e premte, janar 11, 2008

HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE

Nga Arben Llalla

(MARKO BOÇARI 1790-1823) Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-ShqipNgrehu Marko trimëriangrehu të thërret Greqia të vijë Marko Shqipëria!Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari. Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”.Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon. Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut.Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare. Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”. Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”.Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj. Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë.Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim. ‘’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”. Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim ‘’të mësojë fëmija i tyre”.Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke” që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme.Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë etj. Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin.Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vet Marko Boçari.Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’ 1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza. Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit.Si do që të jetë puna, faktë është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip. Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë. Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekërit.Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë në ballkan. Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë.Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano turk.Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i fundit.Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët. Kjo gjuha arbërishteështë gjuhë trimëriee fliti Admiral MiauliBoçari dhe gjithë SuliMë 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës. Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas..Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.Labëria kur dëgjoi Se u vra Marko fajkoi Ra në zi e ra në goj Kënga i mbeti në gojNë vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të prejardhëjes të fisit të Boçarëve. Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë. Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin fesë ortothokse. Është fatkeqësi për atë komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën.Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari.‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut. Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të sotëm shqiptar. Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’

e diel, janar 06, 2008

RECENSION PËR LIBRIN E POSABOTUAR TË

FLORI BRUQIT”GUXIM SHQIPTAR(2008)

Zbardhje e çështjes kombëtare

Pas një periudhe të gjatë kohore dhe pas luftës në Kosovë,

si një sihariq i rrallë na vjen një vëllim i përmbledhur

me shije të hollë dhe me një gamë të gjerë temash e disiplinash

me larushi të begatë nga fushat e publicistikës, historisë

e historiografisë, diskursionit, shkencës, figurash krijuesish

me rëndësi madhore nga letërsia shqiptare dhe ajo botërore;

nga psikologjia, mjekësia, seksologjia; nga fusha e polemikave,

artikuj të inteligjencës, të cilët do të frymëzojnë dhe pajisin lexuesin

tonë me informacion të kamur, vështirë se do të mund të

gjente lehtë një vëllim të vetëm, siç është ky.

Poeti i frymëzimeve të “Zjarrit të Diellit” (1995), me një

guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe

i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet

diturish të nduarnduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat

aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari,

për të shfletuar një sasi njohurish dhe për t’i ofruar njeriut një

sofër ushqimesh të sojit të vet.

Është fare vetjake kjo përpjekje. Dhe kaq e devotshme:

lexuesi mund të endet nga rrafshi në rrafsh të parapëlqyer sipas

shijes që ka, dhe sipas kërkesës.

Temat që janë shtruar kanë aq shumë të dhëna, sa nuk ka

ndodhur ndonjëherë gjëkund në një libër të mëparshëm.

Urojmë shëndet e sukses për një disiplinë kaq të pëlqyeshme

dhe dobiprurëse për lexuesit tanë.

Nehat S. Hoxha,redaktor i librit

Fjala e recensuesve

Libri a përmbledhja e studimeve “Guxim shqiptar“ e intelektualit,

studiuesit dhe shkencëtarit Flori Bruqi kon

ceptohet si një punim kompleks historiko-letraro-shkencor

me vlera, përmasa dhe hapësira shumëdimensionale, të

përfshira në tetë kapituj, me 45 tematika, dhe me 382 faqe; me

materiale mjaft të zgjedhura dhe me interes, të studiuara dhe të

përpunuara me kujdes të veçantë dhe të shkruara me vërtetësi

reale, historike dhe kombëtare; në të cilën përmblidhet një gamë

e gjerë dhe mjaft e larmishme e shumë fushave të jetës të së

kaluarës dhe të së përditshmes, që kërkohen dhe janë të nevojshme

të njihen, të mësohen dhe të përvetësohen nga gjithsecili,

për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre në punë dhe në veprimtari.

Titulli i librit “Guxim shqiptar” përbën në vetvete një

vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit,

shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar,

me ndjenjë atdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai: kombin

(etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-Iliro-shqiptar,

legjendat e kahershme martire edhe të Mujës dhe Halilit, traditat

zakonore, besën shqiptare, trimëritë heroike, të koduara në

kanune dhe të trashëguara brez pas brezi si të shenjta dhe të

paprekshme, duke u bërë simbol i vëllazërimit ballkanik, siç

është treguar gjatë historisë shekullore dhe të propoganduar

nga të huajt.

Konsiderata më e veçantë e librit duhet të jetë përfundimi

që do të nxjerrë lexuesi nga leximi i librit, i cili mendoj dhe

konkludoj se do të përmblidhet në qëllimin që i ka përkushtuar

vetes autori: në kontributin, mbështetjen dhe dashurinë që manifeston

ai për Mëmëdheun, duke Ju përkushtuar në gjithçka dhe

për çdo gjë, që qartazi shprehet dhe duket gati në çdo artikull

që lexohet në libër, ku ndihet dhe konceptohet patriotizmi,

ndjenja atdhetare, emri ilir, epirotas, arbëresh, shqiptar, që kudo

e ndesh. Shkurt, nënkuptohet boshti ideor atdhetar, i pushtuar

me brezin e kuq shqiptar mbarëkombëtar.

Ndërsa, vlera e vetë autorit Flori Bruqi duhet çmuar dhe

admiruar me korrektësi dhe me modesti, përpara këtij punimi

vëllimor, me tematikë të shumëllojshme, të profileve të ndryshme

dhe me materiale të bollshme dhe me vështirësi interpretuese;

të cilat janë paraqitur me mjeshtëri, me një mori njohjesh

teknike, profesionale dhe artistike, të cilat i kanë dashur autorit

kohë, mund, sakrifica dhe mjaft durim për t’i përballuar dhe

për të arritur suksesin e merituar. Ato duhet ta gjejnë shpjegimin

e vet të vlerësimit në përgatitjen e tij të lart profesionale, në

njohjen mjaft të mirë të gjuhës shqipe, të pastërtisë dhe rrjedhshmërisë

së saj, si dhe të shumë gjuhëve të huaja, të profesionit

të vet; të vullnetit dhe durimit të një intelektuali të aftë, mjaft

aktive dhe konsekuent për t’ia arritur qëllimit. Bindje për këtë

mund të formosh nëse u referohesh punimeve dhe veprimtarisë

letrare, artistike dhe shkencore që ka realizuar dhe kryer

autori, në një kohë të shkurtër, ku brenda 11 vjetëve ka shkruar

24 vepra madhore të gjinive të ndryshme si dhe mjaft shkrime

shkencore, që e kanë detyruar të bëjë “haram“ edhe gjumin.

Zbërthimi analitik që mund dhe duhet t’i bëhet librit

“Guxim shqiptar”është shpërblimi më adekuat, më i pranueshëm

dhe më i zakonshëm që kërkon dhe që duhet t’i jepet

me të drejtë autorit, siç e meriton, me gjithë vështirësitë objektive

dhe subjektive që hasen. Në kapitullin e parë mbi “Lashtësinë e

historisë“ autori ka meritë se ka ditur të zgjedhë dhe të na përfaqësojë

historinë tone në periudha kohe të ndryshme, duke

përfshirë tërë territorin iliro-arbëror me tema të denja, historikisht

dinjitoze, me mburrje kombëtare dhe me të kaluar heroike.

Shkrimi “Pirrua i Epirit”, kontibut i z. Sitky Jahjaj, i qëmtuar

me vërtetësi nga autori Bruqi, është mjaft i qëlluar në këtë

libër; se na njeh me sundimtarin më të shquar të Epirit, pasardhës

i Akilit, i biri i Aiakidit dhe përfaqësues i denjë iliro-epirot dhe

strateg i zoti, që diti të fitonte mbretërinë e humbur më 296

p.e.s. dhe që epirotët për trimërinë e tij e thërritnin ‘shqiponjë’

dhe ushtarët ai i quante ‘bij të shqipes’, duke krijuar më pas

traditën shqiptare. Pirrua e rriti autoritetin e tij dhe të epirotasve,

pellazgjiko-ilir me aftësi, trimëri dhe zgjuarsi, sa maqedonasit e

shëmbëllyen me Aleksandrin e Madh dhe e ftuan për ta udhëhequr.

Pirrua ëndërronte perandori në perëndim. Ai i shkoi në

ndihmë Tarantos kundër romakëve, që vërtet fitoi, por në histori

ka hyrë me shprehjen “ fitore si e Pirros “. Ai, në Sicili, më

278 p.e.s. mundi kartagjenasit; por karriera e tij aq e lavdishme

u shemb në muret e Argosit nga goditja e një gruaje.

Artikulli “ Beteja e Kosovës 1389 dhe kontributi i shqiptarëve

“është një meritë tjetër e autorit, sepse evidencon rëndësinë

e betejës së Kosovës si bashkim-unitet i ballkanasve kundër

Perandorisë Osmane, si vendi i betejës së Fushë-Kosovës, të

pjesëmarrjes së popullsisë masive të krahinës së Kosovës dhe

vlerëson Milosh Kopiliqin si trim kosovar, i quajtur edhe princ

arbëror, që Car Llazari, mbreti i Serbisë dhe komandanti i betejës

së Kosovës, pranoi të zhvillonte një bisedë “kokë më kokë” me

të si një komandant ushtrie, me historinë e një trimi që vrau

sulltan Muratin II dhe ra si dëshmor, kurse popullsia kosovare

e përjetësoi në këngë dhe e ktheu në legjendë të vërtetën e tij.

Në këtë betejë të koalicionit ballkanik, autori ka meritë se

e pështjellon ngjarjen me korrektësi. Fakton bashkëpunimin e

dhëndurëve të Car Llazarit, Gjergj Ballshajt dhe Vuk Brankoviçit

me takimin e tij në 1388 për koalicion, se përmend luftëtarët e

shquar shqiptarë, si: Gjergj Ballshaj, Theodhor II Muzakaj i

Beratit, i cili u vra në betejë, për të cilët flasin edhe kronikat

turke; se Beteja e Kosovës u mbështet nga një koalicion i gjerë,

ku morën pjesë serbët, Vuk Brankoviç që drejtonte popullatën

e Kosovës, shqiptarët dhe boshnjakët, duke iu kundërvënë

historiografisë falsifikuese serbe, që mohon forcat e koalicionit,

injoron historinë, ul vlerën e pjesëmarrjes së shqiptarëve dhe të

boshnjakëve dhe akoma më keq, Milosh Kopiliqin e bëjnë serb

dhe i shtrembërojnë mbiemrin. Këto konfirmohen nga vetë

serbët, që u “zgjuan” vonë për ta njohur, besuar dhe për ta

propaganduar betejën e Kosovës si mit në favor të tyre, kur

etnologu VukKaraxhiç u kujtua dhe mblodhi disa rapsodi nga

një i verbër rreth betejës së Kosovës, që më pas i besuan dhe

ata vetë. Çudia vazhdoi edhe në ditët tona, shpjegon autori, kur

Slobodan Millosheviç, për interesat e veta, të forcimit të pushtetit

politik dhe moral, mitin e betejës së Kosovës e ktheu në thirrje

për unitet, ku gjente edhe shkakun e humbjes së betejes dhe

për jehonë organizoi 600-vjetorin e saj me pretekst për të rindërtuar

apo dëbuar shqiptarët dhe për të luftuar kundër pavarësisë

së Kosovës me terma të irredentizmit islamik, të terrorizmit,

apo krimit të organizuar, të fabrikuar po nga ata vetë.

Mbrojta e Plavës dhe e Gucisë e viteve 1879-1880 është një dukuri

tjetër e autorit, që dëshmon për atdhetarizëm, duke dokumentuar

heroizmin dhe patriotizmin e pashoq të krahinë së Plavës

dhe të Gucisë, të heroit të krahinës, Ali Pash Gucisë me shokë,

të Kosovës , të Lidhjes së Prizërenit, të gjithë Shqipërisë, në

mbrojtje të së drejtës dhe të tokave shqiptare, me vendosmëri,

me luftë të pandërprerë, me gjakderdhje të pashoqe dhe me

diplomaci kundër malazezëve, që sulmuan dy here në mënyrë

të organizuar dhe me egërsi për të pushtuar Plavën dhe Gucinë

në dhjetor 1879 dhe në janar 1880, por u sprapsën me trimëri,

me guxim nga forcat e organizuara shqiptare, edhe pse u përdor

dredhia dhe përkrahja e Fuqive të Mëdha. Evropa e kuptoj më

në fund se vendi atje ka zot shqiptarët. Dëshmitë dhe faktet

angleze mbi konfliktin shqiptaro-malazez rreth Plavës dhe

Gucisë të viteve 1879-1880 të përmbledhura në librin e studiuesit

Idris Lamaj botuar në Nju-Jork në 1999; konfirmojnë pa ekuivokë

shkrimin e autorit Bruqi.

Në vazhdim përmendim artikullin” Skënderbeu dhe

rëndësia e infrastrukturës logjistike për të udhëhequr luftën “që

autori me të drejtë e paraqet si një aspekt të rëndësishëm dhe

tepër të veçantë të epokës luftarake të Gjergj Kastriotit, që historiografia

dhe Sesioni Shkencor i Akademisë tonë, kushtuar

600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut e kishin mënjanuar atë,

duke e kthyer në legjendë strategjinë dhe betejat e tij luftarake,

të cilat mbeten si të fundit .Ky shkrim shfaq interes dhe ka

vlerë se për herë të parë evidentohet një koncept i ri, një ekspozim

i një faze përgatitore dhe një moment vendimtar që duhet

t’i jepet rëndësi në arritjen e suksesit të fitores së betejave, të

vlerësuara me të drejtë edhe nga vetë Skënderbeu, që del më se

qartas në artikull. Sekreti i Gjergj Kastrioti –Skënderbeut, që i

rezistoi Perandorisë Osman dhe fitoi, i dedikohet jo vetëm se

ishte vërtet i zoti si strateg, por më tepër se ai iu kushtua dhe

kuptoi rëndësinë e infrastrukturës logjistike për të udhëhequr

luftën, duke u mbështetur nga suita e tij jofisnike, përbërë nga

klerikë, e nga grupi i tij laik, që kryenin punën e diplomacisë, të

legatave në qytetet e Italisë, të tregtisë, të lidhjes e bashkëpunimit

me shtetet fqinje të Evropës Juglindore dhe Perëndimore nga

ku siguronte paranë, armatimet, pagesën e mirë të ushtarëve,

bazën financiare dhe organizimin. Në këtë shkrim del se si

strategji të tij, Skënderbeu kishte Rodonin si kështjellën kryesore

dhe se Lezha për të ishte udhë-lidhëse midis detit dhe malësisë

Shkrim tjetër kurioz, origjinal dhe me interes mbetet “Napoleon

Bonaparti dhe shqiptarët”, ku autori jep informacione,

njoftime historiko-premtuese mbi origjinën autentike edhe të

mbiemrit të Napoleonit, perandorit të Francës .Studimet e

autorit hapin fushë veprimi, sjellin burime të besueshme,

mendime dhe citime optimiste të mjaft autorëve autoritarë të

huaj, që na konfirmojnë bindjen dhe konsideratën që kanë të

huajt të pranojnë se heronjtë tyre kanë origjinë shqiptare dhe

që meritojnë përgëzime. Shkrimi sjell citimin e R. Anzhelit, që

i kujtonte botës se Napoleoni është po aq shqiptar sa edhe

Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu, ku folklori popullor e ka

rrënjosur në këngë: Ti shqipe ishe e Aleksandrit , zaptove botën dhe

vajte deri në Indi. Me Pirron vojte kundra romakëve me Skënderbeun

pëmbi osmanllinj. Na kujton dëshminë e Xhozefinës për prejardhjen

nga Mali i Peloponezit të Napoleonit, thënien e vëllait të

Napoleonit se kemi orgjinë arbëreshe, afrimi i Napoleonit me

Ali pashë Tepelenën, dënimi nga ana e Napoleonit e gjeneralit

të tij, që i theu në besë shqiptarët, si dhe supozimet se a dinte

shqip Napoleoni, a i njihte zakonet shqiptare, na mbushin me

krenari të ligjshme se trualli iliro-shqiptar ka rritur brezni trimash

dhe burra të mëdhenj shteti, duke sjellë plot shembuj edhe nga

historia.

Kapitulli i Dytë: Për Ramushin

I. “ Dora e Zezë e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës” ( Intervistë

me Z. Adem Demaçi ).

Intervista me z. A. Demaçin duket mjaft serioze, e bërë

në kohë të përshtatshme, me përmbajtje shumë dinjitoze dhe

përbën një thirrje për drejtësi, për patriotizëm dhe dinjitet

njerëzor.

Përgjigjet janë parimore, mendimet janë të çiltra, realiste,

burrërore, objektive dhe pa dorashka.

II. “Hero në luftë, hero në paqe - Ramush Haradinaj”

Titullin e shkrimit e konsideroj mjaft të përshtatshëm, emrin

shumë të merituar, ndërsa përshkrimi mendoj se duhet të ishte

më heroik, siç është, siç njihet dhe siç kërkohet të dihet për

situatën dhe jo thjesht biografik. Akademia jonë në vitin 2005

ka reaguar me një letër ndaj Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë

në mbrojtje të Ramush Haradinajt me këtë tekst: Krimineli dhe

viktima nuk mund të ulen në një bankë gjykimi.

III. Ramushi - viktim e situatës (neo ) koloniale

Shkrimi mendoj se është një portretizim i denjë i figurës së

Ramushit, ku përshkruhen kontributi dhe meritat e tij të padiskutueshme,

puna dhe veprimtaria e tij prej një aktivisti, luftëtari

dhe udhëheqësi trim dhe patriot. Atë e karakterizon burrëria

e pashoq, guximi, zgjuarsia dhe drejtësia, për të përballuar

padrejtësitë dhe akuzat e sajuara. Sugjeroj që figurës së Ramush

Haradinit t’i jepet një vend më i merituar, më patriotik dhe më

dinjitoz siç e meriton dhe e do situata.

Kapitulli i tretë: Antropologjia . “Jakov Milaj dhe raca

shqiptare”. Shkrimi është një kontribut i spikatur i autorit, që

çmon librin “Raca Shqiptare” si një vepër dinjitoze, që nxjerr

në pah për herë të parë dhe në mënyrë më të plotë, veçoritë

antropologjike të shqiptarëve, duke i vlerësuar jo vetëm si një

komb i kulturuar, por e përcakton me një prejardhje gjenetike

sui generis, duke e veçuar si një racë që vërteton origjinën dhe

identitetin shqiptar. Ai na e kujton racën shqiptare, për ta besuar

vetveten shqiptari, për ta njohur atë, se populli i Arbrit ka një

origjinë të vetme, të përbashkët dhe autentike, në të gjithë vendin

ku banon, pa pasur ndryshime esenciale ndaj përkatësisë fetare,

krahinore, toskë apo gegë; por ka nevojë për një politikë shoqërore,

që të mbrojë figurën fizike të racës shqiptare. Autori

argumenton qartë dhe me fakte bindëse se vepra e Jakovit zë

një vend të merituar në literaturën antropologjike shqiptare, se

evidenton dukshëm cilësitë fizike, pasqyron filozofinë, shkencën

dhe terminologjinë e kohës së vet dhe merr shumë informacione

të vyera, ku njihet me tipat fizikë në evolucionin e tyre, që e

përcaktojnë shqiptarinë si race të veçantë. Flori Bruqi u kundërvihet

me të drejtë, me argumente dhe fakte bindëse disa

“studiuesve modernë”, që duan t’i errësojnë vlerat e punimit

shkencor të Jakov Milajt.

Kapitulli i Katërt. Politika

Arvanitasit, Çamëria , Epiri i Veriut dhe gjendja sot

Shkrimi evidenton me mjeshtëri, me hollësira, me dokumente

dhe me fakte historike: 1.Djallëzitë e qarqeve greke ndaj popullit

arvanitas, që i dha pavarësinë popullit grek, ku mbi 90 % e tyre me

heronjtë legjendarë, si: Xhavellon, Boçarin, Bubulina etj.; u bënë therorë

në luftë. 2. Gjenocidin e egër të shovinistëve grekë me Venizellon në krye

ndaj popullit çam autokton, parahelenik në token e tyre, të cilët i shfarosën,

i dëbuan mbi 30 mijë çamë dhe i persekutuan, duke a u marrë tokat dhe

gjithë pasurinë në sy të Fuqive të Mëdha. 3. Agresivitetin dhe armiqësinë

ndaj fqinjit të tyre Shqipërisë për pretendimet absurde dhe të padrejta për

Vorio-Epirin, duke bërë vrasje, tortura, djegie dhe dëbime masive me dijeni

të Evropës. 4. Padrejtësitë ndaj Shqipërisë, duke e copëtuar më dysh në

1913 si dhe pabesinë ndaj popujve fqinjë dhe dinakërinë që kanë treguar

ndajë Fuqive të Mëdha. Autori përmend me argumente qëndrimin

agresiv të qarqeve greke, që mbajtën gjatë periudhës së demokracisë,

ku dogjën shkolla, fshatra dhe bënë tortura dhe masakra

që të kujtojnë periudhën e kaluar. Dëshmi e qartë e dinakërisë

dhe djallëzisë së tyre, që nuk njeh kufi, është dhe ardhja e Janullatosit

si kryefetar i ortodoksëve shqiptar, për të sjellë ngatërresa

ndërfetare. Artikulli mbetet si një akt mbështetës, nxitës

dhe si një dokument me rëndësi për popullin çam për të kërkuar

të drejtat e tyre legjitime, nëpërmjet të gjitha formave deri në

Starzburg, me anën e organizatës së tyre politike.

A ka intifadë shqiptare në Iliridë? Artikulli është i parapëlqyer

se nxjerr në dukje dhe merr më shumë në konsideratë përpjekjet

e shqiptarëve të Iliridës, për të fituar dhe konfirmuar me ligje

dhe me kushtetutë të drejtat e mbi 40 % të shqiptarëve në shtetin

maqedon. Ai mbështet miratimin e të drejtave të njeriut, gjuhën

amtare, flamurin kombëtar, njohjen e identitetit dhe të zakoneve

të popullit shqiptar, të padiskutueshëm për një komb.

Pushtetarët e kanë frikë heroin e demokracisë. Shkrimi nxjerr në

dritë një të vërtetë aktuale, që duhet të bëhet shembull i një

veprimtarie të guximshme vetëmohuese dhe burrërore në

mbrojtje të të drejtave të popullit të tij të shumëvuajtur dhe

nxit rininë për t’u bërë flamurtare në interes të atdheut.

Nder, respekt dhe krenari është përcaktimi i Albin Kurtit, që

mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë rininë kosovare.

Mirupafshim në Kosovën e lirë. Përbën një përgjigje mjaft

sfiduese, shumë kuptimplote dhe tepër korrekte për kërkesën

absurde dhe të papërgjegjshme, që bën një pretendues që mban

edhe petkun e zi të një kleriku, kur me dashje harron arkivat e

Raguzës, të Gazulit, Buzukut etj.

A do të ketë një Nuremberg Shqiptar për komunistët dhe krimet e

tyre? E vlerësuar si një deklaratë që bënë jehonë dhe formulon

një thirrje për drejtësi, ajo duhet të konsiderohet si nxitëse për

të gjetur zgjidhje sa më objektive dhe në një kohë sa më të

përshtatshme.

Kapitulli i pestë. Spiunazhi

Agjentura greke dhe Sigurimi i fshehtë i Shtetit Shqiptar. Autori me të

drejtë na njeh në libër me këtë material faktik, për të na vënë në

dijeni më mirë edhe më tepër për ndërhyrjet, pabesitë, agresionin

dhe spiunazhin grek ndaj Shqipërisë, popullit dhe kufijve të

tij, të nisur prej kohësh qysh gjatë periudhës së Luftës Nacional-

Çlirimtare. Aty evidentohen me fakte, dëshmi dhe me deklarata

nga spiuni grek, të deponuar para seancave gjyqësore të

gjykatës shqiptare, për grupet e spiunazhit, të rrjeteve organizuese

dhe të çetave veri-epirote, që kryenin masakra, tortura

dhe shkatërrime në dëm të popullit dhe të shtetit shqiptar.

Kush janë agjentët me influence në Kosovë? Në shkrim njihemi

me fakte dhe dokumente mjaft interesante të sigurimit të fshehtë,

që kanë shërbyer si forcë lëvizëse në situata kritike, duke lozur

rol vendimtar edhe më të fuqishëm se forca ushtarake apo

diplomacia për të arritur fitoren. Për ta bërë më bindëse forcën

e sigurimit, sillen fakte nga historia e sh. III p.e.s. të Sun Xus, që

thoshte se spiuni është i domosdoshëm. Kujtohet mashtrimi i

kalit të Trojës, apo aftësitë e spiunazhit rus të Zorkit në Japoni,

ose lufta e spiunazhit midis KGB dhe CIA, që përmbysi pushtetin

sovjetik si dhe së fundi terrorizmi i 11 shtatorit 2001, që

kanë dëshmuar për forcën kolosale të sigurimit dhe të organizimit

të fshehtë në arritjen e fitores. Në këtë aspekt, thuhet në

shkrim, duhet parë agjentura e spiunazhit të fshehtë serb në

Kosovë, që ka punuar dhe punon nga të gjithë krahët, duke

rekrutuar kosovarë të gënjyer në bashkëpunim me mendjen e

djallëzuar për të krijuar frontin e spiunazhit që e ka tronditur

Kosovën. Agjentët më të rrezikshëm në Kosovë mbeten spiunazhi

- sigurimi i fshehtë dhe organizmat klandestinë, që kanë

vepruar në mënyra të fuqishme, të padukshme e mashtruese

dhe të paraqitura si mjete më të fuqishme se çdo armë vepruese,

që arrin të parashikojë dhe të paralajmërojë fitoren.

Kapitulli i gjashtë. Gjuhë, letërsi

Origjina e gjuhës shqipe. Artikulli vlerësohet si një përshkrim, prezantim

dhe studim i thellë dhe i përpunuar i historisë dhe shkencës

së origjinës së gjuhës shqipe, e përcaktuar siç është e

vetme në familjen paraindoevropiane, duke u përballuar me dy

teza : të ilirishtes më të besueshme dhe të trakishtes; të denja

dhe të dokumentuara nga albanologët e huaj dhe vendës. Gjuha

shqipe autoktone në Ballkan, e pellazgëve me “figurë hënore“,

që autori e nxjerr të shkruar nga viti 1462, por që dokumentet

e fundit e sjellin edhe më herët rreth 1200, të zbuluar në

Vatikan.; kurse logjika natyrisht të çon akoma më herët.

Ndjen kënaqësi dhe krenari kombëtare, kur njihesh me

fakte historike nga të huajt, nga klerikët shqiptar dhe nga

albanologët tanë mbi gjuhën shqipe të shkruar, mbi alfabetet e

krijuara, të përpunuar në kongreset gjuhësore, të ngritur në gjuhë

standarde, të njohur me veçoritë e gjuhës sonë, të elaboruar

nga korifenjtë: K. Kristoforidhi, E. Çabej, A. Buda, M. Domi, I

.Ajeti dhe nga arbëreshët me në krye J. De Rada dhe që kjo

gjuhë e Naimit po flitet sot nga 15 milionë shqiptarë në botë

dhe nga 7 milionë vendës në Ballkan, si dhe nga albanologë në

shumë shtete, dhe po mësohet në shumë universitete të botës

dhe ku gjen libra shqip në vendet më të zhvilluara të rruzullit

tokësor. Rëndësia e këtij artikulli qëndron në faktin se aty gjendet

gjithçka që duhet, e shkruar me kujdes, me vërtetësi, me hollësi

dhe në baza shkencore.

Censura dhe shterpësia letrare. E konsideroj një diskutim

filozofik me objektivitet real, gjetjen dhe shqyrtimin e vërtetësisë

letrare atje ku nuk ka krijimtari të lire, të vërtetë, por të censuruar.

Atje ku shkrimtari bëhet i vetëdijshëm se ai sheh, ndjen dhe

mendon, por nuk mund t’i thotë, se të tjera është i shtrënguar

të shpreh, edhe pse vetë nuk i beson. Kështu, ca heshtin, të

tjerë mundohen të bëhen përkthyes dhe ndokush i fut shkrimet

në sirtar, se kështu i duket më drejt për t’i ruajtur; duke konkluduar

se censura censuron ata që pranojnë të censurohen –

servilët e regjimit. Materiali i autorit i shtjellon me hollësi dhe

nxjerr si përfundim se censura të shpije në shterpësi letrare, që

në regjimin totalitar, krijuesi dhe artisti arrijnë të kthehen në

një zanatçi, të instrumentalizohen dhe të diktohen nga

censuruesi, duke i dhënë tema të gatshme për të shkruar, për ta

depersonalizuar; për të qenë pa personalitet, pa vullnet, pa

dëshirë dhe pa dashuri. Kjo ka sjell si konkluzion edhe boshllëkun

që ekziston edhe në ditët e sotme në letërsi, që po kthehet

në imitim të perëndimorëve. Autori diskuton edhe si dëm në

letërsinë shqipe përkthimet e veprave të I. Kadaresë nga Jusuf

Vrioni, në aspektin se janë përkthyer vepra shqip në gjuhë të

huaj, që nuk sjellin aq vlera letrare, se sa përkthimet e letërsisë

nga gjuhët e huaja në shqip, se kontribuojnë më shumë dhe

krijojnë horizont më të gjerë letrar, duke detyruar disa shkrimtarë

të heqin dorë nga të shkruarit në kohën e diktaturës.

Lavdi De Radës. Kjo jehonë dhe thirrje evidenton personalitetin

dhe autoritetin e figurës më të shquar letrare të

letërsisë së re, që përfaqësoi me dinjitet iluminizmin e ndritur,

që do të lindte dhe do të frymëzonte patriotizmin, idealizmin,

traditat dhe heroizmin e popullit shqiptar. J. De Rada lëvroi me

mjeshtëri, me zgjuarsi, me shumë kujdes dhe me aftësi

profesionale rapsodinë shqiptare, duke sjellë një xhevahir të

traditës gojore popullore, shpalljen e Milosaos në 1836 si kryevepër

e parë shqiptare në botën shqiptare, duke i thurur lavdi

trashëgimisë popullore dhe detyroi të zgjohej kureshtja e të

huajve La Martin dhe Ygo, që ta admirojnë etj. Ai shkroi vargun

e famshëm”Erdhi ditë e Arbrit”, duke dhënë kushtrimin se dy

shtetet e veriut të Bushatllijve dhe e jugut të Ali pashës, nuk u

varrosën, por janë ripërtërirë me idenë e re të çlirimit kombëtar.

Jetoi gjatë dhe prapë Arbërinë të lirë nuk e pa, por edhe kur u

bë e përgjysmuar Shqipëria, atë nuk e njohu dot se ajo ishte

analfabete.

Branko Merxhani. Ky emër i harruar i gazetarisë shqiptare

Përmendet me të drejtë si një nga penat më të spikatura dhe

më të mprehta të viteve ‘30-të në Shqipëri, si gazetar, publicist

dhe përkrahës i idesë së neoshqiptarizmit për një zhvillim kulturor

jashtë politikës dhe u dallua si një aktivist i palodhur, për

përhapjen e dijes dhe të atdhetarizmit, kudo ku punoi në Shqipëri,

Athinë e në Turqi. Bashkëpuntorët e tij, Nexhip Alpani

dhe Petrua flasin me respekt për kontributin e vlefshëm dhënë

në publicitet, ndërsa Flori me konsideratë shprehet: figura e

harruar e Branko Merxhanit duhet të nderohet, të respektohet

dhe të vlerësohet me dinjitet në median e sotme.

Ismail Kadare. Në librin kronik në gurë, thotë autori, dëshiron

të ndryshojë rrjedhën e romaneve si nga ana e paraqitjes dhe të

ngjarjeve, megjithëse shfaqen edhe shumë mendime dhe

alternativa komplekse; por duket se ajo po ndjek vazhdën e

luftës, për të reflektuar dhe për t’i parë personazhet me syrin e

një fëmije, të vetvetes, pa pasur ndonjë ndikim partishmërie,

duke pasqyruar edhe vlerat e një rëndësie etnografike që Gjirokastra

e ka pasur traditë.

Klasikët e romanit postmodernë. Është në nderin e autorit që

në librin e tij diti të zgjedhë dhe të përfshijë tri personalitetet

më të denja, më të kërkuara dhe më të zgjedhura, që kanë bërë

emër dhe e kanë përfaqësuar me autoritet dhe me dinjitet epokën

postmoderne me veprat e tyre. Le t’i përmendim për respekt:

Valero Massino Manfredin me trilogjinë e Aleksandrit të Madh,

Umberto Econ me Flakët misterioze të mbretëreshës Loana dhe

Aleksander Bariccon me Novoçenton apo Legjendën e pianistit, të

tre autorë, me tri histori dhe vetëm me tri romane, sollën imazhin

e tri epokave, duke pasur vetëm dy gjëra të përbashkëta: atdheun

-Italinë dhe famën e tyre ndërkombëtare.

Homeri dhe Odisea nuk kthehen më në truallin grek. Artikulli

evidenton me hollësi dhe me fakte krizën dhe vështirësitë që

po has letërsia greke për të kapërcyer izolimin kombëtar të literaturës

së vendit, e cila u vu në dukje më së qarti në panairin e

Frankfurtit në gjermani. Grekërit po përpiqen të mbijetojnë,

nga mbiprodhimi i botimeve, që i sjellin në jetë më lehtë se

fëmijët e tyre. Po përkthejnë sa më shumë në gjuhë të huaj,

hoqën dorë nga fjalori mitologjikë grek dhe nga Homeri, që

ishte krenaria e tyre, siç bëri Elitys, edhe sepse ishte formuar

boshllëk i madh mbi dymijëvjeçar, nga lulëzimi helenik, që

akuzohet se kishte vjedhur mite dhe legjenda nga lindja.

Në 60-vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Bardhosh

Gërvalla. I njohur si intelektual me merita, autori thekson se

nuk duhet të harrohet, por të çmohet si shkrimtar me vlera të

larta si poet, prozator, dramaturg, atdhetar, si një figurë poliedrike

dhe simbol i kombit, mbasi mbetet edhe nga më prodhimtarët

në trashëgiminë e dorëshkrimeve.

A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar? Vlerësohet si një

veprimtar mjaft inkurajues, që ka shkruar mbi 40 vepra letrare,

libra dhe romane dhe mbi 30 punime të dramatizuara, duke

arritur një sukses të merituar në lëmin e letërsisë, ku spikatin

proza dhe poezia, të vlerësuara edhe me shumë çmime. Kontribut

të veçantë ka dhënë në edukimin e brezit të ri dhe në

letërsinë e fëmijëve.

Në vend të përkujtimit: Mehmet Kajtazi. Njihet si gazetar me

kontribute të veçanta, por ka shkruar edhe vepra letrare në poezi

dhe në dramë. Përmendet si aktivist dhe atdhetar dhe kujtohet

me respekt dhe me nderim për dramën e tij “Një natë e fundit

në Goli Otok”, që i kushtohet popullit të tij dhe përshkruan

vuajtjet e torturat në këtë kamp internimi. Në kujtim të tij autori

përmend shkrimin e tij”Kultura bashkon kombin”.

Kush është Kolec Traboini? Autori me dashamirësi përgjigjet

se është një shkrimtar, gazetar, publicist, që ka shkruar vepra

letrare, prozë, poezi, skenarë, me tematika të ndryshme, të

karakterit shoqëror, patriotik, erotik dhe dallohet për një stil të

tij origjinal dhe për një humor të hollë me karakter konstruktiv

dhe dashamirës. Ai ka drejtuar gazetën Egnatia me përgjegjësi

dhe ka dhënë një kontribut të ndjeshëm me shkrimet e tij në

hapësirën virtuale me të cilat mund të njiheni edhe në libër.

Kozeta Zylo. Prezantohet si një aktiviste e dalluar e

komunitetit shqiptaro-amerikan e Nju-Jorkut, si një intelektuale

dhe pedagoge e respektuar në institutin amerikan Globus në

Bruklin, si një publiciste, letrare dhe poete, që po bën karrierë.

Intervistat e shumë intelektualëve e vlerësojnë Kozetën si një

poete me perspektivë dhe e komentojnë librin e saj poetik,

Monumentin si një vepër me perspektivë. Ajo ka shkruar edhe

një libër tjetër poetik, ku jepen përshtypje të mira.

Kush është Gani Xhafolli? Njihet si shkrimtar. që ka publikuar

mbi 20 vepra letrare, si poezi, romane dhe është vlerësuar me

çmime. Ka ende shumë materiale në dorëshkrime, që presin

radhën për t’u botuar. Nga poezitë më tepër i është çmuar libri

poetik “Gjeometria e syrit”, për të cilën ka mjaft komentime

interesante.

Kush është Nehat S. Hoxha? Ka bërë emër si letrar, poet dhe

përkthyes. Ka shkruar 5 libra artistikë dhe ka përkthyer mbi 18

vepra artistike nga anglishtja, me materiale të filmit artistik,

arsimor dhe vizatimor. Ai ka bërë dhe mjaft adaptime për TV,

radio, gazeta dhe për revista. Është një aktivist dhe organizator

i palodhur dhe pjesëmarrës në delegacionet e huaja.

Muhaxhedinët si “Golden Boys”. Flitet për Bernald Henri

Levyn, autor i librit “Kush e vrau Daniel Pearl”, që është një

dokument, që bënë një analizë letraro-politike, me aspekte të

shumta moralo- kulturore e filozofike; që më shumë se ç’do

burim i mundshëm, të lehtëson udhëtimin në zemrën e Al-

Kaidës dhe është një homazh për një gazetar që mizorisht

ekzekutohet pse donte të zbulonte një të fshehtë të vërtetë.

Rekuiem për.. Aty njihemi me përshëndetje, konsiderata dhe

alternativa të “përzemërta”!

Persekutimi komunist mbi vajzat e Bajram Currit. Dëshëroj që

artikullin ta parafrazoj me një nënkuptim të lartë për nder të

Bac Bajramit, duke shprehur për familjen: Konsideratë të veçantë,

respekt, nder, admirim për fisnikërinë, atdhedashurinë,

mirësjelljen, mikpritjen që kanë manifestuar pjesëtarët gjatë jetës

së tyre me gjithë keqtrajtimet që kanë pësuar. Kjo bëhet edhe

në përkushtim të kujtimit të të paharruarit Bajram Curri, heroit

legjendar të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Polemikë pa dorashka. Klajd Kapinova. Duke mos dashur të

prononcohem ,të më falni; por për të mos qëndruar indiferent,

do të dëshiroja të jepja disa mendime shoqërore: I konsideroj si

replika të pakuptimta midis intelektualësh. Të pasinqerta midis

shoqërisë. Me interpretime jomiqësore për jetën dhe pa baza

morale për kohën.

Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit

të Goran Bregoviçit. Argumenti : Analizë dhe koment

Konkluzioni që del nga artikulli është më se i qartë: një”akuzë”

e drejtë, e ndershme dhe e sinqertë që u drejtohet organizatorëve,

edhe pjesëmarrësve dhe një fyerje për popullin shqiptar

e sidomos kosovar, që me dashje apo pa dashje ose të rënë në

kurth, kanë lejuar një bashkëkombës serb të japë koncert në

mes të Tiranës, duke u njohur si i padëshirueshëm, për të penguar

pavarësinë e Kosovës me gjithë autoritetin e tij.

Kapitulli i shtatë. Psikoanaliza, Astrologjia dhe Erotika

Ç’është psikologjia, psikanaliza dhe kush është Zigmund Frojd (Siegmund

Freud )?

Shkrimin e vlerësoj si një artikull shkencor, përshkruar me mjaft

saktësi, me nocione shumë të qarta, korrekte, me karakter filozofik,

që përbën një material mjaft të nevojshëm për çdo intelektual

të çdo profile. Aty gjen të zbërthyer terminologjitë e

nevojshme të psikologjisë, psikanalizës dhe të psikoterapisë. Nga

leximi me kujdes i materialit del një kokluzion i madh: ne të

gjithë kemi nevojë dhe duhet ta njohim më mirë vetveten, megjithëse

është e vështirë.

Figura e Zigmund Froidit jepet mjaft e qartë, me të gjitha

atributet dhe veprimtaritë e tij prej një shkencëtari kolos, që

krijoi psikanalizën duke filluar nga vetja e pastaj kaloi tek pacienti.

A duhet besuar Horoskopi? Ai vlerësohet dhe konsiderohet

si një art parashikues, me histori shumëshekullore, me ecuri

trashëgimore, me njohje dhe besueshmëri të shumë brezave, të

kthyer në “mjet-art-parashikim”, “i besueshëm”, por edhe sfidues.

Pra, a duhet besuar? Shkenca i bie shkurt – JO, se s’ ka

baza shkencore. Po a i mbush mendjen “botës”?! Kjo kushtëzohet

me shansin- fatin-ndikimin dhe besimin. Shumëkush e

beson astrologjinë qiellore, sepse thuhet se horoskopi gjen

gjithçka. Ndoshta! Por, kjo vjen nga besimi i verbër dhe se

mendja jonë gënjehet. Mirëpo, ato kanë marrë një përhapje kaq

të madhe nëpërmjet shenjave të zodiakut, sa që profecia është

kthyer si në një perëndi dhe megjithatë nuk duhet besuar.

Psikologjia erotike. Të dhënat e paraqitura, ndonëse me

informacione të shkurta, dhe me materiale orientuese të sferës

erotike, mendoj se nuk do ta justifikonin prezencën e tyre të

qëndronin krahas materialit aq serioz historiko-letraro-shkencor

që është parashtruar në libër me aq kompetencë dhe dinjitet.

Kapitulli i tetë. Çka janë sëmundjet ngjitëse seksuale?

Shkrimi është një literaturë shkencore–popullore mjaft e

nevojshme, shumë e rekomandueshme dhe më se e domosdoshme

për t’u njohur nga të gjithë, për të pasur dijeni për

sëmundjet seksualisht ngjitëse, për t’u ruajtur, për t’u mbrojtur

dhe më në fund edhe për t’u mjekuar. Materiali është mjaft

orientues, i asimilueshëm, i kuptueshëm, por ka nevojë edhe

për plotësime.

Akademik Dr. NAMIK M. SHEHU,

Sekretari shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane , Nju-Jork

Nga forma elektronike te

forma e shtypur

Libri “Guxim Shqiptar” i Flori Bruqit është një përzgjedhje,

një seleksionim i punimeve më të mira elektronike,

botuar në faqet e rrjetit (web sites), bas i të cilave

qe dhe është autori dhe që tash i afrohen publikut lexues të

përmbledhura në një vëllim më vete. Me një fjalë, libri është

bërë që edhe publiku lexues, i pamësuar me botimet elektronike,

të njihet me tema të ndryshme, që kanë gjetur një trajtim të

gjerë e të denjë pikërisht në këtë formë.Pra, kemi një kalim nga

forma elektronike te forma e shtypur.

Nga temat e ndryshme historike, për seriozitetin dhe

thellësinë e trajtimit, tërheq vëmendjen artikullit “Mbrojtja e

Plavës dhe e Gucisë”, sado që janë me interes edhe disa ide të

hedhura për origjinën shqiptare të perandorit francez Napoleon

Bonaparta.

Një peshë jo të vogël ka kapitulli “Për Ramushin”, në të

cilin është përmbledhur intervista e z. Adem Demaçi me titull

“’Dora e Zezë’ e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës”, artikulli i

autorit “Hero në luftë - hero në paqe: Ramush Haradinaj”, si

dhe artikulli “Ramushi, viktimë e situatës (neo)koloniale”. Megjithatë,

pjesa qendrore e librit i kushtohet antropologjisë, në të

vërtetë veprës “Raca shqiptare” të Jakov Milajt, ku edhe autori,

pos mospajtimeve të hapura me disa autorë, jep dhe ndihmesën

e vet në ndriçimin e kësaj çështjeje shumë të ndjeshme.

Në kapitullin “Politikë” kanë gjetur vend shumë tema

aktuale, sikundër është çështja e pazgjidhur çame, çështja në ka

‘intifadë’ në Iliridë, frika që kanë udhëheqësit tanë nga kryetari

i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti me titullin shumë domethënës

“Pushtetarët e kanë frikë heroin e demokracisë”, dy artikuj për

mjekun e dëgjuar shqiptar, z. Namik Shehu etj.

Një kapitull që do të zgjojë interesimin e lexuesve është

pa dyshim “Spiunazhi”, ku kanë gjetur vend artikujt “Agjenturat

greke dhe Sigurimi i Fshehtë i Shtetit Shqiptar”, “Kush janë

agjentët me influencë në Kosovë” dhe “Aktivitetet kriminale të

shtyra nga shërbimet sekrete armiqësore në Kosovë”. Por, kapitulli

më i gjerë dhe më i larmishëm është “Gjuhë & letërsi”, ku

hetohet edhe karakteri i ndjeshëm hulumtues i autorit, sidomos

në portretizimin e figurës së Jusuf Gërvallës dhe vlerave të veprës

së tij letrare; pastaj disa anë të panjohur të shkrimtarit tashmë

të ndjerë, Mehmet Kajtazi etj. Janë me interes edhe artikujt për

Kolec Traboinin, Rifat Kukajn, Kozeta Zylon, Gani Xhafollin,

Nehat S. Hoxhën, si dhe një varg temash nga letërsia botërore.

Libri mbyllet me kapitullin “Psikanalizë, astronomi dhe

erotikë”, ku trajtohen tema nga këta lëmenj interesantë të jetës

njerëzore

Abdullah Konushevci,recensent i librit nga Prishtina

Prishtinë, më 3 dhjetor 2007