Prishtinë,Beograd,Podgoricë,korrik 2006.-
Në Serbi dhe Malin e Zi sipas studimeve të disa analistëve ekziston një distancë e tmerrshme etnike ndaj pakicave të tjera etnike. Kryesisht kundër shqiptarëve. Kështu është që prej 30 vjetësh. Më shumë se një e katërta e të anketuarve nuk do të "rrezikonte " martesën me jo serbët.
Rreth 60 % martesën me muslimanët. Martesa e parë shqiptaro-serbe në Jugosllavi është regjistruar në vitin 1945, kur diplomati Elhami Nimani u martua me Sonjën, t e bija i mitropolitit të Karlovcit (qytet në Kroaci-shënimi im. F.B) Rajiç, e cila erdhi asokohe në Kosovë me ushtrinë serbosllave.
Në Beograd, ndërsa vazhdonin studimet, u martuan me serbe studjuesi i letërsisë shqipe Anton Çeta (më vonë u divorcua dhe u kthye në Prishtinë, i biri i tij, Llazari edhe sot e kësaj dite jeton në Beograd), etnografi Akademi prof.dr.Mark Krasniqi (u divorcua dhe u kthye në Prishtinë, e bija Drita është e martuar për maqedon), orientalisti Akademik prof.dr.Hasan Kaleshi (dy djem Eroli dhe Damiri), aktori Bekim Fehmiu me aktoren Branka Petriç (dy djem Uliks-in dhe Hedon-in), aktori Faruk Begolli me balerinën Zoja (divorcuar), piktori Matija Rodiqi (djali Kolë), piktori Isak Asllani.
Disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë jetuar ose vazhdojnë të jetojnë në Beograd, janë martuar me serbe nga Kosova, ndërmjet tyre satrapi Ali Shukrija me Dushankën (djemtë Zeqirin dhe Luanin ) , Kolë Shiroka me Dushkën (ka djalë e vajzë, Ilirën dhe Jugosllavin), Alush Gashi me Lelën (tre djem Agimin, Skenderin dhe Fatmirin, njëra nga mbesat e tij është Nora Gashi). I ndjeri Halil Fejzullahu me Danicën (kanë një vajzë ish kryetaren e KK të LKK ,zonjën shumë të nderuar Kaqusha Jasharin , një djalë të quajtur Korçagin, i cili pat vdekur në një aksident automobilistik dhe djali tjetër Petriti basketbollisti i njohur i Crvena Zvezdës) etj.
Enver Petrovci në vitin 1997 ishte aktori i vetëm shqiptar në filmin "Grerëza" të Gorçin Stojanoviçit, në përgatitjen e skenarit të të cilit ka marrë pjesë edhe Faruk Begolli.
Në këtë film shumicën e personazheve e përbëjnë shqiptarët. Shumë veta, para regjistrimit të fundit kanë ndryshuar mbiemrat, ose janë kthyer në Prishtinë me vendosjen e KFOR-it atje.
Ndërmjet tyre kanë qenë edhe shumë banorë të vjetër të Beogradit. Duhej treguar se je patriot", na tregon një ish-funksionar shtetëror. Ndërmjet shqiptarëve, figura publike të viteve 90-të, në Beograd janë varrosur edhe politikani dhe ambasadori Elham Nimani, i cili u godit deri sa humbi ndjenjat në Greqi, ku kishte një shtëpi pushimi të tijën, pas së cilës edhe vdiq.
Si luftëtar i vjetër u varros me nderimet më të mëdha. Janë varrosur edhe shkrimtarët Mehmet Hoxha dhe Sitki Imami, gazetarët Hilmi Thaçi e Albert Dushi, si dhe Rahman Morina, pushtetar i lartë shtetëror.
Për një kohë të gjatë banorë të Beogradit kanë qenë edhe i ndjeri Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ymer Pula, Azem Vllasi, Refki Dauti,Ali Shukria,Sinan Hasani etj.
Murat Morina me bashkëshorten Hadije Morina, e cila një kohë ka qenë ndihmës ministre e Arsimit në qeverinë e Serbisë, jetojnë në Beograd edhe sot e kësaj dite.
Gjithashtu në Beograd jeton edhe Ismet Gjoshi, autor i librit "Edukimi i qenit", Shefik Kryeziu, pilot pensionist i Ushtrisë Jugosllave, Fahri Musliu, gazetar, për një kohë të gjatë reporter i gazetës së Prishtinës "Rilindja", pastaj "Bujku"dhe sot i gazetës "Zëri" dhe i "Zërit të Amerikës".
Këtu jeton edhe Fatmir Nushi, kameraman i cili ka kaluar në xhirimet e spoteve publicitare.
Avokati i njohur Hysni Bytyçi, i cili në vitin 2000 u rrah keqas në banesën e tij nga persona të maskuar, shkoi për mjekim në Britaninë e Madhe dhe vazhdon të banojë atje.
Aktori i shquar Bekim Fehmiu, i cili në vitin 2000 botoi pjesën e parë të prozën biografike "Tmerr dhe ndriçim" (shtëpia botuese "Samizdat B-92) në ditët e sotme u qëndron larg mediave.
Djali i tij Uliksi, së bashku me bashkëshorten aktoren Snjezhana Bogdanoviç, që nga viti 1992 jeton në SHEnver Petrovci
Shqiptarët në mes të Beogradit dhe Prishtinës
Para bombardimeve të vitit 1999, në një kafene të Prishtinës në të cilën shkonte vazhdimisht Viktor Leka, punonjës i Radio Televizionit të Serbisë, një natë hynë pesë policë serbë.
Incidenti që ndodhi pas këtij veprimi ishte rrahja e disa prej klientëve, ndërsa për Viktorin kjo natë shënoi fillimin e mundimeve të mëdha.
Në ditët në vazhdim, policët e kërcënonin se është i pari në listën e atyre që do pushkatoheshin "nëse do fillojnë bombardimet".
Ai denoncoi në polici për këtë fakt, por meqënëse në Prishtinë mbretëronte "mungesa e ligjit", bëri gati valixhet dhe së bashku me nënën shqiptare dhe gruan serbe, shpërngulet nga Prishtina në Beograd.
Viktor Leka nuk e di se ç’është bërë më vonë me policët, por për njërin prej tyre është i sigurtë se e ka thirrur në telefon dhe e ka kërcënuar përsëri.
Nënës së tij, e cila pas bombardimeve shkoi në Prishtinë të shihte se ç’është bërë me banesën e tyre,thuhet në raportin e policisë së KFOR-it se asajë i trokitën në derë pjestarët e UÇK-së, të cilët i kërkuan të birin i cili, sipas tyre, kish punuar për UDB-en serbe.
Po i njëjti shërbim sigurimi e kishte pushuar nga puna Viktorin sepse kishte bërë mungesa në punë. Ai ka hedhur në gjyq RTS-në, sepse, sipas tij, ia kanë bërë me të padrejtë.
Sot është i papunë dhe nuk di se çfarë të bëjë. "Unë nuk dua të banoj në asnjërin nga këto qytete, as në Prishtinë as në Beograd dhe nuk kam se çfarë të humbas, ndjehem si jashtëtokësor", u shpreh për gazetën Blic Njuz.
Viktor Leka është një rast i veçantë edhe për vetë faktin se pranon të flasë për problemin që ka, në ndryshim nga shumica e shqiptarëve të tjerë në Beograd, të cilët i largohen çdo lloj deklarimi publik, ndoshta për arsye të reaksionit të familjes së tyre në Kosovë. Çdo lloj bashkëpunimi me Beogradin, në Prishtinë ndëshkohet.
"Kam përshtypjen se shqiptari në Beograd është një specie ekzotike.
Përveç kësaj, nëse kjo gjë merret vesh në Prishtinë, dhe do të merret vesh patjetër, familja ime do të jetë e njollosur", shprehet një shqiptar anonim, një nga 1600 të tillët në Beograd, sipas regjistrimeve të fundit. Në këto regjistrime,rreth 6000 njerëz u deklaruan si muslimanë, gjë që për Bashkësinë Shqiptare në Beograd do të thotë se shumë veta e kanë fshehur kombësinë.
Nga perspektiva e sotme, duket se e para që e ka lënë Beogradin ka qenë këngëtarja e muzikës pop Zana Nimani.
Ajo sot merret suksesshëm me tregti sendesh të patundshme diku në Canada.
Fëmijët shqiptarë të lindur në Beograd, të cilët kryejnë ndonjë funksion publik, këto ditë gjithnjë e më shpesh heqin dorë nga kombësia e tyre. Kjo është edhe arsyeja se nuk dëshirojnë të përmenden në këtë shkrim.
Qeleshet e fundit
Shqiptarët e Kosovës janë mosbesues edhe ndaj imamit të Xhamisë Bajrakli të Beogradit, por kanë imamin e tyre shqiptar.
Në këtë xhami kryejnë ritet më së shumti shqiptarët nga Maqedonia edhe ata, siç shprehet Imami Muhamet Jusufpashiç, "janë kryesisht të rinj".
Bashkësia Islamike e Beogradit ka kartat e saj të antarësimit, por në to nuk shënohet kombësia, kështu që askush nuk mund të thotë me siguri se sa shqiptarë jetojnë sot në Beograd.
- "Duke mos llogaritur ata, të cilët nga frika deklarohen si goranë apo egjyptianë, jam i sigurt se në Beograd kanë ardhur vetëm gjysëm shqiptarët, ata të cilët në Kosovë nuk i duan sepse kanë punuar për shtetin.
Por edhe këtu janë pritur tradicionalisht keq, si të gjithë refugjatët deri tani. Edhe tani na quajnë "shiptari", me një nëntekst keqdashës se edhe ne e quajmë veten kështu
Epo, le të jetë kështu, ne e quajmë veten shqiptarë", shprehet një klient i rregullt i njërës prej kafeneve të Hotel”Moskva”në qendër të Beogradit...
Në Beograd shqiptaret jetojnë së bashku me familjet e tyre. Megjithëse Bajrakli Xhamija e Beogradit, ka imamim e saj shqiptar, Universiteti i Beogradit ka profesorë shqiptarë, restorante ku pronarëve këmbëngulës, të cilëve që prej vitit 1993 u është dashur të përballojnë kërcënime dhe shantazhe serioze, megjithëse Beogradi ka mjekët e tij shqiptarë, policët dhe pensionistët shqiptarë, si dhe Miss Kosovën e tij Irina Jashari, shqiptarëve të Beogradit përsëri u duket pak.
Nuk shkojnë në shkolla ku mësohet gjuha shqipe dhe lajmet në gjuhën amtare nuk i dëgjojnë më që nga koha kur u hoq emisioni në gjuhën shqipe në kanalin e dytë të RTS-së.
"Qeleshet për herë të fundit i kam parë në Beograd në vitin 1985", shprehet përkthyesja Naile Malja Imami, "në stacionin hekurudhor të Beogradit, kur për herë të fundit kam blerë në Beograd Rilindjen".
Po atë vit në Surçin u mbyll edhe klasa e fundit shkollore në gjuhën shqipe. Në degën e gjuhës shqipe në Fakultetin Filollogjik të Beogradit sot vetëm 9 shqiptarë studiojnë gjuhën shqipe.
Beogradi ka "rrugët shqiptare", atë të Skenderbeut, të Esad Pashës, Sadik Ramizit, të Shkodrës, të Durrësit të Lezhës, ka edhe pallatin Albania.
Shumica e këtyre toponimeve e kanë origjinën në kohën e Luftës së Parë Botërore.
Shqiptarët e Beogradit kanë një program të përhershëm në Radio Jugosllavia në gjuhën shqipe.
Shqiptarë të dëgjuar.
Sipas dëshmive të shqiptarëve të Beogradit, gjatë bombardimeve dhe menjëherë pas përfundimit të tyre, me ardhjen e refugjatëve serbë nga Kosova, një numër i madh shqiptarësh vendosën të largohen nga ky qytet.
Për një kohë të shkurtër u larguan 300 familje, pra rreth 1.500 deri në 2.000 shqiptarë.
Një numër i madh banesash, pronë e familjeve shqiptare të cilat u larguan nga Beogradi, i zunë refugjatët serbë të Kosovës, pohon Naile Malja Imami.
Ndër ata të cilët i u zaptuan banesat kanë qenë edhe Xhavit Shabani, pensionist ish- kuadër i UDB-ës serbe, i cili për disa dhjetëvjeçarë ka vëzhguar shqiptarët e Beogradit, si dhe Bahri Cani, gazetar i gazetës "Borba".
Z.Bahri Canit, me gjyq iu kthye banesa pas tri vjetësh. Ndërkohë ai, ishte larguar nga qyteti për në Këln të Gjermanisë, ku punon për DW.
Meqenëse e kanë rrahur dhe meqenëse banesën ia kanë zënë, gjatë kohës së bombardimeve, nga Beogradi është larguar edhe aktori Enver Petrovci, i cili sot, së bashku me aktorin tjetër Faruk Begolli, që në Prishtinë ligjërojnë në UP si dhe në Teatrin e Babes dhe Dodona .
Petrovci në vitin 1997 ishte aktori i vetëm shqiptar në filmin "Grerëza" të Gorçin Stojanoviçit, në përgatitjen e skenarit të të cilit ka marrë pjesë edhe Faruk Begolli. Në këtë film shumicën e personazheve e përbëjnë shqiptarët.
Shumë veta, para regjistrimit të fundit kanë ndryshuar mbiemrat, ose janë kthyer në Prishtinë me vendosjen e KFOR-it atje. Ndërmjet tyre kanë qenë edhe shumë banorë të vjetër të Beogradit. Duhej treguar se je patriot", na tregon një ish-funksionar shtetëror. Ndërmjet shqiptarëve, figura publike të viteve 1990-të, në Beograd janë varrosur edhe shumë politikanë shqiptaro-jugosllavë.
Pa përkatësi
Bekim Fehmiu famën botërore e arriti me filmin jugosllav "Mbledhësit e pendëve" të regjisorit Aleksandër Petroviç në vitin 1967. Ai është i pari aktor shqiptar i cili luajti në teatro profesioniste jashtë Kosovës. Në tërë karrierën e tij si aktor, në gjuhën shqipe në film ka thëne vetëm një replikë dhe kjo në filmin "Të arrish para pararojës" (1978) të regjisorit Aleksandër Xhorxheviç, shkruhet në librin "Serbët dhe Shqiptarët në shekuj" të Petrit Imamit. Imami punon si profesor i rregullt i lëndëve film dhe skenar televiziv në Akademinë e Arteve Dramatike në Beograd. Botimin e dytë të plotësuar të librit të tij, i cili i kushtohet marrëdhënieve politike dhe kulturore ndërmet serbëve dhe shqiptarëve, e ka bërë shtëpia botuese "Samizdat B-92".
Përveç vargjeve të Dr.Flora Brovinës, ish e burgosur politike në Serbi (tash deputete në Parlamentin e Kosovës)dhe Xhevat Bajrës, shqiptarit kosovar i cili jetoj në Meksikë, në Beograd, në decenien e fundit nuk është botuar asnjë përkthim tjetër nga gjuha shqipe.
Në të kundërt Ismet Dermaku ka përkthyer në gjuhën shqipe librin e Mirjana Markoviçit (bashkëshortja e Millosheviçit-shënimi im "Noçi dan" ("Nata dhe dita"). Qendra për dekontaminacion kulturor, në bashkëpunim me Fondin për Shoqërinë e Hapur dhe qendrën kulturore "Dodona" në Prishtinë, në maj të vitit 1997, hapën ekspozitën e piktorëve të rinj shqiptarë nga Kosova Maksut Vezgishi, Sokol Beqiri dhe Mehmet Beluli.
Ideator i kësaj ekspozite pati qënë Shkëlzen Mehmet Maliqi. Ndërsa kritikët e artit dhe artistët në Beograd e përshëndetën hapjen e kësaj ekspozite, në Prishtinë
ata u kritikuan sepse kishin hapur një ekspozitë të tillë...
"Për shqiptarët në Beograd më të vështirë kanë qenë muajt qershor-gusht 1999", tregon gazetarja Naile Imami, "Di për shumë raste fyerjesh nga ana e komshinjve dhe probleme me MUP-in serb.
Disa shqiptarë janë sulmuar fizikisht. Në shumë dyqane, ku pronarët ishin shqiptarë, janë thyer xhamat". Një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, në muajin maj të vitit 1999, janë arrestuar nën akuzën e përgatitjes së akteve terroriste.
Në deklaratën e Fondit për të Drejtën Humanitare shkruhet se " të akuzuarit kanë përshkruar me hollësi torturat që u kanë bërë policët gjatë kohës së qëndimit në burg, ku me mjete dhune, policët i kanë detyruar që të pranojnë akuzat që u ngarkoheshin". Gjykata e Qarkut të Beogradit me 27 tetor 1999 liroi nga akuzat një pjesë të të akuzuarve.
Goran Miletiç nga Fondi për të Drejtën Humanitare shprehet se që nga fillimi i i vitit 2001 nuk ka pasur asnjë rast keqtrajtimi të shqiptarëve në Beograd, sepse, siç precizon ai, asnjë person nuk është ankuar tek ata.
"Ata paraqiten tek ne kur tragjedia merr përmasa të mëdha, siç ndodh kur u merren me forcë banesat", thotë Goran Miletiç.
Kohan Morina, djali i Buba Morinës, deputetes së parlamentit serb ka lindur në Beograd para 31 vjetësh. Sot ka një banesë, është i martuar dhe punon në Telekomin serb.
Hobi i tij kryesor janë sportet dimërore dhe punon edhe si trajner i snoubord-it në Austri e Ljubljanë.
Shprehet se në Beograd ai asnjëherë nuk ka patur probleme. Bile edhe në Prishtinë janë sjellë në mënyrë korrekte me të. Në Prishtinë ka qenë vetëm një herë, pas ardhjes së forcave të KFOR-it.
Ilir Gashi, momentalisht punon në Qendrën e Beogradit për të Drejtat e Njeriut. Ka lindur këtu para 28 vjetësh. Familja e tij ka ardhur në Beograd në vitin 1960 sepse i ati ka qënë funksionar i lartë shtetëror.
Mban kontakte të rregullta me xhaxhain e tij në Prishtinë. "Kishte momente", tregon Gashi, "kur qenien time si jugosllav e shihja si një mallkim, sepse më dukej se të tjerët, qofshin ata serbë apo shqiptarë, kishin së paku ndjenjën e përkatësisë, iluzionin se ekziston pala e drejtë dhe se ata janë me të.
Unë isha i vetëm, ndërmjet dy popujve dhe nuk mund të përcaktohesha. Nëna ime është serbe, babai shqiptar. E fejuara serbe, kushuriri shqiptar. Me kalimin e kohës kuptova se prejardhja ime është një bekim, sepse me papërcaktueshmërinë time kisha mundësinë të qëndroja në një pike të mesme, nga ku kisha mundësi të shihja me objektivizëm humbjen e zjarrit nacionalist.
E ndjenja diskriminimin dhe në njëfarë mënyrë i falenderoj ata që më kanë diskrinimuar.
Kuptova se cili nuk dua të jem dhe kundër kujt të luftoj". Në maj të viti 1990 një grup shqiptarësh u përpoq të themelonte shoqatën shqiptare me emrin "Nënë Tereza".
Ndërmejt iniciatorëve kryesorë ishin reporteri i atëhershëm i gazetës "Rilindja" nga Beogradi Fahri Musliu dhe avokati beogradas Hysni Bytyçi.
Shumë shpejt hoqën dorë nga kjo ide. Sot po të njëjtën gjë përpiqet ta bëjë Shefik Kryeziu, oficer në pension dhe Rexhep Jashari.
Statuti i shoqatës së ardhshme të shqiptarëve në Beograd është shkruar, qëllimet e mbledhjeve, mësimi i gjuhës, formimi i bibliotekës në gjuhën shqipe… Jashari jeton në Beograd që nga viti 1993. Është i martuar me një ukrainase dhe ka dy fëmijë Irenën dhe Leonardin. Ka qenë ndihmës i ministrit të dikurshëm të drejtësisë Petar Jojiç dhe sot është "në dispozicion". E bija Irena, studente e biologjisë, vitin e kaluar u zgjodh Miss Kosova në qytetin verior (serb) të Mitrovicës. Publiku e fërshëlleu.
Martesa të përziera
Në Serbi, sipas studimeve të kryera në vitin 2001, sipas analistëve ekziston një distancë e tmerrshme etnike ndaj pakicave të tjera etnike. Kryesisht kundër shqiptarëve. Kështu është që prej 20 vjetësh. Më shumë se një e katërta e të anketuarve nuk do të "rrezikonte " martesën me jo serbët. Rreth 60 % martesën me muslimanët. Martesa e parë shqiptaro-serbe në Jugosllavi është regjistruar në vitin 1945, kur diplomati Elham Nimani u martua me Sonjën, e bija i mitropolitit të Karlovcit (qytet në Kroaci-shënimi im. Xh. F.) Rajiç, e cila pati ardhur asokohe në Kosovë me ushtrinë jugosllave. Në Beograd, ndërsa vazhdonin studimet, u martuan me serbe studjuesi i letërsisë shqipe Anton Çeta (më vonë u divorcua dhe u kthye në Prishtinë, i biri i tij, Llazari edhe sot e kësaj dite jeton në Beograd), etnografi Mark Krasniqi (u divorcua dhe u kthye në Prishtinë, e bija Drita edhe sot jeton në Beograd), orientalisti Hasan Kaleshi (dy djem Eroli dhe Damiri), aktori Bekim Fehmiu me aktoren Branka Petriç (dy djem Uliks dhe Hedon), aktori Faruk Begolli me balerinën Zoja (divorcuar), piktori Matija Rodiqi (djali Kolë), piktori Isak Asllani. Disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë jetuar ose vazhdojnë të jetojnë në Beograd, janë martuar me serbe nga Kosova, ndërmjet tyre Ali Shukrija me Dushankën (djemtë Zeqir dhe Luan) , Kolë Shiroka me Dushkën (ka djalë e vajzë, Ilirën dhe Jugosllavin), Alush Gashi me Lelën (tre djem Agimin, Skenderin dhe Fatmirin, njëra nga mbesat e tij është Nora Gashi). Halil Fejzullahu me Danicën (kanë një vajzë Katjushën, një djalë të quajtur Korçagin, i cili pat vdekur në një aksident automobilistik dhe djali tjetër Petriti basketbollisti i njohur i Crvena Zvezdës) etj. Ka patur shumë pak martesa ndërmjet serbëve dhe shqiptareve.
Sa shqiptarë jetojnë në Beograd.
Me numrin e shqiptarëve në Beograd shpesh është manipuluar. Sipas rregjistrimit zyrtar të vitit 1991, figurojnë 4.985, në një kohë që ky numër ka qenë afro dy herë më i madh dhjetë vjet më parë (8.212).
Në disa raste është folur për 70 mijë shqiptarë në vitin 1990, bile kishe edhe mendime të tilla që, duke patur parasysh ata që nuk janë rregjistruar, kjo shifër mund të ishte 100 mijë.
Edhe sikur rezultatet zyrtare të jenë të pavërteta, po ashtu sikurse edhe ato jo zyrtare, një gjë është e qartë: ky numër është zvogëluar në mënyrë drastike.
Në nëntor të vitit 1999, gazetat "Gllas javnosti" dhe "Nezavisne Novine" të Banja Llukës shkruanin se në atë kohë në Beograd jetonin 50 mijë shqiptarë dhe se, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, ky numër shkonte deri në 120 mijë.
Numrin prej 100 mijë shqiptarësh që jetojnë në Beograd e ka përmend edhe gjelati Sllobodan Millosheviçi në Konferencën për Jugosllavinë në Hagë.
("Në Beograd kemi 80 mijë shqiptarë. Asnjëherë nuk keni dëgjuar se ata kanë patur probleme. Ata kanë dyqane të vegjël, siç janë punëtorë apo profesorë universiteti").
Të njëjtën shifër përmend edhe publicisti dhe udbashi Marko Llopushina në revistën beogradase "Nedjelni Telegraf" për vitin 1999, domethëne në prag të luftës.
"Në Beograd jetojnë afro 80 mijë shqiptarë", shkruante Marko Llopushina dhe shton se ndërmjet tyre "ka rreth dhjetë mijë shqiptarë, pronarë të ndërmarrjeve dhe dyqaneve private".
Numrin prej 70 mijë shqiptarësh Sllobodan Millosheviçi e ka përmendur edhe në Gjykatën e Hagës, kur pyeti politikanin shqiptar Mahmut Bakalli nëse ishte në dijeni të faktit se në Beograd jetojnë 70 mijë shqiptarë dhe nëse kish dëgjuar që ndonjëri prej tyre të jetë diskriminuar.
("Në Bulevardin e Revolucionit, në të cilin ndoshta ju keni shëtitur shpesh, mund të shihni një numër shumë të madh dyqanesh, punishte me emra shqiptarësh…(?)
Largimi i familjeve shqiptare nga Beogradi ka filluar në vitin 1980-të dhe është intensifikuar në vitin 1990-të.
Bile edhe numri prej 4.415 shqiptarësh me të drejtë vote në zgjedhjet e vitit 1996 ka shumë mundësi të jetë i rremë. Meqenëse ligjit mundësonte zëvendësimin e banesave ndërmjet Beogradit dhe Kosovës, familjet e interesuara shqiptare dhe serbe i shmangeshin depozitimit të kontratave tek avokatët. Ndërmjet votuesve kishte edhe fiktivë, siç mund të ishin ata që ndërkohë kishin këmbyer banesat.
A flisni shqip?
Pas Luftës së Dytë Botërore, numri i shqiptarëve në Beograd erdhi vazhdimisht duke u rritur.
Numri më i madh i tyre ishin punëtorë krahu, por kishte edhe mjaft të punësuar në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit ku ishin dominues në vitin 1960-të.
Në vitin 1970-të gjithnjë e më shumë punësoheshin në ndërtim. Përsa i përket dyqaneve private, sipas të dhënave të vitit 1993 të Dhomës së Tregtisë së Beogradit, nga gjithsejt 7.632 privatëve në qarkun e Beogradit, vetëm 3 % ishin shqiptarë.
Më shumë kishte ëmbëltore, pastaj byrektore dhe furra buke. Ndërmjet tyre figuronte edhe "mbreti i byrekëve" Elez Nuredini, të cilit të vitin 1993 iu hoq liçenca e punës tek stacioni kryesor hekurudhor i Beogradit.
Nga gjithsejt 570 restorante private, pronarë shqiptarë kishte 20, njëzet firma autotransporti dhe tre dyqane automekanikësh. Në qendër të qytetit dyqane argjendarësh kishin Mjeda, Çivljaku, Lalevci, Shkreli, Zeka dhe Zef Paluca, i cili në kohën e bombardimeve u largua nga Beogradi, sepse dyshohej se ishte pjesëmarrës në një organizatë të fshehtë, së bashku studentët shqiptarë të arrestuar.
Tentativa e parë që të mësohej gjuha shqipe në Universitetin e Beogradit daton në vitin 1905, kur u dha urdhëri sipas të cilit parashikohej futja e mësimit "të gjuhës shqipe, e cila duhej t’i besohej vetëm një lektori", por kjo nuk u realizua.
Këshilli i Fakultetit Filozofik të Beogradit, me 30 maj 1925, mori vendimin e themelimit të Seminarit "Për filologjinë shqipe", e cila i u besua Prof dr Henrik Bariçit.
Si lektor me honorar u caktua dr. Xhevat Korça, ish drejtor i Gjimnazit të Shkodrës, i cili për arsye politike banonte në Beograd asokohe.
Seminari u rinovua në vitin shkollor 1948/49, ku jepte mësim për gjuhën shqipe Prof.dr.Vojisllav Dançetoviç, sepse pof.dr. Henrik Bariçin, Gjyqi i Nderit i Universitetit të Beogradit e largoi për arsye politike.
Si asistentë u emëruan Idriz Ajeti(tash akademik në Universitetin e Prishtinës) dhe i ndjeri Profesor Anton Çeta, i cili më vonë do të japë mësim në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Në fillimin e viteteve 1960-të ky Seminar u shndërrua në degë e kulturës dhe letërsisë shqipe. Shef i kësaj dege në vitin 1974 u bë Halit Ternovci(prof.dr.në Universistetin e Beogradit) i cili akoma edhe sot udhëheq këtë katedër. Deri në vitin 1990 në këtë katedër vinin për të dhënë mësim Latif Mulaku (gjuhë shqipe) dhe i ndjeri Latif Berisha (letërsi).

Flori Bruqi