e shtunë, mars 24, 2007

EMËRTIMI “LUGINA E PRESHEVËS” – KONCEPT ANTISHQIPTAR

Shkruar nga Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Sipas onomasiologëve, emërvendi është tapia e një vendi. Madje, do të thosha, letërnjoftimi i një vendi në takimin e parë me të. Për këtë shkak akëcili pushtues në një vend, emërvendet i përshtat për gjuhën e tij, dhe njëkohësisht për të ardhmen e pronësisë së tij të pretenduar. Së këndejmi, të ardhme, së fundi të vonuar, kanë vetëm popujt e okupuar, të cilët nuk heqin dorë nga emërvendi - dëshmi e prekshme e tapisë së pronësisë. Kjo aftësi e rezistencës më shumë se akëcilit popull i ka munguar shqiptarit dhe veçanërisht bajraktarëve të këtij populli, të cilët, për interesa të tyre politike me synim të përjetshëm, janë treguar dhe tregohen, kurdoherë, shkurtëpamës dhe servilë para kërkesave dhe interesave të të huajve. Nuk mund të ta përdorë konceptin “klasë politike”, siç po përdoret në përditshmërinë tonë, sepse klasa politike ka afat të përdorimit që skadon pas akëcilit dështim të parë. Nuk ka dështim më të madh se të heqësh dorë nga emërvendi që dëshmon tapinë e pronësisë, siç ka ndodhur dhe po ndodhë aktualisht me heqjen e emërvendit “Kosovë Lindore” dhe futjen e konceptit me kuptim gjeografik “Luginë” përkatësisht “Luginë e Preshevës”.

Presheva

Se cila është rëndësia e emërvendit si tregues i pronësisë historike dhe etnike nuk kemi nevojë të bredhim nëpër përvojat e popujve të ndryshëm. Ndalemi vetëm në përvojën e pushtuesit serb të tokave shqiptare. Shumë vite para se Serbia të fitonte pavarësinë nga Perandoria Osmane, ish- Vilajetin e Kosovës, i cili kishte mbi 43 000km2 të pjesës qendrore të provincës romake të Dardanisë, nisi t’i quante “Stara Srbija”. Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit këtë koncept e zgjeroi deri në Adriatik, për tërë pjesën gege të Shqipërisë Etnike. Pas ricopëtimit të Shqipërisë më 1913, dhe gjatë periudhës së Jugosllavisë versajese, në vend të nocionit “Stara Srbija” u fut emërtimi “Južna Srbija”, por tashti ky koncept përfshinte vetëm pjesën shqiptare të aneksuar Serbisë. Në periudhën e Jugosllavisë avnojiste koncepti “Južna Srbija” u ngushtua vetëm për një pjesë të viseve të cilat Cfijiq i quante “Moravska dolina”. Ky territor tashti kapte rrafshlartën nga Vranja deri në kufirin me shtetin kominternist Maqedoni.

Në periudhën e ekzistimit të Vilajetit të Kosovës viset e Kosovës Lindore, quheshin, si edhe akëcila pjesë e Kosovës, me atributet nahi e kaza, të Leskocit apo Preshevës, në kohë të caktuar, por gjithmonë pjesë të Vilajetit të Kosovës. Konceptin Kosovë Lindore e hasim gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në observimet e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, përkatësisht për viset kufitare etnik juglindore të Shqipërisë. Në periudhën e Lëvizjes Gjithëpopullore të Unitetit Kombëtar Shqiptar përmes faljes së hasmërive, më 1990/92, koncepti “Kosovë Lindore” gjeti përtëritje veçanërisht në shkrimet afirmative për Lëvizjes së Pajtimit. Këso kohe këtë koncept e gjejmë të përvetësuar nga pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare dhe në shtyp. Mirëpo, në Referendumin për “Autonomi Politike e Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”, të marsit 1992, emërvendi “Kosovë Lindore” u mbivotua nga liderët e moderuar, siç do të thoshte Skënder Latifi, të cilët preferuan konceptin “shqiptarët e rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Pra, “klasa politike” e këtyre viseve shqiptare etnike hoqi dorë nga koncepti “Kosovë Lindore”, hoqi dorë nga tapia e vendit, ndonëse kjo tapi tashti kishte gjetur vend në librat shkollor e studimor historiografikë, etnografikë e gjeografikë. Në janar të vitit 1995 doli nga shtypi libri: “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951”, të cilën autori, recensuesit dhe kritikët e kanë mbiquajtur “Tapia Shqiptare e Kosovës Lindore”. Ishte titulluar kështu për të vetmin qellim: Dëshmi e argumentuar e shqiptarësisë së vendit, e kultivuar dhe e fisnikëruar me gjakun shqiptar.

Një ekzemplar i kësaj dëshmie iu dhurua “liderit” Rizah Halimi, aso kohe kryetar partie e kryetar komune në Preshevë. Se si e priti ai, dhe partia e tij, këtë fitore të shkencës shqiptare të fituar me mund dhe me shumë sakrifica, në rrethana të aparteidit më të egër serb antishqiptar, mund të kuptohet edhe vetëm nga e dhëna e mëposhtme. Për shitje, anëtarëve të partisë së tij, e cila tregohej mullëza e shqiptarisë së “shqiptarëve të rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, iu lanë 32 ekzemplarë. Pas rreth dy vjetësh, kur autori i librit shkoi për t’i marrë lekët, për habinë e tij, zyrtari i partisë, një profesor i shkencave ekzakte, i thotë: “Librat nuk janë shitur, sepse këtu nuk shkojnë librat fetar...!” Që habia të jetë edhe më e madhe, paketat me libra fare nuk ishin hapur. U kuptua qartë se as ekzemplari i falur për Partinë nuk ishte lexuar, fare!?! Nuk duhet kuptuar këtë fakt si mllef personal të autorit. Të quhej ai libër “fetar” ishte më shumë se shkelje mbi gjakun e martirëve dhe të dëshmorëve të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore, e më gjerë, ishte mohim i tapisë shqiptare të Kosovës Lindore.

Nuk është më pak antishqiptar as koncepti “Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” që i ofrohej konceptit “shqiptarët e rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Pra, edhe themeluesit e UÇPMB-së, ndonëse me pushkë në dorë, në male, në pozitë më të mirë se politikanët e moderuar, hoqën nga tapia shqiptare e vendit, nga dëshmia e prekshme e pronësisë që tregonte se pjesë e cilit vend, dhe të cilit komb, janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ky koncept Uçëpëbëmëist ndoshta ishte si alternativë për ta anashkaluar konceptin “Lugina e Preshevës” të cilin e përfoli, me gjasë, për të parën herë në arenën ndërkombëtare, sekretarja e shtetit të SHBA-ve, Zonja Medlin Ollbrajt. Koncepti “Lugina e Preshevës” do të përligjësohet veçanërisht me Marrëveshjen e Konçulit, më 12 maj 2001, përkatësisht më 1 gusht 2002, me rastin e formimit të Këshillit Koordinues të Përfaqësuesve Politikë Shqiptarë të Luginës së Preshevës. Tashti vetëm mund të vajtojmë.

Nga kjo pasqyrë e shkurtër e lëvizjes së konceptit gjeopolitik të mësipërm del qartë se shqiptarët, pikërisht bajraktarët e tyre në rend të parë, kanë hequr dorë nga argumenti i prekshëm i tapisë së vendit. Koncepti “Kosovë Lindore” ngërthente në vete këtë tapi të pronësisë, kurse koncepti “Lugina e Preshevës” nuk tregon përkatësinë e tapisë. Ajo mund t’i takojë, dhe do t’i takojë atij vendi dhe atij kombi që është më i forti. Pra, mund ta posedojë Serbia, e cila përmes gojës së Nebojsha Çoviqit, ka nisur ta quaj “Jug Centralne Srbije”, por mund t’i takojë edhe Bullgarisë, aktualisht përmes Maqedonisë kominitenisto-amerino-evropiane. Duhet gjak tjetër që t’i rikthehet tapia e vendit amë, Kosovës, sepse liderët e saj politikë e luftarakë kanë hequr dorë nga tapia e saj historike dhe etnike kosovaro-shqiptare. Së këndejmi, edhe me një pezëm të humbësit, kumtesën time e titullova, doradorës, Emërtimi “Lugina e Preshevës” - koncept antishqiptar. Ky gabim është i pariparueshëm.

A do të bëhemi popull ?!

Shkruar nga Ismet Hajrullahu

Nuk e di pse mu kujtua një batutë therëse por realiste , se pesëqind vjet ishim Milet, njëqind vjet Narod, dhe që sa vjet Pipell, por Popull ende jo ! Ndoshta për shumëkë kjo thënie do të ngjajë paksa humoristike, për disa paksa vulgare por në fakt kjo batutë tregon realitetin tonë të hidhur tragjiko-komik. Kjo batutë është shumë domethënëse, pasi mjerisht edhe pas kaq vjetësh nga largimi i trupave serbe ne ende nuk po mundemi të bëhemi “popull”, dhe kjo për shumë “arsye”.

E para : Zgjidhja e problemit të Kosovës është trajtuar thjeshtë si çështje parciale dhe jo si çështje shqiptare.

E dyta: Çështja njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk është shtruar asnjëherë me seriozitet.

E treta: Pranimi i bisedimeve me Serbinë ende pa u njohur shtetësia e Kosovës.

E katërta: Pranimi i identitetit të ri kosovar !!

Këto çështje të gabuara pa dyshim i adresohen liderëve politikë, të cilët me gabimet e njëpasnjëshme, herë duke e injoruar çështjen si ajo e trashëgimisë kulturore të Kosovës, herë duke i injoruar pasojat e çështjes së decentralizimit, e herë duke treguar naivitet politik prej të mituri, e kanë sjellë Kosovën deri në këtë stad degradimi dhe poshtërimi. Ndryshe si mund të kuptohet imponimi i palës serbe se me kë ajo mund të ulet për të negociuar, anulimi i vizitës së kryeministrit të Kosovës z. Çeku në Vjenë, për të cilën shkruan edhe “Koha ditore e 1 marsit 2007, vetëm e vetëm se pala serbe ka paraqitur një ankesëkërcnim “se nëse vjen kryeministri Çeku (i cili ende ndiqet penalisht nga shteti serb me akuzën si ish-drejtues i lartë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) në diskutime në Vjenë, ata do të bojkotojnë procesin statusor”. A s`është ky një fakt tjetër që pala serbe, si shumë herë të tjera, në bisedimet në Vjenë është ajo që po i bën rregullat e lojës?!

Në fakt serbët nga humbësit e mëdhenj të luftës, gjatë këtyre tetë viteve, falë gabimeve adoleshente te lidershipit politik të Kosovës, u faktorizuan duke ua krijuar atyre shpresën se mund ta kthejnë edhe një herë koloninë e tyre Kosovën.

Nuk është diçka e re nëse themi se Serbia është më shumë e interesuar për territore se sa për statusin e qytetarëve “serbë” të Kosovës. Kjo tanimë është e qartë si drita e diellit. Për këtë jo pak herë në mediat elektronike kemi dëgjuar nga vetë serbët e zhvendosur në Serbi, se ata jo rrallëherë atje trajtohen si shqiptarë. Ndoshta kjo është e vetmja qasje realiste e Serbisë, pasi në të vërtetë “serbët” e Kosovës janë shqiptar të besimit ortodoks të asimiluar nga pushtimet e gjata serbo-sllave të territoreve shqiptare. Kjo mund të faktohet edhe me rastin e një sërë fshatrash shqiptare të besimit ortodoks të Mavrovës në Maqedoni, apo si ai i fisit Kuq në Mal të Zi, nga vjen edhe Markë Milani etj..

Tanimë shqiptarët në këtë dimër “të butë” e kanë kuptuar se “alfa” e çdo gjëje është në mos bashkimi me Shqipërinë, pavarësia dhe sovraniteti i plotë i Kosovës.

Të gjithë shqiptarët tani më e kanë të qartë se me draftpropozimin e Ahtisarit, Serbia do ta humbas sovranitetin mbi Kosovën, ashtu siç e kanë të qartë se po me atë draftpropozim do të krijohen premisa pozitive për Serbinë për ta rifituar atë sovranitet të humbur mbi Kosovën me krijimin e etnisë shtetformuese serbe, që nuk e kalon pesë përqindëshin e popullsisë së këtij vendi. Dhe parë nga ky kënd, deklarata e njërit nga pjesëmarrësit e bisedimeve të Vjenës z. Fatmir Limaj, në një intervistë të dt. 2. 2. 2007 për gazetën “Epoka e re” e fuqizon këtë mendim kur pohon se “shteti i Kosovës do të ketë probleme të njohura dhe të pa njohura”. Ky lloj shteti, a nuk ta kujton lindjen e një fëmije me shumë të meta fizike dhe psikike prej të cilit duhet të presim zhvillim harmonik dhe perspektiv !?
Nisur nga këto fakte , Protestat e dhjetë shkurtit, janë protesta që përfundimisht do ta ndryshojnë rrjedhën e ardhshme të ngjarjeve, të cilat sipas shumë simptomave do të jenë dramatike për Kosovën.

Po fillon periudha e rrezikshme e “kosovarizimit” të shqiptarëve

Shkruar nga Ahmet Qeriqi

Shpallja e konkursit për simbolet e reja të Kosovës nga kryesia e Kuvendit, përmbajtja e “pakos” së Ahtisarit, e cila parasheh formimin e një entiteti të ri me disa elemente të shtetësisë në Kosovë, dhe tërë procesi politik nëpër të cilin po kalon vendi ynë, janë problemet me të cilat po ballafaqohemi në drejtim të lëkundjes së rrezikshme të identitetit tonë kombëtar.
Tashmë po kuptohet mirëfilli se çfarë rreziku është përgatitur për kombin shqiptar, nën maskën e krijimit të një Kosove multietnike. Politikanët tanë këtë formulë e kanë pranuar pa asnjë rezervë, ndoshta edhe duke mos e hetuar me kohë rrezikun që parashihte përkufizimi i tillë, në esencë antikombëtar.

Tash kur Kosova po konfigurohet si një krijesë, ende e patrajtë dhe e pa formë, kur KS i OKB-së po përgatitet për të përcaktuar një status special të mbikëqyrur dhe me një prani të fortë politike e ushtarake ndërkombëtare, po ndihet edhe nevoja për krijimin sa më parë të disa simboleve, të cilat do ta identifikojnë këtë, ta themi entitet me disa komponente shtetërore.
Nisur nga qëndrimi unik i bashkësisë ndërkombëtare se Kosova do të jetë një sajesë mulitetnike, kuptohet mirëfilli se ajo duhet të ketë edhe simbole multietnike, që do të thotë simbole të përziera e të tiganisura: shqiptare, serbe, turke, rome, ashkali, boshnjake, e çka jo. Dhe në këtë “kazan mulietnik” nuk mund të konceptohet asnjë identitet i mirëfilltë, edhe pse Kosova ka më shumë se 90 për qind pjesëtarë të kombit shqiptar.
Shpallja e konkursit për simbolet e Kosovës nga Kryesia e Kuvendit , është bërë sa për sy e faqe, sa për të arsyetuar punën dhe angazhimin e kuvendarëve, edhe në këtë drejtim, sepse pavarësisht nga angazhimi i tyre në përzgjedhjen e simboleve, formën, përmbajtjen, ngjyrën dhe definicionet do t’ i vendos dhe do t’i vulos një instancë ndërkombëtare, e cila mund të mos marrë fare në konsiderim asnjë propozim të kuvendarëve tanë, ashtu sikurse nuk e ka marrë parasysh as rezolutën, me të cilën, Kuvendi i Kosovës në vitin 2001 bëri përpjekje për të mos iu dhënë sllavomaqedonëve 2400 hektarë tokë të vendit tonë.

Është edhe një e vërtetë tjetër në këtë mes. Simbolet e reja të Kosovës nuk do të prekin simbolet e veçanta kombëtare, të cilat në këtë rast nuk do të kenë asgjë të përbashkët me simbolet, që do të quhen shtetërore, apo simbolet e entitetit të Kosovës. Këto simbole do të afishohen në festa kombëtare, në dasma, nëpër akademi përkujtimore dhe në aktivitete kulturore.
Dhe pikërisht me përzgjedhjen apo imponimin nga ndërkombëtarët të simboleve të Kosovës multietnike fillon edhe periudha e rrezikshme e kosovarizimit të shqiptarëve, periudha e një shkizme të re, gjithsesi shumë e dëmshme për kombin në përgjithësi. Sepse pas disa dekadave, Kosova do të ketë një identitet autentik, që do të jetë pjellë e përzierjes kombëtare, fetare, dhe racore. Ky edhe ka qenë dhe është synimi strategjik i politikës së bashkësisë ndërkombëtare, sepse me shuarjen graduale të identiteteve kombëtare, shuhen edhe aspiratat për liri e bashkim kombëtar, shuhen edhe dallimet mes popujve dhe natyrisht se nëse ndodh kjo shuhen edhe faktorët që ndikojnë në gjenerimin e krizave të kësaj natyre.

Këto pretendime gjithsesi se janë utopike, sepse edhe për shumë vjet e mot do të ketë në Kosovës shqiptarë kokëfortë e idealistë që nuk do ta pranojnë ndërrimin e identitetit kombëtar, do të ketë edhe serbë në Kosovë, që kurrsesi nuk do të pranojnë të kosovarizohen. Sa u përket etnive të tjera ato do të jenë dekor plotësues të këtij farë multietniteti, jo vetëm virtual.

Shqiptarët e Kosovës, të ushqyer me idealizmin çlirimtar kombëtar, me vlerat autentike afirmative dhe pozitive kombëtare, tashmë të përjetësuar me idealet ademjasharjane të qëndresës dhe sakrificës për liri, nuk do të pranojnë ta ndërrojnë identitetin, por koha me siguri se do ta bëjë të veten.
Jo të gjithë shqiptarët e vendit tonë kanë pasur, apo e kanë sentiment të shenjtë kombin, atdheun dhe bashkimin kombëtar. Ashtu sikurse edhe te popujt e tjerë, edhe në mesin tonë ka shtresa lehtë të konvertueshme, të cilat do të prijnë në procesin e kosovarizimit, ashtu sikurse në kohën e Titos, kur pjesëtarë të kombeve të ndryshme regjistroheshin me përkatësi kombëtare si jugosllavë, duke pretenduar krijimin e një kombi unik pansllav, në këtë pjesë të Ballkanit.
Mendoj se “kosovarizimi” do ta ketë të njëjtin fat sikur dikur “jugosllavizimi”. Çështja e ndërrimit të simboleve, nuk është një lajm i mirë për kombin, por ky veprim mund ta përshpejtojë hapjen për trajtim të çështjes shqiptare në Ballkan.

e premte, mars 23, 2007

Me shkas edhe nje here:Kolonizimi i ri Kosovës nga Serbia

Kolonizimi i ri Kosovës nga Serbia

Kush po kthehet aty?! Në emër të "kthimit të qëndrueshëm"po bëhet rikolonizimi i Kosovës meqë serbëve po u pranohet e drejta që të kthehen ku të duan, pra jo vetëm te prona e tyre.(05.10.06)

Shkruan Flori Bruqi
tetor 05, 2006

Në hartën e publikuar vitin e kaluar nga Lëvizja Vetëvendosja, me rrathë të zinj që kanë nga një X në mes, janë paraqitur zonat e banimit kolektiv në kuadër të kthimit të organizuar masiv të serbëve sipas planit të Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovën.

Me ngjyrë të verdhë janë shënjuar vendbanimet ku përkrahet kthimi individual, ndërsa me ngjyrë të kuqe ato për kthim të organizuar e masiv të serbëve në Kosovë.

Vërehet se një zonë e banimit kolektiv është paraparë në afërsi të Graçanicës. Dihet që serbët nuk e kanë lëshuar Graçanicën as pas mbarimit të luftimeve.

Atëherë, kush po kthehet aty?! Në emër të ‘kthimit të qëndrueshëm’ po bëhet rikolonizimi i Kosovës meqë serbëve po u pranohet e drejta që të kthehen ku të duan, pra jo vetëm te prona e tyre

Në rastin e ndërtimit të banesave kolektive për kolonët e rinj serbë në Graçanicë, qëllimin e Serbisë po e realizon Kuvendi Komunal i Prishtinës me në krye me presidentin komunal, juristin Ismet Beqiri.

Kuvendi Komunal i Prishtinës, me datën 21 shkurt të vitit 2006, ka përcaktuar lokacionin prej përafërsisht 54 ari, për ndërtimin e katër objekteve të tërësisë së përbashkët në qytezën buzë Prishtinës me emrin Graçanicë.

Kjo është bërë duke u thirrur në nenin 3.1b) të Rregullores 2000/45 që ka të bëjë me planifikimin urban dhe të fshatit dhe shfrytëzimin e tokës.

Pra, rregullorja për vetëqeverisjen e komunave përveç për decentralizim është treguar e përdorshme edhe për rikolonizimin (Tigrizimin dhe Leopardizimin me enklava serbe) të Kosovës.

Në vijim është paraqitur vendimi kolaboracionist i Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me këtë. Kliko këtu për të parë vendimin.

Shqiptaret (Kosovarët) nuk janë kundër minoriteteve (serbëve, turqve, kroatëve, romëve etj.), por ata janë decidivisht kundër leopradizimit-tigrizimit të Kosovës në enklava.

Një gjë e tillë do të lë shumë pasoja në hartën tigrizuese të Kosovës, kurse fajtorët janë të binjakëzuar (lexoni ndërkombëtarët dhe elefantët kosovarë)!

Deputeti i Parlamentit të Kosovës Nait Hasani, kohë më parë, kundërshtoi nenin 7.18 të Ligjit për trashëgimi kulturore, i cili pritet të miratohet këto ditë në seancë e ardhshme të Parlamentit të Kosovës.

Neni në fjalë (7.18) thotë:

“Nuk lejohet asnjë intervenim në tokë brenda zonës mbrojtëse në kuptimin e aktivitetit bujqësor duke përdorë parmendë ( plugun ) ose ndonjë mjet tjetër që mund të dëmtojë atë hapësirë pa një leje të shkruar nga institucioni kompetent.

Sipas deputetit Nait Hasani, ky nen shkel të drejtat e njeriut mbi pronën private etj.

Një nen i tillë është skandaloz. Fjala vjen çfarë do të bëjnë fshatarët e komunës së Deçanit, kur mbi 800 apo 900 hektarë tokë punuese, male etj. afër Manastirit të Deçanit nuk mund t’i punojnë tokat e tyre pronarët legjitimë pa një leje të veçantë. Në Kosovë, thotë ai, elefantët kanë “miratuar” që mbi 40 objekte të veçanta të kenë një mbrojtje të veçantë të trashëgimisë kulturore.

Rrezikshmëria për një luftë të re mes shqiptarëve dhe serbëve është e mundshme për shkak të këtij tigrizimi, po i paraprin edhe ardhja e rreth 1000 policëve të MUP-it serb në Kosovë …

Një gjë e tillë është shumë e rrezikshme që situata të dalë jashtë kontrollit, prandaj për një gjë të tillë do të ishte e udhës që Grupi i Kontaktit, OKB-ja dhe konkretisht NATO të jenë syçelë dhe shumë të matur në këto sprova të reja të dala nga Kushtetuta e re e (neo)komunistëve, radikalëve (lexo çetnikëve) dhe demokratëve serbë! /marrë nga kosovapress/

"Brez pas brezi babë e djalë, Janë fajtorë pse janë shqiptarë" *

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Sc.Mehdi HYSENI


“SIMFONIA DHE KAKOFONIA” POLITIKO-SHTETËRORE E KISHËS ORTODOKSE SERBE KUNDËR PAVARËSISË SË KOSOVËS *
"Brez pas brezi babë e djalë, Janë fajtorë pse janë shqiptarë" *

Parapëlqehet që Uashingtoni zyrtar, OKB-ja, BE-ja etj., të mos e pranonjë në kurrfarë niveli të “bisedave politike” Artemijen në rolin e “emisarit special shtetèror” të Serbisë, sepse Kisha Serbe Ortodokse (edhe pse de facto, direkt dhe indirekt merret me politikë kinëse për mborjtjen e interesave nacionale dhe shtetërore) nuk e ka cilësinë e subjektivitetit juridik ndërkombëtar, të njohur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, e në anën tjetër, de jure nuk është kurrfarë subjekti a institucioni politik qeveritar i Serbisë, pot vetëm një institucion religjioz. Qëkur Kosova de facto dhe de jure është shkëputur nga Serbia gjenocidale (në saje të Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara,10 Qershor 2006) si rrjedhim i vendosjes së UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë e deri më sot ( Tetor 2006) Kisha Ortodkse Serbe me në krye peshkopin e saj vladika Artemije Radosavleviq nuk ka pushuar se renduri me propagandimin dhe me shpifjet e saj kundër shqiptarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të Kosovës. Pikërisht nga përzierja dhe nga infiltrimi politiko-propagandistik dhe religjioz i Kishës Ortodokse Serbe në “çështjen” e miniritetit serb në Kosovë, ( natyrisht me direktivat, me ndihmën dhe me bashkëpunimit të qeverisë së Beogradit), politikisht dhe juridikisht u kompromitua edhe administrata qeverisëse e UNMIK-ut, sepse që nga kryeadministratori i saj dr. Bernard Kushner e deri te i parafundit Soren J. Petersen, e cila, pa asnjë arsye bëri koncesione ndaj kërkesavae iracionale dhe ultimative të KOS-it, që t’i hapë dyerët e bashkëpunimit me Beogradin për “zgjidhjen e përbashkët” të problemit të inskenuar dhe të paqenë të drejtave të minoritetit Serb në Kosovë. Sa ishte me “bazë “ juridike ndërkombëtare dhe në “përputhje” me rregullat dhe me procedurën e deritashme të misioneve të këtilla paqësore të OKB-së, bashkëpunimi i UNBMIK-ut me Serbinë, këtë e provoi edhe “abdikimi” i parakohshëm nga funksioni i tyre i kryeadministratorëve të tij (Kushner, Hekerup, Holker, Petersen) si rrjedhim i drejtpërdrejt i ushtrimit të trysnisë politike shantazhiste dhe provokuese i KOS-it me në krye “kryeengjullin” e tij, vladika Artemije, i cili si atëherë, ashtu edhe sot instalimin e UNMIK-ut dhe të KFOR-it në Kosovë e ka quajtur dhe, edhe tani e quan “akt piratesk të grabitjes së Kosovës nga Serbia”. Kjo, do të thotë se UNMIK-u dhe KFOR-i për Serbinë dhe serbët “janë okupatorë”. Mirëpo, ky fakt asapak nuk habit, sepse një kualifikim të këtillë të paqëndrueshëm antihuman dhe antiligjor, Serbia dhe gjithë serbët e kanë deklaruar m’u në ato çaste, kur NATO e bombardoi Serbinë, për shkak të agresionit të saj gjenocidal në Kosovë (Mars –Qershor 1999). Me një fjalë (pavarësisht nga politika tinëzare dhe e vardisjes e qeverisë dhe e kishës serbe për të përfituar aleatë të panatyrshëm të saj, si dhe kredi e investime të jashtme për t’u mëkëmbuir nga hiri i terrorit gjenocid shtetëror dhe kishtar i regjimit të Slobodan Milosheviqit), Amerika, NATO-ja, KFOR-i, UNMIKU, shqiptarët
dhe Shqipëria për Serbinë dhe për të gjithë serbët (si dhe për lobin çetniko-fashist serb në Amerikë, e kudo tjetër në botë) janë “armiq dhe okupatorë” as më pak, as më shumë. Në këtë kontekst, duhet të kuptohet edhe vizita në fillim të Tetorit të këtij viti e peshkopit Artemije që i bëri Uashingtonit. Si “ kryediplomati” serbomadh Artemije “e bindi” Uashingtonin që “t’ia mbyllë gojën” për pavarësinë e Kosovës(?!) - Çfarë rrene "për hava"(!) Këtë fushatë nacionaliste serbomadhe antishqiptare dhe kundër pavarësimit të Kosovës nga Serbia, qeveria e Beogradit me gjithë mekanizmat e saj shtetërorë, është duke e zhvilluar edhe përmes Kishës Ortodokse Serbe, sikurse në prag të ardhjes së “piemontit” të saj në pushtet, kriminelit Slobodan Milosheviq(1989). Këtë politikë të “thikës dytehëshe” kundër pavarësimit të Kosovës dhe të UÇK-së të Serbisë e provon edhe vizita e fundit e peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Artemije Radosavleviq, që i bëri Uashingtonit, të aranzhuar në bashkëpunim me lobin çetniko-fashist serb në Amerikë dhe me establishmentin qeveritar të Beogradit. Natyrisht, kjo nuk është hera e parë dhe, me siguri, nuk do të jetë as hera e fundit e Artemijes që ta vizitojë Uashington, sepse dihet që nga përfundimi i Kosovës nën administratën e jurisdiksionit ndërkombëtar të OKB-së (UNMIK dhe KFOR), “kryediploamti” çetnik nacionalshovinist, Artemije së bashku me zjarrvënist e dikurshëm dhe të tashëm të Kosovës (1989-2006), të paktën nja 7 herë e ka vizituar Uashnogtonin. Politikisht, kjo do dëshmon rolin dhe rëndësinë e vazjdimësisë historike të “simfonisë” dhe të “kakofonisë” politike se Kisha Oretodokse Serbe (KOS) ka qenë dhe ende është leva kryesore e pushtetit shtetëror serb, si dhe një nga faktorët parësorë politikë në Kosovë. Pse peshkopi Artemije Radosavleviq dhe Kisha Ortodokse Serbe luajnë rolin e qeverisë dhe të shtetarëve e politikanëve serbë të Beogradit, kur dihet se KOS-i nuk është organizatë, as subjekt politik qeveritar serb, por insitucion religjioz, i cili nuk ka asnjë të drejtë të merret dhe të pëzihet në politikë dhe në çështje shtetërore. Ky paradoks juridiko-politik dhe qeveritar-kishtar religjoz është argumenti më ilustrativ se Serbia që nga krijimi i saj e deri më sot udhëheqet nga Kisha Ortodokse Serbe. Ky është i vetmi rast paradoksal në botë në kuptimin juridiko-politik të sistemit shtetëror ndërkombëtar. Se në çfarë stadi KOS-i është i përzierë në “simfoninë” dhe “kakofoninë” politike dhe propagandistike të shtetit të Serbisë, këtë e provon edhe koherenca historike e rolit të tij negativ politiko-propagandistik, shantazhist, sabotues dhe subversiv në Kosovë (jo vetëm brenda këtij shtatvjeçari, kur Kosova ndodhet nën mandatin e administrimit juridiko-ndërkombëtar, 1999-2006), qysh nga sundimi i Perandorisë Osmane e deri më sot. Për të gjithë plusat e politikës së Serbisë në projektet dhe në planet e saj pushtuese kolonialiste serbomëdha për të copëtuar integralen e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike, si dhe për t’i shfarosur shqiptarët në kuptimin idnividual dhe kolektiv, me qëllim të fundit, që para bote të justifikojë “origjinalitetin burimor-historiko-juridik” si titullar i ligjshëm i territoreve etnike shqiptare (së kendejmi edhe i Kosovës), meritat kryesore në kuptimin e negatives i përkasin Kishës Ortodokse Serbe me klerikët e saj gjenocidalë dhe fundamentalistë ortodoksë sllavë. Pse Artemije e ka zgjedhur pikërisht Uashingtonin për t’i akuzuar shqiptarët dhe Kosovën? Përgjigjja është tejet e thjeshtë dhe transparente, sepse dihet se Uashingtoni është faktori me peshë kryesore politike që do të vendosë për fatin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Qëllimi i vizitës së “diplomatëve” të KOS-it në Stejt Departamentit Amerikan Sipas Artemisë , qëllimi kryesor i vizitës së këtij delagacioni të KOS-it State Departamentit Amerikan “ka qenë që të kërkojë më shumë kohë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse ndërkohë po kemi mbështetje gjithnjë e më të madhe, kurse islamistët fashistë(aludim në shqiptarët e Kosovës në kuptimin provokues dhe etiketues përgjithësuar, jo vetëm të Kosovës – mh) janë duke e humbur atë. Këtë e dëshmon edhe reduktimi i listës së emrave të kongresmenëve, të cilët e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës”. (Glas Javnosti,04.10.2006). Nga përmbajtja e kësaj deklarate shihet se, Artemije ka kërkuar decidiviasaht që Amerika të heqë dorë nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës. Kjo kërkesë e Artemijes drejtuar përfaqësuesve të Senatit dhe të Kongresit nuk është kurrfarë “novus-i” politik as për diplomacinë e SHBA-së, as për atë shqiptare, por është vetëm një ripërsërtije papagalli e vazhdueshme e kërkesës së KOS-it dhe e qverisë serbe të Beogradit, që ta “bindë” Amerikën se Kosova patjetër duhet të ngelë “pronë e dikurshme” koloniale e Serbisë. Kjo kërkesë nuk është fare befasuese, por skansdaloze dhe pa kurrfarë baze etike, politike dhe juridike është ky kualifikim i propagandës antishqiptare të Artemijes, kur thotë se “serbët tanimë e kanë mbështetjen gjithnjë më të madhe të Amerikës, islamistët fashistë këtë e kanë humbur”?! Vërtet , aludimi konstatues arbitrar dhe vulgar i Artemijes, duke etiketuar, dhe duke shpifur në “stilin” e propagandës fashiste të Gebelsit të Adolf Hitlerit kinëse edhe shqiptarët e Kosovës “janë islamistë fashistë”, është për çdo gjykim si nga ana politikës zyrtare amerikane, ashtu edhe nga ana e politikës gjithëshqiptare anembanë Shqipërisë Etnike dhe në mbarë diasporën shqiptare kudo që ndodhet në botë ngase në mënyrë të kamufluar dhe indirekte, pa asnjë të drejtë dhe, pa asnjë argument të vlefshëm shqiptarët i ka quajtur “islamistë fashistë humbës”(!?) Përkundrazi, (duke mos harxhuar shumë fjalë), sepse serbomëdhënjtë kolonialistë e kuptojnë vetëm gjuhën e focës, e jo arsyen. Këtë e provoi edhe lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, si dhe ndërhyjra ushtarake e NATO-s në thyrjen e boshtit të kurrizit të makinerisë çetniko-fashiste-terroriste gjenocidale të soldateskës së Serbisë së kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq) agresorë fashistë dhe terroristë në dimensione ndërkombëtare janë Serbia, serbët dhe Kisha Ortodokse Serbe me në krye kryefashistin-vladika Artemije, që dekadën e fundme të shekullit XX(1992-1999) bashkërisht projektuan dhe zbatuan në terren tre agresione terroriste gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjë dhe Kosovës. Këtë e di fare mirë, edhe Amerika, edhe Evropa dhe tërë bota, sepse kjo barbari ataviste serbo-çenike ka ndodhur “rishtazi” e jo në “kohën e hirit” , të cilën politika zyrtare e qeverisë serbe dhe klerikët serbomëdhenj të KOS-it me në krye Artemijen, me çdo kusht po tentojnë ta eliminojnë jo vetëm nga mbammendja shqiptare, por edhe nga historia më e re e terrorizmit ndërkombëtar në fund të shekullit XX. Prandaj, si Kisha Ortodokse Serbe, ashtu edhe politika zyrtare e Beogradit nuk ka nevojë shkojnë në Vjenë, në Bruksel, në Nju-Jork dhe në Uashington, që t’i akuzojnë shqiptarët për “islamizëm terrorist”, sepse historikisht, këtë fenomen të shëmtuar të botës civilizuese nuk e njeh as doktrina e as praktika e derisotme e shkencës dhe e politikës shqiptare. Këtë “vlerë pragmatike”, që në fund shekullin XX ka shkaktuar me qindra, mijëra viktima shqiptare, kroate dhe myslimane në Kosovë, në Kroaci dhe në Kosovë, vladika Artemije, duhet ta kërkojë, para së gjithash në “klubin” e stafit të Kishës Ortodokse Serbe dhe në institucionet dhe në organet e tjera kësdore shtetërore në Serbi, që janë ideatorët, iniciatorët, ekzekutuesit dhe bartësit kryesorë të terrorizmit gjenocidal, të fashizmit, të nacionalsocializmit, të fundamentalzimit dhe të radikaliuzmit ortodoks sllav jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë . Në këtë kontekst mjafton ta rikujtomë “kujetsën e shelyerë” të vladikës Artemije, se terrorizmi i ka rrënjët në Serbi dhe në paranojën kolektive antisemite serbe, jo në Kosovë, as në Shqipëri e as te shqiptarët se këta me shekuj (1842-2006) janë viktima të terrorizimit gjenocidal, të institucionalizuar shtetëror të Serbisë. Se vërtet, Serbia është “djepi” i terrorizmit vendor, rajonal dhe ndërkombëtar po përmendim vetëm nja tre raste më drastike të historisë së politikës dhe të praktikës së saj terroriste. Rasti i parë i aksionit terrorist serb në Bosnjë, ka qenë shkaktari kryesor i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore (1914). Serbia për shkak të ideologjisë së “porno nacionalizmit” serbomadh për pushtimin e territoreve kroate, shqiptare, hungarez etj., me qëllim që të krijojë Serbinë e Madhe, që nga Lufta e Parë Botërore e këtej ka organizuar fshehurazi dhe haptazi atentate terroriste me karakter politik. Së pari, aktin terrorist serb e kreu Gavrillo Princip në Sarajevë, më 28.VI.1914, duke e vrarë dukën austrohungarez, Franc Ferdinand. Së dyti, aktin terrorist e kreu Punisha Raçiq në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në Beograd, më 25 Maj 1928, duke e vrarë përfaqësuesin parlamentar politik kroat, Stjepan Radiq. Së treti, aktin terrorist e kryen “beretat e kuqe” speciale , të ashtuqujtura “Klani i Zemunit”, të cilat e vranë kryeministrin e qeverisë së Serbisë, Dr.Zoran Gjingjiq në Beograd, më 12 Mars 2003. Së katërti, aktin terrorist e kreu Mijajlo Mihajliviq, duke e therrur për vdekje ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ana Lind në Stoholm, më 10 Shtator 2003.
Së fundi, Serbia dhe serbët paranoidë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe me në krye Artemijen dhe me sekretarin e tij “igumanin” Simeon, me kryetarin e tyre, Boris Tadiq, me kryemnistrin e tyre, Vojislav Koshtunica, me ministrin e Jashtëm të tyre, Vuk Drashkoviq, së pari, duhet të vënë “gishtin në kokë” e t’i pastrojnë radhët e veta dhe Serbinë nga terrorizmi shtetëror dhe individal i “xhihadit” ortodoks serbomadh-sllav, e më pas kur të spastrohen nga kolera e terrorizmit vetjak gjenocidal, mund të shkojnë në Stejt Departamentin Amerikan për të depozituar dëshmi dhe dekomente të rreme dhe fallso se nëse Amerika ia njeh pavarësinë Kosovës, ajo më pas do të shndërrohet në një “shtet xhihad islamik”(!?) Ja, ky është “ndriçimi” dhe “jusitifikimi” “historiko-politik dhe juridik” i “engjullit” të zi, vladika Artemijes dhe i Kishës politike ortodokse serbe mbi të vërtetën e Kosovës, se po qe se ajo nesër do bëhet shtet më vete, ajo do të jetë një “shtet islam”?! – Kësaj teze propagandistike antishqiptare mund t’i ketë besuar vetëm politika riciklike shoviniste e Kishës Ortodokse Serbe(askush tjetër që është normal), e cila, njëherit edhe ka shpikur dhe trilluar këtë tezë famëkeqe në disfavor të pavarësisë së Kosovës, të cilën si KOS-i, si Qeveria, si Parlamenti i Serbisë, ende e konsiderojnë si “djep” dhe si “zemër” e tyre, edhe pse kjo de facto dhe de jure nuk është, dhe nuk do të jetë më kurrë nën sovranitetin kolonial të Serbisë së Madhe. Në këtë kuptim, më 1 .10.2006, Parlamenti i Serbisë, miratoi edhe Kushtetutën e re, por me dispozitë të vjetër se “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”. Nxjerrja e kësaj Kushtetute srbe; nxjerrja jashtë nga rendi i ditës së shqyritimit të Projektrezolutës për pavarësinë e Kosovës nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(2.10.2006), vizita e delegacionit të KOS-it, i drejtuar nga Artemije në Uashington, sabotimi i bisedimeve serbo-shqiptare për Kosovën në Vjenë, si dhe kërkesa e gjithë spektrit politik (pozitë opozitë) dhe e Kishës Ortodokse Serbe etj, që emisari special ndërkombëtar i KS të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, të eliminohet nga misioni i ngarkuar për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, provojnë sheshit se kohëve të fundit paganda dhe diplomacia ersitike të Serbisë kanë ngritur “temperaturën politike” jo vetëm në sfondin e opinionit publik serb, por edhe në relacione ndërkombëtare, me qëllim që të “blejë kohën” për shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës në vitin e ardhshëm, gjë që kjo zvarritje e kohës aspak nuk i konvenon politikës shqiptare dhe asaj amerikane. Së këndejmi duhet të angazhohen makasimalisht që zgjidhja e statusit të Kosovës, të përfundoj brenda afatatit të përcaktuar të OKB-së, domethënë brenda këtij viti, pavarësishta nga ngxjerrja e Kushtetutës së re serbe, nga mbajtja e referendimit dhe organizimi i zgjedhjeve parlamanetare në Serbi gjatë këtij tremujori të vitit 2006, sepse asnjëra prej këtyre çështjeve nuk kanë të bëjnë me Kosovën dhe me shqiptarët, por vetëm me Serbinë dhe me serbët, me askë tjetër. Ajo është çështje e brendshme e Serbisë, jo e Kosovës, as e Amerikës e as Evropës.

“FORMULA E RE” SERBE “KOSOVA NË SERBI, E SERBIA NË EVROPË” ...

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Sc. Mehdi HYSENI


“FORMULA E RE” SERBE “KOSOVA NË SERBI, E SERBIA NË EVROPË” ËSHTË ANTIEVROPIANE, ANTIDEMOKRATIKE DHE ANTICIVILIZUESE!
Derisa politika zyrtare e Beogradit është duke vazhduar politikën serbomadhe dhe gjenocidale të regjimit paraprak antidemokratik, anticivilizues, antishqiptar, antievropian dhe antiamerikan të ish-kryekriminelit serbomadh, Slobodan Milosheviq, se “Kosova është pjesë integrale e territorit të Serbisë”, atëherë del krejt e qartë pse edhe bisedimet e deritashme në Vjenë të “grupeve punuese” serbo – shqiptare” kanë hyrë në epilogun e dështimit.

Se fillimi dhe vazhdimi i këtyre bisedimeve ishte një “akrobacion” i realpolitikës evro-ndërkombëtare, e jo kursesi realizëm politik, sepse sikur të ishte kështu, atëherë me plot të drejtë bashkësia ndërkombëtare fare nuk do ta konsultonte Beogradin zyrtar në rolin e “fëmijës së llastuar” (edhe pas kryerjes së dhjetë gjenocideve koloniale mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike, në intervalin kohor 1842-2006), por do ta përfillte realitetin e krijuar në terren në Kosovë në përputhje me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare që janë në favor të së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve dhe të Kosovës ngaqë kjo historikisht që nga viti 1371 ishte pjesë e shtetit feudal shqiptar të Balshajve, shtet ky i cili 18 vjet më pas (1389) përmbyset nga Perandoria Osmane.

Shprehur “telegrafikisht” (pa i ripërsëritur me qindra herë, edhe një mori argumentesh dhe faktesh të pakundërshtueshme historike, juridike dhe gjeopolitike etj.) kjo gjenezë e lashtë më se gjashtë shekullore (duke mos llogaritur shekujt e tjerë të lashtësisë së Kosovës ilire, provon se identiteti i saj i gjithmbarshëm ka të bëjë me shqiptarët dhe me Shqipërinë e tyre etnike, pjesë e patjetërsueshme e së cilës është edhe Kosova dardane ilire, e jo kurrfarë ndërlidhurie me kurrfarë “djepi”, as “zemre” të serbëve, as të Serbisë, ashtu siç ka pohuar me shekuj kuazishkenca, politika dhe kisha ortodokse serbomadhe e Serbisë së Madhe.

Në këtë kontekst Kosova nuk është kurrfarë problemi, sepse historikisht ka qenë pjesë integrale e territorit të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, dy faktorë kryesorë mbizotërues iracionalë dhe antiligjorë janë që e problematizojnë zjgidhjen optimale të çështjes së Kosovës në favor të pavarësimit të saj: (1) Politika regresive e kolonialzimit serbomadh, që edhe sot(pas përmbysjes së regjimit gjenocidal antishqiptar të Slobodan Milosheviqit) Kosovën e konsideron “pronë legale dhe legjitime të saj” dhe (2) Realpolitika tradicionale e “bizmarkëve” të rinj të Evropës së sotme të ashtuquajtur integruese, multietnike dhe demokratike, e cila njëanshmërisht dhe,pa asnjë të drejtë Serbinë e ka kyçur në debatin ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës(!?)

Të gjithë aktorët dhe “mentorët”, që janë të involvuar në çështjen e Kosovës po qe se vërtet duan ta zgjidhin atë përfundimisht në interes të palës shqiptare dhe të asaj serbe, atëherë domosdoshmërisht duhet të përfillin kriterin historik dhe juridiko-gjeopolitik e demokratik, në mënyrë që të dy palëve t’u jipet ajo çka vërtet, edhe iu takon ligjërisht. – Serbia le të mbetet në Shumadinë çetnike serbe, kurse Kosova le të mbetet aty ku edhe e ka djepin e saj të përjetshëm-Shqipërinë Etnike. Ky do të ishte kompromisi i vetëm, i asryeshëm historik, politik dhe demokratik, që do të mund t’i pajtonte të dy palët e armiqësuara me shekuj, si rrjedhim i gjenocidit dhe i kolonializmit serbomadh mbi kombin shqiptar dhe mbi territorete indigjene të Shqipërisë Etnike. Ndryshe,Ballkani dhe Evropa sërish do të përballen me politikën pushtuese gjenocidale të Serbisë së sotme “demokratike”, e cila duke u mbështetur në tradicionalizmin e realpolitikës ruse po vetëgënjehet, ashtu sikurse u vetëgënjye keq edhe i vetëvrari i saj, Slobodan Milosheviq, i cili realisht ishte viktimë e nacionalizmit dhe e serbocentrizimit autodestruktiv të politikës shtetërore, kishtare dhe gjithëserbe. Kështu, sikurse “mesija” e tyre Slobodan Milosheviq, do të përfundojnë edhe trashëguesit dhe pasuesit e politikës shtetërore dhe kishtare të tij (Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica, Vuk Drashkoviq, Tomislav Nikoliq, vladika Artemije....etj.), po qe se e kontestojnë pavarësimin e Kosovës.

Si Beogradi zyrtar, ashtu elementet ekstremiste gjithëserbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe me në krye vladika Artemijen, duhet ta kenë më se të qartë se vetëm arritja e një kompromisi racional politik, do të mund t’ i garantonte Serbisë që të hynte në Bashkimin Evropian(BE). Pra, si politika dhe kisha serbe, ashtu edhe i gjithë populli serb, duhet të pajtohen me të vërtetën e hidhur shqiptare, se vetëm pas tërheqjes definitive të Serbisë nga Kosova dhe nga territoret e tjera të Shqipërisë Etnike, do të krijoheshin kushtet dhe rrethanat reale për normalizimin e marrëdhënieve politike ndërfqinjësore me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë Etnike. Vetëm ky kompromis i drejtë dhe i dobishëm për të dy palët në konflikt, do të eliminonte formulën “e re demokratike-evropiane” të serbomëdhenjve fashistë dhe kolonialistë: “Kosova në Serbi, e Serbia në Evropë”(!) Një “film” i këtillë, pjellë e drejtpërdrejtë e Serbisë së Madhe të “Naçertanijes”(1844) së Ilia Garashaninit, të “Memorandumit” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (1986), si dhe të memorandumeve e projketeve të tjera gjenocidale të Kishës Ortodokse Serbe për zgjerimin dhe rizgjerimin e territroreve të Serbisë së Madhe në kurriz të vazhdimësisë historike të shfarosjes gjenocidale të shqiptarëve dhe të djegjes, të copëtimit dhe të pushtimit të Shqipërisë Etnike, nuk ka asanjë gjasë që të realizohet, as të shfaqet në shekullin XXI, pa marrë parasysh “listën e dëshirave” dhe kërcënimet e politikës zyrtare serbe drejtuar në adresë të shqiptarëve të Kosovës.

Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të paraqet kurrfarë problemi a precedence as për të drejtën ndërkombëtare, as për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, ashtu siç po spekulon në mënyrë të ethshme dhe iracionale, antidemokratike dhe anticivilizuese politika propagandistike e Beogradit zyrtar dhe e Kishës Ortodokse Serbe, që me çdo kusht po lufotjnë “ta bindin” Evropën dhe Amerikën se Kosova “është djepi” i Serbisë?!

Sa më sipër Kosova nuk është problem në asnjë aspekt (qoftë historik, juridik, politik, etnik a demokratik), por hëpërhë problem është çështja e pazgjidhur kombëtare shqiptare në Ballkan. Miërpo, fatkeqësisht, këtë problem kyç jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Evropën e më gjerë, ende nuk janë duke e kuptuar seriozisht në frymën e realizmit politik dhe të së drejtës së vetëvendosjes as politika dhe diplomacia e gjysmë Shqipërisë “demokratiko-socialiste”, e drejtuar nga Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Fatos Nano (1990-2006), as realpolitika e bashkësisë ndërkombëtare.

“Një popull që fle ai vdes”!

BAROMETRI KOMBËTAR
Prof.Dr. Mehdi HYSENI


“DIALEKTIKA” E NDËRGJEGJËS SË KALBUR
POLITIKE DHE KOMBËTARE SHQIPTARE


“Një popull që fle ai vdes”!
(Ismail Qemali)


Që nga mbyllja e dekadës së fundme të shekullit XX, e edhe sot në dekadën e parë të shekullit XXI, një nga detyrat më të rënda dhe më komplekse për studiuesit e mirëfilltë të politikës dhe të diplomacisë shqiptare, është pa dyshim tretja e kohës dhe e energjisë së çmueshme në shqyrtimin e politikës së “plejadës së re politike” shqiptare. Një konstatim i këtillë del nga fakti se politika dhe politikanët shqiptarë brenda 18 viteve të shkuara plotësisht janë të defaktorizuar në kuptimin e rolit dhe të rëndësisë së pohimit dhe të mbrojtjes me çdo kusht të interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Me një fjalë, politika dhe diplomacia zyrtare e Shqipërisë së personifikuar dhe të instrumentalizuar nga “plejada e re” politike me figurat e saj tragjiko-komike (Ramiz Alia, Salih Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Fatos Nano e Ilir Meta etj.), është një nga plejadat më të dobëta dhe më dështuese politike në historinë e derisotme të Shqipërisë së pavarur (1912). Për këtë “plejadë të re politike”, çdo gjë është me parashenjë të “importimit” të huaj, është e kapshme, por jo edhe çështja e pazgjidhur kombëtare shqiptare në Ballkan.

Një nga gabimet më të rënda dhe të pakorrigjueshme të kësaj “plejde politike” të mbarimshekullit XX dhe të fillimshekullit XXI janë këto: (1) Mosmbështetja e gjithanshme shtetërore (politike, diplomatike dhe ushtarake e Kosovës në mbrojtjen e saj kundër gjenocidit serbomadh të Serbisë dhe të Malit të Zi=RFJ-së së Slobodan Milosheviqit; (2) Heqja e gjendjes së luftës me Greqinë, pa e zjdhur problemin çam dhe të Çamërisë;(3) Njohja e Republikës së Maqedonisë, pa e zgjidhur problemin e shqiptarëve; (4) Njohja e Republikës së Malit të Zi, pa e zgjidhur problemin e shqiptarëve të Malësisë shqiptare; (5) Vendosja dhe normalziimi i marrëdhënieve politike, ekonomike e diplomatike me Serbinë, pa zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), si dhe mbështetja e Serbisë dhe e Malit të Zi, që të riktheheshin në OSBE, dhe në strukturat e tjera të BE-së në kuadrin e Paktit të stabilitetit të vendeve të Evropës Juglindore, në kuadrin e të cilit është formuar edhe aleanca integruese e ashtuquajtur “Ballkani Perëndimor”.
Boshti vertebral i këtij “Ballkani Perëndimor” është parashikuar të jetë Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria, shtete këto të sferës së influencës sllave,të cilat do ta kenë fjalën kryesore për “zhvillimin”, çintegrimin, çrregullimin dhe destabilizimin e Ballkanit, përkatësisht të ricopëtimit dhe të rikolonizimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në emër të demokratizimit, të vesternizimit (kuptohet me bazë të vjetër lindore ruse-sovjetike-ruse sllave), të pluralizmit ndëretnik. Kursi kryesor i Aleancës serbo-malazeze sllave, tanimë qe 100 vjet është propagandimi dhe shpifja e “armës atomike” të tyre “Shqipëria e Madhe”, e patentuar dhe e fabrikuar në Beograd dhe në Podgoricë nga Kisha Ortodokse Serbe, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, me qëllim që në çdo kohë të “ndërrimit të stinëve” ta kenë “bombarduar” Shqipërinë Etnike, ekzistenca dhe e përmbajtja e së cilës është antitezë e “Shqipërisë së Madhe”, term ky, të cilin e kanë shpifur imperialistët serbomalazezë, me qëllim që në çdo kohë t’i kenë mbrojtur me terror dhe me gjenocid kufijtë artificialë të Serbisë së Madhe.

Pse politika dhe propaganda e zezë serbomalazeze e qeverive të Beogradit dhe të Podgoricës me në krye Kishën Ortodokse Serbe, si dhe me aleatët e tyre tradicionalë rusë, grekë, bullgarë, sllavomaqedonë etj. në vazhdimësinë e derisotme historiko-politike, që nga formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878,) i akuzojnë shqiptarët para botës se ata “janë terroristë e separatistë”, që kanë për qëllim krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, kjo fare nuk më shqetëson, sepse e vërteta është në anën e kundërt, - Serbia, Mali i Zi dhe Greqia de facto dhe de jure janë terroristë gjenocidalë dhe shtete kolonialiste ngase që nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913) me agresione terroriste, me luftë gjenocidale dhe me reprezalie më të përgjkaura kanë grabitur këto territore të Shqipërisë Etnike: Kosovën, Aanamoravën, Malësinë e Madhe të Mbishkodrës dhe Iliridën, Epirin-Çamërinë, të cilat, edhe sot gjenden nën
sundimin e tyre të egër kolonial.
Ndërkaq, Shqipëria Etnike nuk ka asnjë pëllëmbë territori të huaj as të Serbisë, as të Malit të Zi, as të Greqisë e as të “Maqedonisë” . Ja, kjo është prova e parrëxueshme historiko-juridike dhe gjeopolitike, që dëshmon se miti i trilluar “Shqipëria e Madhe”, është citadelë mbrojtëse e konkretes shekullore “Serbia e Madhe” brenda së cilës gjenden rreth 3 milionë shqiptarë.

Historikisht, është dokumentuar se “Shqipëria e Madhe” kurrnjëherë nuk ka qenë prezent as në mendjen, as në doktrinën e as në praktikën e politikës shqiptare, por kjo është sajesë e konceptit doktrinar dhe praktik 100-vjeçar e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit dhe Kishës Ortodokse Serbe. Këtë parullë demagogjike dhe propagandistike antishqiptare të Serbisë dhe të çetnikëve serbo-malazezë, as shkenca, as politika shqiptare e derisotme nuk e kanë pranuar e, as nuk do ta pranojnë kurrë mbase nuk është krijesë shqiptare, por fund e krye është me përmbajtje famëkeqe mitologjike serbo-malazeze-greke-sllavomaqedone bullgare, që përherë kërkon gjak, viktima dhe territore të reja shqiptare për t’i tjetërsuar nga trupi i lënduar dhe i kapitur i Shqipërisë Etnike nga strapcimi shekullor kolonial i tyre.

Për t’i parandaluar dhe për t’ia mbyllur të të gjitha “valvulat” teorisë dhe praktikës së deritashme të “Shqipërisë së Madhe” - “mburojës atomike” të Serbisë së Madhe dhe të terrorizmit gjenocidal kolonialist të saj, është e domosdoshme që politika, diplomacia, drejtësia, xhamia, kisha dhe shkenca shqiptare të gjejnë gjuhë të përbashkët bashkëpunimi dhe veprimi, në mënyrë që sa më parë të jetë e mundur të ndërtojnë strategjinë e çeliktë mbrojtëse kundër lansimit dhe veprimit të “Shqipërisë së Madhe” serbo-malazeze sllave, e fokusuar edhe sot në ricopëtimin, në rikolonizimin dhe në ripacifikimin e shqiptarëve dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike.

Gjithashtu, në këtë kontekst, duhet t’i bëjmë me dije të gjitha ato “pena” dhe “masmedia të pavarme” shqipfolëse që për interesa të tyre të politikës ditore kanë marrë anën e gabuar agjenturore dhe paternaliste të mbrojtjes së “Shqipërisë së Madhe” të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, që as verbalisht dhe, as në formë të shkruar të mos manipulojnë në opinionin publik me këtë term të propagandës serbomadhe sllave, sepse prapavija e saj gjithmonë ka qenë dhe është varrosja e identitetit të Shqipërisë Etnike, dhe shfarosja e shqiptarëve nga territoret e saj, duke filluar që nga viti 1842 e deri më sot. Ai soj shqipfolës, që në çfarëdo konteksti shërbehet me nocionin politiko-propgandistik të kolonializmit malazez-serbomadh, grekomadh dhe bullgaromadh “Shqipëria e Madhe”, në vend se në fjalorin dhe në praktikën e tyre politike, diplomatike dhe shkenore ose të përditshme, të përdorin termin Shqipëria Etnike, ata bëjnë gabim të pafalshëm edhe para historisë, edhe para kombit shqiptar ngase në këtë rast “këmbë e krye” e mbrojnë konceptin strategjik dhe taktik të Serbisë së Madhe. Për më tepër, ata që nuk mund të lirohen nga një obsesion i tillë psikopatologjik dhe paranoid kolektiv serbomadh, parapëlqehet që sa më parë, të kërkojnë “pushim vjetor” nën “hijen e kaqave dhe akacieve” të Shumadisë së Madhe, e jo nën hijen e arrave të Shqipërisë Etnike, në stilin, “duke gjuajtur gurin dhe fshehur dorën”, sepse tanimë janë vetëmarkuar dhe vetidentifikuar si aleatë të devotshëm dhe argatë e hyzmeçarë besnikë të Serbisë kolonialiste gjenocidale.

Sa është efektiv në kuptim negativ të interesit të përgjithshëm shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, manovrimi dhe sondazhet e politikës propagandistike të Serbisë dhe të Malit të Zi, duke operuar me armën e tyre të rrezikshme antishqiptare “Shqipëria e Madhe”, këtë mjerisht e provon edhe arrestimi dhe burgosja e veprimtarëve politikë kombëtarë shqiptarë të Malësisë shqiptare, më 10 Shtator 2006, ku shteti policor i Malit të Zi në saje të një aksioni ndëshkues terrorist i quajtur “Fluturimi i shqiponjës”, demonstroi forcën dhe torturën antiligjore mbi ta dhe mbi shumë familje të tjera shqiptare (pleqë, fëmijë, burra dhe gra), me “arsyetimin” e politikës dhe të praktikës paramilitariste, militariste dhe policore të regjimit të Slobodan Milosheviqit, i cili 10 vjet rresht (1989-1999) sipas të njëjtave “motive antiterroriste” të qeverisë së “vojvodëve” të rinj gjukanoviq dhe vujanoviq etj., kërkonin spastrimin e “separatistëve dhe të terroristëve”, e në të vërtetë, koha dhe viktimat e shumta shqiptare provuan se serbët ishin vetë terroristë, fashistë dhe gjenocidistë, sepse ripacifikuan Kosovën, duke e shndërruar në shkrum dhe hi.
Këtë rrugë të politikës dhe të praktikës terroriste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, tani, pas pavarësimit të Malit të Zi, janë duke e ndjekur edhe drejtuesit “demokratë” të qeverisë së Podgoricës në keqtrajtimin dhe në terrorizimin e shqiptarëve pse ata janë shqiptarë dhe, pse janë në trojet e tyre etnike, e jo kurrfarë “doshlakësh”, të ardhur nga Vojvodina, Bosnja apo nga Knini, sikurse serbët dhe malazezët kolonistë, që në saje të ushtrimit të gjenocidit gjithëserb dhe gjithmalazez janë vendosur si kolonë në Kosovë dhe në Kosovën Lindore (Kurshumli, Bllacë, Vranje, Lesokvik,ku sipas burimeve statistikore austriake në vitin 1873, mbi 85% kanë qenë të populluara me shqiptarë, kurse sot janë të spastruara 100% nga popullata shqiptare si shkak dhe pasojë ushtrimit të gjenocidit shekullor të Serbise ndaj tyre. Tanimë, kemi vetëm Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, me mbi 100.000 shqiptarë, por që janë diskriminuar dhe terrorizuar njësoj, sikurse vëllezërit dhe motrat e tyre në Malësinë Shqiptare të Malit të Zi, për shkak se po i kërkojnë të njëjtat të drejta kombëtare, politike dhe kulturore, sikurse çdo minoritet në Evropë dhe në botë, edhe pse historikisht janë popull autokton në truallin e Shqipërisë së tyre Etnike, e jo të “Serbisë Jugore”, as të Malit të Zi, ku pjesa më e madhe e territorit të tij shtrihet brenda kufive natyrorë shqiptarë të Shqipërisë Etnike.

Si në kuptimin moral, demokratik, historik, juridik, gjeopolitik, demografik etj., kjo është e vërteta e Shqipërisë Etnike, që si teorikisht, ashtu edhe praktikisht e varros konceptin e “Shqipërisë së Madhe”, që nënkupton dhe kupton përmbajtjen e tërësishme të Serbisë së Madhe.

Prandaj, në këtë rast nuk kemi se çfarët të hamendemi dhe të polemizojmë me vetëveten t’i mbrojmë apo mos t’i mbrojmë shqiptarët dhe territoret shqiptare në Mal të Zi dhe në “Serbinë Jugore”, sepse ato i përkasin vetëm Shqipërisë Etnike natyrale, e jo “Shqipërisë së Madhe”, sepse ajo kurrë nuk ka ekzistuar në hartën historike-etinike të Shqipërisë, as në mendjen e shqiptarëve ngaqë ajo është produkt i fabrikuar në kuzhinën nacionalshoviniste dhe imperialiste të “Piemontit” sllav në Beograd.

Së këndejmi, Mali i Zi, as Serbia nuk kanë asnjë të drejtë legjitime dhe legale, që t’i arrestojnë dhe t’i burgosin veprimtarët politikë shqiptarë, për shkak se ata kinëse në “forma terroriste” për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, po e “rrezikuakanë” rendin juridiko-kushtetues, sigurinë dhe stabilitetin e Malit të të Zi dhe të Serbisë?! – Jo,jo, kjo nuk është e vërtetë, por është një gënjeshtër, një floskulë propagandistike dhe politike, e konstruktuar në gjykatat dhe në qeveritë policore dhe ushtarake të Malit të Zi dhe të Serbisë, që ka për qëllim aplikimin koherent të strategjisë së frikësimit të shqiptarëve, në mënyrë që ata të heqin dorë nga kërkesat dhe të drejtat e tyre legjitime dhe legale, që dalin nga brumi origjinal i përmbajtjes së atdheut dhe shtetit të tyre që me shekuj (pa ardhur sllavët në Ballkan) njihet me emrin Shqipëria Etnike.

Sa më sipër, shqiptarët e Malësisë në Mal të Zi, si dhe shqiptarët në Kosovën Lindore nuk po kërkojnë, që territorialisht të shkëputen nga sundimi i egër kolonialist malazias, (edhe pse plotësisht e gëzojnë të drejtën historike dhe juridike, që t’i ribashkohen trungut natyral të Shqipërisë Etnike), por po kërkojnë shumë më pak sesa në të vërtetë që iu takon sipas ligjeve dhe të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare, DECENTRALIZIMIN DHE RAJONIZIMIN E PLOTË, ashtu siç
këtë drejtë Bashkimi Evropian(BE), OKB-ja, SHBA-ja dhe OSBE-ja etj. ia kanë siguruar dhe garantuar “në frymën e ligjeve ndërkombëtare”, minoritetit serbo-malazez(8%) në Kosovën shqiptare, edhe pse serbët atje kanë statusin e kolonistit, kurse pakicat shqiptare në Mal të Zi (8%) dhe në Serbinë Jugore e kanë cilësinë e robit të kolonizuar në tokën e tyre indigjene-Shqipërisë Etnike, e jo në truallin malazez dhe atë serb, ashtu siç po propagandon në mënyrë të ethshme dhe iracionale “Shqipëria e Madhe” e boshtit sllav Beograd-Podogoricë, duke paralajmëruar në mënyrë kërcënuese, se nëse bashkësia ndërkombëtare do t’ia njohë pavarësinë Kosovës, atëherë do t’iu shpallin luftë shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, ashtu si veproi dikur kryekrimineli Slobodan Milosheviq.

Për të evituar një rrezik të këtillë eventual, bashkësia ndërkombëtare, duhet së më parë ta vërë në veprim diplomacinë preventive dhe të drejtën ndërkombëtare, pikësëpari, duke ia njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe t’ia imponojë Serbisë, edhe Malit të Zi, ashtu siç e detyroi Kosovën, të decentralizohet në favor të minoritetit serbo-malaz, që t’i zbatojnë standardet e decentralizimit dhe të rajonizimit për minoritetet shqiptare, si dhe të minoriteteve të tjera në Serbi (Vojvodinë dhe në Novi Pazar). Vetëm pasi të jenë decentralizuar Serbia dhe Mali Zi, duke iu njohur të drejtat legjitime dhe legale të minoriteteve të theksuara.
Vetëm pasi të jetë realizuar në praktikë procesi i decentralzimit dhe i rajonizimit në Serbi dhe në Mal të Zi, mund të shpresohet se do të kenë sukses projektet e parashikuara të integrimit, të demokratizimit, të sigurisë, të stabilitetit dhe të paqes së qëndrueshme në Ballkan.

Ndryshe, do të krijohen rrethana të reja dhe, të paparashikueshme, që pa dyshim, do të çojnë në shpërthimin e konfrontimeve dhe të konflikteve të reja ndërmjet shqiptarëve dhe armiqve të tyre kolonialistë serbo-malazezë, si dhe ndërmjet minoriteteve të tjera joserebe në Vojvodinë dhe në Novi Pazar.

Duhet të ritheksojmë se shqiptarët në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore, nuk janë duke kërkuar kurrfarë “Shqipërie të Madhe”, sepse me atë nuk kanë asgjë të përbashkët as në aspektin psikologjik, as në atë politik, kombëtar dhe trashëgues, sepse ajo është vetëm grackë politiko-propagandistike për t’i hedhur “hi dhe pluhur syve” Evropës Perëndimore dhe Amerikës demokratike (që t’iu dalin në ndihmë Malit të Zi dhe Serbisë gjencidale për t’i sunduar dhe shtypur edhe në këtë shekull shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike), por po insitojnë që t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre sipas normave dhe standardeve ervropiane dhe ndërkombëtare, në mënyrë paqësore dhe institucionale demokratike dhe të ligjshme.
Për habi, ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa pakica serbe dhe malazeze në Kosovën shqiptare. Kjo kërkesë e shqiptarëve duhet të përmbushet, sepse është me bazë ligjore dhe demokratike.

Fundja, pse mos të vlejë i njëjti standard i decentralizimit dhe i rajonizimit për shqiptarët e Malësisë në Mal të Zi, për shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), për pakicën hungareze dhe kroate në Vojvodinë, si dhe për pakicën myslimane boshnjake (me prejardhje shqiptare, që janë asimiluar si rrejdhim i politikës dhe i praktikës gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi) në Novi Pazar (Tregu i ri)?

Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Vojislav Kostunica: “Kosovo je srce Srbije”?

Përgjigja e autorit: Historikisht dhe ligjërisht, Kosova kurrë nuk nuk ka qenë, nuk është, as nuk do të jetë zemër e Serbisë, as e serbëve, sepse ka qenë, është, dhe për jetë të jetëve, do të mbetet zemra e trupit natyror të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve në Ballkan.

Edhe kjo pozë fotografike është dëshmi se kryeministri i qeverisë së Serbisë, dr.Vojislav Koshtunica është tejet i brengosur dhe “vizionar” lidhur me ardhmërinë e statusit të Kosovës. Mirëpo, edhe pse premieri serb e ka tejet të qartë se Kosova kurrë më nuk do të rikthehet nën sovranitetin kolonial të Serbisë së Madhe, ky sikurse dikur në “kohën e mesjetës” së Slobodan Milosheviqit, në rolin e apostullit të nacionalizmit serbomadh, për ta ngushëlluar veten dhe për t’iu hedhur “hi e pluhur syve” opinionit të brednshëm politik serb, duke derdhur lotë krokodili, ende po sheh ëndërra ditën dhe po ushqen iluzione të shkreta sikurse ish-kryetari i tij, Slobodan Milosheviq, sikurse patriarku i tij Pavle, sikurse vladika Artemije Radosavleviq (kryepolitikanë të regjur të Kishës Ortodkse Serbe), sikurse Akademia e Shkecave dhe e Arteve të Serbisë, sikurse qeveria e tij, dhe parlamenti i Serbisë së bashku me kryetarin aktual të Republikës së Serbisë, Boris Tadiq, Kosovën e quan dhe e konsideron pa asnjë të drejtë “Zemër të Serbisë”(!?)

Pikërisht, duke u bazuar në sentimentin e lashtë të nacionalromantizimit, të shovenizmit dhe të simbolizmit mitologjik kishtar serbomadh(të falsifikuar dhe të improvizuar me shekuj në kurriz të territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike), qeveria dhe parlamenti i Serbisë nxorën Kushtetutën e re, ku në perambulën e saj thuhet se “Kosova është pjesë integrale e territorit të Serbisë”?!

Në këtë vështrim, shtrohet pyetja serioze, si mund të quhet e re dhe demokratike kushtetuta e theksuar serbe, kur përmbajtja e saj është me bazë të vjetër dhe e barasvlershme me atë të Kushtetutës paraprake të Serbisë së vitit 1989 të Slobodan Milosheviqit, ku në dispozitat e saj, “Kosova figuronte si provnicë e Serbisë”?! Pikërisht, si rrjedhim i kësaj kontradikte kushtetuese, juridike dhe historike, Serbia e Slobodan Mikosheviqit së bashku me Vojislav Koshtunicën dhe me Kishën Ortodkse Serbe, edhe zhvilluan terrorin dhe gjenocidin shtetëror serb mbi shqiptarët dhe Kosovën shqiptare (1989-1999), sepse shqiptarët me gjithë sakrificat dhe me viktimat e panumërta nuk pranuan, që Kosova të mbetej nën “shajkaçën” çentiko-fashiste dhe gjenocidale të Serbisë, por në forma politike paqësore dhe ushtarake me në krye Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), zhvilluan luftën e tyre kundër okpuatorit dhe agresorit gjenocidal serb.

Kjo luftë e drejtë gjithëpopullorte në flamurin fitimtar të UÇK-së, pa dyshim solli edhe në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër regjimit gjenocdial fashist të Serbisë së Slobodan Miloshevqiit, me ç’rast Kosova de facto dhe de jure u legjitimua si problem ndërkombëtar. Këtë, më pas e provoi edhe nxjerrja e Rezolutës 1244, më 10.VI.1999 nga ana Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me ç’rast Kosova vihet nën mandatin e jurisdiksionit paqësor të OKB-së, përkatësisht të UNMIK-ut dhe të KFOR-it. Ndaj, Kosova qe shtatë vjet është shkëputur nga sovraniteti kolosnial shtetëror i Serbisë dhe, nuk ka kurrfarë lidhmërie detyruese juridiko-politike, as kushtetuese ndaj saj.

Sado qeveria dhe qeveritarët serbomëdhenj të Beogradit le të “shpresojnë” se miratimi i “Kushtetutës së re” dhe i referendumit të tyre, do të neglizhojë debatimin ndërkombëtar (në relatat: Grupi i Kontaktit, BE, OKB dhe SHBA) të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, ty dy këto akte juridiko-kushtetuese nuk mund të kenë kurrfarë efekti politik, as diplomatik në planin ndërkombëtar, që Kosovën ta ridefinojnë si “pronë legale shtetërore” të Serbisë nga se Grupi i Kontaktit, BE-ja, SHBA-ja, GNK-ja, përmes dokumenteve të tyre zyrtare ia kanë bërë të qartë Serbisë dhe opinionit ndërkombëtar, se “Kosova nuk do të kthehet më kurrë nën Serbi, si dhe nuk do të ketë ndarje të saj”. Këta janë dy nga faktorët kyç të strategjisë diplomatike të bashkësisë dërkombëtare, që sheshit provojnë se Serbia, tanimë qe shtatë vjet është “përshëndetur” nga Kosova, si koloni e saj e dikurshme (1912-1999). Mirëpo, sikurse dikur S. Milosheviqi, ashtu edhe pasardhësit e tij, Boris Tadiq dhe Vojislav Koshtunica së bashku me kreun shtetëror dhe me Kishën Ortodokse Serbe, edhe pas kryerjes së gjenocidit të Serbisë së tyre (1989-1999) mbi shqiptarët dhe Kosovën, pa kurrfarë turpi, as të drejte, Kosovën e konsiderojnë si “celulë, djep dhe zemër të identitetit të Serbisë dhe të serbëve”. Vazhdimi i kursit të këtillë politik dhe propagandistik (duke e mpleksur dhe mbeshtetur me anën e akteve fiktive juridike, kushtetuese-miratimi i Kushtetutës dhe realizimi i referendumit, esenca e të cilave është e qartë-mohimi i pavarësisë së Kosovës, që do të thotë rikthimin e saj në kuadrin e jursidiksionit adminostrativo-territorial shtetëror të Serbisë) të qeverisë serbe të Beogradit, është një nga argumentet më të qëndrueshme se, politika zyrtare aktuale e Beogadit ndaj Kosovës nuk ka pësuar kurrfarë metamorfoze (në kuptimin, demokratik dhe paqësor), as kurrfarë diskonuiteti ligjor dhe faktik nga regjimi gjenocidal barbarë i Serbisë së Slobodan Milosheviqit.
Përkundrazi,

Mirëpo, me gjithë ripërsërtijen e bagazhit nacionalist dhe nacional-socialist të politikës dhe të praktikës ligjore dhe teorike të qeverisë gjakatare të Slobodan Milosheviqit, as nxjerrja e “Kushtetutës së re” e as organizimi dhe rezultatet e referendumit serb, ” nuk do të kenë kurrfarë efekti politik në zgjidhjen e statusit të Kosovës”, kështu deklaroi edhe O’Konel (zëvendës i shefit të Zyrës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, më 25 tetor 2006).

Përveç gabimit të qëllimshëm kardinal lidhur me Kosovën, e cila sipas “kushtetutës e re “(premabulës), konsiderohet “pjesë e ligjshme” e Serbisë, kjo ka edhe difekte të tjera ligjore, sidomos kur është fjala për mosnjohjen e të drejtave të plota të minoriteteve, të cilat sot jetojnë Serbi. Kjo ishte edhe arsyeja me bazë pse minoriteti hungarez dhe kroat në Vojvodinë, që e bojkotuan referendumin serb, duke votuar vetëm 46% e elektoratit të përgjithshëm. Kjo do të thotë se politika drejtuese, e as qytetarët e Vojvodinës nuk janë të kënaqur me definimin përçmues të statusit të autonomisë së Vojvodinës, të sanksionuar në “Kushtetën e re” të Serbisë.

Veç vrejtjeve dhe kritikës negative të “universit” të politikës vendore në Serbi lidhur me përmbajtjen e ligjit më të lartë të saj-kushtetutës, edhe kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Helsinikit, Aron Rodes me të drejtë ka shprehur rezerva dhe shqetësimin e tij, për shkak se juristët, politikanët, qeveria dhe parlamenti i Serbisë në përmbajtjen e “kushtetutës së re” e kanë injoruar dhe anashkaluar idenë e krijimit të shtetit të Serbisë, si “shtet të të gjithë qytetarëve, duke e zëvendësuar këtë me konceptin politko-juridik-kushteteus: Serbia është shtet i serbëve dhe i pakicave të tjera.
Përveç këtij vakumi juridiko-demeokratik, kushtetuta e theksuar serbe ka edhe shumë të meta dhe difekte të tjera, kur është fjala për të drejtat politike dhe fetare të minoriteteve në Serbi, gjë që kjo do ta distancojë Serbinë nga Evropa”(B92,24.10.06).

Pavarësisht nga apelet dhe justifikemt falsifikuese të politikës dhe të propagandës së qeverisë dhe të parlamentit të Serbisë me në krye Boris Tadiqin (kryetar), me Vojislav Koshtunicën (kryeministër), me Vuk Drashkiviqin (ministër i Jashtëm), me patriarkun Pavle dhe me vladikën Artmeije të Kishës Ortodokse Serbe, që përbëjnë fundamentin e politikës autokratike dhe të nacionalshovinizmit retorik dhe mitologjik të ish-regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, e vërteta mbi të drejtën historike dhe ligjore të Kosovës është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Edhe pse me vonesë të madhe më se 100-vjeçare, këtë të vërtetë të pakundërshtueshme mbi Kosovën, duhet ta ketë marrë parasysh kryeelita politike, intelektuale, kishtare dhe shtetërore e Serbisë. Ndryshe, “përderisa Kosova është në qendër të vëmendjes dhe pjesë e politikës serbe, kjo provon se Slobodan Milosheviqi nuk është i vdekur”(Associeted Press,19.09.06).

Në këtë kontekst (sikurse Kushteta tankiste e Serbisë, e miratuar më 28 mars 1989, sipas së cilës “ Kosova ishte pjesë e Serbisë”), duhet shikuar dhe kuptuar përmbajten e “Kushtetutës së re” dhe të referendumit të bërë në Serbi, më 27-28, 10.2006, sepse të dy këto akte “juridike-kushtetuese” janë antiligjore dhe antidemokratike, sepse Kosovën e cilësojnë si “pjesë të Serbisë”.

Si në kuptim të ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë historik, politiko-juridik dhe diplomatik, ky është shkaku kryesor pse politika dhe diploamcia shqiptare e Kosovës, nuk do të arrijë gjuhën e përbashkët të kompromisit të drejt politik lidhur me zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Prandaj, kjo pengesë mund të evitohet vetëm atëherë, kur Grupi i Kontaktit, BE-ja, OKB-ja dhe Amerika t’ia kenë imponuar me të drejtë dhe në mënyrë ligjore Serbisë zgjidhjen e stausit politik të Kosovës sipas së drejtës historike dhe legjitime të shumicës dërrmuese shqiptare (90%), që do të thotë njohjen e subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës.

Vetëm atëherë, pasi bashkësia ndërkombëtare ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës, do të merrnin fund arroganca dhe dëshirat e pafund të politikës kolonialiste dhe hegjomoniste të Serbisë dhe të paranojës kolektive serbe se “Kosova është djepi dhe zemra e Serbisë”(!)

NUK ËSHTË KOHA E “HAPES SË DOSJEVE” NË SHQIPËRI

ÇASJE POLITIKE
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

NUK ËSHTË KOHA E “HAPES SË DOSJEVE” NË SHQIPËRI, POR E RIBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE!

* Sa herë që ngritet ndonjë kërkesë a problem i shqiptarëve në gjysmë Shqipërinë e kolonizuar (Serbi, Mali, Zi, IRJM dhe Greqi) që të vihet për shqyrtim në “rend dite” në planin gjithëkombëtar shqiptar dhe në atë ndërkombëtar, del dikush nga hiri i kohës (në rolin e feniksit profiterik) kërkon që të “hapet ndonjë dosje, a konflikt i brendshëm në Shqipëri, ashtu siç ndodhi në janar-shkurt të vitit 1997, me qëllim që ta shpërqëndrojë vëmendjen nga problemi ekzisitues i pazgjidhur kolonial i shqiptarëve dhe i gjysmë Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Kohëve të fundit po shkruhet me pompë lidhur me temën “hapja e dosjeve” të periudhës së sistemit komunist në Shqipëri. Dakord, në parim, edhe unë jam që të “happen ato dosje”, por kur t’iu vijë koha, pasi të kemi kryer punën me dosjet e gjenocideve të jashtme serbo-malazezëve dhe grekëve mbi shqiptarëve (shekjut XIX dhe XX), JO tani, kursesi, sepse ato tash nuk kanë kurrfarë prioriteti kombëtar, shtetëror, as ndërkombëtar, por fati i kombit të copëtuar dhe të kolonizuar shqiptar në Ballkan, i cili edhe sot në periudhën e transicionit demokratik të Evropës Lindore dhe Juglindore, është në udhëkryqin më të rrezkishëm të historisë së tij të deritashme.

Pavarësisht nga “iniciativa obliguese” dhe dëshira e Ismail Kadares dhe partizanëve të tij, që me “shenjë urgjente”, të hapen dosjet e sigurimit gjatë periudhës së kaluar të Shqipërisë socialiste, këtë “iniciativë” të nuk do të duhej ta mirrte në konsideratë qeveria e sotme shqiptare, sepse nuk është momenti historik, as politik, që t’iu heqet “pluhuri i harresës” atyre dosjeve, sepse në rend dite kemi hapjen e dosjeve njëshekullore të gjenocidit kolonial serbo-malazez, grek dhe sllavomaqedon mbi shqiptarët dhe mbi gjysmën e Shqipërisë Etnike. Kjo është tema prioritare jo vetëm e qeverisë demorkatike të Tiranësa, por e gjithë shqiptarëve anembanë Shqipërisë Etnike, si dhe në tërë diasporën shqiptare në përmasa botërore.

Pra, po qe se duam të dëshmohemi para vetes dhe të tjerëve se me vepra konkrete jemi përcaktiar për reformat demokratike në Shqipëri, atëherë politika dhe diplomacia e Shqipërisë së sotme, së pari, do të duhej, që të fillojnte me përgatitjet serioze përkitazi me ngritjen e kërkesës zyrtare para institucioneve përkatëse të bashkësisë ndërkombëtare për hapjen e dosjeve të gjenocidit të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë ndaj shqiptarëve dhe territorit etnik të Shqipërisë, që nga viti 1878 e deri më sot. Ky duhet të jetë preokupimi ynë i përbashkët si në sfondin e politikës, të diplomacisë dhe të shkencës shqiptare, ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare.

Ky do të duhej të ishte itinerari i interesave dhe objketivave prioritare të politikë së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë, e jo fokusimi në hapjen e dosjeve të sistemit komunist me karakter të brendshëm. Ka kohë, kur do të vijë në rend dite, edhe hapja e dosjeve të komunizmit në Shqipëri. Pasi t’i kemi qëruar hesapet me dosjet e gjenocidit serbo-malazez e grek, atëherë politikës dhe rendit demokratik shqoqëror në Shqipëri i mbetet si detyrë që të merret me “dosjet vetjake” të sistemit të kaluar komunist.

Gjithashtu, në këtë vështrim, duhet të ndjekim edhe shembujt e shteteve ish-socialiste të Evropës Lindore, të cilat , me sa duket asnjëra prej tyre, ende nuk kanë filluar me hapjen e dosjeve të shërbimeve të tyre sekrete gjatë kohës së komunizimit.

Po qe se ndonjë faktor i jashtëm ushtron presion (gjë që deri tani, asnjë faktor i jashtëm nuk ka parashtruar asnjë kërkesë të tillë për hapjen e dosjeve të sistemit komunist në Shqipëri), që politika shqiptare të fillojë një proces të tillë, atëherë ne duhet të tregohemi të matur dhe të përmbajtur, e të mos të shplaojmë “plagë të vjetra” të kohës së fashizimit dhe të komunizmit, sepse një rrugë e tillë do të na rikthente në të kaluarën e hidhur të hakmarrjes dhe të vëllavrasjes, e këtë e duan të gjithë armiqtë tanë fqnij, të cilët, edhe sot në fillimshekullin 21 janë duke na mbajtur “lakun e pazgjidhur në fyt” me statusin e robit kolonial në zemër të Evropës demokratike, të integruar dhe të civilizuar, duke na quajtur “ekstremistë” dhe “terroristë” vetëm pse jemi shqiptarë dhe, vetëm pse po kërkojmë prej tyre dhe prej bashkësisë ndërkombëtare, që të na rikthehen të drejtat tona ligjore mbi pasurinë tonë legjitime të patudnshme, që quhet me emrin Shqipëria Etnike. Asgjë më tepër nuk jemi duke kërkuar veçse të drejtën tonë historike mbi territorin indigjen të Shqipërisë sonë etnike ilire, nuk duam asnjë pëllëmbë të tokave të huaja të fqinjve tanë sllavë, sepse ato nuik na duhen në asnjë mënyrë, sepse janë prona të huaja dhe, si të tilla, edhe duhet të ngelin të paprekura në pronësinë e titullarëve të tyre.

Po qe se fillon procesi në “hapjen e dosjeve” në Shqipëri, atëherë s’ka asnjë dilemë se prej tyre, do të përfitojnë vetëm armiqtë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Kjo do të ishte rruga më e pranueshme e vënies në harresë të të gjitha gjenocideve të deritashme serbo-malazeze dhe greke, të kryera mbi shqiptarët dhe Shqipërinë (1842-2006).

Në kuptimin e ngushtë (domethënë shqiptarët nuk do të përfitonin asgjë të dobishme me “hapjen e dosjeve” sipas dëshirës instruktive dhe “largpamëse” të Ismail Kadares dhe mbështetësve të tij), por në kuptim të gjerë, do të përfitonin të gjithë armiqtë tradicioanlë sllavë të Shqipërisë, sepse do të shpëtonin nga “vala e darës” së përgjegjësisë historike për gjenocidet e kryera mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike.

Më thjesht, me procesin e “hapjes së dosjeve” në Shqipëri, prapë do të mbetej “incognito” dhe i pandëshkuar ndërkombëtarisht gjenopcidi i jashtëm serbo-malazez dhe grek mbi shqiptarët dhe mbi terrioret e copëtuara dhe të kolonizuara të Shqipërisë së tyre Etnike. Për të mos ndodhur një anakronizëm i tillë politik dhe kombëtar si politika, ashtu edhe shkenca shqiptare, assesi nuk do të duhej të përkrahnin një iniciativë dhe propozim të tillë të Ismail Kadares dhe të tifozëve të tij, që tani të përqëndrohen në “hapjen e dosjeve” në Shqipëri, sepse kjo do të ishte një rrugë pakrye dhe me pasoja të paparashikueshme, që do të çonte në shpagime dhe gjakderdhje të reja vëllavrasëse mbi baza idologjike, partiake dhe grupore. Kjo tragjedi e re më së paku, do t’iu duhej shqiptarëve, edhe kështu të sakatosur, të robëruar, të varfëruar dhe të syrgjynosur në “enklavat” dhe në “eksklavat” kolonilaiste të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të IRJM-së.

Pra, edhe rasti i shtruarjes së kërkesës naive dhe absurde të “hapjes së dosjeve” në Shqipëri nga ana e atyre që ndodhen jashtë Shqipërisë (në Paris, në Athinë, në Beograd, në Podgoricë, në Shkup, në Ankara, në Amerikë, në Evropë, në Australi etj.) nuk duhet të mirret në konsideratë nga qeveria e Tiranës, sepse me qëllim të caktuar kanë “ngatërruar” numrat e objektivave dhe të interesave prioritare të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë.

Shkurt e shqip, pa asnjë dozë të politikës taktizuese dhe manipuluese në frymën e paternalizimit në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shetetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan, hëpërhë nuk është në plan të parë “hapja e dosjeve” të “disidentit politik” të Ismail Kadares gjatë periudhës së socializmit në Shqipëri, por para së gjithash në plan të parë janë: pavarësia e Kosovës, rajonizimi dhe decentralziimi i terriroreve shqiptare në Mal të Zi dhe në Serbinë Jugore, rikthimi i çamëve në Çamëri, si dhe federalizimi i i pushtetit shtetëror të IRJM-së. Të gjitha këto çështje me interes jetik dhe parësor gjithëkombëtar shqiptar na apostrofojnë, që mos të bëhemi të shurdhër, të verbër dhe rob i vetëvetes, por të mirremi me zgjidhjen e çështjes së përgjithshme kombëtare shqiptare në Ballkan, e cila në mënyrë procesuale dhe të sigurt do të na shpie drejt shkolonizimit dhe pavarësimit të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, ashtu siç ka ndodhur edhe me popujt dhe me vendet e tjera fqinje në Ballkan. As më pak e as më shumë.

Nëse pretendojmë dhe duam që të integrohemi sa më shpejt me popujt e tjerë të Evropës së sotme, atëherë ne nuk duhet të dalim nga “tema” e demokracisë dhe e demorkatizimit, e të kthehemi në të kaluarën e perënduar, por duhet të angazhohemi dhe të përqëndrohemi në të sotmen, dhe ta pyesim veten se çfarë kemi bërë brenda 18 vitet e shkuara në kohën e demokracisë së sotme, edhe si individ, edhe si kolektivitet, e edhe si shetet në krahasim me shtetet e tjera të Evropës Juglindore, të cilat, edhe ato, sikurse Shqipëria në kohën e komunizmit (1845-1990) kishin të njëjtin status. Mirëpo, asnjëra prej tyre, deri tani nuk kanë shtruar kërkesën e “hapjes së dosjeve”, ashtu si ka kërkuar “disidenti politik” Ismail Kadare, për shkak se potencialin e tyre njerëzor, intelektual, politik dhe shkencor e kanë përqëndruar në ndërtimin dhe në realizimin e objektivave dhe të detyrave të sotme, që rezultojnë nga agjenda e rendit të ri botëror (integrim, zhvillim ekonomik, demokratizim, modernizim dhe përparim tekeniko-teknolgjik shkencor etj.)

. Pra, të ndjekim edhe ne shembullin e vendeve dhe popujve të tjerë në Evropë dhe në rajon (sepse edhe ata kanë pasur “dosje” tyre, jo vetëm Shqipëria) që çon drejt pajtimit, progresit dhe integrimit në përmasa evropiane dhe globale botërore, e jo të mirremi edhe nja 50-100 vjet të tjera me vetëvetën, duke vendnumëruar si një nga vendet më të pazhvilluara në botë.

PAVARËSIA E KOSOVËS NUK VARET NGA VETO-JA E RUSISË, POR NGA AMERIKA!

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI




Tanimë, si opinioni i bendshëm publik, ashtu edhe ai ndërkombëtar janë në dijeni se Martti Ahtisari ( i dërguari spcial ndërkombëtar i KS të Kombeve të Bashkuara) në marrëveshje me Grupin e Kontaktit dhe me aktorët e tjerë relevantë bashkësisë ndërkombëtare ka shtyrë debatin ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës për vitin e ardhshëm, pasi të jenë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 21 Janar 2007. Mirëpo, ky potez absurd dhe i papranueshëm për interesin jetik të Kosovës shqiptare, nuk nënkupton edhe vënien e pikës pavarësisë së saj, pavarësisht nga “paralajmërimet kërcënuese” të diplomacisë proserbe të Moskës.

Një vendim i tillë i Martti Ahtisarit dhe “aminuesve” të tij evro-ndërkombëtarë, në asnjë mënyrë nuk është i bazueshëm dhe i justifikueshëm në aspektin e realizmit politik, as diplomatik, sepse nuk ka kurrfarë ndërlidhurie kauzale me zgjdhjet e ardhshme parlamentare në Serbisë, as me kushtetutën e as me referendumin e bërë në Serbi në muajin tetor të vitit 2006, por është i bazuar vetëm në dështimin katastrofik të “shuttle diplomacy” të tij, përkatësisht të titullarit të tij të KS të KB, Kofi Annan.

Mirëpo, me gjithë pasojat e mundshme negative të tij, si rrjedhim i infiltirimit të diplomacisë ruse në favor të mbështetjes së politikës antishqiptare dhe antidemokratike të Serbisë, politika dhe diplomacia shqiptare, nuk duhet të heqin dorë nga opcioni i pavarësisë së plotë të Kosovës, pavarësisht nga llogaritë strategjike dhe taktike të koalicionit të madh serbo-rus dhe evro-ndërkombëtar, që pavarësia e Kosovës të pezullohet nga “itinerari” i ardhshëm i negociatave ndërkombëtare në relacionin Grupi i Kontaktit dhe Kombet e Bashkuara.

Nëse bashkësia ndërkombëtare do të përfillë kërkesat iracionale dhe të paqëndrueshme të Serbisë lidhur me statusin e Kosovës, atëherë jo vetëm se do të shtyhet dhe zvarritet afati i zgjidhjes së tij, por do të vihet në pikëpyetje edhe esenca e përmbajtjes së tij, që juridikisht dhe politikisht nënkupton kontestimin e pavarësisë së Kosovës. Në këtë rast, do të vinte në shprehje mohimi i së drejtës legjitime historike dhe juridike ndërkombëtare të shqiptarëve mbi Kosovën shqiptare. Pa dyshim se, një ndërlikim i këtillë i zgjidhjes së statusti të Kosovës, do të zhbalanconte edhe ekulibrin ekzistues të marrëdhënieve të shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë, e cila qëmoti (mbi bazën e tradicionales historike sllave) është deklaruar si mbrojtëse lojale e interesit kolonial të Serbisë mbi Kosovën.

Një përzierje e tillë e Rusisë në çështjen e Kosovës, do të shkaktojë kundërti dhe disonanca kontradiktore negative si ndërmjet anëtarëve të Grupit të Kontaktit, të Bashkimit Evropian(BE), ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bahkuara, ku në rast se Kosovës do t’i njihet pavarësia, atëherë një vendim të tillë do ta kundërshtonte Rusia, duke përdorur të drjetën e “veto-s” së saj si anëtare e përherhshme e KS të Kombeve të Bashkuara.

Edhe pse Serbia i ka mbështetur të gjitha shpresat e saj të fantazisë gjeopolitike në Rusinë “mëmë”, se me veto-n e saj në KS të Kombeve të Bashkuara, do t’ia arrijë që të neutralizojë pavarësimin e Kosovës nga sundimi i saj i derisotëm kolonial, me gjithatë llogaria e politikës dhe e diplomacisë së këtillë të Beogradit, që tani mund të cilësohet si e gabuar dhe iluzore, sepse edhe nëse Rusia, do të votojë kundër kundër Kosovës në kuadrin e KS të Kombeve të Bashkuara, kjo, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se Rusia dhe Serbia, do të kenë kapacitetin e nevojshëm politik dhe diplomatik, që ta “ngrijnë” procesin e pavarësisë së Kosovës në favor të Serbisë kolonialiste, përkatësisht në favor të ruajtjes së mëtejme të sferës së influencës së Rusisë në Ballkan.

Me të drejtë shtrohet pyetja e pashmnagshme dhe racionale se çfarë do të ndodhë më pas me fatin e Kosovës, nëse “veto-ja” e Rusisë do ta bllokonte njohjen e pavarësisë së Kosoovës nga ana e KS të Kombeve të Bashkuara?

-Me gjithë përpjekjet e fundit të politikës propagandistike dhe të diplomacisë kolonialiste të Serbisë, që negociatat e ardhshme për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të bëhen qëllim në vetëvete dhe për qëllime të palës më të fortë, më të përgatitur dhe më të gatshme që (duke e favorizuar njëanshmërisht interesin e lashtë kolonial të Serbisë mbi Kosovën) t’i sabotojë ato në themel, duke mos zgjedhur mjete as forma ligjore, që janë në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës, veto-ja e Rusisë në KS të Kombeve të Bashkuara, vërtet, do të paralizojë vendimin e njohjes së pavarësisë nga ana OKB-së. Mirëpo, kjo në anën tjetër, do shkaktonte efekt tejet negativ për një vendim të tillë eventual të KS të KB, si shkak dhe pasojë e veto-s së Rusisë, sepse ekziston mundësia reale që,pas një hapi të tillë të gabuar dhe të pajusitifikueshëm të OKB-së, automatikisht të vijë në shprehje njohja e pavarësisë së Kosovës në formën unilaterale nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shembullin e së cilës pa dyshim, do ta ndiqnin edhe aleatët e saj të Evropës Perëndimore.

Përveç kësaj, veto-ja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do të kishte efekt pozitiv thelbësor në kuptimin historik dhe juridiko-ndërkombëtar, sepse njohja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë unilaterlae nga Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë, pa dyshim do ta evitonte rrezikun potenacial dhe alternativ të saj, që quhet “pavarësi e kushtëzuar”.

Pra, shprehur qart në fjalorin e së drejtës dhe të drejtësisë ndërkombëtare, shqiptarët nuk kanë asnjë arsye pse të brengosen, as të frikësohen nga veto-ja e mundshme e Rusisë në KS të OKB-së, sepse pikërisht ajo “veto” e Rusisë, do ta varrroste alternativën iracionale me karakter antihistorik dhe antijuridik “ pavarësi e kushtëzuar” (që tanimë, si duket është “gatuar” në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe të OKB-së, për hir të ruajtjes ekuilibrit të marrëdhënieve ekonomiko-politike dhe diplomatike me Rusinë) dhe, në vend të saj do të vinte në shprehje realizimi i së drejtës së vetëvenmdosjes së Kosovës.

Së fundi, ky do të ishte “efekti pozitiv i zbatimit të parimit universdal i së drejtës ndërkombëtare” të Rusisë së Vladimir Putinit në “dobi” të politikës kolonialiste të Beogradit.

Pra, si Beogradi zyrtar,ashtu edhe serbët në përgjithësi, nuk kanë arsye pse të jetojnë në vetëkënaqësi dhe në iluzione se do t’i “shpëtojnë” veto-ja e Rusisë dhe prolongimi i afatit të Martti Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, sepse asnjëra prej këtyre dy opcioneve (përpos “time out”) nuk do të shënojnë asnjë poen politik në llogari të “ngrirjes” së statusit të pavarësisë së Kosovës. Moska zyrtare (me gjithë sondimet dhe simulimet e diplomacisë së saj, duke imituar rolin e superfuqisë së ish-BRSS-së në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, së këndejmi edhe të ruajtjes së sferës së inluencës ruse sllave në Ballkan) është e vetëdijshme se ç’do të thoshte për interesin serb aplikimi i veto-s së saj në KS të Kombeve të Bashkuara, mirëpo, jo edhe politika kolonialiste dhe antidemokratike e qeverisë së Serbisë së Vojislav Koshtunicës dhe Boris Tadiqit, të cilët me këmbëngulje po i vardisen politikës dhe diplomacisë së Boris Putinit, që Rusia me veto-n e saj në KS të KB-së, të bllokojë çdo vendim a rezolutë, e cila do nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, nëse do të vinte në shprehje veto-ja e Rusisë në OKB, atëherë, në të njëjtën kohë do të pësonin debakël edhe Serbia edhe Rusia, sepse do të vinte në shprehje ridefinimi i marrëdhënieve politike, ekonomike dhe diplomatike të Uashingtonit dhe të aleatëve të tij evro-perëndimorë ndaj aleancës tradicionale serbo-ruse lidhur jo vetëm me çështjen e Kosovës, por edhe të çështjeve të tjera në rajonin ballkanik, evropian dhe ndërkombëtar.

Sa më sipër, diplomacia ruse është në dijeni se çfarë efekti negativ do të kishte arritur veto-ja e saj kundër vendimit të KS të KB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës, (pavarësisht nga përzierja e Rusisë në zgjdhjen e çështjes së Kosovës, me qëllim që ta qetësojë Serbinë deri në “ditën e gjykimit” përfundimtar) prandaj, nuk mund të llogaritet si “akt i kryer” veto-ja e Rusisë në rastin e bllokimit të ndonjë vendimi a rezolute të OKB-së për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.

Rreth vetvendosjes edhe nje here...

BAROMETRI KOMBËTAR
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


ATA QË E RRAHIN VETËVENDOSJEN-POPULLIN E VET,
NUK E MERITOJNË LIRINË, AS PAVARËSINË!

* Në vijimësinë historike popullin shqiptar të Kosovës nuk ka mundur ta frikësojë, ta gjunjëzojë, t’ia “mbyllë gojën” kundër lirisë dhe pavarësisë së tij, asnjë ushtri, asnjë polici e huaj terrorizuese okupatore; asnjë ushtri dhe asnjë polici e Serbisë gjenocidale imperialiste. Prandaj, as policia e sotme transitore shqiptare nuk mund t’ia arrijë një qëllimi të tillë absurd për ta heshtur Lëvizjen Vetëvendosje, sepse ajo ëshë lëvizje masovike, që gëzon mbështetjen gjithëpopullore shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike, si dhe në mbarë diasporën shqiptare në botë.


* * *
Historia e praktikës së derisotme ka provuar se ato regjime(diktatoriale antipopullore) dhe titullarët e tyre, të cilët duke përdorur forcën dhe dhunën policore, ushtarake apo paraushtarake (vetjake apo të huazuar nga mercenarizimi i jashtëm kontraktues) kanë ardhur në pushtet dhe në institucionet dhe organet e tij, ashtu me turp dhe me “bisht ndër këmbë” janë “avulluar” nga postet e tyre sunduese.

Shembull i këtillë më karakteristik dhe më i freskët ishte edhe regjimi çetniko-fashisht gjenocidal i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, i cili për shkak të ushtrimit të dhunës, të torturës psiko-fizike dhe formave të tjera ataviste antihumane, antiligjore dhe antidemokratike kundër veprimtarëve politikë shqiptarë dhe pjesëmarrësve të protestave dhe demonstratave të popullit shqiptar në Kosovës, në fund qe i gjykuar të dështojë me turp dhe me vurratë të përjetshme kriminale-gjenocidale, ashtu siç pat dështuar makineria e boshtit nazifashist të regjimeve gjenocidale dhe kriminale të Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit.

Simetria iracionale

Duke qenë se si mijëra shiptarë të tjerë të Kosovës, edhe unë jam viktimë e politikës dhe e praktikës gjenocidale e terroriste të regjimit ushtarako-policor të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, titullarëve pushtetarë shqiptarë të Kosovës ua bëj këto pyetje: (1) Pse politika e sotme zyrtare e Kosovës ka zgjedhur rrugën e gabuar dhe të pajustifikueshme, që ta instrumentalizojë dhe ta politizojë policinë, organet dhe institucionet e tjera juridike të rendit dhe të drejtësisë, me qëllim që ato në emër dhe për hir të mbrojtjes së interesave të saj të “panjohura”, t’i “qërojnë hesapet” me veprimtarët politikë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe me pjesëmarrësit e tjerë të protestave publike, paqësore dhe demokratike, të mbajtura nëpër qendrat e Kosovës? (2) Pse organet policore dhe të sigurisë të përzihen në politikë, duke i marrë në “biseda informative”, duke i kërcënuar, duke i frikësuar dhe duke i keqtrajtuar fizikisht aktivistët politikë të Lëvizjes Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin? (3) Pse ndaj veprimtarëve të kësaj Lëvizjeje të aplikohen të njëjtat forma kërcënuese, të ushtrimit të dhunës psikike dhe fizike (duke ua dëmtuar gjymtyrët e trupit: thyer duart, hundën, këmbët etj.), sikurse policia dhe udbashët e regjimit policor të Serbisë së Slobodan Milosheviqit ndaj veprimtarëve politikë dhe demonstruesve shqiptarë anembanë Kosovës(për shkak se edhe ata, para se të lindëte dhe të shihte dritën Lëvzija Vetëvendosje dhe Albin Kurti, parashtruan botërisht kërkesën e tyre të drejtë dhe të ligjshme, që Kosova ta fitonte të drejtën e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së plotë nga Serbia) gjatë viteve të stuhishme dhe të përgjkashme (1981-1999)? (4) Pse këta djemë dhe vajza (fëmijë tanë) në lulen e moshës më të mirë, të perkuizohen nëpër shtëpitë dhe nëpër banesat e tyre, të merren me dhunë në “biseda informative”, të paraburgosen, të burgosen dhe të keqtrajtohen nga organet policore shqiptare(sikurse para shtatë vitesh që terrorizoheshin së bashku me prindërit, me edukatorët, me mësuesit dhe me profesorët e tyre nga ana e policisë kriminele serbe të Slobodan Milosheviqit), kur dihet se pikërisht kjo gjeneratë (1981-2006) e re e fëmijëve tanë nuk kanë pasur kurrfarë fëmijërie, sepse ishin të diskriminuar, të traumatizuar, të torturuar, të frikësuar, të uritur, të zdeshur, të zbathur, të përzënë nga kopshtet fëmijërore, nga shkollat dhe nga fakultet, si rrjedhojë e ushtrimit të forcës dhe të dhunës së gestapos policore çetniko-fashiste serbe të Beogradit? (5) Deri kur do ta imitojnë dhe demonstrojmë në praktikë politikën policore dhe kërbaçin “demorkatik” të regjimeve gjenocidale kolonialiste të Serbisë së Slobodan Milosheviqit mbi popullin liridashës shqiptar të Kosovës, për shkak se ai (qe 100 vjet) është i pabindshëm dhe i papajtueshëm me sundimet të regjimeve të huaja gjenocidale dhe skllavëruese?

Sikurse ata që po japin urdhra, ashtu edhe ata që po i zbatojnë ato urdhra për ta “qetësuar” psikikisht dhe “disiplinuar” fizikisht, në mënyrë që t’ia “mbyllin gojën” Lëvizjes Vetëvendosje, duhet ta mbajnë parasysh faktin se brenda një kohe të shkurtër do të ballafaqohen me ligjin dhe me drejtësinë popullore shqiptare, sepse kjo Lëvizje ka karakter dhe strukturë gjithëpopullore shqiptare. Kjo Lëvizje është vetë populli shqiptar i Kosovës, i cili në formën më demokratike dhe paqësore me të drejtë po kërkon dhe po proteston që, jo vetëm të përshpejtohet procedura e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por që “shtetarët” e qeverisë së përkoshshme(transitore) të Kosovës, të mos pranojnë asnjë “formulë”, as zgjidhje politike tjetër të statusit të Kosovës, përveç të së drejtës së vetëvendosjes, që do të thotë lirinë dhe pavarësinë e plotë juridiko-politike të Kosovës nga Serbia gjenocidale kolonialiste.

Kjo është një nga motivet krysore pse Lëvija Vetëvendosje ka dalë në dritë dhe, pse në mënyrë demokratike dhe paqësore po proteston kundër të të gjitha parregullsive dhe devijimeve të deritashme të “kastës” politike zyrtare të Kosovës, kur është fjala për zvarritjen e procesit të zgjidhjes së statusit politik të Kosovës, si dhe për porblemet e tjera serioze me të cilat po ballafaqohet i gjithë populli i Kosovës brenda këtij gjashtëvjeçari(1999-2006), si shkak dhe pasojë e politikës dhe të politikanëve të burokratizuar dhe të korruptuar, që për interesa të tyre vetjake dhe grupore karrieriste dhe profiterike kanë bërë edhe gabimet kardinale në difavor të interesit të përgjithshëm të Kosovës ngase para kohe, domethënë para se Kosova të njihet si subjekt juridik ndërkombëtar, kanë pranuar që në forma të ndryshme të “grupeve teknike”, të hyjnë në dialog me politikanët serbomëdhenj të Beogradit zyrtar(!?)

Gabimet e deritashme politike të qeverisë së Kosovës nuk mund të korrigjohen duke e përdorur forcën dhe dhunën policore për të asgjësuar Lëvizjen Vetëvendosje, sepse kjo në asnjë mënyrë nuk është fajtore për “gafat” e diletantëve politikë të qeverisë së Kosovës, të cilët kanë pranuar “standardet decentralizuese”, përkatësisht “standardet” e copëtimit të territorit të Kosovës, ashtu si ka kërkuar në mënyrë imponuese dhe ultimative Beogradi zyrtar dhe Kisha Ortodokse Serbe (të mbështetura nga faktorët evro-ndërkombëtarë).

Në fakt, Lëvizja Vetëvendosje me veprimin e saj politik, kombëtar, demokratik dhe paqësor po orvatet që t’i përmirësojë gabimet politike 6-vjeçare të “elitës politike” shqiptare në Kosovë, duke e bërë me dije atë që të heqë dorë nga format dhe klishet stereotipe dhe triviale të politikës së dikurshme dhe të sotshme të Serbisë, si dhe të distancohet nga politika e huaj e ndërvarësisë dhe e diktatit, sepse është në diskurs me realizimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës.

Duhet ta rikujtojmë qeverinë dhe parlamentin e Kosovës, se në çdo shtet në botë ku sundojnë ligji, e drejta, drejtësia, rendi dhe demokracia, policia nuk e ka “fajlën kryesore” për zgjidhjen e problemeve të ndcryshme politike dhe shoqërore, por politika është ajo vetë që merret me shqyrtimin dhe me rrugëzgjidhjen e tyre.

Nëse titullarët e politikës zyrtare të Kosovës vazhdojnë me gabimet e politikës së tyre të deritashme, duke e anatemuar, injoruar, përçmuar dhe keqtrajtuar Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë s’ka dyshim se policia do të jetë substitut i saj. Mirëpo, atëherë, gjithashtu, duhet të llogaritet edhe në fundin e dështuar të asaj politike, sepse policia në asnjë vend të botës nuk mund të luajë rolin e politikës dhe të diplomacisë shtetërore, por vetëm se është në shërbim të tyre.

Kontestin politik ndërmjet politikës zyrtare të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund ta zgjidhë policia duke e përdorur forcën dhe dhunën e saj antiligjore mbi veprimtarët dhe mbi qytetarët e pafajshëm, të cilët me të drejtë po kërkojnë liri, pavarësi, drejtësi dhe demokraci të njëmendtë, sikurse të gjithë popujt e tjerë në Ballkan, por vetë institucionet politike të Kosovës, duhet të jenë ato që sa më parë të jetë e mundur, ta zgjidhin këtë kontest politik me përfaqësuesit legjitimë dhe legalë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ndryshe, nga ky konflikt politik, do të përfitojnë të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të pavarësisë së Kosovës shqiptare. Ja, ky do të ishte “kulmi i suksesit” i politikës policore zyrtare të Prishtinës(!) Kësaj politike ANTIVETËVENDOSJE më së shumti do t’i gëzohej politika zyrtare antishqiptare e Beogradit dhe e Kishës Ortodokse Serbe, që me çdo kusht po luftojnë, që Kosovën ta rikthejnë nën sundimin e dikurshëm kolonial dhe hegjemonist të Serbisë së Madhe.

BE-ja ATRAKTIVE, POR E PAARRITSHME, PËR “BALLKANINË” HIBRIDE

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


BE-ja ATRAKTIVE, POR E PAARRITSHME, PËR “BALLKANINË” HIBRIDE
Në tremujorin e parë të vitit 2007 Gjermania do të jetë kryesuese e BE-së, sipas radhës së procedurës rotative të drejtimit të këtij institucioni të rëndësishëm ekonomiko-politik, integrues dhe demokratik evropian. Mirëpo, sa i përket zgjerimit të BE-së me anëtarë të rinj (përpos përfshirjes së Rumanisë dhe Bullgarisë) nuk do të ketë ndonjë novus e as befasi në kuptimin pozitiv sidomos kur është fjala për Turqinë dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Një parashikim të këtillë realist sheshit e provon edhe kontestimi i anëtarësimit të Turqisë në këtë institucion të rëndësishën evropian, edhe pse Turqia qe 46 vjet është duke pritur në “sportelin” aderues të tij. Ndërkaq, për pranimin e vendeve të tjera të “Ballkanit Perëndimor”, së këndejmi edhe të Shqipërisë, veç premtimeve boshe dhe kushtëzuese, nuk do të ketë asgjë të re as në vitin e ardhshëm, e as në këtë gjysmëshekull, sepse sipas të gjitha gjasëve reale BE-ja nuk do të ketë “karrige të reja” për “ballkaninë”, sepse realisht, asnjë nga vendet pretenduese, edhe nuk i plotësojnë asnjë nga kushtet dhe kriteret e procedurës së pranimit në BE mbase edhe në këtë shekull kanë probleme dhe konflikte të pazgjidhura territoriale, etnike dhe nacionale siç janë Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.

Mirëfilli, në kuadrin e këtyre vendeve me probleme të tilla të pazgjidhura, sigurisht se radhitet edhe Greqia, edhe pse është anëtare e BE-së. Mirëpo, pavarësisht nga pozita e saj privilegjuese dhe e dyshimtë në BE, statusi i saj duhet të rishqyrtohet dhe të ridefinohet përderisa Greqia të mos i zgjidh problemet ekzistuese të pazgjidhura territoriale, etnike dhe shtetërore me Shqipërinë (problemi i pazgjidhur i Çamerisë etj.), si dhe me Turqinë (Qiproja dhe ishujt në Detin Egje etj.).

Veç kësaj, një nga barrierat kryesore të rifanitjes eventuale të “perdes së hekurt” në “portën kryesore” të BE-së për vendet pretenduese të Ballkanit Perëndimor, pa dyshim se janë politika e rezervuar e Gjermanisë dhe e Francës, e cila përmes deklaratave konkrete të përfaqësuesve të saj më të lartë zyrtarë siç janë Angela Merkel (kancelrja gjermane) dhe Nicolas Sarkozy( ministër i brendshëm frëng), tanimë lë të kuptohet se në një të ardhme të afërt sipas “afatit parashikues” nuk do të ketë kurrfarë zgjerimi për anëtarë të rinj, përpos atyre që janë në procedurë e sipër (Turqia dhe Kroacia).

Gjithashtu, prononcimi i këtyre dy zyrtarëve të lartë të diplomacisë frengo-gjermane karahas Turqisë paralajmëron “kohë të ligë dhe me breshëri” edhe për vendet e tjera të Ballkanit, të cilat, po thuajse qe dy dekada janë duke ushqyer iluzione të kota se në “një të ardhme të afërt”, do të hyjnë në “familjen e integruar” evropiane (25 apo 27 anëtarëshe).


Me gjithë faktin se kohëve të fundit kancelarja gjermane, Angjela Merkel, të paktën deklarativisht pat paralajmëruar se do ta mbështet hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian, ajo ka pohuar të kundërtën se :” Evropa duhet të deklarohet se cilët janë kufijtë e saj. Është e vërtetë se jemi duke zhvilluar negociata me Turqinë dhe me Kroacinë, mirëpo, gjithashtu e dijmë se brenda afatit të caktuar nuk do të mund të pranojmë ndonjë shtet tjetër anëtar të ri në kuadrin e BE-së”.

Sipas prononcimit të kancelares gjermane, Angela Merkel, në fillim të vitit të ardhshëm, një nga prioritetet e politikës gjermane si kryesuese e BE-së, do të jetë zgjidhja e çështjes së Kushtetutës së BE-së (e cila për shkak të dështimit të saj si rrjedhim i rezultateve negative të referendumit në Francë dhe në Holandë, ende ndodhet “pezull”, është jo valide), e cila sipas A. Merkel është e domosdoshme për Evropën, sepse ky “traktat kushtetues përcakton dhe sqaron se cilat janë obligimet, të drejtat dhe përgjegjësitë e Evropës dhe të shteteve anëtare të saj. Ekziston frika se Evropa çdo gjë do të xhirojë sipas porirjes së saj, mirëpo, një gjë e tillë nuk duhet të vijë në shprehje”. Për të mos ndodhur diç e tillë “e parashikuar” në veprimin praktik të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel që tani ka paralajmëruar se gjatë mandatit kryesues të BE-së, një nga detyrat dhe objektivat prioritare të Gjermanisë dhe të shteteve të tjera anëtare të BE-së, do të jetë përcaktimi i afatit të miratimit të Kushtetutës së BE-së, sepse sipas vlerësimit të saj objektiv, vënia në jetë e saj duhet të jetë “realitet për Evropën”.

Në favor të sigurisë të bashkëpunimit të integrimit, të demokratizimit, të stabilitetit dhe të perspektivës së ardhme vizionale afatgjatë të Evropës janë edhe pikëpamjet racionale dhe objektive të Presidentit aktual të SHBA-ve, George W. Bush dhe të premierit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, sipas së cilave del se popujt e Evropës e as të Ballkanit nuk kanë nevojë për “Evropë politike”, por për Evropë të integruar dhe demokratike në kuadrin e së cilës, do të duhej të gjendej edhe Turqia, si dhe vendet e tjera të “Ballkanit Perëndimor”.

Mirëpo, praktikisht, me pikëpamjet e këtilla të drejta vizionale të presidentit George W. Bush dhe të premierit Tony Blair bien ndesh me qëndimret e deritashme politike të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të ministrit të Punëve të Brendshme të Francës, Nicolas Sarkozy, sepse para ca kohësh me deklaratat e tyre janë prononcuar para opinionit publik, se viti i ardhshëm do të jetë një pikëpyetje e madhe zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE).

Vërtet, çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm me fatin e zgjerfimit të BE-së, sipas vizionit pesimist dhe radikal të Nicolas Sarkozy (ministër i brendshëm aktual i Franës dhe kandidat i mundshëm për kryetar në zgjedhjet e vitit 2007). Realisht, asgjë sepektakulare, veç spekulimeve të këtilla të politikës dhe të diplomacisë frenge, të cilat, prapë, edhe në vitin e ardhshëm mund të ndikojnë negtivisht në bllokimin e miratimit të Kushtetutës së BE-së, si dhe në kontestimin e pranimit të Turqisë në BE. Ministri i brendshëm francez me prejardhje hungareze, Nicolas Sarkozy, që tani është pronocuar se do të jetë kundër pranimit të Turqisë në BE: “Nëse BE-ja miraton vendimin për pranimin e Turqisë në radhat e saj, unë do ta kundërshtojë atë, sepse ai do të jetë produkt i [Evropës politike], përkatësisht vendim politik”.

Sipas konceptit politik “pax romana” të Nicolas Sarkozy, viti i ardhshëm, nuk do të duhej të ishte preokupim dhe objektivë parësore e zgjerimit të BE-së me vende anëtare të reja siç janë Turqia, Kroacia dhe vendet e tjera, të theksuara të Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha, duhet të vijë në shprehje “ reformimi i institucioneve dhe i caktimit të kufijve të Evropës”(!) – Kuptohet, jashtë këtij koncepti politik “reformues” të BE-së së N. Sarkozy, Turqia do të mbetej jashtë kufijve të saj politiko-ekonomikë dhe integrues.