e shtunë, tetor 28, 2006

Fahri Musliu:Serbia ta njoh menjëherë pavarësinë e Kosovës

FAHRI MUSLIU është gazetar shumevjeçar i mediave shqipe nga Beogradi .Ai punoj mbi 12 vjet (1993-2005) si korespondent nga Beogradi për agjensionin e lajmeve në gjuhën shqipe" Zëri i Amerikës"(VOA), kurse tani është korrespondent i rregullt i Radiotelevizionit te Kosoves.

Perpos me gazetari ai u morr edhe më publicistikë, kryesisht me dokumentar dhe deri me tash ka botuar librat:

1."Tunelet e Tmerrit",

2."Gjykimet e pengjeve" (Gjykimet e shqiptareve ne gjykatat serbe pas luftes se vitit 1999),

3."Shthuerja e nyjes kosovare", (shqip, serbisht, anglisht),

4."Ditari i nje shqiptari ne Beograd": janar-qershro 1999 (shqip e serbisht) dhe

5."Zyber Kryeziu - Baci, atdhetar i paepur i Opojes".

Për forumet tona virtuale "Floart","Floart-Press", "Frosina.org","Alb-sheknca.org","Art-Cafe", shkëpusim një shkrim të botuar nga e përditshmja beogradase "Politika" me titull "Prerja e Kosovës".

Gazetari i njohur shqiptar,kosovari Fahri Musliu, i cili jeton në Beogradin e Serbisë thotë më një guxim të pashoq prej intelektuali : "Serbia ta njoh menjëherë pavarësinë e Kosovës!

As pushteti, as opozita (me përjashtime të ndonjë politikani) nuk janë në gjendje apo nuk po duan ta pranojnë realitetin: Kosova mbi shtatë vjet është e pavarur nga Serbia".

E përditshmja proqeveritare beogradase "Politika" në numrin e së dielës, temën e javës me titull "Prerja e Kosovës", ia ka kushtuar Kosovës.

Në mesin e 12 autorëve që kanë shkruar në këtë numër tematik, është edhe gazetari i njohur shqiptar Fahri Musliu, aktualisht korrespodent i RTK-së nga Beogradi, i cili ka propozuar që Serbia ta njoh menjëherë pavarësinë e Kosovës!.

Po e botojmë në tërësi këtë shkrim duke vlerësuar se do të paraqes interesim te lexuesi ynë,shkruan e përditshmja serbe "Politika".

Sa më shumë që po afrohet dita e vendimit mbi statusin e Kosovës, po shtohet nervozizmi i aktorëve të krizës kosovare, e para se gjithash i pushtetit në Beograd.

Kosova serish është vend ku po grumbullohen pikat politike dhe arenë e garave në patriotizëm.

As pushteti, as opozita (me përjashtime të ndonjë politikani) nuk janë në gjendje apo nuk po duan ta pranojnë realitetin: Kosova mbi shtatë vjet është e pavarur nga Serbia.

Është kthyer retorika nga kohët e kaluara thua se edhe më tutje sundon regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Serish jehojnë brohoritjet: "Nuk e japim Kosovën", ndërsa kryeministri aktual edhe rekomandon: "Secili serb duhet ta dijë se Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë përbërëse e Serbisë"!

Kurse pushteti dhe opozita shkojnë edhe më larg: kanë vendosur që serish ta mashtrojnë opinionin me inkorporimin në preambulën e Kushtetutës së re se "Kosova dhe Metohija janë pjesë përbërëse të Serbisë...".

Mua kjo më tingëllon si thirrje në luftë! Athua a po fillon me këtë Beteja e tretë e Kosovës për kthimin e Kosovës? Pushteti në Beograd nuk është në pozitë që Kosovës t'i jap "shkallë të lartë të autonomisë esenciale".

Kosova një autonomi të tillë e ka pasur deri më 1989, kur regjimi i atëhershëm me mbështetjen me shpirt edhe të pjesës së politikanëve të tashëm dhe të elitës intelektuale, e pezulloi me dhunë dhe me puç kushtetues.

(Kosova ka qenë element konstitutiv i Federatës dhe "në përbërje të Serbisë, e jo "pjesë përbërëse e Serbisë").

Gjatë viteve të nëntëdhjeta mbi shqiptarët në Kosovë janë zbatuar masat më të egra të represionit të shtetit (sipas mendimit tim ka pasur edhe elemente të gjenocidit) si dhe aparteidit.

Kurse kurora e kësaj ishte konflikti i armatosur ku shteti i Serbisë ka luftuar kundër qytetarëve të vet (shqiptarëve).

Pushteti në Beograd është në pozitë ta njoh apo jo atë gjendje faktike (të trashëguar), pasi që bashkësia ndërkombëtare ka bërë gabimin që në qershor të vitit 1999 nuk e vuri pikën në atë krizë si të fundit në zinxhirin e shpërbërjes së ish RSFJ-së.

Për këtë shkak, duke qenë se e dua popullin shqiptar të cilit i takoj (por edhe për shumëçka ia shoh për të madhe) si edhe popullin serb me të cilin jetoj mbi 30 vjet, propozoj që pushteti dhe opozita në Serbi ta analizojnë se çka do të fitohej e çka do të humbej sikur Kuvendi i Serbisë menjëherë ta njihte pavarësinë e Kosovës (me garanci taksative dhe afate kohore si për institucionet e Kosovës e shqiptarët ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare, respektivisht KB-të, BE-në dhe SHBA-të).

Analizat e mia flasin në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës: Serbia do t'ia tregonte botës përcaktimin e vet demokratik; do ta konfirmonte diskontinuitetin me regjimin e mëparshëm; do të shkarkohej nga problemi shekullor; do të hapte rrugën e zhvillimit më të shpejtë ekonomik dhe të integrimit në strukturat euroatlantike; do të krijonte mundësi për kthimin më të shpejtë dhe me numër më të madh të serbëve të zhvendosur në Kosovë, e që është më e rëndësishme – do të krijonte mundësi reale për pajtim historik ndërmjet serbëve e shqiptarëve pa të cilin nuk ka qetësi në hapësirat e Ballkanit.

Çdo shtyrje është vetëm humbje kohe. Besoj se nuk do të kuptohem gabim, sepse kjo është vetëm një klithje e arsyes time dhe mendim i zëshëm në këto çaste të rënda për të dy palët.

Sidomos kur gjendja e vetëdijes tek qytetarët e Serbisë është ndryshuar (për dallim nga politikanët) dhe kur mbi 50 për qind të respondentëve konsideron se Kosova do të jetë e pavarur.

Për shkak të pamundësisë së Beogradi e Prishtina të bien dakord (negociatat në Vjenë janë vetëm humbje kohe), bashkësia ndërkombëtare do ta imponojë zgjidhjen.

Nëse kjo do të jetë pavarësia e plotë Beogradi me këtë nuk do të pajtohet dhe vazhdimisht do të shkaktojë incidente e tensione.

Po ashtu, shqiptarët nuk do të pajtohen me pavarësinë e kushtëzuar dhe grupet radikale vazhdimisht do të provokojnë dhe do t'i sulmojnë serbët dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Një gjendje e tillë e fut Kosovën në fazën e re me tensione dhe konflikte të intensitetit të ulët dhe me tendencë që të shndërrohet në njëfarë lloji të Libanit apo Palestinës.

Jam i bindur se këtë askush nuk e dëshiron në këto hapësira, përpos profiterëve të luftës. Jemi të ngopur me gjak, urrejtje dhe mitomani!,shkruan analisti politik ,shkrimtari dhe gazetari shqiptar Fahri Musliu.

(Materjalin e përgatiti për botim :Albana Ferati)

e enjte, tetor 26, 2006

Opozita përkrah kërkesat e mjekëve në grevë të QKUK-së

Edhe sot vazhdon greva në QKUK

Prishtinë,26 tetor.-

Punëtorët shëndetësor kanë protestuar sot në oborrin e QKUK-së,duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria e Kosovës. Ndërkohë gjendja në QKU mbetet e njëjtë. Përveç repartit të emergjencës asnjë tjetër nuk është i furnizuar më material shpenzues dhe medikamente.


Punëtorët shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare sot paknaqësit e tyre i shprehën përmes protestës. Ata kanë qëndruar për gjysmë ore në oborrin e QKU-së duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë plotësimin e të gjitha kërkesave. Abdyl Krasniqi – udhëheqës i bordit në QKU ka deklaruar se kontaktet e tyre me Ministrinë e Shëndetësisë janë shpeshtuar me të vetmin qëllim që kjo gjendje e krijuar të përmirësohet. “Ne jemi duke bërë çmos që t’i marrim premtimet që na janë dhënë nga Qeveria e Kosovës,për të sanuar gjendjes në kuptimin e kërkesave të punëtorëve dhe në kuptimin e krijimit të kushteve në punë normale. Ne kemi premtime që shumë shpejtë do të marrim ndihmën e nevojshme dhe shumë shpejt do t’i përmbushim premtimet”, thaAbdyl Krasniqi Ndërkohë, gjendja mbetet e njëjtë sa i përket furnizimit me barna dhe material shpenzues. Vetëm Emergjenca është e pajisur me barnat e listës esenciale. Naser Syla nga ky repart thotë se sa i përket barnave pothuajse janë të gjitha ato çka duhen, me përjashtim të disa analgjetikëve, por ato mund të zëvendësohen me ndonjë tjetër. Për mungesën e barërave fletë edhe dr. Bajram Koci nga reparti qendror i intensives. Sipas tij Nga 23 artikuj që janë kërkuar sot në barnatorën qendrore në QKU vetëm 9 prej tyre janë. Sipas dr Kocit që nga fillimi i grevës rastet e aksidenteve në mjekimin intensiv kanë shënuar rënie deri në 50%. Si duket popullata e ka kuptuar gjendjen kritike në QKU prandaj edhe kujdesi është më i madh, ka përfunduar Koci.

***

Opozita përkrah kërkesat e mjekëve në grevë

Gjendja e rëndë në shëndetësinë e Kosovës ka qenë temë diskutimi në takimin e sotëm të rregullt të kabinetit të qeverisjes së mirë (PDK). Prof.dr.sci.Sali Ahmeti, shef i departamentit të shëndetësisë në këtë kabinet, tha se kërkesat e punëtorëve shëndetësor janë të drejta dhe duhet të plotësohen gjithësesi. Ai ka kritikuar edhe udhëheqjen e sistemit shëndetësor, duke kërkuar reformimin e tij.


Kabineti i qeverisjes së mirë përkrah kërkesat e punëtorëve shëndetësor, të cilat tash 9 ditë janë në grevë. Duke arsyetuar se kërkesat e tyre për rritje të pagave nuk arrijnë një shifër që krahasohet me vende të tjera, në takimin e sotëm të KQM-së është thënë se punëtorët shëndetësor janë të diskriminuar. Sali Ahmeti shef i departamentit të shëndetësisë pranë këtij kabineti, përmendi edhe mungesën e furnizimit me barëra esenciale, andaj ai ka shtuar se furnizimi me barëra nga lista esenciale është prioritare. Për tejkalimin e kësaj gjendjeje Ahmeti fajëson udhëheqjen e sistemit shëndetësor të cilin e quan joprofesional. Kabineti i qeverisjes së mirë vlerëson se duhet shtuar kontrolli për medikamente dhe për materiale të shpenzuara në shëndetësi dhe në veçanti duhet të rritet buxheti shëndetësor për vitin 2007 dhe shëndetësia të futet si prioritet në programin qeveritar. KQM kërkon nga Qeveria që të punojnë ngushtë me këshillin grevist për stabilizimin dhe funksionimin dhe përmirësimi ne gjendjes aktuale në shëndetësi të Kosovës.

Sherif Merdani ne kenge...

Disa kenge te kenduara nga Sherif Merdani ne fundvitet 60-te dhe fillimvitet 70-te, atehere kur kengetari me i pelqyer nga kompozitoret dhe degjuesit e shumte ishte ne kulmin e moshes dhe te shperthimit te tij si kengetar, artist i formuar profesionist.
Fatkqesisht ra viktime e pafajshme e diktatures komuniste shqiptare, duke iu prere ne mes cdo ender e zjarrte rinore, duke u shkeputur nga udha e bukur e kenges me te cilen po ecte plot sukses.
Prangat, qelia e ftohte e burgut, torturat dhe vuajtjet ne burgjet komuniste shqiptare do t'i provonte djaloshi simpatik dhe inteligjent, artisti Sherif Merdani.
Pas daljes nga burgu ne fundvitet 80-te Sherif Merdani vazhdoi te kendoje kengen e tij te lene pergjysme me po ate ton dhe vokal si 20 vjete te shkuara, shkeputje nga kenga.
Megjithese keto kenge jane kenduar 35-36 vjete te shkuara, ata qe i mbajne mend dhe u kujtohen keto kenge e thone me se miri se mbeten akoma te fresketa, rinore dhe te pelqyera edhe sot...
Kenget e meposhteme jane kompozuar te gjitha nga Kastriot Gjini

Fqinja

Fqinje e bukur lozonjare
C'mi ul syte si petale,
Ndaj per ty kendoj nje kenge
Le ta degjojme.

Shikimet e tua me bejne te lumtur,
Por s'qenka e thjeshte
Me fqinj te bukur.
Si lindi papritur kjo dashuri
Gjithe endrat e mija vrapojne tek ty.

Ne dritare fqinje e bukur sa here te shoh,
Prane te kam, por larg me qendron
Dhe kur matem qe t'i flas me iken ajo
Indiferente je, ne fund nje "Po", s'me the..

Kur befas nje dite perballe qendrove
Buzeqeshjen e bukur valle,
Ti, pse e harrove?
Mos valle kaq e thjeshte eshte dashuria,
Kur syte kerkojne ndjese dhe thone nje PO.

Ne dritare fqinje e bukur sa here te shoh,
Prane te kam, por larg me qendron
Dhe kur matem qe t'i flas s'me iken ajo
Indiferente s'je, ne fund nje "Po", me the
La ra la ra la ra la ra la ra.....



Kartolina

Ja erdhi festa
Me drita shume.
Nje kartoline
Mora dhe une.

Viti i Ri neper vitrina,
Si ne zemra vezullon
Para festes kartolina
Per tek une fluturojne.

Kush e shtyu te fluturoje?
Do ta gjej te shkrimi i saj.
Ajo vete do ma tregoje
Kur ne dore do t'a mbaj.

Vene e vijne kartolina
Cdo adrese sjell nje urim,
Por une them nuk ka si imja
Ja, ma solli Viti i Ri.

Kush e shtyu te fluturoje...


Kabina "Numer 3"

Porsa lame kantierin
Per ne poste vrapojme
Duam nje kabine ne
Te telefonojme.

Dhe kerkojme nje numer
Therras nje qytet
Zeri i saj i embel-o
E di qe me pret.

Ne te pyeten, kush te foli?
I thuaj se te folem ne.
Zemra zemres sec i foli
Nga kabina numer 3.

Shoket rrine e presin
Me mua n'kabine
S'na ka pare njeri ne jo
Ndaj akoma rrime.

Dhe u qeshin syte,
Kur une buzeqesh
Zeri i saj i embel-o
E di qe me pret.

Ne te pyeten....


Neser mbrema ne oren 19

Tani rra ora shtate
Kjo mbremje sonte e bukur eshte.
Une ndjej plot dashuri
Kur prane te kam edhe ty.

Tani une jam me ty
Kjo mbremje sonte e bukur vjen'
Une ndjej plot dashuri
Kur prane te kam edhe ty.

Neser mbrema prap' une
Bashke me ty do t'jem
N'rrugen tone plot dashuri
Si at'here ne te dy
Ne takim te pare.

la ra la ra la ra la ra


Vajza e qelqte

Kenduar ne Festivalin e 11-te.

Kur nje dite mes nesh
Erdhi dashuria
S'dija se c'tu bej
Duarve te mija.

As me 'to, as me tendet jo,
Une nuk dija cfare te bej.

Sa te vogla qene
Duart e tua vashe,
Aq te brishta
Sa s'guxova t'i ngas

Vec e ndjeva une qysh atehere
Kishin force, kishin pranvere
Edhe thash s'e per mua jo
S'ka te tjera.

S'enderova per prekedheljet tua
Asgje, jo, jo.
Desha vetem perqafime nga 'to.

Duart e tua
Me ngjajne gjithmone me horizontet larg, larg

Kur mes nesh nje dite
Lindi dashuria
Ne duart e tua
Dridheshin te mijat.

Si dy flete me blerim te plote
Cfare te bej, s'e gjeja dot.

Dora jote e brishte me rinine e saj
S'dija s'e do qe aq e gjere pastaj.
Prek ato dhe ndjej menjeher'
Boten plot, plot me pranvere.

Edhe them, se per mua jo
S'ka te tjera.

S'enderova per perqafimet
Dua asgje jo, jo.
Desha vetem, perkedhelje nga 'to.

Duart e tua
Me ngjajne gjithmone me horizontet larg.

Kur mbi ballin djerse
Lodhjen c,ma largojne,
Ndonese duart e tua
Jane te ashpra sot.

Mbajne ato si ner brazdat thelle
G'zimin e jetes qe kane sjelle.
Po kur lidhen ato me te tjera duar
E kuptoj sa fort te jem i bashkuar

E fuqishme kenga ime per ty
Te dua, te dua.
Qe per jeten
Dhe qe jeten tone ato e ruajne


Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork

O kopje e popullit o kopje e Serbisë

O kopje e popullit o kopje e Serbisë

U tha e ç’nuk u tha për nismën e disa deputetëve për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran nga Kuvendi i Kosovës ose për organizimin dhe mbajtjen e REFERENDUMIT për këtë çështje. U gjend edhe ndonjë anëtar i Kryesisë së Kuvendit që tha se « kërkesa për referendum është kopje e Serbisë ». Ky ishte kualifikimi më i rëndë, ishte fyerja dhe përbaltja më e madhe që i bëhej të drejtës universale për REFERENDUM dhe vullnetit të popullit për jetë të lirë dhe të pavarur. Nisma e deputetëve të Kuvendit të Kosovë nuk mund të ishte « kopje e nismës së Serbisë », sepse ishte përpara nismës dhe vendimit të Serbisë për referendum. Pastaj Serbia është bërë shtet që moti dhe nuk ka nevojë as ta shpallë shtetin as të bëjë referendum për shtetin. Ajo po bënë referendum për miratimin e projektkushtetutës së saj dhe për ripërfshirjen e Kosovës në atë kushtetutë… Ka edhe një moment të rëndësishëm që po heshtet nga zyrtarët e « lartë » të partive dhe institucioneve të përkohshme të krijuara nga UNMIK-u. Në kërkesën e nënshkruar nga 28 deputetë kërkohej edhe që Kuvendi ta kundërshtonte « decentralizimin » (ricopëtimin e Kosovës). Arsyeja e tërbimit të « lidershipit » ishte përkrahja e madhe që mori kjo nismë nga deputetët e të gjitha grupeve kuvendare. Vetëm për një ditë kërkesa u nënshkrua nga njëzetë e tetë deputetë. Po të vazhdonte nënshkrimi i kësaj nisme ajo do të përkrahej dhe nënshkruhej nga shumica e deputetëve. Kërkesa për referendum erdhën në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës edhe nga partitë dhe shoqatat e Gjilanit dhe nga ato të Vitisë. Në këto komuna u organizua edhe peticion kundër « decentralizimit ». Në Gjilan ky peticion u nënshkrua nga 20 mijë qytetarë, kurse në Viti vetëm për një javë u mblodhën 11 mijë nënshkrime. Nuk kishte qytetarë që nuk pranonte ta nënshkruante peticionin kundër « decentralizimit ».

Peticioni në Viti kishte këtë përmbajtje: “Nën maskën e “DECENTRALIZIMIT”, qarqe të caktuara ndërkombëtare dhe vendore po e copëtojnë komunën e Vitisë dhe Kosovën e sotme! Nën maskën e “decentralizimit” 30% e territorit të Kosovës shqiptare po shndërrohet në territor serb! Nën maskën e “decentralizimit” Kosova do t’i ketë dy kryeqytete: Prishtinën për shqiptarët dhe Graçanicën për serbët! Nën këtë maskë kobzezë për Kosovën dhe shqiptarët, Kosova do t’i ketë dy sisteme të sigurisë, dy sisteme të drejtsisë, dy sisteme të arsimit, dy sisteme bankare, etj.! Nën maskën e “trashëgimisë kulturore” në Kosovë do të ketë zona të mbrojtura për kishat ortodokse! Nën maskën e “kthimit të qëndrueshëm” po përpiqen ta rikolonizojnë dhe sllavizojnë Kosovën shqiptare! Nën maskën e “dialogut dhe të bisedimeve” po tentohet të “harrohet” dhe “rehabilitohet” dhuna, terrori, gjenocidi dhe holokausti serb në Kosovë! Nën këto maska tragjike për Kosovën dhe popullin e saj, Kosova kurrë nuk do të jetë shtet sovran dhe i pavarur… Nëse pranohen dhe zbatohen (imponohen) këto zgjidhje, Kosova do të shndërrohet në një burim të përhershëm tensioni, konflikti, pasigurie…

Prandaj, ne qytetarët e komunës së Vitisë jemi kundër “DECENTRALIZIMIT” dhe kundër politikave që rrezikojnë të drejtën e popullit të Kosovës për jetë të lirë dhe të pavarur, për shtet të pavarur dhe Sovran dhe jemi kundër politikave që rrezikojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit…”. Ky peticion iu dërgua Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Qeverisë amerikane dhe Këshillit të Evropës. Një kopje e tij iu dorëzua në dorë edhe kryetarit të “grupit negociator”, Fatmir Sejdiut, i cili, i shtyrë nga UNMIK-u, kishte ardhur në Viti ta “arsyetojë” copëtimin e Kosovës. Grupi i këshilltarëve të PDK-së në Viti, pasi ia dorëzoi këtë peticion (përgjigjen e popullit të Vitisë), doli nga salla, sepse nuk denjoi të dëgjonte pallavrat e Fatmir Sejdiut.

Trysnia e shumë deputetëve, e disa komunave dhe e organizatave dhe shoqatave të ndryshme (veçmas shoqatat e UÇK-së) e shtrëngoi parinë e Kuvendit të Kosovës dhe të partive kryesore të bëjnë një deklaratë të mjerë kundër përfshirjes së Kosovës në preambulën e kushtetutës shoviniste serbe dhe kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë… Ky ishte një reagim vërtetë i mjerë, pa asnjë efekt dhe i pa dinjitet. Synim kryesor i kësaj deklarate ishte “qetësimi” (mashtrimi) i shpirtit të trazuar të popullit dhe përpjekja e dëshpruar për t’u dëshmuar “patriotë”. « Elita » politike e Kosovës edhe kësaj radhe u dëshmua frikacake, siç është, dhe gjithnjë e më e rrezikshme për lirinë dhe interesat e popullit shqiptar. Kjo « elitë » edhe njëherë dëshmoi se nuk ka guxim dhe burrëri ta përfaqësojë dhe mbrojë vullnetin, dëshirën, krenarinë dhe sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj për liri. E kapur me lloj-lloj dosjesh, « elita » politike e Kosovës u kënaq me një deklaratë (paqavure), që nuk i prish punë as disa qarqeve të caktuara antishqiptare në botë dhe as Serbisë, e cila po tallet me këtë « elitë » (grup negociator) të Kosovës.

Shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran ose organizimi i referendumit nuk hyri në rendin e ditës të mbledhjes së fundit të Kuvendit edhe pas dorëzimit të kërkesë me shkrim nga ana e shtatë deputetëve (siç parashihet me rregulloren e Kuvendit). Arsyetimet e kryetarit të Kuvendit dhe të anëtarëve të Kryesisë ishin vërtetë fëminore dhe qesharake. Njëri prej tyre tha se « ne kemi zgjedhur një grup negociator për t’u marrë me çështjen e Kosovës, prandaj nuk kemi si të ndërmarrim veprime të tjera, ose duhet ta shkarkojmë këtë grup e pastaj… ». Ky zotëri, anëtar i Kryesisë dhe mbarë bota e dinë se “grupi negociator” nuk është zgjedhur nga Kuvendi, por nga Holkeri dhe është shpallur nga Rugova. Në Kuvend ky grup nuk i ka marrë votat, prandaj edhe nuk kishte votim të rregullt (shikojeni procesverbalin e mbledhjes). Pastaj, ky grup, edhe po ta zëm se u pranua nga Kuvendi, nuk kishte mandat të bënte asnjë marrëveshje me Serbinë pa pëlqimin e Kuvendit. Paraqitja e « raportit » nga ky grup para Kuvendit (post festum) dhe debati që u bë për të dëshmoi më së miri se ky « grup » nuk e ka përkrahjen e Kuvedit. Të gjendur para kërkesave për shkarkim, dorëheqje dhe para kritikave të rrepta të deputetëve, ata nuk guxuan ta hedhin në votim raportin, sepse nuk do t’i merrte as dhjetë vota.

Nuk ka shqiptar në Kosovë dhe jashtë saj që nuk e ka të qartë se marrëveshjet që « grupi negociator » i Kosovës ka bërë me Serbinë janë tepër të rrezikshme dhe kërcënuese për lirinë e Kosovës dhe të mbarë popullit shqiptar, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Me këto « zgjidhje » që ka pranuar ky « grup » e ka humbur legjitimitetin (nëse e ka pasur ndonjëherë) e përfaqësimit të Kosovës dhe popullit të saj. Prandaj, nëse Kuvendi nuk e shpallë (siç nuk po e shpallë) menjëherë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (kërkesë minimale e popullit shqiptar) ose të organizojë menjëherë referendum për këtë çështje, populli i Kosovës duhet të kërkojë rrugë dhe forma të tjera për përmbushjen e vullnetit të tij…

Shtatë vjet pas Luftës Antipushtuese çlirimtare të UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar, pozita e Kosovës është degraduar shumë. Përgjegjsinë kryesore, në mos të vetme, për këtë gjendje e ka dhe e mbanë klasa politike dhe institucionale e Kosovës dhe veçmas “ELITA” ose “lidershipi”, siç u pëlqen të vetëquhen. Paaftësia, papërgjegjshmëria dhe kolaboracionizmi i kësaj “elite” e morën në qafë Kosovën dhe popullin e saj. Politikat ose më saktë zvarritja e kësaj “elite” pas politikave që gatuhen në kuzhinat më antishqiptare po e qojnë Kosovën dhe rajonin drejt konflikteve të reja. Kjo “elitë” politike nuk përfaqëson më vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Prandaj mund të përfundojmë se kjo “elitë” ka vetëm dy rrugë: o kopje e popullit të saj, o kopje e Serbisë… Ka edhe një rrugë origjinale, të cilën kjo »elitë » nuk e ka ndjekur kurrë : të jetë kopje e Shqipërisë. Kjo do të ishte rruga më e mirë, më e sigurtë, më e pranueshme dhe e vetmja që do të siguronte zgjidhje të përhershme, e cila do të prodhonte vetëm paqe, siguri dhe stabilitet edhe për mbarë rajonin. Kësja rruge të drejtë dhe e vetmja e sigurtë po i shmanget edhe Tirana zyrtare, e cila më shumë po preferon të merret me çështje ideologjike, fetare dhe me interesa e politika tjera partiake e klanore të ditës se me çështjen e pazgjidhur shqiptare, zgjidhja e së cilës do të hapte rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve tjera…

Kam përshtypjen se edhe « heshtja » dhe « pritja » e mërgatës shqiptare duhet të përfundojë… Mendoj se është koha që mërgata jonë të vihet në « lëvizje » për mbrojtjen dhe përfaqëqsimin e kërkesave dhe të interesave të popullit shqiptar, veçmas të Shqipërisë së pushtuar…

Xhevat Bislimi

Nena Emigrante me zemer te madhe Vitore Stefa Leka

From : Elda N
Sent : Wednesday, October 25, 2006 10:06 PM
To : bijte_e_shqipes@yahoo.com, bukureshti@yahoo.com, rufradra@yahoo.com, teutatshqiptarenebote@yahoogroups.com, bruqi-flori@hotmail.com
Subject : Nena Emigrante me zemer te madhe Vitore Stefa Leka(mare nga albacenter)


Gjivlashi@aol.com ha scritto:
A: albeuropa@yahoogroups.com, bota-letrare@yahoogroups.com,
gazeta55@albaniaonline.net, gazetapanorama@hotmail.com,
jiovanni@altecnet.gr, qeparoi@yahoogroups.com, dalipgreca@yahoo.com,
Memedheu@yahoogroups.com, Mozaiku@yahoogroups.com,
mozaiku@yahoogroups.com, naumprifti@yahoo.com, nduehila@yahoo.com,
bulgarian.section@bbc.co.uk, ralfgjoni@mjaft.org, letersi@albnet.gr,
shoqataeshkrimtareve@yahoogroups.com, th.boci@mail.gr,
Tan@tanmarket.com, tmarios@cytanet.com.cykontakt@shekulli.com.al,
tribuna_2004@yahoo.gr, bijte_e_shqipes@yahoo.com, vleri_58@hotmail.com
Da: Gjivlashi@aol.com
Data: Tue, 24 Oct 2006 17:28:32 EDT
Oggetto: [Qeparoi] Nena Emigrante me zemer te madhe Vitore Stefa Leka(mare nga albacenter)


Kush te njohu dhe s'te c'moi...
Kush te pa t'falenderoi
Ke s'ndihmove e uruar
Moj shqiptarja e bekuar ...!

Shkojne vitet pale e rradhe
Plakjen kurre s'ke per t'a pare...
Ti ke lindur per te mira
Moter e nene Vitoria !


....Je,dhe ngelesh MIRESIA..!

(ne shenje respekti per percjellje te shkrimit,miqesisht...pJp




--------------------------------------------------------------------------------



Nëna emigrante me zemër të Madhe.
Takimi me Vitore Stefa Leka, një nga emrat më të njohur të emigracionit shqiptar në Itali veçanërisht të shoqatave atdhetare, të Lidhjes shqiptare në Bote e të qarqeve intelektuale e artistike.
shkruar nga Albana Temali

Kisha dëgjuar tepër nga miqte e mi të shpërndarë në gjithë anët e Botës (e jo vetëm në Itali) për Vitore Stefa Leka. Fjalë "të mëdha", pothuaj të pabesueshme rreshtoheshin për personin në fjalë. Në komentet e tyre pak nga pak mësova për prejardhjen e saj nga nje familje patriotësh, per jetën e saj plot vuajtje gjatë diktaturës e me pas për punën e saj të paçmuar si humaniste, bamirese, e cila nisi që pas mbërritjes së saj në Trieste në '91 për mbledhjen e ndihmave për emigrantët e sapo mbërritur apo për dërgimin e tyre në Shqipëri, duke sensibilizuar opinionit italian për situatën e vështirë që po kalonte atdheu në atë periudhë fillestare tranzicioni. Mësova që Vitorja për shumë nga bashkatdhetarët tanë, që fati i solli në këto brigje, kishte hapur derën e shtëpisë së saj e jo vetem kaq.. Episode te ndryshme flasin edhe për asistencën që i ofroi për muaj të tërë një ushtar të UÇK, i cili ndodhej i shtruar në një spital në Trieste, për një vajzë italiane që e shpëtoi nga rruga e drogimit e shembujt janë të pafund e të gjithë plotësojnë portretin e kësaj gruaje të radhë. Por jo vetëm kaq, mbasi Vitorja është edhe një krijuese e talentuar, poete e prozatore me disa botime të sukseshme.
Me pak fjalë, një njeri i gjithanshëm e mbi të gjitha një atdhetare, humaniste e bamirëse e ditëve të sotme. Ja pse e thërrasin "Nënë Tereza e Triestes". Ja pse nobelisti, piktori me origjine siriane Masrur Imani ( qytetar nderi i Shqiperisë) e ka konsideruar "a very special person to know" , ja pse ka kërkuar të emërohet "Gruaja e vitit", ja pse i ka kerkua presidentit Berisha në njërën nga vizitat e tij në Shqipëri : "nëse të ishte e mundur ngritja në qëndër të Tiranës i një busti të artë për Vitore Stefa Leka, për shërbimin e madh humanitar që i ka bërë vendit të saj dhe aktivitetin e saj të gjithanshëm shoqeror" . Këto janë motivet që më shtynë për të prezantuar lexuesve Vitore Stefa Leka nëpërmjet një interviste, realizimi i së cilës m'u lehtësua nga thjeshtësia e ngrohtësia e fjalëve të saj.
Me Vitore Stefa Leka
- E lindur në Berat por prej vitesh me banim në Triste - ç'përbëjne për jetën tuaj këta dy qytete?
Në rradhë të parë ju falenderoj për këtë intervistë se me duket sikur nëpërmjet saj do të bashkëbisedoj me bashkëkombasit e mi. Po, jam lindur në qytetin e lashtë të Beratit dhe aty kam kujtimet më të shtrenjta të fëmijerisë dhe rinise sime. Jeta ime aty ka qënë një jetë pa jetë, një fëmijëri pa fëmijëri, e një rini pa rini, pra një "e vdekur" e gjallë.. por përsëri kam mall edhe për guret e qytetit tim të lindjes. Në këtë dhé të largët e të huaj kujtimet vërshojne si lumë e të mbushin shpirtin, me dhimbje dhe frymëzim. Ja një nga poezite, ku e shpreh këtë mall për qytetin tim
Më dogji malli..
Atje ku linda , dielli më qeshte ndryshe
Pranvera te porta sillte blerim
Një çerdhe nën strehë ngrinin dallandyshet
Dhe veshja e thjeshtë më kishte kuptim ..
Cdo gurë në zemër ta kam kujtim
Më dogji malli, o Berati im!
Tani kam 16 vjet që jetoj në qytetin e bukur të Triestes, në Itali. Mora rrugën e mërgimit si shumë shqiptarë të tjerë dhe të them të drejten, për herë të parë që kur jam bërë e ndërgjegjshme u ndjeva e lirë në këtë qytet. Beratin e dua se është sic thashë vendlindja ime dhe njeriu dhe në fund të botës të shkoje do të kthejë kokën te rrënjët e tij , tek ai prag ku tha fjalen e parë, ku hodhi hapin e pare, ku njohu nënë e atë, miq e mikeshat e para. Por, unë them se shumë e dua dhe Triesten , këtë qytet të bukur, që laget nga Adriatiku , si dhe brigjet e atdheut tim. Me këtë qytet tashmë më lidhin kujtime të tjera. Erdha në një moshe që isha bërë nënë dhe gjyshe. Trieste më dha lirinë, e cila më kishte munguar, për kaq e kaq vjet. E ndjeva vehten në kuptimin e plotë të fjalës NJERI. Vërtet fillimi nuk ishte i lehtë, por them se shteti italian u tregua bujar me ne emigrantet e vitit 1990. Na krijoi kushtet për punë, banesë etj. Pas kaq vjetësh, këtu në Trieste mori krahë dëshira ime për të shkruar, e cila më ishte ndërprerë dhunshëm, në rregjimin diktatorial .U ndjeva e rilindur, vetëm që malli për Atdheun ishte i paparashikushëm. Edhe Triestja më ka frymëzuar për poezi e prozë. Ja njëra nga ato:
Qytet i madh, Qytet i huaj
mes teje unë-nje çudi e vogël
E vogël, sa një pikë loti
Je tepër madhështor për të qënë i imi
Tepër i vogël, për të më kuptuar
Infinit dëshirash
Kotësish..
Qytet i madh
I huaj..
- Lindur e rritur në një familje me tradita e rrënjë të thella atdhetarie e kulturore, stërmbesë e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefës (veprimtar i njohur i Lidhjes së Prizrenit), bijë e intelektualëve të shquar Kostaq e Eleni Stefa , sa ka ndikuar ky ambjent në formimin kulturor e rritjen tuaj?
Familja ime ishte me të vërtetë djepi, që më rriti me atdhedashurinë dhe dashurinë për të bukurën, me respektin për njeriun. Unë mbeta jetime shumë herët, nga im atë Kostaq Stefa. Atë e pushkatoi ai rregjim në moshën 44 vjeç duke e lënë nënën të vejë, në moshën 33 vjeçare dhe ne femijëve tij do të na ndiqte si hije në biografinë tonë, vrasja e tij. Megjithëse fëmije e vogël, une e mbaj mend atë portret të ndritur të tim eti, fjalët e tij të urta. Ishte nëna ime Eleni, që diti të na rritë ne jetimëve me dashurinë për njerëzit, për dijen dhe kulturën. Të gjitha këto ndikuan në formimin tim si njeri dhe megjithatë ëndërra për të krijuar poezi dhe tregime m'u pre dhunshëm qysh në shkollën shtatëvjeçare. Unë atë ëndërr e ruajta thellë në gji. Kam lexuar shumë qysh e vogël dhe kjo natyrisht ishte një dëshirë e ndezur nga nëna ime, që sot mban titullin "Mësuese e popullit ". Im At, i kishte lënë si amanet të fundit nënës që ne fëmijëve të mos na linte pa shkollë të larte, por dihet se sa mund ti u jepte diktatura të drejtë studimi, fëmijëve të një pushkatuari prej saj. Kështu që ëndërra dhe dëshira e atit tim dhe që ishte njëkohësishte dhe ëndërra e ne fëmijeve të tij nuk u realizua dot, për arsyet që thashë më lart.
- Vuajtjet kane shoqeruar ju dhe familjen tuaj gjate vitete te rregjimit komunist. Cfare ju ka mesuar ky perjetim i dhimbshem e cfare ndikimi ka pasur ne krijimtarine tuaj?
Ajo kohë mos ardhtë kurrë! Gjithë Shqipëria ishte një burg, por ne të persekutuarit nga ai rregjim diktatorial e dimë mire çfarë do të thotë të jetosh nën thundrën e përhershme të diktaturës çdo cast të jetës tënde. U mësuam të ishim gojëkycur dhe ti ruheshim çdo provokimi që na bëhej nga spiunët e sigurimit. Ne për rregjimin e atëhershëm ishim jo NE , por ATA. Përjetimi i dhimbshëm i asaj jete, që NUK ISHTE JETE.., më mësoi të isha e kujdesshme në çdo sjelljen time, por njëkohësisht si natyrë kam qënë dhe jam krenare. Nuk e ula kurrë kokën para vështirësive. Jeta më njohu me shumë lloje njerzish , të mirë, dinakë, të përulur, krenar etj. Të gjithë këta personazhe unë i kam dhe në tregimet e mia. Dhimbjen time gjithashtu e kam dhënë nëpër poezitë e mia. Kjo m'u bë e mundur, siç thashë dhe më lart, vetëm pas vitit 1990. Atë që e kishte ndrydhur shpirti dhe e mbante fshehur me vite të tëra , më në fund e tha shpirti në poezi e në prozë. Dhimbja e atyre viteve më ka bërë njeri të prekshëm dhe që di të vleresojë njeriun e mirë e të drejtë dhe ta ndihmojë atë në çdo rrethanë.
- Italia është kthyer për ju në atdhe të dytë, ku edhe ka rinisur integrimin shoqëror e social i juaj dhe i familjes suaj. C'kujtime keni nga ditët e para të mbërritjes në brigjet italiane dhe pse vendndodhja juaj në Trieste?
Atë mbrëmje të mbërritjes sonë, në brigjet e LIRISE do të thosha isha krejt e hutua. Akoma nuk më besohej se kishim ikur nga ferri. Shtrëngoja pranë vehtes fëmijte e mi dhe në krah kisha tim shoq, që dhe ai nuk ishte më pak i emocionuar se unë. Siç thashë dhe më lart, shteti italian na krijoi menjëherë të gjitha kushtet për të jetuar si njerëz dalëngadalë, arritëm të ambjentoheshim me jetën e re. Natyrisht fëmijt e patën më të lehtë adaptimin me të se sa prindërit e tyre.
- Në Itali mori formë reale krijimntaria letrare-artistike. Cilat janë librat e botuar dhe dy fjalë mbi përmbajtjen e tyre.
Fillova të shkruaj pas disa muajve që ishim vendosur në Trieste. Ishte ndoshta malli për njerezit që kisha lënë larg , për Atdheun, nuk di ç'të them, po di që poezia është mbret i shpirtit për mua dhe fillova të derdh vargjet e para, të cilat një dite panë dritën e nën kujdesin e vellait tim, të ndjerë Alfred Stefës, me vellimin poetik "La Liberta!", "Poezi që merr frymë pas pushkatimit"(1992), vëllimi i dyte me poezi erdhi pas dy tre vitesh me titull "JETOJ RINGJALLJEN" Këta dy vëllime, sidomos i pari mbajnë atë dhimbje, që më ka ndjekur pas në vitet e diktaturës, kurse vellimi i dyte them se ka më shumë drite si e thotë dhe vetë titulli. Me vonë, në vitin 2004 kam botuar dy libra të tjerë "Vetmi e largësise" (poezi) dhe "PLAGE SHPIRTI" (tregime) Në vëllimin e tretë natyrisht tematika rëndon me shumë mbi eksperincën time si emigrante dhe këtu përsëri do të takoni dhimbje. Në vëllimin me tregime kam pershkruar ngjarje dhe personazhe të jetuara gjatë gjithë jetës sime.
- Jo vetëm krijimtari artistike por edhe pjesmarrje aktive në radhët e shoqatave shqiptare për integrimin e mbrojtjen e interesava të emigracionit. Cilat janë synimet kryesore të kësaj pjesmarrje dhe disa nga organizatat apo shoqatat në të cilat merrni pjesë?
Aktivitetin tim si veprimtare në rradhët e shoqatave kulturale shqiptare të Diaspores në Itali apo dhe gjetkë e kam filluar sa vura këmbët këtu në Itali. Qëllimi im ishte dhe është human dhe njerëzor, që shqiptarët e të gjitha trevave kudo ku janë, të kenë të bashkuar shpirtin dhe zemrën. Kam marr pjesë aktive në formimin e disa shoqatave kulturale "shqiptare-italiane", në shumë qytete të Italisë, nga veriu në jug dhe jam antare nderi në shumë nga këto. Ka dy vjet që jam antare nderi dhe e bashkimit të shoqatave shqiptare -arbereshe, me seli në Rimini dhe me president dott. Alban Krajën.
Njëkohësishte i jam bashkuar që në oret e para Lidhjes Shqiptare në Botë dhe në Kongresin e parë të kësaj lidhje, që u mbajt në Prizren, më 26-27 Nëntor të vitit 2001 më kanë nderuar duke më zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar
- Per devocionin e veprimatrine tuaj humatare e shoqerore ju therrasin «Nene Tereza e Triestes ». C'efekt ju ngjall nje "emertim" i tille?
Më duket një emërtim shume i lartë dhe nuk e di sa e meritoj. Unë gjithshka që kam bërë dhe bëj e kryej me gjithë shpirt dhe jo për të marrë tituj. Ajo që kam hequr unë nuk dua që të përseritet tek të tjerët. Mundohem tua zbus dhimbjen atyre që e kanë. T'ju them sinqerisht nuk me vjen mirë të flas për këtë temë.. nuk kam menduar ndonjeherë se do numeroja "mirësite " apo ndihmat e mija humane që nga 1990 e këtej ketu apo në Atdhe. Mendoj se kështu veprojmë të gjithe në këtej nga na ka hedhur fati mbasi kemi nevojë shumë për ndihmën dhe dashurinë e njeri-tjetrit.
- Motoja juaj eshte Ju kam vellezer, me thoni moter" - dicka me teper?
Me mire po ju them poezine me kete titull
Ju quaj vëllezër
Më therrisni motër
Më jepni besën
T'ju jap unë dorën

Në shpirt të bëhemi
edhe më të mirë
Të ndezim dritë
ku kemi errësirë!
Dhe tokës sonë
me dhëmbje mbuluar
T'i mbretërojë e mira
Paqe e bekuar!

e hënë, tetor 16, 2006

Sondazh per art-cafe etj

From : Bruqi Flori
Sent : Monday, October 16, 2006 9:12 AM
To : art-cafe@alb-net.com, bruqi-flori@hotmail.com
Subject : Sondazh per art-cafe etj

| | | Inbox


Sondazhe:Forumi art-café radhitet në vendin e 1 në web faqet botërore kurse www.presheva.com radhitet në vendin e 7 në web faqet e Kosovës

Sipas sondazheve te 1000 lexuesve (agjensioneve Floart-press ,Floart)web faqja Art-Café radhitët në vendin 1 në botë përshkak të besushmerisë së informacioneve ,www.rugova.net në vendin e 2-të;alb-shkenca .org ne vendin e 3-të,www.shqip.dk në të 4-tërtin ; www.frosina.org të 5-tin ,www.kumanova.li të 6-tin ;kurse sipas web kërkuesit të njohur www.alexa.com, web faqja presheva.com radhitet e 7 në top listë në tërë Kosovën.
Floart dhe Floart-press është themeluar në vitin 2005 kurse Alexa.com është themeluar në prill të vitit 1996, dhe merret me radhitjen e faqeve sipas vizitorëve dhe posedon web kërkuesin e saj me "toolbarin" e saj.

Këta web site bëjnë klasifikimin e web faqeve sipas analizave brenda tre muajve në bazë të trafikut që bëhet në web kërkuesin e saj.
Në vendin e parë të blogut www.alexa.com gjendet "Qendra për informimin e Kosovës (www.kosova.com) kurse në vendin e dytë Agjensioni i lajmeve "KosovaLive" (www.kosovalive.com).


Flori Bruqi

e shtunë, tetor 14, 2006

Hasim Rushiti:Leter e hapur mediave dhe RUP-it

GJYKIM SE JO MAHI – E TËRË KJO NUK ISHTE RASTËSI


Ja se si dhe pse u suspenduam nga puna

Përkundër faktit se jemi viktimizuar duke u suspenduar nga puna me vendimin të njëanshëm të Rektorit të UP-së opinionet e juaja që nuk kanë të ndalur, i kuptoj si mbrojtje të vlerave të mirëfillta intelektuale dhe shkencore të cilat me decenie, e çuditërisht edhe tani po nëpërkëmben.

Nga modestia prej intelektuali nuk do të thellohem në detale, pasi të gjitha këto janë të vendosura mbi tavolina të atyre që vendosin, por me këtë rast dëshiroj ti shtoj vetëm ca të dhëna për ta plotësuar mozaikun e të vërtetës. Nga situata e krijuar në Fakultet, emërimet e ushtruesve të detyrës së udhëheqjes së Fakultetit e shumë e shumë tjera, e gjitha me qëllim të mbulimit të të palarave, me sinqeritetin më të madhë dhe përgjegjësinë morale them se nuk jam viktimizuar rastësisht.

Asgjë nuk ishte rastësi!

VIKTIMIZOHEM - për shkak se si prodekan për çështje mësimore në FKF dhe Sportit kisha guximin profesional dhe akademik në përkrahjen e reformave në insistimin për ndryshime dhe reformim , ndryshimit dhe reformimit të programeve, me qëllim të ngritjes së cilësisë së studimeve në Fakultet.

VIKTIMIZOHEM – sepse kisha guximin profesional e intelektual /pa modesti ndër të rrallët/ që në cilësinë e kryetarit të komisionit për nostrifikim në FKF dhe Sportit të mos jap pëlqimin për barasvlerë të diplomave, magjistraturave të falsifikuara / ekzistojnë dosjet në MASHT-së.

VIKTIMIZOHEM – Për shkak se ua kam tërhequr vërejtjen disa arsimtarëve /lexo – tani ushtrues të posteve udhëheqëse në Fakultet të emëruar nga Rektori/, për fryrje të orëve në studimet master vetëm e vetëm të mos dëmtohen studentët, këtë e kam bërë pasi që isha mentor i vitit të parë të studimeve master./Ekzistojnë shënimet edhe në Rektorat/. Pse edhe për këtë nuk pyeten studentët?

VIKTIMIZOHEM- sepse u kam sugjeruar arsimtarëve që të mos vendosin lajmërime në tabelë të shpalljeve siç janë ;rezultatet e provimeve, shtyrjet e provimeve etj etj,/, të shkruara me dorë të cilat as vet nuk mundë ti lexojnë e lere ma studentët – kohë e kompjuterëve apo!!!!!!!.

VIKTIMIZOHEM – sepse u kam sugjeruar arsimtarëve që patjetër të ju mundësohet studentëve konsultimet dhe shiqimi i testeve të provimeve, praktikë kjo që nuk respektohet nga shumica e profesorëve në UP.

VIKTIMIZOHEM – ku si prodekan për qështje mësimore/ barra kryesore për mabrëvajtjen e provimit pranues/ e edhe si antarë i komisionit për pranim, në të dy afatet korrik dhe shtatorë, nuk kishim asnjë ankesë nga kandidatët, dukuri kjo e cila kurrë nuk ka ndodhur ma parë, ku shqyrtoheshin me dhjetra ankesa të kandidatëve.

VIKTIMIZOHEM – pasi me këmbëngulje jam angazhuar dhe do të angazhohem për autonominë e Universitetit.

VIKTIMIZOHEM – pasi nuk i përkas asnjë partie politike.

VIKTIMIZOHEM – pasi me tërë qenien jam angazhuar në kryerjen e obligimeve dhe detyrave në Fakultet ( le të pyeten studentët).

VIKTIMIZOHEM – pasi që nuk isha i angazhuar në dy, tri apo edhe ma shumë vende të punës, dukuri të cilën shumë mirë e din opinioni dhe se edhe vet Rektori është zotuar se do ta luftoj.

Apo mos ndoshta jam viktimë, ku nën përkujdesjen time si trajner, studenti i UP – së Bujar Jashari arriti ti thyej dy rekorde botërore/ duke hyrë në “Librin e rekordeve”, çka do të thotë kjo për një amerikan, gjerman ........etj.

Kam edhe të tjera, por ai a vlen, ...po kujt me ju rrëfyer ma...

Çfarë duhet bërë tjetër që ti tregojmë Evropës se jemi në Evropë. A i plotësojmë ne “standardet” brenda vetvetes që të na njohin të tjerët, si duket qëllimisht apo pa te jemi shumë larg!

Me vendimin e njëanshëm të Z.Rektor, përfundimisht grushti ma i madhe u është dhënë reformave të filluara dy tri vite ma parë.
Ndërkaq grushtat e shumëpërfolur në opinion janë gënjeshtra dhe trillime, për qëllime të caktuara, e që edhe opinioni i respektuar do të njihet shumë shpejt, siç thuhet në popull “ I duel timi kësaj pune”

Të tjerat gjykoni vetë.....

Sa për të ju përkujtuar , me një biografi shumë e njohur për opinionin, me angazhim të njohur për student, me punime profesionale e shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit me..........., ende nuk mund ta kuptoj se pse jam suspenduar. Si mundë të etiketohemi se kemi bërë vepër penale. Cilat organe e vërtetojnë këtë? Si mundë të akuzohen studentët, vetem e vetëm pse kërkojnë kthimin e profesorëve të suspenduar.

Absurditeti vazhdon edhe më tej – kur profesorët e emëruar si organ i përkohshëm udhëheqës në Fakultet nuk i lejojnë studentët të vendosin lajmërimet për protestë, ata i vendosin e këta i shkoqin po në q’kohë po jetojmë.

Një asht e qartë, dikush përfitoi duke i fërkuar duart /vetëm sa për ti mbuluar marifetllëqet e tyre/ Apsurdi tjetër, të ashtuquajturit “kolegë” ushtrues të përkohshëm të posteve u turren me vrap dhe formuan komisione për provime pa kurrfar kriteri / apo mos duan ti kthejnë studentët për vete duke ua falur notat/– këtë e dinë më së miri studentët, shumica e kolegëve arsimtarë brenda dhe jashtë Fakultetit.
Po kush i kontribuoi se?
Edhe qëllimi i tërë këtij marifeti u kurorizua me sukses, u shkarkua Dekani, u suspendua Prodekani për qështje mësimore, u suspendua Koordinatori i ECTS – së për Fakultet. Andaj nuk është e vështirë të kuptohet prapavia. Këto shum mirë i din edhe Rektorati, me çrast u stopuan propozimet për ndryshime të lëndëve dhe programeve mësimore. A nuk janë këta grushtat që i pësoi ma së shumti Fakulteti dhe studentët. Dhe tani i fërkojnë duart ata të cilët edhe pas dy tri viteve nuk deshën apo nuk duan të kuptojnë se çka është sistemi i ECTS – së, çka janë kreditë, çka janë ngarkesat në mësim ,hartimi i programeve kompatibile me vendet tjera,etj etj.....
Pse mediat nuk shprehin guximin per ta zbardhur të vërteten? Pse nuk i bëjnë vetem një vizitë të vetme Fakultetit , për ta ndëgjuar të vërteten nga mbrenda, duke përjashtuar disa media me ndikim më tëvogël të cilët me guxim shkruan për të vërteten!
Dhe fare në fund çfarë tu them studentëve, familjes shokëve dhe miqve se ende nuk e di se pse jam suspenduar

Me respekt Dr. Hasim Rushiti, prof.ass në FKF dhe Sportit dhe ish prodekan për qështje mësimore.

e mërkurë, tetor 11, 2006

KUR MITI ËSHTË NGRITUR NË DËM TË TJETRIT

Dr. Begzad BALIU, Demitizimi dhe standardizimi i toponimisë së Kosovës, Argeta, Tiranë, 2006 (Parathenie)

Për onomastikën e Kosovës për një kohë të gjatë është shkruar me druajtje. Arsyen pse ka ndodhur kjo na e thotë autori i këtij libri Begzad Baliu: sepse onomastika e Kosovës ishte e demonizuar. Shkalla e demonizimit ishte e tillë që edhe përdorimi i formës shqipe të emërtimit “Kosovë”, në vend të trajtës sllave “Kosovo”, përbënte një akt anti-shtetëror.
Qendrimi i shkencës serbe vijimisht ka qenë që emërtimit të trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi t’i japë një karakter sa më gjeografik. Duke manipuluar me formantin “-ovo” që përmban emërtimi “Kosovë”, kjo shkencë u përpoq ta lidhë burimin e saj me të folme sllave, ndonëse dihet mirë se etimologjikisht ajo lidhet me një kalkim osman të emërtimit të vjetër (“kos” - mëllenjë dhe “ovo” - fushë, luginë).
Për herë të parë për krijimin e një standardi të shkencorizuar të onomastikës dhe toponomastikës së Kosovës nisi të flitej pas çlirimit të saj (1999). Autori i këtij libri ka qenë në përbërje të komisionit të posaçëm të ngritur në Prishtinë për një zgjidhje të drejtpeshuar të kësaj çështjeje.
Historikisht shqiptarët, në të dyja anët e kufirit, shfaqen të shkujdesur në lidhje me toponiminë. Në hapësirat shqiptare, veç fondit vendës, ka me shumicë toponime antike greke, romake e hebreje; ka toponime bizantine e starosllave, osmane e arabe, kelte e gjermanike, franko-normande e italo-venete. Edhe toponimia e Kosovës i ngjan një palimpsesti, ku çdo autoritet apo ushtri e huaj ka lënë gjurmën e vet. Kjo sjellje moskokëçarëse e shqiptarëve ndaj emërtimeve me karakter onomastik e toponomastik lidhet me vetëdijen e një populli që është vendës në trojet e veta dhe që, pikërisht për këtë arsye, nuk e ka ndjerë ndonjëherë të nevojshme “të certifikojë” gjuhësisht territoret e veta. Në të kundërtën, ata që kanë ardhur (dhe kanë ikur gjithsesi), të vetëdijshëm se po i përkundnin ëndrrat e tyre në djepin e tjetrit, të trembur se aloktonia e tyre ndonjëherë mund të përdorej si argument historik-politik, sistematikisht punuan për të lënë gjurmë trashëgimie përmes emrave të vendeve, rajoneve, krahinave, qyteteve, maleve, lumenjve.
Kështu ndodhi demonizimi i toponomastikës së Kosovës. Ajo duhej të ishte po aq serbe sa edhe vetë Kosova.
A është në të drejtën e popullit që e banon këtë vend t’i njësojë e shkencorizojë toponimet e trojeve të veta? Autori i këtij libri Begzad Baliu përgjigjet pa ngurrim se po. Kjo përgjigje nuk është thjesht shprehje e zellit të shijimit të lirisë. Në antropologji, si në çdo shkencë, ka ligje, që janë të përbotshme për nga vlera, dhe pikërisht për këtë arsye janë të vlefshme edhe për Kosovën. Një nga këto ligje është se çdo mit që është ndërtuar në dëm të tjetrit duhet të çmitizohet. Kjo i bën mirë jo vetëm atij që ndërmerr nismën, kjo shëron edhe krijuesin e mitologjemës. Çmitizimi është mendësia emancipuese e shekullit të dijes, shekullit që jetojmë. Çkodifikimi i të vërtetave të fshehura në mitet e rremë, në mitet e demonizuar; çsekretimi i thelbit të brendshëm të tyre, para se të jetë një formë e shprehjes së jetës së një populli në liri, është një nevojë shkencore emancipuese. Çmitizimi, në pikëpamjen antropologjike, kthehet në të kundërtën vetëm në rastin kur një mit, historik apo legjendar qoftë ai, nuk i ka bërë dëm askujt, sepse nuk është krijuar në dëmin e tjetrit.
Në këtë vështrim, pyetja parësore që do të duhej t’i përgjigjej autori i këtij libri është nëse mitizimi, për të mos thënë demonizimi i toponomastikës së Kosovës, është ndërtuar në dëmin e shqiptarëve apo jo, sikurse do të ishte e vlefshme edhe e kundërta: nëse shqiptarët i kanë kthyer emërtimet e tyre në mite që rrezikojnë historinë e dikujt tjetër, për shembull, të serbëve. Autori i librit Begzad Baliu i ofron bujarisht lexuesit të dhëna me karakter historik-gjuhësor për të provuar se si toponomastika është përdorur në Kosovë kundër shqiptarëve si bashkësi. Manipulimi me toponimet dhe mitizimi i tyre në dëm të tjetrit nuk është e vështirë të kuptohet. Përdorimi i tyre për qëllime politike është shprehja më e drejtpërdrejtë e këtij dëmi. Ndërsa libri i Begzad Baliut është një provë si mund të çpolitizohet ky realitet për të mbërritur tek burimi parësor.
Por si mund të mbërrihet tek burimi parësor, që, në fund të fundit, nënkupton zëvendësim të një emërtimi me një tjetër, pa përsëritur të njëjtin gabim që ndodhi kur, sikurse shprehet autori i këtij libri, toponomastika e Kosovës u demonizua? Edhe ky proces është rregulluar me ligje që vlejnë në çdo kënd të botës, dhe për këtë arsye vlejnë edhe në Kosovë. Një nga këto ligje është se, kur preket zyrtarisht toponomastika, qëllimi shkencor ruhet duke ndjekur parimin “më e hershmja në vend të më të resë”. Kjo sepse manipulimi me toponimet si mendësi e përbotshme i takon një stadi të vonshëm, stadit kur popujt kanë përjetuar formimin e ndërgjegjes kombëtare, e cila, si rregull, shfaqet për herë të parë në formë romantike. Me sa vërehet nga të dhënat që referohen prej autorit, në njësimin dhe shkencorizimin e toponimisë së Kosovës po punohet pikërisht sipas këtij parimi. Jo vetëm autori i librit, por edhe anëtarët e tjerë të komisionit, janë përpjekur ta shmangin veten nga roli i Shën Gjon Pagëzorit. Ata kanë kërkuar në popull se ç’emërtime ka pasur më herët, ose si ka qenë forma shqipe e të njëjtit toponim, më pas të sllavizuar, për t’i dhënë të drejtën që do t’i jepej në çdo vend të botës, duke respektuar ligjet e përgjithshme të shkencës së antropologjisë sociale. Të kundërtën pati bërë J. Cvijic dekada të shkuara, kur shkroi në “Geographie humaine” se shumica e mikrotoponimeve të lidhura me kishat e dikurshme romane në fshatrat dhe qytetet e Kosovës kishin qenë të lidhura me emra shenjtësh pravosllavë. Dhe të mendosh se Cvijic ishte një njeri i ditur, jo një amator.
Libri i Begzad Baliut, duke qenë nga të parët që prek një tabu të vjetër dhe të frikshme, ka meritën se ofron një paradigmë shqetësimesh shkencore që do të duan jo pak kohë për t’i zgjidhur. Një nga këto shqetësime është krijimi i një hierarkie historike-gjuhësore me karakter shkencor ndërmjet etnonimeve, patronimeve dhe toponimeve. Sa u përket këtyre të fundit, vlen sot e kësaj dite dhe do të vlejë edhe në të ardhmen, sikurse ndodh me përfundimet parimore, pohimi i Çabejt, se përfillen si prova autoktonie dhe vazhdimësie historike në këto troje për shqiptarët (dhe për çdo popull) vetëm makrotoponimet. Lidhur me raportet midis etnonimeve, patronimeve dhe emërtimeve të tjera, duket se statusi i tanishëm politik i Kosovës ka krijuar edhe disa paqartësi, të cilat dijetarët shqiptarë nuk mund t’i lënë në rrjedhë të lirë, duke përshtatur indiferencën e përgjithshme historike të shqiptarëve ndaj tyre. Vendosja në hierarki shkencore e këtyre tri kategorive të shkallëshkallshme të emërtimeve nuk mund të bëhet pa respektuar ato zgjidhje që, sikurse e përmendëm më lart, janë formuluar në trajtë ligjesh antropologjike. Duke iu referuar këtyre ligjeve, është e ditur se, si rregull, ka aq etnonime sa ka edhe etni. Kjo do të thotë se edhe për shqiptarët, kudo qofshin ata, etnonimi është një. Në rrjedhë të shekujve, në rrafshin historik-diakronik etnonimi i shqiptarëve ka njohur disa trajta. Sikurse dëshmohet, prej krishtërimit të hershëm deri në shekujt e mesjetës emërtim bashkësie i shqiptarëve ishte “albanë”. Në kushte gjuhësisht të papritura, që zor se mund të shpjegohen me ligjet e zhvillimit historik të shqipes, në fundin e mesjetës ndodhi rotacizmi i l-së në r, dukuri kjo e ligjshme e rumanishtes (në shqip ndodhi rotacizmi i n-së në r), dhe kështu përftohet forma “arbanë” (prej nga edhe “arbër”, “arbëreshë”, “arbneshë”). Ndërsa prej shekullit të 18-të e këndej vjen e përgjithësohet etnonimi “shqiptar”, gabimisht i lidhur me “shqipe”, “shqiponjë”, si fjalë rrënjë e burimit të tij, ndërsa provohet se “Shqipëri” e “shqiptar” u formuan nga “shqip”, kjo e fundit me sa duket prej burimit latin “eksplicitus”, qartë, shqip. Për të respektuar deri në fund të vërtetën shkencore, duhet pohuar se ”albanë” e “dardanë”, si emërtime fisesh ilire, me burim gjenetik të përbashkët, janë etnonime protoshqiptare. Më së fundi shqiptarët, të gjithë ata që flasin shqip, ashtu si e thotë etnonimi i tyre, nuk do të ndihen keq në një etnonim të përbashkët, edhe pse rrjedhat historike mund ta sjellin punën që të kenë dy shtete, dy stema shtetërore etj., sikurse nuk ndihen aspak keq austriakët kur e identifikojnë veten e vet me këtë emërtim si shtetas, pa u shkuar aspak ndërmend që të përdorin term tjetër, të ndryshëm nga “deutsch”, për gjuhën dhe kulturën e tyre. Sa u takon patronimeve, ato janë emërtime që lidhen me familjet e mëdha kombformuese, me aristokracinë e periudhës së humanizmit europian (sikurse janë ndër ne Dukagjinët, Kastriotët, Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Zenebishët, Arianitët etj.). Me këtë rast do të meritonte një vëmendje më vete hetimi i mbijetesës së një nyjeje me funksion aristokratik (nyjes së fisnikërisë, sikurse “de” në frëngjisht, “von” në gjermanisht, “van” në holandisht etj.), që del ende në ligjërimin etnografik, në shprehje të tilla si “i Hot”, “i Gjomark” etj. Rruga historike e përveçimit të popujve përmes etnonimeve kalon pikërisht përmes këtij kalendari: nga proto-emri (“galët”, për shembull, në rastin e frankëve - francezëve, po edhe në rastin e portugalëve - “port des galles”) tek patronimet dhe prej patronimeve tek etnonimi.
Autori i këtij libri Begzad Baliu i ofrohet lexuesit me një vepër që mund të quhet “tekst i hapur”. Kështu ai i bën një shërbim të vlefshëm dijes shqiptare, qoftë në rastin kur i shtron dhe i zgjidh problemet, qoftë në rastin kur i shtron dhe fton shkencëtarët të gjejnë një zgjidhje më të mirë.

Prof. Dr. Shaban Sinani
Tiranë, 2 korrik 2006

e martë, tetor 03, 2006

Koment:(Ri)Kolonizimi i ri Kosoves nga Serbia

Koment :PA CENZURE...




--------------------------------------------------------------------------------
From: "Bruqi Flori"
To: art-cafe@alb-net.com, bruqi-flori@hotmail.com
Subject: (Ri)Kolonizimi i Kosoves nga Serbia me Kushtetute te re eshte perfide
Date: Tue, 03 Oct 2006 09:06:07 +0000


Kuvendi Komunal i Prishtinës zbaton planet e Serbisë për rikolonizimin e Kosovës


Prishtine,3 shtator._



Në hartën e publikuar vitit e kaluar, me rrathë të zinj që kanë nga një X në mes janë paraqitur zonat e banimit kolektiv në kuadër të kthimit të organizuar masiv të serbëve sipas planit të Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovën.



Me ngjyrë të verdhë janë shenjuar vendbanimet ku përkrahet kthimi individual ndërsa me ngjyrë të kuqe ato për kthim të organizuar e masiv të serbëve në Kosovë.



Vërehet se një zonë e banimit kolektiv është paraparë në afërsi të Graçanicës. Dihet që serbët nuk e kanë lëshuar Graçanicën as pas mbarimit të luftimeve.



Atëherë, kush po kthehet aty?! Në emër të ‘kthimit të qëndrueshëm’ po bëhet rikolonizimi i Kosovës meqë serbëve po u pranohet e drejta që të kthehen ku të duan, pra jo vetëm te prona e tyre.



Në rastin e ndërtimit të banesave kolektive për kolonët e rinj serbë në Graçanicë, qëllimin e Serbisë po e realizon Kuvendi Komunal i Prishtinës me në krye me presidentin komunal ,juristin Ismet Beqiri.



Kuvendi Komunal i Prishtinës, me datën 21 shkurt të vitit 2006, ka përcaktuar lokacionin prej përafërsisht 54 ari, për ndërtimin e katër objekteve të tërësisë së përbashkët në qytetzen buze Prishtines me emrin Graçanicë.



Kjo është bërë duke u thirrur në në nenin 3.1b) të Rregullores 2000/45 që ka të bëjë me planifikimin urban dhe të fshatit dhe shfrytëzimin e tokës.

Pra, rregullorja për vetëqeverisjen e komunave përveç për decentralizim është treguar e përdorshme edhe për rikolonizimin( Tigrizimi n & Leopardizimin me enklava serbe) t e Kosovës.

Në vijim është paraqitur vendimi kolaboracionist i Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me këtë. Kliko këtu për të parë vendimin.

Shqiptaret (Kosoavret)nuk jane kunder minoriteteve(sebeve,turqve,kroateve,romeve etj)po ata jane decidivisht kunder Leopradizimit-Tigrizimit te Kosoves ne enklava.

Nje gje e tille do te lene shume pasoja ne Harten tigrizuese te Kosoves,kurse fajtoret jane te binjizuar NDERKOMBTARET dhe ELEFANTET e KOSOVES pas rugoviane!

Rrezikshmeria per nje lufte te re mes shqiptareve dhe serbeve eshte e mundshme per shkak te ketij tigrizimi ,prandaj per nje gje te tille do te ishte e udhes qe Grupi i Kontaktit, OKB-ja dhe konkretisht NATO te jene syqele dhe shume te matur ne keto sprova te reja te dala nga Kushtetuta e re e (neo)komunisteve,radikaleve(lexo cetnikeve) dhe demokrateve serb !

Flori Bruqi

Prishtine,3 tetor 2006

e hënë, tetor 02, 2006

INTERVISTA PËR GAZETËN EPOKA E RE TË PRISHTINËS.

From : Bruqi Flori
Sent : Monday, October 2, 2006 6:36 AM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : bruqi-flori@hotmail.com
Subject : Interviste e zedhensit politik FBKSH Mr.Gafurr Adili


INTERVISTA PËR GAZETËN EPOKA E RE TË PRISHTINËS.

1. Kohëve të fundit në Kosovë qytetari ndeshet me mbishkrime FBKSH-AKSH : RROFTË BASHKIMI KOMBËTAR. Është ky paralajmërim se e keni nisur aktivitetin në Kosovë apo?

Përgjigja :
Jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha hapsirat shqiptare të Shqipërisë po vazhdon aksioni i dytë politik, shkruarja e parullave: FBKSH - AKSH: RROFTË BASHKIMI KOMBËTAR. Parulla të tilla janë shkruar edhe nëpër qytetet dhe fshatrat e Zonës Nr.3 të FBKSH-së (Lugina e Vardarit) si: në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërcovë, Dibër, Strugë dhe Manastir. Po të shkoni nga Saranda në drejtim të pikës kufitare midis Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë, që ndanë për gjysëm Krahinën e Camerinë, dhe që njihet me emrin pika kufitare e Qafë-Botës, për gjatë gjithë rrugës do të gjeni të njëjtat mbishkrime dhe parulla të shkruara nga rinia heroike shqiptare e Camerisë. Këtë e ka pasqyruar një ditë të tërë, për cdo orë nga 5 minuta, TV NEWS 24 i Tiranës.
Para këtij aksioni, po gjatë kësaj pranvere, të gjitha këshillat e nënzonave të FBKSH-së, si në Tiranë, në Vlorë, në Shkodër, në Ulqin, në Tivar, në Tuz, në Plavë-Guci, në Prishtinë, në Mitrovicë, në Pejë, në Prizren, në Ferizaj, në Gjilan, në Preshevë, në Kumanovë, në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Kërcovë, në Dibër, në Strugë, në Manastir dhe në Cameri (Gumenicë, Janinë dhe Prevezë), vetëm brenda një nate përfunduan aksionin e parë politik, shpërndarjen dhe ngjitjen nëpër mure e sheshe publike të 5.000 posterave me fotografitë e Kryetarit të Nderit të FBKSH-së, Magjistër UKSHIN HOTI dhe të Komandantit të Nderit të AKSH-së, ADEM JASHARI, ku qëndronte edhe thënia kapitale e të pavdekshmin Mr. UKSHIN HOTI: SHQIPËRINË E PA BËRË BËJE SHQIPËRI TË BËRË, BËJE OSE VDIS….! Në Gumenicë ndodhet busti i kriminelit që udhëhoqi masakrat greke (1944 – 1945) kundër popullsisë shqiptare të Camërisë, Napoleon Zerva. Mu në gjoksin e këtij krimineli djelmoshat tanë ia vendosën posterin. Të tillë postera u vendosën edhe në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës, të Universitetit të Shkodrës dhe të Universitetit të Vlorës, si dhe te Sheshi i Pavarësisë në Vlorë.
Pra, qëllimi kryesorë i aksionit të parë (shperndarjes së posterave) dhe të këtij të dytit (shkrimit të parullave) ka qenë dhe është mishërimi i idesë së bashkimit kombëtar në gjithë popullin shqiptar të Shqipërisë Etnike dhe diasporën shqiptare. Nga ana tjetër kemi dashur që jo vetëm popullit tone, por edhe faktorit ndërkombëtar t’i tregojmë se Fronti për Bashkim Kombëtar¨Shqiptar (FBKSH) ka qenë dhe është një formacion politik mbarëkombëtar që shtrihet dhe vepron në të gjitha hapsirat e Shqipërisë, kudo bukës I thuhet bukë e ujit – uj, dhe në diasporën shqiptare, sepse posterat e tillë janë shpërndarë edhe nëpër klubet e mërgatës shqiptare në Evropë dhe Amerikë.





2. Në Kosovë në njëfarë mënyre ka munguar prezenca e juaj. Nuk keni qenë të zëshëm në zhvillimet që kanë ndodhë në Kosovë. Pse?

Përgjigja :
Me përgjegjësinë më të madhe moralo-politike po iu them se edhe nëse nuk jemi prononcuar publikisht përmes komunikatave apo deklaratave politike, në rrafshin organizativ kemi arrijtur suksese të pa parashikuara. Nga Kuvendi i Dytë Kombëtar i FBKSH-së (16 shtator 2005), kur edhe Kryetar i ri i FBKSH-së u zgjodh Prof. dr. BASHKIM MITROVICA, jo vetëm që kemi arrijtur të kemi këshilla në shtatë (7) nënzonat e Zonës Nr. 2 (Kosova Historike) si: Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Ferizaji, Gjilani dhe Presheva, por edhe kemi arrijtur të përmbushim një ndër vendimet e Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së, që është krijimi i këshillave të FBKSH-së edhe në të gjitha lagjet e qyteteve dhe të fshatrave të Kosovës Historike dhe FBKSH-në nga një front mbarëkombëtar ta bëjmë edhe front mbarëpopullorë, si dhe të jemi prezentë në cdo parti politike shqiptare dhe institucion të Kosovës UNMIKISTAN. Si asnjë formacion tjetër aty, FBKSH ka informacione të bollshme se sa komodë sillen liderët e partive politike shqiptare në Kosovë dhe sa servilë të neveritshëm janë bërë këta politikuajë karshi faktorit ndërkombëtar në Kosovën UNMIKISTAN. Shërbimet inteligjente të FBKSH-së në Kosovën Historike kanë arrijtur që të zbulojnë formacionet paramilitare serbe që veprojnë nën të ashtuquajturën „Ushtria Serbe për Clirimin e Kosovës“, dhe jo vetëm t’i zbulojnë por edhe më shumë se kaq.
Në fund të fundit, Kryesia Qendrore e FBKSH-së e dalë nga Kuvendi i Dytë Kombëtar i FBKSH-së, vitin e kaluar, gjykoi se nuk duhej zë tjetër përveq zërit të bukur të djelmoshave „Levizja Vetëvendosje“, të cilët ne jo vetëm që nuk i kemi penguar dhe sabotuar, siq kanë vepruar politikuajtë e dalë nga lufta, por edhe i kemi mbështetur moralisht dhe politikisht.


3. FBKSH ka reaguar ndaj raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK) nr. 174 për Evropë, i titulluar “Një ushtri për Kosovën”. Pse mendoni se ky raport koncepton dhe përcakton krijimin e forcave ushtarake për „shtetin kosovar“ nëpërmjet pasqyrës së interesave të ngushta proserbe?

Përgjigja :
Kosova nuk bëhet shtet i pavarur e sovran. Kjo edhe është arësyeja se pse Kosova nuk mund të ketë as ushtri, pasiqë ushtria është themeli i sovranitetit të një shteti të pavarur e sovran.
Trupi Diplomatik i Departamentit për Diplomaci të FBKSH-së, që përbëhet nga djemë e cuca më të devotshëm të kombit shqiptar, jo vetëm në hapsirat e Shqipërisë Etnike por edhe në shtete të Evropës dhe të Amerikës, fillimisht me vëmendje dhe përgjegjësi të lartë e ka studjuar Raportin Nr. 174 të GNK-së dhe jo vetëm mbi bazën e kësajë por edhe mbi bazën e informacioneve konfidenciale që ka arrijtur të grumbullojë, ka arrijtur te konstatimi i tillë, se GNK vazhdon të parapërgadisë terrenin që Kosova të vazhdojë të ngelet me kokën në Beograd, dhe me këtë rast populli i Kosovës të mashtrohet, siq është mashtruar deri më tani me të ashtuquajturën TMK dhe shumë mashtrime të tjera, se gjoja na paska një ushtri, që në fakt do të jetë ushtri aq sa gjatë këtyre viteve na ishte ushtri TMK-ja, e cila nuk ishte asgjë tjetër pos një shoqatë zjarrfikëse.
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) nuk e ka pranuar, as që do ta pranojë ndonjëherë dhe kurrën e kurrës nuk do të tolerojë që Kosova të rikëthehet nën pushtimin serb e të bëhet neokoloni e Serbisë. Ne e dijmë shumë mirë se nga privatizimi në Kosovë po përfiton Serbia përmes njerëzve të saj shqipfolës, të cilëve iu jepë paratë për të bërë privatizimin në Kosovë. Pikërisht për të mbrojtur dhe siguruar kapitalin serb në Kosovë GNK propozon një „ushtri“ të tillë simbolike me 2000 trupa dhe pa armatim të rëndë, por vetëm me armatim të lehtë për të shtypur revoltat popullore shqiptare, sepse një „ushtri“ e tillë kurrë nuk do të mund të mbronte dhe të siguronte kufijtë e Kosovës me Serbinë, me Malin e Zi dhe me IRJM-në, por do të mund të mbronte vetëm enklavat serbe në Kosovë dhe ekonomi-biznesin e Serbisë në Kosovë.

4. Më herët keni thënë se Kosovës nuk i duhet AKSH-ja, sepse Kosova e ka TMK-në. Jeni ende me të njëjtin mendim ?

Përgjigja :
Kemi gjykuar se aty ku veprojnë uniformat e ushtrive simotra të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), siq është Ushtria e Republikës së Shqipërisë dhe TMK-ja e Kosovës nuk duhet të veprojë uniforma e bukur e AKSH-së, sepse kemi gjykuar që të tri ushtritë tona : Ushtria e Republikës së Shqipërisë, TMK-ja e Kosovës dhe AKSH e FBKSH-së, në Shqipërinë e Ribashkuar do të përbëjnë ARMATËN KOMBËTARE SHQIPTARE. Por, përderisa, nga forcat e errëta kombëtare e ndërkombëtare, TMK për cdo ditë po denigrohet dhe nuk i lejohet të ushtrojë aktivietin e një ushtrie të mirëfilltë të Kosovës, si dhe nuk i lejohet të veprojë edhe në veri (Mitrovicë) dhe në lindje (Dardanë) të Kosovës, kam bindjen e patundur se ky qëndrim i Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së dhe i Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së shumë shpejt do të rishqyrtohet dhe do të nxirret një vendim tjetër.
Në kohën që Serbia jo vetëm po armatoset por edhe po e sofistikon armatimin e saj (buxheti vjetor i së cilës është 560 milionë euro në vit, ndërsa buxheti vjetor i TMK-së është vetëm 15 milionë euro), si dhe nga ana tjetër përderisa Serbisë i lejohet që në fshatin Baroc (7 kilometra larg magjistrales A-10) të ndërtojë bazën më të madhe ushtarake, si dhe të ndërtojë edhe 30 baza të tjera rreth kufirit me Kosovën, dhe në anën tjetër (gjatë viteve të fundit), me urdhër të monitorëve ndërkombëtarë, Republika e Shqipërisë ka shkatërruar 1.600.000 mina tokësore, 144.000 armë të lehta, 43.000 tonelata me municion dhe 511 tankse dhe automjete të blinduar, del qartë se Serbia me leje të ndërkombëtarëve po armatoset që në një moment më të volitshëm për te edhe të sulmojë Kosovën. Pra, kur po kjo bashkësi ndërkombëtare nga njëra anë po lejon militarizimim e Serbisë dhe nga ana tjetër po e carmatos Republikën e Shqipërisë që të mos mundet ta mbrojë Kosovën nga Serbia, atëherë qartë del domosdoshmëria e rishikimit dhe rivendikimit të vendimt tonë të mëhershëm.

5. Z. Adili a është e pranishme në Kosovë AKSH-ja? Nëse po, cili është misioni i saj?

Përgjigja :
Krahu i armatosur i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është e pranishme në Kosovën Historike, si: në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Toplicë) dhe në Kosovën Veriore ( Mitrovicë dhe Sanxhak), por jo në Kosovën Protektorat (UNMIKISTAN), sepse aty vepron Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). Detyra kryesore e AKSH-së, dhe konkretisht e Divizionit „ADEM JASHARI“ të AKSH-së, ashtu si edhe i divizioneve të tjera të AKSH-së, ndër të cilët është edhe Divizioni „TAHIR SINANI“ i AKSH-së, që vepron në Zonën Nr. 3 të FBKSH-së (Lugina e Vardarit), ka qenë dhe është që të clirojë trojet e Kosovës Historike që vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesi e kolonizatori me emrin Serbi, si dhe nga ana tjetër edhe të parandalojë rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovën Unmikistan. Por, nëqoftëse bashkësia nderkombëtare dhe konkretisht KFOR-i, nuk do të shpërbëjë forcat paramilitare serbe me emrin „USHTRIA SERBE PËR CLIRIMIN E KOSOVËS“ (Srbska Oslobodilacka Vojska Kosova- SOVK), që veprojnë nëpër enklavat serbe në Kosovën Protektorat, si në Veri të Mitrovicës, ku ndodhet Shtabi i Përgjithshëm i SOVK, në Gracanicë, ku ndodhet Shtabi Politik i SOVK dhe në Shtërpcë, ku ndodhet Shtabi Operativ i SOVK, enklava këta që në Vjenë po iu jepet statusi i komunave serbe, që në fakt nuk janë asgjë tjetër pos një „SRBSKA REPUBLIKA“ brenda Kosovës dhe nuk do ta mbrojë Kosovën Unmikistan nga sulmi i Serbisë, unë e kam bindjen e patundur se këtë gjë do ta bëjë Këshilli i FBKSH-së i Zonës Nr. 2 (Kosova Historike), së bashku me Divizionin „ADEM JASHARI“ të AKSH-së.


6. Në Kosovë ka zhvillime të hovshme, aq sa është bërë problem të jesh në trend me to. Një ndër zhvillimet „rrëmbyese“ është edhe cështja e bisedimeve për statusin e Kosovës. Mendoni se sërish me Kosovën po bëhet pazar?

Përgjigja :
Gjithsesi, pazaret me Kosovën, të filluara nga Konferenca e Rambujes dhe e Parisit, po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Por, këtë rradhë në emër të të ashtuquajturit decentralizim po sajohet kontinuiteti territoririal i enklavave serbe me njëra-tjetrën dhe me Serbinë, « decentralizim » ky që do të ndërpresë kontinuitetin territorial të vendbanimeve me shumicë shqiptare si brenda Kosovës UNMIKISTAN po ashtu edhe atë të Kosovës UNMIKISTAN me trevat shqiptare të Kosovës Lindore (Lugina e Preshevës) dhe të Kosovës UNMIKISTAN me trevat shqiptare të Sanxhakut, që në fakt nuk është asgjë tjetër pos një « REPUBLIKA SRBSKA » brenda Kosovës me pavarësi formale dhe të kushtëzuar, brenda një Kosove pa sovranitet, të një Kosove neokoloni e Serbisë, pra të një Kosove me kokën në Beograd.
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) nuk do ta njohë dhe pranojë këtë zgjidhje të statusit të Kosovës. FBKSH nuk njeh dhe nuk pranon kurrëfarë pavarësie të Kosovës, qpftë kjo formale apo e kushtëzuar, sepse jashtë saj dhe nën pushtimin e kolonizimin serb po ngelen trojet shqiptare të Kosovës Lindore (Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Toplica) dhe Kosova Veriore (Mitrovica e Veriut dhe Sanxhaku). Shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit), përmes formës më demokratike - referendumit popullor,në vitin 1992, shpallën autonominë politiko-territoriale me të drejtë ribashkimi me Kosovën, sikurse edhe populli i Sanxhakut, po në vitin 1992, me referendum Sanxhakun e shpalli Krahinë të Republikës së Kosovës.

7. Kosovën në bisedimet për statusin e Kosovës e përfaqëson « Grupi i Unitetit » ose thënë ndryshe « elefantët tregtarë », sic është bërë zakon të thirren. Vërtetë mund të llogarisim se këta elefantë mund të cojnë rëndë dhe të mos lëshojnë pe, para kërkesave për bërjen e Kosovës?

Përgjigja :
I ashtuquajturi « Grupi i Unitetit », të cilin me të drejtë populli dhe forcat atdhetare shqiptare e quajnë « elefantët tregtarë », që në stadin e parë të fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës dëshmoi dhe ridëshmoi edhe njëherë se nuk është asgjë tjetër pos një koshere tradhëtarësh të interesave më madhore të Kosovës dhe të cështjes madhore kombëtare shqiptare në përgjithësi.
Këta shqipfolës, të cilët fillimisht tradhëtuan luftën dhe idealet e larta të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, në Rambuje dhe Paris, si dhe pastaj pasiqë jo vetëm shkelën mbi gjakun e dëshmorëve të kombit, por edhe familjet e dëshmorëve të kombit dhe heronjtë e gjallë (invalidët dhe veteranët e luftës së UCK-së) i patën lënë në gjendje të mjerë dhe skamje të plotë, sot fare nuk e kanë për turp që të tradhëtojnë Kosovën dhe cështjen madhore kombëtare shqiptare, sepse kjo jashtëqitje e kombit shqiptar, që gjatë kohës së luftës së lavdishme të UCK-së, fillimisht pasi i likuidoi themeluesit idealistë të bërthamave të para të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare (të cilës më vonë ia ndërruan edhe emrin dhe e quajtën Ushtria Clirimtare e Kosovës), si : Hamës e Adem Jasharin, Sadri Zenelin, Zahir Pajazitin, Luan Haradinajn, Ilir Konushevcin, Abedin Rexhën, Fehmi Ladrovcin, Iljaz Kodrën, me mision nga armiqtë tanë depërtuan deri në hierarkinë më të lartë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, dhe pasi e uzurpuan na e degjeneruan ate dhe luftën heroike të saj, si dhe pas luftës na u promovuan në poltikuajë dhe gjeneralë të dalë nga lufta. Më vonë, për vite të tëra (gati një dekadë), manipuluan dhe po vazhdojnë ta mashtrojnë popullin shqiptar të Kosovës, siq dikur, para luftës së UCK-së, bënte ai farë rahmetlija me gjithë kamarillën e tij që e quante LDK, se gjoja Kosova do ta fitojë pavarësinë, gjë që aspak nuk është e vërtetë, dhe atje (në Vjenë) duke biseduar për decentralizimin serb në Kosovë po realizojnë planet djallëzore të Beogradit në Kosovë, kurse Beogradi i shërblen me miliona euro dhe garanci për ministra në qeverinë e ardhshme kuislinge të Kosovës. Këta faqezinjë, me në krye njëfarë Lutfi Hazirin, me paturpësinë më të madhe deklarojnë se : « Edhepse serbët në Kosovë janë 10% ne jemi gati t’iu japim 24% të territorit të Kosovës ».
Aspak nuk është e vërtetë se serbët në Kosovë ndonjëherë na paskan qenë apo tani na qenkan 10%, sepse sipas të gjitha statistikave zyrtare në ish RSFJ, të gjitha minoritetet në Kosovë bashkarisht : serbët, turqit, boshnjakët, kroatët, ashkalijtë dhe të tjerët, asnjëherë nuk kanë qenë më shumë se 8 %. Por, mbi të gjitha, edhe sikur të na ishin 10% ku e gjen të drejtën ky farë Zëvendës-Kryeministër i Kosovës që serbëve t’iu fali mbi 24% të territorit të Kosovës?! Apo ky terriotor na qenka i babës dhe i nënës së këtij shqipfolësi, që ia paskan lënë me tapi dhe ai na e paska të drejtën që t’ia dhurojë apo t’ia shesi Serbisë ?! Pse në rastin konkret po hesht ky farë „Grupi i Unitetit“, dhe nuk po e thërret në përgjegjësi apo në interpelancë në të ashtuquajturin Parlament të Kosovës këtë farë tregëtarin e trojeve të Kosovës?!


8. LDK-ja po vazhdon të mbetet pa kryetar. Tash sa ka filluar një fushatë shumë e fortë ndërmjet Fatmir Sejdiut, i cili pa kurfarë problemi e lë pozitën e Kryetarit të Kosovës për atë të partisë dhe Nexhat Daci, i cili sic dihet e ka rininë e LDK-së mbrapa. Komenti i juaj?

Përgjigja:
Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), dhe në rastin konkret as mua si Zëdhënës Politik (për shqiptarët) dhe Sekretar i Departamentit të Diplomacisë (për ndërkombëtarët) i FBKSH-së nuk na lejohet që të bëjmë komente dhe të ndërhyjmë në punët e brendshme fraksioniste brenda partive politike, siq është rasti konkret me LDK-në, apo më mire me thënë për luftën midis ish profesorit t’im Fatmir Sejdiut dhe Zotit Nexhat Daci për Kryetarar të ish Lidhjes Komuniste të Kosovës, që pas shpërbërjes së Lidhjes Komunsite të Jugosllavisë ndryshoi emrin dhe u quajtë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nga vetë nocioni parti politike del qartë se partia politike mbron interesat e një klase apo shtrese të caktuar shoqërore, të klaneve dhe të individëve brenda partisë, ku mpleksen interesat e ngushta klasore, klanore dhe individuale, dhe për pasojë krijohen edhe fraksionet klasore, klanore dhe individuale. Fraksione të tilla ka te të gjitha partitë politike shqiptare, kudo në hapsirat e Shqipërisë, si këtu në Republikën e Shqipërisë apo Shqipërinë Londineze e të rrudhur (siq e quajmë ne të FBKSH-së), ashtu edhe në Kosovën Unmikistan, si dhe në trojet tjera shqiptare nën Serbi, nën IRJM dhe nën Mal të Zi.
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të bëhet ndonjëherë parti politike. Sipas gjithë infrastrukturës ligjore: Platformës Politike dhe Statutit, të miratuar në Kuvendin e Parë (Themelues) Kombëtar (12 korrik 2002) të FBKSH-së dhe të rregulloreve të miratuara në Kuvendin e Dytë Kombëtar të FBKSH-së (16 shtator 2005), del qartë se, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) është bashkim forcash politike, shoqatash joqeveritare, intelektualësh atdhetarë dhe i masave të gjëra popullore pa dallim krahine, feje dhe ideje që punon, vepron dhe lufton për ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe të popullit që jeton në to në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me emrin Shqipëri.
Sekretariati i Kryesisë Qendrore të FBKSH, i vetëdishëm se, misioni i armiqëve tanë ka qenë dhe mbetet deviza e tyre “përcajë e sundo”, përcarje këtë që deri diku e kanë arrijtur përmes krijimit të mbi 150 partive politike në të gjitha hapsirat e Shqipërisë Etnike, gjitha këshillave dhe antarësisë së gjërë iu ka rekomanduar dhe i ka ngarkuar me misionin patriotik që maksimalisht të punojnë dhe të veprojnë për minimizimin e përcarjes ndërshqiptare dhe të krijimit të unitetit kombëtar shqiptar.
Jemi përpjekur dhe do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen maksimalisht do të përpiqemi që sa më pare të bashkojmë trurin e kombit shqiptar, dy akademitë e shkencave dhe të arteve, ate të Tiranës dhe të Prishtinës, në një akademi të vetme kombëtare, me emrin Akademia Kombëtare Shqiptare (AKSH), e cila fillimisht duhet të krijojë Platformën për bashkimin arsimorë e kulturorë të kombit shqiptar, si dhe Platformën e bashkimit ekonomik të kapitalit të shqiptarëve, dhe më pas bashkë më FBKSH-në sa më shpejt, sa nuk është bërë vonë, të mbajmë KUVENDIN MBARKOMBËTAR TË RIBASHKIMIT SHQIPTAR, ku do të krijohet ASAMBLEA KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH) me të gjitha departamentet përkatëse të një QEVERIE MBARKOMBËTARE SHQIPTARE. Është rast unikal në Botë që nxënësit tanë këtu në Republikën e Shqipërisë të mësojë me një abetare, dhe nxënësit shqiptarë në Kosovë me një abetare tjetër, si dhe nxënësit shqiptarë nën Serbi, nën IRJM dhe nën Mal të Zi me abetare të tjera. Përfaqësuesve të dy akademive tona iu kemi thënë se FBKSH do ta realizojë ribashkimin territorial të Shqipërisë, por jemi më se të sigurt se ky ribashkim kombëtar shqiptar do të ketë shumë mangësi dhe probleme sikur paraprakisht të mos realizojmë ribashkimin arsimorë, kulturorë dhe shqiprtërorë, si dhe ate ekonomik, sepse ka rrezik të na paraqiten problemet e njëjta që iu ndodhën gjermanëve gjatë ribashkimit të tyre. Për këto ide kaq madhore kombëtare kemi gjetur mbështetjen jo vetëm te antarësia jonë e gjërë në të gjitha hapsirat shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe në diasporë, por edhe tek shumë intelektualë dhe deputetë atdhetarë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Presim mbështjetjen dhe përkrahjen edhe të intelektualëve dhe të deputetëve atdhetarë shqiptarë të Prishtinës dhe të Shkupit.





9. Z. Adili, cili është mesazhi juaj për lexuesit e gazetës “Epoka e Re”?

Përgjigja :

Mesazhi im për të gjithë lexuesit e nderuar dhe shumë të respektuar të gazetës më prestigjioze e më të guximshme shqiptare ”Epoka e Re” të Prishtinës, shumica dërmuese e të cilëve janë pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve të kombit dhe invalidë e veteranë të luftës së lavdishme të UCK-së, betimi i të cilëve si luftëtarë e komandantë të UCK-së ishte vetëm clirimi dhe bashkimi kombëtar, është një dhe i vetëm:
Që, pa më të voglin hezitim ta përkrahin dhe vullnetarisht të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH); sepse FBKSH që nga themelimi (12 korrik 2002) ka qenë dhe është vazhduesi më i denjë i idealeve të tyre, për të cilat ideale ata flijuan bijtë e bijat e tyre më të devotshëm, vëllezërit e motrat e tyre heroina, burrat e gratë e tyre fisnike dhe nënat e baballarët e tyre patriotë, si dhe gjithashtu flijuan edhe gjymtyrët e tyre, djersën e tyre dhe pasuritë e tyre; sepse, FBKSH - në e kanë krijuar vetëm ata dhe askush tjetër, vetëm gjaku i tyre dhe askush tjetër, vetëm gjymtyrët e djersa e tyre dhe askush tjetër. Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) ka qenë, është dhe përgjithmonë do të jetë vetëm i tyre e i kombit shqiptar dhe i kërkujt tjetri.
Ju faleminderit,thote Zëdhënësi Politik i FBKSH - së, Magjistër Gafurr ADILI .

(Intervista eshte huazuar nga Epoka e re)

Pergatiti per Art-Cafe dhe Floart:Flori Bruqi