e enjte, mars 30, 2006

Kush i keqmenagjoj eurot nga MBPZHRK?

From : Bruqi Flori
Sent : Thursday, March 30, 2006 7:52 AM
To : art-cafe@alb-net.com, isufdedushaj@yahoo.com, bekteshi_i@hotmail.com, Afrim.Loku@balkans.Halliburton.com, agron.kosumi@ks-gov.net, ajvazberisha@hotmail.com, aliberisha@ipko.net, arben.cami@ks-gov.net, arsim_bajrami@hotmail.com, artanpiperku@hotmail.com, artanrugova@yahoo.com, asani57@hotmail.com, astritajeti@yahoo.com, besnikelezi@yahoo.com, Bruqi-Flori@hotmail.com, zef_1979@hotmail.com, demireshiti@hotmail.com, dr_nazif_ahmeti@yahoo.com, drlebibehashani@yahoo.com, durakzyrapi@yahoo.com, edi.rama@ps-al.org, engjellshehu@hotmail.com, enver_hasani@yahoo.com, shpendi_be@yahoo.com, bona525@yahoo.com, g.ajgeraj@bluewin.ch, ganibajraktari@yahoo.co.uk, i_prokshi49@hotmail.com, ibrahimtershnjaku@yahoo.com, ilirjana_z@yahoo.com, ktraboini@msn.com, limanmo@hotmail.com, lindafazliu@hotmail.com, luigji_61@hotmail.com, luljeta_s@hotmail.com, maca__82@hotmail.com, mbelegu@hotmail.com
Subject : Keqmenagjimi i mjetve per H5-N1 nga MBPZHRK

| | | Inbox


Në Kosovë nuk ka grip të shpezëve, thonë zyrtarët

Ekspertët e veterinarisë thanë se në Kosovë nuk ka grip të shpezëve. Ata po ashtu njoftuan se kanë marrë masa shtesë për ndalimin e importit të shpezëve dhe prodhimeve me origjinë nga vendet fqinje dhe të gjitha vendet tjera që janë prekur me virusin H5N1.

Zëvendësministri i bujqësisë, Tomë Hajdari tha se nga 24 shkurti e deri me sot janë marrë 465 mostra në gjithë vendin dhe në bazë të analizave të bëra të gjitha kanë rezultuar negativisht në virusin H5N1, çka do të thotë se deri më tani vendi ynë nuk është prekur nga gripi i shpezëve.(Deri me tash nuk tregoi fare në pyetjen tonë se ku i shpenzoi dhe në çka 400.000 euro të dhëna nga Buxheti i Qeverisë Kosumi?).


Në kuadër të masave shtesë sipas tij përveç ndalimit të importit të mishit të shpezëve dhe produkteve të tij nga vendet e prekura me H5N1 kanë marrë edhe masa tjera. “ Kësaj radhe kemi marr edhe një hap të ri që në bashkëpunim me të gjitha shoqatat edhe të peshkatarëve kemi marrë në monitorim edhe lumenjtë dhe liqenet e Kosovës ku kemi frikë se do të frekuentojnë shpendët shtegtar gjatë orientimi të tyre nga zonat tropikale”.

Sipas një regjistrimi të kryer ditëve të fundit, Kosova posedon rreth 2.8 milion pula dhe në rast të prekjes nga gripi dëmi përllogaritet të jetë rreth 17 milion euro. Sipas tij Ministria e Bujqësisë së bashku me atë të Shëndetësisë kanë aplikuar për ndihmë në Bankën Botërore, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. “

Banka Botërore ka ndarë 2.2 miliardë të mjeteve për kompensim të dëmeve, Shqipëria ka fituar pjesën e vetë diku 5 milion dollarë, por edhe ne mendoj që shkresën të cilin e kemi dërguar që nga dita e sotme do të kërkojmë pse ne nuk kemi ende përgjigje çoftë pozitive apo negative” .

(Banka Botërore nuk mund t'i jap zotit Tomë Hajdari dhe Qaush Kabashit asnjë cent ngase ata të Bankës nuk janë të marrë ti japin këtyre tipave të MBPZHRK që keqmenagjojnë mjetët për virusin H5-N1; projekt-programet e qengjave apo mjetet e dedikuara për vakcinat rabies-it të "Pliva-Veterina"Zagreb ,të marra para disa vjetëve nga firma "Fauna " e Gjilanit !...)

Kosova edhe pse nuk e ka statusin final ende të zgjedhur është pjesë e Evropës dhe e kësaj bote dhe rreziku është apolitik dhe përkundër faktit që statusi nuk është i zgjedhur duhet të sigurohen mjetet e ndara nga Banka Botërore për menaxhim të kësaj krize në mbar botën’’.

Ai po ashtu tha se nga Qeveria e Kosovës ka kërkuar të i’a mundësoj një rialokim të mjeteve të gjeneruara nga vetë ministria e bujqësisë për të përgatitur një fond për t’iu dalë në ndihmë fermerëve (Mirë është që ato mjete të menaxhohen nga dikush tjetër e jo nga Tomë Hajdari idhe Qaush Kabashi)

Ndërkaq Agim Sahiti, kryetar i Shoqatës së shpezëtarve të Kosovës tha se shoqata e fermerëve ka një bashkëpunim te mire me fermer po ashtu edhe me ekspertet veterinar .

“ Sigurisht se jemi të shqetësuar se të gjitha fermat janë të ndërtuara pas luftës dhe me mjete vetanake dhe në rast se vjen deri të paraqitja e virusit dhe zhdukja e tufave atëherë ata nuk kanë më mundësi për të rifilluar punën”. Ai tha se humbjet do të jenë shumë të mëdha. Virusi H5N1 deri më tani ka marrë jetën e më shumë se 100 njerëzve, shumica prej tyre nga vendet aziatike.

e enjte, mars 23, 2006

Shkrimtari dhe publicisti Vasil Qesari(Simbad Detari) i pergjigje anonimusit Grid Rroji

From : Simbad Detari
Sent : Thursday, March 23, 2006 3:39 PM
To : Bruqi Flori
Subject : Kalores dhe mbajtes heshtash...



KALORES DHE MBAJTES HESHTASH ...

Te posedosh sot, ne shtepi apo zyre nje PC te lidhur me internet dhe t'u biesh germave te tastieres per te hedhur ne linje, fjalime nga me ndryshmet, natyrisht kjo eshte gjeja me e lehte dhe komode. Por, qe te mendohesh mire kur i hedh ato, te jesh i permbajtur, objektiv, i paanshem, tolerant e me politese, natyrisht qe nuk eshte e lehte. Ne kete rast e kam fjalen per z. Grid Rroji, i cili me qe disa here me ka zene emrin ne goje, jam i shtrenguar t'i jap pergjigje.

Eshte e vertete, nderkohe qe disa here, mesazheve te tij te fundit u kam bere siper "delete - suprimé" duke injoruar plotësisht përmbajtjen e tyre, por kësaj rradhe e shoh te udhes te mos bej te njetin veprim e t'i them dy fjale, sepse, njerez te tille me fjalet qe hedhin jo vetem pa kuptim por me keq akoma, plot banalitete e fyrje, duhet t’u tregohet vendi, ndryshe ata s’ndalen e kane per borxh te helmojne e te ndyjne edhe me tej, kete kend te paqme e shplodhes qe mendoj se eshte "Art-Cafe"- ja.

Ironite, fyerjet, mungesa e theksuar e taktit si edhe banalitetet qe z. Rroji perdor ndej disa anetareve te listave e ne rastin konkret edhe ndaj meje, pa dyshim qe felliqin ne rradhe te pare shkruesin ne fjale por, nderkohe, gjithsesi ato lene edhe nje kuterbim te keq edhe mes atmosferes se listes sone e per rrjedhoje, askush s’ka per borxh te kete prane, eren e keqe qe shperndajne fjaleve e pislleqe te tilla.

Ky reagim i imi, s'ka per qellim te “mbroje” zonjen Bogdani, sepse ajo di te mbrphet vete, sepse ajo eshte e nderuar dhe e lartësuar edhe pa nderhyrjen time e kete nder ajo e ka fituar me djerse, mund, pune, vullnet, zotesi e dituri. Vete fakti qe ajo eshte pedagoge ne nje universitet te huaj e ka nje CV qe do t'i a kish "zili" çdo femer “ambicioze” dhe moderne shqiptare, nuk ka nevoje per komente. Por qe t'i besh "biografine" nje femre ne internet, nuk me duket aspak gje e hijeshme. Perkundrazi. Per me teper kur rreth personit ne fjale, shkruesi nuk ka asnje njohuri e fjalor qe perdor eshte banal e i neveritshem. Ne se dikush ne jeten e tij zgjedh nje rruge, di te çaje apo jo ne politike, merr ate apo ate drejtim ne karrieren e tij - kjo eshte nje çeshtje shume konfidenciale e, askush, nuk ka te drejte te hyje ne hollësira e detaje te paqena e per me keq, t'a komentoje ate. Vetem nje njeri pa principe, pa “cipe” siç thote populli, pa minimelen e etikes dhe rregullave te sjelljes ne shoqeri - mund te guxoje t'i hedhe vetes balte duke shpifur per dike ...

Ju, z. Rroji, zini ne goje Vehbiun si edhe disa emra te tjere, per t'i perdorur pa dyshim si "korrace" ndaj sulmeve banale qe beni. Nderkohe, une jam i bindur se keta persona te nderuar, nuk do t'u a jenin aspak autorizimin per kete gje e, per me teper, jam i sigurte qe do t'a ndjenin veten teper te fyer po te mesonin se, ju i keni perdorur ata, per te poshteruar nje kolege te tyre. Jo, nuk eshte kjo, menyra per te sjellur "argumente". Ju, akuzoni te tjere per rrahje gjoksi por, nderkohe, duket se ndodh e kunderta: jeni ju ne kete rast, qe hidheni perpjete sapo del nje mesazh per AMBO – n, duke shkruar vend e pa vend fjale e fraza qe permbajne fyerje e ironi. Une, nuk e kuptoj se nga ju vjen gjithe ky mllef e frymezim vetem per nje teme te tille e, nderkohe do te shtoja se ne se eshte fjala per interesa, pra ne se ka ndonje qe ju jep honorare per kete gje ( se une, personalisht e mbroj çeshtjen e Vlores,si vlonjat e shqiptar e sa per per dijeni per kete s'marr "honorare", sepse kam nje rroge mjaft te mire si gazetar ne France 3 Television ), t’i gezoni ato ! Por, nderkohe, me sa duket, ju duhet te keni ndofta edhe ndonje arsye tjeter te forte. Mos ndofta vuani nga diçka qe ka te beje me ndonje kompleks inferioriteti ose ndonje krize a neuroze tuaj te brendeshme, te cilen s'eshte nevoja t'a beni ketu publike e qe do t'i u keshilloja t'a kuronit tek nje mjek specialist ?...

Ne se znj. Bogdani eshte prononcuar per AMBO - n, duhet t'a dini se kete nuk e ka bere per te mbrojtur mua. Psikologjia e "mbrojtjes" eshte nje atavizme tribale e cila nuk u shkon njerezve te emancipuar si ajo. Ne shkrimin e saj, ajo prononcohet me te drejte e ne kete rast, nuk eshte fjala per Vloren, por per gjithe Shqiperine. Mbrojtja e mjedisit, e pasurive natyrore, e bregdetit e turizmit, pike se pari jane qendrime te natyrshme te njerëzve te qytetëruar e me nje shkalle te caktuar kulture e vështrimi te larget ne kohe e, jo te natyres "naimiane", siç i keni quajtur ju me tallje, ata duke huazuar keshtu nje "nocion" te perdorur nga tjeterkush ne nje kontekst te caktuar. Idete e shprehura nga znj. Mirela Bogdani, mendoj se jane ato te nje njeriu te siqerte qe i dhimbset per ate te shkrete "vatan" e qe nuk jane te prira nga opinione politiko-militante. Sepse, politika e vertete, pike se pari, eshte ne funksion te idealeve konkrete e humane njerezore e ne rastin per te cilin flasim, te permiresimit te gjendjes aktuale ne Shqiperi, per sot e te ardhmen, e jo per te kunderten.

Pergjigja e dhene prej saj ndaj Grid Rojit e atij tjetrit ( nuk e di ne se eshte pseudonim apo emer real ), eshte me e qarte e, ne kete drejtim, ne nje fare menyre, me ka lehtesuar edhe mua, sepse siç e theksova edhe ne krye te ketij shenimi, isha bere gati t'i u ktheja pergjigje, por pastaj hoqa dore duke mos e begenisur fare fyerjen, per vete frymen"malinje" qe e pershkonte fund e krye ate. Aq te rrufeshem, banal e dashakeqes. Ne fakt, tani, per fat te keq, jam i shtrenguar te shtoj se, i tille nuk jeni vetem ju, por megjithate, pergjigja e znj.Bogdani ishte nje "shuplake" e merituar, e forte dhe e duhur jo vetem per ate qe i drejtohej, por edhe per te tjera "gjallesa" medikore qe popullojne e vegjetojne neper lista.

Duke e mbyllur kete "replike te detyruar" te cilen nuk kam dashur t'a bej per vete faktin se perpra meje nuk gjendet nje “kalores” fisnik por nje "mbajtes heshtash" plot vrer, deshiroj te i'u shpreh lexuesve te ketij mesazhi nevojen per t’i u kërkuar ndjese. Megjithate, shpreh bindjen se, pa dyshim ne mendjet e shumics dërmuese do te mbetet e pranishme ideja qe zhvillova pak ma lart; ajo qe fyrjet jane shigjeta te thyera qe bien mbi vete ate qe i hedh. Me ndjese per lexuesit e "Art-cafe", te cilet natyrisht ashtu si edhe une, jane kunder replikave te tilla, kam kenaqesine t'i u percjell atyre ndjenjat e mia me miqesore si edhe konsideraten me te larte !

SIMBAD

P.S.

Z.Rroji ! Zerat nga daspora per problemin e AMBO-s, jane fare te paket e numerohen me gisht nga diaspora. Ato jane pra, ne kete rast: "Vox clementis in deserto'". Por, per kete problem t'a dish se gjithe Shqiperia zien dhe çdo nate ne TV shqiptare ka biseda per kete teme.
- Une vete mendoj se pa dyshim, bujqesia, blegtoria, turizmi e industria e lehte, duhet te jene edhe prioritetet e ekonomose shqiptare ne te ardhmen.
- Zgjidhja e problemeve energjitike eshte e mundur, por nuk mund te behet duke shkaterruar. Nje alternative mjaft e mire eshte ndertimi i hidrocentraleve ( te cilet jane me leverdi te madhe ekonomike e shume rentabilitet ) dhe jo TEC – et me nafte e neneprodukte te saj ( pikërisht tani tani qe po perendon edhe epoka e "arit te zi" e çmimet e saj jane marremendese )
- Natyrisht, pse t’a mohojme, per rastin e Vlores, do te jete me sensibel dhe reaktiv nje njeri qe eshte rritur buze detit, se sa nje malsor ...
- Turizmi sjell te ardhura me te medha se çdo aktivitet tjeter ekonomik dhe energjia e prodhuar ne Shqiperi e ajo e importuar do t'i plotesonin nevojat. Them keshtu, nga qe aktualisht, pothuajse 40 perqind e energjise se importuar humbet gjate transportit te saj si edhe nga vjedhjet .
- Levizja ambjentaliste lind se bashku me zhvillimin e nje vendi. Tani qe ne Shqiperi po ndermeren aksione te medha industriale ( tip “Kombinati Metalurgjik” ), pa dyshim qe kjo levizje do te zhvillohet edhe me tej. Lindja e nje levizje te tille ne Shqiperi eshte shenje cilivizimi dhe përparimi e integrimi europian. Ne perendim levizjet ekologjiste, pa dyshim kane objektiva te tjera mjaft fine. Per ta do te ishte skandal, te beje sehir me faktin qe vetem Tirana e ka ajrin dhjete here me te ndotur se norma ( apo ndofta 100 here, nuk jam i sigurte)
- Une jetoj jashte, por kjo jetese ketu, nuk do te jete e pafundme. Ne kete mes ne se une i bie “gjoksit” per Vloren, kete nuk e bej per asnjë lloj interesi, pervçse per te mos lejuar qe femijeve tane t'u leme trashëgim nje “sac poubelle” e "pellgje me nafte".
- Vlora meriton te mbahet qelibar se e ka bere Perendia! Ne se duhet ndertuar Ambo, TEC e e Co dhe te ndertohen ne te tjera vende. Ky eshte vullneti i popullit te Vlores, i mbledhur ne dhjetra mijera firma. Pike !








www.simbad-detari.com

Pak me ndryshe zoti Klajd Kapinova duhet te mendosh per komandantin tone legjendar Adem Jasharin

From : Bruqi Flori
Sent : Thursday, March 23, 2006 2:41 PM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : bruqi-flori@hotmail.com
Subject : Re: [Art-Cafe] (no subject)




Kush derdhe lot krokodili nga N.Y ?

Komandaniti i UCK-se z. Adem Jashari s'e ka vrare vec nje serb, por me 10-ta e 10-ta te tjere.
Ju zoti Klajd Kapinova jeni i orientuar gabimisht per gjerat qe kane ndodhe ne Kosove...Me mire i dijme ne gjerat (ngase ne jemi pjesemarres i kesaj historie te ndritur te luftes sone clirimtare)se sa ju qe i keni pare apo degjuar gjerat prej mjeteve audio-vizuele dhe te shkruara ne N.Y.
C'fare servojne agjensite pro-sllave ne Amerike dhe Evrope kjo eshte pune e tyre...
Sa i perket Skenderbeut,Nene Terezes,Ismail Qemajlit,Isa Boletinit,Adem Jasharit,Sali Cekut,Zair Pajazitit,Agim Ramadanit,Fehmi Aganit etj.,ata jane per jete e mot fytyra te ndritura te shqiptarizmit...

Pra, mos u derto i dashuri mik te derdhesh lot krokodili dhe te bastradhosh historine e ndritur te kombit tone...

Flori Bruqi

From: klajd kapinova
Reply-To: Art-Cafe prane jush
To: Art-Cafe prane jush
Subject: Re: [Art-Cafe] (no subject)
Date: Wed, 22 Mar 2006 14:37:22 -0800 (PST)

--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---




Me vjen shume keq per krahasimin qe ju kerkoni te beni per dy figurat e medha shqiptare dhe ndernacionale, e per me teper kerkoni t'i veni ne nje rresht dy te paret me luftarin Adem Jashari. Gjergj Gjon Kastrioti e Nene Terezja, jane njohur dhe njihen ne bote me shume sesa luftetari Adem Jashari. Nese do te krahasojme vetevrasjen e luftetarit Adem Jashari me familjen e vet me kontributin e Nene Terezes per humanizmin boteror, mendoj se nuk ka vend. Kam respekt per luften liridashese te luftarit Adem Jashari dhe qellimin e tij fisnik (jo komandant, sepse nuk mund te kete komandant pa ushtri), mendoj se ai eshte i ndryshem me qellim e mbrojtjes se jetes per te cilen shkriu jeten e saj bamiresja me fame boterore E Lumnueshmja Nene Terezja. Kam ndjekur me miqte e mi nje emision special ne "Discovery Times" ne USA dhe kam metur i shokuar nga analiza e fakteve e ngjarjeve historike. Duke gjykuar me gjakftohtesi dhe pa nacionalizem te rrejshem, theksoj se rasti i luftetarit Adem Jashari
eshte i ndryshem nga sa shkruajne sot mediat ne Kosove. Gazetaret me fame boterore te "New York Times" (prone e se ciles eshte edhe kanali televiziv qe citova me lart) treguan me filmimeve u tregua Adem Jashari, qe kishte bere vrasjen e nje serbi. Ushtria serbe kishte rrethuar shtepine e tij dhe ato me megafon i benin thirrje qe te dilte jashte shtepie, sepse nuk kishin pune me familjen e tij por me ate personalisht sepse kishte bere nje vrasje. Me pas ai hodhi ne ere shtepine dhe familjen duke kryer vetvrasje.

Gjika Gjika wrote: --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---




Te nderuar miq,lexues!

Vazhdimisht percjell shkrimet ne art-cafe. Ja, sot lexova nje shkrim, qe me
teper ishte mesazh i poetit te shquar Visar Zhitit, te cilinn e cmoj shume,
lidhur me Nenen Tereze. Po ashtu, me tej citohet se cfare ka thene edhe
shkrimtari Ismaeil Kadare per dy figurat madhore te kombit tone Skenderbeun
dhe Nenen Trereze.
Une pajtohem me mendimet e te dyve. Por , nje gje mos harroni, o miq te
nderuar. Eshe nje vend ne Ballkan, qe quhet Kosove. Te dy figurat e
larpermendura, si njera si tjetra lidhen shume me Kosoven. I pari,
Skenderbeu, me t'u larguar nga Otomani ka lene gjurme ne lindje te Kosoves
dhe ne Fushen e Pollogut. Nuk eshte vetem kjo. ka shume kenge, shume
legjenda qe sot e kesaj dite rrefehen ne Kosove per te. Madje, te paret e
tij vijne nga Hasi, nje krahine e vogel ne veri te Shqiperise, qe gjer dje
(l912) ishte tok me Kosoven, si te thuash ngjitas me te. Ndersa e
lavdishjamja, e pershpirtshmja Nena Tereza ka prejardhje nga Kosova
(Prizreni), fakte keto qe flasin shume se kjo toke e pervuajtur, qe i thone
Kosove ka dhene shume per shqiptarizmen.
Lexuesve do t'jua perkujtoj nje gje se gjate vitit 1998-1999 ne Kosove
ndodhi lufta clirimtare. Kjo lufte nuk ishte e rastesishme. Nje popull me
dekada i pushtuar, i shtypur e perndjekur, u zgjua dhe rroku armet per
clirim. Ishte Adem Jashari me te tijet dhe luftetare te tjere qe thye mitin
serb, ia ktheu armet dhe luftoi si luan gjer ne renie.
Kula e tij, i tere Prekazi dhe Drenica heroike dhe Kosova anekend ka dhene
edhe heronj te tjere, por figura e Adem Jasharit eshte me emblematike se
shume figura te tjera. SIkur ta kishte pasur ndonje popull tjeter kete hero
te madh, do te mburrej shume.
Une vetem pyes: pse valle nga shkronjesit e atyre shkrimeve permendin vetem
dy emra? A nuk e nderroi rroten e historise edhe Adem Jashari, qe i priu
luftes, erdhi ne ndihme dhe NATO-ja, vendi u clirua, ndersa sot me vjen keqe
qe disa emra te njohur harrojne te permendin kete figure te madhe?!
Mbajeni ne mend: pas nje kohe kjo figure emblematike , me kalimin e kohes do
te behet edhe me e madhe sesa sot, dhe pas njeqind vjetesh, figura e tij do
te rrije prane Skenderbeut. Ky mendim ime nuk eshte i lidhur me emocionet,
sepse une jam epirotas, ne luften e Kosoves ka marre pjese disa te aferm te
mi. Por, edhe dicka, me clirimin e Kosoves ee cliruar edhe Shqiperia, mendoj
une, sepse ta kesh nje armik te perbetuar antishqiptar ne kufi sic ishin
forcat serbe, shqiptaret andej kufirit s'kane mundur te hane buke me aq
rehati...
Por kesaj profecie le t'ia leme kohes ta deshmoje, ne ia kam qelluar apo jo.
Nje mesazh i thjeshte, njerzor, me duekt se ka vend:Mbani mend emrin e Adem
Jasharit! Mos ngurroni ta permendni ne shkrimet. Ai te ndihmon edhe
shpirterisht.
Eshte obligim i intilegjencies (krijuesve) te mos ,,perserisin" veten, sepse
ato qe po i thobne, dihen kahere. Asgje e re. E re dhe shume e fuqishme
eshte historia e Adem Jasharit.

Sinqerisht i juaj, Iliriani

_________________________________________________________________


______________________________________________________________
Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.



______________________________________________________________
Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.

e diel, mars 19, 2006

From : Art-Cafe prane jush
Reply-To : Art-Cafe prane jush
Sent : Saturday, March 18, 2006 2:48 PM
To : Art-Cafe
Subject : [Art-Cafe] Gezuar 3-vjetorin, MJAFT !


Go to previous message | Go to next message | Delete | Inbox

--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---



Te nderuar kafepires

Ne emer te Art-Cafe i urojme organizates MJAFT gezuar ditelindjen.

Besoj se MJAFT do ta ruaj emrin e mire te fitura ne keto vite te shkurtra jete, dhe urojme qe MJAFT te ndihmoje, mbeshtes dhe gjalleroj lindjen e shume MJAFT-ve te tjere.

Suksese ne misionin fisnik te organizates.

Besojme se dhe Art-Cafe si tribune e mendimit te lire, do te vazhdoje te jap nje ndihmese modeste ne kete lemi, duke mbeshtetur vazhdimisht aktivitetet e organizates MJAFT ne sherbim te civilizimit dhe ndergjegjesimit te shoqerise shqiptare.

pershendetje

grupi moderator i Art-Cafe

[Art-Cafe] nga Vasil Qesari: SHUME ZHURME PER ASGJE !

From : Art-Cafe prane jush
Reply-To : Art-Cafe prane jush
Sent : Saturday, March 18, 2006 2:34 PM
To : Art-Cafe
Subject : [Art-Cafe] nga Vasil Qesari: SHUME ZHURME PER ASGJE !


Go to previous message | Go to next message | Delete | Inbox

--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---



Te nderuar kafepires,

Megjithese mendova se shkrimin e meposhtem e kisha botuar me kohe, del se per nje arsye ose tjeter nuk eshte paraqitur tek arkivat.

Nuk eshte asnjehere vone per nje botim te tille...

me respekt

Tan Mezini




... Shume zhurme per asgje ! Nje shprehje e njohur kjo,por e sjellur me mjaft te drejte dhe ne kohen e duhur,ketu,ne "Art-Cafe",prej mikut tone te njohur Darwin-it. Vertet shume zhurme,fjale pazari dhe potere ! Gje e cila beri te zgjohen edhe me gjumashet,me dembelet e me sehirxhinjte e "kafese",duke i detyruar ata qe te mos pertojne por me qe me mjaft zell,perkushtim e nje kenaqesi te fshehte,te shkruajne siç ndodh rendom ne boten "speciale"shqiptare,te qena e te paqena,fjale fyese e provokime.

T'a themi troç qe ne fillim."Art-Cafe"- ja (edhe pse une nuk jam krijues i ketij forumi),pa dyshim qe eshte ideuar e e formuar me qellimin e nje "kafeje virtuale" per te mbledhur rreth saj,njerez qe kane deshire te diskutojne,te shkruajne e te flasin per artin ne pergjithesi.Ndryshe nuk do te ishte cilesuar e emertuar si e tille.Por,siç ndodh ne menyre te pashmangeshme ne mjedsiet shqiptare e,natyrisht per shume arsye qe dihen,ne te pathosi dhe perkushtimi per te diskutuar tema politike,ka qene prezent dhe shpesh ka provokuar edhe qendrime e reagime krejt te pahijeshme ...

... I tille eshte mendoj une edhe rasti i fundit,pra debati rreth "kryezonjes" se parlamentit shqiptar.Une,personalisht nuk e njoh"subjektin"ne fjale,por bindja dhe principet e mia kane qene e jane te tilla e gjithmone kam menduar se,pjesa me e madhe e njerezve qe merren me politike,te pakten aktualisht ne Shqiperi,jane njerez me vese e qellimi i tyre kryesor eshte thjesht pushteti dhe lakmia per t'a perdorur ate per qellime perfitimi.Koha e ka treguar kete gje,tashme,nga te dy krahet - nga e majta e nga e djathta. Nga te dy anet,nuk kemi pare veçse nje lukuni njerezish te babezitur,te jaragavitur,me vese nga me te ultat,njerez me kravata e kostume "marke"qe s'dine te sillen,te hane,te mbajne siç duhet personalitetin e tyre. Fjalori dhe pasionet e tyre,jane grykesia e babezia.Njerez qe u eshte besuar te drejtojne nje shtet e qe bejne vazhdimisht gafa e qe kane per fjale te dites togfjalshin "tender - para" Me ndejni por,une nuk besoj se,ne kete hulli njerezish me vese,nje femer si kryeparlamentarja jone te beje perjashtim.Femrat te tipit, apo "prerjes"Mejer,Thaçer,Betankur apo te tjera emra qe s'po me kujtohen tani, te mos kemi iluzionin se ne ne Shqiperi mund te kete,te pakten tani per tani...Ne Shqiperi mbreterojne burrat e tipit Berisha dhe te tjeter,perreth tij,me falni per shprehjen "pshurojne"nga frika e tij !

... Tani,lidhur me debatin dhe reagimet rreth shenimeve e mendimeve te shprehura nga Mirela Bogdani ...Ajo çka me beri pershtypje ne to ishte fakti,siç thashe edhe me lart,ishte ai zell i patreguar,ai zgjim i papare,ajo ngutje e rralle,per t'u perballur me te.E pse ? Per nje çeshtje te cilen une e qauj te rendomte !...Ku kane qene valle keta njerez,kur ne "liste"jane hedhur per diskutim tema me te rendesishme e me interesante se sa"neperkembja" e zonjes Topalli? Dhe pse gjithe ky zell e shpesh here cinizem pa limit,ndaj zonjes tjeter Bogdani? Eshte vertet per t'u habitur se si,çfare pushteti e çfare kenaqesie sjellin per tipa te veçante,tema te tilla mediokre shoqeruar me deshiren per te plagosur me ironi,fjale fyese e pa etike elementare,njerez te ndryshem.Nje gje te tille,per fat te keq e ka pesuar eshe shkruesi i ketyre rradheve pak kohe me pare.Nga kush ? Nga "hijena"te internetit,njerez me vese e patologjikisht te semure qe duan hakmarrje e gjak e qe kenaqesine e vetme te jetes se tyre e shohin tek menyra se si,me çmjete e me ç'stil do te mund te vrasin "viktimat" e tyre.Ne se,njerez te tille do te ishin pak,do te kishim te benim me nje fenomen banal, sepse e Keqja eshte njerezore,por per fat te keq te tille jane shume e me shume e qe nuk rreshtin se shpifuri,se nxjerri vrer,se ulerituri e shqyeri ushqimin e tyre,me kenaqesi kanibaleske ...

... Nuk ka pse t'a mohoj.Une personalisht e adhuroj "parcour"-in e zonjes Bogdani dhe nuk kam munguar te ja shpreh asaj,kete gje,disa here edhe pse nuk e njoh personalisht. Eshte nje rruge e gjate qe ajo e ka kryer me shume dije, aftesi,mund e vullnet te pa pare! Shembelli i nje femre shqiptare per t'u adhuruar! Dhe mos harroni se,nder te tjera ajo ka qene edhe nje"personazh"politik ne Shqiperi e cila,me te drejte ( ashtu siç kane bere edhe mjaft intelektuale te vyer e te njohur ),nuk pranoi te bente pjese ne "vathen"e ujqve te politikes shqiptare.Dhe hoqi dore e iku larg,jo me dhimbje per braktisjen e politikes ( se ate ne Shqiperi,ka kush e ben ) por me dhimbjen se Shqiperia,me te tille njerez e per fat te keq me nje mentalitet masiv primitiv,do te hiqet edhe per shume e shume kohe zvarre ...
Shume zhurme per asgje,Darwin ! Ke te drejte ! Sa energji,sa kohe,sa mllefe,sa kurthe,sa ligesi paskemi pasur ne shqiptaret dhe,ne te njejten kohe se deshire per t'u marre me gjera te kota,sa deshire per te humbur vazhdimisht KOHE ...



www.simbad-detari.com

Darka e Judes sipas Ramush Tahirit

From : Flori Bruqi
Sent : Saturday, March 18, 2006 10:04 PM
To : art-cafe@alb-net.com, bruqi-flori@hotmail.com
Subject : Darka e Judes sipas Ramush Tahirit


Go to previous message | Go to next message | Delete | Inbox
Imponimi si vetëdëshirë
Ramush Tahiri

Këtë që po e përjeton Kosova, nuk është e jashtëzakonshme.
E ka përjetuar edhe në të kaluarën, kur vinte fermani apo litari i mëndafshtë, në kohën e Perandorisë Otomane.

Atëherë kjo konsiderohej nder i madh, se përjetësohej vullneti i Padishahut, nëpërmjet konopit të mëndafshtë i cili me butësinë e vet sillte vdekjen, e cila pasi që ishte e pa gjak konsiderohej e ëmbël dhe një privilegj i veçantë... Kështu shpëtohej familja dhe nderi. Zhurmën e përpinte terri dhe harresa. Punët i kryenin eunukët, karakteristikë e të cilëve ishte qafa e trashë dhe shpatullat tule të varura teposhtë që krijonin një vijë të rrumbullakët me belin. Këta njerëz të ushtruar që në vegjëli për misione të veçanta, zakonisht ishin memecë dhe të shurdhër, nëse jo të lindur nga natyra, atëherë, me dëshirë të tredhur, me gjuhë të shkurtuar dhe veshë të shpuar... që nuk mund të ishin e shërbenin si dëshmitarë...

Kosova në kohë të socializmit, i trandej depesheve të koduara “Po vjen Vojkani”, më vonë letrave, që qarkullonin për të nxjerrë mësime , dhe që duheshin të lexoheshin edhe në ato shtëpitë e humbura thellë në malet e Sharrit, ku as ariu postën nuk e shpërndante... Përpunimi e zbatimi i qëndrimeve, diferencimi, lëçitja shpeshherë me gjithë familjen...ishin bërë përditshmëria jonë e cila kthehej në mënyrë ciklike, si rrebeshi i shiut me furtunë e që gjithmonë prapa linte pështjellim duke marrë diçka gjithmonë me vete.

U krijua kështu permanenca e ndodhive, që ndërronte vetëm akterët. Eunukët për çudi gjendeshin gjithmonë lehtë. Natyra në këtë tokë i krijonte me bollëk, por edhe mënyrat ishin bërë aq të qëndrueshme e finoke sa eunukët prodhoheshin brenda ditës. Njerëzit në Kosovë asnjëherë nuk e patën mundësinë e zgjedhjes. Nga lartë varej, ndonjëherë për një fije floku, që njeni të jetë xhelat e tjetri viktimë. Historianët tanë e kanë vështirë tu përcaktojnë rolin e figurave, bartëse të proceseve historike. Kishim një kohë polemika të nxehta për atdhetarizmin, për argatllëkun, apo për tradhtinë e ndonjërit. Gjetja ishte se për të bërë historinë nga e cila mund të mësojnë e frymëzohen brezat që vijnë, ishin të domosdoshme prerjet dhe shkëputjet. Nuk merrej e gjithë veprimtaria, e gjithë jeta porse vetëm ajo pjesë që ndërlidhej me vizionin dhe me projeksionin e historisë dhe me porositë që i duheshin ti përcillen garniturës pushtetore.
Historia si mësim, por më shumë historia si pësim, po na sillet edhe në ditët e sotshme.

Në kohën e finalizimit të procesit të pavarësisë së Kosovës, të ëndrrës dhe synimit shekullor të popullit, pas periudhës gjashtëvjeçare të ndërtimit dhe të funksionimit të institucioneve demokratike shtetërore, pas një administrimi të veçantë ndërkombëtar mbi Kosovën, pas një ndihme të madhe financiare që kapë shumën miliarda eurosh, ani çka që na la në terr e pa drita, pas disa zgjedhjeve të lira e demokratike të nivelit lokal dhe qendror, pas ndërtimit të qeverisë të spektrit të gjerë politik kur askush nuk mbeti jashtë dhe pas ndërtimit të modelit qeverisës pozitë – opozitë, pas shkuarjes së Kryeministrit të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-s, pas nisjes së bisedimeve edhe me Serbinë me qëllim të zgjidhjes së statusit të Kosovës... përnjëherë erdhi puçi që u nisë si goditje për tu shndërruar në dridhje, që mund të sjellin edhe tërmetin. Nuk ishte ky grushtet sepse akterët nuk dolën haptazi, dhe nuk e morën përgjegjësinë për këto veprime. U tha se ishte kërkesë e Zyrës së Madhe, mandej se ishte sygjerim, mandej se ishte këshillë, së fundit se ishte shkëmbim mendimesh... por të gjithë u shprehën në korr, se kjo është mënyrë demokratike e ndërrimit të udhëheqësve. Jo pa qëllim harruan të thonë se në cilën demokraci ishte kjo praktikë, ndoshta në vendin e Zyrës së Madhe, ndoshta në parimet bashkëkohore të modeleve të demokracisë, ndoshta në nderin që iu bë Kosovës në përzgjedhjen e momentit, të njerëzve dhe të mënyrës e modelit që do të shërbejë si fanar i demokracisë, që do shndrisë botën.
Kosova e përjetoi nderin që pas kthimit triumfal të Kryeministrit të saj nga pjesëmarrja e parë historike në mbledhjen e organit më të lartë të botës, ai të ndërrohet brenda natës, duke iu ofruar nderi i dorëheqjes i imponim i vetë dëshiruar dhe duke iu organizuar Darka e Judës.

Kosova e përjetoi që njëkohësisht, e pa shënuar ndonjëherë, ti ndërrohet Kryeparlamentari i saj, që ishte në krye të këtij institucioni që nga dita e parë e parlamentarizmit, në kohën në të cilën ai ndodhej në pushim mjekësor. Këtij nuk iu organizua Darka e Judës, sepse ky nuk e pranoi dorëheqjen si litarin e mëndafsh të shpërblimit, edhepse Mjeshtri i Madh i ngulfatjes së lezetshme ishte këtu. Kuvendi si vend i kuvendimit dhe si shtëpi e demokracisë, mbeti pa mundësinë e debatit, pasi kërkesa, sugjerimi, këshilla... e Zyrës së Madhe kapërceu mëdyshjen e Judës me prakticitetin dhe lehtësinë e Eunukut.
Lajmëtarët nuk u skuqën. Të shqetësuar e të nderuar për këtë mision të përzgjedhurish arsyet nuk i thanë. Lakmia e kryqëzimit u vezullonte syve...

Kosova e mësueme e mirëpriti dhe e duartrokiti si vlerë civilizuese, si heqje e karrigeve, përkatësisht kokave... Vizioni i kompromisit nuk i njeh personalitetet. Ai i njeh figurinat dhe proceset. Ciklusi historik nuk përjetohet si përsëritje. Ai përjetohet si rilindje...

Mbreti është cullak, në stilin Doçe Kabana. Jo Kabala.

Zhvillimin psikik te femijte

Lexoni nË ART - CAFE DHE FLOART SHKRIMIN NGA PSIKOLOGJIA

zhvillimin psikik TË FËMIJTË

NGA MIHALY SZENTMARTONI

Të shtrojmë një pyetje, që në shikim të parë na duket e tepërt: A i dojnë në të vërtetë prindërit fëmijët e vet? Nëse jemi të sinçertë, duhet ta pranojmë se përgjigja e kësaj pyetje nuk është aq e thjeshtë. Në realitet, nuk është assesi e sigurtë që shumica e prindërve kanë fëmijë prej "dashurisë ndaj fëmijëve". Përkundrazi, shumë prindër kanë fëmijë thjesht "për shkak se i kanë" ose "për shkak se kjo i përket martesës". Apo, në disa gjasa, i kanë fëmijët sepse sipas tyre ëndërrojnë në njëfarë pavdekësie, por, gjithsesi, mbi fatin e tyre ("ta kem dikë për pleqëri"). Në çdo rast do të ishte e tepërt që thjesht të pohojmë se shumica e prindërve lindin fëmijët për shkak të fëmijëve, dmth. prej dashurisë ndaj fëmijëve. Në të vërtetë, të gjithë apo thuajse të gjithë prindërit e pohojnë këtë, madje shumë herë janë shumë larg nga ky ideal. Për këtë arsye një ndër caqet më të rëndësishme të edukimit, pohojnë ngapak provokueshëm English dhe Pearson (S. ENGLISH and G. Pearson, Emotional Problems of Living, London, Allen and Unwing, 1973, f.65) që ndjenjat negative por më tepër armiqësore ndaj fëmijës t'i mbajmë sa është e mundur në një nivel të ulët.

E pranojmë se një paraqitje e këtillë mardhëniesh ndërmjet prindërve e fëmijës tingëllon pak e jashtëzakonshme dhe ndoshta në ne shkakton pakënaqësi. Megjithatë, të bëhemi trima dhe ti shqyrtojmë çështjet edhe nga kjo pikëpamje. Përveç kësaj, nuk ka nevojë posaçërisht të argumentohet që në edukimin e fëmijëve s'janë të gjithë prindërit njëjtë të mençur e të aftë. Është e vërtetë po edhe kjo që të njëjtit prindër nuk i duan njësoj secilin fëmijë të vet - këtë do t'a pranojnë pa kurrfarë vështirësie. Ndoshta nuk është shembulli më i përgëzuar, por mendoj që i përketë kësaj kategorie, fenomeni kur prindërit nuk janë të kënaqur me gjininë e fëmijës së vet: e kanë pritur djalë, kurse ka lindur vajzë, ose anasjelltas. Nëse psh. me djalin me vitet e tëra sillen si me vajzë, ose anasjelltas, prandaj është evidente se nuk e duan atë fëmijë të vetin, por figurën të cilën e mbajnë për të.

Paudhësitë e dashurisë së prindërve

Në mardhënie ndërmjet prindërve dhe fëmijës mund të gjejmë të gjitha nuancat ndërmjet dy ekstremeve: prej dashurisë së vërtetë deri te braktisja e vërtetë. Meqenëse për fëmijën dashuria prindërore është e nevojshme, nuk është e njëjtë sa fiton prej asaj dashurie dhe çfarë është ajo. Duke marrë parasysh zhvillimin e tyre është e dobishme t'i shqyrtojmë disa mundësi: (1) prindërit, në rend të parë nëna, janë indiferentë ndaj fëmijës; (2) fëmija është i padëshirueshëm, prandaj, jo i dashur e psiqikisht i braktisur; (3) Prindërit janë shumë të merakosur për fëmijë, e mandej i shkatërrojnë "me dashuri" (psh. duke krijuar në të kompleks mirënjohje); (4) tepër janë tolerantë, e përkëdhelin. E përbashkëta e të gjitha këtyre rasteve është dashuria prindërore defekte. T'i shqyrtojmë, prandaj, më gjerë këto katër situata.

1. Prindërit indiferentë. - Mungesa e kujdesit dhe dashurisë amnore në vitet e para të jetës së fëmijës mund të ketë pasoja të papërmisueshme për zhvillimin psikik të fëmijës. Mbi këtë shumë është shkruar. Mungesa e dashurisë amnore bren besimin themelor të fëmijës, ai kurrë nuk do ta ndjejë veten përgjegjës (adekvat). Nëse është, përkundrazi, babë indiferent, kjo do të ketë pasoja të pakënaqshme përgjithësisht në djalin i cili më nuk do të ketë një ideal bindës mashkullor dhe në harmoni me të do të hasë në vështirësira në lidhje me identitetin e tij seksual. Në vajzat kjo mund të shkaktojë mosbesim ndaj mëshkujve.

2. Prindërit armiqësorë. - Ky qëndrim armiqësor i prindërve ndaj fëmijës shumë mirë e ilustron shembulli i vogël, i cili, përveç kësaj, është mjaft i shpeshtë, kurse e biejnë veç të cituarit English dhe Pearson; rasti i nënës e cila ia tërhjek vërejtjen burrit se do të ndahet prej tij, nëse ndaj bijës së saj tregon aq dashuri. Ajo nënë, evidentisht, ndaj bijës së vet kultivon ndjenja armiqëore sepse atë e përjeton si antagoniste. Nëse nëna ndaj birit mbahet armiqësishta, mund ta varosë mardhënjen e tij të vonshme normale ndaj grave. Këtu duhet cekur që secili prind ka marrëdhënie të ndryshme ndaj fëmijës të së njëjtës gjini, përkitazi të gjinisë tjetër, çka është normale. Zakonisht më tepër i duan fëmijët e gjinisë tjetër: baballarët më shumë i duan bijat, nënat bijtë. Vetëm duhet ti ruhemi që ndaj fëmijës të gjinisë së njëjt të mos kultivojmë ndjenja armiqësore.

3. Prindërit tepër të merakosur. - Edhe ky qëndrim në shumë raste është shprehje e dashurisë me të meta (defekte). Dashuria e prindërve tepër të merakosur gjithësesi nuk është racionale, posaçe nëse ajo është reakcion mbrojtës kundër ndjenjave armiqësore personale ndaj fëmijës, për të cilat në një moment prindi bëhet i vetëdijshëm, mirëpo përsëri me plot fuqi ato do ti shtypë që kështu tani ti mbikompenzojë me kujdesin e tepruar. Tash frikësohet se mos i ndodhë diçka e keqe fëmijës, prandaj s'ka guxim ta nënshtrojë në kurrfarë rreziku. Kështu fëmija nuk fiton dashuri të vërtetë sepse nuk e përgatisin për jetë. Situata të këtilla shpesh gjejmë në personat me vështirësi në adaptim. Një vajzë 16-vjeçe e cila i është drejtuar për ndihmë Këshillmorës sonë, gjatë analizës, vetë ka deklaruar: "Kurrë nuk kam pasur hapsirë për vetëvendosje, në vend timin gjithmonë kanë menduar e vendosur prindërit".

4. Prindërit tepër tolerantë. - Poashtu edhe këta fëmijët e vet nuk i duan me dashuri racionale. Për ta fëmija është lodër, argëtim, zbavitje - shërben për kënaqjen e nevojave personale. Nëse fëmijës të gjitha i janë të lejuara, nëse përherë ai ka të drejtë, mandej për atë fëmijë shuhen shpresat për tu bërë person i rritur i cili di ta kontrollojë vetëveten dhe i cili di të jetojë me të tjerët; nuk do të jetë i aftë për flijime, për altruizëm. Babai i ligsht është model i keq për djalin. Përveç kësaj, nësa s'ka rast asnjëherë të ndeshet me dëshirën e të jatit, në të s'do të zhvillohet ndjenja morale dhe ndërgjegjëja përgjegjëse.

Natyrisht, gjendja në marrëdhënie prindër-fëmijë s'është kështu skematike siç e kemi paraqitur këtu. Në jetë ekziston një varg i tërë i "ngjarjeve të fatit" për të cilat s'mund të parashikojmë asgjë. Duke marrë parasysh praninë e prindërve në jetën e fëmijës, ndoshta këto duke shikuar me sytë e fëmijëve - janë raste më të sinçerta, gati mund të theni, "tragjedi": mungesa e babait, ndarja e prindërve dhe lindja e vëllait apo motrës së vogël. Këto janë traume të fëmijërisë.

Momente kritike në fëmijëri

1. Mungesa e babait. - Deri më tash përgjithësisht kemi folur mbi rolin e nënës, gjegjësisht rëndësinë e dashurisë së saj në edukimin e fëmijës. Por, psikologët shpesh me këmbëngulësi na tërhjekin vëmendjen në rëndësinë e rolit të babait në zhvillimin e fëmijës. Tanimë kemi cekur që djalit prania e vërtetë e babait i është e nevojshme prej dy arsyeve (flasim mbi praninë e vërtetë, kurse jo mbi atë fiktive: nuk është e mjaftueshme që fëmija ta ketë babain por të cilin nuk e sheh me javë apo ndoshta me muaj): djalit i nevojitet personi i rritur mashkull si model të cilin mund ta imitojë e ashtu ta mësojë rolin mashkullor, dmth. ta ushtrojë identitetin e tij seksual; dhe, nga ana tjetër, ndaljet e babait janë të nevojshme që me ndihmën e tyre ta kontrollojë agresivitetin e vet dhe ti kanalizojë ndjenjat e dashurisë. Ky është roli pozitiv i asaj situate të famshme të edipit: babai është ai i cili fut në jetën ndijore "principin e realitetit", dmth. e detyron ta kuptojë se për të objekti i vërtetë i dashurisë nuk është nëna, por duhet kërkuar tjetërkund.

Prania e babait është më se e nevojshme në gjashtë vitet e para, shumë e rëndësishme në fëmijërinë e mesme, kurse e dëshiruar, ndonëse jo e domosdoshme në pubertet. Të gjitha çka do të kishim mundur të themi mbi mungesën e babait për fëmijën, mund të thuhet me një fjali: bota e fëmijës pa babain është më e varfër se jeta e fëmijës me babain. Ajo "botë" këtu është marrë në kuptim më të gjerë të saj, kështu që përfshinë edhe botën e brendshme të ndjenjave. Arsyeja është shumë e thjeshtë: bota e nënës gjithësesi është e ndryshme nga ajo e babait, kurse askush nuk mund të jap atë çka nuk ka. Domethënë, asnjë nënë nuk mund të jap atë çka jep i ati.

Të vështrojmë edhe diçka në këtë kontekst. S'ka dyshim që në vitet e para të zhvillimit afektiv të fëmijës roli i nënës është më i rëndësishëm se sa roli i babait. Prapseprapë, humbja e nënës nuk është aq tragjike sa humbja e babait. Shkaku është pak banal: gati s'ka raste që ndonjë fëmijë të rritet pa nënë ose "nënë-zëvendësuese", ekskluzivisht në shoqërinë mashkullore: përherë gjendet ndonjë ndërrim (zëvendësim) për nënën në personin e tezes, motrës më të vjetër, gjyshës apo edukatores. Ka më shumë raste që fëmija të rritet ekskluzivisht në shoqërinë femërore. Humbja e nënës traumë më të madhe shkakton te djali se sa te vajza, për shkak se si pasojë do të ketë vështirë në mardhënie intime ndaj femrave: ose femrat do të largohen prej tij, ose ai do t'u hakmerret, kështuqë së pari ua "then zemrën", kurse më vonë i braktisë. Hakmarrja, vërtetë, i drejtohet nënës, për të cilën mendon se e ka braktisur kur ka qenë i vogël. (Mund të mbështetemi përsëri në rastin konkret prej punës në Këshillmore. Fjala është për një mashkull i cili, sipas fjalëve të tija "deri në tokë e ka nënçmuar gruan e vet", e prandaj e ka lëshuar. Tash të njëjtën lojë e luan me gruan tjetër kështu që parashihet i njëjti përfundim).

2. Ndarja. - Çdo ndërrim i cili çrregullon ambientin e përditshëm të fëmijës mund të shkakton traumë. Fëmijët dhe pleqtë vështirë shpërngulen, vështirë ndahen prej pjesës së mobilit të mësuar në të, vështirë ndahen nga njerëzit. Për fëmijën ndërrimi i banesës mund të jetë depresion (shok) i vërtetë. Megjithatë, varrë të këtilla relativisht lehtë shërohen. Për, në jetën e fëmijës ekzistojnë dy ndërrime të cilat lëndojnë thellë dhe e bëjnë posaçe të ndijshëm për dashuri. Këto janë ndarja e prindërve dhe lindja e vëllaut apo motrës (së vogël).

Nuk dëshirojmë të futemi në problemet morale të ndarjes por dëshirojmë të vëzhgojmë vetëm si fëmija përjeton ndarjen e prindërve të vet. Sot shumica e psikologëve janë të mendimit që s'ka kuptim që prindërit të rrinë së bashku vetëm për fëmijën, nëse vërtetë nuk i lidh asgjë njëri me tjetrin. Përndryshe, prindërit e këtillë vetëvetiu (padashur) do t'i lajmërojnë fëmijës se ai është fajtor për pafatësinë e tyre, sepse të mos ishte, ata kishin për tu ndarë e kishin për të qenë të lumtur. Në atë mënyrë nxisin në fëmijën ndjenjën e fajit prej të cilës gjatë gjithë jetës së tij nuk do të mund të lirohet. Por kjo nuk do të thotë që ndarja e prindërve s'do të le gjurmë të thellë në shpirtin e fëmijës. Përkundrazi, ai është i lënduar. Fëmija humb njërin prej prindërve, zakonisht të dy, sepse në vetëdijën e tij ata jetojnë bashkë.

Reagim normal i çdo humbeje është pikëllimi. Fëmija në ndarje, në humbjen e prindit i cili e braktisë, do të reagojë me pikëllim, me depresion. Ky është moment kritik për aftësinë e zhvillimit të ardhshëm të dashurisë. Prindi te i cili do të mbetet fëmija duhet ta kuptojë këtë gjendje të fëmijës d.m.th. natyrisht që do të jetë i pikëlluar, kurse jo me dhunë të kërkojë prej tij të jetë i gëzuar. Në fëmijën, pikëllimi dhe depresioni nuk manifestohen aq verbalisht sa në çrregullimin e funkcioneve vegjetative. Mbas ndarjes fëmija tregon sjellje regresive, bëhet monoton, i keq, ndoshta do të fillojë përsëri të pshurrë në shtrat, humb apetit (oreks), s'bën gjumë. Një gjendje e tillë mund të zgjasë me muaj. Do të ishte gjë e gabuar nëse fëmijën e dënojmë për këtë arsye; përkundrazi, duhet treguar duresë të madhe ndaj tij. Mëtutje, fëmijës duhet ti lirohet të flas lirisht mbi prindin e humbur, mbi ndjenjat e tija ndaj atij. Natyrisht, s'është lehtë për prindin te i cili është fëmija, psh. nëna të cilën e ka lëshuar burri me pakënaqësi dëgjon si bija e saj me mallëngjim flet mbi babain e vet. Por, duke marrë parasysh zhvillimin psikik të fëmijës, është e domosdoshme, sepse vetëm kështu mund të zbutet humbja.

3. Lindja e vëllait apo motrës së vogël. - Edhe ky rast i takon traumës "normale" në zhvillimin e fëmijës. Por nevojiten shumë takte e dashuri që prindërit mos ta përforcojnë këtë traumë. Objektivisht e shikuar, fëmija humb shumë prej privilegjeve të deritashme: kohën dhe kujdesin e prindërve tash duhet ta ndaj me ardhacakun, ndoshta kjo do të jetë e refuzuar, sepse të vogëlit i duhet më tepër. Përsëri, në këtë humbje, fëmija reagon duke u tërhjekur në vete, me depresion. Ndjenja e vetmisë poashtu është e paduruar, kështu që duhet ndërmarrë diçka që të lirohet nga kjo ndjenjë e vështirë. Zakonisht (shpeshherë) në këtë qëllim zhvillon sjellje agresive ndaj "konkurentit", e përcjellur me një dozë të fortë xhelozie. Mekanizmi tjetër mbrojtës është regresi: në fantazmë indentifikohet me foshnjën e mandej kthehet në formë dhe në shkallën e sjelljes së këtillë, kështu që prindërit i detyron të kujdesohen intensivisht për të sikurse për foshnjë. Të gjitha këto janë, vërtetë sinjale të nevojës për dashuri.

Dashuria racionale e prindërve në këtë kontekst tregohet kështu që fëmijën mos ta dënojnë së tepërmi dhe disproporcionalisht (papjesshmërisht), për shkak të këtyre reagimeve. Vërtet, duhet ti jipet zemër se tashmë është i rritur që të mund të kujdesohet për vete, ta përforcojmë vetëdijën e tij. Kjo arrihet me lavdëratat për sendërtimet e tija. Megjithatë prindërit s'duhet të shkonjë në ekstremizmin tjetër kështu që fëmijës t'ia besojnë kujdesin (ruajtjen) e foshnjës dhe punëve të tjera që me të t'ia marrin lirinë e fëmijërisë. Përmëtepër, do të jetë e udhës që mos ta lën vetëm me foshnjen që mos t'i bëjë diçka ndoshta edhe me pavetëdije të pakënaqshme. Arsyeja kryesore e shumë neurozave të mëvonshme është marrëdhënia e pazgjidhur e konkurencës ndër vëllezër, gjegjësisht përjetim i lënë pasdore nga ana e prindërve, për shkak të fëmijës tjetër.

Momente kritike në pubertet

Periudha e latencës, sigurisht, nuk është e parëndësishme për pjekurinë psikike, por meqë është më pak dramatike, mund ta lëmë këtu. Do të ndalemi për pak kohë në nevojat psikike për dashurinë prindërore në pubertet. Që t'i kuptojmë këto nevoja, duhet vëzhguar gjendjen psikike të adoleshentit. Detyra më e rëndësishme në këtë periudhë është sendërtimi i identitetit. Djali dhe vajza duhet të japin përgjigje të plotë në pyetje "Kush jam unë?" (Një vajzë e kësaj kohe i ka përdorur tri dorëshkrime të ndryshme. Kur e kanë pyetur pse e bën kështu, është përgjigjur: "Ku ta di si të shkruaj kur s'di kush jam?")

Vetëdija e identitetit shprehet në nocionin mbi veten. Kurse ai nocion mbi vete përmban jo vetëm elemente, tipare pozitive por edhe negative. Që të zhvillohet, është e nevojshme një suazë e fortë e cila do të sigurojë qëndrushmërinë dhe konsekuencën e identitetit. Prandaj, problemi i identitetit është i pandashëm me problemin e ndërtimit të hierarkisë, shkallës së virtyteve. Me fjalë tjera, që të mund ta ruajmë pikërisht qëndrushmërinë e cekur, e që të mund të orientohemi në botën e cila përherë ndërrohet, duhet t'u jemi besnikë vlerave themelore të përcaktuara. Në mënyrë të paspjegueshme shumë prindër bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë.

Shumcia e pridërve detyrën e edukimit e shohin në atë që fëmijës së vet t'i sigurojnë "të gjitha të mirat": shkollën më të mirë, rrobt më të mira e të tjera të ngjashme me to. Më atë rast sikur harrojnë që kjo s'është mjaft për një jetë të lumtur: i nevojshëm është edhe altruizmi. Pra, nëqoftëse dikush, edhe nëse është përshtatur në punën e vet, nëse edhe e ka gjetur partnerin e përshtatshëm të jetës, ende nuk është doemos personalitet i përkryer. Është e nevojshme ta kuptojë edhe këtë se si është i mëvarur prej tjerëve, se është i drejtuar kah të tjerët, dhe se jetën e tij e jeton në shoqëri që jo vetëm se jep por edhe kërkon. Jeta në bashkësi kërkon që t'i pranojmë të tjerët dhe t'i durojmë dobësitë e tyre. Do të ishte dashur që filozofia e prindërve në atë kuptim të përjetojë korrekcione (përmirësime) të fuqishme. Ndërkaq pikënisja mund të jetë të kuptuarit se dashuria nuk është vetëm ndjenjë e këndshme, siç mendojnë shumica. Nëse e lexojmë himnin e dashurisë të Palit (1 Kor 13, 4-8), do të çuditemi se në komponentet e dashurisë bëjnë pjesë edhe duresa edhe mirësjellja edhe falja. Kurse e dimë nga përvoja se këto nuk janë gjithmonë "ndjenja të këndshme"; përkundrazi, ta falësh tjetrin në mënyrë që t'i biejmë mohit të çdo paramendimi për hakmarrje është një punë mendore e mundimshme dhe që të lodh.

Momente kritike në adoleshencë

Në kulturën tonë shoqëria kërkon shumë prej adoleshentit, në planin shoqëror: kërkon prej tyre që të bëhen të rritur, mirëpo në të njëjtën kohë nuk ofron kurrfarë figure, modeli të paracaktuar, sakt të definuar (përcaktuar), të sjelljes që do t'u ndihmonte në atë rrugë, në atë proces. Një model të tillë e hasim në të gjitha kulturat më pimitive. Ceremonia e iniciacionit (fillimin), në hyrjen e botës së të rriturve, bën një vijë të qartë ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur. Ndërkaq sjellja e adoleshentit kontrollohet me ndalime dhe ndëshkime, përkitazi me të drejta dhe shpërblime. Ato norma, ndalime, tabu dhe të drejta janë të një domethënie, dmth. adoleshenti nuk e ka për detyrë që të vendos a do t'i nderojë apo jo, sepse çdo padëgjesë ka si pasojë ndëshkimin, kurse çdo përshtatje miratim të përgjithshëm. Adoleshenti në atë mënyrë ndjehet i sigurtë jo vetëm në mardhënie të vet ndaj shoqërisë por edhe sa i përketë vetëvetes, dmth. në bindjen e tij se tashmë është rritur.

Në kulturën tonë "europiane" gjërat qëndrojnë ndryshe. Pjekuria personale është e papëlqyeshme me çfarëdo modeli të paracaktuar. Mosekzistimi i ceremonisë sikur iniciacioni (fillimi) vetëm se e smadhon ende hutinë dhe mërzinë e adoleshentit. Për këtë arsye sjellja e tij bëhet e pasigurt, por edhe e pallogaritshme. Atij i është thënë se duhet të bëhet i rritur, mirëpo kanë harruar ta shpjegojnë si bëhet kjo. Për shkak të kësaj pasigurie në lidhje me caqet personale zgjedhjen e hutisë së brendshme e kërkon në botën e jashtme. E pra, megjithëse as në familje, as në bashkësinë më të gjerë shoqërore nuk e gjen përgjigjen e kënaqshme, bëhet edhe më i pasigurtë. Atë pasiguri dhe konfuzion jo rrallë herë e smadhojnë vetë prindërit. Pandërprerë ia tërhjekin vëmendjen adoleshentit se më nuk është fëmijë, se si është koha të sillet me përgjegjësi; mirëpo nëse tentohet të sillet sipas këtij këshilli, dmth. të bëhet i pavarur në sjelljet e tija, në mënyrë të pashmangshme vijon vërejtja se ata megjithatë janë prindërit e tij që dijnë më mirë çka është e dobishme për të. Në qoftë se nuk ka shok ose shoqe, prindërit janë të brengosur; mirëpo sapo të duket me partnerin e parë, patjetër duhet të hyjë në konflikt me drojet dhe vërejtjet e prindërve.

Problemi elementar i kësaj moshe është, pra, lufta për mëvetësim dhe pavarësi. Adoleshenti lufton për pavarësinë e tij dhe për këtë arsye rreptësisht e sulmon autoritetin mbrojtës të të rriturve. Nuk dëshiron t'i pranojë këshillat e tyre: si të vishet, në çka ta kalojë kohën, kë ta zgjedhë për shok të vetin etj. Ndërkaq nga ana tjetër, është i paaftë ta koordinojë veprimtarinë e vet të pavarur, meqenëse nuk ka cak të caktuar. Prandaj sërish është i drejtuar te të rriturit. Nëse tani u drejtohet, përkitazi tu kthehet prindërve, janë të mundshëm dy përfundime.

Në qoftë se e fiton mbështetjen e kërkuar, sërish ndjehet i sigurtë, mirëpo njëkohësisht edhe fëmija që iku nga lufta për pavarësi. Kjo thellë e fyen vetdijësinë e tij. Që të mbrohet prej kësaj përulje, duhet të kryengritet kundër këtij regresioni infantil. Mirëpo, një kryengritje e këtillë kundër vetes do të thotë se pajtohet dhe e pranon pafuqinë e vet, pra pikërisht atë çka tentoi ta mohojë. Për atë arsye nga jashtë kërkon "armikun" në të cilin mund ta drejtojë agresivitetin. Ai armik i jashtëm më së shpeshti janë, natyrisht, sërish prindërit.

Në qoftëse, në të kundërtën, prindërit nuk i kënaqin kërkesat regresive të adoleshentit, mërzia e tij smadhohet dhe sërish do t'i akuzojë se tepër shumë kërkojnë prej tij, se nuk e kuptojnë etj. Çka rrjedh prej kësaj? Prej kësaj del një prej rreziqeve më të mëdha për pjekurinë e fundit të adoleshentit, e ajo shfaqet në atë që adoleshenti bëhet i paaftë ose nuk i mundësohet që në çfarëdo mënyre ta shpreh atë luftë për pavarësi. Duhet mbajtur për shenjë për alarm në qoftëse ndonjë adoleshent nuk tregon ndaj prindërve të vet asnjë shenjë të "rebelimit", luftës për pavarësi. (Krah. I. M. JOSSELYN, L'adolescente e il suo mondo, Firenze, Guinti Berbera, 1964, f. 64)

Mendoj se tashmë po e parandjejmë komponenten elementare të dashurisë së prindërve që kërkohet në këtë periudhë. Kjo është të marrurit vesh (të kuptuarit). Nuk është secili rebelim (pakënaqësie) e adoleshentit shenjë e pandershmërisë ndaj prindërve. Dhe nuk do të thotë se prindërit duhet të lëshojnë pe në gjithçka. Të rinjtë në të vërtetë eksperimentojnë, dëshirojnë të shohin ku janë kufijt, deri ku mund të shkohet. Prandaj ësthë e nevojshme që prindërit t'i kenë disa parime të forta (në të cilat edhe vetë besojnë se i mbajnë - kjo nënkuptohet në vete), jo për arsye që ti'a "ngarkojë" adoleshentit, por që ky drejtëpërdrejtë të mund t'i mësojë, gjegjësisht t'i kuptojë çfarë vlere kanë këto parime në jetën e njeriut të rritur.

Në vend të përfundimit

Kemi menduar vetëm për disa momente kritike në rrjedhën e zhvillimit psikik dhe më atë rast kemi tentuar t'i vërejmë disa sinjale që prindërve ua tërhjekin vëmendjen për një nevojë më të fortë për përvojën e dashurisë së fëmijës, përkatësisht të adoleshentit. Kjo që e thamë këtu mbi ato momentet kritike, që personin e bëjnë veçanërisht me ndjenja për dashuri, përkatësisht kanë domethënie të një kthimdrejtimi në zhvillimin e ardhshëm të aftësisë për dashuri, sigurisht nuk është as prej së largu e tëra që mund dhe duhet të thuhet mbi këtë temë. Mirëpo nuk është edhe më së e rëndësishmja që ta njohim çdo detaj, por t'i vërejmë disa qëndrime elementare, disa vendimmarrje bazore mbi të cilat shpesh harrojmë të mendojmë. Me vetëdije jam munduar ta vë në dukje, për arsye didaktike ndoshta pak edhe ta theksojë tepër, dy të vërteta të tilla bazore:

1. Prindërit le të mos mbajnë të kuptueshme vetvetiu se i duan urtësisht dhe me të vërtetë fëmijët e vet, por le të jenë kritikë ndaj ndjenjave të veta. Mendoj se këtë mund ta përhapim në secilin njeri, në çdo marrëdhënie ndërnjerëzore.

2. Psika (shpirti) i ka ligjshmëritë e veta imanente dhe mekanizmat kontrolluese. Nëse ato nderohen, zhvillimi do të shkojë në drejtim të mirë, kurse dështime të shumta edukative automatikisht do të korrigjohen. Kjo është bazë e optimizmit të psikologjisë, kurse në vështirësitë edukative trimëri për prindër.

Materiale nga: shtublla.net (Nga libri Svijet Mladih - psikoloske studije, FTI Zagreb 1988, f. 68-82, i tërë libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Shtjefen Dodes, Fatmir Pera dhe Albert Ramaj)

Pergatiti per shtyp Flori Bruqi

Universitas Studiorum Prishtiniensis - Universiteti i Prishtinës

Universitas Studiorum Prishtiniensis - Universiteti i Prishtinës
®seguraweb

Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Prishtinës
Info: Shkarkoni dokumentin e plotë "Universiteti i Prishtinës" kompiluar nga ®seguraweb. (Vërejtje: Dokument i rëndë - Word .doc, ~850kb) Në seksionin për Shkarkime (Download) - Kategoria 'Dokumente Informative - I'
Universiteti i Prishtinës është themeluar me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 Nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 14 fakultete dhe 3 shkolla të larta. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.

Organet e Universitetit

Universiteti i Prishtinës është i hapur për të gjithë qofshin ata studentë, bashkëpunëtorë ose profesorë të cilët me kualitetet e tyre intelektuale dhe morale kontribojnë në fushën e zhvillimit të arsimit, edukimit, shkencës dhe punës profesionale në çështjen e definimit të autonomisë së Universitetit si themel i predispozitave të lirisë akademike, shprehjes individuale dhe dëshmisë së aftësive, kualiteteve për një Universitet të hapur për të gjithë.

Këshilli Drejtues

Sipas Statutit të Universitetit të Prishtinës Këshilli Drejtues i Universitetit ka këto detyra:
1. Të sigurojë parakushte për administrim dhe menaxhim të drejtë të burimeve në nivel të Universitetit dhe njësive të tij vartëse;
2. Të nxjerrë rregullore për delegim të kompetencave për mjetet dhe çështjet e tjera administrative tek njësitë akademike të Universitetit në përputhje me dispozitat e këtij Statuti;
3. Të nxjerrë rregullore për qeverisjen, drejtimin dhe menaxhimin e Universitetit, siç kërkohet me këtë Statut;
4. Të vendosë për strukturën e përgjithshme organizative të njësive akademike, sipas propozimit të Senatit dhe pasi të jenë konsultuar njësitë në fjalë;
5. Të organizojë kontrollin financiar, siç parashihet më tej;
6. Të nxjerrë rregullore, në pajtim me këtë Statut, në lidhje me:
a. masat dhe procedurën disiplinore për personelin
b. pagesat dhe kushtet e shërbimit për personelin,
c. procedurat e mënyrave të kompensimit të personelit, në bazë të ankesave në lidhje me punësimin e tyre,
d. suspendimin apo shkarkimin nga puna të personelit
e. ankesat kundër pezullimeve dhe shkarkimeve të tilla.
7. Të përcaktojë tarifat e shkollimit apo pagesat e tjera në Universitet, sipas propozimit të rektorit dhe pas konsultimeve me Senatin në pajtim me Ligjin e Arsimit të Lartë.;
8. Të përcaktojë rregulla për llogaritjen e shpenzimeve për shërbimet universitare, që i ofrohen palëve të treta;
9. Të zgjedhë rektorin nga lista e emrave me pesë kandidatë, të propozuar nga Senati
10. Të zgjedhë prorektorët sipas propozimit të rektorit;
11. Të përkujdeset që dispozitat e përgjithshme të këtij Statuti të zbatohen në praktikë brenda Universitetit;
12. Të veprojë sipas dispozitave të përgjithshme të përcaktuara në këtë Statut;
13. Të vendosë për formën dhe përmbajtjen e stemës, vulës, vulës së thatë, flamurit dhe simboleve të tjera institucionale si dhe të propozojë Ministrisë formën dhe përmbajtjen e diplomave sipas propozimit të Senatit.
Pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës të zgjedhur nga Senati i UP- së, përkatësisht katër anëtarë të emërtuar nga MASHT-i janë:
1. Prof. dr. Jahi Hoxha, Kryetar
2. Prof. dr. Rahmil Nuhiu
3. Prof. dr. Enver Mehmeti
4. Prof. dr. Abdullah Aliu
5. Prof. as. Ibrahim Gashi
6. Prof. as. Demë Hoti zëvendëskryetar
7. Prof. dr. Isa Mustafa
8. Prof. dr. Dukagjin Popovci
9. Prof. dr. Haki Demolli
Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës është anëtarë i Këshillit Drejtues pa të drejtë vote.

Senati

Sipas Statutit të Universitetit të Prishtinës Senati ka këto detyra:
1. Të miratojë Statutin e Universitetit, pasi të jetë këshilluar me Këshillin drejtues;
2. Të zgjedhë anëtarët e Këshillit drejtues që emërohen nga Universiteti;
3. Të propozojë listën me emrat e pesë kandidatëve për postin e rektorit, për t'u zgjedhor nga Këshilli drejtues;
4. Të zgjedhë dekanët sipas propozimeve të këshillave të njësive akademike përkatëse;
5. Të lëshojë vendime për pranimin dhe shuarjen e njësive akademike dhe të propozojë ndryshime të tjera në status të tyre për miratim nga ana e Këshillit drejtues;
6. Të miratojë programet e studimeve të njësive akademike;
7. Të përpilojë strategji për zhvillimin akademik të Universitetit;
8. Të nxjerrë rregullore të përgjithshme për fushat e punës arsimore, kërkimore dhe artistike;
9. Të caktojë procedura dhe kritere për vlerësimin e mësimdhënies, punës shkencore dhe artistike;
10. Të propozojë kriteret për regjistrimin e studentëve, në përputhje me këte Statut;
11. Të vendos për kriteret për përjashtimin e studentëve;
12. Të definojë standardet akademike për ligjerata dhe për sigurim të cilësisë së mësimeve, në pajtim me këte Statut;
13. Të vendosë për kriteret e provimit;
14. Të përcaktojë përmbajtjen e të gjitha të dhënave akademike dhe dokumentacionit sipas këtij Statuti;
15. Të vendosë procedurën për vlerësimin e personelit akademik në përputhje me këtë Statut;
16. Të zgjedhë anëtarët për të gjitha komisionet dhe këshillat që i formon Senati;
17. Të marrë vendimet përfundimtare duke i marrë parasysh kundërshtimet e dhëna nga këshillat e njësive akademike;
18. Të vendosë për dhënien e titullit Dr. honoris causa;
19. Të vendosë për dhënien e titullit Profesor emeritus sipas propozimit të njësisë akademike përkatëse;
20. Të vendosë për dhënien e titullit Anëtar Nderi i Universitetit;
21. Të shqyrtojë çështjet, me kërkesë të Këshillit drejtues apo rektorit;
22. Të shqyrtojë çështjet, me kërkesë të parlamentit të studentëve;
23. Të nxjerrë rregulloren e punës së Senatit;
24. Të nxjerrë rregulloren e sanksionimit për anëtarët e organeve qeverisëse të Universitetit të cilët i shkelin rregullat e besueshmërisë;
25. Të shqyrtojë çështje të tjera siç përcaktohen nga ky Statut ose me kërkesën e Këshillit drejtues, rektorit ose këshillave të fakulteteve.

Info: Shkarkoni dokumentin e plotë "Universiteti i Prishtinës" kompiluar nga ®seguraweb. (Vërejtje: Dokument i rëndë - Word .doc, ~850kb) Në seksionin për Shkarkime (Download) - Kategoria 'Dokumente Informative - I'

Kreshnik Qato ndeshet sërish

Kreshnik Qato - Këtë titull ia dedikoj ngjyrave kuq e zi...


Kreshnik Qato ndeshet sërish.

Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se me datën 2 Prill 2006 në arenën York Hall, e cila njihet si "Shtëpia e Boxit Britanik" dhe që ndodhet në Bethnal Green, në lindje të Londres, Kampioni Shqiptar i Boksit Profesional në peshën Super të Mesme, Kreshnik Qato, do të konkurojë në ndeshjen e tij të radhës. Ky duel me gjashtë raunde është i vlefshëm për ngjitjen e Kreshnikut në rangun botëror të boksierëve profesionalë.
Siç e kemi përjetuar edhe gjatë ndeshjeve ku Kreshniku ka konkuruar në të kaluarën, fitorja e tij si i vetmi boksier profesionist dhe Kampion Botëror që luan për ngjyrat kuq e zi, do të na dhurojë emocione krenarie të cilat besojmë se mbeten të përjetshme në memoriet tona.
Kreshniku tashmë është heroi ynë kombëtar në Diasporë, dhe si rezultat, ai gëzon një mbështetje të flaktë të bashkëkombasve tanë në Britaninë e madhe. Prandaj ju bëjmë thirrje dhe ju lutemi të jeni të pranishëm bashkë me miqtë tuaj, që të përjetojmë sëbashku ndjenjat e ballëlartësisë sonë kombëtare në diasporë.
Për më shumë hollësi në lidhje me biletat ju lutemi na kontaktoni në numrat: +44 (0) 7886731367, dhe/apo Alban Travel Group 020 7561 1604.

Me respekt dhe përulje,
Trupa e marketingut
Kreshnik Qato,
www.kreshnikqato.com
York Hall Leisure Centre
5-15 Old Ford Road
Bethnal Green
London
E2 9PJ

Press Release

Kreshnik Qato Fights Again, 02-04-2006

We are very happy to announce that on 2nd April 2006, the York Hall Arena, the famouse "Home of British Boxing", in Bethnal Green, East London, Kreshnik Qato, the Supper Middleweight World Champion, will feature with a six round boxing match.
In the past, Kreshnik has proven to his funs that he is able to win title matches. It is also imperative to mention that due to his hero status as the first and only Albanian World Champion boxer fighting for his country's colours, Mr Qato is followed by a massive crowd of strong supporters during every match. Consequently it is also very important to inform the wide public that Kreshnik always says he dedicates hi victories and trophies to all his funs. In this prism Kreshnik invites all boxing funs to attend and experience a nail biting show.
For more information regarding the tickets please ring the following numbers: +44 (0) 7886713167 and/or Alban Travel Group 020 7561 1604.

Sincerely
The Marketing Team
Kreshnik Qato,
www.kreshnikqato.com
York Hall Leisure Centre
5-15 Old Ford Road
Bethnal Green
London
E2 9PJ

Kreshnik Qato është ylli në ngritje i ringut profesionist të botës. Falë shansit, këtë djalosh te talentuar e zbuloi njëri nga trajnerët e mirënjohur në Londër Luigi Leo, gjatë kualifikimit për lojrat Olimpike ne Sydney 2000, ku Kreshniku përfaqsonte vendin e tij të dashur Shqipërinë.
Menjëherë pasi u njoh me Luigin, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë trajneri personal gjatë karrierës së tij, Kreshniku, vendosi të fillonte stërvitjen drejt boksit profesional në Londër, nga ku ai ka bërë emër në ringun Botëror.
Këmbëngulja e tij për të konkuruar për ngjyrat kuq e zi, i ka dhuruar Kreshnikut një masë të panumërt tifozësh të zjarrtë, që e ndjekin hap pas hapi përgjatë çdo dueli anë e mbanë Mbretërisë së Bashkuar. “Atmosfera dhe mbështetja që me jep tifozëria, janë dhurata më e çmueshme për mua, sidomos kur ndodhem brenda katërkëndëshit përballë një konkuruesi po aq të përgaditur fizikisht” thotë Kreshniku.
Duke fituar titullin “World Champion” Kreshniku jo vetem që ka hapur dritaren e parë dhe të vetme të Shqipërisë në boksin profesionist, por ka bërë të mundur që vendi i tij të figurojë në hartën botërore të sportit të rëndë. Shembulli Qato tanimë është shndërruar në një ideal jo vetëm pë të rinjtë në trevat shqipfolëse por edhe për gjeneratën e re të bashkëkombasve të tij që rriten sot në Londër.
Stërvitja e tij e palodhshme si dhe e vendosmëria e tij psikologjike për të arritur në majat e këtij sporti, i ka dhuruar Kreshnikut dy breza, ndër ta, titulli "Kampjon Bote në peshat Super të Mesme", akorduar nga federata "Këshilli Ndërkombëtar i Boxit", (International Boxing Council) në qytetin e tij të lindjes, Durrës. Pas interesimit të shtypit, Kreshniku u shpreh, “Këtë titull ia dedikoj ngjyrave kuq e zi, si dhe te gjithë bashkëkombasve të cilët më mbështesin me kaq pasion.”

Biografia

Datëlindja: 13 Gusht 1978
Vendlindja: Durrës
Gjatësia: 1,79 cm
Pesha: 76,2 kg (Super e Mesme)
Gjëndja Civile: I martuar
Fëmijë: Kristina dhe Niko
Edukimi: Akademia Edukimit Fizik
Vendbanimi: Londër
Trajnerë: Luigi Leo & Phill Pierson
Manazherë: Besnik Berisha & Anton Prenga
Hobi: Peshkimi, udhëtimi, aktivitetet shoqërore

Kontakt

Kontakt: Kreshnik Qato
E-mail: info@kreshnikqato.com
Adresa: 260 Brentfield Road, Neasden, London NW10 8HE
Palestra: TROJAN BOXING +44 (0) 208 961 8953
E-mail i Palestres: trojanboxing@hotmail.com
Sekretar: Luigi Leo
Manaxhuesi i Palestres: Phil Pierson

Kreshnik Qato - Dy fjalë për veten

E fillova karrierën me ekipin e të rinjëve në qytetin e Durrësit dhe trajneri im i parë ishte Hekuran Shkaba. Në vitin 1992 u aktivizova për herë të parë në Kampionatin Kombëtar për të rinj, ku fitova titullin Kampion i Vendit.
Studimet e mesme i bëra në vitet 1993 - 1997, në shkollën e mjeshtërisë sportive "Benardina Qeraxhiu" të Durrësit. Nën kujdestarinë personale të trajnerit Dylaver Coba, gjatë atyre katër viteve të jetës gjimnaziste kam zhvilluar 18 ndeshje; të gjitha me fitore. Në Kampionatin Kombëtar për të rritur, për herë të parë u aktivizova në vitin 1996, ku u shpalla si boksieri më luftarak i aktivitetit. Pas studimeve të mesme, iu përkushtova boksit dhe shumë shpejt u aktivizova në ekipin përfaqësues të Shqipërisë.
Në arenën ndërkombëtare u aktivizova për herë të parë në vitin 1997 duke përfaqësuar Shqipërinë në turneun e përvitshëm "Dorezë e Artë", në Beograd. Në Boegrad i fitova të gjitha ndeshjet duke u shpallur kampion ballkani për peshat 67 - 71 kg. Ky aktivitet ishte një fitore e dyfishtë për mua dhe për Shqipërinë. Shqipëria fitonte kështu medaljen e parë në një aktivitet ndërkombëtar boksi në nivel amatorësh. Studimet akademike i kreva në vitet 1997 - 2000, në Akademinë e Edukimit Fizik "Vojo Kushi" të Tiranës, dega e boksit.
Ne vitin 2000 u zgjodha kandidat për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike që do të mbaheshin në Sidney të Australisë.
Karriera ime mori një kthesë interesante në prill të vitit 2000, kur trajneri anglez, Luigi Leo më propozoi të hyja në boksin profesionist duke ofruar talentin e tij si trajner tashmë i njohur në arenën ndërkombëtare. Manazheri i njohur, Frank Woren pranoi kërkesën time që unë të boksoja në ring nën ngjyrat kuq e zi. Kështu nisi për mua një karrierë që e kisha ëndërruar që në fëmijëri.
Më 16 tetor të vitit 2004, në Jalta të Ukrainës, pas një ndeshjeje spektakolare, mposhta në ring boksierin e njohur dhe kampionin rus, Vladimir Zagorodniv për të fituar titullin Kampion për Evropën Lindore (EEBA).
Për fatin e keq, pavarësisht se asnjëherë nuk u tundova për vendimin tim për të përfaqsuar flamurin shqiptar, organet kompetente të sportit dhe institucionet përkatëse në Shqipëri nuk kanë dhënë as kontributin më modest në aktivitetet ndërkombëtare ku unë mora pjesë. (Kërkoj ndjesë për përmendjen e këtij fakti, por le ta mësojnë këtë fansat e mi). Por nuk më kanë munguar mbështetësit shqiptarë në asnjë moment dhe dashamirët e sportit të boksit, të tillë si Besnik Berisha dhe Anton Prengaj të cilët aktualisht janë menazherët dhe sponsorët e mi.
Bekimi më i madh për mua është njohja me bashkëshorten time Anila dhe dy fëmijët që lindën nga dashuria jonë; Kristina dhe Nicholas. Ata kanë qenë dhe janë mbështetja ime më e madhe.

Menaxhimi

Mr Besnik Berisha
142 Seven Sisters Road, London, N7 7NS
UK Tel: 0207 561 1604 - Out Side UK +44 (0) 207 561 1604
UK Fax: 0207 561 1603 - Out Side UK +44 (0) 207 561 1603
Mobile: 07957 443 038 - Out Side UK +44 (0) 7957 443 038
Albania +35 69 2958880
E-mail nickberisha@hotmail.com

Materialet dhe referencat: 'Fjala shqipe' dhe faqja zyrtare e K. Qatos, http://www.kreshnikqato.com

e premte, mars 17, 2006

Flori Bruqi:Vademecum per origjinen e gripit te shpezeve

Mr.sc.Flori Bruqi


Fshehtësitë dhe të vërtetat
për virusin avian(Vademecum)




FLOMED,dhjetor 2005





Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian



H5N1 më i rrezikshëm se SARS
Zyrtarë mjeksorë kanë paralajmëruar se bota është afër një epidemie të fuqishme infektuese e cila
është një përzierje e influncës së shpezëve dhe gripit.
Autoritet kanë bërë të ditur se të prekur nga kjo epidemi do të jenë njerëzit dhe jo shtazët siq është
menduar më parë. "Ne jemi duke e hulumtuar por nuk e dimë se kur do të ndodhë" ka tënë një
zyrtar i OBSH-së..
"Nëse ndodhë, do të jetë më i rrezikshëm se SARS" bëjnë të ditur zyrtarët.
Shkaku se pse është më i rrezikshëm se SARS është se H5N1 është virus i cili transmetohet sikurse
gripi i zakonshëm kurse SARS ishte gjysëm transmetues. H5N1 tashmë ka mbytur 32 persona në
Tailandë dhe Vietnam këtë vit, derisa SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) ka mbytur 774
dhe ka infektuar afër 8000 persona kryesisht në Azi në vitin 2003. Të dy epidemitë kanë shkaktuar
humbje të konsiderueshme ekonomike në rajon. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar
se gripi i shpezëve i përzier me gripin e njerëzve mund të shpërndahet shpejtë dhe të shkaktojë afro
7 milion vdekje. Azia është vendi më i rrezikuar nga virusi H5N1 dhe për këtë arsye është krijuar
Asociacioni i Popujve të Azisë Jug-Lindore (The Association of Southeast Asian NationS-ASEAN),
ku bëjnë pjesë Malejzia, Indonezia, Filipinet, Tailanda, Vietnami, Brunei, Kamboxhia, Laos dhe
Myanmar.


Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit
1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milion njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar
Kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.
Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërrcënim
në rritje, tashmë me përmasa globale...
Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e
rëndë e pulave.

Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të
puplave,probleme në pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebolë pule",
e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.
Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit
të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5-N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të
cilat, 7 sosh kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.
Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të
madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur
shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht.







Për momentin nuk ekziston ndonjë vaksinë për të mbrojtur qëniet njerëzore nga gripi i shpendëve
H5N1.

Megjithatë puna tek disa prototipë vazhdon. Përpjekjet vështirësohen nga mosnjohja e formës
që mendohet se do të marrë virusi nëse ai do të pësojë ndryshim (transferohet tek njerëzit).

Megjithatë disa lloj ilaçesh anti-virale që janë në dispozicion mund të ndihmojnë kufizimin
e simptomave.



Zyrtarët thonë se në Kosovë ende nuk ka grip të shpezëve





Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës përmes një kumtese ka deklaruar se me vëmendje po e përcjell situatën epidemiologjike të gripit të shpendëve (Avian Influenza) dhe se mbi bazë të vlerësimeve dhe analizave të bëra deri tani, është konstatuar se gjendja e shpendëve në Kosovë është plotësisht nën kontroll dhe masat e ndërmarra
deri tani me urdhëresat të caktuara, janë duke dhënë efektet e veta.

Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës njofton se në bazë të rezultateve të analizave të
fundit, në Kosovë nuk ka shenja të gripit të shpendëve. Agjencioni Veterinar ka marrë rezultatet
e analizave edhe të 21 rasteve të fundit, pas të cilave ka bërë këtë konstatim.


Qeveria e Kosovë në pajtim me rekomandimet e OBSH-së urdhëroi Ministrinë e Shëndetësisë,
Konform Ligjeve në fuqi,themeloi Komitete menagjuese për pandeminë “Gripi i shpezëve”,në nivel
ministrorë,ZASHMSH,QKUK,spitaleve rajonale,komunale duke marrë masa që popullata të jetë më
kohë e Informuar për masat që merr MSHK gjegjësisht Qeveria e Kosovës.(masat mbrojtëse të punëtorëve
Shëndetësorë,hospitalizimin e pacientëve të dyshuar me infeksion me virus të grpit të shpezëve,nevojat
me materiale sanitare dhe preparate farmaceutike duke u bazuar në rekomandimin zyrtarë të Institutit
Kombëtarë të Shëndetësisë publike të Kosovës,të datës 17 tetor 2005).
Kosova pritët të ballafaqohet me problemin e pandemisë së gripit të shpezëve në fillim të marsit të vitit
2006.Nstituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës,më kohë ka paraparë sasinë e materialeve të nevojshme sanitaro-teknike(paisje,aparaturë,vaksina,dezinfekcione,medikamente antivirale e të përgjithshme) për
Realizimin më sukses të shërbimeve parandalues dhe profilaktike,në përputhje me kërkesat emergjente epidemiologjike ne teren dhe sipas standardeve bashkohore lypset të sigurohen barërat,dezinfektantet,
aparatura etj. që Qeveria e Kosovës deri më tash nuk i ka siguruar (!?)





















Nga një vlerësim i Organizatës Botërore Shëndetësore,i projektuar enkas për popullatën e Kosovës,
nëse nuk do të këtë vaksinë kundër gripit të shpezëve(Tamiflu-Oseltamivir;Relenza.Vaxigrip),preparate dezinfektuese(decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P,
Safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept ff etj)pritet të sëmurët
popullata e Kosovës(15—300 mijë të sëmurë)...Sipas parashikimeve statistikore(OBSH-së) numri i të
sëmurëve do të sillet prej 200 deri 700 mijë të sëmurë respektivisht prej 308 deri 496 mijë pacientë.
Komplikimet nga pneumonia që kërkojnë hospitalizim të domosdoshëm do të jenë prej 30.800 deri
49.600 gjegjsisht prej 61.600 deri 99.200(10-20%).Vdekjet më një shkallë legaliteti vlerësohen që
të jenë prej 1.540 deri 2480 gjejgësisht 3.080 deri 4.960 pacientë(0,5 deri 1%).
Pothuaja të gjitha shtetet e globit urgjentisht janë duke zbatuar urdhëresat e OBSH-së.




Fjala vjen,Kina mori masa urgjente pasi virusi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e zogjve migrues.

Simptomat tek njerëzit të cilët infektohen nga virusi H5N1 variojnë nga ethe tek dhimbja e grykës, sëmundje të frymëmarjes dhe, në rastet më ekstreme, në bllokim të organeve të tëra.

Që nga momenti kur ndodhi rasti i parë në vitin 2004 gjetën vdekjen më shumë se gjysma e
njerëzve që ishin infektuar nga sëmundja.

Vietnami është vendi më i prekur deri më tani, por meqënëse sëmundja nuk ka të bëjë me ushqimin
e gatuar ekspertët thonë se nuk është e rrezikshme të hash mish shpendësh.





Shkencëtarët kanë frikë për përhapjen së shpejti të një epidemie gripi vdekjeprurës me përmasa globale tek njerëzit mbasi kjo po ndodh tre ose katër herë gjatë një shekulli.

Gripi i shpendëve që ka shumë gjasa të shkaktohet nga virusi H5N1, po shkakton një alarm të veçantë.

Ky virus gjithashtu ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve që nga koha kur u rishfaq në Azinë Jug-lindore në vitin 2003.

Ekspertët mendojnë se është vetëm çështje kohe përpara se virusi të ndryshojë dhe të përhapet me lehtësi tek njerëzit.



Një variant i ri i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse mund të përhapet nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Kjo mund të ndodhë nëse qëniet njerëzore do t'i kishin të dyja infeksionet në të njëjtën kohë.

Mendohet se varianti i ri mund të përhapet me lehtësi dhe me shpejtësi duke shkaktuar vdekjen e një numëri të madh njerëzish, sistemi i imunitetit të të cilëve nuk është i përgatitur për t'u përballur me infeksionin.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.

Origjina e virusit




Tregjet e hapura të shpendëve ndihmojnë në përhapjen e virusit
Tregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve.

Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë.
Ato përhapen nëpërmjet glacave dhe sekrecioneve të tjera.

Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen.

Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar.

Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë.
Rusia do te asgjesoje 65 mije zogje dhe pula si pasoje e rasteve te infektimit nga gripi i shpezeve ne 13 rajone. Deri tani nuk eshte shenuar ndonje rast i infektimit te njerezve nga virusi ne fjale.



Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit 1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.
Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërcënim në rritje, tashmë me përmasa globale.
Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e rëndë e pulave.

Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të puplave, probleme në
pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebola të pulës", e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.
Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të cilat, shtatë kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.
Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht

Përse virusi H5N1 përbën një shqetësim të veçantë?


Nga 15 nën-llojet e virusit të shpendëve, H5N1-shi përbën shqetësim të vecantë për disa arsye.

Ai ndryshon shumë shpejt dhe ka nje prirje për të marrë gjene të materilit gjenetik nga viruse, të cilat infektojnë specie të tjera kafshësh.

Aftësia e tij për të shkaktuar sëmundje tek njerëzit është vërtetuar në dy raste.

Përveç kësaj, studimet laboratorike kanë vërtetuar se isolate nga ky virus mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë tek njeriu.

Shpendët që nuk ngordhin kur infektohen prej tij e eliminojnë virusin për të pakten 10 ditë nga goja, por edhe nga feçet, duke lehtësuar kështu përhapjen e tij tek shpendët migrues.






Këmbanat e alarmit për përhapjen e virusit të gripit në mbarë botën kanë filluar të bien, duke shtuar kështu frikën e përhapjes së një pandemie, e cila mund të shkaktojë me mijra të vdekur.

Virusi është shpërndarë tashmë në 22 provinca të Azisë në vende si, Vietnami, Indonesia dhe disa pjesë të Kamboxhias, Kinës, Tajlandës dhe Laosit.


Ndërkaq raste të virusit vdekjeprurës H5N1 janë identifikuar në Rusi e Kazakistan.

Gjeokrafikisht gripi po i afrohet Evropës, ku ka prekur tërë Rajonin e Ballkanit, ndërsa është dhënë alarmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për mbërritjen e tij dhe në Shqiperi.

Në Turqi Komisioni Europian bëri të ditur se, virusi i zbuluar është i njëjtë me atë që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave në Azi, që prej vitit 2003.


Dhe Rumania rezultoi e prekur nga virusi vdekjeprurës H5N1, pas ngordhjes së 80 shpendëvë në një fermë në Vushtrri, si dhe disa rasteve të tjera të identifikuara, në deltën e lumit Danub.


Greqia ka qënë vendi tjetër i prekur nga gripi i shpendëve, ku pas analizave të qendrës së posaçme laboratorike të Selanikut u deshmua prezenca e virusit vdekjeprurës, i cili është i afte te shnderohet në një pandemi.


Alarmi për prekjen nga virusi i gripit të shpendëve u përhap dhe në kufirin greko-Maqedonas, ku u gjendën shpendë të ngordhura.


Ndërsa në Shqipëri mijra shpendë të ardhur nga vendi fqinjë, Greqia u groposën pas urdhërit të BE-së.


Ka qenë OBSH-ja ajo që ka dhënë alarmin se shumë shpejt virusi vdekjeprurës mund të prekë dhe Shqipërinë, pas ngordhjes së 200 gjelave në Llakatund të Vlorës.


Megjithatë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë, janë shprehur se për momentin vendi ynë nuk është i prejur nga virusi H5N1.




Rastet e gripit të shpendëve që kanë infektuar njeriun


H5N1, Hong Kong, 1997

Gjatë këtij shpërthimi u shtruan në spital 18 vetë, nga të cilët 6 vdiqën. Për të kontrolluar këtë epidemi autoritetet asgjesuan 1.5 milion pula, duke larguar burimin e virusit. Shkencëtarët përcaktuan se, virusi u përhap kryesisht nga shpendët tek njeriu dhe megjithëse u pat dyshim për ndonjë rast nga njeriu tek njeriu.

H9N2, Kinë dhe Hong Kong, 1999

Sëmundja u konfirmua në dy fëmijë, të cilët më pas u shëruan.

H7N2, Virginia, 2002


Një person i sëmurë pas një shpërthimi te H7N2 në pula

H5N1, Kina dhe Hong Kong, 2003


Dy raste brenda një familje nga Hong Kongu që kishte qenë në Kinë

H7N7, Hollandë, 2003

89 raste. Një i vdekur.


H9N2, Hong Kong, 2003


Një fëmijë që u shërua.


H7N2, Nju York, 2003


Një rast i sëmurë


(H5N1) 2003-2004 Tailandë dhe Vietman


35 raste me 23 te vdekur


H7N3 në Kanada 2004

H5N1 në veri të Vietnamit janar 2004
Asnjëherë më parë gripi i shpendëve, shumë patogjen (që mbart ose transmeton sëmundje) nuk ka shkaktuar përhapje të menjëhershme në një numër kaq të madh vendesh, duke vënë theksin mbi katastrofën që mund të shkaktojë në bujqësi dhe për rreziqet e mundshme që mund të përhapë tek njeriu.


Epizotia e ka prekur deri tani njeriun vetëm shkarazi, ku janë rregjistruar të paktën 117 raste infektimi human, ndër të cilët 60 vdekjeprurëse, që prej fundit të vitit 2003.


Edhe pse shumë patogjen për shpendët, virusi H5N1 mund të transmetohet gjithashtu dhe nga rosakët e butë, që nuk paraqesin simptomat e sëmundjes, e për pasojë fermerët do ta kenë të vështirë të mbrohen nga një infektim i mundshëm.

Mënyrat e transmetimit


Virusi vdekjeprurës H5N1, transmetohet nga zogjtë tek njeriu, dhe shumë shpejt mund të krijojë një pandemi, apo thënë ndryshe një epidemi boterorë.

Më të kanosurit ndaj prekjes së këtij virusi vdekjeprurës janë moshat e thyera, të sëmuret, ose personat me imunitet të dobët.

Virusi përhapet nëpërmjet ajrit dhe merret nga kontaktet e para me të sëmuret, prandaj kjo është dhe arsyeja që të infektuarit duhet të izolohen në dhoma të veçanta.

Duke qenë se tashmë ardhja e këtij virusi është vetëm çështje kohe, qeveritë e shumë vendeve europiane kanë filluar të hartojnë plane për të përballuar rrezikun e madh.

Për këtë arsye, Organizzata Botërore e Shëndetësise ka kerkuar që shpendet të cilët ndodhen në një rreze prej 3 kilometrash nga virusi, duhet te asgjesohen menjëhere, meqenëse egziston rreziku i përhapjes së tij, nese lihen të vrarë në vende të hapura.

Një variant i ri, i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse, mund të përhapet, nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.


Shenjat e përhapjes tek njeriu


Shenjat e gripit të shpendëve tek njeriu shfaqen midis ditës së dytë dhe 14-të mbas infektimit.

Të prekurit nga ky virus kanë temperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, madje një pjesë e tyre dhe diare.

Gripi transmetohet kryesisht tek njeriu nga sekrecionet e pështymes gjatë kollitjes, apo teshtimës, por transmetimi nga duart e infektuara mund të jetë një faktor që ndihmon në prekjen nga ky virus.

Deri tani kanë vdekur rreth gjysma e të infektuareve, ç'ka tregon për një nivel të lartë vdekshmërie.

Parandalimi i gripit të shpendeve një analizë premtuese


Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza, e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1.
Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi, duke shkaktuar vdekjen e miliona personave në botë.
Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme.
Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Medikamentet antivirale për gripin e shpendëve


Ekzistojnë katër medikamente antivirale të ndryshme kundër gripit; amantadine, rimantadine, oseltamivir, dhe zanamivir. Megjithatë viruset kanë shfaqur rezistencë dhe ndaj këtyre medikamenteve.

Virusi H5N1 aktualisht konsiderohet si virusi që mund të shkaktojë pandeminë e rradhës.

Ndërkaq, shkencëtarët amerikanë thonë se, kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën, duke deshifruar strukturën gjenetike të këtij virusi.

Epidemitë stinore të gripit shkaktojnë pak a shumë 250 000 deri 500 000 vdekje në vit, për këtë arsye shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi.
Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit.



Shkencetaret rikrijojnë virusin e gripit që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve


Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Rikrijimi i virusit është një arritje, që do t’i mundësojë shkencëtarëve të përgatiten më mirë nga kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve.
Në dy botime të përjavshme shkencore, revistën Shkenca dhe revistën Natyra, shkencëtarët thonë se si gripi i vitit 1918 edhe epidemia e tanishme e gripit të shpendëve në Azi, filluan tek zogjtë para se të infektonion njerëzit. Megjithatë ata thonë se gripi i vitit 1918 u shndërrua në një formë që përhapej me shpejtësi tek njerëzit, gjë që nuk po ndodh ende me virusin e gripit të shpendëve.
Në vitin 1997 shkencëtarët studiuan organizmin e një viktime të gripit të vitit 1918, që ruhej i ngrirë në Alaskë dhe nxorrën ADN nga virusi në mushkëri.
Pas disa vite kërkimesh me ADN-në ata thanë se kanë rikrijuar virusin për të kuptuar më mirë karakteristikat e tij vdekjeprurëse.
Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të përftojë ndryshime të ngjashme si ai i vitit 1918 duke krijuar një epidemi globale. Studiuesit thonë se analiza e viruseve të mëparshëm mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë vaksina dhe mjekime anti-virale.






Shkencëtarët deshifrojnë strukturën gjenetike të virusit të gripit të vitit 1918



Shkencëtarët kanë deshifruar strukturën gjenetike të virusit të gripit, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetra miliona njerëzve menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Ky lajm nuk është thjesht një kuriozitet historik. Me frikën e tanishme rreth një epidemie botërore të gripit të shpendëve, një zbulim i tillë i njeh njerëzit me strukturën e viruseve vdekjeprurës që mund të çojnë më vonë në krijimin e vaksinave më të mira kundër tyre.

Në vitin 1918, një virus i gripit shkaktoi vdekjen e 20 milion deri në 50 milion njerëzve në botë. Andrew Jakomas është njëri prej atyre që mbijetuan.
"Në atë kohë arkivolët e vegjël për bebet ishin aq të shumtë sa që shtriheshin përgjatë 4 ose 5 blloqe apartamentesh," tregon zoti Jacomas.


Por përse ishte ky virus kaq vdekjeprurës dhe ku e kishte origjinën? Pikërisht këtë kërkon të gjejë doktor Xhefri Tautenberger i Institutit të Patologjisë pranë Forcave të Armatosura.

"Ne duam të nxjerrim mësime nga studimi i virusit të vitit 1918 për të kuptuar se si formohen epidemitë botërore të gripit dhe çfarë duhet bërë për t’i parandaluar."

Shkencëtarët po përpiqen ta rikrijojnë virusin e 1918-s në laborator. Ata kanë gjetur mostra indesh të ushtarëve të vdekur nga gripi gjatë Luftës së Parë Botërore.
Askush nuk e ka izoluar ose ruajtur virusin e vitit 1918. Por ushtria amerikane ka ruajtur inde të ushtarëve të prekur të asaj kohe dhe Dr. Taubenberger thotë se shkencëtarët kanë arritur të analizojnë të gjitha gjenet e këtyre viruseve.

"Kjo është si të zgjidhësh një gjëzë ose të ndërtosh një mozaik," thotë shkencëtari.

Vitin e kaluar, shkencëtarët britanikë zbuluan se si virusi i vitit 1918, gjithashtu një virus shpendësh, arriti të përhapet tek njerëzit dhe të kthehet në epidemi botërore.
Xhon Skejhill, Drejtor i Institutit Kombëtar britanik për Studimet Mjeksore, thotë se studiuesit britanikë kanë arritur të deshifrojnë strukturën e njërës prej proteinave të virusit.

"Kjo proteinë ka rëndësi sepse ka rol në lidhjen e virusit pas qelizave. Për shembull, kur viruset kalojnë nga shpendër te njerëzit, kjo proteinë pëson një farë ndryshimi, kështu që në vend që të lidhet vetëm me qelizat e zogjve, ajo mund të lidhet tani edhe me qelizat njerëzore dhe t’i infektojë ato."

Kjo ende nuk ka ndodhur me llojin e tanishëm të gripit të shpendëve por zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të përsëritet.

Pulat dhe rosat nuk janë të vetmit që mund ta transmetojnë virusin, thotë Taubenberger.

"Në botë ekziston një rezervuar jashtëzakonisht i madh virusesh dhe ne njohim vetëm majën e ajsbergut,” thotë shkencëtari.

Ka disa vjet që shkencëtarët po paralajmërojnë se një tjetër epidemi gripi do të shpërthejë në botë.
Nëse ata arrijnë të gjejnë se si ka ndryshuar virusi i vitit 1918, ata mund të mësojnë se si t’i çaktivizojnë viruset e tanishme dhe të parandalojnë një epidemi të re.

Rasti i virusit të shpendëve në Rumani shton frikën e Evropës



Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se tipi H5N1 i virusit të shpendëve i konfirmuar sot në Rumani është i njëjti variant i rrezikshëm si ato të gjetur më parë në Turqi dhe në Azi.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Shëndetësinë, Markos Kyprianu i bëri këto komente pak orë pasi një laborator në Britani konfirmoi se zogjtë e ngordhur të gjetur në Deltën e Danubit në Rumani ishin viktima të tipit H5N1 të virusit të shpendëve.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë vazhdojnë vizitën e tyre në vendet e Azisë Juglindore të prekur më shumë nga virusi i shpendëve.
Pas vizitës në një treg të Vietnamit, sekretari amerikan i shëndetësisë, Mike Leavit tha se do të jetë e vështirë të ndryshohen praktikat e tanishme të bashkëveprimit midis shpendëve dhe njerëzve që janë një pjesë e rendësishme e kulturës së këtij rajoni.
Lloji H5N1 është i njëjti virus që shkaktoi vdekjen e më shumë se 60 vetëve në Azi në vitin 2003. Virusi është zbuluar edhe në Rusi, Kazakistan dhe Turqi. Raste të paidentifikuara të virusit të shpendëve janë gjetur gjithashtu në Bullgari.


Në Greqi shfaqet rasti i parë i gripit të shpendëve



Greqia konfirmoi rastin e parë në vend të prekjes nga gripi i shpendëve. Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Evropian që ndodhen në Turqi për të parë gjendjen pas zbulimit të virusit të gripit të shpendëve, thonë se nuk ka shenja të një kërcënimi serioz për njerëzit. Deri tani nga gripi i shpendëve në Turqi kanë ngordhur 1 mijë e 800 shpendë, por zyrtarët thonë se periudha e inkubacionit ka kaluar dhe problemi tani është kryesisht për veterinerët.
Gripi i shpendëve është përhapur edhe në Rumani dhe të dyja vendet kanë asgjesuar mijëra shpendë në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në Gjermani, shteti i Bavarisë, ndaloi panairet e shpendëve si një masë parandaluese. Britania po dërgon këtë javë ekspertë në Kinë dhe Vietnam për të hetuar rreth përpjekjeve që po bëhen atje dhe në dhjetor do të raportojë në një konferencë ndërkombëtare që do të mbahet në Londër për gripin e shpendëve.
Deri tani nga virusi kanë gjetur vdekjen 60 persona në Azi, kryesisht fermerë. Studiuesit kanë frikë se virusi mund të shumëfishohet duke kaluar me lehtësi nga një person tek tjetri.

Asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë gripin e shpendëve



Sekretari amerikan i shëndetsisë dhe shërbimeve humane, Maik Levit tha se asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë epideminë e gripit të shpendëve. Këto komente zoti Levit i bëri sot në Xhakartë pasi u takua me presidentin e Indonezisë, ministrin e shëndetsisë dhe me zyrtarë të tjerë.
Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Evropianë që ndodhen në Turqi për të parë gjendjen pas zbulimit të virusit të gripit të shpendëve, thonë se nuk ka shenja të një kërcënimi serioz për njerëzit.
Deri tani nga gripi i shpendëve në Turqi kanë ngordhur 1 mijë e 800 gjela deti, por zyrtarët thonë se periudha e inkubacionit ka kaluar dhe problemi tani është kryesisht për veterinerët. Gripi i shpendëve është përhapur edhe në Rumani dhe të dyja vendet kanë asgjesuar mijëra shpendë në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në Gjermani, shteti i Bavarisë, ndaloi panairet e shpezëve si një masë parandaluese. Britania po dërgon këtë javë ekspertë në Kinë, Hong Kong dhe Vietnam për të hetuar rreth përhapjes së virusit dhe rreth masave për zhdukjen e tij.
Në dhjetor, në Londër do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për gripin e shpendëve. Deri tani nga virusi kanë gjetur vdekjen 60 persona në Azi, kryesisht fermerë.


Parandalimi i gripit të shpendëve: një analizë e re premtuese



Shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Që pas hedhjes së kësaj pakete në treg dy muaj më parë, kompani në mbarë botën ka paraqitur kërkesa.
Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi e cila mund të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve në botë. Dr. Ren Ei Che punon për Institutin e Gjenomit "Nëse bëhet fjalë për rrezikun tek njerëzit, atëherë të intereson të marrësh sa më parë rezultatin e analizave. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Prandaj duhen bërë menjëherë analizat për të diagnostikuar personin që shfaq simptoma dhe për ta izoluar nëse është prekur nga gripi i shpendëve," thotë Dr. Che.
Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë, dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Rosemary Tan, e cila themeloi laboratorin Veredus, thotë se diagnostikimi në të kaluarën është bazuar në simptomat klinike, gjë që shpesh ka çuar në diagnozën e gabuar. "Këto paketa analizash përdorin teknologjinë diagnostikuese përmes ADN-së. Ne analizojmë mostrën për të parë nëse është i pranishëm gjeni që identifikon këtë virus, dhe më pas ky gjen zmadhohet. Në këtë mënyrë sëmundja kapet që në fazat e para. Pra paketa mendohet se mund të identifikojë virusin që në ditën e dytë apo të tretë të infektimit," thotë zj. Tan.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Bashkimi Evropian: gripi i shpendëve përbën një kërcënim global


Pas shfaqjes së gripit të shpendëve në Greqi, shqetësimi se kjo sëmundje mund të shtrihet kudo, vazhdon të përhapet mes qytetarëve evropianë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian zhvilluan në Luksemburg bisedime emergjente dhe u përpoqën të qetësojnë publikun.
Në një laborator të Greqisë, që përmbush standartet e Bashkimit Evropian, po bëhen analizat për të zbuluar nëse një mostër e marrë nga një gjel deti në një ishull të vogël në Detin Egje është prekur nga gripi i shpendëve. Nëse një gjë e tillë konfirmohet, ky do të jetë rasti i parë i gjetjes së virusit të gripit të shpendëve në një vend anëtar të Bashkimit Evropian.
Si një masë parandaluese, Greqia ndaloi menjëherë eksportet e shpendëve të gjallë dhe të produkteve të tyre nga ishujt e Detit Egje. Pas konfirmimit të rasteve të gripit të shpendëve në Turqi dhe në Rumani, tani po bëhen gjithashtu analiza në Bullgari dhe në Kroaci.
Sekretari i jashtëm britanik, Xhek Strou, i cili kryesoi takimin e Bashkimit Evropian, tha se synimi i tij kryesor ishte që qytetarët të sigurohen se po meret çdo masë paraprake që virusi i gripit të shpendëve të mos shndërohet në një epidemi që mund të shkaktojë vdekje tek njerzit. “Po bëhen përpjekje të mëdha për të siguruar këshilla dhe ndihma për Greqinë, Rumaninë, Turqinë, Fedaratën Ruse dhe vende të tjera nëpër botë. Po bëhen përpjekje të mëdha për t’u siguruar që ekzistojnë plane të mjaftueshme përgatitore për të parandaluar transferimin e virusit tek njerëzit,” tha zoti Strou.
Ministrat e jashtëm thonë se gripi i shpendëve përbën një kërcënim global, që kërkon masa nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Ata thonë se Evropa Perëndimore është e papërgatitur të parandalojë një gjendje emergjente të një gripi të tillë. Nervozizmi mes qytetarëve evropianë po shtohet gjithnjë e më shumë. Por komisioneri i BE-së për shëndetin, Markos Kyprianu, tha se nuk ka arsye për panik. “Fakti që në Evropë është konstatuar gripi i shpendëve nuk ndikon tek mundësia e një epidemie gripi tek njerzit. Organizata Botërore e Shëndetsisë na ka këshilluar se ekziston mundësia e një epidemie të tillë. Kjo epidemi mund të përhapet nga ky virus, nga çdo lloj virusi tjetër. Ne i kemi filluar përgatitjet për një gjë të tillë dhe do t’i vazhdojnë ato edhe në të ardhmen,” tha zoti Kyprianos.
Autoritetet në vendet e prekura nga virusi i gripit të shpendëve po përpiqen të parandalojnë përhapjen e tij, duke bllokuar këto zona, duke spërkatur disinfektant dhe duke asgjesuar shpendët. Ekspertët thonë se për momentin ky problem ekziston vetëm tek kafshët. Por kërkesa për ilaçe anti-virale po shtohet, ndërkohë që më shumë se gjysma e vendeve të Bashkimit Evropian kanë bërë kërkesë për to. Fakti që viruset mund të përhapen me shpejtësi e bën më të vështirë vaksinimin e shpendëve.
“Ne duhet të punojmë për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës, thotë ministri italian i shëndetsisë, ky është aspekti më i vështirë.” Kompanitë farmaceutike kanë thënë se i kanë katërfishuar prodhimet e tyre.
Bashkimi Evropian zgjati afatin e një vendimi për të ndaluar futjen e shpendëve nga Rusia, pasi veterinerët konfirmuan në jug të Moskës praninë e një varianti të gripit të shpendëve që mund të jetë vdekjeprurës.
Kjo masë u mor gjatë një takimi të ministrave të shëndetësisë pranë Londrës, të cilët ishin mbledhur për të diskutuar mbi epideminë e gripit të shpendëve në Rusi dhe Azi.




Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë gjithashtu se analizat paraprake që iu bënë pulave nga një ishull i vogël grek në detin Egje, rezultuan negative.
Zyrtarët rusë të shëndetësisë asgjësuan një numër pulash në Yandovka, në jug të Moskës, një ditë pasi veterinerët konfirmuan praninë e variantit të rrezikshëm të virusit H5N1 në këtë fshat.
Zyrtarët e shëndetësisë i druhen një epidemie të mundshme botërore nëse virusi shndërrohet në një formë që përhapet lehtësisht tek njerëzit. Kjo sëmundje ka shkaktuar vdekjen e rreth 60 personave në Azi që nga viti 2003.
Ndërkohë, Tailanda njoftoi për vdekjen e një burri 48 vjeçar nga kjo sëmundje.


Hungaria thotë se ka prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve të efektshme tek njerëzit


Ministri hungarez i shëndetësisë Jeno Racz tha se provat me vaksinen e gripit të shpendëve të prodhuar nga vendi i tij tregojnë se vaksina është 100 përqind e efektshme tek njerëzit.
Shtypi hungarez thotë se 8 vende kanë shprehur interes për vaksinën. Edhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara po punojnë për një vaksinë kundër gripit të shpendëve.
Ndërkohë zyrtarët tailandezë të shëndetësisë thonë se djali shtatë vjeçar, i një burri që vdiq kohët e fundit nga gripi i shpendëve, po përmirësohet dhe ai pritet që ta marrë veten plotësisht. Ende nuk dihet në se ai e mori virusin nga i jati, apo nga kontakti me shpendët. Në Hong Kong, autoritetet thanë se do të mbyllin kufirin me Kinën, nëse virusi i gripit të shpendëve shndërrohet në një formë që transmetohet mes njerëzve.
Virusi u gjet këtë javë në shpendë të rajonit të Mongolisë së Brendshme. Gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në Azi që nga viti 2003.
Firma farmaceutike zvicerane Roche, njoftoi se ra dakort të negociojë me 4 firma të tjera për t’i lejuar ato të prodhojnë variante të ilaçit Tamiflu, që përdoret për trajtimin e gripit të shpendëve tek njerëzit.
Marrëveshjen e bënë të ditur dy senatoirë amerikanë pas takimit me drejtues të firmës zvicerane. Firma Roche mban patentën eskluzive të ilaçit Tamiflu, që po blehet nga qeveri të ndryshme në mbarë botën.



Tajlanda konfirmon një rast të ri të gripit të shpendëve tek njerëzit


Zyrtarët e shëndetësisë në Tajlandë thonë se kanë konfirmuar një rast të ri të gripit të shpendëve tek një grua që jeton në periferi në Bangkokut, duke e çuar në 20 vetë numrin e të infektuarve me virusin që prej dy vjetësh, kur u shfaq epidemia tek njerëzit në këtë vend.
Zyrtarët thonë se gruaja 50-vjeçare u shtrua në spital të shtunën, pasi analizat treguan se ishte infektuar me virusin e tipit H5N1, pasi kishte pastruar jashtëqitjet e pulave.
Gjetkë, zyrtarët vietnamezë po bëjnë thirrje për më tepër ndihma ndërkombëtare për të ndihmuar në luftën kundër gripit të shpendëve. Ata e bënë thirrjen në takimin që po mbehet në Australi të zyrtarëve të shëndetësisë dhe fatkeqësive të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit. Ndërkohë, zyrtarë të shëndetësisë nga vendet afrikane po zhvillojnë një takim sot në Ruandë, për të diskutuar mbi mënyrat e trajtimit të zogjve shtegëtarë që mund ta çojnë virusin edhe në kontinentin afrikan.

12 pula kanë ngordhur në qytetin rus të Tambovit nga gripi i shpendëve


Rastet e fundit të gripit të shpendëve në Kroaci, Rumani, Turqi, kanë konfirmuar skenarin shqetësues që kishin parashikuar zyrtarët – sëmundja po përhapet nga zogjtë shtegëtarë. Me shtegëtimin e miliona zogjve nga hemisfera veriore drejt zonave më të ngrohta, shkencëtarët po përpiqen t’i presin rrugën një epidemie duke bërë analiza të vazhdueshme të zogjve shtegëtarë.
Dr. Walter Boyce, drejtor i Qendrës për Shëndetin e Kafshëve të Egra në Universitetin e Kalifornisë, thotë se shpendët shtegëtarë që shtegëtojnë mbi Oqeanin Paqësor përgjatë bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara në disa raste vijnë nga Siberia.
"Nuk ka diskutim që gripi i shpendëve po përhapet, thotë ai. Ne shqetësohemi se me shtegëtimin e zogjve, përhapet edhe viruset që ata mbartin. Ne synojmë të zbulojmë viruset që sjellin këto zogj dhe të japim alarmin se pritet të ketë zhvillime të caktuara."
Studiuesit mbledhin mostra fekalesh dhe marrin analiza të mostrave që marrin nga fyti i zogjve, të cilat i injektojnë më pas në vezë në zhvillim. Nëse embrioni ngordh, shkencëtarët bëjnë analiza për të zbuluar virusin shkaktar. Rezultatet e analizave i ndihmojnë shkencëtarët të prodhojnë një vaksinë për gripin e shpendëve, nëse bëhen realitet shqetësimet e tyre që një variant i këtij virusi të fillojë të transmetohet nga njerëzit.
Në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Roçesterit në Nju Jork, po bëhen analizat me një vaksinë eksperimentale. Dr. John Treanor shpjegon.
"Njerëzit nuk janë ekspozuar ndonjëherë ndaj këtij gripi, prandaj duhet që të fuqizohet sistemi i imunitetit në mënyrë që të rezistojë. Kemi vërejtur përgjigjen e antitripave, pra të proteinave që prodhohen në gjak dhe që luftojnë sëmundjen, sapo njerëzit vaksinohen. Nga kjo mendojmë se njerëzit mund të mbrohen nga gripi i shpendëve."
Rezultatet përfundimtare të provave klinike të vaksinës do të merren në nëntor. Që pas shfaqjes së vurisut në Korenë e Jugut në vitin 2003, gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në vende aziatike, kryesisht nga kontakti me shpendë.
Michael DiGirolamo është drejtor i operacioneve në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, porta kryesore e pasagjerëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara nga Azia. Ai thotë se aeroporti po përgatitet në rast se një pasagjer është prekur nga gripi i shpendëve dhe zyrtarët vendosin karantinën në avion.
"Kjo nënkupton që aeroportit do t’i duhet të ofrojë një mjedis për funksionimin e specialistëve të Qendrës së për Kontrollin e Sëmundjeve dhe roja e kufirit mund të vendosë në karantinë deri në 400 veta brenda 48 orësh."
Me përhapjen e gripit të shpendëve, zyrtarët botërorë të shëndetësisë do të mblidhen në Kanada për bisedime mbi parandalimin e një epidemie botërore.
Takim ndërkombëtar për gripin e shpendëve



Zyrtarët botërorë të shëndetësisë takohen sot në Kanada për bisedime që synojnë të parandalojnë përhapjen e gripit të shpendëve.
Në takimin dy-ditor që mbahet në Otava, marrin pjesë ministrat e shëndetësisë dhe zyrtarë të lartë nga 29 vende të botës, që pritet të diskutojnë për koordinimin e masave ndaj virusit, mes tyre edhe një propozim të vendeve më të pasura për të siguruar vaksinat dhe ndihmë teknike ndaj vendeve të varfëra.
Tipi H5N1 i gripit të shpendëve ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 60 njerëzve nga vendet aziatike që nga viti 2003.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Evropa ka shansin t’i shfrytëzojë mësimet e nxjerra nga Azia në luftën kundër virusit, por zyrtarët i paralajmëruan gjithashtu vendet e ndryshme të mos tregojnë vetëkënaqësi.
Veç Azisë Juglindore, shpendë të infektuar me tipin H5N1 të virusit janë gjetur në Rusi, në Turqi dhe Rumani, ndërkohë që në Kroaci nuk ka dalë ende rezultati i analizave laboratorike.
Bashkimi Evropian sot bëri të njohur se do të propozojë ndalimin e përkohshëm të importimit të shpendëve



Bashkimi Evropian mund të ndalojë importin e shpendëve të gjallë


Komisioni Evropian thotë se po shqyrton mundësinë e ndalimit të gjithë importimit të shpendëve të gjallë në Evropë. Kërkesën e bëri Britania pasi një papagall nga Amerika e Jugut ngordhi i prekur nga gripi gjatë kohës që ishte në karantinë.
Disa zyrtarë evropianë janë kundër bllokimit të importeve, të shqetësuar se kjo mund të çojë në krijimin e një tregu të zi. Vendimi mund të merret brenda disa ditësh.
Ndërkohë zyrtarët suedezë thanë se një rosë që u gjet e ngordhur në perëndim të Stokholmit ishte prekur nga një formë e lehtë gripi, jo nga i njejti virus që shkaktoi vdekjen e 60 njerëzve në Azi.
Zyrtarët e bujqësisë thanë sot se analizat tregojnë se është normale që 20 deri 30 përqind e rosave të egra të preken nga një formë e lehtë e gripit të shpendëve në këtë stinë të vitit. Zyrtarët thonë se nuk ka nevojë për masa të tjera shtesë.


SHBA: Qeveria parashtron strategjinë për të parandaluar epideminë e gripit të shpendëve


Presidenti Bush parashtroi një plan prej 7,1 miliardë dollarësh për të mbrojtur amerikanët dhe të tjerët kundër një epidemie të mundshme të gripit të shpendëve në gjithë botën.
Duke folur në kompleksin e Instituteve Kombëtarë të Shëndetsisë në periferi të Washingtonit, presidenti Bush tha se epidemia nuk ishte e afërt, por paralajmëroi se virusi kishte shfaqur disa karakteristika, që mund të shndërohen në një grip masiv, një virus për të cilin njerzit nuk kanë imunitet natyral dhe që mund të përhapet me lehtësi nga një njeri tek tjetri.
Presidenti Bush thotë se pa humbur kohë duhen bërë përgatitje për të përballuar një epidemi të mundëshme globale të gripit të shpendëve.
“Tani për tani nuk kemi përballë ndonjë epidemi as në vendin tonë dhe as në botë. Por në qoftë se presim deri sa ajo të shpërthejë, do të ishte shumë vonë për të bërë përgatitje.”
Strategjia e presidentit përfshin 1,2 miliardë dollarë për të blerë vaksina, që do të mbronin 20 milion amerikanë nga virusi i tanishëm i gripit të shpendëve, një miliardë dollarë për ilaçe rezervë anti-virale dhe 2,8 miliardë dollarë për të përshpejtuar rritmin e zhvillimit të vaksinave të reja. Ai i kërkoi gjithashtu kongresit që të sigurojë për prodhuesit e vaksinave më shumë mbrojtje nga akt-paditë ligjore.
“Gjatë 3 dekadave të fundit, numri i vaksinave të prodhuara në Amerikë ka rënë ndjeshëm ndërsa kjo industri është përfshirë nga akt-paditë ligjore. Sot në Shtetet e Bashkuara ka vetëm një kompani farmaceotike, që mund të prodhojë vaksinën e gripit. Një gjë e tillë e lë vendin tonë të pambrojtur në rastin e një epidemie me përmasa të mëdha.”
Sekretari amerikan i Shëndetsisë dhe Shërbimeve Humane, Michael Leavitt, tha se ky është një problem për të gjithë botën.
“E vërteta është se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aftësinë për të prodhuar vaksina me shpejtësinë e duhur dhe në sasi të mjaftueshme për çdo amerikan. Një gjëndje e tillë ekziston në të gjithë botën dhe ajo duhet ndryshuar.”
Ekspertët thonë se duhen rreth 6 muaj që vaksina të bëhet gati për t’u përdorur. David Heyman, pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare këtu në Washington, tha se kjo do të thotë se shumë amerikanë do të vdisnin në se vendi përballet me një epidemi.
“Nuk diskutohet që ne kemi nevojë për vaksina dhe për këtë po bëhen përpjekje të shumta. Por përpjekje të mjaftueshme nuk po bëhen për sa i përket ndërhyrjeve jo-mjeksore si për shembull kontrolli i ekspozimit ndaj sëmundjeve, mjetet e disponueshme për kontrollin e infeksionit dhe higjenën dhe mbrojtja e popullatës, që sëmundja të mos përhapet mes njerzve.”
Plani i administratës, hollësitë e të cilit do të bëhen publik këtë javë, përfshin më shumë fonde për shtetet dhe për planet lokale të emergjencës. Zoti Heyman thotë se angazhimi i qarqeve lokale është me rëndësi për mbajtjen nën kontroll të virusit, por ai shton se diktimi i hershëm në shkallë botërore është kyç për parandalimin e përhapjes së virusit.
“Mikrobet nuk njohin kufij politikë prandaj edhe sëmundja do të përhapej pa kontroll.”
Viruset e gripit të shpendëve kanë shkaktuar 3 epidemi gjatë shekullit të fundit. Njëri prej tyre, gripi spanjoll i vitit 1918, shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 milion njerzve në gjithë botën.






Zyrtarët: Gripi i shpendëve rrezikon të shndërrohet në një epidemi globale tek njerëzit



Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se është vetëm çështje kohe që infeksioni i gripit të shpendëve të shndërrohet në një epidemi globale tek njerëzit.
Zoti Lee-Jong Wook tha sot në një takim që u zhvillua në Gjenevë se deri tani, epidemia nuk është përhapur ende në mënyrë masive tek njerëzit, por ka shenja se ajo do të fillojë.
Zyrtarët thonë se në rastin e shpërthimit të një epidemie, ajo do të vriste miliona njerëz dhe do t’i kushtonte ekonomisë globale rreth 800 miliardë dollarë. Tani për tani, rastet e transmetimit të gripit nga shpendët tek njerëzit kanë qenë të rralla. Shumica e rreth 120 rasteve të llojit H5N1 të virusit të njoftuara tek njerëzit në vendet aziatike, kishin patur kontakte të drejtpërdrejta me zogjtë e infektuar, në pjesën e kokës. Por zyrtarët e shëndetësisë shqetësohen se ndërsa virusi përhapet tek zogjtë, shtohen shanset që ai të shndërrohet në një formë që transmetohet me lehtësi tek njerëzit, duke shkaktuar vdekjen e miliona vetëve.
U zbulua përsëri në Rumani një rast i gripit të shpendëve

Sipas ministrit të bujqësisë i Rumanisë Gheorge Flutur I cili deklaroi se në, në një fshat të rrethit Tulcea u zbuluan 4 pula të ngodhura nga gripi i shpendëve.
Fluturi u shpreh se palët përkatëse i kanë marrë masa për dezinfektimin e këtij fshati dhe kanë agresuar këtu 1700 shpendë shtëpiake. Qeveria do t'ua kompensojë fshtarëve, shpendët që u agresoi.
Hungari: Pëllumba të ngordhur për arsye ende të panjohura

Në qytetin Shergold të Hungarisë jugore u zbuluan 18 pëllumba të ngordhur. Deri tani, ende nuk dihet nëse këta pëllumba kanë ngordhur nga gripi i shpendëve, por analizat po vazhdojnë.
Siç mësohet, Hungaria e ka ndaluar importimin e produkteve të shpendëve nga Rumania, ku është zbuluar virusi i gripit të shpendëv
Në Rusi duket një gjendje e re e epidemisë së gripit të shpendëve


Sipas lajmeve të Agjencisë FLOART, pas vërtetimit të virusit të gripit të shpendëve në Rumani dhe Kroaci, qeveria italiane deklaroi se do të ndalojë importimin e produkteve të shpendëve dhe të shpendëve të gjalla nga vendet ballkanike.
Kohët e fundit, shoqata e fshatarëve e Italisë është ankuar se pas zbulimit të virusit në vendet fqinje, sasia e konsumimit të produkteve të shpendëve brenda Italisë është ulur 30%--40%, duke shkaktuar një humbje ekonomike prej disa miliona eurosh në rritjen e shpendëve shtëpiake në Itali.
Kroacia dhe Anglia morën masa për frenimin e përhapjes së gripit të shpendëve


Korrespondentët e Flori-Press-it nga Zagrebi njoftuan se pasi u zbulua virusi i gripit të shpendëve më 21 tetor, më 22 tetor, Kroacia dhe Anglia morën masa për frenimin e përhapjes së kësaj epidemie.
Pala policore e Kroacisë bllokoi me rigorozitet një zonë me rreze prej 3 kilometrash rreth një rezervuari peshku, ku ngordhën 6 mjellma të egra nga virusi i gripit të shpendëve të tipit H5. Kroacia ka bërë plan se duke filluar qysh nga 23 tetori do t'i zhdukë të gjithë shpendët shtëpiakë brenda zonës së bllokuar.
Për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Anglia, vendi kryetar i radhës i BE-së i bëri thirrje kategorike më 22 tetor, BE-së të ndalojë importimin çdo shpendi të gjallë nga vendet ku u zbulua virusi i gripi të shpendëve.
Po më 22 tetor në mbrëmje, sektori i veterinarisë i Suedisë vërtetoi më 22 tetor se tek një rosë e ngordhur në vend u zbulua virusi i gripit të shpendëve, por duhet një analizë e mëtejshme për të vërtetuar nëse ky virusi është i tipit H5N1.
Disa vende morën masa të reja për ndalimin e përhapjes së gripit të shpendëve

Vendet përkatëse marrin masa për të përballuar epideminë e gripit të shpendëve

Sipas njoftimeve të Flori-Press-it, pasi ka dalë epidemia e gripit të shpendëve në Turqi dhe në Rumani, këto dy vende kanë marrë masa ndaluese. Edhe vendet fqinj të tyre si Slovakia, Polonia etj kanë marrë masa aktive për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendet e tyre.



Web faqja “Art-Cafe” njoftoi se pas zbulimit të gripit të shpendëve në Rumani dhe Turqi, më 21 tetor, alarmi ra për herë të parë edhe në Angli dhe Kroaci. Për këtë, shumë vende morën me radhë, masa të reja për ndalimin e përhapjes së gripit të shpendëve.
Njoftohet se Kroacia dhe Rumania u shprehën më 21 tetor se në territorin e tyre janë zbuluar raste që zogj kanë ngordhur nga gripi i shpendëve. Në Angli një papagalli i importuar ngordhi nga gripi i shpendëve.
Aktualisht, pala e BE-së filloi të mendojë ndalimin e importimit të produkteve të shpendëve dhe vendosi po më 21 tetor ndalimin e importimit të të gjitha produkteve të puplave nga pjesa evropiane e Rusisë. Edhe Svicra dhe Lituania morën masa përkatëse për parandalimin e gripit të shpendëve.



Drejtoria e Veterinarisë e Rusisë vërtetoi se ditët e fundit duket një gjendje e re e epidemisë së gripit të shpendëve në disa zona të Siberisë dhe zona evropiane. Deri tani, në 5 njesi federative të territorit të Rusisë është zbuluar epidemia e gripit të shpendëve.
Sipas analizës së shkencëtarëve, epidemia në këto zona është përhapur si pasojë e shtegtimit të zogjve shtegtar.
Sipas një njoftimi tjetër, Anglia dhe Suedia vërtetuan përkatësisht më 23 tetor se virusit në rastet e gripit të shpendëve në këto vende janë përkatësisht të tipeve H5N1 dhe H5.



OBSH: numri i të infektuarve me gripin e shpendëve në Kinë mund të rritet



Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ka shumë mundësi që të shtohet numri i njerëzve në Kinë të infektuar me gripin e shpendëve.
Paralajmërimi vjen pas konfirmimit të bërë dje nga Kina për dy rastet e saj të para të prekjes së njerëzve nga virusi i gripit të shpendëve H5N1, i cili mund të jetë vdekjeprurës. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë tha sot se është i kënaqur lidhur me përpjekjet e qeverisë për luftimin e sëmundjes por shtoi se Kina ende ka përballë sfida të mëdha. Ai vuri në dukje se më shumë se 70 përqind e 14 miliard shpendëve shtëpiakë të Kinës mbahen nëpër oborret e shtëpive.
Sot, media shtetërore e Kinës njoftoi për dy shpërthime të reja të gripit të shpendëve. Pekini ka deklaruar se do të vaksinojë të gjithë shpendët shtëpiakë. Ndërkohë, ministri indoneziane e shëndetësisë njoftoi se dy vajza të reja vdiqën javën e kaluar nga gripi i shpendëve.


Kina konfirmon rastet e para të gripit të shpendëve tek njerëzit



Kina konfirmoi raset e para të gripit të shpendëve tek njerëzit, kurse Indonezia bëri të ditur vdekjen e dy personave të tjerë nga virusi.
Në krahinën lindore Anhui të Kinës, zyrtarët thanë se një punonjëse 24 vjeçare pularie, ka vdekur nga gripi i shpendëve. Një djalë 9-vjeçar i prekur nga virusi në krahinën Hunan, është shëruar plotësisht.
Zyrtarë të shëndetësisë dyshojnë, por nuk mund të konfirmojnë, se virusi vdekjeprurës H5N1 mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së motrës së 9 vjeçarit muajin e kaluar.
Ndërkohë, Ministria indoneziane e Shëndetësisë thotë se dy gra të reja, njëra 20 vjeç e tjetra 16, vdiqën javën e kaluar nga gripi i shpendëve, duke sjellë në 7 numrin e vdekjeve nga virusi në Indonezi. Njoftohet se të dyja viktimat, të cilat vdiqën në Xhakarta, të kenë pasur kontakt me pula të ngordhura.
Virusi H5N1 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 vetëve në Azinë Lindore që nga viti 2003. Shkencëtarët shqetësohen se virusi mund të shndërrohet dhe të marrë një formë që kalohet nga një person tek tjetri.
Autoritetet në Ukrainë filluan therrjen e shpendëve në Krime

OBSH-ja konfirmon rastin e 8-të të vdekjes nga gripi i shpendëve tek njerëzit në Xhakarta


Autoritetet ukrainase vendosën regjim karantine në zona të Krimesë ku është shfaqur gripi i shpendëve. Zyrtarët urdhëruan asgjësimin e të gjithë shpendëve në 5 fshatra të prekura pasi u zbuluan shpend të ngordhur nga tipi H5 i gripit të shpendëve.
Autoritet po dërgojnë tani mostra për analiza në Britani e Itali për të përcaktuar nëse është fjala për tipin H5N1 që ka shkaktuar vdekjen e 70 personave në Azi që nga viti 2003.
Ndërkaq, zyrtarë në Xhakarta thanë se Organizata Botërore e Shëndetisë ka konfirmuar viktimën e 8 në Indonezi. Sipas tyre, analizat e zhvilluara në një laborator të Hong Kongut tregojnë se një 25-vjeçare që vdiq në fillim të kësaj jave, ishte e sëmurë me virusin H5N1 të gripit të shpendëve.
Ekspertë të shëndetësisë druhen se virusi mund të ndryshojë formë dhe të lehtësisht i transmetueshëm ndërmjet njerëzve dhe të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve.


Autoritetet në Ukrainë filluan therrjen e shpendëve në Krime, një ditë pasi një tip i virusit H5 u zbulua në pesë fshatra të zonës. Presidenti Viktor Jushçenko shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e prekur.
Mostrat nga zogjtë e infektuar po dërgohen në Britani dhe Itali për të përcaktuar në se përmbajnë virusin H5N1 që ka shkaktuar vdekjen e 70 njerëzve në Azi që nga viti 2003. Ndërkohë në Rumani autoritetet vendosën karantinën në fshatin Ciosil pasi të paktën tre pula u zbuluan me virusin H5.
Në këtë vend ka patur tre raste të gripit të shpendëve. Ekspertët e shëndetësisë janë të shqetësuar se virusi mund të shndërrohet në një formë që mund të transmetohet tek njerëzit.
Organizata botërore e shëndetsisë deklaroi se një 39 vjeçar dhe një djalë 8 vjeç kanë vdekur këtë muaj në Indonezi si pasojë e gripit të shpezëve. Deri tani viktimat e gripit të shpezëve në Indonezi, kanë shkuar në 11-të. Ndërkaq dhe në Rumani, në juglindje të vendit, u identifikua një rast i ri me infektim të virusit, dhe menjëherë në zonën përkatese u ngrit karantina. Deri tani në Rumani janë shënuar 21 persona të sëmurë me gripin e shpezëve.


Shqiperia eshte rrethuar nga kercenimi i gripit te pulave. Mbas Rumanise dhe Turqise edhe Greqia tashme ka hyre ne "karantine". Ne Maqedoni eshte shpallur alarmi, por ende nuk jane percaktuar raste konkrete te infektimit, ndersa dyshime serioze per pranine e gripit, jane ngritur dhe ne Bullgari. E gjithe kjo situate e renduar ne Ballkan, ka bere te domosdoshme edhe shpalljen e alarmit ne Shqiperi. Instituti i Shendetit Publik ne Tirane ka treguar dje permasat e situates emergjente ne vend. ISHP ka kerkuar blerjen e vaksines antivirale si nje operacion qe ka nevoje emergjente te kryhet.

Nderkohe edhe Komisioni Evropian u ka kerkuar vendeve anetare qe te ndjekin rekomandimet e Organizates Boterore te Shendetesise, te cilat kane percaktuar se niveli minimal i dozave antivirale te jete ne masen 25 per qind te popullates. Sipas zyrtareve te Komisionit Evropian per mbrojtjen e konsumatorit jo te gjithe vendet kane stokun e nevojshem te antivirusit. Ne rastin e Shqiperise, per te respektuar kete kufi do te nevojiteshin rreth 700 mije doza te tilla. Por sipas shefes se Institutit te Shendetit Publik, Sivla Bino, Shqiperia ka mundur te siguroje vetem nje sasi prej 100 mije dozash te oseltamavirit, qe do te thote vetem 3 per qind e numrit te nevojshem. Kjo sasi antiviralesh eshte siguruar nga pjesa e stokut te Organizates Boterore te Shendetesise. Ende nuk eshte e qarte sesi do te garantohet pjesa tjeter e sasise se vaksinave antivirale per te plotesuar kuotet e rekomanduar nga OBSH.

Kontrollet

Instituti i Kerkimeve Veterinare ka deklaruar se kontrollet e deri tanishme ne te gjitha pularite e vendit, flasin per nje situate te qete dhe pa asnje simptome te gripit avian. Kontrollet e deritanishme kane pasur si synim pularite, fermat si dhe lagunat, te cilat mendohet se mund te jene vatrat e mundshme te shperthimit te infeksionit. "E vetmja menyre e infektimit nga H5-N1 eshte kontakti me sekrecionet e shpendeve, ndersa menyrat e tjera si konsumimi i mishit te ngrire te pulave apo i vezeve, nuk perbejne asnje rrezik per shendetin"-pohon Bino.

Ballkani ne panik

Nderkohe situata ne Ballkan eshte bere problematike, ndersa zyrtaret e Komisionit Europian deklaruan dje se edhe Kroacia duhet te kryeje sa me shpejt analizat per virusin e rrezikshem. Zyrtaret e shendetesise ne Itali thane se mberritja e virusit ne vend mund te jete ēeshtje ditesh, pas evidentimit te nje rasti te semundjes ne Greqi. Greqia dhe Italia jane ne te njejten gjeresi gjeografike dhe nese shpendet migratore kane mberritur ne Greqi, atehere disa prej tyre mund te kene arritur edhe ne Itali, pasi trajektorja shkon nga veriu drejt jugut. Megjithate, specialistet jane perpjekur te qetesojne publikun, ndersa ken bere thirrje per pergatitjen e tyre per çdo rast.





Autoritetet nė Rumani kanė konfirmuar se gripi i shpendėve ėshtė gjetur tani nė njė rajon tė tretė nė Deltėn e Danubit.
Nuk dihet ende nėse rastet mė tė fundit janė shkaktuar nga virusi me mundėsi vdekjeprurėse H5N1, por mostrat e zogjve tė infektuar janė dėrguar nė Britani pėr analiza.
Autoritetet vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė identifikuar e izoluar fshatrat e prekura nga gripi i shpendėve.
Ata janė pėrqėndruar sė pari nė rajonin e deltės sė Danubit, por ka edhe njė zonė tampon nė shtetet fqinje.
Nė rajonin mė tė madh moēalor tė Evropės jetojnė vetėm 12-13 mijė njerėz.
Por gati tė gjithė ata kanė shpendė shtėpiakė - pula, rosa e pata.






VDES NJE 35 VJECAR NGA GRIPI I SHPENDEVE NE INDONEZI
Sot vdes nga Gripi i shpendeve nje 35 vjecari ne Xhakarta te Indonezise. Lajmi nga “Top Chanel TV”per vdekjen nga virusi erdhi pas konfirmimit nga testet e kryera tek viktima. Mesohet se ai vdiq disa dite me pare, por nuk eshte e qarte nese ka patur kontakte me pula te ngordhura, apo te prekura nga virusi. Ne Indonezi deri tani kane vdekur shtate persona per shkak te semundjes se gripshpendeve. Shifra eshte dhene nga OBSH-ja.
Sipas agjencisë “Floart-it” dhe Forumit në internet “Art –Cafe“Virusi i njohur me emrin “H5-N1 ka infektuar 117 persona në katër vende,me ç‘rast ka vrarë 60. njerëz.Ekspertët thonë që është vetëm pyetje e kohës kur gripi i shpezëve --virusi H5N1 do të arrij atë shkallë të mutacionit ku infektimi do të bëhet me lehtësi nga njeriu në njeri.
Një konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe specialist në fushën e virusologjisë, ka deklaruar se në Kinë kanë humbur jetën 300 persona të infektuar nga gripi i shpendëve, ndërkohë që 3 mijë persona të tjerë gjenden në izolim.
Këtë deklaratë e ka bërë mjeku japonez, Masato Tashiro, në një konferencë në një universitet gjerman në Marburg.
Mjeku japonez, i cili sapo është kthyer nga Kina, ka deklaruar se: “Jemi mashtruar në mënyrë sistematike për sa i përket përhapjes së gripit të shpendëve në Kinë”. Rrjeti botëror i sëmundjeve infektive ka vendosur se do të kryhen verifikimet e nevojshme. Sipas njoftimeve të 16 nëntorit të Ministrisë Kineze të Shëndetësisë, ditët e fundit në provincat Hunan dhe Anhui të Kinës ka pasur nga një pacient të infektuar nga gripi i shpendëve i tipit H5N1. Sektorët përkatës të Kinës kanë marrë masa urgjente për forcimin e punës së kontrollit të epidemisë së gripit të shpendëve te njeriu dhe për shmangien e përhapjes së kësaj epidemie te njeriu.
Janë hyrë në procesin e posaçëm të shqyrtimit të miratimit vaksinat për mjekimin e kinezëve të infektuar nga gripi i shpendëve

Sipas gazetës Xinjing, të 19 nëntorit, korrespondenti mësoi nga Drejtoria Administrative Shtetërore e Ilaçeve dhe Ushqimeve se janë hyrë në procesin e posaçëm të shqyrtimit të miratimit vaksinat për mjekimin e kinezëve të infektuar nga gripi i shpendëve, kështu që do të pakësohet koha e praktikimit të këtyre ilaçeve.
Siç mësohet, sipas rregullave përkatëse të publikuara ditët e fundit nga kjo drejtori, kur ndodhin incidente të shëndetësisë publike, ose kur ekziston mundësinë e këtyre incidenteve, kjo drejtori do të zhvillojë verifikime të posaçme për ilaçet që mund të përdoren në raste të tillë.
Siç mësohet, për disa ilaçe të tjera dhe aparate mjeksore për mjekimin e njerëzve të infektuar nga gripi i shpendëve ngritet një verifikim i mëtejshëm.

Sipas njoftimeve, provincat Hunai dhe Anhui do të marrin masa të mëtejshme për vaksinimin e shpendëve shtëpiakë, për forcimin e kontrollit të epidemisë dhe për raportimin e kësaj epidemie. Njëkohësisht do të forcohet puna propaganduese për ngritjen e vetëdijes dhe të aftësisë së vetëmbrojtjes të masave popullore nga kjo epidemi.

Më 17 nëntor Ministria Kineze e Bujqësisë publikoi projektin urgjent për përballimin e epidemisë së gripit të shpendëve te njeriu dhe për garantimin e sigurimit shëndetësor të masave popullore.
Specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerësuan lart punët e parandalimit të gripit të shpendëve në provincën Anhui


Agjensioni “Flori-Press” njoftoi se Ministria e Bujqësisë e Kinës publikoi më 23 nëntor se ra epidemia e gripit të shpendëve e shkallës së lartë në qytetin Miquan të rajonit autonom të Singkiang Ujkurit, në Kinën veri-perëndimore.
Pas rënies së epidemisë, Ministria e Bujqësisë dërgoi menjëherë grupin e specialistëve për drejtimin e punëve parandaluese dhe kontrolluese në zonën e prekur nga epidemia. Edhe administrata e rajonit të Singkiang Ujkurit po e trajton sipas projektit të rasteve urgjente gjendjen epidemike. Aktualisht, sektorët veterinarë të Singkiangut kanë asgjësuar 84 mijë shpendë shtëpiakë në një sferë me rreze 3 kilometra rreth qendrës së kësaj epidemie të re.

Agjencia “Floart” dhe ueb faqja”Art-Cafe” njoftoi se nga 28 deri më 30 nëntor, grupi inspektues i përbërë nga specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës inspektoi punët e parandalimit të gripit të shpendëve në provincën Anhui. Specialistët i vlerësuan lart punët parandaluese të kësaj province.
Pas nëntorit, në provincën Anhui u shfaqën dy raste të njerëzve të infektuar nga gripi i shpendëve duke tërhequr vëmendjen e Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Krahinat e ndryshme kineze forcojnë inspektimin e punëve kontrolluese e parandaluese të infektimit të njerëzve nga gripi i shpendëve


Web faqja “Art-Cafe”njoftoi se qeveria qendrore kineze u kërkoi krahinave të ndryshme të forcojnë inspektimin e punëve kontrolluese e parandaluese të infektimit të njerëzve nga gripi i shpendëve.
Ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë e Kinës bëri një njoftim ku u kërkohet qeverive të krahinave të ndryshme të inspektojnë gjendjen e trajtimit të incidenteve të befasishme publike shëndetësore si infektimi i njerëzve nga gripi i shpendëve etj
Ata që kanë kontaktuar me të sëmurët e infektuar nga gripi i shpendëve janë shëndoshë

Sipas njoftimit të Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, në provincat Hunan dhe Anhui, ata që kanë kontaktuar me të sëmurët e infektuar nga gripi i shpendëve, tani në përgjithësi janë shëndoshë.
Në rrethin Xiangtan të provincës Hunan, deri më 17 nëntor pasdite, 152 njerëz që kanë kontaktuar me të sëmurë të infektuar nga gripi i shpendëve janë në përgjithësi shëndoshë. Sektorët përkatës po marrin masa për të forcuar kontrollin.
Në rrethin Zongyang të provincës Anhui, deri më 17 nëntor pasdite, kanë përfunduar vëzhgimet mjekësore të 22 njerëz që kanë kontaktuar me të sëmurë të infektuar nga gripi i shpendëve. Deri tani ata janë shëndoshë



Agjensioni “Floart” njofton se ,kryeministri i Kinës Ven Jiabao paralajmëroi se vendi i tij përballet me rrezik serioz nga gripi i shpezëve. Ndërkohë, ekspertët mjekësor gjatë konferencës në Gjenevë u pajtuan për një varg masash për pengimin e shpërthimit të epidemisë tek njerëzit.

Banka Botërore bëri thirrje për sigurimin e një miliardë dollarëve, gjatë tre viteve të ardhshme, për të ndalur përhapjen e virusit H5N1.

Agjensia e shëndetit e OKB-së paralajmëron kundër panikut të gripit të shpendëve
Ndërsa i këshillon qeveritë të sigurojnë sasira të mjaftueshme me Tamiflu, Organizata Botërore e Shëndetit thotë se nuk ka arsye që njerëzit të nxitojnë për të blerë medikamentin antivitrus. Ndrëkohë, ekspertët në Greqi po hetojnë një rast të gjetur në një fermë pulash në Egje.





OBSH-ja paralajmron njerëzit të mos bien në panik e të mos nxitojnë për të blerë medikamentin antivirus Tamiflu për të mbrojtur veten nga gripi i shpendëve.
"OBSH në këtë moment nuk këshillon individët të grumbullojnë sasira të këtij medikamenti për çfarëdo qëllimi," tha të hënën Majkëll Rajan, shefi i urgjencës epidemike të OBSH. "Në këtë fazë nuk ka asnjë arsye për asskënd për të marrë këtë medikament me përjashtim të grupeve me rrezik të lartë në zonat ku sëmundja aviane është bërë problem," shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, OBSH paralajmëroi se gripi i shpendëve ka gjasa të shfaqet në vende të tjera, pas shpërthimeve të fundit në Turqi, Rumani dhe më së fundi, në Greqi. Ajo këshilloi qeveritë të sigurojnë rezerva të Tamiflu, që do të reduktonte pasojën e sëmundjes në rastin e epidemisë njerëzore të gripit.
Ekspertët grekë po kryejnë tani teste për të zbuluar në se një rast me grip shpendësh në ishullin Oinouses të Mesdheut është i llojit vdekjeprurës H5N1 i cili shkaktoi më shumë se 60 të vdekur në Azi. Ky lloj u identifikua në disa vende në Turqi dhe Rumani javën e shkuar.
Përhapja e gripit avian i është veshur migrimit të shpendëve. Duke këshilluar njerëzit "të kufizojnë kontaktet e tyre me shpendë të ngordhur apo të sëmurë," Rajan theksoi gjithashtu se "jo çdo ngordhje shpendi në botë është patjetër pasojë e gripit avian."
Njerëzit që jetojnë në kontakt të afërt me pularitë besohet se janë në rrezik të lartë. Ndonëse transmetimi mes njerëzve ka qenë ekstremisht i kufizuar, shkencëtarët shqetësohen se H5N1 mund të kombinohej me variantin e vet human dhe të shndërrohej në një grip tepër të infektueshëm e vdekjeprurës të aftë të vriste miliona njerëz anembanë botës si në rastin e epidemisë së gripit në vitin 1918.
"Mbajtja e vigjilencës do të jetë një proces i gjatë dhe i lodhshëm," tha Rajan. "Askush nuk mund të thotë me siguri se kur do të dalë një virus epidemik."
Ai vlerësoi gjithashtu Turqinë dhe Rumaninë për përpjekjet e tyre për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes duke vënë kufizime udhëtimi në zonat e prekura dhe duke marrë të tjera masa, përfshirë eliminimin e mijra shpendëve.
BE ka urdhëruar vendet anëtare të marrin një seri hapash paraprakë për të penguar përhapjen dhe mutacionin e mundshëm të gripit të shpendëve. Ajo ka dërguar gjithashtu ekspertë në Turqi, Rumani e Bullgarinë fqinjë. Në këtë të fundit nuk është raportuar ende ndonjë rast.
Duke vënë në dukje se periudha e inkubacionit për gripin e shpendëve gjetur në fshatin Kiziksa, rreth 120 km larg Stambollit, kishte kaluar, veterinerët turq thonë se besojnë se shpërthimi i H5N1 është kontrolluar dhe nuk ka më rrezik për përhapjen e tij.
Por autoritetet mbeten në alarm pasi më tepër shpendë shtegtare priten në rajon gjatë dimrit.

1.Çfarë është sëmundja e gripit të shpendëve? Çfarë është gripi i shpendëve i shkallës së lartë?

Pyetje dhe përgjigje mbi parandalimin e mjekimin e sëmundjes së gripit të shpendëve
Gripi i shpendëve është një lloj sëmundjeje ngjitëse e përhapur në gjirin e shpendëve shtëpiak dhe të egër, e shkaktuar nga virusi i grippit të shpendëve të tipit A. Pas ngjitjes së virusit të gripit te shpendët mund të dallohen shenja të lehta në rrugët e frymarrjes dhe në kanalin ushqimor, në këtë rast përqindja e mortalitetit është e ulët. Por, në raste të tjera, shpendwt mund të kenë shenja relativisht serioze në gjithë organizmin, si hemorragjia, shenja të septicemisë dhe një përqindje relativisht të lartë të mortalitetit. Këto dallime përcaktohen kryesisht nga tipi i virusit të gripit të shpendëve.
Nisur nga këto dallime, gripi i shpendëve grupohet në tri lloje: i shkallës së dobët, i shkallës së mesme dhe i shkallës së lartë. Kohët e fundit ka rënë në Kinë dhe në vende të tjera të botës gripi i shpendëve, i shkaktuar nga tipi i serumit të gjakut H5N1, që quhet gripi i shpendëve i shkallës së lartë, që ka përqindje të lartë si në ngjitje ashtu edhe në mortalitet.




2. Sa zgjat periudha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve? A përhapet virusi gjatë kohës së inkubacionit?
Koha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve zgjatet nga disa orë deri në disa ditë, më e shumta deri në 21 ditë. Kohëzgjatja e periudhës së inkubacionit varet nga faktorë të ndryshëm, si shkalla e virusit, sasia e shpendëve të infektuar, imuniteti i shpendëve, mosha dhe llojet e tyre, gjendja e rritjes së tyre, si dhe gjendja ushqimore, sanitare etj. Por gripi i shpendëve i shkallës së lartë është me periudhë të shkurtër inkubacioni dhe shenjat e virusit të këtij gripi duken shpejt, po ashtu përqindja e mortalitetit të shpendëve në këtë rast është e lartë.
Virusi i gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet brenda periudhës së inkubacionit.

3. Cilat janë rrugët e përhapjes së virusit të gripit të shpendëve?


Për përhapjen e virusit të gripit të shpendëve ka dy rrugë kryesore: kontakti i drejtpërdrejtë me shpendët e sëmurë dhe kontakti i tërthortë me sende të ndotura nga virusi. Virusi i gripit të shpendëve ekziston në kanalin ushqimor, në rrugët e frymarrjes dhe në të gjithë organizmin e shpendëve të sëmurë dhe të atyre të infektuar. Kështu virusi i gripit të shpendëve mund të dalë nga sytë, hunda dhe së bashku me jashtëqitjen e shpendëve dhe si rrjedhim, virusi përhapet mekanikisht nëpërmjet çdo sendi të ndotur, si ushqimet e shpendëve, uji, koteci, ajri, automjetet transportuese të tyre, etj. Dhe kështu shpendët e shëndoshë mund të infektohen nga virusi nëpërmjet rrugëve të frymarrjes dhe kanalit ushqimor.





4. Cilat janë karakteristikat e përhapjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë?

Gripi i shpendëve i shkallës së lartë është i ngjajshëm me gripin e zakonshëm, që përhapet përgjithësisht në të katër stinët, por më shumë në dimër dhe në pranverë, sepse virusi i gripit të shpendëve ka forcë të madhe rezistuese në temperatura të ulëta. Shpendët e llojeve të ndryshme dhe me moshë të ndryshme mund të infektohen nga ky virus i gripit të shpendëve me ngjitshmëri të madhe dhe virusi përhapet shpejt. Përqindja e mortalitetit të shpendëve është qind përqind.

5. A mund të përhapet nëpërmjet vezës virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë?


Virusi i gripit të shpendëve i shkallës së lartë përhapet kryesisht në mënyrë horizontale, si në ajër, nga jashtëqitjet, ushqimet dhe uji që pijnë shpendët etj., dhe ka shumë pak argumente lidhur me përhapjen e tij në mënyrë vertikale. Por eksperimentet kanë vërtetuar se në vezët e pulave të infektuara ekziston virusi i gripit të shpendëve, prandaj nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia e përhapjes së virusit edhe në mënyrë vertikale. Nuk duhet të ngrohen për çelje vezët e tufave të pulave të prekura.
6. Pse gripi i shpendëve i shkallës së lartë përhapet më shumë në dimër e pranverë?

Virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë përhapet në të katër stinët e vitit, por më shumë në dimër e pranverë nga këto shkaqe: Së pari, virusi i gripit është relativisht i ndjejshëm ndaj temperaturës dhe krahas ngritjes së temperaturës në mjedisin rrethues, shkurtohet koha e mbetjes gjallë të virusit. Përveç kësaj, në verë e vjeshtë drita e diellit është relativisht e fortë dhe rrezet ultraviolet të diellit luajnë rol të fortë goditës ndaj virusit. Së dyti, ajrimi i pularive në verë e vjeshtë është më i mirë se në dimër e pranverë, kështu ajrimi i mirë mund të pakësoje shumë sasinë e virusit në mjedisin e pularive, si rrjedhim pakësohen edhe rastet e infektimit të shpendëve nga virusi. Në të njëjtën kohë, ruajtja e ajrimit të mirë pakëson edhe stimulimin e cipës jargore të rrugës së frymarrjes së shpendëve. Ajrimi ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e forcës rezistuese të cipës jargore në rrugët e frymarrjes.




7. A duhet te mjekohen shpendët e prekur nga gripi i shpendëve të shkallës së lartë ?

Kur ndër shpendë ra gripi i shpendëve të shkallës së lartë, për shkak të karakterit vdekjeprurës, përqindja e mortalitetit të shpendëve të prekur nga ky grip ishte e madhe dhe deri tani nuk janë gjetur mënyrat e efektshme të mjekimit. Në bazë të rregulloreve të vendit, me përcaktimin e ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë, duhen therur të gjithë shpendët e rrezës 3 kilometra për rreth ndodhjes së këtij gripi dhe të gruposen thellë, duke u trajtuar në atë mënyrë të mos shkaktojnë ndotje. Duke vepruar në këtë mënyrë, mund të zhduket shpejt kjo epidemi dhe mund të priten burimet e përhapjes, të pakësohen humbjet ekonomike. Pra kjo është një nga rrugët efikase për zhdukjen e gripit të shpendëve që duhet të ndiqet me vendosmëri.

8. Si të disinfektohen pularitë e shpendëve të prekura nga gripi i shkallës së lartë, sendet e ndotura dhe mjedisi për rreth saj ?

Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet gjatë ndotjes së pularive, kotecave dhe nëpërmjet shtresave ku grumbullohet jashtëqitje dhe nëpërmjet lëngëve të nxjerra nga shpendët e infektuar. Por ky virus është i ndjeshëm ndaj lëngjeve disinfektues dhe nxehtësia. Gjatë disinfektimit të pularisë, duhet të pastrohen para së gjithash sendet e ndotura me detergjen, pastaj të disinfektohen me klorik acid sodiumi, dhe më në fund të disinfektohen me tym ose avull formalini dhe potassiumi. Qymezet prej lamarine mund të disinfektohet me flakat e zjarrit. Për arsye se në plehrat e shpendëve mbahen më shumë virus, prandaj duhet t'i kushtohet nje rëndësi e madhe trajtimit të plehrave. Ato duhet të mbulohen në thellësi të dheut dhe veglat për mbulimin e plehrave duhet të disinfektohen duke u futur në ujë me sodë kaustike ose në lëngët e tjera disinfektuese.

9. Cilat lëngje disinfektuse mund ta vrasin virusin e gripit të shpendëve ?

Si të përdoren ato ? Virusi i gripit të shpendëve nuk ka aftësi të madhe për të jetuar në mjedisin e jashtëm. Aq më tepër kur merren masat e duhura disinfektuese, kur përdoren shpesh ilacet disinfektuese gjatë rritjes së shpendëve, siç janë disinfektuesët prej aldehydi, disinfektuesët prej kloriku, prej fenoli, oksigjenti ose prej sode.Poashtu virusi nuk mund të jetojë asnjë minut kur përdorën preparatet dezinfektuese si decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P,safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept FF etj.

10. Rritja e pulave, rosave dhe patave së bashku me derrat, a është shkak i ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Shpendët nuk duhet të mbahen së bashku me derrat, a është epidemia e gripit të shpendëve ka mundësi të prekë edhe derrat, edhe epidemia e gripit të njerëzve ka mundësi të prekë derrat. Përveç kësaj, edhe pulat nuk është të mirë të rriten së bashku me rosat dhe patat.

11. A mund të luajë një rol parandalues forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve ?
Forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve është kusht paraprak për parandalimin e të gjitha sëmundjeve infektuese të kafshëve. Vetëm administrimi si duhet i rritjes së shpendëve mund t'u sigurojë shpendëve kushte të mira jetese dhe të ketë aftësi parandaluese të ndaj sëmundjeve. Nisur nga këndvështrimi i parandalimit të gripit të shpendëve, administrimi i rritjes së shpendëve dhe parandalimi i sëmundjeve duhet të konsiderohen si një detyrëp unike, d.m.thnë dhe të merren masa të rrepta administruese, si ndarja e pularive, disinfektimi i mjedisit, kontrolli i lëvizjeve të njerëzve dhe sendeve etj. grupit të shpendëve nga sëmundjet.
12. Si të parandalohet epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Për parandalimin e gripit të shpendëve duhet të merren masa komplekse parandaluese. Pularia duhet të vendoset larg zonave të banimit, tregjeve fshatare, rrugëve kryesore të komunikacionit, fabrikave për prodhimin e produkteve të kafshëve dhe shpendëve si dhe instalimeve përkatëse. Të ndalohet importimi i vezëve dhe shpendëve të shumimit, të disinfeksohen automjetet që kalojnë pranë pularive si dhe mjedisi përreth pularive, të disinfektohen sallat e inkubatorëve dhe vetë inkubatorët, qymezet; të disinfektohen rreptësisht kapelat, këpucët dhe veshtjet e punonjësve, të përdoret modeli i rritjes në grup, të ndalohen kontaktet midis zogjve dhe shpendëve. Në pulari duhet të vendosen linja të posacme për hyrje-daljen e punonjësve, punonjësit e pularive si dhe sendet mbrojtëse të përdorura duhet të pastrohen në mënyrë të sigurtë dhe të disinfektohen; të ndalohet hyrja dhe vizita e personave të jashtëm në zonat e rritjes së kafshëve dhe të shpendëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë, shpendët duhet të vaksinohen nën drejtimin e sektorëve administrativë veterinarë lokalë dhe të bëhet kontrolli i gjakut në afate të përcaktuara për të siguruar efikasitetin parandalues të vaksinave.

13. A ka lidhje mënyra e rritjes së shpendëve me gripin e shpendëve?

Mënyra e rritjes ka lidhje të ngushtë me përhapjen dhe kontrollin e gripit të shpendëve, kushtet e mira të rritjes janë kyç për parandalimin e këtij gripi.
Duhet të evitohet rritja përzitëse e lepujve,pulave dhe e shpendëve ujorë, sepse shpendët janë nga mbartësit kryesorë të virusit të gripit të shpendëve. Shpendët ujorë nuk sëmuren megjithse e kanë virusin në trup, por ata e lëshojnë virusin nëpërmjet urinës, duke ndotur burimet e ujit dhe mjedisin përreth. Virusi i lëshuar ka mundësi të infektojë pulat dhe shpendët e tjerë shtëpiakë që rriten së bashku, duke i bërë këta të fundit të sëmuren.
Përqindja e prekjes nga gripi i shpendëve është më e madhe tek shpendët që rriten në fushë, sepse këta hyjnë lehtë në kontakt me shpendë të tjerë, me zogj shtegtarë ose me mjedisin, foragjeret dhe ujin e ndotur nga këto kafshë të egra.
Ndërsa për shpendët shtëpiake, që rriten të përqendruar, ka më pak mundësi infektimi nga gripi i shpendëve, sepse kushtet e mjedisit të rritjes së tyre janë relativisht të mira, këtu kontrollohet rreptësisht qarkullimi i personave dhe i materialeve dhe ka kushte të mira sanitaro-veterinare. Edhe sikur të bjerë gripi, mund të merren shpejt masa kontrolluese.
14. Projekti i vaksinës kundër gripit të shpendëve

Në rastet e epidemisë së këtij gripi, duhet të vaksinohen me ngut të gjithë shpendët që mund të preken lehtë brenda një rrethi me rreze 5 kilometra. Njëkohësisht, duhet të krijohet një rrip ndalimi në rajonin e prekur nga kjo epidemi. Vaksinohen vetëm shpendët e pa prekur nga virusiii gripit të shpendëve. Vaksinimi duhet të bëhet nën drejtimin e veterinerëve.
15. A mund të vet-shërohen shpendët e prekur nga ky grip?

Nuk mundet. Po të infektohen shpendët nga virusi i gripit të shpendëve, përqindja e sëmundjes dhe e ngorthjes mund të arrijnë deri në 100%

16. Pse duhet të theren të gjitha shpendët shtëpiake brenda një rrethi me rreze 3 kilometra në rajonin e prekur nga ky grip?

Kina ka përcaktuar këtë rreze, sepse shpendët brenda këtij rrethi janë lehtësisht të infektueshëm. Për të garantuar zhdukjen e plotë të kësaj epidemie, është e domosdoshme të theren plotësisht shpendët në rrethin me rreze 3 kilometra nga rajoni i prekur nga kjo epidemi. Kjo është në dobit të kontrollit të shpendëve të prekur dhe të urinës së tyre, të ujit të ndotur dhe të kontrollit të përhapjes së burimeve të tjera të ndotura. Kjo është metoda më efikase për kontrollin e sëmundjeve të rënda ngjitëse, është gjithashtu një metodë praktike në botë.


16.Pse duhet të trajtohen shpendët e therura?

Kjo është për arsye se brenda trupit të shpendëve të therura ka mundësi të mbartet edhe virusi i gripit të shpendëve. Në rast se nuk zhduket rrënjësisht ky burim i virusit dhe shpendët e prekur të përhapen në treg, do të jetë e pashmangshme përhapja e virusit dhe do të dëmtohet shëndeti i klientëve. Për të garantuar shëndetin e klientëve dhe për të kontroluar në mënyrë efikase këtë epidemi, duhet të digjen ose të varrosen thellë shpendët e therura.








17. Kur ndodh epidemia e gripit të shpendëve, pse duhet të zbulohet burimi i epidemisë?

Sepse zhdukja e plotë e burimit të epidemisë është kyç për kontrollin e kësaj epidemisë. Kur ndodh kjo epidemi, duhet të raportohet në kohë, të gjehet sa më pare burimi i epidemisë dhe vetëm kështu mund të bllokohet brenda një kohe të shkurtër rajoni i prekur, të theren në kohë shpendë shtëpiake dhe të ndalohet në mënyrë efikase.
18. A ka vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Kina ka prodhuar me sukses vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë H5N1. Shpendët e pularive të zonave të paprekura nga ky grip duhet vaksinohen për parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve.
19. Cili është standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve ?

Standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve është ky: Pas marrjes së masave dhe pas çhelmimit përfundimtar, nuk ka shpend të prekur, të paktën brenda 21 ditësh, kjo tregon se është zhdukur epidemia e gripit të shpendëve në një zonë të prekur.







20. Si parandalohet epidemia e gripit të shpendëve në shtëpitë ku rriten pulë në përmasa të vogla , rosë etj?

Duhet të bëhet pastrimi dhe të pranohet kontrolli nga organet e kontrollit të epidemive të kafshëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve, duhet të bëhet bakteri në pulë dhe rosë. Kur të zbulohet ndonjë rast i dyshuar i epidemisë së gripit të shpendëve, duhet të raportohet menjëherë organi vendës i kontrollit të epidemive të kafshëve dhe të merren masa bllokuese për të penguar përhapjen e epidemisë së gripit të shpendëve.
21.Si të përballohet shkencërisht epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të lartë ?


Kërkimi shkencor i epidemisë së gripit të shpendëve ka një histori të gjatë. Epidemia e parë e gripit të shpendëve siç thamë më laretë ndodhi në vitin l878. Deri më sot kanë ndodhur 12 raste të mëdha të kësaj epidemie. Vitet e fundit, kjo epidemi ka ndodhur më shpesh në vendet aziatike. Pas një kërkimi shkencor prej shumë vjetësh, tani ka mënyra efektive për kontrollin e epidemive të gripit të shpendëve. Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve nuk duron dot temperaturën e lartë. Ai mund të vedsë në temperatura 60-70 gradë celsius, pas 2 deri 10 minutave. Prandaj, mishi i shpendëve, vezët dhe produktet e tyre mund të hahen pa merak.
22. A është e rrezikshme për banorët e thjeshtë epidemia e gripit të shpendëve?


Në gjendje të zakonshme banorët e thjeshtë nuk kanë rast të bier në kontaktet me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve. Shpendët dhe produktet e shpendëve të tregut kontrollohen reptësisht nga sektorët e ruajtjes së shëndetit të kafshëve dhe prandaj, epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të madh nuk mund të kërcënojë direkt shëndetin e banorëve të thjeshtë.
23.Si veprohet pas kontaktit me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve?

Në radhë të parë duhet shmangur frika. Sepse përqindja e ngjitjes së kësaj epidemie nga shpend tek njeriu është shumë e ulët … Me rast kontakti me shpendët e prekut dhe në rast shenjash të gripit, duhet shkuar menjëherë në spital për mjekim .
PROJEKTI SHKENCOR PËR GRIPIN E SHPEZËVE
Sipas informacionit të BBC,ky vendim u mor pasi një grup shkencëtarësh nga Anglia vizitoi Lindjen e Largët më qëllim që të mësonte më shumë për gripin e shpezëve,për saktësinë e informacioneve të shpallura zyrtarisht për numrin e njerëzve të vdekur nga ky grip.
Sipas njoftimeve zyrtare,deri tani nga ky virus vdekjeprues,në Azi kanë vdekur mbi 60 persona.
OBSH ka deklaruar se përpjekjet për të luftuar këtë sëmundje I ka ndihmuar shumë edhe mungesa e bashkëpunimit në shkallë botërore.
Besohet dhe shpresohet shumë se nisma e Këshillit kërkimoro-shkencorë në fushën e mjekësisë do të shpjerë,jo vetëm në shpërndarjen e vlershme të informative në fushën e mjekësisë të botuara këto ditë nga autori I këtyre rreshtave në disa web faqe interneti dhe të postuara në mbi 4000 adresa të postës elektronike…
Fondet e ndonjë programi të Qeverisë së Kosovës për një hulumtim nga ana e shkenctarëve tanë nga IKSHPK,për këtë sëmurje janë tash për tash zero,kurse në shtetët tjera do të shpenzohën më siguri në fushën e zbulimit të rrugës së infektimit të njerëzve nga gripi i shpezëve,në përhapjen e sëmundjës dhe në fushën e zbulimit të shfaqjes eventuale të viruseve rrezistentëndaj ilaqeve.Një fushë tjetër më rëndësi është edeh analizimi I trajtimit që spitalet tona(në rast të paraqitjës së pandemisë) do t’u bejnë pacientëve të infektuar dhe konstatimi se cilat barna si bije fjala :
Tamiflu-Oseltamivil;Relenza,Vaxigrip, erythromycin,cephalosporin
;antireumatikët josteroid,aminoglikozidet,metronidazol,vankomycin,
klindamycin ,diuretikët e ndryshëm ) dhe trajtime klinike i japin rezultatet më të mira në mjekimin e pacientëve kosovarë….
Në fillim të dhjetorit 2005,një ekip i Këshillit kërkimoro-shkencorë të Ministrisë së Shëndetësisë nga Anglia,ishte në verifikim shkencorë në Kinë,Vietnam etj.
Qëllimi kryesor i këtij udhtimi ishte verifikimi I gjendjës në teren,sidomos nëse kishte apo jo raste të paraportuara të vdekjës së njerëzve nga infektimi më këtë virus.
Por,Sir John Skehel,drejtor i Institutit Kombëtarë MRC për kërkime në fushën e mjekësisë dhe njeri ndër shkenctarët që shkuan në misionin faktmbledhës në Lindjen e Largët,tha se aid he bashkëshoqëruesit e tij gjatë këtij udhtimi u bindën përfundimisht se nuk kishte asnjë rast të pa lajmëruar,siç druhej në masë para këtij udhëtimi.
Shkenctarët druajnë se në qoftë se virusi H5 N1 ndërron formë apo kombinohet më ndonjë virus tjetër për t’u bartur lehtë në mes njerëzve,atëherë ai do të mund të shkaktojë një epidemic globale që do të kushtonte miliona jetë njerëzish.
Në Angli dhe në vende të tjera,tashmë është vendim I prerë,që në rast infektimi,është më mire të therën të gjitha shpendët,sesa të varën shpresat në kalimin e gjendjës nëpërmjet vaksinimit.Dhe një gjë e tillë,kohëve të fundit e kemi pare edhe në Rumani dhe Turqi.
Dhashtë Zoti që pandemia e gripit të shpendeve të jetë larg nesh,por nese bije të mos keqpërdorën mjetet buxhetore nga matrapazet siq u keqpërdorën disa vjetë më pare vaksina rabies(për qent endacak etj) nga 2-3 matrapazë të MBPZHR të Kosvës e që edhe tash janë në Këshillin emergjent të Qeverisë së Kosovës për pandeminë e “gripit të shpezëve”…
Prishtinë,5 dhjetor 2005. Mr.sc.Flori Bruqi

Literatura e shfrytëzuar:
1) http://www.euroczech.org/tamiflu/tamiflu.html
2) http://goldpharma.com/?show=deal
3) http://goldpharma.com/?show=deal
4) http://www.pandemic.info/
5) http://www.notocatchcold.com/
6) http://www.notocatchcold.com/
7) http://www.notocatchcold.com/
8) http://floart.blogspot.com
9) http://flori-press.blogspot.com
10) http://tamiflu-guide.com/aviantamiflu.html
11) http://tamiflu-guide.com/h5n1tamiflu.html
12) http://www.rocheusa.com/
13) http://www.adevia.com/pandemicbirdflu/index.html
14) http://www.eda.org.hk/h5n1.htm#TOP
15) http://en.wikipedia.org/wiki/H5N1
16) http://www.who.int/en/
17) http://www.cdc.gov/flu/avian/professional/han081304.htm
18) http://www.cdc.gov/flu/avian/
19) http://www.borer.ch/cgi-bin/flexi050215?ID=NU4ZuNRHZmQAAHKIgNUAAAAV&Q=&S=1:1:3:::38:::1::&P=&MT=main2&land=XZ&typ=wwwMED
20)http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/influenzafigure11.bin

21) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/221_resistance1.bin

22) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/PreparatetpervirusinH5N1.obj

23) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051024/254403c1/Gripi-0001.obj
24) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051024/009385.html
25)http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051104/4285e24e/H5-N1-0001.obj
26) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051031/009550.html
27) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051114/009743.html
28) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051121/009823.html
29)Bruqi,Flori”Vademecum DDD”,Prishtinë 2000.