LETËR VËLLAIT TË IDEALEVE TONA ÇLIRIMTARE! |
|
LETËR VËLLAIT TË IDEALEVE TONA ÇLIRIMTARE! |
|
POEZI NGA FLORI BRUQI
Lexuesit shkruajnë |
Prof dr. Musa Rizaj në artikullin e botuar në dervina.com të titulluar: "Sa po e ndihmojnë universitetet private zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë?", më bëri të mundshme që të mësoj se edhe në Kosovën tonë paska "universitete private". Jam larg nga atdheu e andaj për këtë "risi" as që kam ditur. Mirëpo, edhe pse jam larg atdheut, nuk jam as ma pak e as ma shumë se të tjerët bashkatdhetarë që jetojnë atje, i interesuar për zhvillimet në Kosovë. Thash zhvillimet, duke menduar se alfa e omega e zhvillimit të një kombi është arsimi. Unë shpesh në biseda të lira me shokët dhe miqtë e mi them: Të gjithë ata që duan të shfarosin një komb nuk u duhen fare armë, raketa e gjetiu, jo! Shkatërroje arsimin dhe nuk ka nevojë fare të humb kohë duke luftuar me atë komb. Duke i komentuar ngjarjet në Kosovë, posaçërisht prej të 1968-ës e këndej, neve kemi kaluar nëpër një rrugë shumë të koklavitur me plot ferra, në rrugë me plot hendeqe, etj. dhe posaçërisht me mosndërgjegjen e disa mësimdhënësve në Universitetin publik të Kosovës, e ashtu po lexojmë nëpër shtyp, "se x.y. profesori a doktori ka bërë plagjiaturë etj. etj." Tani paskemi zgjedhë edhe mënyrën ma të shpejt për të vu pas emrit "dipl...", apo "masters...", po dhe para emrit që na kanë zgjedhur prindërit me e vu "Mr. Dr. Sc." etj. etj. Unë, profesor Musa Riza, mendoj se Universiteti i Prishtinës është i sëmurë. ka qe disa vite… Çka është më e keqja, tërë arsimi është i sëmurë. "O çka na duhet diploma, kur po duhemi unë e ti?" (popullore) Kur në një shoqëri mësuesi i klasës parë të shkollës fillore merr pagë më pak se një fëmijë që shet cigare në rrugë, (pa qëllim që cigareshitësin ta nënçmoj), kur një profesor i shkollës së mesme me pagë mujore nuk mund as së afërmi me sigurue ekzistencën ma të ulët të familjes së tij, kur profesorët e universitetit tërë çka ka titullin prof. e asgjë tjetër, unë madje nuk di për çka të kërkojmë nga ata, prej mësuesve e deri të profesorët e universitetit që të angazhohen me na edukue kombin. Kisha propozue që atyne, që janë në pushtet t’ju ndahen diplomat, e të gjithë titujt universitarë, vetëm e vetëm me kusht që Universitetin e Prishtinës ta bëjnë UNIVERSITET tregu, e ato të ashtuquajturit "universitete private" t'i largojnë nga Kosova, nëse dëshirojmë që vendin të kthejmë drejt zhvillimit ekonomik, e të gjitha të vijojnë pastaj. Mustafa Hoxha |
Nga një palë brekë në çdo dritare |
Shkruan: Arian ÇANI A e patë spotin që kishte shpërndarë Qeveria me sloganin “një flamur ... në çdo dritare”? E kishte shpërndarë në gjithë median këtë spot me rastin e festës së Pavarësisë. Por sa inat më erdhi kur pashë dhe dëgjova se askush gjatë ditës së Flamurit, nuk kishte nxjerrë asnjë të tillë në dritaren apo ballkonin e tij. Po përse banorët e këtij vendi nuk e dëgjuan qeverinë që u bëri thirrje të bënin dhe ata një shenjë duke ngritur flamurin kombëtar në shtëpitë e tyre. Në fakt, kur e mendon për një çast, nuk do ishte dhe aq keq që qyteti të skuqej njëherë i gjithi me atë simbol kombëtar kuq e zi. Po sa shqiptarë mund të kenë flamurë në shtëpitë e tyre? Aq më tepër që nuk kanë për çfarë t’i duan. Po ja e zëmë për një moment se shqiptarët kanë të gjithë flamurë, sepse u hynë në punë flamurët. Përse nuk i varën xhanëm!!! Çfarë do t’iu kushtonte? Vetëm një ditë në vit është kjo festa e Pavarësisë… Sa inat më erdhi! Bëra një xhiro nëpër lagje këtë të mërkurë që lamë pas me shpresën se dikush nga banorët do të kishte varur ndonjë flamur në shenjë respekti dhe solidariteti me Ismail Qemalin në Vlorë. Dikush do ta ketë marrë mundimin, thosha me vete, ta bëjë këtë akt, qoftë edhe si rezultat i spotit që u dha në të gjitha kanalet televizive. Me këtë shpresë ecja e ecja në rrugicat me gropa të lagjes ku banoj, e me sytë nga pallatet rreth e qark, sytë më kapnin vetëm rroba e rroba pa fund të varura nëpër tela dritaresh e ballkone të dynjasë. Kur them rroba, e kam fjalën kryesisht për brekë, çorape e kanotiere të lara që prisnin të thaheshin nën një diell të vogël me shumë lagështirë. Diku-diku, kishte jorganë dhe pantallona burrash që spikatnin më shumë. Madje, në disa ballkone, pashë dhe çarçafë të bardhë që, për hir të së vërtetës ishin më shumë gri. Koha është e pamëshirshme, thashë me vete, duke kërkuar me kokën lart ndonjë gjë që mund të kishte ngjyrë të kuqe. E pamundur, asnjë gjë që mund të ngjasonte me një flamur të kuq nuk më zunë sytë. Të paktën në pjesën e lagjes që është brenda unazës. Ndërsa u gëzova për një moment kur, tek një nga pallatet përballë Ministrisë së Jashtme, vërejtja një gjë si të kuqe, por që, për hir të së vërtetës, anonte më shumë nga vishnja. Mooos! Sa inat më erdhi. Ishin një palë brekë vishnje që, në fakt, nuk kuptoheshin mirë nëse ishin brekë grash apo brekë burrash. Nuk kuptoheshin mirë, pasi këto vitet e fundit, edhe meshkujt kanë nisur të veshin brekë të vogla dhe me ngjyra trendy. Unë për vete, i përdor të zeza, por në palestrën ku shkoj për të humbur kilet, shoh me shumicë brekë meshkujsh me ngjyra rozë apo vishnje. Po nejse… ky detaj i fundit i brekëve me ngjyrë nuk është se ka ndonjë lidhje me shkrimin në fjalë dhe me çështjen e Flamurit. E thashë kështu kot, sa për ngjyrë. Në fakt, nuk ka asgjë për t’u çuditur që shqiptarët të varin rrobat e tyre të lara me atë pak ujë që u vjen në rubinete, në dritaret dhe ballkonet e tyre. Kjo është një traditë e hershme në këtë vend. Eshtë si në Itali. Edhe ata italianët vdesin të thajnë teshat e tyre në pjesët e jashtme të apartamenteve, si në dritare, ballkone apo oborre shtëpish. Në fakt, se ç’ka një si gëzim jeta kur je nëpër Itali dhe syri të zë gjithandej ballkone dhe dritare të mbushura plot me çarçafë të bardhë dhe reçipeta gocash seksi. D.m.th, reçipeta seksi gocash. Në shumë vende të tjera të Evropës nuk lejohet një gjë e tillë. Brekë e reçipeta jo e jo. Por as çarçafë të bardhë apo gri, as që nuk bëhet fjalë. Por askush nuk do të pengonte, flamurët nëpër dritare! Aq më tepër këtu te ne, këtë propozim e bën vetë Qeveria. I paparë ky spoti i qeverisë tonë, që me rastin e ditës së Pavarësisë, shqiptarët të varnin nga një flamur në çdo dritare. Nuk do ishte keq. Por kur imagjinoj se si papritur në vend të brekëve të zeza e vishnje do të vareshin flamurë kuq e zi, kjo po, që do të ishte një superfabul… |
DRITË LIRIE! |
(KUSHTUAR PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË E THEMELUAR NGA STRATEGU ENVER HOXHA ME SHOKËT E SHOQET E TIJ TË IDEALEVE ÇLIRIMTARE) Shkruan: Fadil SHYTI KJO DRITË E VERBOI FASHIZMIN, KJO DRITË E VERBOI KOLABORACIONIZMIN! Kur trojet shqiptare, po rënkonin nga thundra e robërisë, Më 8 Nëntor 1941 flakëroi rrufeja Mbi armiqtë, në qiellin e Shqipërisë! Rinia heroike shqiptare, Po betohej me grushtet lart! Komandant, Enveri i tha jo reaksionit, Kur vërsulej egërsisht, kur zvarritej përçartë! Qemail Stafë shkodrani, Po e jepte kushtrimin: Ta luftojmë fashizmin! Ta bëjmë ribashkimin! Lokemadhja Bije Vokshi, Me revolver e bomba në duar, Si Shote Galica e Norë e Kelmendit, Ju bënte roje flakadanëve për lirinë e vendit! Emin Duraku, ylli i Kosovës Kreshnike, Do lidhej si gjaku me zemrën, Në qëndresë kundër nazi-fashizmit Përkrah rinisë heroike! Nexhmije Hoxha, dibranja guximtare, Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë, Do të luftonte tërë jetën krenare, Përkrah "Shpatit" - viganit të Shqipërisë! Buzëqeshi si dielli, andej nga Peza, Babë Myslimi me shokë; Kur e freskoi lajmi si era: Rinia në Tiranë po betohej për këtë tokë! Haxhi Lleshi, dibrani si shkëmb mali, Po i bashkonte malësorët: Do luftojmë për liri, o vdekje, Deri t´i shporrim gjakësorët! Si vetëtimë mbi male e qytete, Përhapej betimi: armikut do ia bëjmë fora! Vojo Kushi guerilas, shtrëngonte armët, Godiste Hysni Kapo, andej nga Vlora! Lufta e forcoi besën, Lufta e kërkoi qëndresën, Lufta kishte dhembje-gjaku! Lufta e rriste shpresën! Lufta e vrau robërinë! Lufta e vrau tradhtinë! Lufta çlirimtare aspiroi fitoren! Ta gëzojmë lirinë!... U therën keq, gjakatarët kryeneçë: Bishat e Hitlerit, breshkaxhinjtë e Musolinit, Ikën andej nga erdhën: U strukën në Romë si qyqet, U mbytën turpshëm nën gërmadhat e Berlinit! Ata që popujve liridashës, Tmerrshëm, vrershëm ua nxinë jetën: I mbuloi tmerri dhe vreri: Prandaj, e vranë veten! Gjysmë shekulli Drita e 8 Nëntorit, I ngrohu shqiptarët, nëpër botë: Fikja e kësaj drite të madhe: Kurrën e kurrës nuk arrihet dot! Suedi, Më 8 Nëntor 2006 |
BIBLIOTEKAT E BURGJEVE TË KOSOVËS |
Hyrje Qëllimi i këtij dokumenti është që të vëjë në dispozicion një ndihmesë për planifikimin, futjen dhe vlerësimin e shërbimeve bibliotekare për të burgosurit. Qëllimi i këtij dokumenti është të shërbejë si model për zhvillimin e vijave drejtuese për librari. Dokumenti mundet shumë lehtë të përshtatet me qëllim që t’i reflektojë rrethanat e vendit. Këto vija drejtuese ndërkombëtare njëkohësisht pasqyrojnë shkallën e shërbimeve bibliotekare, të cilat mund të arrihen në shumicën e vendeve ku autoritetet shtetërore dhe ato lokale mbështesin ekzistimin e bibliotekave të burgut. Këto vija drejtuese paraqesin ndihmesë për planifikimin e bibliotekave të reja, por edhe për vlerësimin e atyre ekzistuese. Nëse nuk ekzistojnë vijat drejtuese lokale dhe standardet, atëherë mund të përdoren këto vija drejtuese. Përveç që janë ndihmesë e përshtatshme për vendosjen, veprimin dhe vlerësimin e bibliotekave të burgut, këto vija drejtuese do të shërbejnë edhe si bazë e përgjithshme e parimit themelor që të burgosurit të kenë mundësinë e leximit, të mësojnë dhe që të kenë qasje në informacione. Këto vija drejtuese u dedikohen bibliotekarëve, drejtuesve të bibliotekave, administratës së burgjeve, organeve ligjvënëse dhe organeve qeverisëse të pushtetit, si dhe shërbimeve të tjera që janë përgjegjëse për administrimin dhe financimin e bibliotekave të burgut. Shkruan: Mr. Xhafer SYLA Këto vija drejtuese janë të aplikueshme për burgje dhe institucionet tjera të burgut në të cilat qëndrojnë 50 e më shumë persona. Shkaku Seksioni i IFLA-së për personat me nevoja të veçanta ka rol udhëheqës për biblioteka, shoqata dhe shërbimet e qeverisë për zhvillimin e shërbimeve të veçanta për ato grupe individësh brenda bashkësisë që nuk kanë mundësi të përdorin shërbimet e zakonshme të bibliotekave. Në ato grupe bëjnë pjesë personat në spitale dhe në burgje, personat e moshuar në strehimoret e të moshuarve dhe në institucionet për përkujdesje, për persona që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, për personat e shurdhët, për persona me dëmtime fizike, si dhe për personat që kanë pësuar dëmtime gjatë zhvillimit të tyre dhe për personat që kanë vështirësi gjatë leximit. Në përputhje me këtë detyrë, anëtarët e Përhershëm të Këshillit të seksionit të IFLA-së për persona me nevoja të veçanta gjatë dhjetë vjetëve të kaluara kanë përqendruar shumicën e punës së tyre në zhvillimin e drejtimeve për t’u ofruar shërbime bibliotekare grupeve të ndryshme të popullatës brenda fushëveprimit të interesit profesional të Seksionit. Këto drejtime janë botuar brenda një sërë raportesh profesionale të IFLA-së, dhe janë plotësuar dhe përpunuar rregullisht ashtu që do të pasqyronin kërkimet dhe praktikën bashkëkohore, si dhe përdorimin më të shpeshtë të bibliotekave dhe teknologjisë. Ky publikim është i treti me radhë Drejtimi për shërbimet bibliotekare për të burgosurit. Duke shquar nevojën për shërbimet bibliotekare dhe informative të dedikuara për numrin më të madh të personave që vuajnë dënimin me burg anekënd botës. Këshilli i përhershëm i Seksionit të IFLA-së për personat me nevoja të veçanta në vitin 1985 ka themeluar Grupin Punues për bibliotekat e burgjeve. Gjatë 5 viteve të ardhshme, Grupi Punues ka ndihmuar financiarisht disa programe konferenciere, punëtori, takime shoqëruese dhe një hulumtim me qëllim të ngritjes së rëndësisë së shërbimeve të bibliotekave të burgjeve dhe grumbullimin e të dhënave që do të shërbejnë si themel për zhvillimin e mëtejmë të drejtimit. Botimi i parë i Drejtimi për shërbimet bibliotekare për të burgosurit, të cilën e ka përgatitur Frances E. Kaiser, është botuar në vitin 1992. Në atë dokument kryesisht janë paraqitur parimet e përgjithshme dhe praktika. Në vitin 1993 ky dokument është përkthyer në spanjisht. Botimi i dytë i drejtimeve, të cilin e kishte përgatitur Frances E. Kaiser, është botuar në vitin 1995 dhe përbënte udhëzime të caktuara mbi shkallët e shërbimeve, madhësisë së përmbledhjes, personelit, financimit, vlerësimit dhe metodave të punës. Përkthimi në gjermanisht është botuar po në të njëjtin vit. Në vitin 2001 Këshilli i Përhershëm i Seksionit të IFLA-së për personat me nevoja të veçanta ka shqyrtuar zhvillimin e shërbimeve të bibliotekave të burgjeve, por jo më vetëm në vendet perëndimore dhe europiane, por tash edhe në shumë vende në zhvillim dhe në vendet që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik ose që kanë qenë aleate të tij. Këshilli i Përhershëm i Seksionit të IFLA-së po ashtu i ka vërejtur ndryshimet e shpejta dhe të thella që kanë ndodhur në të gjitha llojet e bibliotekave pas futjes së teknologjisë së informacionit dhe sistemit automatik. Është themeluar një grup i vogël punues me qëllim që 1) të hetojë mënyrën në të cilën sistemi i bibliotekave popullore ka zgjeruar shërbimet e veta në përfshirjen e personave të të institucionalizuar (duke përfshirë edhe të burgosurit), 2) të hulumtojë literaturën ndërkombëtare mbi gjendjen e bibliotekave të burgjeve, dhe 3) të mbledh informacione mbi standardet/drejtimet ekzistuese kombëtare dhe mbi metodat e ofrimit të shërbimeve. Synimi kryesor ishte shfrytëzimi i të dhënave të grumbulluara me qëllim të botimit të ri të Drejtimi për shërbimet bibliotekare për të burgosurit, të cilat do të ishin burim i dobishëm i të dhënave në dekadën e parë të shekullit XXI. Rezultatet e hulumtimit janë futur në këtë botim. Përsiatja dhe supozimet Duke qenë se shoqëritë moderne gradualisht po e miratojnë aplikimin më njerëzor dhe më të vetëdijesuar të së drejtës së të burgosurit dhe të burgut në pajtim me Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, atëherë qendra e veprimit bartet nga ndëshkimi në arsimim, rehabilitim dhe në shfrytëzimin e kohës në mënyrë sa më konstruktive. Në këtë mënyrë biblioteka e burgut bëhet pjesë e rëndësishme e mjedisit të përgjithshëm të burgut, duke u përpjekur të mbështes programet arsimore, rekreative dhe rehabilituese. Biblioteka e burgut ofron edhe një shkallë të caktuar “jetës së përditshme” në mjedis me rregulla të forta të vendosura si vend ku secili individ ka të drejtën e zgjedhjes së lirë dhe ku mund të futet në hulumtime individuale. Biblioteka paraqet dritare në botën e jashtme dhe mund t’u ofrojë shumë informata të dobishme atyre që përgatiten të dalin në liri. Personit të burgosur nuk i mohohet e drejta në mësim dhe në qasjen e informatave, ndërsa biblioteka e burgut do të duhej të ofronte material dhe shërbim të njëjtë si atyre që ofrohet në bibliotekat popullore në botën e “lirë”. Kufizimin në qasje të materialit bibliotekar dhe të informacioneve do të duhej të aplikohej vetëm atëherë kur është e qartë se qasja në to do të paraqiste kërcënim për sigurinë e burgut. Bibliotekat e burgut do të duhej të ndjekin modelin e bibliotekave popullore, dhe në të njëjtën kohë të ofrojë burime për arsimim burgu dhe programe rehabilitimi, si dhe nevojat tjera të burgut siç janë p.sh. përmbledhjet e ligjit. Vëmendje të posaçme do të duhej kushtuar plotësimit të nevojave të shfrytëzuesve multikulturor dhe shumëgjuhësor. Të burgosurve në bibliotekat e burgut duhet t’u mundësohet mësimi i shkrimit dhe i leximit, marrja me interesat personale dhe kulturore dhe të mësuarit mbi jetën në përgjithësi. Pra, biblioteka duhet të sigurojë burime për botimin e gjitha këtyre aktiviteteve. Disa dokumente të miratuara në nivelin ndërkombëtar shërbejnë si bazë e shërbimit të bibliotekave për të burgosurit: 1. Në Rregullin 40 Rregullat standarde themelore për mënyrën e sjelljes me të burgosurit të KB (1995) thuhet: “Secili institucion duhet të ketë bibliotekën për nevojat e të gjitha kategorive të të burgosurve, në mënyrë adekuate të pajisura me libra për dëfrim, por edhe me libra me përmbajtje edukative, ndërsa të burgosurit do të duhej të nxiteshin që t’i përdorin ato sa më shumë që është e mundur.” 2. Në Dokumentin mbi shfrytëzuesit (1994) të cilin e kanë hartuar Këshilli Ndërkombëtar për Libër (International Book Committee) dhe Lidhja Ndërkombëtare e Botuesve (International Publishers Association), të cilin e ka publikuar UNESCO, thuhet se “të lexuarit është e drejtë universale”. 3. Manifesti për bibliotekat popullore i INFLA-së dhe i UNESCO-së (1994) nxit bibliotekat popullore që të jenë në shërbim të burgosurve. 4. Raporti Mbi Arsimin në burgje, të cilin e ka miratuar Këshilli Europian (Strasburg, 1990) përmban kapitullin mbi bibliotekat e burgjeve. Raporti rekomandon që biblioteka e burgut të veprojë në pajtim me të njëjtat standardet profesionale që vlejnë edhe për bibliotekën e bashkësisë së gjerë; që do të thotë me të duhet të administrojë bibliotekari profesionist dhe se do të duhej t’i plotësonte interesat dhe nevojat e ndryshme të bashkësisë kulturore; se do të duhej t’u ofrojë të burgosurve qasje të hapur dhe të organizojë aktivitete të ndryshme të shkrimit dhe të leximit. Personat në burgje në shumicën e vendeve të botës posedojnë njohuri të kufizuara të arsimore dhe jetësore dhe ata nuk vijnë nga mjediset ku të lexuarit ka qenë aktivitetit i shpeshtë dhe i përhapur. Në të vërtetë është konstatuar se një numër i konsiderueshëm të burgosurish është shkallën më të ulët të arsimimit dhe se nuk disponon me njohuri të mjaftueshme që nevojiten për t’i kryer detyrat e punës. Vetëm një numër i vogël i tyre gjatë jetës jashtë burgut në mënyrë të rregullt është shërbyer me shërbimet e bibliotekave popullore ose të institucioneve të shkollimit sipëror. Materia të cilën e lexon personi në burg varet nga cilësia dhe nga relativiteti i fondit të bibliotekës. Personeli i aftësuar, fondi i materies që plotëson nevojat edukative, rekreative dhe rehabilituese të të burgosurit, si dhe hapësira atraktive, ndihmojnë që biblioteka të jetë pjesë e jetës së burgut dhe të programeve ndëshkuese. Biblioteka, po ashtu, paraqet “lidhje” të rëndësishme që shpie në botën e jashtme. Ajo, po ashtu, mund të jetë mjet i efektshëm për administrim, me të cilën drejtoria e burgut shërbehet për të zbutur bjerraditjen dhe për të nxitur shfrytëzimin e kohës në mënyrë më adekuate. Biblioteka e burgut mund, fundja, të paraqet burim të rëndësishëm të informacionit, i cili ndikon në atë se a do të ketë sukses i dënuari kur të del në liri. |
Dimensioni semantik i dhembjes |
Ndue Ukaj Në sfondin e vargjeve të dhembjes, kujtimeve të makthshme, të përjetuara deri në kulim e padurueshëm, aty ku "Maja e zezë" pëlcet si një metaforë triumfuese, shkrimtari nga Kosova Sali Bashota ndërton Olimpin e metaforave dhe vargjeve, duke na dhënë tablo të ankthshme të jetës nën kohën e demonëve që përgjakin vendin e tij, së këndejmi edhe vargun e poetit: "shpirti i së cilit është mbërthyer ne vargje dhe rënkon" ("Maja e zezë"). Megjithëkëtë pamje, poeti jep kushtrimin sfidues, për të triumfuar ligjërimi poetik si intencë sintetizuese: "Muza ime/Unë s'do të vdes këtu/Në mëngjesin e pikëlluar" ("Forma tjetër e dhembjes"). Poezia e tij duke u përshkuar nga tone të dhembjes, nga përmasa tragjike e jetës, evokon ankthshëm kohën mynxyrave të trishtueshme që ka kaluar qenia e tij dhe e kombit të tij. Janë këto nuanca të cilat i japin poezisë së tij, dimensionin e artit të tragjikes, e dhembjes, e makthit dhe klithmave për liri, për hapësirë. Poeti Bashota kultivon vargje të kondensuar, ku dallohet dukshëm një sistem figurativ i dendur, me ngjyra të larmishme, e me një dominancë të lehë të metaforës si mbretëreshë e arit poetik, prapa së cilës fshihen krahasime të qëlluara poetike, ide e mendime të thella. Gramatika e përgjithshme e kësaj poezi përthyhet fuqishëm mes dimensionit semantik dhe estetik të letërsisë, ku kodet poetike dhe mesazhet shkrijnë distancën mes objektit dhe subjektit, mes poetit dhe lexuesit. Kjo poetike sfidon modusin tematik të atmosferës së rënd të poezisë, poezi kjo që përshkohet kryesisht nga dhembja dhe evokimi i saj në variante të ndryshme të këndimit poetik, përmes një diskursi të fuqisë (Jacques Derrida) poetike, sikundër del tek vargu i fuqishëm: "Gjarpri shteti me një njeri përdore në ferrin e arsyes" ("Mungesa e shpirtit". Dijetari i letërsisë Northrep Fraji poetit ja atribuon cilësitë metafizike, sepse, sipas tij ai këndon si perëndi. Fraji shkruan se: "funksioni i tij (poetit) shoqëror është funksion i orakullit (predikuesit) të frymëzuar". Poezia është art i evokimit, art i fjalës së figurshme, përmes së cilit mendimet zhvendosen nga kuptimet e para dhe marrin konotacione tjera, të nënkuptueshme, të figurshme. Në poezi, përmes fjalës poetike, poeti transfiguron realitetin në figura dhe perceptime estetike në gjendje emocionale. Poeti si orakull transmeton mesazhe tek lexuesi përmes asociacionit të imazheve dhe pamjeve, që gjithmonë fshehën pas figurave retorike në funksion të komunikimit artistik drejtë receptuesit. Poezia, mendimet i përkthen ne figura, gjendjet në imazhe, emocionet dhe intuitën metafizike, në trajta universale, aty ku shkrihen ekzaltimet shpirtërore përmes empiris dhe intuitës kreative. E tillë është poezia e Sali Bashotës, tipologjia e së cilës sintetizohen imazhet dhe gjendjen e rënd nën qiellin e atdheut të tij, kur rrudhet liria dhunshëm dhe ku poeti pëlcet me metaforat e tij në vetminë krijuese, për të ndërtuar artin e ligjërimit të ashpër, konfrontues me prishës të lirisë dhe ekzistencës së tij. Sali Bashota është njëri nga poetët e afirmuar të poezisë shqipe. I njohur edhe si kritik letrar, Bashota shkruan me sukses poezi, duke dëshmuar intuitën e fuqishme dhe perceptimet estetike në shkallë të lartë letrare. Poezia e tij karakterizohet nga evokimet dhe imazhet, si karakteristika që enden në trajta dramatikë nga vargu në varg, nga poezia në poezi, nga figura në figurë dhe krijojnë një tekstualitet dramatik, vargje ku ritmi dhe figurat përplotësojnë intencën e kërkimeve letrare të poetit. Në të vërtet, Bashota është një poet i mirëfilltë i imazheve dhe evokimeve. Poezia e tij është një metaforë e bukur për "albumin e grisur" të poetit nën thundrat e regjimit serb, ku "asgjë s'është hyjnore vetëm flijimi" (Poezia "Një variant i vdekjes"). Përmbledhja me poezi "Ekzili i shpirtit", të botuar shqip dhe rumanisht, përmes përkthimit të Baki Ymerit, dedikuar për një lexues të jashtëm, shënjon një moment të rëndësishëm për prezantimin dhe afirmimin e letërsisë shqipe jashtë hapësirave shqipfolëse. Në këtë përmbledhje Bashota sintetizon perceptimet poetike në rrëfimin lirik të zhbërjes së qenies së tij. Stili i tij modern i këndimit poetik, është i ngjeshur me ritëm dhe dinamikë të veçantë tekstuale brenda vargjeve lakonike, trajta këto që ecin në gradacion me idetë dhe perceptimet poetike. Kjo i ngjet golgotës, në fakt, poeti kalon një golgotë të cilën shqipton dhimbshëm në vargje të goditura, sikundër del ta zëmë tek poezia "Vjersha që po jepte shpirt", ku artikulim i dëshpërimit të gjatë dialogun me personazhe të jetës së poetit. Moduesi tematik që e dominon poezinë e Bashotës lidhet me fatin e qenies së tij, fati ky që prodhon tipin e ligjërimit që dominohet nga vetmia si metaforë që mbyt dhimbjet, ngase: "vetmia po i kreh flokët në pasqyrë ("Baladë për vetën", ku krijohet "nëpër hapësirat e pushtuara të mendimit" ("Bukuroshja e fjetur"). Së këndejmi poetit i pëlcet fjala. Ai përmes pyetjeve retorike shqipton klithmën e rënd: "Si ta përpijë tmerrin në dyluftim me hijet" ("Ah kjo vdekje"). Ky ton i ligjërimit bëhet edhe më i ashpër, më thumbues, më tronditës në poezinë "Fshirja e kujtesës", ku poeti kërkon të thyhen muret e rënda të ekzistencës së tij: "Sëmundjet e trupit nuk shërohen mushkëritë kalben/Kur shndërrohemi në hije ta gjalla". Tipet e ligjërimit të Bashotës janë të nduarndurshme, figurat imazhet si arketipa letrare janë sa nacionale aq edhe universale. Në këtë linjë atykëtu, për të sforcuar diskursin dhe për t'i dhënë konotacion universal, poeti fut në lojë diskursin biblik, sikundër tek poezia "Melankolia" ku vargjet e mëposhtme tingëllojnë fuqishëm në drejtim të sforcimit të kësaj intence: "Lexuesi im/Po piqen mollët e pikëllimit në kopsht/Edeni prapë ai i moçmi plot vrer". Ndër poezitë e fuqishme të kësaj përmbledhje, ku shqiptohet në përmasa tragjike rrudhja e hartës së Arbërisë, dallohet përmes sintagmës së realizuar artistikisht "Përmasa e zvogëlimit të atdheut". Në vargjet e kësaj poezie autori shqipton me ligjërim te gdhendur poetik trajtat e tmerrshme të shartimit të hartës së tij, por në kontekst sikundër le të kuptohet se Arbërisë nuk mund t'i lidhet kërthiza aq lehte. Poezia e Bashotës nuk ngushtohet vetëm në klithmat e vetmisë, në evokimin e këtyre situatave, në shqiptimin e tmerrshëm të tragjikes së jetës së tij, por poeti duke fut eksperienca të fuqishme letrare në vargje, sikundër hap shtigjet për ditët e së ardhmes, edhe pse poezia e tij në masë të madhe është e kthyer nga e kaluara. Në poezinë "Koha epike" autori krenarinë e etnikumit e kontekstualizon në përmasat e antikitetit grek, ku figura e Homerit, Laokoontit, Mojsi Golemit shkrihen në shtratin e universal të këndimit poetik. Përveç modusit tematik të vetmisë dhe temës së madhe ekzistenciale, që lidhet me fatin e etnisë, Bashota thur vargje të bukura për dashurinë, variantet e së cilës përcillen në poezi me ndjenja të zjarrta. Në të vërtet, figura e së dashurës endet kudo në poezi dhe e bën atë admirueshme. Ajo në raste të caktuar bëhet vetja e dytë e poetit. Motivet e dashurisë shkrihen në vargje me nuanca të bukura, ku vërehet gjallëria e vargut dhe afresket e këngës së bukur poetike. Ndër poezitë e realizuara estetikisht në këtë kontekst veçojmë "A s'të thash e dashur" ku vargjet e bukura dhe perceptimet e holla poetike kurorëzojnë aktin e bukur të dashurisë: "Pema vjeshte do të shkruhej atëbotë/Ndërmjet shkrumbit tim e buzëve tua/Sepse ti çdo gjë të shëmtuar/Çuditërisht nga gjakimi e largon". Në ligjërimin poetik të Bashotës, përveç figurave të shumta poetike, sikundër metaforave, alegorive, arketipave dhe figurave të mendimit, rol të rëndësishëm në konstituimin e vargut luan edhe ritmi i brendshëm, i cilës i jep poezisë ton muzikaliteti: "Ish lule ishe borë/Luleborë e tharë në dorë". ("Enigmë"). Këto elemente poetike dhe mendimet e thella i japin kësaj poezie një impuls të veçantë poetik. Shikuar përgjithësisht poezia e Bashotës është kulturologjike, ka fuqi e impulse të fuqishme kreative, ndërthur empirin letrare dhe sensin poetik me aktualitetin dhe kështu jep përmasat e një arti të njëmend poetik. |
HUMOR POLITIK |
Mahitet ARKADIA Në semafor Një ditë Çaraveshi ndeshet në udhëkryq me Syleshin. Ai ishte xhindosur dhe iu kishte kapardisur si buf: A ti je ai Çaraveshi, hë qeleshe?! Qebesa, deri sot s’ia kam çartur kujt qejfin. Ti, bre horr, bën humor, ani humor të zi! Kurrë në jetën time s’kam bërë humor, veçse në paça qeshur vetë më vete. Edhe zgërdhihesh ti! Pse fshihesh si mi? Dil ashiqare si partitë tona legale. Bëj deklarata, kungata e urata… S’e kam me sherr, o karamel! Është gazavaj. Çfarë gazi e vaji në këtë vapë? Po, edhe unë jam qenie e gjallë. Kam të drejtë të qesh e të zdesh. Ke të drejtë, por jo të bësh sakrilegj. Ti po luan me shenjtër e liderë. Po, edhe ata po luajnë mbyllasyzash. Në politikë ti hiç s’merr vesh. Gjithë ditën ha përshesh. Lidhja jonë ka shtrirë degët në gjithë botën. Po, ia ka lidhur këmbë e duar Kosovës. Ne bëmë zgjedhjet e lira demokratike. Bëtë zgjedhën e re. Tash presim vetëm njohjen formale. Vaji juaj ka mbërthyer në lot botën. S’e sheh si po hyjmë përditë në Evropë? Po, njerëzit tanë po ikin në fllad. Sa më shumë të ikin, aq më e fortë paqja. E kush e xigloi Kosovën? Kosova tani ka rënë këlluq. Kush e shmangu luftën, he taravol?! Luftën e shmangët, por jo pushtimin, o kalavesh! Ehu, pushtimi është i gjatë mbi një qind vjet! Ti kujton ta heqësh për një ditë, hë teveqel! Së pari të çlirohet Shqipëria, se te ne vjen vetë Liria. Shqipëria është shtet me sovranitet. E kush e shpalli pavarësinë? Pavarësinë në letër?! Një herë në letër, pastaj në vepër. Në mos këtu, e bëjmë në eksil. S’i sheh gjithë këto dafina për rrugën tonë paqësore? Janë dafina qumështore ato. Sot gjithë bota sillet rreth nesh. Tash do ta marrim edhe Nobelin e Paqes. Me fat! Ani, pak a, hë vesvese! More, ne zor e kemi me Serbinë se kollaj ia bëjmë me ty. Po, me Serbinë keni kumbari. E sheh si lulëzon biznesi? Kosova është bërë Zepter, ku mishi piqet e nuk digjet. Po, është përzier leshi e biznesi. Atje s’ka as vaj, as sheqer. Neve na mbajnë si pëllumbat. E di ti se edhe ne kemi pushtet: president, premier e parlament? Po, vilni taksa e bëni maska. Veçsa të fitojmë se ta tregojmë ty qejfin! Veç të fitojmë se edhe unë do t’i bie defit. Po, ç’shkretove ti, të bësh kaq sakrilegj? Natën e Vitit të Ri e mbyta një mi. Si, si? Një mi! Posi. Kishte shkelur pragun e shtëpisë dhe kisha të drejtën e vetëmbrojtjes, natyrisht pa gjakderdhje. Po, ç’ngjyrë kishte? Ngjyrë miu, bre, si të policit! Paske bërë sakrilegj. Miu ka shumë gjene të njeriut. Edhe unë e preva një pulë, po desh më ra të fiktë. Mirë që s’të ka rënë pika! Uh, qenka ndalur drita në semafor! Ik, ik se po na shkel ndonjë pizgauer! Replika Pas Konferencës së Dejtonit, në Parlamentit e letrave të Kosovës ishte zhvilluar një replikë e rreptë për Republikë: Skënder Blakaj: Historia dhe fati janë të pamëshirshëm ndaj atyre që e kapërcejnë rastin e vet. Rifat Blaku: Dy janë alternativat tona, ose të presim çfarë do të na ofrojnë të tjerët…ose vetë të marrim iniciativën. Ali Lajçi: Statusin e bredshëm e kemi të qartë. Ai i jashtmi do të vijë ashtu si do të lëvizë ky i brendshmi. Hydajet Hyseni: Të përcaktohet mirë statusi ynë: jemi të kolonizuar apo të pushtuar? Bajrush Xhemajli/ nga burgu/: Të pushtuar+të kolonizuar+të terrorizuar + të poshtëruar. Alush Gashi: Kosova shtet sovran dhe neutral, i hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë... Veton Surroi: Eh, do të hidhëroheshin shumë Mali i Zi e Maqedonia! Fehmi Agani: Do të ishte naivitet shumë i madh, madje edhe të mendohet, se mund të ketë një rrugë apo një krah të armatosur në politikën tonë paqësore. Hashim Thaçi: Mbrojtja e vendit është e drejtë e pacenueshme dhe obligim e nder i madh i çdo qytetari - shkruan në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ibrahim Rugova: Një luftë normale nuk do të ketë, mund të ketë vetëm masakër. Për nga këndvështrimi ushtarak, ne nuk do të kishim kurrfarë shansi, për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve… Bujar Bukoshi: Status kvoja, që deri tani ka qëndruar falë shqiptarëve, tani si duket i pengon Serbisë. Ne nuk propagandojmë dhunë, as terror, as përdorim të armëve. Rexhep Gjergji: Ky është skenar i Serbisë për të prishur imazhin tonë paqësor e demokratik. Adem Demaçi: Serbia nuk është dakord të çelë plagë dhe vatra të reja. Po të donte Serbia të provokonte… këto do t’i bënte njëqind herë deri tash. Rexhep Abdullahu: Më mirë të hyjmë në zgjedhjet e lira e demokratike! Edita Tahiri: Kështu do të integroheshim më shpejt në Evropë. Hivzi Islami: Fshatarët tanë po kërcejnë përditë në Evropë. Mark Krasniqi: Të përshëndesim mesazhet e paqes të dy presidentëve! Gjergj Dedaj: Urraaaaaaaaaaaa! |
I dashtun e i pa harruari Mixhe! |
Tregim humoristik Qe une Murseli mora pak kohe me t’i shkru disa fjale me t’ tregu se u gezeova, bre mixhe, qe s’paska dal kurgja prej ati mejdani ne Vushtrri me ata kodosha qe nuk i lypin mejdan shkive ne Mitrovce e neper do pusa e kneta te tyre ne per Kosove, por e ngushtojn Mixhen. Te lutna shum ti mos u ba me ment e atyne magarve qe te provokojn e me dal ne Vushtrri e me hup kohe se burra pleqnar si ti kena pak ne Kosove e bes edhe ne Shqiptari, prandaj kemi qef me te ruejt e me te pas. Se po them se po ti kishim pas nje 10-20 si ti, ne per kesi parlamenti nuk kisihim pas nevoj hiq. Po te tregoj se une i kom do djem kallabllak dhe falemnderit prej Zotit te mire e puntor jan te tan. Veq qaj i vogli nifar hajlazi e ni far demeli qe ruana zot, sen nuk vyen. I thash ni dite merr kete kerpesh e nxirre laren e kullote te lugjet e mos mu sjell ksajde si badihavxhi. Kur ai shkoi ne shpi e dule me nje kerpesh ne qafe e me do tesha qe ja kam ble per bajram para do vjete dhe tha "Bab une shkova". Ku pe then qafen i thash? Tha po shkoj se kam konference te partise se me kan propozu per deputet. I hypi vilispicit dhe nuk e pash nja tre muj. Kur ni idite erdhe me nja 2-3 kerre e veq kur i pash ne oborr do gjin me do tesha zeze e me arme nen setra u dokshin si harambash. Menova se kan ardhe do rrebel me mei plaçkit lopt dhe veç kçyrsha kah e ka mauzerin. Tani dul ky i jemi e po me thot: "une erdha Bab... shkova me vilispic dhe erdha Deputet". E kqyra ni her seri e i thash: Ti kokshe ba deputet po njeri nuk ke me u ba kurr! Hyni mrena e pe ves ku hupe qe tre muj. Tha ne Prishtine. E veta a ke gjet naj shpi me qire a ku po rrin. Tha "jo prishtianlite nuk po na lshojn banesat me qire nejve deputeteve prej katuneve se po thon na mushni pleshta e na bini zhugen"! E ku po fleni e veta une? Tha: po flejmi ne parlament e kemi nxet edhe pa pare. Edhe po rujmi karrikat ma kallaj se nuk po mun kush me nai zan. I kena marr me tapi! E veta e veç ti po flen ne parlament a? Tha jo more po krejt gati prej katuneve jena e naten u knaqem tuj lujt filxhana! Qe qishtu Mixhe. Me kesi demela te pa harj nuk munet Kosova me hec perpar kurr! Mixha e kam nje rixhe me ma pleqnu nje pune. Tash po te kallxoi se une qet Taf Kusurin e njoh kogja moti dhe po te kalxoj qysh. E kemi pas nje mesues ne Katun dhe shpesh i bajshme konak e ai na msojke shum çka qe na nuk dishem, xhin pa shkoll ma. Ai kur vike prej qyteti gjith me veti e bike nje gazet RILINDJA. Ni dite e veta e ban me pe pa. Ma dha dhe une fillova me i kçyr faq per faqe. Germat i pata msu moti dhe ka pak lexojsha. Çka kishe me pa aty? Fotografi te Marshall Tites e te shokve te tij edhe pse fjalet ishin me germa shqip aty sen nuk u thojke qe mujsha une me kuptu. Kur erdha kah fundi qe pe shoh ni ven po shkrun TAF KUSURI. Me do vizatime e me do shkrola per marak. Ai Tafa i kish fjalet e shkurta po ja qillojke gjith ne shej. U knaqa. Nuk e kemi qytetin fort larg dhe une te nersermin shkova me ble gazeten veç per Taf Kusurin se per fotografi te Tites e te shokve tij sen nuk m'vyshin. Pi thom ati gazetagjis a bon me m'kallxu a ka shkru Taf Kusuri naj sen sot ne RILINDJE? Ai tha po, shkrun per dite. I thash çile ta shoh. E çeli , E une veta sa kushton kjo faqja e Tafes? Ai tha axh kjo nuk shtiet me fleta po krejt gazeta. Boll tullusum me erdh me ble tan at gazet e me m' pa diksuh me fotografi te Titiso ne katun e me m' than qe edhe ky koka ba hafije. Po nuk u durova e e bleva dhe faqen e par me syretin e Marshallit meniher e gjujta ne berllog. Pra, prej ateheri e njoh Tafen. Tani une po dal qetu ne kafe internet te fqinji dhe po flas me djem ne Gjermni dhe tani po i lexoj keto shkrimet e Tafes kur po gjaj. Ni dite Tafa kish pas shkru per qat Islam hajvanin qe deshti me e perzan Rexhep Qosjen, e do far hoxhallaresh pa mejtep qe i ka zan ramazani u ka hup udha ne oborr kan kujtu qe po e shan fen islame, e tju kan gjujt Tafes. Krejt ishin kall! E nguca pak Tafen i thash: "i kalle hoxhallarete e harapistanit Tafooo! Kur te mu kan gjujt mu. U i morra pak me te mire por edhe ju thash se me ma nguc Tafen nuk bana se pasha ni zot nuk dahni mire. Po apet ua lash udhen qel me u nderq na mes veti se nuk ban ashtu se vllazen jena. Kur ata nuk hejkshin prej goje pop Haretmijen e mu gjujshin me ta si dukur do hafije qe mi bijshin milict e Shermeti te dera me na bastis per arm. Ai Shermeti apet e kish vazhdu ate punen qe e ka ba me hyqmin e shkive, tani me ket hyqmin e shkive te mdhej. Po nuk ka than keq ai urti se ni qen qe han niher bagla tani msohet e han gjith bagla! A e ke pa qysh keta milicet e Sheremtit po naj shakarravitin me ftyre per toke keta te Levizjes Vetevendsje, bile edhe vet Albinin, he zoti i vraft. Atyne duhet me ju lyp mejdan e jo Mxhes, brej ju kurkusha! Nejse se e ndrrova pak temne. Njani me tha bile se "ti Mursel je ma shka se Hartemija"! E deshta me vet bre Mixhe çka o ka bahet me do shqiptar qe njeani tjeterit po i thon shka pa njoft heq njani tjeterin as pa ju dhan sheja te kqija burrnie bile. A dine me ma pleqnu kete pune, ta pafsha hajrin. Prej meje e prej Katunit tem shum selam ki ti dhe krejt kush vesin ne Vushtrrih! Murseli |
ANEKDOTA |
KAPISTËR PËR GRUPIN E UNITETIT Një tërkuzar po shiste tërkuzë dhe lloje të ndryshme të kapistrave për kafshë në tregun e qytetit. Afrohet deputeti i Kosovës, Xhevat Bislimi, me një hu për të blerë kapistër. - Dëshironi kapistër për lopë apo për kalë? - pyeti me kënaqësi tregtari. - Dua një kapistër të madhe për Grupin e Unitetit, që të mos dalë përtej kullotës, - tha deputet Bislimi dhe e pagoi. - Mashalla, po emën të çuditshëm paska kali juaj!… uroi tërkuzari. REZOLUTA E OKB-së Kryeministri i Kosovës është duke fjetur, është lodhur nga udhëtimet e gjata nëpër kancelaritë e botës. Bashkëshortja me padurim shikon në çantën e bashkëshortit. Papritmas kryeministrit i del gjumi. - Ç’ kërkon në çantën time, e dashur? - pyeti kryeministri i Kosovës kur pa gruan duke futur duart në çantën e tij, sikur të kërkonte qafore. - Më falë, i dashur! …doja të shoh Rezolutën e OKB-së për Pavarësinë e Kosovës. - Durim, e dashur!… Kemi prit tetë vjet, pse nuk presim edhe tetë javë?!… - tha kryeministri i Kosovës. KONTROLLIM PËR ARMË Anëtarët e Ekipit të Unitetit pas takimit ministror në Londër në mbrëmje shkuan në hotel. - Duhet t’ju kontrollojmë mos keni armë me vete si Isa Boletini dikur, - thanë portierët e hotelit. - Nuk kemi armë!!!… Krejt na i ka marrë UNMIK-u, - tha një nga anëtarët e Ekipit të Unitetit. ÇOKOLATA T’I PRISH DHËMBËT - Arsimtarë, rrini urtë dhe mos kërkoni rritjen e rrogave! Ne me paratë e juaja paguajmë negociatorët për të marrë paketën Ahtisarit, - tha ministri i arsimit. - Xhaxhi ministër, a ka çokolata në paketën e Ahtisarit? - pyeti një nxënës, kur dëgjoi fjalën “paketën”. - More çun, mbylle gojën, çokolata t’i prish dhëmbët! - ia ktheu me nervozë ministri i arsimit. MERITA E PAPAGALLIT - Kush të nderoi me qafore?… - pyeti zonja kur pa papagallin me një kapëse rrobash në qafë. - Më nderoi A-L-B-I-N-I për meritat në oratori, - kështu tregoi papagalli duke shqiptuar veç e veç emrin e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje. - Oh, zogu im i dashur! Albini nuk të ka nderuar për oratori, por për llomotitje që po flet shumë, - tregoi zonja. NDËRTIMI I RRUGËS TIRANË - PRISHTINË Tre vëllezër, mjeshtërit më në zë të shqiptarisë kanë nisur të ndërtojnë rrugën e re Tiranë - Prishtinë. Dikush u pengon në ndërtimtari, një kohë të gjatë nuk ndihet zhurma e makinave. - Punë e mbarë, o ustallarë! - i përshëndeti një plak tek kalonte andej pari ku ndërtohet një rrugë e re. - Mbar paç, o plak! Po, a i thuhet mbar kësaj pune, derisa makinat nuk ushtojnë?! - u ankuan mjeshtërit. - Në dashit makinat me ushtue dhe rrugën me ndërtue, ju duhet të lidhni besën dhe askujt të mos i tregoni. Paratë që unë do t’i derdhi në fondin për ndërtimin e rrugës, numrin e kodit duhet ta mbani të fshehtë dhe rruga e re menjëherë do të ndërtohet. Pas një jave, njërin prej vëllezërve e mbytën, kurse dy të tjerët e qartën besën. Tani për kodin e fshehtë të bankës dinin edhe kalamajtë e qytetit. PARASHIKIMI I MAGJISTARIT Një shqiptar shkoi tek magjistari për parashikimin e fatit. Magjistari ia mori gishtat e dorës dhe të gjithave ua shqiptoi nga një emër astrologjie. Për gishtin e madh tha se quhet gishti i Jupiterit, për gishtin tregues tha se quhet gishti i Fatosit, për gishtin e mesëm tha se quhet gishti i Sales, për gishtin e unazës tha se është i së dashurës dhe për gishtin e vogël tha se është i popullit. Parashikimi i magjistarit e lëndoi shqiptarin, prandaj ky i shkurtoi dy gishtat - të Fatosit dhe të Sales. Pas një jave magjistari e takoi fatkeqin në qytet dhe u trondit nga parashikimi i fatit të tij të zymtë, prandaj e mallkoi vetveten: - Mu thaftë goja, në parashikofsha më fatin e njerëzve! SA KILOVATORË SHPENZONI…? - Sa kilovatorë shpenzoni në muaj, zoti drejtor? - e pyeti gazetari drejtorin e shkollës. - Ne shpenzojmë dy qind e tetëdhjetë qirinj në muaj. Nëse qirinjtë janë të kualitetit të mirë, atëherë shpenzojmë më pakë… - u përgjigj drejtori. - Zoti drejtor nuk më jeni përgjigjur pyetjes sime?… - ndërhyri gazetari me druajtje. - Nëse nuk je i kënaqur me përgjigjen time, atëherë hyni në klasë dhe shikoni si digjen qirinjtë, - ia priti drejtori me inat. TAKIMI I PARË NË KLASË - Çka je me përkatësi kombtare? - e pyeti mësuesi një nga nxënësit në klasë. - Jam shqiptar, - mësues. - Ashtu!… Ç’përkatësi fetare je ti? - e pyeti të dytin. - Shqiptar, im mësues. - Babai yt në cilën parti është? - e pyeti një tjetër nxënës. - Në partinë shqiptare, mësues, - u përgjigj nxënësi me druajtje. Në lisin pranë dritares cicëronte një zog, prandaj mësuesi donte t’i vë në provë, dhe i pyeti: - Kush po cicëron në lis? - Shqiptari mësues. - O, unë kam luajtur mendsh, o, ju nuk kuptoni?! - u ankua mësuesi. PËR SHQIPNIN E MADHE Dy të burgosur, njëri për plaçkitje, tjetri për politikë bisedojnë. - Për çka je në burg? - e pyeti i burgosuri për hajni kolegun e tij. - Kam kërkuar Shqipnin e Madhe, - u përgjigj i burgosuri politik. - Për zotin, nuk je në vete! Nuk ka mujt Abdyl Frashëri me ba Shqipnin e Madhe, jo më ti… - Po, ti, për çka je në burg? - pyeti i burgosuri politik. - Unë i kam thyer tri banka shtetnore. Mirëpo së shpejti do të lirohem, …rrënjët i kam thellë në qeveri, - plotësoi hajni! - Paskam fat, meqë ti gëzon autoritet dhe mund të më nxjerrësh prej burgut, - tha i burgosuri politik. SHPËRBLIM ME VIRUS - Një redaksi në internet ka botuar tregimin tim për Titon, - tregoi autori. - E lavdëron apo e shan atë maskara? - pyeti një shok i tij. - E shaj… Mirëpo ministrit të kulturës i kishte djeg, prandaj më sulmoi me virus, - tregoi fatkeqi. - Im vëlla, dy gjëra të kesh kujdes: ministrit mos ia shaj Titon, kurse bariut mos ia shaj qenin se të zë belaja, - e udhëzoi shoku i tij. MOSMARRËVESHJE ME GAZETASHITËSIN Një qytetar për çdo ditë blinte shtypin dhe posa shikonte faqen e parë ia kthente gazetashitësit. Prandaj një ditë gazetashitësi e pyeti fatkeqin, përse vepronte kështu. - Askush nuk vepron si ti, posa paguan ma kthen gazetën, - kështu i tha gazetashitësi qytetarit. - Zotëri, mua më interesojnë të vdekurit, të vdekurit… - u përgjigj qytetari me nervozë. - Ja, ku keni faqen e fundit me emrat e të vdekurve, - e njoftoi gazetashitësi. - Ata që na sundojnë, zotëri… jo këta, - tha fatkeqi me inat. ZONJUSHA ME SHAMI - Zonjushë, pse nëna jote del pa shami, kurse ti del me shami? - e pyeti arsimtarja e shkollës. - Nënës sime nuk i paguajnë, prandaj del pa shami, - ia ktheu vajza me shami. - Mbase mund të paguajmë ty që ta heqësh shaminë, - tha arsimtarja. - Ua, ju nuk keni para sa ka xhamia! - ia ktheu zonjusha me shami. PROFESORI ME LOPATË Dy qytetarë dolën për të shëtitur në qytet. Në oborrin e shkollës shohin disa punëtorë duke rregulluar kopshtin pranë shkollës fillore dhe bisedojnë. - Ky punëtori me lopatë në kopsht është profesor, kurse ai mësuesi në klasë është zejtar, - tregoi i pari. - Po të dinte drejtori, e largon prej punës, - tha i dyti. - Më largon mua nëse merr vesh që të tregova, - tha i pari. MERRE EDHE NJË PËR MOTRËN - Baba, po shkoj në Universitetin e Tiranës për të marrë doktoratën, - tha Astriti me shkollë të mesme që dukej si një ministër me çantë në dorë. - Pse bir nuk shkon në Universitetin e Tetovës, është më afër… - ndërhyri me keqardhje babai. - Baba, autoriteti i Universitetit të Tiranës është më i madh; pastaj doktorata kushton më lirë se në Universitetin e Tetovës. - Bir, merre edhe një diplomë për motrën tënde! – i tha nëna të birit. GOMARI NË ATELIE Në atelie të pikturës qëndron një gomar si krokimodel dhe studentët vizatojnë. - Çka po vizaton, Burim? - e pyeti profesori studentin pranë tabllosë së tij në atelie. - Gomarin… profesor! – u përgjigj studenti. - Më duket se po shoh njeriun me dy këmbë?! - ia ktheu profesori. - Natyrisht! Tani do të vizatoj kokën e gomarit, - tregoi Burimi duke vizatuar kokën e gomarit në trup të njeriut. KORRUPSIONI DHE POLITIKA - Si i pagëzove binjakët, motër? - e pyeti vëllai motrën që kishte shkuar për urim. - Djalin e pagëzova Korrupsion, kurse vajzën Politika, - tregoi motra me gëzim. - U trashëgofshin! …veçse emrat janë të çuditshëm?! - ndërhyri me habi vëllai. - Janë emra modernë, vëlla… Sa herë që Korrupsioni t’i ketë punët keq, motra Politikë e nxjerrë nga kriza - u përgjigj motra. FOSHNJA NUK FLE Një ditë nëna me foshnje hyri në ordinancën e mjekut. - Doktor, foshnja ime nuk fle as ditë, as natë… vetëm qanë, - u ankua nëna e shqetësuar. - Mos u shqetësoni! …edhe foshnja jua ka për të fjetur, - i tha mjeku dhe nisi ta këshillojë. - Afrojeni beshikun me foshnjën pranë televizorit që të shikojë seancën e parlamentit shqiptar dhe foshnja patjetër do të flejë. - Rrnofsh doktor, menjëherë do ta zbatoj këshillën tuaj! - tha nëna duke u larguar me foshnje prej ordinancës. RROBAT E ZISË - Mama, a ka vdekur babai, që je vesh me rroba të zeza? - e pyeti i biri. - Jo bir, babai s’ka vdekur, por ka vdekur kryetari, prandaj jam vesh me rroba të zeza, - u përgjigj e ëma. - Kur të vdes babi, a do të veshë rrobat e zeza? - vazhdoi të pyes i biri. - Mjaft, bir, mos fol gjepura! – ia priti e ëma. AMPUTIMI I KRAHUT - Mjekët e Unmik-ut ta kanë shkatërruar krahun, prandaj duhet bërë amputimin, - kështu i tha kirurgu gjerman një shqiptari në ambulancë. - Mirëpo, si mund të ushqehem pa njërin krah, - ia priti shqiptari i dëshpëruar. - Për tu ushqyer do mundesh, por s’ do të mund të mbrohesh, në rast se të sulmon Serbia, - i tha kirurgu me keqardhje. Shkruan: Beqir Elshani |
Poezi nga Libri Rrustem Gecit - “Fletët e Qepës“ |
Rrustem GECI ZËRI ILIRIDËS - Gjashtë të rënëve të Brodecit Sërish djemtë na vriten Sërish lufta na kërcënon Se fis i zi i K o r b a v e S ë r i s h gjak m ë t o n Ti i n d e z e 6 shkronja Dhe në secilën shkronjë Nga në i rënë i b u k u r Nga një pikë gjaku e fortë O zë i më të bukurit I l i r i d a vetën s´vret Ata erdhën që të vrasin Ata erdhën që të vriten Fol o Shkup o Shkup i zi Kam një emrin njëjtë si ti Në Brodec s´qahet guri I l i r i d ë quhet flamuri N ë n t o r, 2007 I L I R I O T I Hyj në luftë që të vritem Hyj në zjarr që të digjem Lufta merr e s´kthen Kënga jep e s´merr Një copë bukë për pushkën Një copë bukë për gojën Ky është himni ushtarit Që mua më bën të lirë Hyj në luftë që të vritem Hyj në zjarr që të digjem Lufta merr e s´kthen Gjaku jep e s´merr Reja borën vetëtinë Era borën vetë e shkrinë Hyj në luftë të jem i lirë Pse të rroj në mynxyrë A M O E L A Djalin ma vrau serbi pse djali atë s'e deshi djalin ma vrau serbi se djali ishte i bukur djalin ma vrau serbi kur ai i këputi prangat djalin ma vrau serbi se lirinë e deshi të lirë B U J K U Në gjakun e bujkut tonë ka grurë, misër, fasule, shi beteja të ashpra për tokën beteja të ashpra për jetën brazda të lëruara e t´palëruara farëra lulesh, pemë, trëndafila kopshte nga më të blertat që i japin mendim punës tek ky mbjellës i farërave tek ky mbjellës i pemëve ka shumë tregime dhe beteja për jetën METUSH KRASNIQI Ju që lirinë e keni për zemër mos ia jepni votën armikut dhe asnjë t a t i m qeverisë mos i dorëzoni armët tuaja as luftën tuaj me g j a k mos ia b e s o n i askujtë ndihmojini trimat, të diturit shkollimin mos e ndalni ndiqeni mësimin e lirisë shumë janë burgjet me ne plot janë betejat që presin ADRESA TOKËS Krejt në fillim ishte ajri ishte uji, fryma dhe shiu ishin mëngjeset, mesdita pemët e egra të fushave Krejt në f i l l i m ishte bari, shkretëtira gjelbër shija e bukës dhe kripës zanafilla e plot fillimeve Krejt në fillim ishte dora tërmetet dhe fatkeqësitë e krejt mëpastaj ia behën kaosi i lashtë a n t i k Krejt në fillim ishte era kufijtë tanë të arbërit shqipja shqip e shqipeve adresa jonë e g j a k u t HIMNI I ARBËRIT Që nga pellazgët dhe ilirët në të përpjetat e historisë tremijë vjet e ca më parë tokën tonë e bëmë me farë Nëpër l u f t a dhe beteja me gjak tonin ty të lindëm g ë z o h u liri , qeshu liri me gjak zemre ty të rritëm Mëndje,duar i shtrënguam duar e mendje i bashkuam që nga pellazgët dhe ilirët ty l i r i të falemi shumë TË DASHURUARIT Qysh kur arrës fletët i ranë Nën arrë u deshëm e u ndamë Koha neve pak na ndihmoi Derisa fletët arra i mbaroi Plot vite shkuan e do shkojnë dhe ne njëri-tjetrin kërkojmë jeta s´i uji përroit merr e ikë po dashuria shumë ka meritë Nëpër çfarëdo largësie qoftë zemra punon të mos pushojë përjashta koha dhe ndërron po shpirti zemrën se harron L I R I K Ë Na ishte njëherë një zog me z e m ë r sa Evropa Kosovë e kishte emrin të pemës e kish mbiemrin Në mbretërinë e tokës zogut tonë të shkurreve të ngjashëm me kaçubat emrin né vetë ia dhamë Në botën e gjelbrimeve ky zog i të motshmëve ka një k o d të natyrës për luftëra dhe spektakle B U B U L I N A Jam vetëm në stacion ku askush s´ më pret trenat shkojnë e vijnë jashtë mendimet ikin Në tërë këtë gjithnajë “jetime” kam mbetë pse të jem unë vetëm ku askush s´ më pret Me këtë shi të zemrës kush nuk flet o zot me këtë shi të zemrës zemra qan me l o t K R E H Ë R I Një jetë ka që jam në luftë një jetë nëpër fushë-beteja që ky pushtues të humbet që ky pushtues të ikën I d ë n u a r me pushkatim përpara se të më vrasin më takon një k r ë h ë r që t´i përgjigjem pak vetes jetës sime të përvuajtur atyre që më deshën shumë s´ di çfarë nuk kam bërë vrasësit janë të trishtuar se liri është fitorja ime! B U B U L L I M A O kosovëmadhe e zemrës o kosovëmadhe e shpirtit si e kam prishtinëmadhen atë loçkën e zemrës , atë loçkën e shpirtit , tregomë tregomë o kosovëmadhe në antologjinë me prishtinë unë lexova një cikël tëndin me këngë që nuk vdesin me këngë që nuk shuhen P R I A M I Toka ende nxjerr tym Unë do të rendi fushave Me hapat e mi të rritur Dhe këmbë do të ngjitem Nëpër majat e maleve Nëpër kohët e vendit tim L E X I M I LIRISË Në f j a l ë t më me ngjyra të demonstratave të l u l e v e ku populli zgjedh të korrat nuk ka të mëdhenj e të vegjël Në këtë vend kaq të vogël e me dhimbje aq të mëdha unë sot mora një pasaportë me emblemë krejt të huaj Identiteti popullit s´ndërrohet as për hir të këtij apo atij ai është i pandryshueshëm vetëthënës dhe i paluajtshëm P A S I O N Juve që u ka mbetur historia nëpër d u a r ju ende po e përdorni gjakun si lëndë larëse 2 ) Zemër, mos më b r a k t i s jam lulja e kopshtit tënd lulja që mund të ndahet me ata që më dashurojnë 3 ) Popull pse hesht, pse s´ flet kjo t o k ë është toka jote ditët tuaja me të sotme ditët tuaja me të nesërme M U Z A T Në heshtjet e turpshme Njeriu vetën e shndërron Në s h p i r t pa beteja Në qenie pa l a r g ë s i Në heshtjet e turpshme Jo r r a l l ë nëpër kohë Njeriu nënshtron vetën Tek v e t ja dhe të tjerët Në heshtjet e turpshme N j e r i u më kot beson Në një zot a b s t r a k t Dhe në një zot mashtrues I dashuruari në vetëtima Më kot mashtron veten Se këta lot të dhimbjes janë lotët e të gjithë neve LUNDËRTARI Është një çast në det kur d e t i do qetësi ...e Z a r a kollitet,... e belbëzon n´jermi! Lundra lundrën qan Lundra lundrën heshtë Pyeteni sot arbëreshin Pse shpirti i q e s h ë Letër kam nga djali Letrën e kam në gji Im bir do të kthehet Pranë gjakut të tij! I dehur mes lundrave Arbëreshi k ë n d o n Det, i pamposhturi, det S´di pse s´më kupton! Letër kam nga djali Letrën e kam në gji Im bir do të kthehet Në “kalvarin” e tij!... Poezi nga libri “Fletët e Qepës“ Dortmund, 2007 |
VARGJE PËR KAFSHËT |
Poezi për fëmijë Kali thotë se bukuria e tij shihet në vrapim, për kalorës asnjë kafshë nuk më arrin, prandaj makinat mbajnë simbolin tim. Dhelpra thotë se është dinake e vërtetë, prandaj pulat t´ i mbyllin me shtatë palë dry, mirëpo fjala e saj ushton në parlament dhe krejt botën e bëri përshesh. Ariu thotë se vallëzon vetëm atëherë kur barkun e ka plotë me mjaltin e bletës. Luani thotë se është mbret i vërtetë dhe punët i bën gjithmonë siç do vetë. Ketri me bishtin dekor pas shpine, porsi zdrukthëtar shpon arrat me mjeshtri. Ujku thotë se është bari me nam në male, kur e kap uria, si ortek vërtitet nëpër gardhe. Peshkaqeni thotë se nuk është qen me katër këmbë, është grabitqar me dhëmbët porsi sharrë në gojë, mjerë ata që dhëmbët m´i numërojnë. Delfini thotë se është një gjitar me mend dhe peshkaqenit s´i lë askund të vend. Gjeli thotë se tërë bota e di që kikiriku i saj nuk pëson asnjë ndryshim. Pëllumbi thotë se mban simbolin më të bukur, me krahë dhe ullirin mijëvjeçar në sqep, por ç`e do medet gjaku prore rrjedhë. Dallëndyshja thotë se bën qumështin vetë, kur të ndahemi do ta kuptoni shpejtë. Iriqi thotë se me gjembat në trup nuk ka kafshë më të mjerë se unë, mirëpo me dhelprën kurrë nuk jam zatet. Maçoku thotë se minjtë vallëzojnë pa mua, ndaj kështu gjithmonë nuk duhet vepruar. Qeni thotë se emrin me nam besnik e ka si mirënjohje prej mikut njeri. Gjirafa thotë se është zotëri me fletë, maje lisash gjethet i vjelë vetë, mirëpo në lumë pi ujë për gazep. Balena thotë se është një kafshë gjigante, në bark një banesë pa dritare e ka dhe fontanën e bukur në ballë e mban. Shqiponja thotë se është simbol i qëndresës, ndaj flamurit shqiptar i jep gjak përherë. Upsalë, nëntor 1996 |
QENDRIMI I MUHAMEDIT a.s. NDAJ KRISHTEREVE |
Edhe përpos kontradiktave aktuale të Lindjes myslimane dhe Perëndimit krishterë, e njohur për ne si “konflikt civilizimesh”, të dhënat materiale dhe historike që nga kohërat sa ishte gjallë hasreti MUHAMEDI a.s., tregojnë krejtësisht një qëndrim shumë më tolerant dhe tejet miqësorë ndaj pjesëtarëve të këtij religjioni në përgjithësi, si dhe ndaj thelbit të filozofisë religjioze krishtere në veçanti. Shkruan: Adnan ABRASHI Shikuar në bërthamën e filozofisë dhe ideologjisë të të gjitha religjioneve monoteiste gjatë historisë, në asnjërë prej tyre nuk mund të hasësh në ndonjë predikim apo pasus të shkruar për jotolerancë dhe armiqësi ndaj konfesioneve dhe grupeve tjera fetare. Në anën tjetër, realiteti i pamohueshëm praktik na tregon krejtësisht një eksperiencë të kundërt. Dihet nga historia se në emër të besimeve dhe të feve, ndërmjet popujve dhe civilizimeve të ndryshme, janë bërë shumë luftëra dhe krime, shumë komplote dhe gjakderdhje. Bazuar në mjaft të dhëna të dëshmive historike që ne kemi sot, lirisht mund të konstatohet se këto përleshje, nën petkun e motivit religjioz, realisht kanë pasur karakter tërësisht klasor dhe politik duke ndikuar kështu edhe në rrjedhat globale të raporteve interkontinentale dhe ndërcivilizuese. Pra, këso konflikte fetare, nga historia e jonë e bujshme, ka pasur mjaft, po ne do të ndalemi kryekëput tek raportet e dy religjioneve që sot konsiderohen si më të mëdha në botë, ISLAMIZMIT dhe KRISHTERIZMIT, e që janë religjione që e ndërtojnë edhe besimin multi fetar të popullit tonë shqiptar. Islamizmi dhe krishterimi si dy fe miqësore Shpesh herë qëllimisht nga historia është keç treguar qëndrimi që profeti Muhamed kishte ndaj të krishterëve. Mite dhe legjenda të tepërta qëllimkëqija e kanë mbuluar këtë qëndrim. E vërteta e zbuluar nga dokumentet më të hershme historike e tregon të kundërtën. Profeti Muhamed jo vetëm që nuk kishte ndonjë qasje armiqësore ndaj tyre por përkundrazi i kishte trajtuar me dashamirësi dhe afërsi. Ata dijetarë dhe studiues të mirëfilltë dhe neutral të këtyre dy feve, e dinë mirë se, që nga fillëzënia e parë e tyre, krishterimi dhe islami kurë nuk kanë qenë fe kontradiktore, por, përkundrazi, i kanë pasur shumë elemente të ngjashme në mes tyre. Historia e shkruar e zhvillimit të fesë islame, me pietet dhe respekt të veçantë i kujton vitet e para të predikimit të kësaj feje dhe peripecitë e besimtarëve që atëbotë e kishin pranuar islamin, përballë ndjekjeve të bashkëvendësve të tyre që kishin besimin zyrtar në idhuj dhe toteme (totemizëm). Nga dhuna e paparë fizike që i ushtrohej myslimanëve të parë që veq kishin pranuar islamin, me urdhrin e Muhamedit a.s., më vitin 615 të e.s., shumica prej tyre, gjejnë strehim në Abesini (Etiopia e sotme) ku sundonte mbreti krishterë Negusi, i cili, jo vetëm se i ofroj azil këtyre emigrantëve mysliman që kishin ikur prej dhunës nga vendi i tyre, por edhe i mori nën mbrojtje zyrtare mbretërore. Përveç kësaj ngjarje historike të raporteve tejet të mira ndërfetare në mes të myslimanëve të parë dhe një mbreti krishterë, në vazhdim do t’ua prezantoj një letër si dëshmi materiale (e shkruar në origjinale), të cilën Profeti e kishte adresuar murgjërve të Manastirit të Shën Katerinës. Kjo letër e dërguar në adresë të këtij manastiri mban datën e vitit 628. "Ky është një mesazh nga Muhamed ibn Abdullah, si një pakt për ata që mbajnë Kristianitetin, pranë dhe larg, ne jemi me ta. Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata. Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta. As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërinë nga manastiret e tyre. Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e myslimanëve. Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurte kundër çdo gjëje që ata urrejnë. Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t'i obligojë për luftë. Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Në qoftë se një femër krishtere martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t'u lutur. Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t'u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre. Asnjë njeri nga ymmeti (bashkësia myslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kiametit (fundi i botës)." Një shembull të një tolerance dhe respekti në mes të këtyre dy feve, patjetër se e kemi si unikat në botë edhe te ne shqiptarët. Kurrë në historinë tonë kombëtare nuk ka ekzistuar ndonjë konflikt ndërfetar me përmasa të mëdha, por, përkundrazi, jemi të njohur për një respekt, mirëkuptim dashuri dhe konsideratë të ndërsjellët fetar. Një qëndrim të tillë human, të drejtë e zemërmirë bota nuk ka parë në asnjë rast tjetër. Nga një sjellje e tillë bujare mund të mësojnë edhe sot mjaft shtete e shoqëri duke filluar nga Evropa, Amerika dhe gjithë bota.. |
MENÇURI DHE URTËSIA |
Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare. Shkruan: Adnan ABRASHI Sa herë që e vrojtoj këtë hapësirë tonë politike, ekonomike, morale... në të cilën gjendemi sot, gjithnjë më shfaqet si dyshim ajo dhunti sfiduese e ndërgjegjes sime intelektuale: mos vallë mençuria e jonë e lashtë e trashëguar si popull gjer më tani s'është shprehur, apo ...ndoshta nuk e kemi pasur fare? Dashtë Zoti që të jetë kjo e para, por si po na shkojnë punët, kam frikë se përgjigja adekuate është vetë pjesa e dytë e dyshimit?! Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumë shekujsh thoshte: "Unë di aq sa s'di asgjë". Një "i mençur" i yni, përkundrazi beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t'ju bindi për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë...Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij "të mençuri" provoni t'i kundërviheni. Dihet se çka do t'ju gjej! Menjëherë do të pasoj reagimi i ashpër emocional, besa edhe në shumicën e rasteve ofendues - "ju jeni askush", "ju nuk dini asgjë"... , e mo Zot, ndoshta edhe ndonjë gjë tjetër... S'ke se çka t'bësh! Kështu e kemi ne shqiptarët. Të gjithë jemi njëfarë dore, "UNIVEZALISTA" dhe "ENCIKLOPEDISTA"!?? Sido që të jetë, pajtohemi të gjithë se, tani para nesh si kosovar është sprova më e madhe historike dhe dhashë Zoti, që mençurinë tonë të cilës gjithmonë i kemi besuar se e kemi, ta shfrytëzojmë pikërisht në këto raste vendimtare. Por, pak dyshoj! Sepse, sikur të gjykojmë me gjendjen e mendjes tonë të tashme, nuk duhet të shpresonim edhe aq shumë. Por, nëse mbi të gjitha, si vendimtare, do të dominoj instinkti kolektiv shekullor i popullit tonë, ndërtuar përherë mbi trimërinë, moralin e shëndosh, drejtësinë dhe dinjitetin, atëherë lirisht mund të thuhet se ka shpresa. Por, në këtë kohë që gjendemi ne sot, edhe sikur të kishim shumë mend, nuk do të na mjaftonte. Sepse, përveç mendjes dhe mençurisë, na duhet edhe urtësia. Po, po! Edhe URTËSIA! Sepse këto të dyja në mes veti janë tejet të kundërta. Me dijeni nënkuptojmë, që nga njohja dhe mbajtja në mend e shumë të dhënave e shënimeve që na ofrohen në çdo çast, e gjeri tek intelekti që na formon si intelektual. Fatmirësisht, këso "dijetar" kemi mjaft dhe në çdo vend, e më së shumti aty ku vendoset nga lartë - NË PUSHTET. Mos vallë mu për këtë e kemi gjendjen ashtu siç e kemi? Jemi aty ku jemi?! E URTËSIA? Çka është urtësia? Urtësia është shumë më e lartë se vetë intelekti dhe tërë mençuria së bashku. Ajo vendos shpejtë dhe drejtë. S'ka gabime dhe nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. Është aftësia e Zotit e ndërtuar gjatë dhe me vrojtim të qartë në rrjedhën e gjërave. Ajo i gjen shkaktarët në pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerëson saktë ç'është patjetër për momentin, është e panënshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk është egocentrike dhe në gjykime është tejet e shpejtë dhe e qartë. Në të s'ka kokëfortësi, por vendosmëri, nuk është imponuese dhe zëdhënëse, por është e patjetërsueshme, sepse në vete përmban forcën e madhe të realitetit. Urtësia sot na nevojitet shumë dhe më së tepërmi, por ku ta gjejmë atë? A ekziston? E k z i s t o n! Por, jo në vendet ku vendoset. Ajo nuk gjendet aty, sepse nuk di të vardiset, nuk imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe me arsye të plotë nuk është në pushtet ku ne jemi mësuar ta kërkojmë. Fare nuk është çudi pse ajo nuk është në pushtet, por duhet të jetë çudi pse pushteti nuk i këshillon ata që e kanë këtë aftësi, së paku për të pasur edhe me se të lavdërohen si zakonisht, se urtësia e dikujt është e tyre. Së fundi, do t'ju shpalos edhe një frikë që më mundon: sikur sot të kishim votuar në mes të "mençurit" tonë, i cili na bind se di çdo gjë, dhe atij të urti të lashtë që mendonte se di aq sa s'di asgjë, sigurisht se do të fitonte ky i pari. Sepse, ai është më i afërt, më i kuptueshëm, më praktik dhe më i kapshëm për ne... Sepse ai është pjesë e realitetit tonë... |
Ramadan Sokoli,kolosi i etnomuzikologjisë shqiptare,dhe krijues i doktrinës së saj |
Si mund ta kuptojmë krijimtarinë e Sokolit po të mos ravijëzojmë figurën ikonoklastike të këtij personalitetit të shquar nga shumë aspekte si fryt i punës kolosale shumëvjeçare impersionale, si njohje empirike,si arketip dhe prototip eter, që sublimin jo vetëm parimet shkencore,artistike dhe estetike,por edhe vrojtimet fundamentale të moderuara filozofike. Akil Koci /Londër Profesorin e nderuar e kam takuar për herë të parë në vitin 1970, pikërisht me 26 dhjetor në Tiranë. Atë kohë patëm shkuar unë kompozitori dhe profesori Lorenc Antoni në Festivalin tradicional që mbahej për çdo vjet, Kënga në Radio, njëra prej festivaleve të shumtë tradicionale që i këndohej Partisë së punës së Shqipërisë,kooperativistit,shokut Enver dhe tërë plejadës së udhëheqësve partiak,si përfaqësues të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës në kuadrin e marrëveshjes në mes të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës dhe Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë për këmbimet reciproke . Ai festival për rreth vlerave nacionale të muzikës së lehtë shqiptare që vite me radhë begatonte fondin e këtij zhanri,qite në pah edhe krijime të tjera ,,me elemente të huaja,,si thoshin anëtarët e byrosë politike të angazhuar për çështjet ideore në artin shqiptarë të cilët pas mbarimit të festivalit mbanin Plenume dhe konferenca duke trajtuar ideshmërin e këngëve . Ende e kam të freskët Plenumin e IV të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë,që u mbajt menjëherë pas festivalit të XI si thoshin për frymën liberale dhe për disa nga këngët që ishin të ,,huaja,, për normat e shoqërisë socialiste, pra edhe pse kanë kaluar shumë vite, më kujtohet edhe festivali se kam qenë prezent ,i cili na befasoi me këngë të një stili të ri,stil që nuk ishim mësuar të dëgjomë hera tjera,prandaj edhe debatet ,kritikat dhe vetë kritika ishin të ashpra dhe në fund morën masa Drakoniane ndaj të gjithë atyre kompozitorëve dhe këngëtarëve të cilët shprehnin ,,mani për të huajën,, dhe kështu doli termi Ksenomani i përdorur nga ,,propaganda dhe nga politika e diktaturës në lëmin e artit dhe kulturës që të ndaloheshin dëshirat dhe përpjekjet e shkrimtarëve dhe artistëve,për t u njohur e përfituar nga arti dhe kultura përparimtare botërore,,me ketë u dha drita ,,jeshile,, që të anatemohej,ndalohej dhe dënohej çdo lëvizje kulturore që në vete nuk kishte elemente të Realizmit socialist që u bë sinonim i krimit,që ndëshkohej jo vetëm me burgim por deri në asgjësim. Me që ishim mysafirë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, na pritën në lokalët e saj ku pos shumë krijuesve që na prezantuan me protokoll,ishin prezent edhe të tjerët të cilët as që guxonin të na afroheshin pa lejen e personave zyrtarë. Në mesin e tyre çuditërisht ishte edhe profesori Ramadan Sokoli,pak sa u habitëm duke e ditur se në çfarë ferra kishte kaluar menjëherë pas,Çlirimit, të vendit. Nuk e kam pas njohur më parë , por kisha lexuar mjaft prej veprave të tija shkencore , pos tjerash edhe botimin e tij voluminoz dhe një studim të thukët shkencor me titull“Folklori muzikor shqiptar ,,(Morfologjia), botim i vitit 1965,një ndër botimet e para shkencore të këtij autori të cilën ma kishin dërguar vëllezërit dhe motra që ishin aso kohë në Shkodër,të cilëve ua kishte dhënë motra e profesorit Safetja që t’ ma dërgonin mua në Kosovë. Ishte vërtet një kënaqësi që e njoha ketë artist dhe etnomuzikolog të shquar personalisht,dhe më shumë lutje e bëmë së bashku një fotografi, me kolosin dhe krijuesin e doktrinës etnomuzikologjike shqiptare dhe nëse shikojmë atë fotografi me kujdes do të vërejmë se deri sa në fytyrat tonat shihet një lloj gëzimi për takimin tonë me te, në fytyrën e tij shihet njëfarë droje,ankthi, disponimi i zymtë që merr përmasa të njeriut të frikshëm, pse edhe jo, kur na ishte i njohur izolimi i tij shumëvjeçar i diktaturës që bëhej në ,,emër të popullit,, dhe i dërgonin neper burgje dhe kazamate,pastaj nuk i ka harruar bisedat paraprake dhe të shumta në zyrat e errëta të hetuesisë dhe sigurimit që zhvilloheshin gjithnjë sipas një plani dhe programi si reminishencë dhe retiçencë e dhunës jo vetëm fizike por edhe ato më të vështira psikike. Ishte një burrë i gjatë me një pamje fisnike,dhe gjatë bisedës shumë të shkurtër me te që bëmë unë dhe profesori Lorenc,vërejta se ishte një njeri i predestinuar për shkencë, mendimtar, kishte një prirje për objektivitetin shkencor,për krijimtarinë artistike,si veprime pragmatike me cilësi dhe përmbajtje humaniste, substancë intelektuale të rafinuar në kuptimin më pozitiv. Edhe pse fjalët e tija ishin mbresëlënëse që dilnin nga goja e një shkencëtari me një pianissimo,sa që mezi e dëgjoja, si dukët frikohej sepse,,Sigurimi si syri vigjilent i Partisë,siç shprehej edhe populli të bënte Gjëmën,pra mund të i ndodhte edhe njëherë tragjedia siç i ka ndodhur ,,pa bërë asnjë faj ,prandaj ruhej që mos ta ,,tepron,, si thoshin pushtetarët për normat e ,,sjelljës,,së pa përgjegjshme para të huajve e sidomos para atyre që vinin nga shtetet revizioniste si emërtohej ish Jugosllavia. Pavarësisht prej të gjithë atij konstelacioni optik që zotëronte , atmosferës mikpritëse dhe solemne për nderën tonë, u ndiente në atë atmosferë edhe një lloj mjegullizë mikluese,intelektuale e artistike që ishte dhe mbretëronte gjatë tërë kohës të këtij evenimenti e që dukej qartazi si farsë e ushtruar mirë nga kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, si specifik e diktaturës, edhe pse artificialisht u mundonin që ta anashkalonin atë pamje ,,spektakulare,,. NT/Ramadan Sokoli:E si mund të punosh kthjellët,kur mbi zotëron parimi hegelian ,,gjithkush kundër të gjithëve,,. Profesor Sokoli edhe në këto rrethana të përditshme punoi, dhe me veprat e veta krijoj një postulat logjikë jashtëzakonisht të madh pa qenë nevoja të provohet ,sa që sot e as nesër nuk mund të mendohet shkenca e etnomuzikologjisë pa te, pa kontributin që ka dhënë tash e 7 dekada,sepse pos brezit të parë që krijoj ai, si thotë kompozitori dhe muzikologu Pr.Dr.Sokol Shupo,,botimet e tij të shumta influencuan dukshëm në rritjen e sensibilitetit të formimit të muzikologëve të shkolluar vetëm në Shqipëri. Ato ishin kthyer në një lloj Bible për këtë profesion. Së treti,sepse në krijuesit shqiptarë,njohja e sistemuar e lëndës folklorike shqiptare krijoi një premisë reale për t u shprehur me një gjuhë të pasur në elementë shqiptarë,,. Prandaj,universi estetik i etnomuzikologjisë shqiptare pa Ramadan Sokolin në Shqipëri dhe pa Lorenc Antoni në Kosovë,të cilët filluan veprimtarinë e tyre kërkimore dhe artistike dhe vunë themelet e saja në pesë dhjetë vjetshin e dytë të shekulli të kaluar as që mund të mendohet dhe kur nuk do ta kishte ketë zhvillim dhe utilitarizëm muzikor si funksionalizëm estetik. Do të flasim dhe do të përqendrohemi dhe do të veçonim aktivitetin krijues të kompozitorit dhe të etnomuzikologut Ramadan Sokoli, jo vetëm për ta kuptuar nervin e tij hulumtues,por edhe për ta njohur krijimtarinë që paraqet një metaforë artistike si pjesë përbërëse e kohës sonë si sublim i ndjenjave krijuese dhe i përjetimeve origjinale me qasje të duhura artistike,kurse me emrin e tij është lidhur ngushtë etnomuzikologjia shqiptare kjo degë e shkencës dhe historia e saj në Shqipëri dhe më gjerë. NT/Etnomuzikologjia fillestare dhe pa traditë Etnomuzikologjia nuk ka pasur ndonjë traditë të madhe si shkencë,në trojet tona, sikurse edhe e gjithë shkenca dhe kultura shqiptare,në një të kaluar jo fortë të largët ,pos ca emrave të nderuar të cilët kanë qenë mbledhës të folklorit dhe të cilët ato këngë të mbledhura ndonjëherë edhe i kanë deshifruar,ndër ta duhet përmendur Gjon Kolë Kujxhija kontributin e tij të madh i cili me 20 Qershor 1943 në Firencë botoi vëllimin e parë me titull ,,Valle kombëtare – Dasma Shkodrane,, si dhe përmbledhjen e njohur të Pjeter Dungut,, Lyra shqiptare,, që edhe mund të konsiderohen ndoshta jo si të parat, por ndër botimet e para të kësaj gjinie. Ramadan Sokoli është studiues e hulumtues i cili shtrinë problemet etnomuzikologjike në temat universale të kësaj shkence duke i prezantuar në referencialitete, është ai që i pari na sjell në një hark kohor të shkurtër një varg studimesh dhe tekste etnomuzikologjike me struktura komplekse që u bënë modernë jo vetëm në aspektin e principit estetik, por edhe qasjeve të tyre , duke u bazuar në diskurse që burojnë nga vetë gjeni krijues i popullit e që i jep një primatë të menjëhershëm si shkencëtar me një bagazh të konsiderueshëm diturie ,pa dilema, si përfaqësues i denjë dhe teoricien i parë i etnomuzikologjisë shqiptare. Etnomuzikologu Sokoli,me punën dhe veprën e tij shënon fillimin e kësaj veprimtarie dhe si punëtor i zellshëm ka në Cv të pasur në të cilën dallojmë një krijimtari të madhe dhe të gjerë, jo vetëm në etno - muzikologji por edhe në kompozim. Nga ky këndvështrim duke i shpalosur punimet e tija shkencore me plotë gojë mund të konstatojmë se kredoja e tij krijuese dhe hulumtuese bazohet në binomin artist-shkencëtarë,binom që shumë shpesh e hasim edhe te shumë krijues,sepse koha ka qenë ajo që ua ka imponuar një realitet të tillë, jo vetëm atij por edhe shumë emrave të njohur të shkencës dhe artit shqiptar. NT/ Shkodra ,qytet i një kulture të madhe gjithë shqiptare Shkodra ka qenë qytet në të cilin u lind ky shkencëtarë i cili rrjedh nga një familje me tradita të mëdha kombëtare e qytetare dhe patriotike e njohur si familje Sokolave të Shkodrës,i ardhur nga fshati Boja i Sumës, së Malësisë së Madhe ka pasur shumë trima dhe nëse kemi njohuri pakëz nga historia do të na kujtohet figura e mbrojtësit legjendar të Hotit e Grudës,të tokave shqiptare në Mal të Zi,Hodo Pashë Gruda. Ramadan Sokoli,pra u lind në Shkodër më 19 qershor të vitit 1920,ku filloi të mësoi muzikën artistike , dhe si 16 vjeçar kompozoi një sërë këngësh si janë ,,Turtulleshë,, ,,Jelino,, ,Lulja me erë,,dhe shumë të tjera që u përqafuan nga publiku dhe u bënë pronë e tyre. Prej vitit 1940-1944 vazhdoi studimet për flaut dhe kompozim në Konservatoriumin e Muzikës në Firencë,,,Luigi Cerubini,,. Pas studimeve me një dituri të konsiderueshme ngriti nivelin jo vetëm të mësimit të flautës ,teorisë ,kompozimit por edhe me plotë sukses u fut në misteret e fshehta ,enigmat e mëdha që fshiheshin në atë kozmos muzikor si katars Aristoteliane,duke pësuar ,,tronditje,, shpirtërore duke i aplikuar si mesazhe bindëse për krijimtarinë e tij jo vetëm teorike,praktike por edhe artistike ,njëkohësisht duke shijuar dhe duke e përqafuar si sintezë në aspektin gnoseologjik . Mirëpo me kthimin e tij në atdhe,pas kryerjes së studimeve në kohën kur komunistët e ,,Çliruan,, Shqipërinë ai me të vërtetë pësoi jo vetëm Katars dhe tronditje shpirtërore të vërtet ,por edhe tragjedi të pa pritur, sepse e burgosën ,,çliruesit,, atë dhe dy vëllezërit Ibrahimin dhe Hodon për shkak të pjesëmarrjeve në aktivitete nacionaliste dhe legaliste ,duke prek dhe provuar diktaturën e egër,pa bërë kurrfarë mëkati. Mirëpo, pas shumë viteve ai lirohet nga Gullagu Enverian duke i falënderuar shokut të tij shkrimtarit Llazar Siliqit duke shfrytëzuar si thoshin....nevojën e regjimit për kuadro të nevojshme në fushën e studimeve muzikore...dhe mu atëherë filluan vuajtjet edhe më të mëdha psikike, sepse krijonte me kushte , pa emër e mbiemër ,në veprat dhe në shkrimet e tija nuk figuronte emri i tij si krijues,u përcillte në çdo moment sepse si thotë profesori...Partia e dinte se kush isha unë?!,,. E gjejmë pasi që lirohet nga burgu si instruktor muzike në Ministrinë e Mbrojtjes,instruktor i korit shtetëror,shef i muzikës në Shtëpinë e kulturës në Tiranë dhe me 1967 emërohet pedagog në Liceun Artistik Jordan Misja dhe së fundi pensionohet në kohën më të mirë krijuese për te, në moshën 55 vjeçare. Gjithnjë ia është përmbajtur fjalëve Chi va piano,va sano-kush ecën ngadalë,ecë i sigurt,prandaj fal punës dhe angazhimit të tij të madhe boton shumë artikuj ,studime shkencore dhe bëhet themelues i muzikologjisë shqiptare i cili modernizon në tërësi at duke aplikuar diskurse dhe referenca konkrete të cilat do të artikulohen në diagnostifikimin e saj i cili pos punëve të tjera për ta vitalizuar ketë degë të rëndësishme të shkencës që në start i ve vetes detyrë që të krijoj kuadro të nevojshme të një dege mjaftë deficitare. Për ketë eruditë mund të flasim pa ndërprerë ,sepse është një nga mos i pari ndër të parët në ketë lëmi, etnomuzikologu më i shquar që ka një njohuri,diapazon ,,të gjerë veprimtarie shkencore e krijimtari artistike,,. NT/Studim i shkëlqyer 16 shekujt-Njih veteveten Lista do të ishte shumë e gjatë e punimeve të tija ,po ne do të ndalemi në veprën e tij 16 shekuj që çuditërisht as në koopertina e as në brendinë e këtij botimi nuk hasim as datën e botimit e as atë të krijimit që edhe mund të konsiderohet si një lëshim teknik. Parathënia fillon me fjalët e të madhes Dora d Istria ,,Arbëria gjithmonë njerëz të mëdhenj ka nxjerrë,, menjëherë në rreshtin e parë të kësaj parathënie lexojmë dy fjalë ,,Njih vetveten,, si lajt motiv i tërë këtij studimit ,sepse profesori i nderuar në të nëntë kaptinat flet dhe shkruan për personalitete që pak ose aspak nuk janë hulumtuar dhe shkruar për ta për krijimtarinë shkencore dhe artistike të humanistëve ,artistëve dhe shkencëtarëve mërgimtarë dhe kështu ajo sintagmë plotësisht e arsyeton ,,Njih vetveten,,. Në kreun e parë shpalos veprimtarinë e madhe të dijetarit dhe muziktarit Niketë Dardani ose Niketa i Remesianës për të cilin konstaton me të drejtë ,, Niketë Dardani,i pajisur me prirje letrare e muzikore,përpilonte këngë dhe himne e ua mësonte besimtarëve që t i këndonin së bashku. Me si dukët ai ishte rritur me një mjedis ku muzika përfshihej në planin mësimor për edukimin e rinisë si pjesë e lëndës së metrikës,,. Pra ky prelat i devotshëm njeri i ynë i gjakut tonë në moshë të re si 26 vjeçar ishte në postin më të lartë në Hierarkinë kishtare katolike që i dha qytetërimit një opus të gjerë të kanonizuara e që lidhën tepër ngushtë dhe të pranuara si modele që edhe sot merren si vepra aktuale dhe të përdorshme. Mjafton të përmendim Te Deum Laudamos,himn i cili njihet në literaturën e përbotshme dhe është aktuale që nga viti 525 pas Krishtit ndodhet në,, Antifonarin e Bangorit të Irlandës,dorëshkrim i kopjuar ndërmjet viteve 680-691,, si relikt paleokristian që të kujton si disa skulptura arkaike plotë patos në thjeshtësinë tyre....,, Sa i për ketë mënyrës së himnit,profesor Sokoli thotë se,,....ky himn tradicionalisht shtjellohet lirshëm, duke u mbështetur në pikat parësore sipas stilit responsorial, d.m.th duke gërshetuar zërin e solistit me zërat e grupi të këngëtarëve që i përgjigjet verset pas versit,,. Te Deum ,vazhdon autori ,,...pa druajtje se është më i famshmi himn në liturgjinë kishtare të mbarë botës,,. Ai shpjegon edhe shumë elemente të tjera dhe me të drejt mund të konstatojmë se ky krijues asgjë mos të kishte bërë vetëm ketë himn,kishte me ngel i njohur si autor me një të shprehur dhe të menduar si krijues i vetëdijesuar, dhe i formësuar artistikisht në nivel të lartë artistik dhe duke pasur soditje imagjinatave në kontekstin jo vetëm spiritual por më gjerë. Në fund autori konstaton ,,....kjo dukuri dëshmon jo vetëm për qëndrueshmërinë e himnit,por edhe për vazhdimësinë e pandërprerë të traditës sonë,duke hapur shtegun për hulumtime të mëtejshme rreth etnogjenezës së popullit tonë si dhe të vazhdimësisë etnokulturore iliro-arbërore-shqiptare,,. Me qenë se vendi në gazetë nuk na lejon që të flasim për të gjitha kapitujt veç e veç gjerësisht ne vetëm do të i përmendim . Kështu në kapitullin e tretë hasim në titullin edhe disa muziktarë,Arbër ku flet për Dragan Prizrenin,Kolë Durrsakun,Filip Pjetër Drishtin,Progon Burizanin Xanet Augustinin,Kristofor Ulqinin,Martin Balistarin dhe Stojan Shkodranin. Disa vetëm i përmendën kurse për disa flet më gjerë,është interesant të theksojmë se hasim në shumë emra jo shqiptar,Dragan, Progon,Stojan ?! Në Kaptinën e katërtë flet për skulptorët dhe arkitektë Arbër në Dalmaci si janë Radovani, Miho Tivarasi,Andrea Aleksi që kanë lënë vepra me vlera. Në kaptinën e pestë bënë fjalë për Rozafën dhe mjeshtër Donatin, për piktorë,skulptorë dhe dijetarë shqiptarë neper Italinë verilindore si janë Leonik Tomeu,Marin Beçigemi, Maksim Artioti,Mikel Maruli,pastaj kemi për Albanezët e Viçencës ,Françesk Albanezi,Gjon Albanezi,Jeronimi,Zef( Guisepe) Albani,Mark Bazaiti, Viktor Karpaçi këta janë pjesë e kapitullit të gjashtë,që është harruar të shënohet edhe pse në pasqyrën e lëndës figuron. Kapitulli i shtatë është me Arkitektët shqiptarë në Turqi e tutje Sinan Atiq Aga,,Mehmet Sadefqari,,pastaj arkitekt Kasemi, Usta Mehmet Isaja, kompozitori Vladimir Gjergj Kastriotiu-Skënderbeu,kurse kaptina e nëntë janë Karl Gega, Harallamb Kristo Koçi,Ismail Efendi Dedei,Luigj Albanesi,Dhimitr Mihail Toskani,Gjergj Damga ,Thoma G.Nashi, Krist Maloku,Murat Shehu dhe ,mbaron me Aleksandër Moisiun. Ky studim paraqet vërtetë një ndërmarrje të madhe është edhe një përgjigje ndaj shkencëtarëve të shumtë që me ,,studimët,, e tyre kanë minimizuar vlerat tona kombëtare dhe individuale,njëkohësit është edhe një plotësim i shkencës tonë duke marrë parasysh mungesën e madhe të një literaturë të mirëfilltë duke qitë në pah emrat,e shkencëtarëve,artistëve dhe humanistëve tanë shekuj më parë. Duke e vlerësuar si studim serioz na gëzon edhe fakti se është pas çdo kapitulli edhe bibliografia mjaft e pasur që flet se autori ka konsultuar shumë burime dhe krejt në fund duhet të themi se vetëm me këshilloj studime serioze do të jem gjithnjë në rrugë që vlerat tona jo vetëm të studiohen, por edhe mos të i mbuloj pluhuri i haresës sidomos tani kur edhe populli i ynë ka se me çka të krenohet jo vetëm me të arriturat e kohës tonë, por dhe me të arriturave të epokave të kaluara,sepse profesor Sokoli me studimet,gjykimet dhe arsyetimet i ka vlerësuar kë ta krijues të shumë lëmenjve me kritekere themellore shkencore, duke dhënë edhe përcaktime dhe kritere rigoroze në bazë të koncepteve të parimeve estetike,artistike e shkencore jo vetëm të epokave të kaluara por edhe të sodit. Ndjeja dhe kisha kënaqësi të veçantë gjatë leximit, sepse për mes të 16 shekujve me siguri se kan njohur shumë emra të ri që ndoshta i kanë dëgjuar dikur, por tani edhe i njohin më mirë dhe është një mburrje për ne si komb, që gjaku i ynë ka dhënë aq shumë jo vetëm për kulturën tonë kombëtare, por edhe për tërë kulturën botërore. |