e shtunë, gusht 16, 2008

HËNA MBI OBORRIN TIM

Arif Molliqi

HËNA MBI OBORRIN TIM

(p o e z i )

1. Të Lisi i rinisë

Aq gjatë e kam kërkuar mrizin e fëmijërisë

Me një kujtim të shenjtë një melodi fyelli erdhi

Ato fusha breg lumi dhe malet përmbi

E përjetova në një trajtë të re vendlindjen

Lisit të gjelbër hijes së tij freskuese

Ia dëgjova frymëmarrjen e qetë dhe të lehtë

U përshëndetem si duhet mirëserdhe më tha

Duke me shikuar me sy të amshuar plotë hijeshi

Me kurorën e patrazuar me pamjen e kristaltë

U ndala shtatin e zbardhur ia lëmova

Kur një rreze dielli nga qielli blu i kishte ra

E thirra këngët e Pranverës dallëndyshet a janë kthye

Por ishte vet Pranvera që ma afroj dashurinë

Me fushat e gjelbëruara me hijet e panumërta

I entuziazmuar nga afshi i luleve që kishin qel

Nën Lis takoi rininë e bukur që kurrë nuk e kam braktisë

Zemra më lëkundet kur natyrë për rreth më rrezaton

2. Pastrimi i moteve të rënduar

Një kujtim i mirë një udhëtim i dëshiruar

Më trokiti përball Alpeve Shqiptare

Ky udhëtim i plagosur sikur po zgjohet i shëruar

Mbi sogjet e udhëtimit që borë binte filloi shi

Një shi i imtë i ëmbël për ringjallje dhe gjithçka nis e çel

Kanë çel ndër shkëmbinj edhe lulet e pranverës

Te degë e kumbullës një bilbil këndon këngë dashurie

Zëri shkon gjer te pishat shtatgjata të majat e malit

Atje ku janë sytë e mi ku janë zogjtë krojet që nuk shtjerrin

Atje i shoh vashat qe me lisa i krehin flokët

Mbi majat e kërrusura të Alpeve shqiptare

Shoh shekujt e mykur që lahen në Liqenet e Gjeravicës

Shërimin e dhembjen fushave të Dukagjinit shoh

Shoh Drinin që pastron plagët e moteve të rënduara

Dhe mbi gjakun tim shoh gjithçka që merr frymë fuqishëm

Durimi ka ikur bashkë më qelbin e vdekjeve

Kohët e pakryera e keqja s´ka mbetur për nesër

Nuk ka mbetur fatkobi as hala në gjuhën e njëri tjetrit

3. Dashuri e zgjuar

Nën lis me ato degë të gjata

Mbeta pa gjumë kur buzët e saja zura ti puth

Nga afshi i saj m´u turbullua natyra

S´di nata erdhi kur dita kishte filluar me zbardhu

Një fllad i pashuar u shkund mbi qershi një këngë u derdh

Kur dëgjova fjalët e saj posi bilbil në ligjërim

E ç´jam unë mos një ujk i tërbuar mbi ty

Ti e di se jam lindje dielli pranverë jam për ty

Kjo dashuri e kthyer që na solli kënaqësi

Klithma jote himn në vargun tim ngujuar

Ti mos thuaj asgjë mos psherëti këtë natë

Prej teje kam pritur të ndalesh të kesh durim më dëgjo

Përpara hireve tuaja zemrën e kam hapur si portat

Çdo lavdërim për ty dhe zbukurimet s´kanë vlerë

Në ketë natë që erdhe mos kurse zemrën ma merr

Ma lë ballin tënd me diellin lartë ta krahasoj

Kur të vjen mëngjesi e ty s´do të kem pranë

4. Hëna si drapër mbi muzgun ra

(hëna mbi oborrin tim)

Në mbarim të ditës se re

Egërsira iku edhe retë e errëta

N´prag të perëndimit të diellit

Zbrit kam nën Lisin plot kurora

Kur Hëna si drapër mbi muzgun ra

Fillua kam të pi gjer pas mesnate

Kur një fllad frynte e kënga më treti

E diçka zemrën ma shkundi

Shpirti i vrarë i lënduar përsëri u gjallërua

Ashtu siç shkrep një gur stralli

Ashtu diçka në shpirt m´u ndez

Kur zbriste nga mali me një shkëlqim të beftë

Mikesha ime u përkul ah u përkul mbi mua

Frymëmarrja kryengritëse sa hije i ka

Qëndrova e shikova nga erdhi kjo hënë

Kaq e lehtë si një dallëndyshe flokët ia merrte era

Nga pritje e gjatë e dashurisë heshti

Më thuaj pse prapë po hesht mikja ime

Kur kjo natë sa mirë na pret

Kur mbi fletët e lisit dashurinë e zgjojmë

Nga gjiri e kemi nxjerr shpresën dhe lumturinë

5. Unë s´kam fjetur

Nga degët e Lisit erdhi një erë flladitëse

Një frymë që të gjithë në gjumë i ka venë

Asnjë zë nuk dëgjohet

unë s´kam fjetur

Në këtë natë s´dua ta lëshoi asgjë të ik

As hënë e as terrin

Dua të jam vetëm unë i zgjuar

Unë dhe dashuria ime e gjatë

Ah sa druhem

mos më mashtrojnë ëndrrat

e më kthejnë

Nëpër udhët e gjata

ku kryq e tërthor kam kërkua

Ta kthej hënën

Vetëm për të shtegtojnë sytë e mi

Më një plagë që e barta aq gjatë

Me lehjet që me vini pas

Dhe thashethemet e mesjetës

Prof.dr.Sali Bashota dhe Prof.Nezir Myrta nga New York-u shkruajnë dhe linqojnë shqiptarët më nofka virtuale

Floart-Press jep pergjigjen ne pyetjen publike te Mr.sci.Xhafer Syla:


Lidhur me pyetjen publike te bere ne adrese te forumit virtual www.zemrashqiptare se kush eshte prof.dr.Besnik Kastrati(emajli i rreme i tij eshte kastrati999@hotmail.com shfrytezohet nga dy vete (me pare eshet shfrytezuar nga 3 vete):

1.Profesor dr.Sali Bashota nga Prishtina

http://kosova.albemigrant.com/?p=238


2.prof.Nezir Myrta (nga New York-u).

http://floart-press.blogspot.com/2008/02/patrioti-m-bateria-nezir-myrta-nga-new.html

Profesor Nezir Myrta po keqperdore shume site virtuale me kete emer te prof.dr.Besnik Kastrati.

Kemi verifikuar ne Rektoratin e Universitetit te Prishtines dhe me kete emer asnje nga profesoret dhe doktoret shkencore nuk jane te identifikuar ne Sekretarine e Universitetit tone.Cka eshte me keq me emrat e rreme sulmohet edhe kreu politike i AKSH-se dhe FBKSH-se ne sitet e ndryshme virtuale.

Nuk eshte e imja te them asgje per Besnik Kastratin e rreme i cili ka krijuar lista(emra dhe mbiemra) te njerezve (shqiptar) per likuidim!!!

Lidhur me keto lista shpifje (Likuidime virtuale) eshte angazhuar edhe sektori intelegjent i sigurise kombetare,prokuroria e Kosoves...etj.,prandaj te tillet kane pune edhe me pushtet edhe me milet...Do te ishte e udhes qe moderatori i webit te njohur shqiptar www.zemrashqiptare.net z.Gezim Marku te na njoftoje detajisht dhe ta botoje FOTOGRAFINE e nofkave virtuale Prof.dr.Besnik Kastrati ,nga Universiteti i Prishtines,se kush eshte ky manjak interneti,ose perndryshe pergjegjsine penale do ta barte vete administratori dhe moderatori i www.zemrashqiptare.net ,z.Gezim Marku, si dhe moderatoret tjere qe i publikojne shkrime njeriut qe kritikon duke fshehur identitetin e tij amnor dhe kombetare duke sulmuar patriotet e vertete e duke lavderuar "patriotet" dhe poltronet politike kosovare.


Redaksia Floart-Press

Flori Bruqi,moderator


PYETJE PUBLIKE”KUSH ËSHTË NOFKA PROF.DR.BESNIK KASTRATI”?

E ndëruara redaksi www.zemrashqiptare.net

E-mail:admin@zemrashqiptare.net

E shof të arsyeshme që të reagojmë publikisht kundër disa shkrimeve që po i bënë në internet njëfarë “prof.dr.Besnik Kastrati” nga Universiteti i Prishtinës(Kosovë).Sipas informacioneve që posedojmë ,pedagog të tillë më këtë emër dhe mbiemër nuk ka në këtë Institucion shtetërorë(publikë) të Kosovës(Universitet të Prishtinës).Ky më emër të shpifur ka bërë lista për likuidim të disa njerëzve (intelektualëve shqiptar).

I njajti “kritikon”pa argumente shumë njerëz nga Kosova në disa web faqe (shqiptare) të internetit ... Vetëm ky është një shqiptar,i cili “ margaritaritaret “e tij më shpifje dhe fyereje i plason në webin www. zemrashqiptare,net etj., nga emajli i tij i famshëm kastrati999@hotmail.com.

Do të ishte e udhës që redaksia e juaj ta publikojë adresën e plotë si dhe fotografinë e këtij kritikuesi(nofkagjinjë) i cili dezinformon opinionin më emrin e tij të rremë duke fyer qindra profesor universitarë dhe mbijë 40 mijë student shqiptar.Shkrimet e tijë sjellin neveri dhe konfuzion te lexuesi i mirëfilltë i zemrës shqiptare.Do ishte e udhës për hirë të Opinionit të dijmë më shumë kush është ky pedagog i rremë që shanë shqiptar!!!

Më respekt,

Mr.sci.Xhafer Syla,punëtor shkencor

E-mail:xhafer_syla@hotmail.fr

Në Prishtinë,15.08.2008