Prishtinë,20 dhjetor 2006.
Më datën 14 nëntor 2006 drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës,në Prishtinë morri një vendim arbitrar për suspendimin nga puna magjistrin e shkencave të bibliotekarisë Z.Xhafer Syla(1952).
Magjistri Xhafer Syla ,sipas Vendimit numër 269 ka bërë”… shkelje të rendë të obligimeve të punës sipas nenit 30 paragrafi 30.1.pika(a) dhe (e) të Urdhëresës Administrative numër 2003/2,për zbatimin e Rregullorës së UNMIK-ut,numër 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës,ngase në bazë të kërkesës për zhvillim të procedures disciplinore …,vërtetohet se Xhafer Syla është implikuar me shkrimet e tij në mediat e shkruara dhe elektronike ku denoncon,fyen dhe akuzon punëtoret e BKUK-së dhe personalitetet publike të Kosovës,thuhet në vendim të nënshkruar nga Drejtori I BKUK, Dr.Sali Bashota.
Komisioni diciplinor i BKUK-së,conform dispozitave ligjore në fuqi,në afatin ligjor (30 ditë)akoma nuk e ka ftuar Mr.Xhafer Sylën në interpelancë diciplinore.
Hë për hë Xhafer Syla,deri më tash më asnjë shkrim autorial në mediaat e shkruara dhe elektronike nuk e ka denoncuar,fyer dhe akuzuar punëtorët e BKUK-së si dhe personalitet publike të Kosovës.
Është e vërtetë se ndaj personave përgjegjës të BKUK është quar pluhur mbi punën jo të mire të përgjegjësve në media “Epoka e re”; “Koha ditore”etj., por autor i këtyre shkrimeve nuk është shkencëtari dhe publicisti i njohur Mr.Xhafer Syla.
Besojmë dhe shpresojmë që Komisioni Diciplinor i BKUK në Prishtinë si dhe MASHT-i do të çvlerësoi Vendimin mbi suspendim dhe të njajtin ta kthej në vendin e punës Bibliotekar në Departamentin e Katalogimit,ngase konflikti është pakëz më thellë sepse
z.Xhafer Syla ,ka pretendime të konkurojë si Drejtor në BKUK,çka drejtorit të tanishëm një gjë e tillë nuk i konvenojë.
Kësaj radhe për lexuesit tanë po publikojmë një punim shkencorë të z.Xhafer Syla.
Siç njoftuam opinionin kohë më pare magjistri Xhafer Syla,edhe pak ditë para një komisioni të lartë shkencorë të Universitetit të Zagrebit,do ta mbrojë disertacionin mbi censurën e librit shqip në Kosovë prej vitit 1945 deri në vitin 1999.
Mentor i disertacionit të Xhafër Sylës është ilirologu i njohur kroato-arbereshë Akademik profesor doctor Aleksandër Stipçeviqi ,i njohur për lëxuesin tonë për librin e tij shkencorë mbi “Ilirët”.
Flori Bruqi
Mr.sci.Xhafer Syla
Teoritë e seleksionimit dhe strategjia e mbijetesës
(I)
Çështja e “qasjes kundrejt posedimit”
S’ka dyshim se vetë përzgjedhja është e lidhur me dy faza brenda procesit të ndërtimit të fondit - me fazën e hulumtimit të bashkësisë së shfrytëzuesve dhe të nevojave të tyre dhe me fazën e formësimit e planit të furnizimit
Mr. Xhafer Syla
Në teorinë bashkëkohore bibliotekare ndërtimi i fondeve zë vend të rëndësishëm. Me këtë gjë nuk dëshirojmë gjithsesi të themi se gjatë zhvillimit historik të bibliotekarisë nuk i është kushtuar rëndësi e denjë sajimit të fondeve pasi që ekziston kundrimi i pranuar dhe i përqafuar nga të gjithë, se fuqia e bibliotekave dhe e veprimtarisë bankare del nga dy funksione të tyre elementare: funksioni i grumbullimit dhe funksioni i ruajtjes së bartësve materialë në të cilët është shënuar dituria dhe përvoja e njerëzimit. S’ka dyshim se mbi sendërtimin kreativ të sajimit të fondeve mbështetet një pjesë e konsiderueshme e fryteve civilizuese e me këtë edhe teza për rëndësinë e bibliotekave për shoqërinë: Ndaj, kuptohet se për ç’arsye janë orvatur bibliotekarët, qoftë publikë apo privatë, ta plotësojnë me veprat më të rëndësishme, brenda kompleksit të kulturës simbolike të të shkruarit. Me këtë rast kanë rënë ndesh dy qasje specifike – një - zhvilluar mbi parimet e seleksionimit rigoroz, ç’formë e njeh teoria e kulturës si censurë dhe, tjera, që i ka kushtuar vëmendje të merituar, mirëpo është nisur nga objektivat fare të tjerë që thonë se nga esenca e veprimtarisë bibliotekare lypset ofruar një lëndë të llojllojshme, pavarësisht nga interesat e veçanta të shoqërisë. Ky tretman i dytë është prezantuar në mënyrë të plotë dhe konstituive, për herë të parë në librin e G. Haudit, “L’Advis pour une biblioteque” (ose “Advice on establishing a library”), që më vonë është cituar dhe interpretuar shumë herë.
Parimet e teorisë së përzgjedhjes
Para se ta vëzhgojmë teorinë e sotme të selektimit vlen t’i rikujtojmë parimet që i ka cekur Nande në teorinë e tij të përzgjedhjes.1) Ç’është e vërteta, për të është detyrë e parë e bibliotekarit që në bibliotekë të sigurojë praninë e veprave të autorëve me peshë, të vjetër dhe bashkëkohorë, të cilat vepra janë përcjellë me interpretimet e eruditëve dhe me komentet e tyre në gjuhën dhe shkrimin autentik. Mandej duhet bërë përpjekje që të grumbullohen veprat e atyre autorëve, të cilët kanë shkruar mbi shkencën në mënyrë të përgjithshme, ose mbi ndonjë sferë shkencore, si dhe veprat e atyre autorëve, të cilët kanë interpretuar më së miri ndonjë autor tjetër, ose ndonjë libër tjetër. Në librin e përgatitur mirë nuk bën të mungojë kompilimi i trakteve, por as veprat e atyre autorëve, që kanë futur ndonjë risi në shkencë, apo që kanë përpunuar çkado. Naude është angazhuar me pasion që në bibliotekë të gjejnë vend edhe veprat e atyre autorëve, të cilët kanë shkruar kundër ndonjë shkence, apo që me diturinë vetjake i janë kundërvënë ndonjë teorie relevante shkencore, si dhe veprat e heretikëve më të njohur, respektivisht shih veprat heretike. Dhe, në fund, biblioteka e nozulluar mirë, është e detyruar të mbledhë edhe librat “e rëndomtë“, fjalorët, koleksionet e ndryshme etj.
Qasjen e seleksionimit Nonde e ka bazuar në bindjen se bibliotekën, që sipas destinimit të vet lypset të jetë e arritshme për të gjitha, përkatësisht sipas radhës opinion-shenjtërisë shtresës së arsimuar të popullit duhet ndërtuar gjithsesi si bibliotekë enciklopedike, humanitare, erudite.
Aq sa këto parime janë themelore dhe edhe më tej të pranishme në vetëdijen e çdo bibliotekari, që është inkorporuar në proceset e ngritjes së fondit të bibliotekës së tij dhe sado që nuk mund të eliminohen nga bazat e përcaktimeve filozofike të profesionit, po aq ka koleksione të gjata më se një shekull e sidomos gjatë disa dekadave të fundit, që kanë apostrofuar lëndën e pashmangshme të diskutimeve mbi sajimin e fondit. Seleksionimi është pa dyshim një nga fazat në ngritjen e fondit, që kërkon një fundament të qartë teorik dhe veprime tejet precize, profesionale, bazike. Prapëseprapë seleksionimi është një nga ato “mitet e mëdha”, të cilët i hasim aq shpesh në punimet profesionale nga domeni i librave, pa e humbur nga pak rëndësinë e vet të dikurshme karshi kërkesave kategorike nga ambienti i vet: së pari, karshi kërkesave të shfrytëzuesve (të cilët mund t’i shpien elektorët në lëmin e “furnizimit” sipas dëshirës ) të atij shfrytëzuesi individual që ka gatur fat që dëshira e tij të manifestohet derisa ku ende mjetet disponuese financiare e pastaj edhe kundruall kërkesave të financuesve, të cilët po i zvogëlojnë çdo ditë pa mëshirë mjetet për nozullim, madje edhe në vende bukur të zhvilluara?! Në kontekstin e “ambientit” nuk duhet harruar as prodhuesit e materialit, i cili me të hyrë në biblioteka do të njihet sipas sintagmës “material bibliotekar”, apo me anën e lidhjeve telekomunikuese do të arrihet dhe asisoj i afërt në atë pjesë të kulturës simbolike, që sot po quhet gjithnjë e më shumë ‘bibliotekë virtuale”.2)
S’ka dyshim se vetë përzgjedhja është e lidhur me dy fazat e cekura, brenda procesit të ndërtimit të fondit, pra, me fazën e hulumtimit të bashkësisë së shfrytëzuesve dhe të nevojave të tyre dhe tok me fazën e formësimit e planit të furnizimit (blerjes) dhe bashkësisë së tornitorëve) që sot shtrojnë para bibliotekarëve një sërë pengesash. Themi këtu edhe atë se plani i shestuar i furnizimit (blerjes), i cili, ndër ne, ka një numër bukur të vogël bibliotekash, duhet të përfshijë edhe qasjen seleksionimit, përkatësisht se është i detyruar të peshojë përgjegjësinë për përzgjedhje dhe parimet themelore e kriteret që duhet t’i përmbahen në vetë procedurën e seleksionimit, kur t’i vijë radha, si dhe çështjet lidhur me furnizimin (blerjen) e koordinuar dhe mënyrën alternative të furnizimit të lëndës së domosdoshme, që sot njihet ndër qarqet profesionale, si çështje e “qasjes kundrejt posedimit” (access vs. awnership).
Të arriturat e avancuara kompjuterike dhe telekomunikative
Për bibliotekistin fondi bibliotekar është tërësi e përbërë nga njësitë e lëndës bibliotekare, trajtave dhe brendisë së nduarduartë, të organizuara në pjesë, të cilat i çmojnë koleksionet. Një nga sfidat më të mëdha për bibliotekat në gjysmën e dytë të shekullit XX ishte sfida e zgjedhjes së llojit të lëndës. Deri tani, procesi i vendosjes ishte, kuptohet, horizontalisht, sepse ishte fjala për vetëm disa llojesh të nduarduarta të lëndës së lidhur të shpeshtën me disiplinat e caktuara, si gjeografia dhe muzika, ndërsa instrumentet teknike qenë realisht të thjeshta dhe të lira. Me shfaqjen dhe zgjerimin e teknikës optike dhe laserike, të digjitalizimit dhe të shënimeve audio dhe video dhe me të arriturat e teknikës gjithnjë e më të avancuar kompjuterike dhe telekomunikative, pritej përherë e më shumë të grumbullojnë mendimet e reja si kompakt–disqet, kronikat audio dhe video, të disqeve laserë dhe të programeve kompjuterike. Krejt këto mendime, siç dihet, kërkojnë një qasje tejet të sofistikuar dhe te shtrenjtë. Njëherësh, nga bibliotekat kërkohet të blejnë (të furnizohen) dhe mirëmbajnë koleksionet në mediet tradicionale.
Tek orvatet të përmbushë kërkesat e epokës së re, edhe teoria dhe praktika bibliotekare nisen nga kritere “klasike”, të dyfishta: që fondi të rregullohet dhe të bëhet i shfrytëzueshëm në kushte të mundshme optimale, lënda bibliotekare duhet të ndahet në koleksione, apo sipas llojit të bartësve (vëllimet e dorëshkrimeve, të muzikës, të hartave dhe shkronjës, të hartave dhe glomuseve, koleksionet CD ROM-ve dhe kështu me radhë) ose sipas teorive logjike duke pasur parasysh lëndën, temën ose ndonjë fushë të veçantë pa marrë parasysh protagonistët, përkatësisht atë koleksion është konfirmuar lënda dhe bartësit e llojllojshëm, ç’prej dorëshkrimeve gjer në dokumentet elektronike (p.sh., koleksionet vendore, koleksionet memoriale, koleksionet e punimeve te doktoranturës, koleksionet e dosjeve). Pikërisht së këtejmi çdo bibliotekë rezonon se në ç’mënyrë do të organizojë fondin e saj dhe cilat vëllime do t’i ndërtojë brenda fondit, sepse përzgjedhja e bartësit të caktuar, nëse ofrohet titulli i dhënë në disa bartës... është i lidhur jo vetëm me preferenca shfrytëzuesish dhe disponua Programe për kompjutershmërin e pasjes gjegjëse për lexim, (nëse ka nevojë3), porse edhe me strukturën e brendshme të bibliotekës, me shkathtësitë-shtesë të personelit të saj, me mënyrat e depozitimit e të mbrojtjes së saj, me mënyrat e shfrytëzimit etj.
Teoritë e seleksionimit dhe strategjia e mbijetesës
(II)
Bibliotekat interesohen për burimet informative dhe të shfrytëzueshme
Për shkak të zvogëlimeve drastike të mjeteve për furnizim me material bibliotekar, edhe në vendet e zhvilluara shumë biblioteka ballafaqohen me kokëçarjen se si t’i zbatojnë seleksionimin, madje edhe atëherë kur politika furnizuese është konceptuar mirë dhe është shtruar drejt.
Mr. Xhafer Syla
Të vetëdijshëm për një varg vështirësish, që shfaqën me atë rast disa bibliotekarë, do të qëndronin me dëshirë në mediet klasike dhe në koleksionet klasike brenda bibliotekës së tyre, duke justifikuar labilitetin e vet me mjete financiare, që mungojnë për zgjerimin potencial të zgjedhjes. Bibliotekat e tilla do të mbesin gradualisht anash në krahasim jo vetëm me trajta të reja të lëndës apo me teknikën e re komunikuese, por edhe në krahasim me njërën nga detyrat e veta bazike që të informojnë, përkatësisht të udhëzojnë dhe të mësojnë. Në anën tjetër, bibliotekarët më të vendosur do të përpiqen të ndjekin trendet dhe të furnizohen me lëndën e llojllojshme edhe me një çmim shpenzimesh të mëdha dhe me rrezikun e lidhur me “qëndrueshmërinë” e medias së re duke u përcaktuar për koleksione të reja të llojit të veçantë, të cilat ndoshta nuk do t’i përballojnë shtimit të paraparë, ose shkakun e tejkalimit të buxhetit ose shkaku i pamundësisë që të përtërihet vazhdimisht raporti mekanik ose për hir të arsyeve të tjera.
Teknikat moderne dhe ekzistimi i një numri gjithnjë e më të madh të revistave elektronike
Ndërkaq, për shkak të zvogëlimeve drastike të mjeteve për furnizim me material bibliotekar, edhe në vendet e zhvilluara shumë biblioteka ballafaqohen me kokëçarjen se si t’i zbatojnë seleksionimin, madje edhe atëherë kur politika furnizuese është konceptuar mirë dhe është shtruar mirë, sot kemi një dukuri të shpeshtë se bibliotekat pakësojnë në mënyrë te konsiderueshme parapagimet ekzistuese për rend, me ç’rast bibliotekat interesohen për burimet relativisht të mira informative dhe të shfrytëzueshme programe për kompjuterin dhe për gjendjen e rasteve të kërkuara me anë të huazimit ndërbibliotekar. Mbështetja e vendimeve të tilla nuk është vështirë të gjendet në të dhënat nga studimet për shfrytëzimin e revistave4) dhe për matjen e efekteve ekonomike të shpenzimeve si dhe të dhënave lidhur me shpejtësinë e nozullimit, sigurinë dhe lehtësinë e shfrytëzimit gjë që krejt kjo flet në favor të asaj se arritja te revistat është më e shpejtë dhe më e thjeshtë se sa që është rasti me librat dhe materialin tjetër. Kësaj i kontribuojnë edhe teknikat moderne dhe ekzistimi i një numri gjithnjë e më të madh të revistave elektronike.
Mirëpo, bibliotekarët në bibliotekat shkencore, duhet t’i adaptohen me hezitim kësaj zgjedhjeje, madje edhe kur janë të shtrënguar që për arsye të mbarsjes së titujve vijues të revistave të dëshiruara, ta zvogëlojnë në mënyrë drastike furnizimin e librave. Shkakun e kësaj M. Line e gjen në tri teza: ose bibliotekistët nuk besojnë në “arritshmërinë” si alternativë reale dhe e aplikueshme, ose janë të detyruar të veprojnë në mënyrë irracionale (më së shpeshti nën presionin e kërkesave të profesorëve), apo nuk janë fare koshientë se çfarë bëjnë. Do të ishte gjë interesante që këto teza të Linesë të argumentohen me të dhëna të marra nga hulumtimet në bibliotekat tona, destinuar profilit me fakultet.
Në disa nga bibliotekat ne Kosovë, e këtu na interesojnë në rend të parë, bibliotekat për profilin me kualifikim superior, është relativisht lehtë të vërehet mungesa e çfarëdo sajimi elementar të fondeve e me këtë edhe mosekzistimi i politikës së konsoliduar furnizuese dhe të parimeve të seleksionimit. Ndaj furnizimi është sporadik, ndërsa furnizimi me revista të huaja, i është lënë kryesisht Ministrisë së arsimit si financuese në kuadrin e mjeteve të së cilës lypset të orientohemi me shkathtësi. Në një situatë këso dore, vetëm mund “të ëndërrohet” për mediumet e reja, madje edhe atëherë kur është mundësuar lidhja telekomunikative, gjegjësisht kur bibliotekat bëhen vende, nga të cilat hulumtohen drejtpërsëdrjeti bazat e të dhënave dhe komunikohet në mënyrë imediate me anëtarët e bashkësisë shkencore anembanë botës, kur cilësia e fondit lokal më së shpeshti shërbimet jo ekzistuese bibliotekare, nuk i garantojnë shfrytëzuesit se do ta gjej lëndën e nevojshme, përpos në rastin që nga bazat e arritshme të mbushura me tekste personalisht të marr tekstin, që e intereson. Kur themi shërbimet jo ekzistuese bibliotekare mendojmë për ato biblioteka pranë fakulteteve të cilat i nuk i kanë ende të bashkërenditura bazat e të dhënave, kështu që nuk marrin pjesë në krijimin e bazave qendrore të t dhënave, me çka është pamundësuar veprimtaria informative dhe e kësaj biblioteke dhe asaj veprimtarie informative veç e veç në nivelin kombëtar, për arsye se bibliotekat më të vjetra është fjala për koleksionet e rëndësishme të literaturës shkencore për fushën konkrete e shkencore, respektivisht për lëndën, e cila edhe ashtu gjendet me vështirësi. Pastaj mendojmë për të informuarit e pamjaftueshëm të shfrytëzuesve përkitazi me mundësinë e huazimit ndërbibliotekar dhe për burimet e tjera të arritshme informative për të cilat do të udhëzoheshin shfrytëzuesit, gjegjësisht për mungesën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në përgjithësi.
Margjinalizimi i ndërtimit të fondeve
Në kushte të tilla, ndërtimi i fondeve, është margjinalizuar deri në fund. S’është e vërteta pjesërisht për shkak të financimit absolutisht te papërshtatshëm, me ç’rast te kompetentët (Qeveria, ministria kompetente, po edhe vetë shteti) vërehet mungesa e vetëdijes për nevojën e bibliotekave dhe për peshën e tyre në mësimin dhe shkencën superiore 5) e pjesërisht për shkak të izolimit total të bibliotekave të fakulteteve dhe të atyre qendrore universitare nga ecuritë kryesore të jetës dhe punës të secilit nga katër universitet të Kosovës, fondet e atyre bibliotekave po thuaj se ka përjashtim, janë privuar nga derdhja e lëndës së re jo vetëm në raport me llojet e reja të lëndës, e cila gati se nuk ekziston ( me përjashtim të disa bibliotekave të shkencave natyrore dhe mjekësore), veç se edhe për shkak të përqindjes së vogël të risive në krahasim me fondin e gjithmbarshëm. Bashkë me ashtuquajturin fond i përgjithshëm, të cilit i është bashkangjitur (për arsye organizative) shpesh herë edhe koleksioni referent, koleksionet në bibliotekat superiore, janë bashkangjitur si koleksione të periodikut dhe koleksione për huazim afatshkurtër të studentëve si dhe koleksionet e punimeve të disertacioneve dhe magjistraturave, e nuk është e tepërt të përmenden edhe vëllimet e fotokopjeve të cilat i gjënë bibliotekistët e vyeshëm me kujdes, duke cenuar dispozitat e lidhura me të drejtat autoriale. Disa lloje të lëndës dispensat, punimet e doktoratës dhe magjistraturës arrijnë në bibliotekat ne bazë të dispozitave gjegjëse interno, pra për atë lëndë nuk ndahen mjete nga biblioteka e buxhetit të lejuar. Një numër revistash arrijnë me anë te huazimit ndonjëherë me anë të dhuratave të profesorëve kurse një numër titujsh duhet të blihen. Do thënë se evoluimi i shfrytëzimit të revistave, nuk bëhet, kështu që është tejet vështirë të konstatohet arsyeshmëria e furnizimit të një titulli të lënë me të tjetrin titull. Numri i librave, veçanërisht i atyre të jashtme, ka rënë nën çdo kufi të logjikshëm e që është vështirë të konfirmohen kriteret për një punë të tillë.
Teoritë e seleksionimit dhe strategjia e mbijetesës
(III)
NJë varg mënyrash për t’u vlerësuar fondi bibliotekar
Çdo e dhënë e re do të jetë nxitëse për materializimin e qëllimit përfundimtar në ngritjen e fondit, në inaugurimin e fuqisë dhe dobësisë së fondit ekzistues dhe të rindërtimit optimal të tij.
Mr. Xhafer Syla
Sipas mendimit të ekspertëve, të cilët janë marrë rrënjësisht me çështjen e evoluimit të fondeve në bibliotekat shkencore (M.Line, D.Urquhart, Kent, A.et al., Clapp, V. dhe R.Jordan, Bucklant, M dhe I.Wordburn etj. ka një sërë mënyrash për t’u vlerësuar vlera e fondit bibliotekar (ç’prej të dhënave statistikore, mbi shfrytëzimin dhe hulumtimin e titujve, të “formularëve të përgatitura më parë, si bie fjala e Clapp-Jordanit ose formulë – Washington State, deri te mendimet e ekspertëve dhe në bazë të të dhënave të grumbulluara dhe analizave të kryera të përmirësohet furnizimi, gjegjësisht t’i kontribuohet rrjedhës së procesit të ndërtimit të procesit të sajimit të fondit brenda të cilit, çdo e dhënë e re do të jetë nxitës për materializimin e qëllimit përfundimtar në ngritjen e fondit në inaugurimin e fuqisë dhe dobësisë të fondit ekzistues dhe të rindërtimit optimal të tij. Mungesa e hulumtimeve këso dore jo vetëm se pamundëson ndërtimin e mëtejmë të fondit porse nuk mund te ndikojë as në gjetjen e mënyrës alternative, me të cilën do të afrohej probabiliteti për ndërtimin e mëtejshëm të fondit, porse nuk mund të ndikohet me gjetjen e modusit alternativ me të cilin do sigurohej lëna që nuk ekziston në fondin e bibliotekës ekzistuese.
Duhet kushtuar vëmendje më të madhe ndërtimit të fondeve
Në situatë te tillë të bëhet fjalë për fondet në bibliotekat universitare në Kosovë? Apo shkaku i situatës së tillë, bibliotekarët duhet t’i kushtojnë vëmendjen më të madhe ndërtimit të fondeve sesa që kanë bërë ndonjë herë? Mundësia që të përcaktohet pikëpamja që dominon në disa biblioteka amerikane dhe britanike e sipas të së cilës “qasja” është shumë më rëndësishme dhe më efektive se sa “posedimi” është jashtëzakonisht e madhe. Por a duhet t’i nënshtrohemi kësaj pikëpamjeje, apo duhet pyetur a thua vendimi për këtë të kesh lenden në bibliotekën vetjake, apo të mundësohet qasja lendes qe nuk e posedojmë, do të jetë e kushtëzuar vetëm nga arsyet financiare. Me fjalë të tjera, shkaku i mungesës të mjeteve për ndërtimin vetjak të fondit, bibliotekat tona kanë braktisur “sistemin” në favor të “rastësisë”, eventualitetit kanë zëvendësuar seleksionin me improvizim, kurse pamundësinë që të japin përgjigje ndaj kërkesave të shfrytëzuesve orvatën ta kompensojnë me huazimin ndërbibliotekar, duke i siguruar shfrytëzuesit këmbëngulës, që sidoqoftë të arrijë atë lëndë, që i nevojitet.6)
Vendimi për atë a të furnizohemi, pra të kemi ose të sigurojmë qasjen lëndës së kërkuar, nuk bën të merret vetëm me bazë të efektit relativ të shpenzimeve, ose në vetë efektivitetin. Kriteret bazë për efektivitet, janë sipas Linit shpejtësia e furnizimi, siguri dhe lehtësia shfrytëzimit e jo indikatorët financiarë, të cilët, gjithsesi nuk janë të parëndësishëm, por atyre bën të qasem nga disa aspekte të llojllojshme. Shpejtësia e nozullimit për llojin e caktuar të lëndës së pari shënime të lexueshme mekanike dhe për lëndën e cila mund të fotokopjohet dhe të dërgohet lehtas (bie artikulli në revistë) sot matet me minuta, ndërsa siguria varet së shpeshti nga të informuarit e mirë të bibliotekistit, respektivisht nga shkathtësia e tij që dokumentin e nevojshëm ta kërkoj në vendin e vërtetë. Edhe letërsia e shfrytëzimit të dokumenteve të fotokopjuara, nuk rrezikohet. Mirëpo nëse është fjala për libra, ose p.sh. për disqet, ose për farë dorëshkrimi të vjetër, ekzemplari i kërkuar arrihet më ngadalë në mënyrë të dukshme , kurse nëse sigurohet kopja e tij mikrofilmime, të lexuarit vështirësohet gjithsesi (e sa i përket vetë sigurisë shtrohet kuestionari athua biblioteka që posedon kopjen e kërkuar do t’i përgjigjet lutjes në rast se shfrytëzuesve të saj u është komplikuar shfrytëzimi). Gjurmimet në SHBA dhe Britani kanë dëshiruar, se veç 70% nga lënda gjendet në fondin e bibliotekës amë, por edhe se 60% e lëndës është e arritshme nëse bëhet kërkesa kjo d.m.th. se 40% të mbetura janë objekti më i kërkuar, kryesisht i nevojshëm për studentët, gjatë sigurimit, që nuk mund të ndihmoj as huazimin ndërbankar, për arsye se shpejtësia e furnizimit është joadekuate.7)
Shërbimet bibliotekare janë gjithnjë e më modeste
Një nga propabilitekat që shtrohet para bibliotekave universitare të Kosovës, po edhe para financuesit është siguruar konstituiv i literaturës elementare të librave të mësimit dhe të dispensave në bibliotekat qendrore të fakulteteve dhe mjetet e ndara sipas destinimit për begatimin e koleksioneve përkatëse. Mundësi tjetër është në koordinimin e furnizimit në nivelin universitar dhe kombëtar me një program të konceptuar në mënyrë solide të huazimit ndërbibliotekar.
Me fjalë të tjera, nëse i kthehemi teorisë së ndërtimit të fondeve dhe teorisë së seleksionimit, do thënë se theksimi tradicional mbi zhvillimin e fondeve të mëdha lokale shkencore, që te ne teksa duhet të konceptohen, lypset orientuar nga zhvillimi i koleksioneve të mrekullueshme lokale, lidhur me përcaktimet specifike të universitetit veç e veç, me të cilat, brenda kompleksit të rikonstruktimit të arsimit superior të Kosovës dhe të punës shkencore, i jepet një vend i veçantë. Krahas kësaj ka rëndësi të veçantë të mundësohet qasja literaturës së duhur shkencore, pa marrë parasysh se ku ndodhet. Pa dyshim kjo është alternativë e pranueshme për ata shfrytëzues, të cilët që tani mbështeten në furnizimin me dokumente nga burimet e tjera (me anë të rrjeteve telekomunikuese, me fotokopje ose huazim klasik ndërbibliotekar të kopjes së kërkuar). Është kjo alternativë e cila, shkaku i faktorëve imitues, që i zumë në gojë, nuk do të thotë se është gjithmonë e kënaqshme, po është doemos më e shtrenjtë, për s’arsye, shfrytëzuesit, nëse janë të detyruar ta paguajnë vetë shërbimin, mund t’i pakësojnë gradualisht kërkesat e veta.
Fondet e vobektësuara, në një anë dhe “arritshmëria” që nuk është përherë ideale, shpien deri tek ajo që shërbimet bibliotekare janë gjithnjë e më modeste, që ndikon drejtpërdrejt në punën shkencore dhe mësimore, duke iu kanosur, nëse edhe nuk e bëjnë të pamundur atë.
P. s.
Për shkak të natyrës së gazetës, u hoqën shënimet.
Botuar:
http://dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=1407-3382:200
http://floart-press.blogspot.com/2006/12/csht-e-vrteta-pr-suspendimin-nga-
puna.html
L I T E R A T U R A
1. Usp.Naude.G.Advice on establishing a library. Berkeley; Los Anmgeles;
University of Califonia Press, 1950.
2 W. R. Perryman paraqet rezimenj e Vojeqer te cilin paraqet serijen klasike te muzikes ne CD.
3.Shembullin ma te mirë e paraqet fakulteti Filozofik në Zagreb i cili nga viti 1994 ka ble rreth 648 libra dhe 216 revista shkencore nga bota e jashtme. Edhe tani vetë fakulteti me mjetet financiare që ka blerë 29 revista shkencore nga bota e jashtme.
4. Usp. Hoadley. I. B. Access vs.ownership; Myth or realit.// Library
Acquisitions: Practice & Theory 17 (19993). 2. 1991195.
5. Usp. Line. M. Acces versur ownership: how real anm alternative is it? 61st IFLA General Conference, 2026 August 1995. Istqanbul.Turkey.