre kurseve per ti bere ato njesoj terheqese dhe te pranueshme si per burrat edhe per
grate.
3.4 Segregimi i Tregut te Punes
Nga analiza e sektorit te arsimit rezulton se arsimi i tanishem ruan riprodhimin e
stereotipeve gjinore ne perzgjedhjen e fushes se studimit, dhe mungon dhe orientimi i
karrieres, qe pengon ne punesim, ose te con vetem drejt profesioneve tradicionale.
Shumica e femrave te punesuara vazhdojne te punojne ne profesione ne te cilat
tradicionalisht kane qene me te perqendruara si ne: arsim, shendetesi etj.
Ne arsimin 8-vjecar femrat perbejne 65% te trupit arsimor perkundrejt 35% qe perbejne
meshkujt (Shtojca Tab.2) Sipas LSMS 2002, ne sektorin e shendetesise grate zene 78.8.0 %
dhe meshkujt rreth 21.2% te te punesuarve. Ne sektorin e komunikacionit dhe transportit
grate zene 9.1% te te punesuarve dhe burrat 90.9%. Kjo diference eshte gjithashtu shume e
madhe ne nje nga sektoret me ne zhvillim ne vend, ne tregti. Ne sektorin e tregtise grate
zene vetem 27.9% kundrejt 72.1% te burrave.
Grafiku i meposhtem na pasqyron diferencat e punesimit femra/meshkuj per sektore te
ndryshem por vetem persa i perket te punesuarve me page.
Graf.2 Te punesuar me page sipas gjinise dhe aktivitetit
0
10
20
30
40
50
60
70
80
90
100
Bujqesi
Industri
Ndertim
Tregti
Hotele, restorante
Transport
Arsim
Shendetesi
te tjera
M F
Burimi: “Femra dhe Meshkuj 2003”- INSTAT
Per sa i perket punesimit ne sektorin shteteror po ti referohemi statistikave (Shtojca Tab.4)
ne grupin e ligjvenesve, nepunesve te larte dhe drejtuesve peqindja e burrave eshte gati sa
dyfishi i perqindjes se grave. Ne grupet e profesioneve si: specialiste dhe nepunes te
thjeshte kjo perqindje eshte me e larte per grate. Ndersa persa i perket grupit te punetoreve
perseri perqindja e burrave eshte gati dy here me e larte se e grave.
Keto diferencime ose me sakte ky segregim i punes sjell me pas edhe nje diferencim te
pagave sic do e shikojme ne seksionin qe vijon.
32
Rekomandim:
Duhet bere kujdes per koordinim sa me te mire te arsimit (universitar, i mesem profesional
por kryesisht edhe kurset dhe trajnimet profesionale) me kerkesat e tregut te punes. Kjo do
te sjelle jo vetem nje rritje ne nivelin e punesimit te grave por edhe nje reduktim te
segregimit te punes se grave ne profesionet vetem tradicionale. Kjo mund te arrihet me
studime te perbashketa te Ministrise se Arsimit dhe Ministrise se Punes, nepermjet sektoreve
perkates, studime te cilat do ti paraprijne programimit me te perafruar te kerkeses me oferten
ne tregun e punes.
3.5 Shpërblimi i Barabartë
Persa i perket shpërblimit te barabarte midis burrave dhe grave neni 115 i Kodit te Punes ne
paragrafin 3 parashikon qe punedhenesi t’u jape burrave dhe grave page te barabarte per
pune me vlere ta barabarte. Ky eshte kufiri i proves me ane te se ciles punedhenesi duhet te
provoje se nuk ka diskriminim. Ky formulim është në përputhje me të gjithe instrumentat
ndërkombëtare (ILO-Konventa nr.100 mbi Shpërblimin e barabartë, 1951), në të cilën
Shqipëria është palë.
Gjatë dekades së fundit niveli i pagës ka ndryshuar vazhdimisht. Deri në fundin e vitit
1989 paga ishte i vetmi burim të ardhurash për tërë popullsinë punëtore.Pagat ishin
percaktuar nga shteti si nje sistem i caktuar te ardhurash bazuar në cilësinë dhe sasinë e
punës kryer. Që nga viti 1991 pagat u rritën në të gjithë sektorët e rëndësishëm
ekonomikë. Për nëpunësit shtetërorë u paraqit një sistem i ri pagash që përfshinte 22
kategori te bazuara ne vleresimin e vendit te punes, që merrte në konsiderate llojin e
punës, përgjegjësite dhe vështirësitë. Ky sistem i ri shënoi fillimin e procesit të
diferencimit midis pagës për punë të kualifikuar dhe asaj të pakualifikuar .
Nese formalisht ne Shqiperi nuk ka diferencim pagash per pune te barbarte midis burrit dhe
gruas, ky diferencim duket ne te ardhurat qe sigurojne burrat dhe grate ne Shqiperi, duke
mbajtur parasysh se pozicionet drejtuese ne vendet e punes dominohen nga meshkujt dhe si
rrjedhim edhe shperblimet qe ata marrin jane shume me te larta se te grave. Ne qofte se do ti
referohemi statistikave te INSTAT-it nga tabela e meposhteme vihet re se ne kategorite e
drejtuesve grate zene 26.7 % nga 73.3 qe zene burrat ndersa kur kalohet ne nivel specialisti
me shkolle te larte perqindjen me te larte e kane grate.
33
Tabela 5 Te punesuar sipas grup profesioneve dhe gjinise, 2003
Gjithsej Femra Meshkuj % Femra
Total Female Male %Female
Te punesuar ne sektorin shteteror 181417 79628 101789 43.9
Ligjvenes, nepunes te larte dhe drejtues 15476 4075 11401 26.3
Specialiste 50935 26525 24410 52
Teknike dhe ndihmes specialiste 47857 21880 25977 45.7
nepunes te thjeshte 15885 8917 6968 56
Punetore 51264 18231 33033 35.6
Burimi: “Femra dhe Meshkuj 2003”- INSTAT, fq.33
Gjithashtu diferencimi vihet re ne pagat e sektoreve ku grate perbejne numrin me te madh te
punonjesve si: shendetesi, arsim etj. Paga mesatare ne shendetesi eshte 12759 leke/muaj, ne
arsim eshte 14785 leke/muaj (sipas LSMS 2002).
Sipas Bankes Boterore, burrat kane pasur mesatarisht me shume te ardhura se grate ne te
gjithe sektoret, pervec OJQ, dhe organizatave donatore dhe humanitare. Ky disavantazh i
grave eshte me i dukshem ne sektorin privat. Ne sektorin publik, mesatarisht, strukturat
shteterore gjithashtu i paguan burrat me shume se grate, ndersa shperblimet per burrat
dhe grate e ndermarrjeve shteterore ishin pothuajse te barabarta. (World Bank, Albania
Poverty Assessment, Qershor 2003, p. 67, bazuar ne te dhenat e LSMS 2002)
Burimi: Albania LSMS, 2002
Rekomandim.
Politikat e pagave nuk mund dhe nuk duhet te jene neutrale nga pikepamja gjinore.
Rishikimi i tyre, ne kuadrin e buxhetimit te programeve publike nga pikepamja gjinore, do
te kontribuonte ne rishperndarjen e forces se punes. Ministria e Punes duhet te mendoje per
34
ngritjen e kapaciteteve te veta ne fushen e buxhetimit nga pikepamja gjinore (gender
budgeting), ne perberje te nje grupi me te gjere specialistesh ne fushen e barazise gjinore
dhe integrimit gjinor ne politikat publike qe ajo duhet ta ngreje brenda Ministrise.
3. 6 Lloje te Ndryshme te Punes
Nenet 14 dhe 15 te Kodit të Punës trajtojne respektivisht punen part-time (me kohe te
pjeseshme) dhe ate ne shtepi. Puna part-time percaktohet si nje kontrate punesimi sipas te
ciles punonjesi eshte i detyruar te punoje me ore, gjysem dite ose me dite, per nje jave te
plote pune me te ulet se puna javore normale me kohe te plote. Punesimi part-time ka te
njejtat te drejta dhe detyrime ashtu si dhe punesimi me kohe te plote.
Puna ne shtepi, ashtu sic percaktohet ne nenin 15, eshte nje kontrate punesimi sipas te
ciles punonjesi i kryen detyrat e tij/e saj ne nje vend te caktuar prej tij/saj sipas kushteve
te dhena nga punedhenesi. Punonjesi qe punon ne shtepi ka te njejtat te drejta me
punonjesin qe punon ne ambjentet ku punedhesi zhvillon aktivitetin e tij.
Po ti referohemi te dhenave te Tab.6 dhe grafikut te meposhtem sipas Anketes LSMS
2002, vihet re qe per grup-moshen 15-24 dhe 25-44 vjeç femrat zene perqindje me te
larte se meshkujt ne punesimin e pjesshem dhe kjo mund te jete per shume arsye: ose jane
me teper te zena me problemet familjare ose me perkujdesjen ndaj femijeve, ose
vazhdojne shkollen, ose eshte e veshtire te gjejne pune me kohe te plote ne tregun e
punes.
Ndersa per sa i perket grup-moshes 55-64 dhe 64+ vjeç jane meshkujt qe kane
perqindjen me te larte ne punesimin e pjesshem. Kjo shpjegohet me faktin se shume gra
te kesaj moshe qe kane dale ne pension jane me te angazhuara me punet e shtepise ose
me perkujdesjen per femijet, niperit dhe mbesat dhe eshte e veshtire gjetja e puneve me
kohe te pjesshme per kete kategori grash.
35
Te punesuarit me kohe te pjesshme sipas gjinise dhe
grup-moshave
0 5
10
15
20
25
30
35
40
45
50
15-24 25-44 45-54 55-64 64+
M F
Burimi: “Femra dhe Meshkuj 2003”- INSTAT
3. 7 Puna e Papaguar
Sic theksuam me siper, terheqja e grave nga tregu i punes nuk eshte vullnetare dhe nuk
tregon aspak per mos angazhim te tyre ne pune te tjera. Grate e kesaj kategorie, si edhe
shumica e grave ne bote, jane te angazhuara ne shtepi me pune te papaguar (kujdesi per
femijet dhe familjaret e tjere, mirembajtja e shtepise etj) dhe per rrjedhoje ato mbeten edhe
jashte skemave te sigurimeve shoqerore.
Koncepti i vleresimit te punes se papaguar ka qene nje nga objektivat krysore te Planit
Boteror per Veprim ne Dekaden e Grave te OKB i adoptuar ne 1975. Kete ceshtje e ngre
gjithashtu edhe Programi i Veprimit i adoptuar ne Kopenhage ne tetor 1989.
Aktualisht ne Shqiperi nuk ka asnje dispozite per te perfshire dhe llogaritur ne GDP e vendit
punen e papaguar qe kryejne grate ne mirembajtjen e shtepise.
Ne mendojme se eshte kritike per zhvillimin ekonomik dhe social te grave por edhe te gjithe
shoqerise qe sigurimet shoqerore te mos diskriminojne se pari ato qe jane te paafta te gjejne
nje pune por sidomos te mos lene pa mbuluar ate pjese te punes se papaguar qe grate bejne
ne familjet e tyre.
Rekomandim
Ne mendojme se, ashtu si ne disa vende te perparuara, ka ardhur koha qe edhe ne Shqiperi
kjo pune e papaguar te njihet dhe te llogaritet ne GDP e vendit. Si e tille, duhen gjendur
mekanizmat qe kjo pune te shperblehet (duke pare edhe pervojen e vendeve te tjera) si page,
si llogaritje ne moshen e pensionit, si kontribut ne sigurimet shoqerore apo rruge te tjera qe
specialistet mund ti gjejne me te pershtatshme.
36
3. 8 Vetëpunësimi dhe Biznesi
Perfshirja e grave në bizneset private është akoma e ulët (gratë drejtuese në biznesin privat
ishin 21% në vitin 1994, 16.8% në vitin 1996 dhe 18% në vitin 1997).
Aktiviteti ekonomik kryesor në të cilën janë përfshirë gratë është:
- Tregti, shitje me shumicë dhe dyqane;
- Shërbimet, (dentist, noterë, avokatë, pernament etj);
- Agro-biznesi dhe industria, (kryesisht produktet e qumeshtit, tekstil, shtëpitë botuese,
rrobaqepësi dhe punimet artizanale).
Pjesa me e madhe e popullsise e vetepunesuar sipas grafikut te meposhtem eshte ne
sektorin e bujqesise, pyjeve, peshkimit.
Tregti
Hotele,
restorante
Arsim
Transport,
Komunikacion
Shendetesi
te tjera
Ndertim
Industri
Bujqesi, Pyje,
Peshkim
Burimi: Femra dhe Meshkuj, 2003, INSTAT
Duke iu referuar bujqesise, pjesa me e madhe e fermave fshatare drejtohen nga meshkuj
ne masen 96% dhe kryesisht te grup-moshes 25-55 vjeç dhe per fermeret femra vihet re
mosha me e larte 65 vjeç (Shtojca Tab. 7;8)
Sipas INSTAT (2003) vetem 17% e te gjithe drejtuesve te biznesit privat jane femra.
Numri me i madh i bizneseve te regjistruara qe drejtohen nga grate eshte perqendruar ne
Tirane (31%), Durres (8.7%), Elbasan(6.2%). 85% e ketyre bizneseve te drejtuara nga
grate ndodhen ne zonat urbane dhe 15% ne zonat rurale.
37
0
20
40
60
80
100
Fushore Kodrinore Malore
Fermeret sipas zonave dhe gjinise
Meshkuj Femra
Burimi: “Parimet e Ekonomise bujqesore”- Prof.As.Dr.Stilian Apostoli, Tirane 2003
Kredite bujqesore, me më shume lehtesira per grate, do te ndihmonin per nje rritje te numrit
te grave fermere. Ne dy studime te kryera nga ACER doli se 78% e kerkesave per huamarrje
behej nga kryefamiljare meshkuj ndersa 5-7% e fermereve marrin hua nga te afermit e tyre.
Rekomandim:
Duke iu referuar dhe objektivit strategjik F.2 te Platformes per Veprim te Pekinit, duhet
konsideruar zgjerimi i mundesive per kreditim nepermjet krijimit te lehtesirave, sidomos
per grate, si nje menyre efikase per stimulimin e bizneseve ne sektorin bujqesor dhe jo
bujqesor dhe rritjen e numrit te grave qe drejtojne keto biznese. Qeveria mund te ndermarre
programe te perbashketa me Ministrine se Punes, Ministrine e Financave dhe Ministrine e
Bujqesise por edhe me ndihmen e agjensive nderkombetare, per te krijuar mekanizmat e
duhura dhe per te monitoruar progresin e ketyre programeve.
38
4. Konkluzione
Pjesemarrja e grave ne tregun e punes eshte mjaft e ulet ne krahasim me ate te
burrave: Sipas INSTAT, ne vitet 2003, 2004 pjesemarrja e grave ne tregun e punes ishte
rreth 46 perqind kundrejt 70 % per burrat. Edhe pse shifrat tregojne nje pjesemarrje te ulet
te grave ne forcat e punes dhe nje nivel punesimi te ulet ne krahasim me burrat, kjo nuk flet
per mungese te tyre ne zhvillimin ekonomik te vendit. Terheqja nga forcat e punes fsheh
brenda vetes jo vetem shkuarjen drejt puneve shtepiake te papaguara por edhe drejt punes se
zeze. Shqetesimi kryesor eshte qe keto jane pune qe nuk paraqiten ne statistika, pra
fshehin pjesemarrjen e vertete te gruas ne forcat e punes, nuk shprehin angazhimet e saj
dhe sigurisht qe prekin te drejtat e saj sepse nuk u sjellin atyre te ardhurat e duhura dhe e
nxjerrin jashte skemes se sigurimeve shoqerore.
Normat e papunesise per grate jane me te larta se ato te burrave. Per vitin 2004
perqindja e grave te papuna ishte 17% kundrejt 12 % per burrat.
Politikat publike te tregut te punes tashme duhet te marrin parasysh edhe faktin qe si
burrat ashtu edhe grate kane pergjegjesi familjare te njejta te cilat ata duan ti kombinojne
me pergegjesite ne tregun e punes.
Politikat qe synojne te pajtojne pergjegjesite familjare me ato te punes mundet ose te
ndihmojne grate te balancojne me lehte keto dy pergjegjesi ose te lehtesojne rialokimin e
nje pjese te pergjegjesise per pune te papaguar tek burrat. Kjo perfshin politika per lejen e
lindjes ose te femijes, politika te kujdesit per femijen dhe arranxhime per pune fleksible.
Megjithate fakti qe Shqiperia nuk e ka ratifikuar akoma konventen No 156 te ILO (viti
1981) mbi Punonjesit me Pergjegjesi Familjare, nuk eshte nje premise optimiste.
Vleresimi i punes se papaguar ne GDP e vendit mund te jete nje sfide e ekonomise
shqiptare ne vitet ne vazhdim. Kjo do te sjelle nje zbutje te pabarazise kryesore qe
egziston midis burrave dhe grave ne fushen e punesimit. Megjithate kjo mbetet akoma nje
ide per tu diskutuar me tej me te gjitha segmentet e shoqerise shqiptare.
Jo gjithmone te dhenat statistikore qe lidhen me punesimin ndahen sipas gjinise.
Eshte shume e rendesishme qe te dhenat te mbahen gjithmone te ndara sipas gjinise ne
menyre qe te monitorohen treguesit e ndjeshmerise gjinore dhe te sherbejne si baze per
argumentim dhe hartim politikash publike qe synojne drejt barazise gjinore
Stereotipet gjinore vazhdojne te jene te forta edhe ne tregun e punes. Shumica e femrave
te punesuara vazhdojne te punojne ne profesione ne te cilat tradicionalisht kane qene me te
perqendruara si ne: arsim, shendetesi etj . Po ashtu burrat vazhdojne tradicionalisht te
mbajne pozicionet drejtuese dhe vendim marrese ne te gjitha organizmat qe rregullojne
tregun e punes.
Megjithese ne Shqiperi ligji garanton pagese te barabarte per pune te barabarta, te
ardhurat totale te burrave jane me te larta se te grave per shkak te pozicioneve me te larta qe
mbajne burrat ne hierarkine e drejtimit. Nga te dhenat del se sa me lart te ngjitesh ne
39
hierarkine e drejtimit te ekonomise dhe shoqerise aq me pak gra gjenden atje. Po ashtu edhe
bizneset jane ne dore te burrave. Vetem 17 % e grave drejtojne nje ose me shume biznese.
Mekanizmi shteteror per barazi gjinore eshte ngritur prej pak vitesh ne Shqiperi por
eficienca e tij le per te deshiruar. Qeveria shqiptare ka ratifikuar shumicen e konventave
nderkombetare qe synojne barazine gjinore ne te gjitha fushat si dhe ka ngritur nje
legjislacion te mire por duket se politikat publike, edhe ne fushen e punesimit, vazhdojne te
te bejne pak ose aspak per te ngushtuar pabarazine gjinore.
40
Shtojca
41
1. Permbledhje e Rekomandimeve
Perfaqesimi ne vendimmarrje
Raporti i perfaqesimit ne vendim marrje ne fushen e punesimit eshte absolutisht ne disfavor
te grave. Ministria duhet te filloje perpjekjet per te permiresuar nivelin e perfaqesimit te
grave ne pozicionet vendim marrese te te gjitha organizmave qe drejtojne tregun e punes.
Nje balance me e ekulibruar gjnore ne pozicionet vendim marrese do te reflektoje me mire
edhe ne politikat e punesimit dhe sherbimeve sociale te shprehura nepermjet strategjive dhe
dokumentave te tjera vizionare apo ekzekutive. Ajo do te reflektoje gjithashtu edhe ne nje
perceptim me te drejte te rolit te grave ne drejtimin e ketij sektori.
Nga ana tjeter, ky raport eshte vetem elementi i pare, i prekshem, drejt barazise gjinore
ne fushen e menaxhimit dhe vendim marrjes dhe perkon plotesisht me objektivin specifik
qe Shqiperia ka marre persiper ne kuadrin e OZHM: Nxitja e barazise gjinore dhe
pjesemarrjes se grave ne vendim-marrje.
Çeshtjet e ngacmimit seksual
Perderisa nuk funksionon ligji per ngacmimet seksuale kjo do te thote se ceshtjet e
ngacmimit seksual kerkojne fillimisht nje trajtim me instrumenta me te gjera se sa ato
ligjore. Ministria mund te mendoje per te planifikuar fushata sensibilizuese, trajnime
specifike, studime te mirefillta qe mund ti ndermarrin segmente te caktuar te shoqerise civile
ne bashkepunim me nje berthame ekspertesh gjinore brenda Ministrise.
Kushtet e punes
Ministria duhet te pozicionohet drejt ne kete pike, duke mobilizuar mekanizmat e saj zyrtare
te cilat duhet te luftojne per standarte konkrete ne kete fushe, duke ndermarre vezhgime dhe
studime periodike qe mbajne parasysh perspektiven gjinore. Ne kete fushe Ministria mund
te kerkoje bashkepunimin e organizmave te specializuar por edhe te mediave.
Perceptimet e jashtme dhe te brendshme
Ministria mund te kerkoje bashkepunimin e organizatave te specializuara per te ndermarre
vezhgime ne lidhje me perceptimet gjinore brenda institucioneve. Kjo do te kontribuoje per
te rivleresuar shkallen e vetedijes gjinore brenda Ministrise e per te kuptuar me mire ceshtje
te rendesishme te barazise gjinore ne shoqeri
Pjesemarrja ne tregun e punës
Rritja e nivelit te punesimit dhe e pjesemarrjes ne forcat e punes nepermjet formave te
ndryshme motivuese dhe mbeshtetese, si trajnime per profesione te reja qe kerkohen nga
tregu i punes, nxitja e hapjes se bizneseve te vogla etj. Krahas kesaj duhet nje informacion
statistikor me i plote per keto dy tregues. Kjo nenkupton edhe nje matje me te plote te
42
punes se zeze ne menyre qe te pasqyrohet sa me i plote aktiviteti i grave ne menyre qe kjo
pune te mos i perjashtoje ato nga skema e sigurimeve shoqerore.
Niveli i papunesise
Per nje njohje sa me te mire te problemit te papunesise tek grate dhe burrat duhen te
dhena te plota e te sakt ne menyre qe te shikohet kush jane te papunet femra dhe meshkuj,
cfare arsimi kane, cfare karakteristikash te tjera kane etj. Kjo do te mundesoje edhe
pergjigje me efikase dhe ne kete menyre mund te adresohen programe te suksesshme per
punesimin e tyre.
Aktualisht nuk ka te dhena qe tregojne se cila kategori (burrat apo grate) perfitojne me
shume nga kjo ndihme, apo si shikohet dhe trajtohet kjo ndihme nga familja. Do te ishte
shume e rendesishme qe edhe programi i ndihmes ekonomike te mbeshtetej ne te dhena te
dizagreguara sipas gjinise ne menyre qe te kishim nje paraqitje me te plote te varferise ne
vend. Te dhena te tilla mund te sillnin fakte interesante mbi impaktin real te ndihmes
ekonomike. Fakti qe nuk ka shifra te disagreguara eshte nje mangesi e madhe, pasi nuk
mund te kuptosh se kush jane perfituesit dhe cfare karakteristikash kane.
Formimi profesional
Eshte e rendesishme qe te gjitha te dhenat te jene te zberthyera nga pikepamja gjinore dhe
jo vetem kaq, por qysh ne planifikim duhet mbajtur parasysh perspektiva gjinore. Perpara
planifikuesve te ketyre kurseve duhet te shtrohen pyetjet: kush do te perfitoje nga keto
kurse? A do ti sherbejne keto kurse rritjes se numrit te grave dhe vajzave ne tregun e
punes? Mos ndoshta me kurrikulat e propozuara pa dashje vazhdojme te favorizojme
burrat, edhe per shkak te stereotipeve gjinore qe egzistojne ne shoqeri? Perderisa tregu
eshte i favorshem per punonjes te kualifikuar, ky eshte nje shans edhe per grate. Per te
arritur kete, ne rradhe te pare duhen trajnuar per ceshtje te barazise gjinore vete hartuesit
e ketyre kurseve si edhe keshilluesit profesional. Po ashtu duhen rishikuar kurrikulat e
ketyre kurseve per ti bere ato njesoj terheqese dhe te pranueshme si per burrat edhe per
grate
Segregimi i tregut te punes
Duhet bere kujdes per koordinim sa me te mire te arsimit (universitar, i mesem profesional
por kryesisht edhe kurset dhe trajnimet profesionale) me kerkesat e tregut te punes. Kjo do
te sjelle jo vetem nje rritje ne nivelin e punesimit te grave por edhe nje reduktim te
segregimit te punes se grave ne profesionet vetem tradicionale. Kjo mund te arrihet me
studime te perbashketa te Ministrise se Arsimit dhe Ministrise se Punes, nepermjet sektoreve
perkates, studime te cilat do ti paraprijne programimit me te perafruar te kerkeses me oferten
ne tregun e punes.
43
Shpërblimi i barabartë
Politikat e pagave nuk mund dhe nuk duhet te jene neutrale nga pikepamja gjinore.
Rishikimi i tyre, ne kuadrin e buxhetimit te programeve publike nga pikepamja gjinore, do
te kontribuonte ne rishperndarjen e forces se punes. Ministria e Punes duhet te mendoje per
ngritjen e kapaciteteve te veta ne fushen e buxhetimit nga pikepamja gjinore (gender
budgeting), ne perberje te nje grupi me te gjere specialistesh ne fushen e barazise gjinore
dhe integrimit gjinor ne politikat publike qe ajo duhet ta ngreje brenda Ministrise
Puna e papaguar
Ne mendojme se, ashtu si ne disa vende te perparuara, ka ardhur koha qe edhe ne Shqiperi
kjo pune e papaguar te njihet dhe te llogaritet ne GDP e vendit. Si e tille, duhen gjendur
mekanizmat qe kjo pune te shperblehet (duke pare edhe pervojen e vendeve te tjera) si page,
si llogaritje ne moshen e pensionit, si kontribut ne sigurimet shoqerore apo rruge te tjera qe
specialistet mund ti gjejne me te pershtatshme.
Vetëpunësimi dhe biznesi
Duke iu referuar dhe objektivit strategjik F.2 te Platformes per Veprim te Pekinit, duhet
konsideruar zgjerimi i mundesive per kreditim nepermjet krijimit te lehtesirave, sidomos
per grate, si nje menyre efikase per stimulimin e bizneseve ne sektorin bujqesor dhe jo
bujqesor dhe rritjen e numrit te grave qe drejtojne keto biznese. Qeveria mund te ndermarre
programe te perbashketa me Ministrine se Punes, Ministrine e Financave dhe Ministrine e
Bujqesise por edhe me ndihmen e agjensive nderkombetare, per te krijuar mekanizmat e
duhura dhe per te monitoruar progresin e ketyre programeve
44
2. Tabela dhe Grafike
Tab.1 Shkalla e papunesise se regjistruar 1993-2003
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002* 2003 2004
Te papune te
regjistruar 22 18 12.9 12.3 14.9 17.7 18.4 16.8 14.5 15.8 15
14.4
Meshkuj 21 17 11.6 11.4 13.8 15.8 16.4 14.9 13.2 13.6 12.9 12.4
Femra 24 20 14.8 13.6 16.6 20.9 21.4 19.3 16.6 19.1 18.2 17.5
Burimi: “Femra dhe Meshkuj 2003” - INSTAT
Tab. 2 Te punesuar sipas gjinise, statusit ekonomik dhe aktivitetit
Te punesuar me page
Te vetepunesuar
dhe ndihmes ne
familje
Total
M F Total M F Total M F Total
Bujqesi, Pyje, Peshkim 1.3 0.6 1.9 45.5 52.6 98.1 46.8 53.2 100
Industri 54.4 30.7 85.2 10.4 4.4 14.8 64.8 35.2 100
Ndertim 89.1 1.6 90.7 9.1 0.2 9.3 98.2 1.8 100
Tregti 29.3 8.5 37.8 42.7 19.5 62.2 72.1 27.9 100
Hotele, restorante 31.1 31.1 62.2 25.4 12.4 37.8 56.4 43.6 100
Transport, Komunikacion 55 8.4 63.4 36 0.7 36.6 90.9 9.1 100
Arsim 35.9 64 99.9 0.1 0 0.1 36 64 100
Shendetesi 17.8 77 94.7 3.4 1.8 5.3 21.2 78.8 100
te tjera 65.9 25.5 91.4 6 2.6 8.6 71.9 28.1 100
Burimi: “Femra dhe Meshkuj 2003”- INSTAT
45
Tabela 3
Te vetepunesuar dhe ndihmes ne familje pa pagese
0
10
20
30
40
50
60
Bujqesi
Industri
Ndertim
Tregti
Hotele, restorante
Transport
Arsim
Shendetesi
te tjera
M F
Burimi: “Femra dhe Meshkuj 2003”- INSTAT
Tabela 4 Te punesuar sipas grup profesioneve dhe gjinise, 2003
Gjithsej Femra Meshkuj % Femra
Total Female Male %Female
Te punesuar ne sektorin shteteror 181417 79628 101789 43.9
Ligjvenes, nepunes te larte dhe drejtues 15476 4075 11401 26.3
Specialiste 50935 26525 24410 52
Teknike dhe ndihmes specialiste 47857 21880 25977 45.7
nepunes te thjeshte 15885 8917 6968 56
Punetore 51264 18231 33033 35.6
Burimi: “Femra dhe Meshkuj 2003”- INSTAT
46
Tab.5 Niveli i Punesimit 1993-2003
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004
Niveli i
punesimit 59.3 65 62.5 60.3 59 57 56 55.1 60.1 52.1 51.1
49.4
Meshkuj 67.9 74.8 74.7 72.6 74 71 69 66 70.2 63.9 62.6 60.1
Femra 50.6 55 50.2 47.9 45 43 42 44.1 49.6 39.7 39.1 38.3
Burimi: “Femra dhe Meshkuj 2003”- INSTAT
Tab. 6 Te punesuarit sipas grup-moshave, gjinise dhe oreve te zakonshme te punes
Grup
Te punes.me kohe te
plote
Te punes. me kohe te
pjes. Gjithsej
Mosha M F Total M F Total M F Total
15-24 26.4 22.8 49.2 21.5 29.3 50.8 47.9 52.1 100
25-44 40.9 25.3 66.3 12.6 21.2 33.7 53.5 46.5 100
45-54 46.2 24.5 70.7 14.2 15.1 29.3 60.4 39.6 100
55-64 44.9 12.4 57.2 25.2 17.6 42.8 70 30 100
64+ 28.9 3.8 32.7 46.7 20.6 67.3 75.6 24.4 100
Shenim: Te dhenat i referohen Rezultateve te Anketes se Matjes se Nivelit te jeteses, LSMS 2002
Tabela 7 Fermeret sipas gjinise
Zona ekologjike Meshkuj Femra
Numri % Numri %
Fushore 126500 92.7 9900 7.3
Kodrinore 81000 97.1 2400 2.9
Malore 196300 98.1 3900 1.9
Totali 403800 96.1 16200 3.9
Burimi: “Parimet e Ekonomise bujqesore”- Prof.As.Dr.Stilian Apostoli, Tirane 2003
47
Tabela 8 Fermeret sipas grup-moshes dhe gjinise
Grup-mosha Fermere
Meshkuj Femra
deri 25 Vjeç 1.9 0
25-55 63.6 27.8
56-65 20 30.9
65+ 14.5 41.3
Burimi: “Parimet e Ekonomise bujqesore”- Prof.As.Dr.Stilian Apostoli, Tirane 2003
48
3. BIBLIOGRAFI
• Albania LSMS, 2002
• Astrida N, Gender Mainstreaming in Practice, handbook, UNDP 2002
• Carol Miller and Shahra Razavi,GENDER ANALYSIS: ALTERNATIVE
PARADIGMS, 1998
• Diskriminimi i Gruas ne Tregun e Punes, studim, Th. Karaj, Edlira Haxhiymeri,
Eglantina Gjermeni, Edmond Rrapti, fq.32, Tirane, Pegi, 2004.
• EuroStep: Gender Policy Analysis, 2004
• Femra dhe Meshkuj 2003 – INSTAT
• Gender Equality in the Labor Market-Summary Report, HRD Canada, March
2003
• Gender in Transition, Pierella Paci, World Bank, Washington D.C. 2001
• Gender Mainstreaming, an Overview, United Nations, New York, 2002
• Hartimi i Legjislacionit me Kendveshtrim Gjinor, UNDP Albania, 2003
• Integrimi gjinor ne arsim, I. Tahsini, botim i Qendres se Gruas, 2004.
• Integrimi Gjinor ne Politikat Publike, Manual Trajnimi, botim i Qendrës “Aleanca
Gjinore per Zhvillim”, Tirane, 2004
• Kamla Bahsin, Të kuptosh përkatësinë gjinore, botim i Qendrës së Gruas
• OECD High Level Conference, Oslo, 12–13 October 1998: Concluding remarks
• OECD, Reaching the Goals in the S-21: Gender Equality and Education, Feb.
1999
• OECD2002,2003, Babies and Bosses: Reconciling Work and Family Life, volume
1,2;
• Parimet e Ekonomise bujqesore”- Prof.As.Dr.Stilian Apostoli, Tirane 2003
• Per Barazine Gjinore ne Shqiperi, Ligj per barazine gjinore ne shoqeri, Nr. 9198,
date 1.7.2004. UNDP Albania, 2004.
49
• Qendra e Aleances Gjinore per Zhvillim, Perkatesia Gjinore dhe Zhvillimi, Tirane
2004
• Raporti kombetar i OZHM, Tirane, 2004
• Raporti Kombetar i Zhvillimit Njerezor, UNDP 2004
• Strategjia e Sherbimeve Sociale, fq.13, MPCS, 2004.
• UNDP, Learning and Information Pack: Gender Analysis, January 2001
• XII Inter-American Conference of Ministers of Labor, informative document,
October 2001
50
4. SHKURTIME
CEDAW – (Convention on the Elimination of All Forms of Discrimination Against
Women)– Konventa per Zhdukjen e te Gjitha Formave te Diskriminit ndaj Grave
ECOSOC – (Economic and Social Council) – Keshilli Social dhe Ekonomik (i Kombeve
te Bashkuara )
GDP – (Gross Domestic Product) – Prodhimi i Brendshem Bruto – PBB
ILO – International Labor Office – Zyra Nderkombetare e Punes
INSTAT – Instituti i Statistikave
IOM – International Organization on Migration – Organizata Nderkombetare e Migrimit
ISHP – Inspektoriati Shteteror i Punes
KMB – Komiteti per Mundesi te Barabarta
LSMS – (Living Standards Measurement Survey) - Anketa e Matjes se Nivelit te Jeteses
MPCS – Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale
OECD – Organization on Economic Cooperation and Development –Organizata per
Zhvillim dhe Bashkepunim Ekonomik
OJQ – Organizata Jo Qeveritare
OKB – Organizata e Kombeve te Bashkuara
OSBE – Organization on Sigurimin dhe Bashkepunimin Europian
OZHM – Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit
QFP – Qendra e Formimit Profesional
RSH – Republika e Shqiperise
SHKP – Sherbimi Kombetar i Punesimit
SKZHES – Strategjia Kombetare e Zhvillimit Ekonomik e Social
SPFP – Strategjia e Punesimit dhe Formimit Profesional
51
UNDP – (United Nations Development Program) – Programi i Kombeve te Bashkuara
per Zhvillim
UNICEF – United Nation Children’s Fund- Fondi i Kombeve te Bashkuara per Femijet
VKM – Vendim i Keshillit te Ministrave