O Fatmir Limaj, të lumtë, por edhe po deshe të marrësh diçka nga Kosova nuk mundesh se e kanë rjepë të shkretën, vetëm kockat ia kanë lënë.
Nuk ka asnjë vlerë më të çmuar dhe më demokratike se sa gatishmëria për të sakrifikuar për liri
Në Firajë të Shtërpcës, u shënua përvjetori i rënies së dëshmorëve të kësaj ane, si dhe u zbulua lapidari i rrënuar i këtyre dëshmorëve. Në tubimin përkujtimor mori pjesë nënkryetari i PDK-së z.Fatmir Limaj, i cili edhe e bëri zbulimin e këtij lapidari.
Në fjalën e tij ndër të tjera z.Limaj theksoi: “E kam thënë edhe në një rast tjetër, por dua ta përsëris edhe këtu, po mos të ishte lufta çlirimtare sot në Vjenë nuk do të bisedohej se sa komuna do ti jepen serbëve. Por do të bisedohej se sa ushtarë dhe policë serb do të zvogëloheshin në Kosovë.”
Në fjalën drejtuar pjesëmarrësve, nënkryetari i PDK-së, ish-komandant i UÇK-së, Fatmir Limaj tha: “Ashtu sikurse edhe popujt tjerë në ish-Jugosllavi, edhe shqiptarët reaguan në mbrojtje të vlerave të tyre demokratike. Nuk ka asnjë vlerë më të çmuar dhe më demokratike, nuk ka asnjë veprim me njerëzor, sesa gatishmëria për të sakrifikuar në emër të lirisë në emër të popullit që i takon. Në këtë mënyrë vepruan dhe i erdhën në krah vendit bijtë e bijat e popullit tonë, që kështu shovinizmi i ushtruar në Kosovës ndërpritet përfundimisht. Kjo pjesë e Evropës më në fund duhej të merr rrugën e saj, rrugën e lirisë prosperitetit dhe zhvillimit demokratik. Kjo do të nënkuptonte se edhe në këtë pjesë të Evropës kanë përfunduar kohërat e robërisë nuk mund që një popull dy milionësh, të vazhdoj të mbahet i robëruar dhe i okupuar në fillimet e shekullit XXI.”
Në vazhdim z.Limaj theksoi: “E kam thënë edhe në një rast tjetër, por dua ta përsëris edhe këtu, po mos të ishte lufta çlirimtare sot në Vjenë nuk do të bisedohej se sa komuna do ti jepen serbëve. Por do të bisedohej se sa ushtarë dhe policë serb do të zvogëloheshin në Kosovë. Falë luftës së UÇK-së, ne e kemi shporrur atë ushtri dhe makineri ushtarake, dhe sot atje bisedohet për të dhënë një komunë më pak apo më tepër. Për herë të parë shqiptarët në Kosovë janë në pozitë të dhënësit e jo të lypësit. Ne një shekull kemi qenë në pozitë të lypësit të drejtave tona, ndërsa tani jemi në pozicionin kur ne jemi ata që duhet të ofrojmë të drejta të tjerëve. Dhe ky është ai ndryshimi që ka ndodhur në Kosovë dhe në historinë e re të Kosovës. Këtë ndryshim e ka sjellë lufta heroike e UÇK-së.
Ndërsa, duke folur për ndryshimet e bëra në ligjin për dëshmorët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, nënkryetari i PDK-së tha: “Tendencat e fundit, që me anë të intervenimeve terminologjike, e që thjeshtë janë intervenime politike në ligjin për luftën e UÇK-së ,të na e ndryshojnë dhe fshijnë historinë ku nuk parashihen dëshmorët, duke thënë që s’ka heronj, që s’ka pasur luftë çlirimtare, edhe që s’ka pasur okupator apo armik, do të jenë të pa suksesshme. Shtrohet pyetja: Si ranë mbi 2000 dëshmorë, si u vranë e masakruan mbi 10.000 civilë, me kë luftuan ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në qoftë se nuk ka pasur luftë çlirimtare, atëherë çfarë lufte ka qenë ajo?”.
Më tej z. Limaj shtoi: ”Këto intervenime terminologjike në këtë ligj, mbi të gjitha kanë prekur në dhimbjen dhe në krenarinë e njerëzve që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Posaçërisht kanë prekur familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Ky ligj nuk është bërë për ekspertë, qoftë vendor apo ndërkombëtarë, ligj është bërë për qytetarët e Kosovës dhe do të aplikohet për qytetarët e saj. Këtë ligj e kanë bërë institucionet e Kosovës për Kosovës dhe duhet marrë parasysh se si ndihen qytetarët e saj. Për qytetarët e Kosovës, këtu ka pasur luftë çlirimtare, për qytetarët e Kosovës ka pasur armik dhe okupator, për qytetarët e Kosovës ka pasur ka dhe do të ketë dëshmorë dhe heronj të kombit. Pra, ashtu siç e ndiejnë qytetarët e Kosovës, ashtu duhet të shënohet dhe të miratohet ligji, sepse ai do të aplikohet për qytetarët e Kosovës.”
Fjalimin e tij në Firajë, Fatmir Limaj e përfundoi me fjalët: “Nder, respekt dhe lavdi të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, ndërsa qofshin faqebardhë ata që vazhdojnë të kujtojnë veprën e tyre dhe ta realizojnë në vepër ndërtimin e një Kosove të re dhe demokratike.”
***
Kohe me pare nga vizita ne shtetin ame/Shqiperi/...
RIKTHIMI I DINJITETSHËM POLITIK NGA SHQIPËRIA
- Insitucionet e shtetit, partitë politike dhe personalitetet më të shquara politike, shoqërore dhe akademike të Shqipërisë, gjatë takimeve të zhvilluara me Fatmir Limajn vlerësojnë lartë personalitetin dhe qëndrimet e tij politike. Ata ndihen shumë të impresionuar me vizionin e Fatmirit për ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të shtetit modern të Kosovës.
- Liderët shqiptarë thonë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për politikanë të mençur e të guximshëm, për politikanë mendjehapur, siç është z.Limaj. Këtë e thonë shumë hapur.
ARIANIT BYTYÇI
Nga fillimviti 1998 kur kishte shkelur tokën shqiptare për të marrë udhë në Kosovë për të vazhduar luftën për çlirim, kaloi shumë kohë. Tani, 8 vjet më pas, Fatmir Limaj i rikthehet Shqipërisë në rrethana shumë më të favorshme për gjithë hapësirën shqiptare. Pas përballjes së suksesshme me sfidën e fundit të jetës së tij aq të re, atë të drejtësisë ndërkombëtare, Fatmiri riaktivizimin e tij politik vendos ta shënojë në Shqipëri, në vendin ku kishte nisur fuqishëm misionin e tij dhe të shokëve të tij, misionin e lirisë së Kosovës.
Fatmir Limaj, në krye të delegacionit të Partisë Demokratike të Kosovës, në të cilin bënte pjesë edhe Adem Grabovci, anëtar i kryesisë së PDK-së, në Tiranë pritet nga instancat më të larta të shtetit shqiptar.
Insitucionet e shtetit, partitë politike dhe personalitetet më të shquara politike, shoqërore dhe akademike të Shqipërisë, gjatë takimeve të zhvilluara me Limajn vlerësojnë lartë personalitetin dhe qëndrimet e tij politike. Ata ndihen shumë të impresionuar me vizionin e Fatmirit për ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të shtetit modern të Kosovës. Thonë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për politikanë të mençur e të guximshëm, për politikanë mendjehapur, siç e personifikojnë ata z.Limaj. Këtë e thonë shumë hapur.
DËSHMIA E KARAKTERIT, INTEGRITETIT DHE PARIMËSISË SË LIMAJT
Presidenti shqiptar Alfred Moisiu përshëndet triumfin e Fatmirit në përballje me drejtësinë ndërkombëtare dhe shpreh admirimin e tij për konceptet evropiane të ndërtimit të shtetit të Kosovës, të cilat i prezanton Fatmir Limaj. “Kosova ka nevojë për njerëz të aftë si ju” i thotë Moisiu Limajt.
Kreyministri Sali Berisha në takimin e sinqertë më Fatmir Limajn shprehej shumë i gëzuar që z.Limaj i është rikthyer atdheut. Duke shprehur kënaqësinë që pret Fatmirin, kryeministri shqiptar gjatë takimit thekson se “njësitet e UÇK-së ishin aleati tokësor i NATO-s në betejën e madhe për mbrojtjen e vlerave civilizuese në Evropën Juglindore”. Mes tjerash Berisha me dinamikën e shprehjes së tij karakteristike i thotë Limajt: “Fatmir, shkove dhe u ktheve i pafajshëm, mbrojte sakrificat e popullit tënd. Kjo është dëshmi e karakterit, integritetit dhe parimësisë tënde. Tani, ke mundësi që të kontribuosh në finalizimin e një procesi që prodhon pavarësi”.
Miku i vjetër i Fatmirit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë tërë kohës së qëndrimit të Limajt në Tiranë ndihej shumë i gëzuar që miqtë e vjetër Limaj dhe Meta, po ritakohen pas përballjes me sfida jo të lehta. Ilir Meta së bashku me kryesinë e LSI-së i organizojnë një pritje të ngrohtë delegacionit të PDK-së në selinë e kësaj partie. Meta vlerëson lartë personalitetin e Fatmir Limajt dhe konceptin politik të PDK-së, duke theksuar se finalizimi i procesit të pavarësisë ka rëndësi për stabilitetin në rajon.
KOSOVËS IU RIKTHYE POLITIKANI I MUNGUAR
Ish-kryeministri Pandeli Majko, tani sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë gjatë takimit të me njërin nga drejtuesit kryesorë të PDK-së, Fatmir Limaj, shprehet se “fitorja e Fatmir Limajt është fitore e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe posaçërisht e skenës politike të Kosovës, pasi asaj iu rikthye politikani i munguar, Fatmiri, që ka vizionin e ri për Kosovën”.
Ndërsa, ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu gjatë takimit me Fatmir Limajn dhe Adem Grabovcin vlerësoi të arriturat e klasës politike të Kosovës, duke potencuar me këtë rast që rikthimi politik i z.Limaj ka rëndësi të posaçme në përmbylljen e suksesshme të procesit të pavarësisë.
Për nder të Fatmir Limajt, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Bamir Topi ka shtruar një darkë speciale. Topi dhe Limaj kanë vlerësuar se në këtë fazë të rëndësishme për Kosovën, klasa politike në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të tregojë pjekurinë e lartë politike, duke u treguar të ndërgjegjshëm për detyrat që e presin atë. Bamir Topi gjatë takimit vlerësoi shumë përkushtimin e gjithanshëm të mikut të tij, Fatmir Limaj për të ndërtuar shtetin funksional të Kosovës.
Gjatë të gjitha takimeve me krerë institucionesh dhe subjektesh politike, por edhe me personalitete të jetës politike e akademike, Fatmir Limaj ka falënderuar shtetin shqiptar për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Fatmir Limaj është takuar edhe me ish-presidentin Rexhep Meidani, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë. Po ashtu edhe takimi me z.Sabri Godo ishte në frymën e ndërtimit të qëndrimeve unike shqiptare për ndërtimin e shtetit të qëndrueshëm të Kosovës.
MISIONI I MADH I SHTETIT TË KOSOVËS
Fatmir Limajn në Tiranë e kanë intervistuar shumë televizione dhe gazeta të vendit dhe të huaja. Vizita e politikanit dinamik të Kosovës, gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri ishte nën objektivin e mediumeve. Rudina Xhunga e “Top Channel” dhe Blendi Fevziu i “TV Klan” zhvillojnë intervista ekskluzive me Fatmirin.
Ndër të veçantat e vizitës së parë të Fatmir Limajt në Shqipëri, pas lirimit të tij, është takimi i ngrohtë me gjeneralin Kudusi Lama, me gjeneralin e lirisë së Kosovës. Edhe pse në gjendje të vështirë shëndetësore, “Babushi” gjeti mundësinë që ta takojë Fatmir Limajn. Gjatë takimit gjeneral Lama u shpreh mëse i gëzuar me lirimin e Fatmirit dhe me riaktivizimit të tij në politikë. Fatmir Limaj dhe Kudusi Lama shprehën bindjen që rrugën e Kosovës për të konsoliduar shtetin modern të Kosovës, ku të gjithë do të jetojnë e të punojnë të lirë, nuk mund ta ndalë askush. Për këtë garanci është gjaku i dëshmorëve dhe lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilës i ka dhënë mbështetjen më të madhe edhe gjenerali shqiptar i çlirimit të Kosovës, Kudusi Lama.
Pra, tetë vjet pas nisjes nga Shqipëria për të përfunduar misionin e çlirimit të Kosovës, Fatmir Limaj rikthehet shumë dinjitetshëm në Shqipëri, duke dhënë mesazhin se misoni i madh i shtetit të Kosovës po përmbyllet po ashtu dinjitetshëm.