e diel, mars 16, 2008

Shqipëria në dokumentat e Shtazit

Deutsche Welle shtroi për herë të parë pyetjen "Çfarë përmbajnë arkivat e ish sigurimit gjermanolindor Shtazit (Staasi) për Shqipërinë? Me këtë pyetje kolegët e redaksisë shqipe ju drejtuan arkivit në Berlin. Nga dokumentat e mbledhura përgatitën materialet në vijim.

Makinat e të pasurve hanë ushqimin e të varfërve

E drejta për ushqim është e drejtë njeriu. Prandaj Jean Ziegler, reporteri i posaçëm i OKB-së në Këshillin e të drejtave të njeriut në Gjenevë ka ngritur akuzat kundër mbjelljes së drithrave për prodhimin e bietanolit

Kudo në botë janë duke u mbjellë drithra në sipërfaqe të mëdha bujqësore në mënyrë që makinat në vendet e industrializuara të kenë më çfarë të ushqehen. Në formën e bioetanolit drithrat nuk përfundojnë në barkun e të varfërve, por në rezervuarët e karburanteve të vendeve të pasura. Reporteti i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtën e ushqimit Jean Ziegler, dhe programi botëror i ushqimit kanë lëshuar sirenat e alarmit.

Karburanti biologjik është tema më e dashur për Jean Ziegler, reportetin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për të drejtën e ushqimit. Sepse kërkesat e mëdha për kallamin e sheqerit, misrin ose thekrën, me të cilat prodhohen karburante ekologjike kanë shkaktuar rritjen e çmimit të ushqimeve. Një ton drithra kushton sot dyfishin e çmimit të një viti më parë. Që tani pasojat shihen, rreth 100 mijë vetë vuajnë nga uria ose mungesa e mjaftueshme e ushqimit. Ziegler druhet se zgjerimi i prodhimit të karburanteve biologjike dhe bashkë me të rritja e çmimit të ushqimeve do të shpien në katastrofa urie.

"Të lësh njerëzit e uritur të paguajnë për mentalitetin e luksit të sektorit të transportit të veriut të pasur, ky është krim kundër njerëzimit."

Eshtë kjo vrarje ndërgjegjeje për të varfërit e kësaj bote?

"Dëshira për mobilitet në vendet e pasura të veriut bazohet në një mentalitet absurd luksurioz," thotë eskperti i Kombeve të Bashkuara. Për të prodhuar 50 litra karburant biologjik duhen përpunuar 350 kilogram misër. Me të njëjtën sasi drithi mund të ushqehet një fëmijë gjatë një viti të tërë. Kërkesa në rritje për karburante biologjike do ta rrisë edhe më tepër çmimin e ushqimeve. Vetëm brenda Bashkimit Evropian kërkohet të arrihet rritja me 10 për qind e prodhimit biologjik të karburanteve. Kërkesa e Zieglerit është qartë.

"Në raportin tim unë i kërkoj Këshillit të të drejtave të njeriut që të dekretojë një moratorium, që do të thotë që brenda pesë vitësh të arrihet ndërprerja e prodhimmit të bietanolit me ushqime, sepse për pesë vjet shkenca do të arrinte deri aty sa të prodhonte bietanol me plehra bujqësore."

Idhtarët e karburanteve biologjike e kundërshtojnë Zieglerin, duke i thënë se prodhimi masiv i tyre mund të sjellë shance për bujqit e vegjël në vendet e ashtuquajtura të botës së tretë. Në fund të fundit edhe ata do të përfitonin nga shitja e lëndëve të para me të cilat prodhohet karburanti biologjik, çmimi i të cilave është në rritje.

"Eshtë e vërtetë se fshatarët afrikanë mund të fitojnë ca para, ca valuta nga eksportimi i bioetanolit. Por, nga ana tjetër atij do t`i duhet të blejë me çmime të larta, me çmimet e tregut botëror ushqimin për veten, pra ai del me humbje."

Llogari që mund t`i bëjë edhe një fëmijë. Por llogari më të vështira duhet të bëjë programi i ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Vuajtja e 70 milionë të uriturve duhet zbutur. Duke patur parasysh rritjen e madhe të çmimit të ushqimeve në muajt e fundit, gjithë llogaritë e bëra paraprakisht për vitin 2008 duhen ribërë sërish. Mjetet financiare po mbarojnë, thotë Christiane Berthiaume e Programit botëror të ushqimit në Gjenevë.

"Ne i bëmë llogaritë edhe një herë nga e para. Dhe pamë se na duhet gjysmë miliardë dollarë për të ndihmuar 73 milionë të urriturit. Dhe llogaritë janë bërë më shumë kursime."

Programi botëror i ushqimit paralajmëron se tendenca është që vendet e varfëra prodhojnë më mirë drithra për rezervuarët e makinave evropiane se sa për barkun e uritur të qytetarëve të tyre.

Pascal Lechler (SWR)

Teza vizionare me rezultate zhgënjyese

Karl Marksi vdiq me 14 mars 1883 në moshën 64 vjeçare në mërgim në Londër. Vetëm 11 vetë ishin në varrimin e tij në varrezat Highgate.

Karl Marksi ishte në fund privatisht një njeri i vetmuar, dëshpëruar dhe i sëmurë. Vdekja e gruas së tij Jeny, në dhjetor 1881 e kishte rrëzuar. Pastaj vdekja e vajzës së madhe "Jenychen" në janar 1883 i mori fuqinë e fundit të jetës. Në vitet më pas ai u bë ideator i lëvizjes socialiste. Socialdemokratët gjermanë i përvetësuan analizat dhe prognozat e tij që në vitet 1880 dhe i ngritën në vitin 1891 në programin e partisë në Erfurt. Bolshevikët rrëzuan 1917 despotinë cariste në Rusi, duke u mbështetut në tezat e tij. Dhe renesanca e fundit e madhe deri tani e Marksit e përjetuan shoqëritë moderne në vitin 1968, kur studentët protestues mbajtën në rrugë parrullat dhe librat e tij.

Shtëpia e lindjes së Karl Marksit në TrierBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Shtëpia e lindjes së Karl Marksit në Trier

Filozofi dhe specialisti i Marksist Wolfgang Fritz Haug, thotë se si ide të "manifestit komunist dhe shkrime të tjera nuk e kanë humbur aktualitetin deri sot. "Ka disa pasazhe nga manifesti komunist, që lexohen sikur Marksi që kishte patur mundësinë, të udhotonte në kohën e sotme dhe të përshkruante se si do të ishte sot. Kjo në vitin 1847 kur ai e ka shkruar duhej të ketë qenë fare e papërfytyrueshme për bashkëkombasit e tij."

Marksi punoi për vite të tëra në Londër si gazetar. Ai vëzhgoi nga afër ndryshimet në jetën e njerëzve, përshkroi në rradhë të parë vujatjen dhe frikën për ekzistëncë që solli me vete revoluacioni ekonomik. Sot mund të çuditesh se sa aktuale janë analizat e tij. Që në manifestin komunist ai përshkroi një fenomen, që diskutohet edhe sot, frikë e shtesës së mesme nga rënia sociale.

Kapitali nga Karl Marx - Shtëpia botuese Otto Meissner, Hamburg, 1876Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kapitali nga Karl Marx - Shtëpia botuese Otto Meissner, Hamburg, 1876

"Ndërmarrjet deri tani të mesme, industrialistët e vegjël, tregtarët dhe rentierët, zejtarët dhe fshatarët, të gjitha këto klasa bien në proletariat, nga njëra anë, sepse kapitali i tyre i vogël nuk mjafton për një ndërmarrje të industrisë së madhe dhe bie pre e konkurencës me kapitalistët e mëdhenj, nga ana tjetër se mjeshtëria e tyre shvlerësohet nga mënyrat e reja të prodhimit. Kështu proletariati rekruton nga të gjitha shtresat e popullsisë."

Marksi ishte një kundërshtar kritik i kapitalizmit. Në kulmin e revolucionit industrial ai vëzhgoi ndryshimet e mëdha, që shkaktoi kapitalizmi, jo vetëm në Angli dhe Evropë, por edhe në mbarë botën.

"Borgjezia me shfrytëzimin e tregut botëror e nderton në mënyrë kozmopolite prodhimin dhe konsumin e të gjitha vendeve. Industritë e vjetra kombëtare janë shkatërruar dhe shkatërohen përditë. Ata hidhen mënjanë nga industri të reja, futja e të cilave bëhet çështje jetike për të gjitha kombet e civilizuara, nga industri të cilat nuk përpunojnë lëndë të para të vetat, por lëndë të para nga qoshet me të largëta të botës dhe prodhimet e të cilave nuk konsumohen vetë në vend, por në të gjitha pjesët e botës."

Bulevardi Karl Marks në BerlinBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Bulevardi Karl Marks në Berlin

"Borgjezia me shfrytëzimin e tregut botëror e ndërton në mënyrë kozmopolite prodhimin dhe konsumin e të gjitha vendeve. Industritë e vjetra kombëtare janë shkatërruar dhe shkatërrohen përditë. Ata hidhen menjanë nga industri të reja, futja e të cilave bëhet çështje jetike për të gjitha kombet e civilizuara, nga industri të cilat nuk përpunojnë lëndë të para të vetat, por lëndë të para nga qoshet me të largëta të botës dhe prodhimet e të cilave nuk konsumohen vetë në vend, por në të gjitha pjesët e botës."

Angelina Verbica

Gjermania e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për tragjedinë

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank Walter-Steinmeier i dërgoi mbrëmë një letër ngushëllimi homologut të tij shqiptar Lulzim Basha me rastin e shpërthimit të rëndë të ndodhur në Gërdec.

Steinmeier shprehu ngushëllim për pasojat e kësaj ngjarjeje të rëndë. „Gjermania do të bëjë gjithçka brenda mundësive për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë“ shprehej në letër shefi i diplomacisë gjermane.

Ndërkohë rreth 1000 qese plazme gjaku, si dhe mjete fashimi do të sillen në Shqipëri në formën e ndihmës nga Kryqi i Kuq gjerman me mbështetjen e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme.

Rinisin operacionet pas shpërthimeve

Zjarret nga shpërthimet vazhduan deri vonë
Zjarret nga shpërthimet vazhduan deri vonë
Kanë rinisur në Shqipëri në orët e para të ditës operacionet e shpëtimit në zonën pranë Tiranës, ku një seri shpërthimesh lanë të paktën 5 të vrarë dhe të paktën 246 të plagosur.

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i tha BBC-së se shpresonte që operacionet e së dielës të krijonin një pasqyrë më të qartë të asaj që ndodhi një ditë më parë.

Ministri i Shëndetësisë, Leonard Ndoka i tha BBC-së se këto operacione do të ishin më intensive dhe se pritet që të mësohet më shumë për fatin e të mbijetuarve dhe numrin e viktimave.

Ai i tha BBC-së se ka filluar dhe evakuiimi i të lënduarve të parë nga shpërthimet për në vendet fqinjë.

Ai tha se 5 të lënduar ishin nisur gjatë natës drejt Selanikut, mes tyre dhe dy fëmijë.

Ndërkohë që pritet që gjatë ditës të nisen për në Itali 11 të lënduar të tjerë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Shpërthimet

Shpërthimet nisën në një fabrikë për çmontimin e armatimit të një kompanie amerikane të hapur para një viti në fshatin Gërdec.

Pas shpërthimit të parë pati dhe një seri shpërthimesh të tjera që u dëgjuan deri në Maqedoninë fqinjë.

Rreth 4,000 persona u evakuan nga zona, ku edhe vonë në mbrëmje shihej zjarri i shkaktuar nga shpërthimi.

Autoritetet reaguan ndaj situatës. Zona u shpall zonë katastrofe dhe u ngritën e shtabet e emergjencës.

Të plagosurit u dërguan në spitalet e Durrësit dhe Tiranës të cilët bënë thirrje për të dhuruar gjak.

Në ndihmë të banorëve shkuan dhe mjete të blinduara dhe forca speciale të ushtrisë.

Hetim

Kryeministri Sali Berisha
Berisha tha se municionet ishin 'problem madhor'

Ministri Mediu i tha BBC-së se shpresohej që gjatë operacioneve të ditës së dielë të mësohet më shumë për atë që ndodhi të shtunën.

Ai tha se ekipi i specialistëve po e çmontonte municionin në mënyrë mekanike.

Kryeministri Sali Berisha njoftoi të shtunën në mbrëmje se do të bëhej një hetim për rastin.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e gabimit njerëzor.

Problem madhor

Por kryeministri shprehu shqetësim për sasinë e madhe të municioneve të vjetra që ndodhen të depozituara në Shqipëri dhe gjendjen e tyre.

"Municioni i rrezikshëm përbën problem madhor," tha zoti Berisha.

Shqipëria ka më shumë se 100,000 ton municion të periudhës komuniste- të përhapura në të gjithë vendin.

Zoti Berisha tha se do të gjenden rrugë të reja për të shkatërruar "sasinë kolosale" të tyre.

Ftesa e NATO-s

Një numër vendesh të NATO-s e kanë ndihmuar Shqipërinë të shkatërrojë municionin e tepërt e të vjetëruar.

Tirana shpreson të marrë ftesë për të hyrë në aleancë në samitin e Bukureshtit, muajin e ardhshëm.

Kryeministri Berisha tha se nuk besonte se aksidenti i të shtunës do të ndikonte në vendimin që do të merrej.

Ministri i Mbrojtjes i tha BBC-së se vendet e NATO-s ishin në dijeni të problemit të municionit në Shqipëri.

Asidente të ngjashme, tha ai, kishin ndodhur edhe në vendet të tjera të NATO-s.

Maqedonia e gatshme për të ndihmuar, pas shpërthimeve tragjike në Gërdec




Autoritetet shtetërore maqedonase dhe partitë politike shqiptare kanë shprehur keqardhje të thellë për tragjedinë e së shtunës në afërsi të Tiranës. Kryeministria Nikola Grujevski i ka telefonuar homologut të tij Sali Berisha, dhe i ka ofruar gjthshka që është në dispozicion të instirucioneve të Maqedonisë, dhe që mund të jenë ndihmë për Shqipërinë në këto çaste të vështira. Ndërkohë dhe disa ministra të qeverisë në Shkup, kanë kontaktuar kolegët e tyre në Tiranë, për t’u ofruar ndihmë.

Presidenti i Mqedonisë Cërvenkovski i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Shqipërisë Topi. Ali Ahmeti i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në një letër dërguar presidentit Bamir Topi, shpreh ngushëllime të thella ndërsa shkruan se në këto momente të rënda për familjet e viktimave dhe institucionet e shtetit, Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, është bashkë me popullin shqiptar, dhe solidarizohet në aksionin e ndihmës për të cilën ka nevojë Shqipëria.

Edhe Menduh Thaçi i Partisë Demokratike Shqiptare në letrën ngushëlluese dërguar presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha, shkruan në emër të partisë së tij për gadishmërinë për t’u gjendur me të gjitha mundësitë që disponon për t’a lehtësuar sadopak dhimbjen e qindra personave që janë plagosur.

Në spitalin ushtarak në Shkup, që ditën e shtunë qytetarë shqiptarë dhe maqedonas, kanë dhënë gjak për nevojat e spitaleve të Shqipërisë. Qeveria maqedonase bën të ditur se do të bashkërendohet në mënyrë të rregullt me palën shqiptare për ndihmë eventuale dhe mbështetje. Shpërthimet në fshatin Gërdec të Vorës, u dëgjuan të shtunën në mesditë deri në Shkup e në pjesë të tjera të Maqedonisë.

Kosova ofron ndihmë për qeverinë e Shqipërisë




Pas shpërthimit në një depo municionesh në fshatin Gërdec, në afërsi të Tiranës, Institucionet e Kosovës kanë ofruar ndihmën e tyre për shtetin shqiptar.

Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha masat për t'i dalë në ndihmë Shqipërisë dhe popullit të saj. Ajo ka mobilizuar ministritë e saja, në veçanti Ministrinë e Shëndetësisë për të qenë në gjendje gatishmërie.

Njoftohet se nga Qendra Klinike Universitare janë nisur dozat e para të gjakut, ndërkohë që ekipet mjekësore janë të gatshme për t'iu bashkuar kolegëve të tyre në Tiranë.

Po ashtu qeveria e Kosovës ka angazhuar edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës si dhe KFOR-in. Autoritetet në Kosovë kanë ngushëlluar udhëheqësit shqiptar për shpërthimin e sotëm duke e quajtur atë tragjedi kombëtare.

Shqipëri: Ndalen zjarret në Gërdec duke bërë të mundur rifillimin e operacioneve të kërkimit

16-03-2008


Në Shqipëri gjatë natës u ndalën shpërthimet të cilat kishin vazhduar prej 14 orësh në depon e armëve në Gërdec pranë Tiranës dhe që shkaktuan vdekjen e të paktën pesë personave, një numër që megjithatë mund të rritet me rifillimin sot në mëngjes të operacioneve për kërkim shpëtimin. Dje rreth një mijë trupa nuk arritën të afroheshin, pikërisht për shkak të flakëve që vazhdonin. Ndalimi i shpërthimeve do të bëjë gjithashtu që e gjithë zona të vihet nën kontroll.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes që folën në mëngjes me Zërin e Amerikës, është hartuar edhe plani i ndërhyrjes. Fillimisht do të bëhet pastrimi i shpejtë i zonës, por edhe kontrolli për të mbijetuarit dhe viktimat e mundshme, ndërkohë që një nga tunelet në atë zonë nuk është kontrolluar ende.

Në mëngjes, forcat e policisë gjetën edhe një fëmijë që i kishte mbijetuar shpërthimeve të djeshme dhe që e kishte kaluar gjithë natën jashtë. Në këto operacione do të angazhohen edhe forcat e policisë.

Megjithë numrin e lartë të të plagosurve, mbi 250 deri tani, autoritetet spitalore e kanë përballuar me sukses fluksin e papritur. 100 prej tyre kishin plagë të lehta dhe e kanë marrë ndihmën e dyhur, 12 janë në gjendje të rëndë, 4 ose 5 persona mendohet të jenë nisur për në Janinë të Greqisë, ndërsa një avion i ardhur nga Italia, pritej të arrinte shumë shpejt, për të transportuar disa nga të plagosurit rëndë. PO ashtu nga Kosova janë dërguar pako gjaku të dhuruar që u transportuan me një helikopter të KFOR-it.

Problemi tjetër që shtrohet është se çfarë do të bëhet me banorët e zonës, ndërkohë që 4 mijë persona janë evakuuar dhe zona është shpallur një zonë fatkeqësie.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta duke patur parasysh edhe dinamikën e djeshme. Kryeministri Sali Berisha tha dje se shkaqet mund të jenë të ndryshme që nga gabimi njerëzor, det vetëshpërthimi i ndonjë predhe. Megjithëse për çmontimin e municionit ishte kontraktuar një kompani amerikane, ajo kishte kontraktuar nga ana e saj një kompani shqiptare për punën në terren.

Sipas njoftimeve të mbrëmshme qeveritare të konfirmuara nga kryeministri nuk ka pasur asnjë prej përfaqësuesve të kompanisë amerikane të pranishëm gjatë shpërthimeve.

Shqipërisë i duhet të asgjësojë arsenalin e kohës së komunizmit dhe të modernizojë forcat e armatosura për t’u kualifikuar për një ftesë për anëtarësim në NATO në takimin e nivelit të lartë të Bukureshtit. Ka pasur gjithashtu përpjekje për pakësuar numrin e armëve në vend, që kanë mbetur që nga koha e diktaturës së ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

Me anë të një deklarate, ambasada amerikane tha dje se i kishte përcjellë me tronditje dhe shqetësim njoftimet për atë që e quajti aksident tragjik në depon ushtarake.

Shkon në 7 numri i të vdekurve në tragjedinë e Gërdecit
Kryeministri Sali Berisha tha sot rreth orës 10:00 se edhe dy persona të tjerë kanë vdekur nga shpërthimi i depove të municionit në Gërdec duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 7. Të lënduar janë gjithsej 244, ndërsa 10 vetë ende nuk janë identifikuar nga lista e 121 punëtorëve të fabrikës.
Raportohen të vdekur dhe të humbur, por të dhënat janë të shkëputura dhe jozyrtare. Një vajzë dhe një djalë, të dy nga 19-vjeç vdiqën, vajza në spital pas plagëve të rënda dhe djali u gjet në Gërdec.

Operacionet e ushtrisë ia nisën rreth orës 8 dhe janë më shumë se 1 mijë trupa ushtarake në rajonin e Gërdecit. Deri rreth orës 09:00 të mëngjesit raportohen të paktën 2 persona të tjerë të vdekur si dhe disa të tjerë që nuk gjenden.

Rreth 10 minuta para orës 09:00 ndërroi jetë një vajzë 19 vjeçare, e lënduar shumë rëndë, e cila ndodhej në Spitalin e Tiranës dhe pritej të dërgohej në Itali për mjekim.

Sipas mjekut Ylli Ziçishti në Spitalin e Tiranës, 2 persona janë tepër-tepër rëndë, ndoshta një prej tyre ishte vajza që ndërroi jetë. Në gjendje të rëndë janë 7 të lënduar të tjerë. Ndërkaq, është gjetur edhe një 19 vjeçar i vdekur
në Gërdec.

Hera-herës raportohen emra personash që nuk gjenden, përfshi dy familje që kërkojnë nga 5 përkatësisht nga 3 anëtarë të tyre. Nuk ka saktësi të informatës nëse bëhet fjalë për të njëjtin grup njerëzisht që janë punëtorë të Fabrikës së armatimit dhe banorë, mes tyre fëmijë dhe të moshuar.

Forcat e ushtrisë gjetën dhe i dorëzuan familjes një fëmijë 3 vjeçar që ishte 100 metra larg vendit të tragjedisë në Gërdec.

Deri në ora 02:00 të natës kanë vazhduar shpërthimet, tani nuk ka, por vatra zjarri ende ekzistojnë. Që nga mesnata, 11 të lënduar rëndë u dërguan nga Rinasi për në Itali dhe për në Greqi, për mjekim më të
specializuar.

Operacionet ushtarake kryhen nga këmbësoria dhe trupat xheniere dhe të kundra-minave.

Ka mundësi që të kryhen shpërthime të kontrolluara për të parë gjendjen në terren. Në fabrikë demontoheshin fishekë automatiku, mitralozi, predha artilerie dhe raketa.
Në çastin e shpërthimeve të së shtunës brenda fabrikës kanë qenë zyrtarisht 121 punonjës.

Ndryshe, njoftohet se gjendja në depon e municionit në Vorë afër Tiranës, pas shpërthimit të djeshëm është vu nën kontroll të plotë, njoftojnë burimet qeveritarë në Tiranë.(RTK)

Shoqata “Nëna Tereze” në Gjermani ndanë ndihmë urgjente për tragjedinë e Gërdecit

Përmes një njoftimi adresuar redaksisë së tonë Shoqata Bamirëse “Nëna Tereze”, në Gjermani ka njoftuar se për t'iu dalë në ndihmë të dëmtuarve në tragjedinë e Gërdecit, menjëherë ka ndarë ndihmë urgjente prej 5000 € (pesë mije Euro). Shoqata fton të gjithë bashkatdhetarët tanë që të t’iu dilet në ndihme të plagosurve dhe të dëmtuarve të tjerë në këtë ngjarje tragjike. Po ashtu janë hapur edhe kontot bankare për të kontribuar bashkatdhetarët tanë :
Gjermani:

Mutter Teresa Deutschland e.V.
Konto Nr: 908 809 807
BLZ: 70010080
Banka: Postbank München
Shifra: GERDEC

Zvicërr:

Mutter Teresa Deutschland e.V.
Konto Nr: 278-838820.01E
Banka: UBS – AG
Shifra: GERDEC

Kosovë

Nëna Tereze Gjermani
Konto Nr: 1401000000892579
Banka: Banka ekonomike Prishtinë
Shifra: GERDEC



Me resepkt

Shaqir GASHI
Mutter Teresa Deutschland e.V.
Marsstr. 21
D - 80335 München
www.mteresa.org
shgashi@mteresa.org

Mbrëmë KFOR-i transportoi dozat e gjakut, të dhuruara nga kosovarët, për të plagosurit në Gërdec të Vorës
Ushtaret e KFOR-it transportuan një mjekë dhe furnizime gjaku për të ndihmuar viktimat e se shtunës, pas një shpërthimi në depot e municionit në Gërdec të Vorës, në Shqipëri. Helikopteri u nis nga Prishtina në drejtim të Tiranës, mbrëmjen e se shtunës, “Gjaku u dhurua nga qytetaret e Kosovës” tha zëdhënësi i Trupës Multinacionale te Lindjes. Në Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut të QKUK-së vetëm dje janë grumbulluar 547 doza gjaku.
”Roli jone është për të ofruar transportin për gjakun dhe mjekun. Helikopterët janë mundësia me e shpejte për ta bere këtë”, thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar mëngjesin sotëm nga Kampi, Bonstill ku janë të vendosur paqeruajtësit Amerikan.

Vetëm në Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut të QKUK-së, falë vullnetit të mirë dhe solidaritetit me të plagosurit në tragjedinë e Gërdecit, të shtunën janë grumbulluar 547 doza gjaku, ndërsa në Tiranë mbrëmë janë dërguar 300 doza.

Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut është ende në gjendje emergjente dhe është e gatshme që, për në Tiranë të dërgojë sasi të mjaftueshme të gjakut.

Flort-Press njofton

Udhëheqësit e Kosovë e të shqiptarëve në rajon ngushëllojnë institucionet dhe popullin e Shqipërisë

Me rastin e tragjedisë së ndodhur të shtunën në fshatin Gërdec të Vorës, 16 kilometra larg kryeqytetit Tiranë, telegrame ngushëllime institucioneve dhe popullit të Shqipërisë kanë dërguar udhëheqësit më të lartë të vendit tonë; presidenti Sejdiu, Kryeparlamentari Krasniqi, kryeministri Thaçi, lideri i BDI-së Ahmeti, Lëvizja VETËVENDOSJE e tjerë. Qeveria e Kosovës ka vënë në dispozicion efektiva të TMK-së dhe në bashkëpunim me KFOR-in edhe 4 helikopterë ushtarakë

Qeveria e Kosovës i vihet në ndihmë Shqipërisë, pas tragjedisë në Gërdec të Vorës

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi në emër të Qeverisë dhe kryeministrit, të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhjen për këtë tragjedi dhe ka thënë se Qeveria me qëllim të ofrimit të ndihmës për Shqipërinë, ka vënë në dispozicion efektiva të TMK-së dhe në bashkëpunim me KFOR-in edhe 4 helikopterë ushtarakë


Presidenti Sejdiu shpreh dhembjen e popullit të Kosovës për shpërthimin tragjik afër Tiranës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka biseduar me telefon sot (e shtunë) pasdite me udhëheqësit e Shqipërisë, Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha, pas njoftimeve për shpërthimin në bazën ushtarake shqiptare në afërsi të Tiranës.
Presidenti Sejdiu u ka shprehur udhëheqësve shqiptarë dhembjen e popullit të Kosovës për tragjedinë që ka përjetuar sot Shqipëria. Presidenti Sejdiu ka ngushëlluar Topin dhe Berishën për viktimat e kësaj tragjedie, duke uruar që Qeveria dhe populli i Shqipërisë të gjejnë forcat për të përballuar pasojat e tragjedisë.
“Ne jemi pranë jush, pranë popullit të Shqipërisë, në këto çaste të rënda”, ka thënë Presidenti Sejdiu, duke uruar që të plagosurit nga shpërthimi të shërohen sa më shpejt.


Ngushëllimet e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi


E nderuara Zonja Jozefina Topalli

Ju shkruaj për t’u shprehur ngushëllimet e mia më të afërta dhe të sinqerta për humbjen tragjike të një numri të qytetarëve të Shqipërisë nga shpërthimet në depon e municioneve në fshatin Gërdec.

Kjo tragjedi me përmasa kaq të mëdha për popullin shqiptar ka shkaktuar emocion dhe keqardhje të thellë tek unë personalisht dhe tek mbarë qytetarët e Kosovës.

Institucionet dhe populli i Kosovës po e ndjekin me shqetësim këtë ngjarje të dhimbshme në Shqipëri dhe janë gati të ofrojnë çdo ndihmë që varet prej tyre.
Duke ju shprehur solidaritetin e plotë të Institucioneve të Kosovës në këto momente të hidhura për Ju dhe Shqipërinë, lutem pranoni, e nderuara zonja Topalli, së bashku me ngushëllimet, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.


Telegram ngushëllimi kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës e dërgoi edhe kryetarit të Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi dhe kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha.


Telegram ngushëllimi i kryeministrit Thaçi drejtuar kryeministrit. Sali Berisha


I nderuari Kryeministër Berisha,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella për qytetarët tuaj që humbën jetën me rastin e shpërthimit të municioneve në Gërdec të Vorës.

Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës ndajnë dhimbjen e madhe me familjet e të ndjerëve dhe shqetësimin e thellë për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur opinion dhe institucionet kosovare.

Do të dëshiroja edhe njëherë që t’u përcjell ngushëllimet tona të thella të gjithë familjarëve të viktimave, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe gjithë popullit të Shqipërisë.

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë dhe është e mobilizuar tërësisht për të ofruar ndihmën e nevojshme për shtetin shqiptar dhe fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin solidaritetin e duhur në këtë rast.


Deklaratë e Oborrit Mbretëror lidhur me tragjedinë në Gërdec të Vorës

Në këto momente të rënda të fatkeqësisë mbarëkombëtare, pas incidentit tragjik të shpërthimit të municioneve luftarake pranë fshatit Gërdec të Tiranës, ku pësuam humbje të jetëve të bashkatdhetarëve dhe plagosje të dhjetëra të tjerëve, Familja Mbretërore Shqiptare u dërgon ngushëllimet më të thella familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
Në këto çaste ndajmë me to dhe me të gjithë shqiptarët dhimbjen më të thellë dhe lusim Zotin që të mos kemi më humbje jetësh të vëllezërve dhe motrave tona.
Në këto momente, që së bashku dhe me ndihmën e Zotit shpresojmë t’i tejkalojmë, Familja Mbretërore gjen rastin të falënderojë thellësisht të gjitha vendet demokratike që u solidarizuan me popullin shqiptar dhe që kanë ndihmuar konkretisht, apo që kanë shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar në kapërcimin e vështirësive.
Zoti qoftë me ju, me ne, me të gjithë shqiptarët!

I Juaji Vëllazërisht, Leka I Mbret i Shqiptarëve


Ngushëllimi i BDI-së drejtuar autoriteteve dhe popullit të Shqipërisë

Çdo shqiptar i Maqedonisë me vëmendje dhe dhimbje të thellë e përcjell dhe e ndjen fatkeqësinë e ndodhur në Gërdec, në të cilën humbën jetë dhe u plagosën një numër i madh i qytetarëve shqiptar.

Duke qenë shpirtërisht me Ju në këto momente pikëllimi dhe dhimbjeje, më lejoni që në emrin tim personal si dhe në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar t'ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tragjike.

Në këtë situate të rëndë për popullin shqiptar, Bashkimi Demokratik Shqiptar është shpirtërisht me Ju dhe me familjet e viktimave. Duke u solidarizuar në rrugën e ndihmës, së bashku do të mundohemi që ta tejkalojmë këtë tragjedi të madhe.

Telegram ngushëllimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE !

Lajmi për tragjedinë e sotme të shkaktuar nga shpërthimi i municionit në Vorë, na ka tronditur pa masë, ashtu siç ka prekur thellë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Le të punojmë të gjithë që kjo ngjarje e rëndë për kombin të përballohet kombëtarisht. Vërtet që tragjedia na ka shokuar, por ajo gjithashtu ka ngjallur në mesin tonë një solidaritet të paparë prej vitesh në Kosovë. Njerëzit e këtushëm po bëjnë çmos që ta japin pjesën e tyre të ndihmës. Radhët e shqiptarëve të Kosovës e sidomos rinisë shqiptare, që po presin të dhurojnë gjak për më nevojtarët e tragjedisë së Vorës, janë të gjata.
Atyre që humbën më të afërmit e tyre u shprehim ngushëllime, kurse shtetit shqiptar gatishmërinë tonë si popull për ofrimin e çdo mundësie për ndihmë, në mënyrë që kjo ngjarje të na gjejë sa më të bashkuar si shqiptarë.

Fjala e kryeministrit Sali Berisha per ngjarjen ne fshatin Gerdec

Depoja ushtarake ne Gerdec e kthyer në fabrikë për grumbullimin e municioneve të vjetra të ushtrisë, me qëllim çaktivizimin dhe asgjësimin e tyre kishte shpërthyer.

Në fshatin Gërdec të bashkisë Vorë, prej më shumë se një viti, një kompani, e profilizuar në çmontimin e municioneve, ka ngritur një fabrikë për çmontimin e predhave të artilerisë, të kalibrave nga 60 deri në 152.
Sot, më 15 mars, rreth orës 12:00, në këtë fabrikë ka ndodhur një shpërthim i fortë, tronditës. Në drejtim të fabrikës është nisur menjëherë njësia e policisë së Vorës, me në krye komisarin e kësaj policie. Ndërkohë, është njoftuar Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, jam njoftuar unë dhe janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes ministrat Nishani, Mediu, Olldashi, Gjana dhe deputeti i zonës Astrit Patozi.
Janë vendosur në gjendje gatishmërie helikopterët, pasi autostrada është bllokuar, ndërkohë që ka ndodhur një shpërthim shumë i fuqishëm, ushtima e të cilit dhe vala goditëse është përhapur më gjerë dhe ka ardhur deri në Tiranë dhe ka pasur një efekt devastues në zonën e fabrikës. Shtabi i Emergjencës, i kryesuar nga Kryeministri, ka marrë të gjitha masat për të nisur në drejtim të vendngjarjes njësi të shumta të reparteve më të mira të ushtrisë, rreth njëmijë forca si dhe janë nisur në vendngjarje edhe mbi 500 forca të policisë. Shtabit qeveritar i janë bashkangjitur menjëherë autoritetet vendore, prefekti, kryetari i bashkisë, këshilltarët, kryepleqtë e fshatrave të Vorës. Është ndërmarrë një operacion i fuqishëm i evakuimit të banorëve Gërdec, Marqinet, Lutaj, Marikaj dhe të banorëve të tjerë. Në këtë mënyrë, janë evakuuar rreth 4000 banorë, ndër të cilët 243, së bashku me një pjesë të punonjësve të fabrikës, kanë pasur plagë të shkallëve të ndryshme. Disa prej tyre kanë qenë banorë fshatrash, të tjerë punonjës të fabrikës dhe disa të tjerë kanë qenë pasagjerë të automjeteve që udhëtonin në autostradë, ndër të cilët autobusë të linjës Tiranë-Durrës, autovetura.Vala goditëse ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme. Shtabi i emergjencës, forcat më të përzgjedhura të ushtrisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të gjitha përpjekjet t’i afrohen zonës në afërsinë më të madhe dhe faktikisht kanë arritur të penetrojnë gjer në 10 metra periferike të saj. Në këtë operacion, të realizuar kryesisht me autoblinda, janë evakuuar një numër i madh fshatarësh të Gërdecit dhe punonjës të fabrikës që ishin larguar në intervalin midis shpërthimit të parë dhe shpërthimit të dytë. Janë tërhequr nga brenda zonës së zjarrit dhe të shpërthimeve dhe katër kufoma të viktimave të punonjësve të kësaj fabrike. Ministria e Shëndetësisë ka organizuar me shpejtësi dhe ka mobilizuar të gjithë potencialin e urgjencave të Tiranës, Spitalit Ushtarak, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalit të Durrësit, sikundër kanë ardhur në vendin e ngjarjes të gjitha zjarrfikëset e qarkut të Tiranës dhe qarqeve të tjera, autoambulancat dhe mjetet e tjera të transportit, shtuar këtu edhe 10 helikopterë, kryesisht të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Bilanci deri tani është një bilanc i hidhur. Së paku, janë të tërhequra trupat e 4 viktimave, në spitale ndodhen të shtruar 142 të plagosur, sepse rreth 100 të tjerë kanë marrë mjekimin e plagëve të lehta dhe janë larguar nëpër shtëpitë e tyre. Nga 142 të plagosurit në spitale, 12 janë në gjendje serioze për jetën, nga të cilët 10 kanë djegie të shkallëve të ndryshme dhe 2 të tjerë, përveç djegies, kanë edhe trauma dhe plagë të rënda. Banorët e zonës gjithashtu kanë dëshmuar një mobilizim të madh. Forcat e reparteve ushtarake, komandës mbështetëse, Brigadës së Reagimit të Shpejtë, Regjimentit të Komandove, kompanisë së çminimit, Policisë Ushtarake, me forcat e rendit të Tiranës dhe Durrësit, Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë 712, Repartit RENEA, Repartit të Mbrojtjes kundër Zjarrit, Emergjenca Civile, si dhe Reparti i Avari-Shpëtimit në Miniera, bashkë me qytetarët e zonës kanë bërë të mundur evakuimin me shpejtës të madhe të të plagosurve dhe sjelljen e tyre në spitalet e Tiranës dhe të Durrësit. Një solidaritet i madh ndërkombëtar i është shprehur sot qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komanda e Forcave Amerikane në Europë, ambasada e SHBA-ve, të cilët kanë shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për t’i dhënë një ndihmë të gjithanshme vendit për kapërcimin e kësaj situate. Ndihmë bujare ka ofruar Mbrojtja Civile e Forcave të Armatosura të Italisë. Qeveria greke ka ofruar sasi të mëdha njësish gjaku dhe avionë sanitarë për të ndihmuar dhe transportuar të plagosurit. Po kështu edhe qeveria italiane. Solidaritet ka shprehur qeveria gjermane, me anë të një letre të ministrit Shtajnmajer, Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës, Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, qeveria spanjolle, qeveria kroate, OSBE-ja, PNUD-i, Komisioni Europian dhe përfaqësia e tyre në Tiranë, Këshilli i Europës dhe shumë vende të tjera mike, për të cilën në u jemi shumë mirënjohës. Ne u përcjellin familjeve të viktimave, ngushëllimet e tyre. Ministri i Jashtëm i Francës Kushner më kërkoi që, në emër të tij dhe të Presidentit Sarkozi, të ngushëlloj familjet e viktimave. Po kështu Kryeministri i Greqisë, Maqedonisë, ambasada e Italisë, Turqisë, Zvicrës dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Kam vendosur që me vendim të Këshillit të Ministrave ta shpallim zonën, “Zonë të fatkeqësisë”, të ngremë një komision ndërministror, të kryesuar nga kryeministri, për të ndjekur çdo minutë ngjarjen, për të bërë të gjitha vlerësimet, për të marrë të gjitha masat së pari, për mjekimin e të plagosurve dhe për të bërë çdo gjë për shpëtimin e jetës së tyre dhe së dyti, për të riparuar në një kohë sa më të shkurtër dëmet e mëdha dhe serioze të krijuara në zonën e fatkeqësisë nga eksplozioni jashtëzakonisht i fuqishëm, vala goditëse e të cilit tejkaloi dhe Tiranën dhe është dëgjuar pothuajse në të gjithë
vendin si një ushtimë.
Deri tani janë identifikuar emrat e 3 viktimave: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy nga viktimat janë ende të paidentifikuara. 4 prej tyre janë gjendur në vendin e shpërthimit dhe një tjetër më tutje.
A mendohet se ka shtetas të huaj në këtë fabrikë dhe nëse ka ndonjë detaj lidhur me këtë kompani e çfarë lloji është?
Së pari duhet të theksoj se ky nuk është numri përfundimtar i viktimave > ne kemi gjetur listën e punëtorëve që kanë qenë të pranishëm sot në fabrike. Shtabi ka mbledhur nga ora 4 të gjithë kryepleqtë e fshatrave dhe të lagjeve mbi bazën e listës u ka kërkuar atyre të verifikojnë banorët. Janë në verifikim e sipër, nuk mund të them se numri i viktimave është ky që dhashë, mund të ketë edhe të tjerë. Tani është natë dhe është shumë e vështirë që të vazhdohet më tutje në zonën e shpërthimit, pasi shpërthimet vazhdojnë ende. Nesër herët ne do të fillojë përsëri operacioni i kërkim shpëtim it dhe do të bëhet çdo gjë për një kontroll të imtësishëm të zonës. Lidhur me kompaninë , kjo është “Southern Ammunition Company” me bazë në Karolinën e Jugut, e licencuar për zbërthim të municioneve , pra është një kompani e këtij profili, e certifikuar sipas rregullave të certifikimit të tyre dhe nuk ka patur asnjë të huaj në
këtë fabrikë.
Zoti Kryeministër sipas informacioneve që keni ju të gjithë punëtorët janë shqiptarë. A ka ndonjë informacion pse kanë qenë të punësuar fshatar të zonës dhe jo ekspertë, midis tyre dhe shumë fëmijë
minorenë
.
Nga informacionet që kam unë, këta janë punëtorë të trajnuar, të cilët janë kualifikuar nga kjo kompani, për këtë proces. Së dyti nuk kam informacione se ka fëmijë të punësuar. Ne kemi listën dhe mbi bazën e kontrollit të parë të listës, nuk rezulton se ka patur fëmijë të punësuar. Mund të ketë pasur 18-19 vjeçarë, por sidoqoftë një verifikim më i hollësishëm do të bëhet. Lista është e plotë. Kanë qenë 121 punonjës në fabrikë.
Zoti kryeministër, cila është arsyeja e eksplozivit dhe armëve që ndodhen në të ashtuquajturat tunelet e kësaj fabrike dhe sa rrezikohet realisht kryeqyteti në rast se shpërthimet vazhdojnë?
Sipas ekspertëve eksplozionet e mëdha kanë ndodhur . Ata japin garanci se nuk ka vend për eksplozione të tjera të mëdha. Të vogla po. Sasia më e madhe e tyre ka eksploduar në shpërthimin e dytë. Kështu që nuk pritet sipas ekspertëve të ketë një eksplozion të tretë të fuqishëm.
A kanë shkuar strukturat shtetërore në tunelin ku ka ndodhur ngjarja dhe sa janë të mbijetuarit?
Forcat e xhenios dhe të ndërhyrjes së shpejtë, e vërteta është dhe ministrat janë futur deri në 10 metra afër kraterit. Forcat e emergjencës civile, të ndërhyrjes së shpejtë dhe të xhenios, kanë tërhequr katër kufoma dhe disa të plagosur. Janë gjetur në një tunel shumë afër rreth 25 vetë të tjerë, kryesisht fshatare të Gërdecit, të cilët pas shpërthimit të parë janë strehuar në tunelin e parë që kanë gjetur për ti shpëtuar ndonjë shpërthimi tjetër. Në vendin e fabrikës, sipas të dhënave të deritanishme nuk ekziston një tunel, por deformimi është kaq i madh nga krateri saqë nuk përjashtohet mundësia që ndonjë tunel tjetër më afër të jetë tani pjesë e kraterit sepse janë zhvendosur qindra e mijëra tonelata dhe duke krijuar sipas tyre një kriter shumë të madh eksplozivi. Ky eksplozion ka pasur drejtimin kryesor
poshtë, drejt tokës.
Të çfarë përmasave?
Përmasat e kraterit janë shumë të mëdha, shumë të thella. Nuk mund të flas me siguri se krateri i përket zonës së fabrikës. Nuk bëhet fjalë për zonën civile, sepse aty dihet, një shtëpi që ka qenë afër ajo është dëmtuar rëndë. Nuk ka viktima nga familjarët. Krateri është shtrirë në krahun tjetër, jo në zonën e banuar.
Shumica e të vdekurve janë punëtorë ?
Po. Deri tani, sipas të dhënëve që kemi, nëse ka një numër më të madh se pesë deri tani, ata janë punëtorë, por një verifikim paraprak absolutisht nuk mund ta marr të sigurt, por në një raportim të kryepleqve që kanë marrë listën e punëtorëve, ata informojnë se verifikojnë në tërësi përveç këtyre të pestëve, por ju lutem që këtë nuk duhet ta merrni përfundimtare , sepse duhet të ketë një përgjegjësi të madhe në këtë raportim. Ky ëhstë raportimi i fundit që kanë bërë ata dhe uroj që të jetë i vërtetë.
Në 7 maj të viti 2006 ka ndodhur një ngjarje e ngjashme , por në përmasa shumë më të vogla. Si ka mundësi që po ndodhin kaq shumë aksidente në depot e municioneve?
N
jë nga problemet më madhore të këtij vendi është municioni. Nuk është sekret që ne disponojmë mbi 100 mijë ton municione. Këtu bashkë me ministrinë e Mbrojtjes, katër muaj më parë, një kompani konsulence jashtëzakonisht kompetente, e cila na ka asistuar në të gjithë reformën e forcave të armatosura, i kemi kërkuar të na bëjë master-planin e dislokimit të ushtrisë shqiptare, e cila kaloi nga një ushtri me 360 mijë anëtarë të saj , dikur para 15 vitesh, në një ushtri prej 14 mijë ushtarë dhe oficerë tërësisht profesioniste. Kjo kompani ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ka dorëzuar këto dy ditë një ekspoze, me të cilën është njohur dhe Presidenti i Republikës. Ne do të marrim në vazhdim vendimet përfundimtare për dislokimin e forcave tona atje. Kjo kompani si problemin më shqetësues ngre problemin e municioneve, i cili është i shtrirë në dhjetëra depo në të gjithë vendin. Një nga rekomandimet është zbërthimi i tyre, rekomandim tjetër është eksplodimi i tyre, apo dhe djegia e tyre. Ne do të marrim vendimet. Ne së demolomi i tyre është një praktikë e zakonshme, me këto që ndodhën sot ne do të përpiqemi të gjejmë metodë tjetër, por nuk është thjeshtë, sepse po kaq i rrezikshëm , është transporti i tyre, janë municione 40 apo 50 vjecare, të cilat absolutisht, në asnjë rrethanë nuk të garantojnë në transport të sigurt. Ne morëm dokumentin, do ta shqyrtonim, duke përcaktuar dhe rrugën më pak të rrezikshme, sepse të parrezikshme nuk ka po të kemi parasysh këtë sasi prej 100 mijë tonësh, të cilat po u transportuan duhet të transportohen me kamion. Është jashtëzakonisht e vështirë , për të mos thënë e pamundur për të lëvizur në zona të pabanuara, sepse mund të kalojnë në zona të banuara. Pra përbën një problem të cilin ne do ta konsultojmë edhe me miqtë tanë dhe aleatët, për ti dhënë përgjigjen më të shpejtë të mundshme.
Zoti kryeministër, si ka mundësi që kompania amerikane të kontraktojë një kompani shqiptare, kur dihet që problemi në këtë fabrikë çminimi ka qenë kaq i madhe dhe pyetja e dytë a vazhdon të mbetet versioni se atje ka ndodhur një gabim njerëzor?
Çdo kompani e huaj pa asnjë përjashtim, përgjithësisht punon me kompani vendase, pasi u japin të gjithë kualifikimin e nevojshëm. Ata kanë çmontuar rreth 6 mijë apo 8 mijë ton municion. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me gabim njerëzor, sigurisht që nuk mund ta përjashtoj një gabim të tillë, gjithashtu, nuk përjashtoj një aksident në momentin e çmontimit ne heqjen e djegores, apo ndonjë gjë tjetër, si dhe nuk përjashtohet mundësia që djegoret e predhave të vjetra të vetëeksplodojnë, sipas vlerësimit që kanë bërë ekspertët e shqiptarë dhe të huaj, jo për këtë rast, por në përgjithësi për municionin shqiptar.
Ka disa informacione që vijnë në mënyrë shumë kontradiktore, Ministri i mbrojtjes Mediu kishte dhënë lajmin që kjo anë ishte rrezikshme dhe një javë më parë unë isha vetë në vendngjarje dhe dëgjova nga disa banorë që aty kishte patur disa shpërthime të vogla spontane. A kishit informacione ju për këto shqetësime që kishte ngritur ministri i mbrojtjes? Dhe meqenëse ju jeni në dijeni të kësaj sasie të madhe lëndësh plasëse që ndodhen a mund të dimë me saktësi se ku janë këto vende dhe a do të bëni ju evakuimin e banoreve që gjenden në këto zona?
N
uk ka asgjë sekrete për këto zona. Harta e tyre fillon nga Mjeda dhe përfundon në Skrapar ose Gjirokastër. Ne e kemi problem kryesor. Ka disa programe për këtë. Ka një program në kuadrin e NATO-s që ecën në djegie me zbërthim. Ka një program tjetër , i cili u mbyll me ndihmën e qeverisë amerikane, në të cilin janë investuar jo më pak se 1 milion dollarë për procesin e shkatërrimit të municionit. Ka qenë ky program, mbi baza kompanie private për demolim që e përdorin dhe vende të tjera. Ne na janë sugjeruar disa praktika, njëra prej të cilave është demolomi, tjera është eksplodimi i tyre, futja a tyre në ndonjë tunel dhe eksplodimi, djegia në një vend të mbrojtur. Një gjë është e sigurt që Shqipëria duhet të çlirohet prej tyre. Rekomandimi ka qenë që të çlirohet brenda viti 2010 sepse sasia është kolosale. Do të bëjmë çdo përpjekje, sigurisht që kërkohet një shumë jo e vogël. Me 30 milion është demoluar një sasi që nuk është as një e dhjeta. Natyrisht ne me miqtë tanë do të studiojmë se cilën rrugë të ndjekim, duke zgjedhur atë më pak të rrezikshme dhe më të shpejtë, të çlirimit të vendit nga këto stoqe të rrezikshme.
Zoti Berisha në ekspozenë tuaj të fillimit ju përmendët solidarizimin jo vetëm të qytetarëve shqiptarë, por edhe të aleatëve, të NATO-s, të KE-së, SHBA-ve, por mund të keni ju një parashikimi politik në se kjo ngjarje që konfirmon pasigurinë ushtarake të Shqipërisë, mund të ndikojë tek marrja e ftesës për anëtarësim në NATO.
Jam dakord që kjo ngjarje dëshmon për një pasiguri në municionet e vjetruara dhe dëshmon gjithashtu që Shqipëria ka një problem me municionet, por më duhet të them se ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në vendet anëtare të NATO-s, kështu që ky është një aksident i rëndë, në një proces të një kompanie të demolimit dhe në një proces që përdoret rëndom për të shkarkuar municionet. A ishte gabim njerëzor apo ishte eksplozion nga vjetërsia e municionit, apo aksident në makinerinë që po realizonte heqjen e djegores. Shpresoj se këto gjëra mund të vërtetohen sepse një pjesë e punëtorëve kanë qenë brenda në fabrike , të cilët mund të na e qartësojnë më shumë situatën. Një gjë është e sigurt që eksplozioni ka ndodhur në fabrikë dhe jo jashtë saj. Nuk besoj se kjo do të ndikojë, pasi aksidente të tilla u kanë ndodhur dhe vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve shumë më të modernizuar me sisteme kontrolli shumë herë më të fuqishme se sa Shqipëria. Ky aksident i rëndë shumë për mendimin tim bën që Shqipëria të kërkojë një rrugë alternative dhe jo zbërthimin për likuidimin e sasive kolosale të municioneve qe disponon.
A do të mbajë përgjegjësi ministri i mbrojtjes për këtë ngjarje dhe a mendoni se dikush duhet të japë dorëheqjen? Së pari kjo ngjarje ashtu si çdo ngjarje tjetër do ti nënshtrohet një hetimi të plotë dhe unë mendoj se i duhet lënë hetimit për të përcaktuar të gjitha përgjegjësitë, ;por një gjë është e sigurt që ministria e mbrojtjes ka pasur vetëm një detyrë në të gjithë këtë proces, transportin e municionit në zonën e demolimit, nuk ka pasur asnjë tagër tjetër në procesin e zbërthimit. Ka qenë një proces tërësisht privat dhe pa asnjë lloj pjesëmarrje të ministrisë
së mbrojtjes.

Së pari kjo ngjarje ashtu si çdo ngjarje tjetër do ti nënshtrohet një hetimi të plotë dhe unë mendoj se i duhet lënë hetimit për të përcaktuar të gjitha përgjegjësitë, ;por një gjë është e sigurt që ministria e mbrojtjes ka pasur vetëm një detyrë në të gjithë këtë proces, transportin e municionit në zonën e demolimit, nuk ka pasur asnjë tagër tjetër në procesin e zbërthimit. Ka qenë një proces tërësisht privat dhe pa asnjë lloj pjesëmarrje të ministrisë së mbrojtjes. Para një viti një ngjarje e tillë pak a shumë ka ndodhur dhe në Sllovaki. Dikur dhe Sllovakia ashti si Shqipëria ka qenë vend i Traktatit të Varshavës dhe mesa duket bëhet fjalë për armë të prodhimeve të atyre viteve. Këto ngjarje po ndodhin dhe çfarë duhet marrë si eksperiencë për faktin se Shqipëria ka nevojë ti asgjësojë tashmë këto armë?
Këto nuk kanë ndodhur vetëm në Sllovaki, kanë ndodhur dhe në vende të tjera. Tani fatkeqësia është te dera jonë dhe nuk mund të ketë më ndonjë problem tjetër. Por, edhe një herë them se për Shqipërinë municioni i rrezikshëm përbën një problem madhor me të cilin ne duhet të shpejtojmë të gjitha ritmet për likuidimin e tij. Se cila do të jetë rruga e likuidimit, ajo do të përcaktohet. Njëra nga këto rrugë që ndjekim është një rrugë legjitime, është një rrugë të cilën ne e kemi bërë vetë me fondet tona, e kemi bërë me ekspertizën e vendeve mike, e kemi bërë dhe e bëjmë me ndihmën e organizatave ndërkombëtare. Pra, është një rrugë e njohur që ndiqet por mosha e municionit në Shqipëri, sipas raportit që unë kam marrë dje nga kompania kryesore që na asiston ne në reformën e Forcave të Armatosura, është realisht shqetësuese. Do të imponojmë alternativa të tjera të shkatërrimit sa më të shpejtë. Kjo mënyrë nuk është e shpejtë sepse ka një vit dhe ka zbërthyer rreth 6-7 mijë ton, ndërsa kontratën e ka patur për 10 mijë ton. Pra por të nisim me këtë poçes do të duhen shumë e shumë vite, ndaj do të kërkojmë një rrugë më të shpejtë të likuidimit të këtyre municioneve.
Zoti Kryeministër, me këto masa të ulëta sigurie në vend a i qëndroni ende idesë për ndërtimin e centralit bërthamor?
Këto masa të ulëta sigurie janë një trashëgimi për fat të keq. Ato që do të ndërtojmë ne jenë krejtësisht tjetër. Nuk kemi ne atë strategji të popullit ushtarak që shpërndante municione dhe ushtrinë në katër anët e vendit. Ne kemi një strategji krejtësisht tjetër, strategjinë e përqendrimit dhe të depove në fare pak pika, plotësisht dhe thellësisht të kontrolluara. Gjendja është një gjendje që përbën një problem shumë madhor që me emergjence nuk mund të zgjidhet.

TRAGJEDIA E GERDECIT MINUTE PAS MINUTE

Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

Berisha: Situata e rende
Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.“Eshte krijuar nje situata e rende per shkak se kane shperthyer municionet. Ne fshatin Gerdec, qe eshte fare pak km nga Vora Shperthimi ka ndodhur gjate procesit te cmontimit qe nje kompani po kryente. Atje jane nisur disa helikoptere per te nxjerr te plagosurit, por deri tani eshte situate e renduar. Po behet evakuimi I banoreve nga fshatrat” tha Berisha.

Te demtuar nga shperthimi i predhave
Gazetari I tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre. Shperthimi eshte ndier deri ne aeroportin e Rinasit ku dhe jane thyer te gjitha xhamat.

Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet
Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda. Nje nder te plagosurit ka qene nje shtetas italian I cili u paraqit ne spitalin e Durresit nder te paret te plagosur. Ai ishte lehtesisht i plagosur, por eshte larguar nga spitali menjehere pasi ka marre ndihmen e pare dhe nuk ka dhene gjeneralitetet e tij. Vora pa energji. Shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Drejt saj jane nisur 4-5 ambulanca.

Te plagosurit e pare te QSUT
Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

Te plagosurit, te tronditur
Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”.

Deshmitaret tregojne per tvNEWS24
Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada.
Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej.

QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve
Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin.

Ngrihet shtabi i punes ne Vore
Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende.

Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur

Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit.

Ne Gerdec 4 depo me municione
Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar

Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”.

Ne rrezik nje femije 2 vjec
Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba.

Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane
Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar.

Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza”

Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme.


Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres
Për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, Vorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve se nuk do të lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarëve të na mirkuptojnë dhe të gjejnë rrugë të tjera për tu lëvizur në drejtim të këtyre dy qyteteve.
Ndalimi I qarkullimit në këtë aks do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare
Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille.
Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur.

Rritet numri i te plagosurve ne QSUT
Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende.

Presidenti Topi: Te tregohemi te qete!
Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike.

Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi
Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit.

Spitali Ushtarak ne gatishmeri
Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj.

Mecani: Ne depo kane qene duke punuar 63 persona
“Kemi frike per 3 skuadrat qe kane qene duke punuar ne depo ne momentin e shperthimit, secila e perbere nga 21 persona” thote zedhenesja e kryeministrit, Juela Mecani.


Reagon ambasada e SHBA
Ambasada e Sh.B.A. ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm. Stafi i ambasadës do të jetë në kontakt me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të vendosur se çfarë ndihme mund të ofrojmë.

Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec
Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve.

Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele
25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte.

Korrespondenti i tv NEWS24, Artur Korriku, ish oficer, flet per situaten. “Ne kete fshat ndodhen depot e perqendruara te ushtrise, depo te medha qe mbanin municion te kalibreve te ndryshme. Keto jane ne fshatin Gerdec ne vendin “Druri i bukur”. Ky vend ka qene dikur brigate tankesh ndersa tashme eshte kthyer ne nje depo municionesh artileri. Kishte dite qe kishte filluar cmontimi nga nje firme amerikane qe kishin marre persiper asgjesimin e kesaj sasie kolosale. Cmontuesit ishin punonjes civile qe pasi I ushtroheshin nje kursi fillonin punen. Banoret e zones konfirmojne qe jane me dhjetra punonjesit qe merren me kete pune dhe ka viktima. Nese dita e shtune ka qene dite e zakonshme pune atehere viktima jane mbi 100- 150 te punesuar. Akush nuk ka marre guximin te futet brenda repartit. Shperthimet vazhdojne ne nje reaksion zinxhir sepse temperaturat e larte favorizojne shgperthimet” shprehet Korriku.

Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende
Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin “Nene Tereza”. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. “Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti ‘45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh” tha Berisha.

Deshmitare nga Preza: Jane 6 te vdekur ne Gerdec
Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Gazetarja Qehajaj e cila ndodhet pak metra larg fshatit Gerdec pershkruan nje zone te zymte, te mbuluar nga tym i zi, me shtepi te shkaterruara e te braktisura. Sipas saj nga zona ku ndodhet depo po del nje tym I madh I zi.“Shtepite e tyre jan shum afer repartit dhe mendohet se ka dhe te vdekur. Shohim njerez te zbathur qe vrapojne sepse kane marr informacione nga policia se do kete shperthime te tjera. Disa ambulanca jane futur per te marre te plagosurit . Te plagosur ka edhe ne spitalin e Prezes” rrefen nga vendngjarja reporterja Qehajaj.

Oketa nga Spitali i Durresit: Po bie fliksi i te plagosurve
Zevendes kryeministri Gazmend Oketa ne nje lidhje telefonike me “News24” ka deklaruar se ne Spitalin e Durresit, gjithcka eshte nen kontroll dhe I gjithe personeli mjeksor i te gjitha kapaciteteve eshte ne gadishmeri te plote. Sipas tij deri tani kane mberritur plot 50 deri ne 60 persona te pare te ciletkane qene ne nje autobuz. Gjithashtu mesohet se asnje nga te plagosurit nuk ka rrezik per jeten. “Te gjithe te plagosurit kane marr ndihmen e pare dhe mjekimin ndersa te plagosur rende mund te them qe kane ardhur vetem dy zoterinj Petrit Behari i cili kishte nje predhe ne trup dhe Sami Osmani nga Maminasi”, ka thene Oketa. Sipas tij ata jane mjekuar dhe jane ne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe qe Gazmend Oketa thekson se dy gra te cilat jane me diegje te renda jane duke u percjelle per ne Spitalin e Tiranes. Sipas Oktes mesohet se flitet per 6 viktima nderkohe qe ende nuk konfirmohet nje gje e tille pasi zv/kryeministri thekson se eshte marre me gjenjden ne Spitalin e Durresit. “Ne vendngjarje ndodhen perfaqesues te tjere vendore prefekti dhe kemi komunikim te vazhdueshem. Momentalisht fluski I te ardhurve ne qytetin e Durresit ka rene, tashme jemi fokusuar ne trajtimin e ketyre te plagosurve. Shperthimet ne vendngjarje vazhdojne ende. Situata nuk konsidertohet si nje situate nen kontroll sepse se dime se kur do te perfundojne keto shperthime por theksoj se fatmiresisht fluksi i personave te plagosur po bie” perfundon Oketa.

PUNONJES I UZINES: BRENDA KA PASUR RRETH 150 PERSONA
Nje prej punetoreve te firmes amerikane qe ishte kontraktuar per cmontimin e municioneve tregon per tv NEWS24 se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar te pakten 150 persona. Shefki Sefaj, deshmitar nga vendngjarja shprehet me tej se kishte rreth 1 vit qe punonte ne kete firme, ndersa shton se vendi ka qene me njerez sepse kishte dasem. “Un punoj per firmen amerikane. Aty punojne rreth 150 punetore. Aty ndodhen edhe 20 familjaret e mi, motra e vellezer “ tregon Sefaj. Ai thote se ne depo punohej pa specialiste. Pepaj thote se femijet qe kane qene perreth repartit dhe disa te tjere, gati 25 persona, ndodhen te strehuar ne tunelin e pare te fshatit. Ne vijim te rrefimit, deshmitari tregon se te vdekur mund te jene te pakten 50.

Presidenti: Pas fazës së emergjencës do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pas vizitës së sotme të të plagosurve të shumtë në Spitalin Ushtarak, njoftoi se do të mbledhë menjëherë pas kapërcimit të fazës së emergjencës Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar situatën tejet të rëndë, për të analizuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, për të përballuar pasojat, për të marrë masat si dhe për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

Alarmi: Mund te ndodhe nje tjeter shperthim
“Predhat jane shperndare gjithandej, jane te pakten 4 vatra zjarri. Ne njeren prej vatrave ka shperthime te njepasnjeshme. 3 helikopter vazhdojne te evakuojne banoret e mbetur, ndersa eshte dhene alarmi per nje tjeter shperthim te fuqishem. Kane ndodhur edhe 2 shperthime te tjera te fuqishme ne permasat e atij te parit, nderkohe qe u eshte bere thirrje banoreve te futen ne tunele ose bunkere. Shume prej tyre jane te corientuar dhe enden neper rruge duke kerkuar femijet apo te afermit e tjere. Nderkohe qe theksohet se nje koder ehste rrafshuar e gjitha dhe banesat jane te goditura dhe te djegura. Jane 4 varta te medha ku njera prej te cilave vazhdon te digjet flake” raporton nga gazetari Gerti Xhaja nga zona perreth fshatit Gerdec ku ka ndodhur shperthimi.
Vazhdojne shperthimet, para pak minutash dy shperthime te fuqishme

Ende kater vatra shperthimi
Ne nje lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes gazetari i “News24” Gazmend Janku ka deklaruar se ende vazhdojne shperthimet ne Gerdec.
Vetem para pak minutash u degjuan dy shperthime te tjera ne kete repart. Nderkohe mesohet se behet fjale qe ushtria te jete afruar ne vendin e ngjarjes me 4 autoblinda, por ende nuk dihet nese kane arritur deri ne vend apo kane bere vetem evakumimin. Nderkohe ne vendngjarje vazhdojne ende shperthimet dhe ne menyre te vazhdueshme por jo te nje intesiteti te madh zhurme. Autoambulancat kane intesifikuar marrjen e personave te plagosur qe jane banore perreth repartit. Gjithashtu mesohet se ka nje reduktim te tymosjes por ai eshte ende I dukshem. Ende nuk konfirmohen viktimat per personat qe kane qene ne kete repart.

Topalli mbledh deputetet e kuvendit per te dhene gjak per te plagosurit
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli pak minuta me pare ka mbledhur deputetet dhe u ka bere thirrje qe te dhurojne gjak ne spital per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec. Pas thirrjes se spitalit ne kryeqytet per mungese te gjakut, menjehere kryetarja e kuvendit ka deklaruar gadishmerine e saj dhe njekohesisht ka kerkuar edhe disponibilitetin e deputeteve te parlamentit.

Ndoka: Kerkojme ndihme per gjak, pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe Durres
Duhet nje lloj sensibilizimi per te dhuruar gjak per te plagosurit. Numri i personave qe kerkojne gjak dhe ndihme eshte ne rritje. Jane hapur disa pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe ne Durres. Per ti bere paraprite situates kemi marre konfirmime edhe nga homologet.

Personat e demtuar lehte po kalojne ne spitale te tjera, po evakuhone ne ambulancat e tjera mjekesore. Sipas Ndokes jane 9 persona ne reaminacion te Nene Tereza. Ne pergjithesi te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten nderkohe jemi ne kontakte te vazhdueshme me Ministrine e Brendshme dhe te Mbrojtjes qe jane ne vendngjarje. Ende nuk ka asnje konfirmim per numer personash te vdekur.

Ofrohet ndihme nga shteti Maqedonas dhe Ambasada Amerikane
Shteti i Maqedonise dhe Ambasada Amerikane kane deklaruar ndihmen e tyre per permiresimin e situates. Pas thirrjes per ndihme nga autoritetet e vendit Republika e Maqedonise dhe Ambasada Amerikane ka dhene konfirmimin e tyre se do te jene te gatshme te ndihmojne ne cdo moment te nevojshem.

Preze, banoret: Autoritetet na kane thene te evakuohemi, do kete shperthime te tjera
Ne nje lidhje telefonike nga "News24" me njerin nga banoret e Prezes, ai ka deklaruar se autoritetet u kane thene te evakuohen. “Na kane thene te evakuohemi sepse do te kete shperthime te tjera te gjitha fshataret kane ikur te gjithe, ne kemi ardhur ne tunele. Ndihemi te frikesuar, kemi degjuar shperthimet dhe I gjithe fshati Prez eshte evakuar. Nuk kemi patur demtime ne njerez“ ka thene banori i pare. Nderkohe nje tjeter banor tregon se “ ne fshatin tone jane degjuar shperthime te fuqishme. Te gjitheve na eshte dhene alarmi te evakuohemi. Ne jemi larguar dhe do shkojme ne kembe sepse nuk kemi makina. Ne fshatin tone kane mberritur forcat e policise dhe ne fshat eshte perhapur paniku”, thote banori i cili banonte afer zones se shperthimit.

Ushtaraku, shkon ne 92 numri i te plagosurve. Italia dhe Greqia ofrojne ndihme
Arrin ne 92 numri i personave te plagosur ushatarak. 5 prej tyre jane ne gjendje te rende, ndersa te tjeret nuk kane probleme serioze dhe jane nen kontrollin e mjekeve. Sipas drejtorit te Ushtarakut, nuk ka pasur asnje te vdekur ne kete spital dhe nuk ka ardhur asnje i tille. Zoti Mihaj tha se po mbahen lidhje me spitalin “Nene Tereza”. Prej ketij spitali jane duke ardhur disa persona te plagosur. Drejtori konfirmon se Italia, dhe Greqia kane shprehur gatishmerine e tyre per te ndihmuar ne kete situate te rende. Ai shtoi me tej se shume persona jane paraqitur ne spital per te dhene gjak, dhe se situata e furnizimit me gjak eshte relativisht e mire.

Ne depo nuk ka raketa toke-toke
Zyra e Shtypi e Kryeministrit njofton se kategorikisht në depo nuk ka raketa tokë-tokë apo tokë afër, por vetëm municione që ndodhen aty për t'u çmontuar nga ekipet e specializuara.

Nxirren 4 viktima nga tunelet
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se deri tani Forcat Speciale kanë nxjerrë nga vendi i ngjarjes 4 viktima. Po punohet për të nxjerrë sa më shpejt të plagosurit

Gazetari nga vendi i ngjarjes: Kontaktet tregojne se pritet te aktivizohet nje tjeter rakete
Gazetari yne nga vendi i ngjarjes deklaron se kontaktet e deritanishem tregojne qe pritet te aktivizohet nje tjeter rakete, e cila mund te rrezikoje jeten e personave qe ndodhen akoma ketu. “Un jam afer me disa banore dhe shikoj njerez qe mundohen te afrohen prane banesave, per te afermit e tyre. Shperthimet nuk kane te mbaruar ndersa nje ekip i RENEA-s vazhdon me nderhyrjet e tyre. Bbanoret futen ne disa tunele te ushtrise qe ndodhen larg vendit te ngjarjes. Gjithashtu helikoptere te policise, ministrise se Mbrojtes jane duke patrulluar. Eshte nje situate alarmante qe nuk dihet se kur do perfundoje jane me dhjetra banesa te fshatatit qe jane te gjitha te demtuara do te behet nje krehje e dyte te zones per te pare nese do te kete ende banore. Tashme vazhdojne operacionet ne terren por eshte e pamundur qe te afrohesh“, tha gazetari.

Nuk percaktohet sasia e armatimeve qe kane qene ne depo, territori i godinave eshte sheshuar

Ka nje rrezik teper te madh per vazhdimin e shperthimeve. Sipas gazetarit tone ne vendin e ngjarjes, Gerti Xhaja deklaron se nuk mund te percaktohet sasia e armatimeve qe kane qene ne depo. Nderkohe qe eshte nje situate teper e rende dhe cdo gje eshte sheshuar aty ku mendohet se ka patur godina ushatarke me municion. Eshte ngritur nje Shtab Emergjence ne vije ajerore 3-4 km nga vendi i ngjarjes. Nderkohe mesohet se nurmi i viktimave shkon te pakten deri ne 93 persona. Tashme autostrada Tirane-Durres eshte teresisht bosh dhe ne te jane vendosur mjetet ndihmese, zjarrefikese dhe autoambulanca. Tashme banoret vazhdojne te futen ne tunele. Gjithcka eshte gati per emergjence por eshte e pamundur nderhyrja.

Spitali i Durresit ben thirrje per gjak
Mjeket e Spitalit te Durresit bejne thirrje per te ndihmuar me gjak pasi ne kete spital ka mungese te theksuar te sasise se gjakut. Ne lidhje me kete mjeket kerkojne ndihmen e te gjithe opinjonit publik per te dhuruar gjak per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec.

Berisha: Viktimat, punonjes ne depon e municionit
Kryeministri Berisha vijon vizitat e te plagosurve qe gjenden ne spital ne kryeqytet. kreu I qeverise ka thene per mediat se “deri tani nuk ka konfirm per viktima, pervec atyre qe kane qene duke punuar ne depo duke cmontuar municione”. Kryeministri shtoi se jane qindra te plagosur, deri tani mbi 150, nga te cilet 4 ne gjendje te rende.

Presidenti Topi viziton të plagosurit në QSUT
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizituan sot pasdite të plagosurit e shtruar në Pavionin e Djegies Plastike të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës.Në këtë Pavion, Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë, të shoqëruar edhe nga Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj dhe Shefi i Pavionit,Dr. Gjergj Belba, u interesuan për gjendjen e të plagosurve, mes të cilëve edhe një fëmijë dhe u uruan atyre shërim të shpejtë duke i sigurur njëkohësisht edhe familjarët e tyre që të gjitha strukturat shtetërore janë duke punuar me shumë profesionalizëm dhe kujdes për kapërcimin e situatës së krijuar nga shpërthimi tragjik i Gërdecit, pranë Vorës.

Rama: Do te punojme bashkarisht per ngjarjen
Kryetari I PS Edi Rama shprehet se ngjarja ka marre permasat e nje tragjedie. Pas vizites qe u beri te plagosurve qe gjenden ne Tirane, Rama tha se forcat politike do te punojne sebashku per te realizuar me te miren. “Ka te plagosur rende dhe te plagosur lehte. Une bashkoje lutjen time me te gjithe shqiptaret” tha Rama.

Italia, e gatshme per ndihme
Italia èshte e gatshme te ndihmoje Tiranen per te ndihmuar Tiranen per te perballuar gjendjen e emergjences. Nje delegacion ushtark italian me baze ne ambasaden italiane eshte gati te nderhyje.

Kavalishenca e Durresit vihet ne gadishmeri te banoreve te evakuar

Gazmend Janku, gazetari i “News24”, deklaron se shperthimet vazhdojne ende dhe nderkohe helikopteri patrullon perreth zones. Patrullat kane konfirmuar qe ne kodra perreth fshati ka ende banor te cilet jane larguar per ti shpetuar shperthimeve ndersa ende degjohen shperthime. Nuk dihet fati i te afermve qe kane qene afer zones. Helikopteri po zbret serisht ne qender Vore per te derguar te tjere te plagosur ne spital. Helikopteri ulet ne nje vend te improvizuar te rrethuar nga ambulanca. Tashme evakuimi eshte bere, te gjitha banesat jane te braktisura dhe te demtuara. Tashme po behen te gjitha perpjekjet nga forcat e ushtrise ne vendin e ngjarjes per te qetesuar situaten po shperthimet e njepasnjeshme vazhdojne. Banoret bejne te ditur se ka te vdekur te tjere te cilet nuk dihet se ku jane.
Nderkohe vihet ne gadishmeri Kavalishenca e Durresit ne favor te banoreve te evakuar nga banesat e tyre.

Kryeministria: Te vihet ne gjendje gatishmerie godina e Konvalishences ne Durres
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se Kryeministri Berisha u ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes të vënë në gjendje gatishmërie godinën e konvalishencës në plazhin e Durrësit, si dhe ambiente të tjera për të strehuar popullsinë të evakuuar nga vendngjarja e zona përreth.

Tragjedia, flet punetori fabrikes i mbijetuar nga shperthimi
Punonesi i fabrikes Kadri Meci, i mbijetuar nga shperthimi flet per “News24”:
“Isha brenda fabrikes, kam punuar qe ne fillim brenda asnje nuk di te tregoje sepse nuk dihen numri i te lenduarve. Une punoja per cmontimin e artilerise, e cila eshte nje pjese e punishtes. Une kam qene 200 m larg nga vatra e shperthimit keshtu qe shpetova por nuk arrij ta percaktoj se sa ka qene numri i te vdekurve. Ka qene nje numer i madh i personave te pranishem ne momentin e shperthimit. Shperthimi ka qene teper i shpejte dhe njerezit jane gjymtuar dhe nuk kane mundur ti shpetojne te gjithe. Di qe stafi drejtues puntore kane qene te pranishem. Eshte shkaterruar gjithcka ne seri nga porta kryesore e deri ne fund ku kane qene te grumbulluar materialet. Gjithcka ka qene mbijetese kush ka mundur eshte larguar. Une rash nje here pa ndjenja dhe me pas mora veten dhe nuk munda te merrja vesh se c’po ndodhte. Nuk e di se cfare ka ndodhur me pjesen tjeter qe ishin te pranishem ne depo. Jam terhequr zvarre deri sa munda te shpetoj. Brenda ka patur kalibra te ndryshem te municioneve”, deklaron punetori i mbijetuar Kadri Meci.

Kosova dhe Franca shprehin solidaritet
Kryeministri ka pasur një telefonatë nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili shprehu të gjithë mbështetjen dhe keqardhjen e tij të thellë dhe të qytetarëve të Kosovës për këtë ngjarje tragjike dhe solidaritetin e plotë vëllazëror me qeverinë shqiptare, familjet e viktimave dhe gjithë Shqipërinë. Kryeministri Berisha ka marre një telefonatë nga ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner. Zoti Kushner i ka shprehur Kryeministrit Berisha të gjithë mbështetjen e qeverisë franceze për vendin tonë, si dhe ngushëllimet dhe solidaritetin e tij dhe të Presidentit Sarkozi për qeverinë shqiptare, familjet e viktimave dhe me Shqipërinë. Kryeministri Beridha falënderoi ministrin Kushner dhe Presidentin Sarkozi për mesazhin dhe solidaritetin e tyre.

Vijojne te vijne te plagosur ne spitalin Ushtarak
Vazhdojne te vijne te plagosur ne Spitalin ushtarak ne Tirane. Deri para pak caste kane ardhur ne kete spital 3 persona. Jane marre te gjitha masat dhe eshte ngritur nje ekip mjekesor i perforcuar. Jashte ambjenteve te spitalit situata eshte disi e tensionuar pasi shume persona qe gjenden atje jane te frikesuar e te tensionuar. Te gjithe kerkojne te dine me shume per te afermit e tyre.
Nderkaq spitali ka nxjerre listen e personave qe jane shtruar e qe po u jepet sherbimi shendetesor.


Berati, Gjirokastra dhe emigrantet shqiptare ne Greqi te gatshem te dhurojne gjak

Ambasada amerikane po ndjek ne menyre intesive dhe e shokuar zhvillimet mbi tragjedine teper te rende ne Gerdec. Ata bejne te ditur se mendimet dhe zemrat e popullit amerkane jane me popullin shqiptare. Nderkohe qe tashme do te shihet dhe cfare ndihme do te ofrohet nga vendet homologe ne keto momente te veshtira te ketij aksidenti te tmerrshem dhe teper tragjik. Gjithashtu mesohet se nga Berati dhe Gjirokastra njerezit jane te gatshem te dhurojne gjak. Po keshtu edhe nga Greqia te gjithe shqiptaret jane ofruar per te dhen gjak per personat e mbijetuar. Ne kete dhimbje shtohet edhe Kosova e cila ka vendosur te ndihmoje duke dhene gjak.

Kosove, QKTGJ apel qytetareve te dhurojne gjak per te plagosurit e tragjedise
Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut ne Prishtine u ka bere apel te gjithe qytetareve te Kosoves qe te shkojne per te dhuruar gjak per personat e plagosur, si pasoje e shperthimeve te depos se municionit ne Gredec te Vores, ne afersi te Tiranes. Lajmi eshte bere i ditur nga media kosovare “Kosovapres” vetem pak minuta me pare.

Ngjarja ne Gerdec, ministri i Jashtem maqedonas niset drejt Tiranes
Maqedonia shpreh solidaritetin e saj per ngjarjen e rende te nodhur ne Gerdec. Burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonise bejne me dije ministri I Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski eshte nisur per ne Tirane, ku pritet te mberrije per rreth 45 minuta. Ai do te shkoje ne spitalin ushtarak per te dhuruar gjak ne shenje solidariteti per ngjarjen e rende.

Qytetaret e Tiranes ne spital per te dhuruar gjak
Qytetaret e kryeqytetit i pergjigjen thirrjes se ministrit te Shendetesise, Ndoka per te dhuruar gjak. Shume persona jane mbledhur ne QSUT, ku pasi kane plotesuar formularet perkates jane duke pritur ne rradhe per te dhuruar gjak. Nderkaq ne spital jane duke u organizuar ambjente te tjera per akomodimin e personave qe duan te te dhurojne gjak, duke qene se ato po shtohen nga casti ne cast.

KE, Lohan i percjell ngushellimet per ngjarjen kryeministrit Berisha
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se ambasadori i Komisionit Europian Helmuth Lohan i ka telefonuar Kryeministrit Berisha për t'i përcjellë ngushëllimet e tij dhe të Komisionit Europian për ngjarjen tragjike, si dhe gatishmërinë e KE për të akorduar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen për kapërcimin e pasojave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Kryeministri Berisha e falënderoi me mirënjohje Ambasadorin Lohan për ngushëllimet, si dhe për solidaritetin e tij dhe e siguroi se do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me KE për zhvillimet e mëtejshme.

Gerdec eshte ulur intesiteti i shperthimeve, mberrijne forcat e “Genios”
Ne baze te lidhjes telefonike me gazetaren e “News24” ne vendin e ngjarjes behet e ditur Albana Qehajaj mesohet se tashme intesiteti i shperthimeve ka rene. “Tashme situata duket disi e stabilizuar pasi eshte ulur intesiteti i shperthimeve. Situata po vjen drejte normalizimit edhe pse shperthimet vazhdojne te jete ne ccdo 3 -4 minuta kur me pare ishin cdo 1 sekonde. Aktualisht kane mberritur forcat e “Genios“ te cilet jane
pajisur me aparatura perkatese. Ka disa konteniere me barut dhe po merren masa qe te mos shperthejne. Jane pikerishte forcat e Genios do te bjene te mbudur mos shperthuimin e tyre nderkohe qe ne duhet te largohemi sepse pritet nje shperthim i madh. Informacioni qe kemi jane shume te rezevruara dhe gjithcka qe kemi jane ne biseda konfidenciale me forcat e RENEA-s dhe te “Genios”. Pikerisht keto informacione na kane thene qe te largohemi sepse ka kontenier me barut. Tashme ushtaret e RENEA-s jane shperndare ne zone per te gjetur banoret. Ne zone nje banori gruaja i punonte aty dhe mesohet se ka shume familjare qe kane humbur pjesetare te familjes me zonen e shperthimit. Ne te gjithe zonen nuk ka asnje banore jo vetem ne Gerdec por edhe ne qytetin e Vores. Deri para 30 min, numri i shperthimeve ka qene shume i madh dhe teper shqetesuese por forcat e “Genios” po mundohen te hyjne ne 4 kontenieret te cilet jane shume afer zones se shperthimit. Ne baze te informacioneve te banoreve te zones mesohet se atje ka pasur dhe lende helmuese. Nderkohe tashme jane
anuluar fluturimet rrreth zones se Gerdecit”, tha gazetarja.

Gerdec, gjendja paraqitet kaotike
Eshte kaotike gjendja ne Gerdec dhe rrethinat perreth. Aty vazhdojne shperthimet, edhe pse me intesitet me te ulet. Nderkaq panorama shfaqet prekese. Prinder qe kerkojne femijet, vellezer qe kerkojne motrat, apo anasjelltas, te gjithe ne gjendje te traumatizuar. Zona eshte e gjitha e evukuuar dhe gjithcka te jep pershtypjen e nje zone qe fillon e qetesohet pas nje bombardimi. Shtepite jane te braktisura, si ne Gerdec dhe ne zonat perreth, nderkohe qe pritet qe te gjithe te mbeturit pa cati te strehohen ne zonen e Kavalishences ne Durres, apo dhe zona te tjera qe do te ngrihen nga Shtabi i Emergjences.

Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka lende kimike dhe as raketa ne Gerdec
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk ka lende kimike dhe as raketa ne depon e municioneve ne Gerdec. Pas njoftimeve per ekzistencen e lendeve kimike dhe raketave ne kete depo, ministri ka hedhur poshte gjithccka duke thene se nuk ka as lende kimike dhe as raketa ne ate depo. Nderkohe qe deklarohet se nese do te ekzistonin elemente te tille atehere do te kishte te tjera pasoja dhe permasat e tragjedise do te ishin edhe me te medha. Ne kete pike ministri deklaroi se banoret mund te jene keqkuptuar kur kane njoftuar per ekzistencen e ketyre
elementeve.


Ivanaj: Ne QSUT 5 persona ne gjendje kritike
Situata ne QSUT, ku kane mberritur nje numer i konsiderueshem te plagosurish nga fshati Gerdec dhe rrethinat perreth, eshte e perballueshme. Zevendes ministri I Brendshem Arben Ivanaj shprehet se ne spital jane 29 te shtruar, nga te cilet 12 ne gjendje te rende dhe 5 te tjere ne gjendje kritike per jeten. “Kemi nje ekip psikologesh per te marre nen ngarkim familjaret per problemet psikologjike te familjareve” tha Ivanaj. Ai u shpreh se deri tani ne morgun e ketij spitali nuk ka asnje trup viktime nga shperthimet.
Numri 2 i shendetesise falenderoi qytetaret qe iu pergjigjen thirrjes se ministrise per dhurim gjaku.

Kryeministria: Ne momentin e shperthimit ne fabrike kane qene 110 punetore
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se nga dëshmitarë, të cilët kanë qenë në vendngjarje duke punuar, njoftohemi se numri i punonjësve në fabrikë sot ka qenë rreth 110 punëtorë. Sikundër po këta dëshmitarë pohojnë se midis shpërthimit të parë dhe shpërthimit të dytë ka pasur një distancë kohore prej 10 minutash, të cilën shumë prej punëtorëve e kanë shfrytëzuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Po bëhen përpjekje për t’u identifikuar një nga një të gjithë punëtorët, por situata është e vështirë dhe vazhdojnë shpërthimet.

Nxirren nga tuneli ne Gerdec 25 banore
Forcat e Ndërhyrjes së Shpeshtë dhe të Mbrojtjes Civile nxorën nga një tunel në afërsi të vendngjarjes 25 banorë të zonës, ndër të cilët ndonjë edhe me plagosje të lehta. Transporti i tyre u krye me helikopter.

Forcat e Xhenios gjejne trupin e nje te plagosuri
Repartet e Xhenios dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë gjetur në vendin e ngjarjes edhe një tjetër të plagosur në gjendje të rëndë. Ka ende pjesë të territorit të pakontrolluar, për shkak të shpërthimeve që vazhdojnë. Puna po vazhdon intensifikisht

Gjendja e tragjedise ne oren 18:15
Gazetari i “News24”, Gazmend Janku ne nje lidhje ne afersi te vendit te ngjares ka pershkruar gjendjen ne oret e mbasdites: “Ora shenon 18 e 15 min dhe shperthimet ende vazhdojne, nuk jane ne intesitetin e meparshem dhe ende qarkullojne autoambulanca dhe helikoptere perreth zones ku ka ndodhur shperthimi. Persona qe kane qene ne zonen e izoluar dhe qe nuk kane mundur te shpetojne jane larguar ne kodrat perrteh per ti shpeetuar shperthimeve. Momentalisht mund te themi qe ka nje ulje te intesitetit por asgje s’mund te thuhet me siguri. Ne qender te Vores apartamentet jane me drita te fikura dhe banoret jane evakuar dhe nje pjese e tyre jane vendosur ne Kavalishencen e Durresit e vene ne dispozicion nga qeveria per banoret e evakuar. Nuk dihet sasia e municioneve dhe e barutit qe mund te kete mbetur e pa shperthyer eshte e veshtire se cfare do te ndodhe perderisa ekspertet nuk i afrohen dot vendit te ngjarjes“ tha gazetari.

Shkon ne 203 numri i te plagosurve
Ministria e Shendetesise ben me dije se numri i te plagosurve te mberritur ne spitale ka shkuar ne 203, nderkohe qe sipas ministrit Ndoka numri I te vdekurve kap shifren 5. te gjitha viktimat sipas ministrit jane persona qe punonin ne depo.


Deputetet e PS dhurojne gjak
Thirrjes per dhenie te gjakut i jane pergjigjur deputetet socialiste, madje grupi i deputeteve i ka propozuar kryetares se Kuvendit Topalli, ngritjen e nje structure emergjence per dhenien e gjakut ne mjediset e Kuvendit. Ndersa jane nisur per ne QSUT, drejtues dhe anetare te PS se deges se Tiranes, drejtuese te forumit te gruas dhe te FRESH, jo vetem te Tiranes por te te gjithe vendit kane shprehur solidaritetin ne kete ngajrje teper shokuese dhe tronditese duke dashur ti vijne ne ndihme te gjithe te plagosurve duke dhuruar gjak ne ambjentet e kesaj qendre spitalore.

Riaktivizohen shperthimet ne depot e Gerdecit
Gazetarja nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se kemi nje riaktivizim te shperthimeve ne Gerdec. Nderkohe mesohet se jane plot 203 te plagosur, te gjithe punojnes qe kane ber cmontimin e predhave. Forcat e RENEA-s kane nxjerre 2 persona te vdekur nga vendi i shperthimit. Personi eshte i seksit mashkull dhe eshte gjetur shume prane hyrjes rreth 25 minuta pasi ka ndodhur shperthimi. Vazhdon nje tjeter shperthim dhe ne keto momente pamjet qe vine nga vendgjarja jane shum tronditese. Nuk kemi ende te vendosur nen kontroll situaten dhe kjo tregon gjendjen akotike. Sipas informacioneve te ushtrise pritet te kete shprethime te rrezikshme. Forcat komando jane ne fshat por ne nje zone te larguar nga zona e shperthimit. Ka ende pjese te territorit te pakontrolluar ndersa forcat e “Genios” po largohen me shpejtesi per te mos qene ne zonen e shperthimit. Banoret e Prezes jane te futur ne bunkeret e ndertuara dikur ne kohen e luftes. Nje numer shume i madh njerzish jane te coroditur, dhe mundohen te largohen per te qene sa me larg shperthimit te fuqishem. Tymi i dale nga shperthimi ka qene ne formen e nje kerpudhe qe te rikthente ne kujtese pamjet e Hiroshimes.

OSBE, Bosch mesazh ngushellimi kryeministrit Berisha
Ambasadori i Zyrës së OSBE-së në Tiranë Robert Bosch i ka dërguar Kryeministrit Berisha një mesazh ngushëllimi, në të cilën shprehet: "Në lidhje me ngjarjen tragjike të ditës së sotme, në emër të OSBE-së së ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe për mbarë popullin shqiptar. Unë dhe ekipi im ju ofrojmë mbështetjen dhe ndihmën tonë për këtë tragjedi," përfundon mesazhi i ambasadorit Bosch.

Ne fabrike punonin rreth 200 punetore, pjesa me e madhe femra
Ne depon e armatimit ne Gerdec mesohet te punonin rreth 200 punonjes ku pjesa me e madhe ishin femra. Gjithashtu mesohet se keta punonjes mes te cileve edhe nje numer i konsiderueshem femrash punoninaty prej nje me shume se nje viti. Nderkohe mesohet se predhat jane te shperndara kudo dhe gjithashtu shume shtepi jane te shkaterruara. Shperthimi i dyte ka ndodhur 15 minuta me pare. Njekohesisht mesohet se jane rreth 10-15 ambulanca te cilat jane ne pritje.

Greqia: Kemi gati 2 spitale ne Janine per te pritur te plagosurit
Ministri i Jashtem Lulezim Basha dhe homologia e tij Dora Bokojani kane konfirmuar gadishmerine e Greqise per te pritur te plagosurit nga shperthimi i Gerdec. Sipas Bokojanis jane 2 spitale ne Janine te cilat jane ne gadishmeri te plote per te pritur te palgosurit nga shperthimi. Nderkohe pritet nga momenti ne moment trasportimi i 8 personave te cilet mendohet te jene ne gjendje me te rende.

Rinisin shperthimet e fuqishme ne Gredec
Intesifikohe shperthimet ne Gerdec. Korrespondentet tane nga terreni informojne se me renien e erresires situata eshte perkeqesuar dhe zona eshte e rrethuar nga tymi. Ne zone ka patur serish 2 shperthime te fuqishme. Nga ana tjeter forcat e ushtrise I kane kerkuar te derguarve te medias ne vengjarje te largohen nga zona, pasi eshte dhene alarmi per shperthime te tjera. Sipas korrespondentes tone Albana Qehajaj ka patur nje perqendrim te forcave te RENEA-s ne zonen perreth Gerdecit, ndersa vihet re nje shtim I numrit te kalimit te automjeteve edhe ne autostrade. Nga shperthimi pjese predhash te shkateruar e kane kaluar fshatin, por ka dhe predah te tjera te paplasura e te rrezikshme.

Mberrin ministri i jashtem maqedonas, Spitali: Prej 30 min nuk ka ardhur asnje i plagosur
Burimet spitalore bejne te ditur se prej 30 minutash ne spital nuk eshte paraqitur asnje i plagosur. Te gjithe vendet fqinje kane premtuar ndihmen e tyre per Shqiperine ne lidhje me ngjarjen tragjike te shperthimit ne Gerdec. Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga ministri Lulezim Basha dhe Nard Ndoka te cilet kane thene qe kjo ndihme do te nise qe diten e neserme. Nderkohe ministri jashtem i Maqedonise Antonio Milloshovski ka qene ne nje vizite pak me pare ne Tirane. Ai ka vizituar spitalin dhe ka premtuar ndihme si ne shenje te fqinjesise se mire. Gjithashtu ndihme ka ofruar edhe Zvicra per te transportuar nje pjese te pacienteve per nje ndihme me te specializuar. Nderkohe mesohet se ne spitalin “Nene Tereza” ka te plagosur me diegie dhe probleme ne sy.

Karamanlis dhe Gruevski, ngushellime kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha ka pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin e Greqisë Kostas Karamnlis. Gjatë kësaj bisede, Kryeministri Karamanlis i shprehu Kryeministrit Berisha ngushëllimet e sinqerta të tij dhe të qeverisë greke për viktimat si dhe solidaritetin e plotë të qeverisë së tij dhe të mbarë popullit grek për qeverinë shqiptare dhe mbarë shqiptarët. Kryeministri Karamanlis në bisedën telefonike theksoi se i ka kërkuar me urgjencë të gjithë ministrave të qeverisë së tij për të vendosur kontakte me homologët e tyre shqiptarë për të ndihmuar në këtë ngjarje të dhimbshme. Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen më të thellë të tij dhe qeverisë së tij për ndihmën dhe solidaritetin.
Gjithashtu Kryeministri Berisha ka marrë një telefonatë nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Nikola Gruevski. Zoti Gruevski i shprehu zotit Berisha ngushëllimet më të thella si dhe siguroi gatishmërinë e plotë të qeverisë dhe vendit të tij për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe Shqipërinë në këto momente të vështira. Kryeministri Berisha e falënderoi kryeministrin Gruevski dhe i shprehu mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën për kapërcimin e pasojave të kësaj tragjedie.

Kavaleshenca ne Durres kapacitet te mjaftueshem per banoret

Kavaleshenca ne Durres ka kapacitet te mjaftueshem per ndihmen e te evakuarve. Sipas tyre Kavaleshenca ka 400 shtreter te cilat jane vene ne dispozicion te banoreve. Gjithashtu ka edhe nje mjek roje te cilet do jete ne sherbim te personave. Personat do te qendrojne ne Kavalishencen e Durresit derisa shteti te marre masa pasi shtepite e tyre jane te shkaterruara.

Policia, numer pa pagese per cdo emergjence
Shtabi i Emergjencë për çdo emergjencë ka vendosur në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit 129, të sallës së Qendrës Operative.

QSUT, mberrijne ne morg dy autoblinda dhe nje ambulance

Vetem pak minuta me pare kane mberritur ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane dhe pikerisht ne morgun e saj dy autoblinda dhe nje ambulance. Nderkohe korespondentja jone atje ben te ditur se ende nuk eshte bere e ditur numri real i viktimave qe kane mberritur. Nderkohe qe konfirmohet se tre vendet e huaja, Greqia, Italia dhe Zvicra do te ofrojne ndihmen e tyre.

Helikopteri i KFOR sjell ne Shqiperi gjakun e dhuruar nga Kosovaret

Ka mberritur ne Shqiperi gjaku i dhuruar nga kosovaret per tragjedine e Gerdecit ku mendohet te jene plagosur rreth 203 persona dhe te kene vdekur disa te tjere. Behet fjale per dhurimin e plot 300 dozave te gjakut dhe 100 doza plazem. Gjaku ka ardhur ne Shqiperi me nje helikopter te KFOR-it dhe tashme pritet qe tu vije ne ndihme te plagosurve ne spitale.

Eshte rrafshuar gryka mes dy kodrave ku kane ndodhur shperthimet

Nga korespondentja jone nga vendi i ngjarjes behet e ditur se dy kodrat mes te se cilave ka ndodhur shperthimi jane rrafshuar teresisht. Nderkohe qe pjesa e tymit duke se jane nga shtepite e djegura te cilat kane qene afer zones se shperthyer. Gjithashtu qe mesohet se ne shperthimin ne Gerdec ka humbur jeten edhe nje grua e cila eshte bere e ditur nga burri i saj. Ky i fundit ka qene duke shkuar afer vatres se shperthimit per ti cuar buken gruas se tij por ka mundur te shpetoje. Nderkohe qe gruaja e tij nuk ka mundur te shpetoje. Nderkohe mesohet se vazhdojne shperthimet dhe forcat e ushtrise jane ne afersi te fshatit . Shtepite nje kateshe jane teresisht te shkaterruara ndersa ndertesat 2 dhe 3 kateshe jane te shkaterruara pjeserisht por te pabanueshme pasi banoret jane evakuar.

Banoret neper bunkiere, ne turnin e pare gjendeshin 110 punetore

Zona eshte teresisht e pabanueshme ndersa mesohet se jane 180 shtepi te shkaterruara ku 80 jane plotesisht te pabanueshme. Ndersa neper bunkiere gjenden familjare te cilet kane gjetur te vetmin vend strehimi per te shpetur. Gazetarja jone ne terren ka thene se nga deshmite e banoreve mesohet se turni i pare ne uzine ishin prej 112 peronash te cilet paguheshin me nga 100 dhe 1500 leke te reja ne muaj. Vetem turni i pare gjate diteve te javes ka 110 persona ne pune. Jane disa ushtare qe kane aparatura qe do te vijezojne zonen e rrezikur ndersa eshte nje numer i madh i forcave te Genios te cilet kane mundur te hyjne deri ne 5 min larg vendit te ngjarjes. Ata kane vendosur barrela, tabela sinjalizuese dhe shirita per te ndare zonen e rrezikshme.

Ahmeti ngushëllon presidentin Topi për tragjedin e Gërdecit

“Me shqetësim dhe vëmendje të veçantë përcjellim fatkeqësinë që ndodhi në Gërdec dhe ndjejmë e ndajmë dhimbjen me Ju edhe për faktin se përveç dëmit të madh material kanë humbur jetën dhe janë plagosur qytetarë shqiptar. Jemi thellë të bindur se institucionet e vendit dhe gjithë populli shqiptarë do ta kalojmë bashkërisht këtë tragjedi të madhe. Ju lutem zoti President të pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe njëherit ua përcillni familjarëve të viktimave ndjenjën e pikëllimit dhe ngushëllimet e gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, thuhet në telegramin ngushëllues.

Mberrin ne Spitalin Ushtarak gjaku i dhuruar nga kosovaret, helikopteri veshtiresi ne ulje

Ka mberritur ne Spitalin Ushtarak gjaku i dhuruar nga shtetasit kosovare per te plagosurit e tragjedise se Gerdecit. Sipas gazetares sone atje mesohet se gjaku shoqerohej nga Keshilltari i Kryeministri Hashim Thaci. Nderkohe qe perseri informohet per nje gjendje kaotike ne kete spital pasi ka paciente, megjithate ata jane jashte rrezikut per jeten. Gjithashtu mesohet se helikopteri i KFOR-it ka patur veshtiresi ne ulje nga shkalla e erresisres.

Bilancet e reja te ministrise se Shendetesise per shperthimet ne Gerdec

Shtohen shifrat e te plagosurve nga shperthimet ne depon e Gerdecit. Sipas ministrise se Shendetesise shifrat e reja kane tregojne 244 te plagosur nderkohe qe ende nuk dihet per numrin e viktimave. Plot 145 prej ketyre te plagosurve te cilet kane nevoje per mjekim te vazhdueshem jane ne Spitalin ushtarak dhe 55 te plagosur jane ne QSUT. Aktualisht spitali i Shkodres eshte ne gadishmeri te plote. Njekohesisht ne gadishmeri eshte edhe Spitali i Gostivarit. Ne spitalin e QSUT te plagosurit ndodhen ne repartin e diegies, dersa familjaret jane ne ankth dhe skane njoftim se cpo ndodh me familjer aty brenda. P keshtu njoftohemi se urgjenca kirurgjikale eshte e qete. Nderkohe mesohet se 7 persona ne repartin e diegies jane ne gjendje mjafte kritike per jeten, tashme mjeket po bejne te pamunduren per ti mbajtur ne jete, megjithate ata duhet te transportohen jashte shtetit. Situata ne reaprtin e diegies paraqitet e ngarkuar.

Deklarata e pare zyrtare e ministrise se Mbrojtjes: Shkaku ende i pakonfirmuar

1 Mije Forca Ushtarake, Te Shoqeruara Me Mjete, Si Autoblinda, Ambulanca, Zjarrfikese Dhe Mjete Te Tjera Transporti Vazhdojne Te Operojne Ne Zone

Zv.shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se, gjeneral brigade Agim Lala, komunikoi para gazetareve te medias nje deklarate per shtyp lidhur me ngjarjen e rende te ndodhur sot ne mesdite ne Gerdec dhe per masat e marra per perballimin e situates se krijuar.Objekti ushtarak i Gerdecit aktualisht sherben si qender grumbullimi dhe demontimi i municioneve te teperta, te cilet ishin pergatitur dhe po demontoheshin. Strukturat e Ministrise se Brendshme, te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Ministrise se Shendetesise izoluan vendin e shperthimit dhe bene te gjithe perpjekjet e mundshme per te transportuar ne menyren me te shpejte te plagosurit, te cilet u percollen me shpejtesi ne spitalet e kryeqytetit. Ekspertet tane ushtarake, pas verifikimit te vendngjarjes, konfirmojne se nga ora ne ore shperthimet kane ardhur duke u pakesuar.Forcat e Armatosura, pavaresisht rrezikut, kane depertuar deri ne vatren e shperthimit. Kane evakuar te plagosurit ne vendngjarje dhe popullaten civile ne zonen e rrezikuar. Me keqardhje, deklarojme se deri tani jane gjendur 4 trupa te pajete, te paidentifikuar dhe 143 te plagosur. Nga te plagosurit 84 jane te lenduar lehte dhe pas mjekimit jane transportuar ne shtepite e tyre, 32 jane te shtruar ne spitalin ushtarak, tre prej te cileve ne gjendje te rende, ndersa 10 te plagosur te tjere jane shtruar ne kliniken e djegieve ne spitalin civil, ne gjendje te rende. Po punohet qe shtate prej te plagosurve rende te dergohen ne Itali. Aktualisht, rreth 1 mije forca ushtarake, te shoqeruara me mjete, si autoblinda, ambulanca, zjarrfikese dhe mjete te tjera transporti vazhdojne te operojne ne zonen e operacionit me nje rreze rreth kater kilometra, ku jane marre masa te rrepta ruajtje dhe sigurie. Evakuimi i te plagosurve dhe viktimave eshte realizuar me ndihmen e helikoptereve te Forcave te Armatosura, te cilet jane ulur ne vatren e operacionit, si dhe rreth 15 ambulanca te FA. Trupat speciale, Komando dhe te Reagimit te Shpejte dhe ato te Mbrojtjes Rajonale u angazhuan dhe kryen detyra deri ne erresimin e plote. Aktualisht reparte te FA, ne bashkepunim me Policine e Shtetit kane marre ne ruajtje dhe vezhgim te gjithe zonen.Jane vene ne gatishmeri per fjetje dhe ushqim te gjitha ambientet e Shtepise se Pushimit te Ushtarakeve ne Durres , hotelet e Shkollave Ushtarake dhe te gjithe ambientet e jeteses se Brigades se Reagimit te Shpejte. Mjetet e transportit te FA kane evakuar te gjithe njerezit ne nevoje drejt destinacioneve te siperpermendura.

Shpërthimi, Familja Mbretërore Shqiptare shpreh ngushëlllimet familjareve

Në këto momente të rënda të fatkeqësisë mbarëkombëtare, pas incidentit tragjik të shpërthimit të municioneve luftarake pranë fshatit Gërdec të Tiranës, ku pësuam humbje të jetëve të bashkatdhetarëve dhe plagosje të dhjetëra të tjerëve, Familja Mbretërore Shqiptare u dërgon ngushëllimet më të thella familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
Në këto çaste ndajmë me to dhe me të gjithë shqiptarët dhimbjen më të thellë dhe lusim Zotin që të mos kemi më humbje jetësh të vëllezërve dhe motrave tona. Në këto momente, që së bashku dhe me ndihmën e Zotit shpresojmë t’i tejkalojmë, Familja Mbretërore gjen rastin të falënderojë thellësisht të gjitha vendet demokratike që u solidarizuan me popullin shqiptar dhe që kanë ndihmuar konkretisht, apo që kanë shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar në kapërcimin e vështirësive. “Zoti qoftë me ju, me ne, me të gjithë shqiptarët!”, përfundon Familja Mbretërore.

Ne redaksine e “News24” ka mberritur lista e punetoreve te cilet kane patur turnin e punes ne fabriken e Gerdecit gjate dites se sotme. Emrat e punetoreve jane:

Ndërmarrja e transportit

1. Jakup Subashi
2. Ermir Koci
3. Alban Mexhaj
4. Ardian Onuzi
5. Roland Leti
6. Roland Alla
7. Dashamir Kurti
8. Qatip Kurti
9. Adriatik Spahiu
10. Daut Muça
11. Sajmir Hasrama
12. Lirim Palushi
13. Adriatik Balliu
14. Arben Lushi
15. Elidon Alla
16. Julian Muçaj
17. Gëzim Gjata
18. Endri Osmani
19. Besim Canga
20. Zabit Quku
21. Petrit Behari
22. Viktor Kola
23. Zylyftar Ahmeti
24. Shaban Braulla
25. Sadik Sula
26. Ilir Hoxha

Punëtorët e pastrimit të presës

27. Ihane Halili
28. Shaqir Duka
29. Dhurata Halili
30. Aneta Dokushi
31. Alida Dova
32. Adile Zguri
33. Shega Kokici
34. Dafina Muça
35. Nazmie Gjoka
36. Leme Dashi
37. Dylbere Primi

Punëtorët e larjes

38. Lindita Zylfo
39. Arta Primi
40. Zyra Hasa
41. Rajmonda Durda
42. Luiza Durda
43. Shqipe Alhasa
44. Fitnete Alhasa
45. Natasha Alla
46. Liljana Dervishi
47. Ermira Osmani
48. Mirvete Lala
49. Fatime Fejza
50. Etleva Muça

Grupet e demontimit

51. Haxhi Kaca
52. Fitore Kaca
53. Naim Cani
54. Shqipe Cani
55. Pëllumb Sula
56. Bukurosh Sula
57. Lihane Sula
58. Myslym Dova
59. Flora Dova
60. Liri Dova
61. Rushit Cani
62. Lindita Dova
63. Relfie Cani
64. Arben Dova
65. Besnike Dova
66. Vjollca Zguri
67. Kadri Meçe
68. Ratmira Meçe
69. Fehmi Sula
70. Riza Goxhaj
71. Murat Ajazi
72. Fatbardha Rama
73. Thëllënza Gjoka
74. Hysen Cani
75. Jetmir Cani
76. Drita Cani

Berisha: 100 mije tone municione, cmontimi nga private ne kushte te dobeta sigurie

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka dale vetem pak minuta me pare ne nje konference te dyte zyrtare per ngjarjen e Gerdecit. Sipas tij behet fjale per 5 viktima si pasoje e kesaj ngjarjeje, 4 prej te cileve jane gjetur ne vendin e shperthimit. “Shtabi ka mbledhur ne oren 4 te gjithe kryepleqte e fshatrave dhe lagjeve dhe mbi bazat e listes u ka kerkuar te verifikojne banoret. Aktualisht jane ne verifikim e siper cdo gje dhe asgje nuk mund te thuhet me siguri. Tani cdo gje eshte lene dhe eshte shume e veshtire per shak se shperthimet vazhdojne ende. Neser heret do te filloje serisht operacioni I kerkim-shpetimit dhe do te behet nje kontroll I hollesishem I zones”.
Minisutria e Shendetesise ka organizuar me shpejtesi te gjithe potencianlin e urgjences se Tianres QSUT “Nene Tereza” , Spitali I Durresit. Kane ardhur ne vendin e ngjarjes te gjitha zjarrefikeset autoambulanca dhe 10 helikoptere te ministrise se Mbrojtjes. Behet fjale per 5 vkiktima 142 te plagosur rreth 100 te tjere kane marr mjekim te lehte nderkohe qe 12 persona jane ne gjenfdje serioze per jeten. 10 jane te shkalleve te ndryshme dhe 4 te tjere kane dhe trauma te renda dhe plage te renda.
Pyetjes se perse jane punesuar fshatare te zones dhe jo eksperte, kryeministri i Shqiperise i eshte pergjigjur duke thene se ata jane punetore te trajnuar te cilet jane te kualifikuar nga kjo kompani. Berisha deklaroi se mbi bazen e kontrollit te listes nuk ka te punesuar 18 apo 19 vjecare. Sipas tij kane qene kane qene 121 punonjes ne fabriken e Gerdecit. Sipas eksperteve ekspolziontet e medha tashme kane ndodhur. Berisha thote se ekspertet japin garanci se nuk ka vend per ekspolzione te tjera te medha por behet fjale per shperthime me predha te cilat do te vazhdojne te jene. Sasia me e madhe e ketyre predhave jane asgjesuar me shperthimin e dyte dhe nuk pritet te kete nje shperthim te trete.

Kryeministri deklaroi se zberthimi I municioneve eshte nje praktikim i zakonshem. Por me kete qe ndodhi ne do te perpiqemi te gjejme nje ndonje metode tjeter sepse po kaq I rrezikshem eshte edhe trasporti I tyre. Duhet te gjenden rruge me pak te rrezikshme, nuk duhet te kalohet ne zona te banuara me to pasi perbejne nje problem. Ata kane cmontuar 100 mije ton municione nga private te cilet nuk ishin ne kushte te forta sigurie por nuk perjashtoj ndonje gabimin njerezor apo aksidentin. Shqiperia i ka problem municionet dhe jane disa programe dhe jane sugjeruar disa praktika, njera eshte zberthimi dhe tjetra eshte djegia ne nje vend te mbrojtur. Shqiperia duhet te cclirohet prej tyre. Rregulli ka qene qe te behej brenda 2010 dhe ne do te bejme ccdo perpjekje per te arritur kete. Aktualisht nuk ehste evoluar as 1/10 e sasise dhe ne do te studiojme me miqte te zgjedhur per kete rrugen me pak te rrezikshme. Eksplozioni ka ndidhur brenda fabrikes. Aksidente te tilla u ka ndodhur edhe vendeve anetare te NATO-s. Perfundimisht kjo ngjarje do ti neneshtrohet nje hetimi te plote per zbardhjen e plote te saj.

Shefi I sherbimit te urgjences kirurgjikale tregon gjendjen kritike te 7 te plagosurve

Situata shendetesore e disa prej te plagosurve nga tragjedia e Gerdecit te shtruar ne repartin e djegieve plastike ne QSUT eshte mjaft e rende. Ne nje interviste eksluzive per “News 24” shefi I sherbimit te urgjences kirurgjikale doctor Ylli Zicishti tregon se deri ne oret e vona te mbremjes se te shtunes gjendja shendetesore e 7 prej te plagosurve eshte mjaft kritike. Keta persona keta eshte menduar edhe transportimi ne nje spital jashte vendit. Nderkohe nje prej deshmitareve te kesaj tragjedie, Uran Deliu, kerkon qe nepermjet ekranit te “News 24” te informohet per familiaret e tij te cilet nuk rezultojne ne asnje liste te spitaleve.

Spitali Ushtarak, Olldashi: Eshte qetesuar fluksi i te plagosurve

Ne Spitalin Ushtarak eshte qetesuar fluksi i te plagosurve. Sipas Fatos Olldashit drejtor i traumatologjise, mesohet se jane trajtuar 146 raste ku 7 persona jane lenduar mjaft rende. Eshte pergatitur dokumentacioni per te 7 personat te cilet do te dergohen jashte vendit. Nga 146 rastet qe jane trajtuar, 25 prej tyre jane femije dhe pjesa tjeter kane qene te rritur. Gjendjen te shtruar plot 46 vete ne spital pjesa tjeter pasi kane marr ndihmen jane larguar nga spitali. Nuk ka femije per tu trasportuar jashte vendit por behet fjale vetem per te rritur. Akoma nuk eshte percaktuar se kur do te nisen keta persona. Pritet te vije stafi I ekipit grek dhe do te nisen me ate avion qe do te sjelli ky ekip. Pjesa me e madhe e demtimeve te tyre jane ne koke ccka ben te detyrueshme dergimin e tyre jashte shtetit.

Takimi me vendoret, Poni: Vetem 4 te plagosur do te kurohen jashte, 3 te tjeret u permiresuan

Takimi i vendoreve ku kane marre pjese perfaqesues te ministrise se Brendeshme dhe perfaqesues te ministrise se Mbrojtjes dhe komunaret e zonave afer shpethimit sapo ka perfunduar. Sipas deklarates se dhene ne emer te tyre nga zv/ministri i Brendshem Poni mesohet se 4 persona do te dergohen per kurim jashte vendit pasi 3 te tjeret kane mundur te permiresohen dhe nuk kane nevojen e transansportit.

BDSH, ngushellon per tragjedin e Gerdecit

Çdo shqiptar i Maqedonise me vemendje dhe dhimbje te thelle e percjell dhe e ndjen fatkeqesine e ndodhur ne Gerdec, ne te cilen humben jete dhe u plagosen nje numer i madh i qytetareve shqiptar. Kjo eshte bere e ditur gjate nje deklarate zyrtare te BDSH per mediar.
Duke qene shpirterisht me Ju ne keto momente pikellimi dhe dhimbjeje, me lejoni qe ne emrin tim personal si dhe ne emer te anetareve dhe simpatizanteve te Bashkimit Demokratik Shqiptar t'ju percjelle ngushllimet me te sinqerta per kete humbje tragjike.
Ne kete situate te rrende per popullin shqiptar, Bashkimi Demokratik Shqiptar eshte shpirterisht me Ju dhe me familjet e viktimave. Duke u solidarizuar ne rrugen e ndihmes, se bashku do te mundohemi qe ta tejkalojme kete tragjedi te madhe
QSUT deklaron emrat e personave qe do te nisen per kurim ne Spitalin e Janines

Behen te ditur emrat e personave qe pritet te nisen per nje mjekim te specializuar ne spitalin e Janines. Sipas Qendres Spitalore Universitare ne Tirane mesohet se behet fjale per Ersion Durda 6-vjec, Zylfi Ahmeti 52-vjec, Viktor Nikolli 51-vjec, Qemal Delia 47-vjec, Nafie Laci 37-vjec, Kore Deliu 48-vjec, Resmie Krajna 19-vjec dhe Azem Ameliu 46-vjec. Sipas QSUT pacentët do te shoqerohen nga mjekë grekë nga spitali ku ndodhen aktualisht drejt Spitalit te Janines.