e diel, korrik 20, 2008

Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Nxënësit e shkollës shqipe të Institutit “Gjergj Kastrioti Skanderbeg” në Staten Island mblodhën prindërit dhe emigrantët shqiptarë me një program artistik dhënë enkas për ta.
Mjaft prindër, mësues, fëmijë, të rinj, studentë, kishin ardhur nga të gjitha lagjet e New Yorkut, për të përshendetur shkollën shqipe dhe për të përgëzuar fëmijët që po cicërronin gjuhën e ëmbël dhe të paharruar shqipe!
Mjediset e këtij Instituti feksnin nga pastërtia, komoditeti, shija e hollë dibrane, që duket më së shumti në mënyrën arktitektoriale, të rikonstruktuar me vite të tera nga familja atdhetare Ruci me grupin e punës, dhe inxhinierin e talentuar z.Musa Pacuku.
Të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që kishin ardhur për herë të parë, ju ngazëllehej shpirti për këtë pallat që mua nuk e di sec më krijon një ndjesi sikur jam në kështjellën e lashtë të Skënderbeut dhe sa herë që ndodhem pranë dërrasës, më kujtohen fjalët e Hygoit se, ai që hap derën e një shkolle, mbyll derën e një burgu.
Po kështu kur ngjis shkallët për të shkuar pranë klasës me fëmijët që ndrijnë si xixëllonja në shkollë, më duket sikur ngjit shkallët e historisë së popullit tim që u bëri ballë stuhive dhe armiqve të Kombit, të cilët me mënyrat më të zeza, më monstruoze, donin të varrosnin gjuhën shqipe, gjuhën që mban gjallë Kombin dhe që i lidh aq shpirterisht dhe vëllazërisht mëmëdhetarët me njëri-tjetrin.
Viti 2008 solli ndryshime nga më rrënjësoret, solli kurorëzimin e Kosovës me Pavarësinë, Pavarësi që u fitua me luftën heroike të UCK-s, popullit të saj martir dhe Diasporës shqiptare, nën udhëheqjen e diplomacisë Amerikane! E përmend këtë pasi Diaspora shqiptare ka një rol kyç ne zhillimet dhe proceset e vendit tonë.
Populli ynë duke qenë nën efektet e ikjes së madhe për shkak të kushteve tejet të rënduara nga Mëmëdheu ynë i shumëvuajtur, i del si detyrë për të ruajtur gjuhën shqipe, gjuhën e etërve tanë, e cila në rast se nuk kemi shkolla me një program të qartë, një projekt që të zbatohet në të gjithë Diasporën shqiptare, asimilimi i saj është më se i sigurtë, dhe kjo është e dhimbshme, është një ogur i zi, që s’të le të qetë të vesh kokën e (i) rehatuar në krevat para se të flesh gjumë.
Të gjitha këto dhimbje, kjo dashuri patriotike me siguri nuk i kanë lënë të qetë, z.Rrape Ruci, z.Mislim Ruci, z.Musa Pacuku, z.Q.Zylo, etj, vite me radhë, për të vënë në shërbim të Kombit, godinën kështjellë të Isnstitutit “Gjergj Kastrioti Skanderbeg”.
Këto ëndrra të tyre ku jetojnë dhe punojnë me dinjitet, fal Amerikës, vendit më demokratik në botë, u bënë realitet për fëmijët shqiptarë që të shkruajnë dhe të flasin gjuhën shqipe!
Kjo ëndërr, ky realitet do një punë tejet të përkushtueshme, vullnetare, pasionante, atdhetare, ashtu sic është bërë me vite deri tani nga nismëtarët që përmenda më lart.
Kur unë e pyeta z.Pacuku si kryetar i Bordit për Institutin, godinën, në lidhje se si e arritën ta ndërtonin dhe mbi c’fonde?
-Ai m’u pergjegj thjesht dhe qartë, se ju e dini shumë mirë Kozeta ngase keni vite që po e shikoni punën kolosale këtu, ndërtimet, pastrimet, pluhurat që kemi ngrënë, e cdo gjë tjetër që i përket ndërtimit, e gjithë kjo është bërë nga fondi shpirtëror i z.Rrape Rucit dhe z.Musa Pacukut, që kane 40 vjet që punojnë shumë vështirë në Amerikë. Së fundi në rast se do të bësh dicka për Kombin, kur je larg Atdheut, atë duhet ta fillosh nga mësimi i gjuhës shqipe, ku ne të gjithë po punojmë vetëm vullnetarisht, pa marr parasysh asgjë, vec shërbimit që duhet t’i bëjmë Gjuhës shqipe.

Programi artistik në gjuhën shqipe nga nxënësit e Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg”, Staten Island, NY

Salla e mbushur plot e përplot prêt me duartrokitje hapjen e programit nga mësuesja e sapo lincensuar nga Bordi i edukimit të New Yorkut, znj.Adelina Lacaj.
Znj.Lacaj fton z.Zylo, drejtorin ekzekutiv të kësaj shkolle për të përshëndetur të pranishmit dhe nxënësit e shkollës shqipe që me dashuri dhe vullnet po ndjekin mësimin në këtë Institut. Ai vlerësoi dhe cmoi punën patriotike dhe arsimdashëse të z.Rrape Rucit, z.Mislim Ruci, te inxh.Musa Pacuku që bënë të mundur të hapeshin dyertë e kësaj shkolle shqipe në Staten Island. Shkolla tha ai ka mësuese të talentuara dhe të licensuara nga shteti i New Yorkut ose Amerika, dhe që sot ato ndodhen të punësuara në universitetet e Amerikës. Kështu mësuesja Blerina Likollari jep mësim në Universitet në Staten Island, dhe njëkohësisht vazhdon studimet për kualifikime të mëtejshme ne fushen e edukimit, ajo e ka pritur që në fillim me kënaqësi ftesën time shtoi ai.
Mësueja Jona Balili, është këshilltare akademike në një shkollë të mesme në Staten Island, e licensuar nga shteti i New Yorkut, edhe ajo me shumë kulturë dhe mirësi po punon së bashku në bord këtu në Institut, duke dhënë një ndihmesë të cmuar.
Valbona Zylo, profesore e kritikës për letërsinë spanjolle, në Penn State University, në Pennsylvania, e cila se shpejti do te japë mësim në New York, ka ndihmuar në programet dhe projektet e ndryshme të shkollës shqipe.
Zonja Pacuku, është e punësuar në bordin e edukimit të New Yorkut, në Staten Island, e cila na ka inkurajuar vazhdimisht.
Ai lexoi gjithashtu dhe disa nga objektivat kryesore te ketij Instituti, qe jane parashikuar per te realizuar ne te ardhmen.
Qëllimi ynë kryesor është që të ndihmojmë sa të jetë e mundur komunitetitn tonë në mësimin e përvetësimin e gjuhës shqipe jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.
Për të rriturit do të ketë programe të vecanta për mësimin e gjuhës shqipe.
Do të hapen klasa në anglisht dhe mësime në kompjuter për emigrantët e rinj.
Po kështu ai do të përmendte dhe punën e akitivistëve, mësuesve me shumë përvojë dhe që kanë dhënë kontribut me vlerë për Kombin shqiptar.
Ata janë, znj.Shqipe Biba, znj.Leunora Abdulai, znj.Bardha Maqellara, z.Haxhi Maqellara, znj.Violeta Likollari, znj.Mine Pira, etj, të cilët kanë afruar ndihmesën e tyre, që shkolla të jetë sa më e sukesshme në të ardhmen.

Pas fjalës së tij në skenë do të ngjitej nxënësja e shkollës shqipe Dea Bejleri, e cila vjen që nga Brooklyni, ajo me zërin e saj femijëror, dhe shumë e lirshme, ju uron prindërve dhe gjyshërve mirëseardhjen në këtë program artistik përgatitur posaçërisht për ta.
Ndërsa David Ismailati, do të interpretonte poezinë e shkruajtur nga vetë ai në gjuhën shqipe, Yjet, i cili me pjekurinë që e karakterizon edhe pse shumë i vogël, i dha dhe më shumë seriozitet programit dhe mësimit të gjuhës shqipe.
Mësuesja e palodhur Blerina Bejleri do të këndonte së bashku me nxënësit këngën:
“Tring, zilja, tring zilja, zilja tringëllon”! Ndërsa fëmijët këndonin, në sytë e prindërve dhe pjesëmarrësve, shihja lot të paster, lot për gjuhën shqipe, lot që dukeshin sikur formonin gërma shqip!
Të gjitha këto këngë, interpretime, shoqëroheshin nga orkestrantët z.Odise Salillari dhe Dashnor Cene, që po japin një kontribut të vyer me zërin dhe interpretimin e tyre në muzikë, pranë Komunitetit shqiptar në Amerikë.
Edhe poezia 36 margaritare, recituar përsëri nga D.Bejleri pati efekte të vacanta tek pjesëmarrësit, pasi janë këto gërma të arta që na bashkojnë dhe flasim të njejtën gjuhë, gjuhë mjalta që e kanë vetëm shqiptarët në botë.
Pas këtij recitimi në sallë do të përhapeshin tingujt nga “Sonata e Bethovenit” interpretuar mjeshtërisht nga pianistja Matea Cene, e cila po vazhdon studimet shkëlqyeshëm në fushën e muzikës këtu në New York.
Nën tingujt e kësaj sonete në sallë do të ushtonte zëri i nxënësit Darian Alijaj me vjershën “Xixëllonja” . Ai vjen së bashku me mamanë e vet, Stela Alijaj, nje zonjë intelektuale mbaruar studimet në Amerikë. Të dy vinë rregullisht që nga shteti i Nju Xhersit. Darian Alijaj u ambientua shume shpejt me klasën, dhe vazhdimisht shpreh dëshirën për ta mësuar sa më mirë gjuhën shqipe, dashuri kjo e ngulitur nga gjyshërit dhe prindërit e tij patriotë.
Nxënësit shembullorë në shkollën amerikane në Staten Island, Kevin dhe Steven Lacaj të cilët janë lindur dhe rritur këtu, kanë një dashuri të madhe për te mësuar gjuhën shqipe, kështu ata me një kujdes dhe gëzim të madh interpretuan poezi në shqip, cka dhe i bënte të ndiheshin më të sigurtë tani me të folmen shqipe.
Nuk do të mungonin në këtë grup nxënësish dhe fëmijë amerikanë, kështu vajza 4 vjecare Markenzi u bashkua me nxënësist shqiptarë duke kënduar, pasi nëna e saj profesore e licensuar po nga shteti i New Yorkut, një njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja, ka dëshirë që vajza të mësojë gjuhën shqipe.
Sara Ismailati me një shportë të vogël si një flutur e vërtetë, do të mblidhte lulet e bukura në sallë dhe pastaj do t’jua dhuronte shokëve dhe shoqeve të saj, të gjitha këto do t’i kryente nën tingujt e muzikës shqiptare.
Shumë duartrokitje dhanë dhe vargjet:

Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël, sa e gjerë,
Sa e lehtë, sa e lirë,
Sa e bukur, sa e vlerë!

Këto vargje u shoqëruan nga të gjithë pjesëmarrësit, me duartrokitje të ngrohta dhe tejet inkurajuese.
U interpretua gjithashtu dhe një poezi për Camërinë, pasi ishte në ditën e përkujtimit të viktimave të masakruara nga gjenerali grek, famëkeq Zverda.
Nga nxënësit pati intepretime të ndryshme dhe nga pjesë baleti, kështu D.Bejleri e veshur me fustan balerine, kërcente në skenë mjaft bukur dhe xixëllonte në gjithë sallën.
E.Ismailati do të sillte para vogelushëve disa numra shpejtësie, të cilat i mbanin të fokusuar në interpretimin e tij.
Znj.Lacaj do të interpretonte me zërin e saj melodioz, me korin e nxënësve këngën “Fluturon bleta” këngë që i dha nota hareje gjithë sallës.

Pas programit

Pas këtij programi u shfaq një montazh i shkurtër gjatë mësimeve në shkollën shqipe, ku ndërkohë drejtori ekzekutiv i shkollës, z.Zylo, lexoi përshëndetjen e drejtorit të Institutit të Diasporës në Shqipëri, zotit Flamur Gashi, përshëndetje që u mirëprit nga prindërit dhe pjesëmarrësit në sallë.
Kryetari i Bordit të Institutit, inxh.Musa Pacuku, përshkroi përpjekjet dhe punën që ishte bërë për të ardhur deri në këtë ditë të krijimit të shkollës shqipe në Staten Island.
Ai i falënderoi pjesëmarrësit, dhe i ftoi at ata të sillnin fëmijët për të mësuar gjuhën shqipe.
Në emër të shoqatës “Dibra” me kryetar Ibrahim Kolarin, përshëndeti veterani i arsimit, patrioti z.Xheladin Pecja, ku dhe afroi një bashkëpunim midis shkollës shqipe dhe shoqatës “Dibra”.
Po kështu dhe z.Zyhdi Daci, i cili ka shkrirë tërë jetën e tij për arsimin në Dibër, falënderoi nismëtarët për shkollën shqipe dhe tha se duhet ta mbajmë të gjallë në zemrat tona dashurinë për Atdheun.
Shkollën shqipe do ta përshendetnin dhe intelektualët që kishin ardhur për të dëgjuar programin si: z.Sali Bollati, kryetar i shoqatës Camëria, i cili së shpejti do të rregjistrojë në shkollë Lisin dhe Dean, nipin dhe mbesën e tij që po ushqehen me dashurinë e gjuhës nga këta gjyshër fisnikë. Ai tha se ne jemi mbledhur këtu në këtë pallat, që në fakt janë saraje, të dhuruara nga z.Rrape Ruci për Kombin, falënderoi punën e pakursyer të grupit të punës dhe tha se nuk ka më bukur që ne të ruajmë këtë Gluhe Perëndie!
Pastori amerikan Steve Galegor, që ka bërë një punë të madhe duke i ndihmuar shqiptarët e të gjitha besimeve, përshëndeti shkollën në gjuhën shqipe, i cili e flet shumë lirshëm atë.
Ai falënderoi të gjithë shqiptarët duke thënë se ju cmoj që ju i sollët Kombit tim amerikan një pasuri kaq të madhe sic është gjuha shqipe.
Më shumë emocion u lexuan dhe përshëndetjet nga mësuesit që dhanë një kontribut të çmuar për mësimin e ABC-s, si nga ish mësuesi i persekutuar, Dalan Luzaj, por që nuk e lanë të shërbente në arsim, pasi diktatura e internoi për dekada të tëra, nga zonja Eleni Stefa, mësuese e popullit, një zonje që i pushkatuan burrin në moshën më të bukur, profesor Ibrahim Egriu, të cilët gjithë jetën e tyre po vazhdojnë t’u mësojnë fëmijëve kudo gjuhën shqipe.
Pershendetje kishte ardhur dhe nga professor Emil Lafe, nga z.Vlash Fili, urime që dukeshin si bekime për nxënësit e shkollës shqipe.
Mjaft përshëndetje kishin ardhur dhe nga Diaspora shqiptare, por që e kemi të pamundur t’i perfshijme në artikull, këto do të ruhen në arshivin e Institutit tonë.
I gjithë programi artistik u filmua nga TV Kultura Shqiptare, me producentin e mirënjohur z.Adem Belliu. Ai kishte ardhur së bashku me bashkëshorten e tij, profesoren e licensuar nga Bordi i Edukimit të New Yorkut, znj.Mimoza Belliu e cila ka dhënë një kontribut me vlerë nëDiasporën shqiptare nëpërmjet programeve televizive. Ajo shoqërohej nga studentja, bashkëpunëtore e ngushtë e TV për programet e fëmijëve, zonjusha Vera Belliu.
Fotot u sollën nga znj.Bejleri dhe z.Eduard Dilo, një ish i persekutuar, dënuar nga diktatura bizantine, i cili i dhuroi bibliotekës librin “Gramatika shqiptare” shkruar nga gjyshi i tij Ilia Dilo Sheperi.
Në fund u shtrua një kokteil sponsorizuar nga z.Adem Gllobocishta, z.Naser Osmani dhe vëllezërit Myftari. Nën shoqerinë e tingujve të orkestrës pjesëmarrësit vallëzuan dorë për dore, të lumtur se ishte hapur një shkollë e re shqipe, një shkollë që do ta mbajë lart emrin shqiptar!


Drejtuesja e programit A.Lacaj dhe B.Bejleri me nxenesit
Darian Alijaj duke recituar vjershen Yjet
Dea Bejleri nje nxenese e talentuar
Eduard Dilo duke dhuruar sintaksen nga Ilia Dilo Sheperi
Grupi i nxenesve te shkolles shqipe
Muzikantet Dashnor Cene dhe Odise Salillari
Pamje nga salla
Prinder te lumtur per femijet qe do te mesojne gjuhen shqipe
Producenti A. Belliu dhe stafi i shkolles
Sara Ismailati dhe Dea Bejleri
Z.Musa Pacuku kryetar i Bordit

[United_Kingdom_News] Interviste ne 'ZERIN E AMERIKES' - Emigracioni dhe identiteti kombëtar në sytë e akademikut Gëzim Alpion

Interviste dhene emisionit televiziv Ditari te Zërit të Amerikës, 28 Qershor 2008

Intervistoi Rudina Dervishi

Zëri i Amerikës: Luftrat, varfëria, globalizimi dhe ndryshimi i sistemeve politike janë faktorët kryesorë qe sjellin emigracionin. Ky fenomen, që vazhdon të krijojë probleme politike dhe sociale në Perëndim, mbart historitë e trishtuara dhe ngulmimin e lodhshëm të miliona njerëzve në kërkim të një jete më të mirë.

Akademiku dhe shkrimtari shqiptar në Britaninë e Madhe Dr Gëzim Alpion shtjellon temën e identitetit kombëtar shqiptar në shumicën e veprave të tij në gjuhën angleze, por veçanërisht në tre librat Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?, Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nene Tereza, dhe Sikur të Vdekurit të Dëgjonin, që sapo është botuar këtu në Shtetet e Bashkuara nga shtëpia botuese Globic Press në Karolinën e Veriut. Libri Sikur të Vdekurit të Dëgjonin është një dramë e cila u vu ne skene fillimisht ne Angli nga teatri Dreamscape, me regji te Marcus Fernando, fillimisht ne vitin 2006 dhe se fundi ne Marsin e ketij viti. Aktualisht Dr Alpion është lektor për Sociologji dhe Studimet e Medias në Universitetin e Birminghamit në Angli.

Per tu informuar me shume me keto botime dhe vecanerisht per temen e trajtimit te refugjateve shqiptare ne Perendim ne do te zhvillojme tani nje bisede te drejtperdrejte nga studioja jone ne Londer me Dr Alpion.

Dr Alpion, doja t'ju pyesja fillimisht c'fare ju shtyju ju per te trajtuar kete teme, pra emigracionin, dhe perse ky titull ... ngjethes, Sikur te Vdekurit te Degjonin?

Dr Gëzim Alpion: Identiteti kombetar dhe imazhi i Shqiperise jane disa nga temat qe une i shtjelloj ne librat e mi. Per mendimin tim, ka ardhur koha, per te mos thene qe jemi vone, qe intelektualet shqiptare, akademiket dhe krijuesit te angazhohen me seriozisht me ceshtjen e identitetit kombetar. Kur te angazhohemi me kete ceshtje, duhet qe debati te moj jete i tonit qe perdoren Kadareja dhe Qosja sepse ceshtja e identitetit kombetar eshte shume me e rendesishme se egoja personale.

Ne lidhje me imazhin tone, do te permendja disa faktore te cilet, mendoj une, kane ndikuar qe fatkeqesisht ne Perendim, vecanerisht ne Britani, imazhi i Shqiperise te jete negativ. Ka disa shekuj qe fqinjet tane ne Ballkan kane qene te interesuar qe ta ulin imazhin e Shqiperise. Kohet e fundit, disa bashkeatdhetare ne Perendim qe angazhohen ne aktivitete kriminale, kane bere qe te ulet edhe me tej imazhi i Shqiperise. Komunitetet shqiptare, diaspora shqiptare si dhe i gjithe kombi shqiptar jane denuar ne menyre kolektive si rezultat i ketyre personave te papergjegjshem. Por le te mos harrojme qe arsyeja kryesore qe Shqiperia ka nje imazh negativ eshte niveli shqetesues i korrupsionit ne Shqiperi.

Pra ne dramen time, titulli eshte me te vertete shqetesues, sic thoni ju, sepse nepermjet te 'vdekurve' ne kete veper ne menyre direkte apo indirekte une u drejtohem te 'gjalleve'. Ne duhet te jemi me te angazhuar me temen e identitetit kombetar dhe ta trajtojme ate me integritet.

Zëri i Amerikës: Dr Alpion, ndersa keni marre vleresime positive nga kritika ne disa vende ne Perendim dhe ne Azi per trajtimin pa doreza te temave 'delikate' dhe 'tabu', pra jeni vleresuar si nje shkrimtar dhe akademik qe nuk perfillni korrektesine e tepruar politike, do te ishte me interes te dinim se si ka reaguar kritika ne hapesirat shqiptare per dramen si dhe per librin tuaj per Nene Terezen.

Dr Gëzim Alpion: Duke pasur parasysh qe drame dhe te gjithe librat e mij ne Perendim jane botuar ne gjuhen angleze, dhe kohet e fundit nje liber ne gjuhen italiane, eshte disi e veshtire per kritiket shqiptare qe te angazhohen me veprat. Ndoshta kur te botohen ne shqip, do te kete nje angazhim me te madh. Deri tani ne shtypin shqiptar dhe ne hapesirat shqiptare eshte shkruar per veprat por me teper nga gazetaret, dhe megjithesa ka patur shkrime dinjitoze, nuk ka akoma nje angazhim te kritikeve. Me sa di une, vetem nje recence e mirefillte nga Z Abdi Baleta eshte botuar ne Tirane.

Megjithate me duhet te theksoj se intelektualet shqiptare ne Perendim kane treguar interesim te vazhdueshem. Keshtu, per shembull, Dr Altin Ilirjani, Editori i revistes shkencore Albanian Journal of Politics ne Amerike, disa here ka kontaktuar studiues shqiptare dhe te huaj per te shkruar recenca per librat e mij.

Zëri i Amerikës: Ndersa shkakton problem per vendet pritese, sigurisht emigracioni krijon edhe nje zbrazeti te shtreses intelektuale ne vendin e origjines, pra krijon te ashtuquajturin fenomenin e rrjedhjes se trurit. Flitet shpesh per perpjekje te qeverise shqiptare per te joshur emigrantet te kthehen ne vendin e tyre. Nga ana tjeter, emigracioni eshte nje faktor i rendesishem ekonomik me te ardhurat qe i siguron Shqiperise. A duhet te kthehen intelektualet shqiptare ne vendin e tyre?

Dr Gëzim Alpion: Largimi i trurit nuk duhet shikuar gjithmone si nje dicka teper negative sepse intelektualet shqiptare ne Perendim mund te luajne nje rol pozitiv si per permiresimin e imazhit te Shqiperise ashtu edhe per vendosjen e lidhjeve ndermjet institucioneve kerkimore e shkencore ne Perendim dhe Shqiperi.

Por nuk duhet te harrojme qe intelektualet shqiptare ne Perendim kane punuar shume per karrierat e tyre dhe veshtiresite jane te shumta. Ne rastin tim, per shembull, dhe te bashkeshortes time Dashit, na eshte dashur 23 vjet te punojme per te ndertuar karrierat qe kemi ne Perendim. Dhe te kthehemi ne Shqiperi pas nje pune kaq te madhe nuk eshte edhe aq e lehte.

Ajo qe ne mund te bejme eshte te vendosim keto ura bashkepunimi qe permendem me pare, dhe te kemi projekte te perbashketa. Ne qofte se ka inisiativa nga Tirana, Prishtina apo universitetet ne Tetove, une jam i sigurte se koleget e mi ne Perendim do te jene te gatshem per te bashkepunuar.

Zëri i Amerikës: Si e shikoni ju rolin e diaspores shqiptare ne jeten politike te vendit? Megjithe deshiren e mire per te ndihmuar Shqiperine, a mund te jete diaspora koherente dhe ne te njejtin ritem me ndryshimet qe ndodhin ne Shqiperi?

Dr Gëzim Alpion:Diaspora mund te luaje nje rol teper pozitiv por duhet te kemi parasysh qe diaspora shqiptare eshte relativisht e re. Nuk mund te realizohen shume gjera ne 17 vjet. Diaspora jone eshte shume me e re se e fqinjeve tane, italianet dhe greket.

Fatkeqesisht, tani per tani, diaspora jone nuk eshte e organizuar (sigurisht qe ka dallime mes vendeve te ndryshme). Elita shqiptare duhet te angazhohet me teper me problemet e diaspores ne menyre qe te mos e leme diasporen ne duart e elementeve te papergjegjshem.

te nderuar Vizitor ju Ftojme te vizitoni Partnerin tone kryesore

Media shqiptare me kryeredaktor zotin Esat Braçe ne londer

www.mediashqiptare.

com

Hackeret Shqiptar Sulmoin me Sukses Webfaqet Malazeze



http://img231. imageshack. us/img231/ 7435/scan0002zm5 .jpg


Takim Burreshtetasish

Takimi i liderve kosovar me presidentin Bush ne Shtepine e Bardhe - Moment Historik -

BEQIR SINA, New York


Ashtu si dhe para 10 vitesh kur Presidenti i ndjere I. Rugova u ftua nga ish Presidenti Klinton, edhe kesaj here rendesia dhe momenti historik, eshte i pamohueshem.

White House

WASHINGTON D.C : Presidenti i Republikes se Kosoves, zoti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, dhe Ministri i Jashtem Skender Hyseni, neser takohen me presidentin amerikan George W. Bush dhe Sekeretaren e Shetit Kondeleza Rice ne Shtepine e Bardhe.

Takimi shenon nje nivel te ri te zhvillimit te marredhenieve mes SHBA-se dhe Kosoves, mes liderit politik kosovar dhe atij shqiptar. Shqiptaret e Amerikes, takimin e kan cilesuar si nje moment historik dhe shume te rendesishem per kombin tone .

Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni, do te takojne sipas axhendes, me ftesen e tij, presidentin e SHBA-se, nderkohe qe me pare do te bisedojne fillimisht me sekretaren amerikane te Shtetit, Condoleezza Rice.

Gazeta e perditeshme, kombetare Bota Sot, ketu ne New York, bisedoje me politikane, studiues, gazetare, intelektual, dhe drejtues organizatash e shoqatash ne komunitet duke iu drejtuar pyetjen:"Si e komentoni dhe çfare rendesie paqraqet takimi i Presidentit te SHBA-ve George W, Bush dhe i Skeretares se Shtetit Kondeleza Rice me Presidentin e Kosoves, zotin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin e Kosoves zotin Hashim Thaqi dhe Ministrin e Jashtem Skender Hyseni ?"

Per kryetarin e deges se LDK-es, per New York me rrethe zotin Ramadan Gashi, thuhet se " Ftesa e Shtepise se Bardhe per vizite udheheqesit me te larte te Kosoves, Presidenti Fatmir Sejdiu,Kryeministri Hashim Thaqi dhe ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni, eshte vertete ngjarje historike per Kosoven.
Ashtu si dhe para 10 vitesh kur Presidenti i ndjere I. Rugova u ftua nga ish Presidenti Klinton, edhe kesaj here rendesia dhe momenti historik, eshte i pamohueshem.

Kjo vizite, ne kontekstin e momentit dhe aktualitetit diplomatik, gjithesesi merr dimension historik. Presidenti Xhorxh Bush,Sekretarja e shtetit Kondeliza Rajs edhe njihere ne menyren me eksplicite rikonfirmojne mbeshtetjen , perkrahjen e fuqishme te SHBAse per konsolidimin e metutjeshem te shtetit te ri Kosoves.

Ky takim do te jete impuls i fuqishem politik, diplomatik dhe moral ndaj popullit tone ,si dhe ndaj elites politike te Kosoves. Pa dyshim do te pereshpejton dinamiken e njohejes se metutejeshme te pavaresise se Kosoves nga ato vende qe akoma vonojne dhe kane hezitime. Neve, Diaspora e SHBAse pershendesim dhe perurojme sukses dhe thellesisht jemi mirenjohes ketij djepi te demokracise boterore dhe mbrojtesit historik te popullit tone.

Nderkaq, me nje ese pyetjes i perigjegjet , edhe, studuesi e publicisti Prof. dr. Agron Fico (gjuhetar e albanolog) n/kryetar i Akademis se Shkencave Shqiptaro - Amerikane. Ne esen me titull"Takim historik, professor Fico, shkruan :"Kjo ngjarje e nje rendesie te pamase eshte kurorezimi i nje perpjekjeje mbi nje-shekullore, eshte njohja boterore e shtetit te pavarur te Kosoves.Eshte mesazh per rajonin dhe posaçerisht per Ballkanin, se shteti i pavarur e demokratik i Kosoves eshte nje garanci e sigurt per paqe dhe bashkepunim.Shteteve te kontinenteve te ndryshme u ofron mundesi te dukshme per ta njohur diplomatikisht Kosoven e pavarur.

Cili eshte mesazhi historik?

Ne disa studime kam thene se ne, shqiptaret nuk kemi bere analizen e gabimeve tona historike. Kjo eshte deshmuar me orientimet strategjike te gabuara gjeopolitike. Ne nuk kemi pasur dhe nuk jemi mbeshtetur ne miq te vertete.Shtetet e Bashkuara te Amerikes, presidenti i ndritur Uillson shpetoi ate Shqiperi te sakatuar nga marreveshje e dyte e Londres (prill 1915), qe synonte fshirjen e Shqiperise nga harta e botes. Shqiperia u pranua ne Lidhjen e Kombeve.

Bill Klintoni frymezoi aleancen politiko-ushtarake te NATO-S me 1999 kunder genocidit te eger serb te Milosheviçit ne Kosove. Lufta e shqiptareve te Kosoves dhe perkrahja e NATO-s solli shpalljen e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008.

Presidenti i nderuar Xhorxh Bush e ka vene ne qender te politikes se tij perkrahjen dhe ndihmen per shtetin e ri e te pavarur te Kosoves. Nje sere nismash dhe vendimesh jane marre nga SHBA me fjalen dhe mendimin e Presidentit Bush. Ketu perfshihet armatosja e e Kosoves, organizimi i tryezes se donatoreve, qe tejkaloi edhe parashikimet me optimiste.

Ne, shqipetaret duhet te ndergjegjesohemi per kete arritje te madhe dhe, se dyti, te vazhdojme te punojme per te siguruar kete perkrahje miqesore.

Kryesore eshte qe Shqiperia te vazhdoje ne rrugen e reformave demokratike dhe mbi te gjitha krijimin e shtetit ligjor. Ndersa Kosova te ndjeke rrugen e nisur per ndertimin e shtetit demokratik multi-etnik dhe zbatimin e ligjeve te demokracise.

. Takimi i Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hasim Thaçi me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte jo vetem nje ngjarje e gezuar per te gjithe shqiptaret , por edhe nje mesazh i fuqishem miqesie . Takimi i 21 korrikut ne Shtepine e Bardhe vjen si nje dhurate perendie per Kosoven dhe mbare kombin shqiptar.

Veprimtari i dalluar i komunitetit, zoti Sejdi Hyseni , thote se kjo vizite jo vetem forcon lidhjet mira mes shqiptarve dhe SHBA-se, por ajo e bene te qarte se Uashingtoni mbeshtet fuqishem pavaresine e Kosoves. Ai sjell edhe nje mesazh mbeshtetjeje per aspiratat e Shqiperise per t'u bashkuar me NATO. Ajo patjeter qe eshte nje "dite historike", nje ngjajrje kulminante per relacionet midis popullit shqiptare dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes", mikut dhe aleatit tone historik.

Poetja dhe publicistja Merita Bajraktari McCormack nga Rrjeti i Bashkuar i Grave Shqiptaro Amerikane, thote se:" Fakti qe Presidenti Bush, Sekretarja e shtetit Rice presin tre udheheqesit kryesore te shtetit te ri te Kosoves, tregon se pari qendrueshmerine e mbeshtetjes se qeverise amerikane ndaj shtetit me te ri ne bote. Kjo eshte mjaft e rendesishme pasi themelet e mbaresise ne rrugen e rritjes dhe forcimit te shtetit te Kosoves, tashme jane hedhur, fale kryesisht mbeshtetjes amerikane, qe eshte solide dhe e dukshme. Takimi do kete aspektet e veta politike, diplomatike dhe teknike dhe jam e sigurt qe autoritetet kosovare do shfrytezojne rastin per te falenderuar serish por edhe per te treguar me fakte se Kosova eshte tashme ne rrugen e duhur.

Mendoj qe ne, shqiptaret e Amerikes, ne momente te tilla duhet te vazhdojme te organizojme fushata falenderimi si ne aspektin individual ashtu edhe ne nivele institucionale, permes telefonave, letrave ,e-maileve etj, ne vazhdimesi ndaj qeverise amerikane dhe t'I rikujtojme qeverise dhe diplomateve amerikane qe te perfshijne pavaresine e ligjshme te Kosoves ne bisedat me homologet e tyre te shteteve qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Falenderimet per çka SHBA-se i kan dhuruar kombit tone duhet te jene te vazhdueshme, por duhet te jemi edhe sy hapur per te mbajtur gjalle e nxitur progresin. Rastet speciale duhen shfrytezuar ne interes te kombit.

Gazetarja Mimoza Dajçi, veprimtare dhe anetare e Forumit "Bota e Gruas Shqiptare", shkruan se " Takimi i Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, George W. Bush dhe Sekretares se Shtetit Zj. Kondeleza Rice me udheheqesit e larte te Kosoves shenon nje ngjarje te jashtezakonshme dhe me vlera te medha historike per shtetin me te ri ne Bote - Kosoven. Ky takim do te tregoje mbeshtetjen e fuqishme te SHBA -se per zhvillimet me te fundit ne vend, perkrahjen qe kjo superfuqi i ofron shtetit me te ri, demokratik e shume etnik ne Bote. Kjo vizite flet per nje progres te suksesshem te Kosoves per sa i perket sigurise e stabilitetit ne vend e rajon, si dhe premton qe: Kosova do te jete shume shpejt pjese e NATO-s, BE-se dhe e te gjitha Institucioneve Nderkombetare. I uroj Udheqeqjes Kosovare Z. Sejdiu, Z. Thaci dhe Z. Hyseni: Paçi Fat ne kete vizite te rendesishme ne Shtepine e Bardhe.

Veterani i komunitetit, veprimtar dhe patriot i flaket Jonuz Ndreu, kryetari i partise Bashkimi Demokrat Shqiptare, tha se takimi i Presidentit te Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, Kryeministrit Hashim Thaçi, dhe Ministri i Jashtem Skender Hyseni, neser me presidentin amerikan George W. Bush dhe Sekeretaren e Shetit Kondeleza Rice ne Shtepine e Bardhe, behet qe lidershipi i Kosoves,te vjen ne Uashington qe t'i transmetoje mirenjohjen e thelle SHBA-s, per mbeshtetjen dhe perkrahjen e tyre per pavaresine e Kosoves, vende i cili ky, eshte bere mbeshtetsi kryesore ne arenen nderkombetare i kesaj çeshtje.






MANIFESTIMI KULTURO-ARTISTIK “MBREMJET VEROTE ARTISTIKE”

KULTURË

MANIFESTIMI KULTURO-ARTISTIK “MBREMJET VEROTE ARTISTIKE”

FRESKI ARTISTIKE PËR 3 DITË NË PRISHTINË

3 mbremjet artistike të manifestimit kulturor”Mbremjet verore artistike”lexuan poetët Ramiz Kelmenidi,Gani Xhafolli,Reshat Sahitaj,Flori Bruqi,Fatime Ahmeti,Nazmi Rudari,

Nebih Bunjaku,Riza Shaqiri,Behare Sahitaj ,Shqipe Hasani,Qemajl Sokoli,Rrok Berisha,

Albulena Gashi,Xhafer Syla etj.,ndërsa koloritin e mbrëmjeve ia shtun edhe disa këngëtarë,të cilët më këngët e tyre rapsodike dhe pop e argtuan publikun për 3 netë deri në orët e vona të natës.-

Prishtinë,20 korrik.-

Manifestimi kulturor” MBREMJET VEROTE ARTISTIKE”,zhvilluar për 3 ditë në qendër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës,para Teatrit kombëtar të Kosovës,në prishtinë,ka mbledhur një numër bukur të madh shkrimtarësh dhe artistësh,të cilët ofruan diçka nga krijimtaria e tyre për argëtuar mijra qytetarë të cilët kishin ardhur spontanisht për të përcjellë këtë aktivitet kulturor i cili ishte i përkrahur nga Drejtori i drejtorisë Kumunale për Kulturë të Prishtinës , z.Mustafë Halili.

Ky manifestim kulturo –artistik siç tha z.Mustafë Halili në të ardhmen pretendon të jetë tradicional.

Numri i shkrimtarëve të cilët kishin ardhur për të lexuar poezitë e tyre ishte i gjatë,por poi përmendim vetëm disa nga shkrimtarët më të mire që lexuan në ketë manifestim kulturorë si :prof.dr.Begzat Baliu, Gani Xhafolli,Ramiz Kelmendi, Reshat Sahitaj,

Flori Bruqi,Behare Sahitaj,Fatime Ahmeti,Nazmi Rudari,Riza Shaqiri,Shqipe Hasani,

Albulena Gashi,Nebih Bunjaku,Qemajl Sokoli,Rrok Berisha,Xhafer Syla etj.

Ndërsa Dr.Mehmet Rukiqi nga krijimtaria e tij e bujshme përzgjodhi disa anegdota,që për shikuesit e rastit ishte një kënaqësi.Koloritin e 3 netëve të mbremjëve artistike ia shtunë edhe disa këngëtarë,të cilët më këngët e tyre rapsodiek e argëtuan publikun der në përfundim të programit.

Poashtu në skenen e improvizuar para Teatrit Kombëtar të Kosovës u hap edhe ekspozita e pikturave të shkrimtarit Gani Xhafolli.Sipas Reshat Sahitaj,ideatori i këtij aktiviteti,

bashkimi i artistëve tanë në një skenë dhe koordinimi i aktiviteteve mes tyre si dhe krijimi i mardhënjeve direct më publikun është madhështia e veçantia e këtij manifestimi,

që këto ditë po bëhët edhe në përkrahjen e Institutit të Alb-Shkencës,dega në Prishtinë.

Artistët e këtyre mbrëmjeve u shprehen dhe u konfirmuan se vërtet arti është ushqim dhe freski shpirtërore”,ka thenë shkrimtari i mirënjohur Reshat Sahitaj.

Po ashtu,ai ka potencuar se këto mbrëmje artistike mbahen pa asnjë përkrahje finansiare nga Ministria e Kulturës,por evtëm nga vullneti dhe dhe dëshira personale e shkrimtarëve,artistëve dhe e këngëtarëve që kontribuojnë në zhvillimin dhe ngritjen e vlerave të larta kulturo-artistike.Ky aktivitet kulturo-argëtues siç thamë më lartë organizohet nga “Instituti “Alb-Shkenca” .dega në Prishtinë,në Shoqatën e Artistëve të Pavarur,disa anëtarëve të LSHK,klubin letrar “Hilmi Rakovica”,Klubin letrar”Muzat poetike”,Shtëpive botuese “Zef Serembe” dhe Shoqata për integrime Evropiane dhe Drejtoria për arsim dhe Kulturë e Kuvendit Komunal Prishtinë.

Publiku Prishtinas më duartrokitje frenetike e përuroi librin më të rinj të Flori Bruqit “Guxim shqiptar”, kun ë mes tjerash shkrimtari Gani Gjafolli tha “…Libri “Guxim shqiptar” i Flori Bruqit,është libri më i mire në 10 vjetëshin e fundit Shqipërinë etnike”…

Flori Bruqi

Agjenti sekret malazez Gëzim Marku


Krimineli Gëzim Marku,ka disa ditë qënë webin www.zemrashqiptare.net plason shkrime të paskrupullta ndaj atdhetarëve shqiptar.Redaksia Floart-Press dhe disa redaksi tjera prestigjioze
kanë dhënë mendimin për të se i njajti është i kërkuar nga Policia e shtetit Shqiptar si dhe vetë
Interpoli!Poashtu edhe shteti Anglez është duke gjurmuar për krimet e tij dhe fitimin e statusit të emigrantit me dokumentacion falso të kosovarëve...

Nuk e shofim të arsyeshme të polemizojmë më të njajtin kriminel(më prejardhje malazeze) si dhe shokë e tij agjent të shërbimeve sekrete sllave siç është edhe vet agjenti dhe administratori i i webit www.zemrës shqiptare. net.
E ardhmja nuk ndërtohet mbi padrejtësi të reja dhe shpifjet e agjenteve Gëzim Marku më shokë.

http://www.moi.gov.al/old/anglisht/2005/July/17expelled1.htm

Në kerkim të policisë së shtetit dhe Interpolit edhe Gëzim Marku


I State Policie I Ministry of Public Order I Relations

Telephone

Number

State Policie

History

Way of Organizing

Legislation

Statistics

n Ranks

INTERPOL TIRANA

INTERPOLTIRANA


International

Europol

Interpol

Linke

FBI

Italian Police

Franch Police

Gjerman Police

From the work done by the National Center Office, Interpol Tirana in 2005, 23 persons, declared as wanted by all countries are extradited

From the work done by the National Center Office, Interpol Tirana in 2005, (together with the extradition of Sula), 23 persons, declared as wanted by all countries are extradited. Meanwhile, 35 other persons declared as wanted are arrested in order to extradite them.

Persons who are extradited during the above period are:

1. Gezim DEDEJ

2. Lefter LICKA

3. Klodian LATO

4. Besnik LAKU

5. Gezim MARKU

6. Vladimir SHAQIRI

7. Klodian SHEHU

8. Astrit SHAQIRI

9. Arben MEMOLLA

10. Sajmir TERKUQI

11. Dashamir KICA

12. Aurel PRIFTI

13. Maltin MUSAJ

14. Arian NDREVATAJ

15. Selim SINA

16. Sajmir TERKUQI

17. Kasander NOGA

18. Petrit MARKU

19. Afron VRUSHO

20. Pashk NDOJ

21. Llesh PRENGA

22. Fatmir KUCI

23. Shkelqim SULA

e diel, korrik 06, 2008

Adelina, turne në Shqipëri dhe Mal të Zi


Adelina, turne në Shqipëri dhe Mal të Zi
Edhe pse ende nuk është bërë e njohur për publik, këngëtarja e famshme kosovare, Adelina Ismajli duket se ka filluar një turne promovues të albumit dhe video-klipit të saj më të fundit nëpër Shqipëri.Këngëtarja seksipile nga Kosova promovimin e saj të parë e ka bërë në emisionin televiziv, Big Brother Albania.

Këngëtarja seksipile nga Kosova promovimin e saj të parë e ka bërë në emisionin televiziv, Big Brother Albania, ku shumë më vështirësi është njohur nga banorët e shtëpisë.

Këngëtarja pritet që të bëj edhe një turne koncertesh nëpër vendet bregdetare të Shqipërisë, ndërkaq burime të telegrafi.com kanë thënë se ajo do të udhëtoj edhe në Ulqin të Malit të Zi, ku edhe atje do të mbaj koncerte promovuese të albumit të saj më të ri.

Genta kthehet në Kosovë


Genta kthehet në Kosovë
Këngëtarja Genta Ismaili është kthyer në Kosovë pasi ka mbajtur një turne koncertesh në Amerikë.

Bukuroshja ka qenë e pranishme në sfilatën “Dita e Modës së Prishtinës”, e cila u mbajt në kryeqytet, derisa nuk është lënë e qetë nga fansat e saj të cilët vazhdimisht kanë kërkuar autografe dhe të bënin fotografi me të.

Kjo e ka bërë Gentën që të mos e ndjekë deri në fund sfilatën. Ajo është larguar vetëm pas një ore qëndrimi.

Petra në hije të Sean Pennit në Cannes


Petra në hije të Sean Pennit në Cannes
Manekinia e njohur, Petra Nemcova ka mbetur pak jashtë vëmendjes kur ka arritur në tepihun e kuq në Festivalin e Filmit në Cannes, e shoqëruar nga Sean Penn, i cili nuk po shihet shumë në festival.

Bukuroshja çeke, e cila njëherë ka pasur lidhje romantike me Penn-in, mori pjesë në Festival, në premierën e filmit francez, "Un Conte de Noel".

Modelja është në Cannes pasi është duke punuar në një film dokumentar në lidhje me punën e saj vullnetare deh të ndihmëses së saj në Sri Lanka, pas cunamit atje.

Rowland bën testin e HIV-it


Rowland bën testin e HIV-it
Këngëtarja e muzikës R&B, Kelly Rowland, do ta bëjë një test për HIV dhe AIDS në Afrikë, me qëllim që të ngritë vetëdijen edhe më shumë për sëmundjen vdekjeprurëse.

Ish-anëtarja e grupit, “Destiny's Child”, ka vendosur ta vizitojë Nairobin, dhe t’i inkurajojë të rinjtë e vendit që të testohen për këtë sëmundje, e cila është e shpeshtë në kryeqytetin e Kenisë.

“Injorimi nuk është diçka e mirë kur është fjala për infeksionin me HIV dhe është shumë me rëndësi që gjithsecili ta dijë statusin e tij në lidhje me HIV-in”, ka thënë këngëtarja.

Genta Ismajli rikthehet me klipin "Intoxicated"


Genta Ismajli rikthehet me klipin
Në fund të vitit 2007, Genta ka publikuar një prej kengeve te saj me te reja, pikerisht atë me titull Genta Ismajli rikthehet me klipin "Intoxicated" "Sa Ilaçe", por duket se ajo vjen sërish me një surprizë tjetër, këtë herë me këngën "Intoxicated", e cila vjen në dy versione, një në gjuhën shqip edhe një tjetër në atë angleze dhe pritet që shumë shpejt, ajo të shfaqet në ekran me një videoklip tejet dinamik.

Ndërkohë që përveç këngës "Intoxicated", ajo është duke përgatitur edhe katër këngë të tjera, të cilat do të jenë totalisht në gjuhën angleze dhe i janë dedikuar tregut amerikan.

Pak kohë më parë u përfol për një kontratë të mundshme mes këngëtares dhe një shtëpie të njohur diskografike, por duket se Genta nuk ka dhënë asnjë detaj deri në publikimin e tyre, ndërkohë që kënga "Sa Ilaçe", që edhe u kritikua si një vidoeklip i vjedhur po shfaqet me sukses në ekranin e "MTV Adria". (GAZETA PANORAMA)

Çmimi për puthjen më të mirë i shkon... Matthew Rhys


Çmimi për puthjen më të mirë i shkon... Matthew Rhys
Matthew Rhys pohon se ai është puthës më i mirë se Sienna Miller dhe Keira Knightley, pasi këtë e ka vërtetuar gjatë puthjes me të dyja aktoret gjatë xhirimit të filmit, "The Edge of Love".

Aktori është dashur të puthej me dy bukuroshet në rolin e poetit uellsian, Dylan Thomas, në filmin, “The Edge of Love”, dhe ka qenë i impresionuar nga aftësitë e tij.

I pyetur se kush e ka bërë puthjen më të mirë, Matthew është përgjigjur: “Unë, kuptohet! E kemi vendosur këtë me referendum. Ndërsa rezultatet unanime treguan se unë isha puthësi më i mirë”.

Rihanna këtë vit do të pushojë


Rihanna këtë vit do të pushojë
Rihanna ka vendosur që t’i marrë gjërat shtruar deri në fund të këtij viti, dhe nuk dëshiron të bëhet një "mumje e rraskapitur", siç i ndodhi deri në ndarjen e çmimeve Grammy.

Këngëtarja 20-vjeçare pranon se ajo mezi kishte qenë në gjendje të merrte një çmim në një ceremoni me 10 shkurt pasi që ajo ishte shumë e lodhur.

"U kam treguar të gjithëve se këtë vit nuk do të punoj si aq shumë. Gjatë 2007 nuk kam mundur ta përjetoj kënaqësinë e gjithë atij suksesi të cilin e arrita, sepse vazhdimisht isha në lëvizje", ka thënë Rihanna.

Një shqiptare josh Bon Xhovin, Riki Martin, Tom Xhons


Një shqiptare josh Bon Xhovin, Riki Martin, Tom Xhons
Prej 10 vitesh, një vajzë Shqiptare është kthyer në kantautoren më të kërkuar nga të gjithë ata që me të drejtë i quajmë yjë të skenës hollivudiane. Kara DioGuardi, vajza e kongresmenit të njohur i cili ka luftuar aq shumë për çëshjten Shqiptare, Joseph DioGuardi, ka arritur të realizojë plotësisht ëndrren Amerikane, duke u kthyer në një emër të nderuar nga kritika dhe shumë të dashur për të rinjtë në të gjithë botën.

Eshtë pikërisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua në një nga universitetet më prestigjioze Amerikane, vendosi t’i japë një kthesë të rëndësishme jetës së saj, duke nxjerrë në pah talentin që kishte të fshehur brenda saj prej disa vitesh.

DioGuardi, është personi që ka shkruar, kompozuar dhe orkestruar super hitet që ne i dëgjojme kudo dhe i shohim në MTV, VH1 apo BET. Kara DioGuardi është talenti që ka realizuar plotësisht 12 këngët e albumit të fundit të Christina Aguilera, "Back to basics" duke perfshirë edhe suksese të tilla si, "Ain’t no other man", Oh Mother, apo Hurt. Kur Celine Dion vendosi t’i kthehet realizimit të albumeve pas një periudhe të gjatë koncertesh live në Las Vegas, ajo i telefonoi mikes së saj, Kara DioGuardi. Kjo e fundit realizoi këngën që do të prezantonte albumin e këtij viti të Celin Dion, "Taking Chances" që është renditur në vendet e para të klasifikimeve botërore. DioGuardi është fituesja e çmimit prestigjioz BMI 2007 si kantautorja më e mirë e muzikës pop, por këtë çmim vajza e talentuar e ka fitur edhe katër herë të tjera. Kandidate e çmimit grammy disa here me rradhe dhe produksionet e saj janë publikuar në më shumë se 100 milion albume.
Gjatë tre viteve të fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 këngë të cilat janë renditur në vendet e para të klasifikimeve Amerikane dhe Europiane.

Edhe Britney Spears vendosi që rikthimin e saj me albumin “Blackout” ta realizojë me Shqiptaren e famshme DioGuardi. Santana, Pink, Backstreet Boys, Gwen Stefani, Kelly Clarkson, Avril Lavigne, Ricky Martin, Natasha Bedingfield, Daddy Yankee, Jessica Simpson, Mark Anthony, Anastacia, Eros Ramazzoti, Thalia, Laura Pauzini, Jewel, apo Enrique Iglesias, janë vetëm disa prej emrave të cilët preferojne të realizojnë albumet në studiot e Kara DioGuardit, por ajo nuk ndalet me kaq, duke qene se ka realizuar një sërë kolonash zanore për filma të suksesshem të tillë si "Raise your Voice", "Last Holiday", "A cinderrella Story", "Scooby Doo 2" etj.

Në një ditë të zakonshme, kantautoren dhe producenten e njohur Shqiptaro-Amerikane Kara DioGuardi, do ta gjeni në shoqërinë e kitaristit të njohur të Eurythmycs, Dave Stewart, por edhe në atë të Bon Jovit, ndërsa një pjesë të mire të kohës së saj e kalon në studiot e saj muzikore, "Arthouse Entertainment" me qendër në Los Anxhelos.

Kara DioGuardi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Gazeta Shqiptare të cilën ju ftojmë ta lexoni.

Kara, çfarë dini për Shqipërinë? Ndonëse keni lindur dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çfarë do të thotë për ju të jeni Shqiptare?

Kur isha e vogël, kisha informacion të kufizuar për Shqiptarët, deri në momentin kur im atë, filloi të më edukonte mua dhe vëllain tim për kombin tonë. Një gjë e tillë ndodhi 20 vjet më parë dhe jam vërtet e lumtur për këtë. Do të doja shumë ta vizitoja Shqipërinë dhe këtë kam për ta realizuar një ditë. Kam takuar shume Shqiptarë gjatë këtyre viteve dhe do të më pëlqente që edhe të bashkëpunoja me ta në fushën e muzikës.

Ju jeni vajza e Joseph DioGuardit, ish kongresmenit dhe kryetarit të komitetit Shqiptar per veprim politik. Cili është opinioni juaj për punën e babait tuaj lidhur me çështjen Shqiptare?

Jam krenare për kontributin që ai ka dhënë për të krijuar një botë më të mirë për Shqiptarët. Jam krenare që babai im ka bërë aq shumë për t’i treguar botës padrejtësitë që i janë bërë atij rajoni.

Si nisi karriera juaj dhe kur e kuptuat se ishit e talentuar?

Më kujtohet që kam kënduar që e vogël. Edhe në familje këndohej gjithmonë dhe kjo më bëri të rritesha me shumë dashuri për muzikën. Sapo mbarova universitetin, vendosa të bëhesha artiste. Arrita të nënshkruaj një kontratë me një shtëpi diskografike nga fundi i viteve ’90. Megjithatë albumi nuk doli asnjëherë në treg, por një nga këngët që kisha realizuar u bë e preferuara e një producenti të njohur i cili mu lut që këngën e albumit tim t’ia jepja një këngëtari Britanik me të cilin po bashkëpunonte. Kënga u bë hit ndërsa unë një kantautore e suksesshme brenda natës.

Ju keni shkruar hite të mrekullueshme për artistë të mëdhenj të skenës botërore duke u shndërruar në një prej kantautoreve dhe producenteve më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si ndiheni tashmë që jeni e rrethuar më sukses dhe me yje të vertetë?

E rëndësishme është që të mos humbasësh sensin e realitetit. Sa për të tjerat, të gjithë njerëzit janë njësoj, si ata që realizojnë koncerte në stadiume botërore për 90 mijë vete, si ata që shkojnë dhe punojnë tetë orë në një ndërmarrje.

Çfarë ndjesie ju japin çmimet e fituara?

Ndihem vërtet e bekuar sepse mbi të gjitha bëj punën që gjithmonë kam ëndërruar. Çmimet jane rezultati.

Ç’mund të na tregoni për eksperiencen tuaj në realizimin e kolonave zanore?

Një nga gjërat që më pëlqen të bëj më së shumti është të shkoj në kinema. Eshtë ndjesi e jashtëzakonshme të shohësh një film dhe gjatë një sekuence të dëgjosh muzikën që ke krijuar me aq shumë dashuri. Eshtë një ndjenjë triumfi, sepse në atë askush në kinema nuk e di se personi që ka realizuar kolonën zanore të filmit ndohet në sallën e kinemasë. Këtë fakt e di vetëm unë.

Çfarë është kompania Arthouse Entertainment?

"Arthouse Entertainment" është kompania muzikore që e kam themeluar së bashku me Stephen Finfer. Në këtë kompani kemi një sërë emrash të njohur si Snoop Dog apo Britney Spears, por edhe të rinj që sapo kanë nisur bashkëpunimin me ne si Britaniku Mika dhe grupi One Republic.

Cilat janë bashkëpunimet më të fundit?

Bashkëpunimi më i fundit është me Justin Timberlake dhe Timberland. Gjithashtu po punoj me Chad Kroeger, Will I Im, Lil’ Jon, Paris Hilton, dhe shumë artistë të tjerë.

Burimi: Bluetooth

Shtyhet vendimi për adaptimin e fëmijës në Malawi


Shtyhet vendimi për adaptimin e fëmijës në Malawi
Gjykata e lartë ka shtyrë vendimin për t’ia dhënë lejen divës se muzikës pop Madonna për ta adaptuar një djalë dy vjeçar, deri javën e ardhshme, ka thënë avokati i saj të enjten.

"Kemi përfunduar me disa procedura sot, dhe gjykatësit kanë vendosur që vendimin ta marrin javën që vjen pasi t’i shikojnë disa rekomandime të Komisionit për të drejtat e njeriut për adaptime në Malawi", ka thënë Alan Chinula.

Jennifer Lopez: Si do t’i humb kilet e marra


Jennifer Lopez: Si do t’i humb kilet e marra
Jennifer Lopez ka nisur që tani të mendojë për kilet e tepërta qëka marrë, të cilat menjëherë duhen humbur.

Edhe pse dy bin-jakët e saj duan që të jetë gjatë gjithë kohës me ta dhe e përkush-tuar, Lopez gjen kohë për t’u marrë edhe pak me veten, dhe njëndër prioritetet e saj tani për tani është dieta e fortë që po përga-titet të mbajë.

Me shtatzëninë, nga ku lindën Mx dhe Emme, u bë që Lopez të shëndoshet me disa kilogramë më tepër, edhepse shëndeti ishte brenda kufirit të normales. Nuk bëhet ende editur dieta që Lopez do të mbajë, ndërsa disa miq të saj shpre-hen që ajo ka thënë: “Dua të humb të gjitha kilet e marra. Si shumë vajza të tjera që kanë mbetur shtatzënë e më pas kanëlindur, dua t’i kthehem trupit tim të mëparshëm. Shpresoj t’ia arrij.

Love Hewit nuk dëshiron të martohet gjatë verës


Love Hewit nuk dëshiron të martohet gjatë verës
Jennifer Love Hewit është zotuar të mos martohet në verë, pasi që nuk dëshiron të bëhet një "nuse e djersitur".Ylli i trilerit dramatik, "Ghost Whisperer", në nëntor të vitit të kaluar është fejuar me aktorin skocez, Ross McCall, duke shpresuar të martohen për një kohë të shkurtë.

Mirëpo, edhe pse çifti ka dështuar ta caktojë datën e martesës, Love Hewitt e din pikërisht kur nuk dëshiron të martohet.

"Nuk do të jetë një martesë verore. Nuk dëshiroj të jem nuse e djersitur. Ende jemi duke për plane për martesë dhe ende nuk e kemi caktuar datën. Dëshiroj të jetë një dasmë e vogël dhe e ngushtë", ka shpjeguar aktorja.

Zhduket Zanfina Ismaili !


Zhduket Zanfina!
Motra e vogël e familjes Ismaili nuk po del as nga banesa, ndërsa kolegët e saj pohojnë se bukuroshja është "zhdukur" për momentin.

Burime pranë familjes së saj kanë thënë se Zanfina është në vrullin e provimeve dhe se nuk dëshiron të marrë pjesë në ndonjë koncert tani për tani dhe se të gjitha gjërat janë duke i shkuar për së mbari.

“Ajo nuk ka asnjë problem. Nuk ka problem me të dashurin, as me ndonjë sëmundje. Thjesht dëshiron të mësojë sa më shumë për të diplomuar dhe mandej të merret me karrierën e saj”, ka thënë ky burim për telegrafi.com.

Kah mesi i korrikut pritet që Zanfina të udhëtojë për në vendet bregdetare ku do të mbajë disa koncerte për adhuruesit e saj, përderisa është duke punuar ngadalë por sigurt për albumin e saj më të ri.

Monika fillon xhirimin e klipit të ri


Monika fillon xhirimin e klipit të ri
Këngëtarja, Monika Salihu, do të fillojë xhirimin e video-incizimit për këngën, "Wow", këngë të cilën ajo e këndoi gjatë festivalit "Top Fest 5".

Këto komente ajo i ka bërë gjatë një ndeje të organizuar në Prishtinë, të shtunën në mbrëmje, përderisa kënga me të cilën ajo u paraqit në “Top Fest 5”, nuk arriti të fitonte ndonjë çmim.

Xhirimet e video-klipit dhe regjinë e tij, do ta bëj produksioni filmik “Concordia Pictures”.

Ricci heq dorë nga koncertet


Ricci heq dorë nga koncertet
Aktorja, Christina Ricci, ka hequr dorë nga koncertet pasi që ajo është shumë e shkurtë dhe kurrë nuk mund ta shohë skenën.

Ylli i gjatë 1.6 metër ka pranuar se gjatësia e vogël e saj gjithmonë e ka penguar atë që ta shohë bendin i cili performon sa herë që ka shkuar në ndonjë koncert, sepse të gjithë përreth saj janë më të gjatë. Kjo është arsyeja pse asaj nuk i pëlqen më muzika live.

"Nuk shkoj më nëpër shfaqje, kam hequr dorë. Jam shumë e vogël dhe kurrë nuk mund ta shoh skenën. Kështu që një ditë thashë, pse të shkoj kur nuk shoh asgjë", ka thënë aktorja për revistën britanike, "Closer".

Elvana e dashuruar në Florin?


Elvana e dashuruar në Florin?
Këngëtarët e sapo ndarë nga të dashurit e tyre, Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, duket se kanë qenë të dashuruar me njëri-tjetrin. Lajmin e ka bërë të ditur “Gazeta Shqiptare”, e cila ka thënë se çifti të cilët thonë se janë shokë ka shumë mundësi që të jenë të dashuruar.

Madje gazeta ka thënë se afërsia e këtyre dy këngëtarëve ka bërë që gjithmonë të dyshohet për lidhjen e tyre. Përderisa Flori i kishte dhënë një “hot”, puthje këngëtares Soni Malaj gjatë festivalit “Kënga Magjike”, nga ana tjetër Elvana Gjata përflitej se ishte e dashura e reperit kosovar, Getoar Selimi, gjë që ajo e refuzon kategorikisht.

Të dy këngëtarët gjatë intervistave të tyre nëpër media shqiptare kanë shkëmbyer lëvdata për njëri-tjetrin, kështu që një lidhje dashurie në mes tyre është plotësisht e mundshme.

Elsa po e shijon dashurinë në ishujt amerikanë


Elsa po e shijon dashurinë në ishujt amerikanë
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila ka udhëtuar për në ishujt Karaibe me të dashurin e saj Arian Konomin.Lajmin e ka transmetuar suplementi i "Gazetës shqiptare", "Bluetooth"Këngëtarja ishte parë së pari në aeroport të Madridit, mirëpo në fillim nuk ishte ditur se cili ishte destinacioni final i këngëtares..

Këngëtarja ishte parë së pari në aeroport të Madridit, mirëpo në fillim nuk ishte ditur se cili ishte destinacioni final i këngëtares.

Sipas gazetës, Elsa dhe Ariani së pari kanë shkuar në Kubë, ku kanë qëndruar një javë, më pas vizitën e tyre e kanë vazhduar edhe në ishujt "Paradise Island", në arkipelagun e Bahameve.

Por, e tërë kjo do të vërtetohet pasi ata të jenë kthyer në Shqipëri apo Itali ku edhe do të shikohet ngjyra e tyre.

Longoria ëndërron një rol latin


Longoria ëndërron një rol latin
Ylli i dramës televizive "Desperate Houesewives", Eva Longoria, dëshiron t’u kthehet rrënjëve të saja latine dhe të portretizojë njërën nga dy yjet e kinemasë meksikane.

Duke reklamuar një lloj akulloreje në Mexico City, aktorja u ka thënë gazetarëve lokalë se ajo ka dëshirë të madhe të luajë njërën nga legjendat e filmit në Amerikën Jugore, Maria Felix ose Dolores del Rio.

"Kam dëshirë të madhe ta luaj një grua të fuqishme, sidomos nga kultura latine. Kam hulumtuar për të mësuar jetën e shkrimtarëve, regjisorëve dhe yjeve të mëdha kinemasë meksikane", ka thënë Eva.

Amy këndon për rusët e pasur


Amy këndon për rusët e pasur
Këngëtarja problematike Amy Winehouse ka kënduar të enjten mbrëmë në një ekspozitë të rusit Daria Zhukova, e cila është e dashura e miliarderit rus Roman Abramovich, kanë thënë organizatorët.


“Amy po ashtu ka konfirmuar se ka pasur një shfaqje ekskluzive në një galeri të artit bashkëkohor me qendër në Moskë”, ka thënë ajo në një deklaratë që e ka publikuar në ueb-faqen e saj.

Winehouse ka fituar shumë çmime për muzikën që bën por kohëve të fundit ka filluar që talentin e saj të shfaq edhe në ndeja private.

Ish modelistja Zhukova në ekspozitën e saj ka thirrur 300 mysafirë – përfshirë edhe figura të ndryshme arti në galerinë e quajtur “The Garage”.

Rikthehet Bleona


Rikthehet Bleona
Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti është rikthyer në Shqipëri për koncertin që kryeministri Berisha kishte organizuar në Pallatin e Kongreseve fundjavën e kaluar.

Papritur në koncert në prapaskuintat e skenës ishte këngëtarja e njohur shqiptare e cila kishte kohë që nuk ishte parë nëpër koncerte në Shqipëri.

Por, sipas suplementit “Bluetooth” Bleona gjatë atyre momenteve ka kaluar shumë mirë me këngëtarët e tjerë në Shqipëri dhe ka qeshur shumë.

Gjatë gjithë kohës ajo ka qenë nën shoqërinë e Evis Mulës ku nuk kanë munguar as batutat interesante ndërmjet saj dhe kolegëve.

Bleona këndon edhe në "iTunes


Bleona këndon edhe në
Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti, ka firmosur kontratë me firmën e njohur amerikane "iTunes", për të transmetuar këngët e saj.

Tashmë dy këngët e saja, “Hallall e ke” dhe “Boom, Boom”, gjenden në dy variantet në “iTunes”, por në qershor ajo do të hedh në “iTunes” edhe dy këngë të reja, në gjuhën angleze dhe shqipe.

“Studio e ime “A-Recording”, ka firmosur kontratë me “iTunes”, për këngët e mia dhe albumin anglisht që po bëj, i cili do të shitet nga “iTunes” në Amerikë. Jam këngëtarja e parë shqiptare që kam kontraktuar me këtë firmë dhe me vjen mirë që jam e para që hy në “iTunes”, ka thënë nëpërmes telefonit këngëtarja shqiptare për gazetën “Express”.

Ajo është në direktorinë kryesore të këngëtareve amerikanë, pasi që dihet se “iTunes”, ka edhe direktori të tjera për këngëtarë të Amerikës Jugore apo për këngëtarë të Bashkimit Evropian.

Winehouse nuk akuzohet për drogë


Winehouse nuk akuzohet për drogë
Këngëtarja problematike e muzikës "soul", Amy Winehouse, nuk përballet me akuza të cilat kanë të bëjnë me një video ku ajo shihet duke konsumuar drogë, ka thënë një burim policorë të mërkurën për "Reuters".

Këngëtarja 24 vjeçare është arrestuar kur vullnetarisht wshtw dorëzuar në një stacion policor, javën e kaluar, në Londrën lindore.

Ajo është pyetur nga policia për rreth nëntë orë në lidhje me videon e publikuar nga një tabloid gjatë muajit janar, ku këngëtarja shihet duke thithur atë që policia supozon të jetë kokainë.

"Pa e përfunduar hetimet e policisë për 24 vjeçaren, asnjë informacion nuk do të jepet", ka thënë zëdhënësi i policisë.

Gwen Stefani, fëmijë buçko


Gwen Stefani, fëmijë buçko
Këngëtarja Gwen Stefani ka thënë se të qenit një fëmijë i mbipeshë e bërë atë të kujdesshme ndaj peshës së trupit.

Këngëtarja e bendit “No Doubt”, thotë se ajo ka luftuar me peshën derisa është rritur dhe ka thënë se ka shumë punë për të bërë, me qëllim ta ruajë figurën e saj.

“Në shkollë mbaj mend se mendoja se dëshiroja të jem si vajzat tjera që ishin aq të dobëta dhe mund të hanë çfarëdo që dëshirojnë. Gjithmonë duhej të ushtroja. Pesha ime luhatet dhe herë rritej herrë ulej. Pastaj u bëra më e vendosur dhe iu bashkova një ekipi të notimit, për të mos qenë më vajzë buçko”, ka thënë këngëtarja e cila është shpatëzën me fëmijën e saj të dytë.

Inis Gjoni: Arti i nje jete midis ekranit dhe teatrit


Inis Gjoni: Arti i nje jete midis ekranit dhe teatrit
I është rikthyer ekranit të vogël me një projekt ambicioz, të paprovuar më parë. “Takim ekskluziv”, është programi i përjavshëm në ALSAT, ku Inis Gjoni merr përsipër të zbulojë prapaskenat e të ftuarve të saj, gjë të cilën e arrin me elegancë dhe zgjuarsi.

Balerina dhe prezantuesja e njohur e spektakleve televizive pas teatrit dhe regjisë, tani ka kthyer sytë tek një profil i ri, ka marrë pjesërisht rolin e gazetares, dhe pjesërisht rolin e mikes që i duhen besuar sekretet e jetës.


Inis Gjoni, vajza e njohur e prezantimit, baletit, aktrimit dhe këngës, duket se e ka tradhëtuar për momentin spektaklin televiziv ku ngaherë ka shkëlqyer, pasi është përqëndruar e tëra tek emisioni i saj më i ri, i cili pas një heshtjeje të gjatë të Inisit, ka filluar të transmetohet në valët e televizionit Alsat. Këtu ka vendosur të bëjë rolin e gazetares, i paprovuar më parë por mjaft intrigues për Inisin.
Në një intervistë për revistën “Shqip”, Inisi flet plot pasion për emisionin të cilin jo më kot e ka titulluar “Takim Ekskluziv”, pasi në programin e saj të ftuarit janë të tillë dhe flitet vetëm për gjëra ekskluzive. Megjithatë objekti i bisedës sonë është më i gjerë. Ajo pranon të flasë për revistën lidhur me karrierën e saj shumëplanëshe dhe përparësitë e momentit, raportet me familjen e saj dhe marrëdhëniet me miqtë. Për Inis Gjonin, vajzën elegante me kaçurela dominues, gjithçka është e bukur kur ndërtohet me pasion dhe këmbëngulje. Të njëjtën gjë po përpiqet të ndërtojë në projektin e ri që ka në dorë, i cili po e frymëzon çdo ditë e më shumë.

Riktheheni në televizion pas kaq kohësh me një format të ri televiziv për ju, në raport me ato çfarë keni bërë deri tani. Si lindi kjo ide?

Në të vërtetë emisioni lindi si një propozim nga televizioni Alsat, por fatmirësisht koinçidoi që pak a shumë të njëjtin format televiziv ta kisha menduar edhe vetë më përpara, sepse gjithmonë më ka pëlqyer të intervistoj, ose më saktë të kem në programin tim elitën e intelektualëve shqiptarë, në një talk show të drejtuar nga unë. Kjo është një eksperiencë shumë e bukur, e para e këtij lloji, e cila më pozicionon pak edhe në rolin e gazetares, pavarësisht se unë nuk pretendoj ta luaj këtë rol në mënyrë të mirëfilltë.

Sa keni dorë të lirë në këtë emision?

Në fakt e kam marrë përsipër të tërin vetë, sepse preferoj t’i bëj gjërat vetë, megjithëse ka një staf që më mbështet. Zakonisht kështu më ndodh gjithmonë, në çdo punë që marr dhe kjo ndoshta është një e metë e imja. Kam dëshirë të insistoj vetë në të gjitha zërat që përmbledh emisioni. Merrem me skenarin, me të ftuarit dhe më pëlqen kjo gjë. Fatmirësisht me një pjesë të madhe të të ftuarve, që i përkasin fushës së artit, kam patur bashkëpunime dhe njohje. Pak a shumë i njoh edhe si personalitete dhe kjo e bën bisedën më të këndshme, më të lirë, më njerëzore. Mundohem që të shikoj tek këto personalitete anën më njerëzore të tyre.

Krahasuar me eksperiencat e shumta televizive, cila është e veçanta e ciklit që drejtoni tani?

Ne të gjithë i njohim jetët e personazheve të ndryshëm publik, veprimtaritë e ndryshme artistike, çmimet që ato kanë marrë, ndërsa unë, në emision, trajtoj gjithmonë prapaskenat, mënyrat se si i kanë arritur sukseset dhe vështirësitë që kanë hasur. Gjëja që më ka pëlqyer më tepër ka qenë se të gjithë të ftuarit që kam pasur në emision janë treguar jashtëzakonisht të sinqertë dhe të lirshëm, sepse jo gjithkush tregon prapaskenat dhe vuajtjet e tij. Ky emision ka një lloj ndjeshmërie që nuk e kanë pasur emisionet e tjera.
Eksperiencat e tjera kryesisht kanë qenë prezantime spektaklesh.

Ndërkohë ju duke qenë një natyrë tepër komunikuese, mos vallë e gjeni veten më komode në biseda të tilla?

Është shumë e vërtetë. Ju thashë se një pjesë të mirë të të ftuarve i njoh dhe i trajtoj në formën e një bisede intime të ngrohtë. Unë zakonisht nuk mbaj skenar me vete, sepse po të kem përpara një skenar natyrshëm do përpiqesha të isha shumë strikte dhe të fokusohesha në pyetjet që unë kam ndërtuar. Kuptohet unë gjithmonë e kam një skenar paraprak, të shkruar në zyrë dhe gjatë emisionit në mendjen time. Kjo gjë mendoj se bën që biseda të shkojë në rrjedhshmëri. Realisht nuk është shumë e lehtë, sepse në emision kam të ftuar politikanë, shkrimtarë, njerëz të angazhimeve shoqërore dhe pyetjet që bëhen kanë brenda tyre një ndjenjë përgjegjësie.

Ju jeni e kompletuar si artiste dhe show girl. Keni kënduar, kërcyer, keni prezantuar. Do kishit dëshirë të bënit një spektakël ku të ishin të gjitha këto elementë të gërshetuara?

Në fakt këtë gjë e kam bërë, madje e kam bërë që në hapat e mi të parë kur jam ngjitur në skenë. Sepse që në spektaklet e para që janë organizuar në Shqipëri, më është dhënë mundësia edhe të kërcej, edhe të këndoj nga pak. Mesa kujtoj kjo ka ndodhur kur kam prezantuar festivalet në Radio Televizion. Më pas erdhi Telebingo. Gjithmonë i jepja mundësi vetes të këndoja, të kërceja, të drejtoja, të bëja ndonjë humor. Të them të drejtën tani që kam nisur emisionin, nëse do më duhet të mendoj për një projekt ku të përfshija veten time në të gjitha këto komponente, mund të them se do më mungonte pjesa e bisedës. Sepse këto të tjerat janë pjesë të miat dhe për të dalë në skenë janë mjaft të kollajshme për mua.

Jeni në formë mjaft të mirë fizike, ndërkohë që për herë të fundit keni kërcyer para 10 vitesh tek “Apologjia e Sokratit” një danc fantastik. Nuk mendoni që njerëzit kanë nevojë të shohin edhe këtë pjesë tuajën?

Mesa kam vënë re, njerëzit i ka marrë malli dhe shpesh herë më pyesin pse e ke lënë baletin, përse nuk të pëlqen më?… Por ashtu rrodhën ngjarjet….. Pas mbarimit të Telebingos u angazhova me disa pjesë teatrale, ku po e gjeja veten më mirë. Sa i takon “Apologjisë” është një pjesëmarrja ime para 10 vitesh. Fatmirësisht ajo shfaqje vazhdon e jepet. Më erdhi keq që nuk pata mundësi të shkoja në shfaqjen e 100-të të saj, megjithëse ftesën e kisha nga Mirush Kabashi. Por meqë jam e angazhuar shumë me emisionin nuk munda të shkoj, megjithëse do të kisha dashur shumë të shkoja.

Ju keni luajtur si aktore në teatër, keni vënë pjesë në skenë si regjisore, ndërkohë që televizioni, teatri, spektakli ndryshojnë njëri nga tjetri. Si e ndieni veten mes tyre?

Në kohën kur kam luajtur si aktore këto kanë qenë pjesë paralelisht me televizionin, kam qenë shumë e ngarkuar. Janë disa pjesë teatrale që unë kam luajtur, me Teatrin Kombëtar ashtu edhe me Akademinë e Arteve. Nuk e kam menduar ndonjëherë të ndiej ndryshimin mes tyre, ose nuk më ka ndodhur të më marrë malli për njërën apo për tjetrën. Por ka momente që i kujtoj me shumë nostalgji rolet që kam luajtur në teatër. Është një lloj qetësie, një lloj shijimi tjetër nga ajo e televizionit. Teatrin e kam shijuar shumë. Ruaj kujtime shumë të bukura.

Ndërkohë keni qenë regjisore në një shfaqje ku ishin protagonistë profesorët e tu. Si jeni ndjerë nga kjo?

Ka qenë pjesa me titull “Dadot”. Të them të drejtën puna ka shkuar jashtëzakonisht shumë mirë. Kam pasur një vlerësim nga ana e porfesorëve, sidomos nga Agim Qirjaqi dhe Roland Trebicka, pasi Genci Fuga është më afër moshës sime. Kisha një përgjegjësi shumë të madhe dhe ndrojtje fillimisht. Por gjithsesi kur bëhet fakt një punë, unë heq çdo frikë. Jam munduar të jem shumë e kujdesshme, sepse gjithmonë kisha idenë se këta janë profesorët e mi dhe duhet të isha akoma edhe më e kompletuar. Këtë e vura re gjatë përkushtimit që ata patën ndaj punës. Kjo ishte për mua një lloj vlerësimi. Personalisht jam ndier mjaft mirë, pasi unë kam studiuar regjisurë dhe po vija në skenë një pjesë si regjisore, që me fjalë të tjera do të thoshte që i gjithë studimi im akademik, ishte realizimi maksimal i kësaj pjese.

Je gjithmonë në formë me një look për t’u admiruar. Sa kohë të kushton kjo gjë?

Me thënë të drejtën nuk është se gjatë ditës merrem shumë me veten, ndonëse do të më pëlqente që të merresha. Megjithatë pata një mundësi për veten time, pata një periudhë pauze, të cilën e shfrytëzova në mënyrën më të mirë të mundshme që do ta kisha menduar ndonjëherë në jetën time. Mbajta një dietë shumë të gjatë, përreth një viti. Kjo më jepte mundësinë që gjatë gjithë ditës ta kisha komplet mendjen vetëm te vetja ime. Plus gjërat e tjera që i kanë qejf të gjitha femrat, si për shembull trajtimet e ndryshme. Por momentalisht, meqë jam shumë e angazhuar, nuk po merrem me këtë pjesë. Mendoj se look-u është një pjesë shumë e rëndësishme për çdo femër. Paraqitja e jashtme është respekt për veten. Gjithashtu mendoj se pjesa më e rëndësishme për një femër është feminiliteti i saj dhe në momentin që nuk i buron, do ishte shumë e paplotësuar.

Jeni tre motra dhe mamaja juaj, gjithmonë të veshura bukur. Cila është marrëdhënia mes jush, konsultoheni njëra me tjetrën?

Të katërta kemi një raport ideal. Mamaja, Ilda, unë dhe Ingridi. Me Ingridin jam shumë e lidhur. Ajo merr shumë mendime nga unë dhe unë marr nga ajo. Për anën estetike, prezantimin në një spektakël, për çështjet e punës. Gjejmë mundësinë të flasim në telefon e të marrim mendim nga njëra tjetra. Unë e kam vlerësuar gjithmonë shumë guston e saj. Po e njëjta gjë ndodh edhe me motrën e madhe megjithëse me atë flas më tepër për gjëra personale dhe jo profesionale. Jemi shumë herë bashkë, pavarësisht se secila jeton në shtëpitë e veta.

A kritikoheni shpesh mes jush?

Me Ingridin ndonjëherë, sepse me motrën e madhe nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë arsye. Ingridi për shembull më kritikon për flokët, ajo më thotë t’i shtrij dhe të mos i mbaj kaçurrela. Ndërsa me Ingridin bëjmë debat sidomos për punë, secila këmbëngul për çfarë mendon në lidhje me punën. Si përfundim gjejmë një të mesme.

Keni bërë një album me Ingridin. Keni dëshirë të vazhdoni me muzikën?

Muzikën e kam parë gjithmonë si pjesë të spektaklit, absolutisht ndonjëherë me ambicien për të merituar emrin këngëtare, apo për të kënduar si këngëtare. As kam për ta menduar ndonjëherë këtë. Por mendoj këtë tjetrën që në momentin kur do realizoj një spektakël të mirëfilltë, mund të këndoj për të krijuar atmosferën e spektaklit.
Ka patur raste kur keni ftuar njerëz në emision dhe nuk kanë ardhur?
Fatmirësisht kjo nuk ka ndodhur, sepse nëse të thonë se “do vij” dhe të mos vinë, kjo nuk është aspak prishje qejfi, por një stres i madh. Ti e ke të programuar punën me personazhin e caktuar dhe nuk është mirë të dështosh. Të gjithë të ftuarit e mi kanë ardhur dhe unë i falënderoj shumë. Po, ka pasur momente kur regjistrimi i emisionit është shtyrë, për arsye objektive, por asnjëherë nuk është anuluar. Tani jam duke u përpjekur të krijoj një emision rezervë.

Keni më shumë miq apo mikesha në jetën tuaj?

Të them gjysë përgjysmë se nuk e ndaj dot, kam edhe miq edhe mikesha. Por nëse konsiderohet i natyrshëm një numër rreth 4-5, mund të thoja sa kam 4-5 miq dhe po kaq mikesha.

Pak ditë kanë kaluar nga ndarja e çmimeve “Oscar”. Ka pasur ndonjë interpretim që ju ka bërë përshtypje?

Vazhdimisht për filmat e kinemasë them “sa bukur”. Marion Cotillard, aktorja franceze, fituese e çmimit “Oscar” për rolin e protagonistes, në filmin “La vie en rose” kishte një performancë fantastike edhe në film, edhe në tapetin e kuq. Mendoj se ky çmim ka qenë jo vetëm i merituar për aktoren por edhe një lloj stimuli për personalitetin e Edith Piaf. Rol i vështirë për të interpretuar një personazh jetësor, një artiste të madhe të njohur nga publiku. Pastaj mendoj se aktorët që vijnë nga teatri bëjnë gjithmonë mrekullira. Kjo aktore vjen nga teatri, aq më shumë nga teatri francez që është shumë i vlerësuar. Në të gjithë Europën teatri vlerësohet mjaft, ndërsa në Amerikë është e kundërta, ai që vlerësohet është filmi. Hollwood- i është një industri e tërë që deri tani nuk po mposhtet dot. Mendoj madje se shumë aktore të teatrit interpretojnë në filmat amerikanë pasi aty paguhen më mirë.

Po në Shqipëri a ka diçka për të cilën thoni, “Oh sa bukur!”?

Ka shumë gjëra të tilla. Për shembull një emision i tillë ka qenë emisioni me titullin “Sos”. Ai transmetohej tek Vizion plus, para disa vitesh. Ishte një emision shumë real. Por ka plot emisione, spektakle që më pëlqejnë, janë shumë të mirë, si emisioni i Rudina Magjistarit, apo Gjergj Lekës.

Meqë në modë janë shumë programet e tipit “reality show”, vetë ju do merrnit pjesë në një emision të tillë si konkurrente me të tjerë personazhe Vip?

Nuk e kam menduar, por them që nuk do merrja pjesë, pasi nuk kam një arsye për ta bërë këtë. Duhet të kesh një qëllim kur merr pjesë, për shembull për t’u afirmuar, për të fituar, ose duhet të kesh shpirtin e lojës. Them se nuk kam asnjërën prej këtyre.

Nëse do kishe mundësi të shkoje të vendosje lule tek varri i një personaliteti të famshëm, ti ku do të shkoje?

Tek Marlon Brando, është aktori që kam adhuruar dhe vazhdoj ta adhuroj duke filluar nga qenësia e tij si mashkull, deri te loja aktoriale që ka qenë vërtetë perfekte. Megjithatë personazhet që më intrigojnë më tepër janë personazhe që nuk i përkasin viteve të fundit. Zakonisht fantazoj për personazhe mistikë dhe jam mjaft e intriguar nga antikiteti. Një pasion i imi është edhe arkeologjia. Do më pëlqente të vija lule tek varri i Tutkamonit.