e mërkurë, nëntor 30, 2005

Floart

Lirohen Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, Haradin Balaj dënohet 13 vjet


Gjykata e Hagës shpalli aktgjykimin për tre ish pjestarët e UÇK-së. Fatmir Limaj i njohur si komandant "Çeliku" është shpallur i pafajshëm, Isak Musliu po ashtu është shpallur i pafajshëm ndërsa Haredin Balaj është dënuar me 13 vjet burg.
Të akuzuarit janë treshja e parë nga Kosova që gjykohen nga Tribunali i Hagës. Limaj është arrestuar me 18 shkurt të vitit 2003, ndërsa dy bashkëluftetarët e tij, Balaj dhe Musliu janë arrestuar një ditë më herët. Gjykimi ndaj tyre ka filluar me 15 nëntor të vitit 2004 dhe ka përfunduar me 1 shtator të këtij viti. Gjatë kësaj kohe në procesin gjyqësor kanë dëshmuar 30 dëshmitarë të prokurorisë dhe 16 dëshmitarë të mbrojtjes. Disa prej dëshmive të dëshmitarëve kryesisht të prokurorisë janë zhvilluar me seanca të mbyllura. Në fjalën përfundimtare prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për Fatmir Limajn, 18 për Haredin Balajn dhe 15 për Isak Musliun.
RTK ka trasmetuar drejtpërdrejtë këtë seancë.Në Kosovë ka filluar kremta e lirimit të Fatmir Limajt...Nesër në orët e pasditës siq u njoftuam nga i vëllai i Fatmir Limajt,Demiri pritet ardhja e dy çlirimtarëve nga Tibunali i Hagës.

Flori Bruqi

Floart

Zvicër



LIRIMI I FATMIR LIMAJT U PRIT ME GËZIM TË MADHË NGA MËRGATA SHQIPTARE NË ZVICËR



Gëzim AJGERAJ



Pak qaste pas shpalljes së vendimit gjyqësor nga tribunali i Hagës, rreth proçesit; Limaj dhe të tjerët, mblodhëm opinione të shumta nga mërgimtarët shqiptar në Zvicër. Vendimi i tribunalit të Hagës, për shpalljen të pa fajshëm, të njërit nga ish komandantët e UÇK-së dhe deputetit të parlamentit të Kosovës, ka gëzuar pa masë shqiptarët në Zvicër. Ky gëzim ndjehet kudo ku i takon apo u telefononë shqiptarëve. Atë e ndjenë edhe nëpër fytyrat e tyre të përmalluara që herë herë deri sa zhvillon bisedë nëpër sytë e tyre u përvidhen lot gëzimi. E drejta sa do që vonoi, ajo një ditë triumfon, thotë bacë Kadri Rushiti, një mërgimtar nga Gostivari, i ardhur në Zvicër qysh më 1964, të shekullit të shkuar. Takojmë shqiptarë tjerë në restoranin e Migrosit të qytetit të Buchsit-SG, tek urojnë njëri tjetrin për lajmin e gëzuar që u solli kjo pasdite. Lirimi i Limajt, nderon luftën e drejtë dhe të lavdishme që e bënë strategët e sajë, thotë bacë Ibra, po ashtu një mërgimtar, tani më i pensionuar. Ai do të jetë shtytje dhe vlerë, për të ardhmen në proçesin e pavarësimit të Kosovës, thotë stududenti i ekonomisë, në universitetin e St,Gallenit, Fatmir Sh, ndërsa telefonata e jonë shkon në një tjetër skaj të Zvicrës dhe në Bernë, e gjen Sait Berishën nga Vërrini i Prizrenit, përkatësisht Jeshkova, strofulla e shtabit lokal të luftës së UÇK-së 98/99, Pas urimeve që na i përcjellë rreth lirimit të Fatmirit Limajt dhe Isak Musliut, ndjehet i prekur në dënimin me 13 vjet, të Haradin Balajt. Megjithatë, thotë ai; unë kam shpresë se ky vendim do të rishqyrtohet dhe një herë, dhe djemt e atdheut do të kthehen të gjithë Kosovës. Urojmë dhe ne. Nga Kreuzlingeni i kantonit të Turgaus, marrim mesazhet e urimeve bashkë me emocionet e gëzimit të cilat i shoqërojnë njerëzit tanë. Lufta e jonë e drejtë, pa tjetër do të triumfoj edhe nëpër gjykata, por edhe në arenën politike, thotë; Isuf Poniku, babain e të cilit e vranë serbët bashkë me 30 martir të tjerë, më 26 maj 1999, në Masakrën e Tusuzit, në Prizren. Kriminelët e vërtetë fshihen në Serbi dhe atje duhet të kërkuar ata. Nëse në Kosovë ka pasur mbi 20 mijë të vrarë e të masakruar, apo në Bosnje, disa qindra mijëra, vrasësit e gjithë atyre martirëve janë nëpër serbi dhe bredhin të lirë. Atje Haga duhet ti kërkoj, e jo ti burgosë djemtë e pa fajshëm të Kosovës qe luftuan kundër ushtrisë dhe policisë barbare të ardhur nga Serbia, na thotë një plakë me një kapelë të Haxhi-t, mbi kokë. Këto vlerësime dhe shumë të tjera që nuk i regjistruam, flasin për mbështetjen dhe përkrahjen që u japin luftës së drejtë të popullit tonë, dhe çlirimtarëve të tij që luftuan për lirinë e Kosovës. Ne i urojmë Limajt, Musliut dhe Balajt, shëndet dhe jetë, një kthim sa më te shpejtë në Kosovë edhe për Hradin Balajn.

Lajmi i fundit i Floart-it nga Tribunali i Hages

Tribunali, sot shpalli aktgjykimi për Limajn dhe të tjerët

Hage, 30 tetor 2005 ;15:40

Tribunali i Hagës sot shqiptojë aktgjykimin për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Limaj,dhe Isak Musliuu liruan nga Gjykata e Hagës si te pafajshem kurse Haradin Balaj,u denua me 13 vjetë burg .Të tretë akuzoheshin për kinse krime lufte gjatë kohës së luftës në Kosovë më 1998.

Njoftojmë lexuesit se me gjersisht nga ky Gjykim i vjetit do t'ju njoftojme ne lajmet Flash te mbremjes.

Flori Bruqi

Tribunali, sot aktgjykimi për Limajn dhe të tjerët

Prishtinë, 30 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 09 : 24

Tribunali i Hagës do të shqiptojë të mërkurën në ora 15.00 aktgjykimin për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Limaj, Isak Musliu dhe Haradin Balaj, të cilët akuzohen për kinse krime lufte gjatë kohës së luftës në Kosovë më 1998.

Gjendja alarmante ne Shendetesi te Kosoves

Prishtinë, 30 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 14 : 45

Sekretari permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Pleurat Sejdiu, tha të mërkurën për Kosovapress se kërkesa e qeverisë për përgatitjen e një raporti të detajuar të punës në këtë ministri me propozime konkrete për zgjidhjen e gjendjes aktuale në disa segmente të sektorit shëndetësor është legjitime.
Dr Bajram Koci,drejtor shëndetësor në QKUK të Prishtinës për agjensinë "Kosovapress" thot:" Në QKU ka parregullsi, por jo aq sa po manipulohet nga mediat"...
(Kosovapress)

Qeveria kërkon rishikim të gjendjes në shëndetësi posaqërisht në MSHK dhe QKUK


Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është vlerësuar i domosdoshëm rishikimi të gjendjes në shëndetësisë të Kosovës, pasi gjendje aktuale paraqitet e pakënaqshme në shumë segmente. Për këtë është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të përgatis raportet e detajuara të punës dhe propozimet konkrete për zgjidhjen e çështjeve problematike.Në mbledhjen e sotme u bisedua edhe për çështjen e raporteve njëvjeçare të ministrive të qeverisë, në të cilat do të evidentohen të arriturat dhe përmbushja e planeve të punës në harkun kohor njëvjeçar.

Në mbledhje të QK u theksue se duhet bërë ndrrime kadrovike në institucionet shendetësore duke filluar nga vetë Ministria e Shëndetësisë,... menagjimi i dobët në Spitalet Kosovare,posaqërsiht u fol për mengajimin e dobët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës...

Më pas, qeveria ka miratuar Projektligjin për Konfliktet Administrative i cili rregullon marrëdhëniet në kontestet administrative midis organeve të administratës, palëve dhe Gjykatës Supreme. Konflikti administrativ zgjidhet nga Gjykata Supreme e Kosovës ose nga gjykata kompetente e paraparë me ligj të veçantë. Projektligji për Konfliktet Administrative është i harmonizuar me legjislacionin e BE-së. Ndërsa, lidhur me djegien e flamurit të presidentit, Qeveria e Kosovës ka konstatuar se një formë e këtillë e reagimit është e papranueshme. Qeveria do të angazhohet që çështja e simboleve shtetërore të Kosovës të rregullohet, në kohën e duhur në Kuvendin e Kosovës.

Flori Bruqi

Ren: Procesi i statusit i pandashëm nga standardet

"Pavarësisht cili do të jetë statusi i Kosovës, perspektiva evropiane për Kosovën duhet të jetë e qartë", i ka ripërsëritur qëndrimin e Komisionit Evropian, Komisioneri për Zgjerim Oli Ren, shefit të UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen. Ai ka shtuar se procesi që çon kah statusi është i pandashëm nga zbatimi i standardeve.
Petersen dje është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jap de Hop Skefer dhe me përfaqësues të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit(CNN)

Mischeline Kalmi Rej ripërsëritë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës

Ministrja e Jashtme e Zvicrës Micheline Kalmi-Rej, e ka ripërsëritur qëndrimin për pavarësinë e Kosovës. "Arsyeja përse Zvicra mbështet pavarësinë e Kosovës është sepse marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës janë shumë të fuqishme. 10% e shqiptarëve nga Kosova aktualisht jetojnë në Zvicër. Nëse diçka ndodh në Kosovë, kjo do të ketë ndikim edhe në Zvicër", ka deklaruar Calmy-Ray pas takimit me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë Eduard Kukan.
Ajo tha se situata aktuale në Kosovë, e cila prej vitit 1999 është nën administrimin ndërkombëtar, lë shumë për të dëshiruar, dhe kjo i vështirëson përpjekjet e Zvicrës për të ndihmuar Kosovën. Calmey-Rey dhe Kukan janë shprehur në favor të fillimit të negociatave mbi statusin e Kosovës, duke nënvizuar se duhet të respektohen të gjitha të drejtat e pakicave(AFP)

SHBA reagon pas publikimit të dokumentit për Kosovën


Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar pas publikimit në disa media të një dokumenti, që sipas tyre, Uashingtoni ia ka dorëzuar Brukselit e që kishte të bënte me qëndrimin amerikan ndaj të ardhmes së Kosovës.
Për programin shqip të radios Evropa e Lirë, Terry Davidson, zëdhënës për çështjet evropiane në në Departamentin e Shtetit lidhur me dokumentin në fjalë tha: "Ne rregullisht shkëmbejmë dhe ndajmë ide me partnerët tanë të Grupit të Kontaktit dhe kjo është pjesë e procesit të shkëmbimeve diplomatike. Ne nuk komentojmë publikisht mbi detajet e shkëmbimeve të tilla." Më tej duke folur për qëndrimin amerikan mbi statusin e Kosovës Davidson shtoi: "Shtetet e Bashkuara nuk janë mbrojtëse të ndonjë rezultati specifik të statusit të ardhshëm të Kosovës. Ne mbështesim punën e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara dhe do të punojmë ngushtë me të dhe palët e përfshira në këtë proces." Ndërkaq i pyetur rreth emërimit të një të dërguari të Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës zoti Davidson u përgjigj shkurt se "nuk e kemi një të tillë". (RFE)

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Limajt , Balajt e Musliut


Tribunali i Hagës do të shqiptojë sot në ora 15.00, në Gjykatoren numër II, aktgjykimin për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Limaj, Isak Musliu dhe Haradin Balaj, të cilët akuzohen për krime lufte gjatë kohës së luftës në Kosovë më 1998. Radiotelevzioni i Kosovës do ta bëjë transmetimin e drejtpërdrejt të kësaj seance gjyqësore.
Procesi gjyqësor ndaj Limajt, Balajt dhe Musliut, ka filluar më 15 nëntor të vitit 2004 dhe ka mbaruar me parashtrimet përfundimtare të Prokurorisë e të Mbrojtjes më 1 shtator të këtij viti. Prokuroria përmes aktakuzës dhe dëshmitarëve të saj, kanë akuzuar Limajn , Balajn e Musliun për të ashtuquajturat krime gjatë luftës në të ashtuquajturin kamp-burg të Llapushnikut në verë të vitit 1998. Mirëpo, dëshmitarët e mbrojtjes, ish-drejtuesit politik e ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare kanë kontestuar akuzat e tilla, duke shprehur bindjen se dihet qartë se kush ka bërë krime në Kosovë, dhe se Lufta çlirimtare e UÇK-së u mbështet nga faktorët ndërkombëtarë, që u dëshmua me intervenimin e NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe për të shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi, pastrimi etnik dhe shfarosja.

Flori Bruqi

Ndjese...

From: Shpend Fejzullahu
To: Flori Bruqi
Subject: pershendetje
Date: Wed, 30 Nov 2005 14:17:16 +0100


Ju pergezoj per shkrimet e bukura Zoteri Flori dhe e-mailat e bukur qe po i
dergoni, nese mundesh qe te vazhdosh te shkrujash ne
pikassous2001@hotmail.com

(Arsye qe po te them qe te vazhdosh te shkruash ne privat addresen eshte se
nuk ben qe kjo adrese qe po shkruani ju tani nuk eshte e lejuar nga punedhenesi.

Keshtu qe pergjegjen e kessaj kerkese mund ta kthesh ne adresen private te
cekur me lart ose ne shpendi_be@yahoo.com )


My Best Regards *

Shpend Fejzullahu

Administrative Associate

Fuels Management

KBR - Balkans Support Contract

Camp Bondsteel, Ferizaj, Kosovo

tel.....

Floart

From : k t
Sent : Tuesday, November 29, 2005 11:24 PM
To : floribruqi@hotmail.com
Subject : Pershendetje nga Bostoni


I dashur Flori,

Te faleminderit per urimin e festes se Flamurit( edhe une e kam ngrit Flamurin ne balle te shtepise ketu ne Boston- po jo flamurin e Rugoves qe rinia e kalli ne Prishtine por flamurin e Skenderbeut). Qofsh i nderuar gjithmone. Dhe une te uroj te gjitha te mirat qe te desheron zemra. Te shpreh mirenjohje per fjalet e mira ne drejtimin tim qe i ke botue ne internet, ne art-cafe dhe gjetke.
Sa me shkruan per blogun, nuk di cfare te them, e kam vene re se disa dite nuk ka funksionuar nje nga bloget e tu, por me vone materialet lexoheshin.
Sa i perket mendimit tim me mire mbahu me nje web- se me dy lodhesh e te harxhon kohen. Ti po ben nje pune shume te dobishme por eshte volum i madh e te ha shume kohe.Prandaj mendoj qe ta reduktosh ne nje dhe e dyta mos i vere materialet dy here se shpesh i shoh te dubluara.
Gjithsesi te te lumshin duart e mendja! Blogun tand une e kaloj perdite e gjej gjera mjaft interesante, nje enciklopedi e vertete.

Shendet e te gjitha te mirat.
Kol Shkodrani
Boston


www.traboini.com

Nje e dhene per Aniten

From : luigj shkodrani
Sent : Tuesday, November 29, 2005 11:01 PM
To : floribruqi@hotmail.com
Subject : Nje e dhene per Aniten




2/24/2005 5:50:45 PM FILMI PER ANITA BITRIN

NDERIMI I KENGETARES SE MUZIKES SE LEHTE ANITA BITRIT DISA MUAJ PASI NDERROI JETE NE MENYRE TRAGJIKE NE SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES ESHTE BERE NEPERMJET NJE FILMI DOKUMENTAR TE SHFAQUR NE GALERINE E ARTEVE PARA PUBLIKUT KRYEQYTETAS PERGJATE 30 MINUTASH. FILMI ESHTE VEPER E SKENARISTES ELISABETA NIKA DHE REGJISORIT LUAN NANAJ SI DHE ARTISTEVE E PROFESIONISTEVE TE NJOHUR NE FUSHEN E DOKUMENTARIT. FILMI KA FOKUSUAR VEPRIMTARINE KULTURORE DHE PATRIOTIKE NE MJEDISIN SHQIPTARO-AMERIKAN TE KENGETARES DHE VIOLINISTES SE TALENTUAR,. KARRIERA E SUKSESSHME NE SHQIPERI NE FESTIVALE DHE KENGET E ALBUMIT TE RI KUSHTUAR DASHURISE, AFEKSIONIT PER FAMILJEN DHE MALLIT PER VENDLINDJEN VLOREN JANE SHFAQUR PERMES IMAZHEVE PREKESE. NE FILM JEPET DHE VLERESIMI I ARTISTEVE SHQIPTARE DHE ATYRE TE HOLLIVUDIT MBI FIGUREN E KONSIDERUAR TE KENGETARES SHQIPTARE.

New-York – Çështja "Bitri" mbyllet në Amerikë.


Në mesin e qershorit 2005,Drejtësia Amerikane nxori rezultatin përfundimtar për tragjedinë e madhe, ku si pasojë humbën jetën tre breza njëkohësisht. Sipas konkluzioneve të drejtësisë amerikane, në këtë fatkeqësi nuk ka asnjë element kriminal dhe vdekja ka ardhur nga bllokimi i paqëllimshëm i tubave të shkarkimit të monoksidit të karbonit, të bojlerit gjatë ndërtimit të ballkonit në krahun anësor të shtëpisë. Në këto rrethana, institucionet shtetëror kanë vendosur që të mos ndalohet dhe të mos ndiqet penalisht asnjë person. Institucionet në fjalë iu përgjigjën shkurt kërkesës së bërë nga përfaqësuesi i familjes Bitri, i cili kërkoi ndëshkimin ligjor të fajtorëve: "Çështja është e mbyllur. Nuk kemi asnjë element që të ndalojmë dikë. Për ne çdo gjë është e qartë:ishte thjesht një tragjedi".

Fajtorët
Duket si ironi të quash shuarjen e tri jetëve njëkohësisht, thjesht një tragjedi. Për më tepër ironia shkon deri në sarkazëm, kur bëhet fjalë se kjo tragjedi ka dhe një emër autori: Petrit Salillari. Ky person, i cili kur është prezantuar me këngëtaren e madhe,Anita Bitrit i është paraqitur si një
"specialist" ndërtimesh, ndërkohë që nuk di as "abc-në" e kësaj mjeshtërie, vazhdon të jetë i lirë. Pra, jo vetëm që nuk është ndëshkuar për injorancën teknike të bllokimit të tubave të monoksidit të karbonit, që si pasojë solli vdekjen e tre pjesëtarëve të familjes Bitri, por vazhdon të prishë i qetë shumat e mëdha të dollarëve që mori për punimet fatale. Është po ky njeri Petrit Salillari që po tolerohet nga drejtësia amerikane, i cili nuk denjoi që t'i kërkonte falje vogëlushes Sibora, teksa të njohur e të panjohur po i jepnin lamtumirën e fundit. Po ashtu, edhe më pas personi në fjalë nuk ngushëlloi familjarët Bitri, ndërkohë që edhe vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, si dhe shumë personalitete nga e gjithë bota respektuan
këngëtaren e madhe, Anitën së bashku me të bijën amerikane, Sibora, si dhe gjyshen Hazbie.

Paradoksi

Petrit Salillari jo vetëm që nuk është ndëshkuar nga drejtësia amerikane, por vazhdon të ushtrojë aktivitetin e tij në New-York, duke rrezikuar kështu edhe familje të tjera amerikane. Për këtë arsye, përfaqësuesi i familjes Bitri duke bërë të qartë për gjithë opinion publik amerikan dhe shqiptar se nuk kërkon hakmarrje, i drejtohet edhe njëherë drejtësisë që ky person jo vetëm të dalë me çdo kusht para trupit gjykues, por edhe të marrë dënimin që i takon nga gjykata për mashtrim dhe për punë të papërgjegjshme e aspak profesionale.
Edhe pse drejtësisia amerikane e konsideronë këtë çështje të mbyllur, një fakt i tillë nuk vlen për familjen Bitri. Sipas tyre, në rast se ndaj Petrit Salillarit nuk do të hapet procesi penal, tragjedia "Bitri" mund të përsëritet në shumë shtëpi amerikane. Duke kërkuar edhe ndihmën e gjithë publikut, organizatave
ndërkombëtarë, të mediave të ndryshme, si dhe institucioneve ligjore, familja Bitri bën apel për të mos e lënë këtë çështje në një frazë të përmbledhur "thjesht një tragjedi", por të veprohet ligjërisht mbi fajtorët.
I gjithë opinioni amerikan dhe shqiptar është prekur nga tragjedia "Bitri" e 19 tetorit 2004, datë e cila përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës. Në Staten Island, policia njujorkeze gjeti trupat e pajetë që përfaqësonin tri gjenerata; nëna, vajza dhe mbesa.
Ishte pikërisht këngëtarja që për famë kishte kaluar kufijtë shqiptarë, Anita Bitri, që ka ndërruar jetë së bashku me nënën Hazbie dhe vajzën e saj, Siborën amerikane në natën e 19 tetorit.
Vdekja e këtyre femrave u bë shkak që Qeveria e New Yorkut të miratonte ligjin për vendosjen e detyrueshme të dedektorit kundër monoksidit të karbonit. Në këtë linjë mbetet për t'u vlerësuar qëndrimi i Qeverisë së New York-ut dhe veçanërisht i Mayor Michael R. Blomberg, të cilët me respektin dhe humanizmin që treguan
ndaj kësaj fatkeqësie, si dhe me vënien e ligjit mbi monkisidin emrin "Anita", lehtësuan zemrat e plagosura të familjarëve.
Megjithatë, tragjedia nuk është shkaktuar nga shkaqe natyrore, por e gjitha ka ardhur si pasojë e neglizhencës së disa personave që po punonin për ndërtimin e një ballkoni pranë shtëpisë së Anita Bitrit.
Ky nuk është një aludim, por përgjigjja ka ardhur nga tri ekspertiza të njëpasnjëshme, të cilat kishin një konkluzion të përbashkët:bllokimimi tubave të shkarkimit të monoksidit të karbonit nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni në pjesën anësore të shtëpisë, bënë që të shuhen njëkohësisht tri jetë të pafajshme.
Kështu u bë e mundur që në brendësi të shtëpisë të futej nga djegia e gazit të kaldajës të sistemit të ngrohjes(bojlerit), një sasi monoksidi karboni e barabartë me 762 mijë për centimeter kub, kur mjaftonte vetëm një sasi prej 6 për qind për vdekjen e çdo qënieje të gjallë.
Konkluzioni është i qartë dhe i pakundërshtueshëm. Bazuar në teknologjinë më moderne amerikane, vdekja ishte aksidentale.
Familja Bitri vdiq si rrjedhojë e një pakujdesie të pafalshme në punimet ndërtuese.

Ç`ka shkruar gazeta “DITA” në lidhje me aksidentin

Botuar më datë 2 Shkurt 2005

Realizoi dhe editoi tekstin gazetarja Elisabeta Ilnica.

RAPORTI: Pas 4 muajsh hetime, mbërrin në Tiranë ekspertiza e plotë: “Tragjedia e familjes Bitri ishte aksidentale.

FBI: Kështu u shua Anita Bitri

Flet vëllai i këngëtares së njohur vlonjate: Ja e vërteta e dhimbshme që vjen nga policia e New Yorkut

TIRANË – Ndodh dhe kështu. Një detaj merr jetën e një familjeje. I tillë ishte fati dhe për Anita Bitrin. Por i njëjti fat nuk kurseu as nënën e as vajzën e saj. Vdiqën në gjumë. Megjithatë, më në fund e vërteta e shuarjes së familjes Bitri nuk vjen më nëpërmjet kronikave televizive apo median e shkruar. Si vdiq Anita, tashmë ka një variant zyrtar. Ditët e fundit të saj, përbëjnë faqet e një raporti të posaçëm të policisë së New Yorkut, i cili vjen eksluzivisht për gazetën “Dita” nëpërmjet vëllait të Anitës, Arben Bitri.


Zoti Arben, cili është konkluzioni përfundimtar i policisë së New Yorkut ?

Në fakt janë bërë 3 ekspertiza rresht dhe një punë shumë e gjatë për zbardhjen e tragjedisë së familjes sime. Por që të trija këto ekspertiza arritën të njëjtin konkluzion. Shkaqet e vdekjes së familjes Bitri erdhën për dy arsye: E para, bllokimi i tubave të shkarkimit të monoksidit të karbonit nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni në pjesën anësore të shtëpisë. Dhe e dyta, mosfunksionimi i sensorit të bllokazhit të kaldajës së ngrohjes. Janë pikërisht këto dy shkaqe që bënë të mundur që në brendësi të shtëpisë të futej nga djegia e gazit të kaldajës të sistemit të ngrohjes(bojlerit), një sasi monoksidi karboni e barabartë me 762 mijë për centimetër kub, kur mjaftonte vetëm një sasi prej 6 për qind për vdekjen e çdo qenie të gjallë. Konkluzioni është i qartë dhe i pakundërshtueshëm. Bazuar në teknologjinë më moderne të policisë amerikane, vdekja ishte aksidentale Familja Bitri vdiq si rrjedhojë e një pakujdesie të pafalshme nga punimet e ndërtuesve.

Ju i referoheni raportit, duke përmendur ndërtime dhe ndërtues në shtëpinë e Anitës. Për çfarë bëhet fjalë më konkretisht ?

Keni të drejtë, pasi mua më duket se të gjithë e dinë tashmë këtë tragjedi. Por për ata që nuk janë në dijeni ende po them se dinamika e kësaj tragjedie i ka rrënjët që nga shtatori i kaluar. Ishte ky muaj, kur Anita së bashku me nënën, Hazbien, kontaktojnë një person, i cili hiqet si nga një kompani e madhe ndërtimi. Duke bërë shumë publicitetet si ndërtues, ky person hiqet sikur ka dhe një eksperiencë të madhe në këtë fushë. Kështu, ai arriti që ta bindte Anitën për të bërë disa punime pranë shtëpisë. Në fillim ky “specialist”(Petrit Salillari) bën projektin, duke rënë dakord dhe për shumën përkatëse. Ai do të ndërtonte murin rrethues të shtëpisë së Anitës si dhe portën e jashtme. Më 4 tetor u hodh edhe ideja e ndërtmit të një shtese para shtëpisë, duke lartësuar njëkohësisht edhe truallin para hyrjes kryesore. Krahas këtyre, do të ndërtohej dhe ballkoni, që Anita kishte vendosur ta zbukuronte me lule. Kontrata u lidh përfundimisht dhe bashkë me të edhe pagesa e konsiderueshme në dollarë.


Ç`farë ndodhi më pas ?

Fillimisht u ndërtua armatura për lartësimin e truallit dhe ballkonit anësor. Më datën 13 tetor, e mërkurë, në orët e para të mëngjesit, në shtëpinë e Anitës mbërrin makina betoniere, e urdhëruar nga ana e “specialistit”(Petrit Salillari)Ky person, i cili drejtonte punimet ndërtuese në shtëpinë e Anitës, për arsye private, nuk u paraqit në punë.Megjithatë, ai iu dha urdhër me telefon punëtorëve që hedhja e betonit të vazhdonte nga ata vetë, pa marrë parasysh se këta ishin të pakualifikuar dhe pa asnjë lloj eksperience në ndërtim. Por mjaftoi ky urdhër nga “lart” që betonierja të derdhte betonin, ndërsa punëtorët, një italian dhe dy spanjollë, iu përveshën punës duke e shtruar. Kur erdhi radha e hedhjes së betonit te ballkoni anësor u vu re se armatura ishte më e lartë se dy tubat që dilnin nga faqja anësore e shtëpisë. Në momentin e hedhjes betoni është i lëngshëm. Meqënëse këto tuba ishin gati 10 cm poshtë armaturës, u kërkuan me urgjencë dy qese plasmasi, të cilat u bënë si shtupa për bllokimin e këtyre tubave, me qëllim shmangien e hyrjes së betonit në to. Pra, një gabim fatal.

Ç`farë kishte këtu për gabim fatal ?

Punëtorët nuk e dinin për çfarë shërbenin këto tuba. Megjithatë, do të kishte mjaftuar një kontroll i thjeshtë nga jashtë apo kalimi i njërit prej punëtorëve brenda shtëpisë, që të kuptohej se këto tuba ishin të shkarkimit të kaldajës(bojlerit) dhe që absolutisht nuk mund të betonoheshin ose të bllokoheshin. Por asnjëri prej tyre nuk mendoi gjatë. Makina betoniere ishte e paguar. Po ashtu urdhri nga “specialisti” (Petrit Salillari)ishte që atë ditë të betonohej i gjithë trualli para shtëpisë dhe ballkoni anësor. Kështu, betoni u hodh dhe dita e punës përfundoi në orën 18.00 të asaj pasditeje.

Në rast se problemi ishte te tubat, si ka mundësi që tragjedia nuk ndodhi që atë ditë?

Për dy arsye. E para, punimet ishin të papërfunduara dhe e dyta, ishte ende ngrohtë për të ndezur kaldajën(bojlerin). Më 14 tetor, në New York binte shi dhe punëtorët nuk u paraqitën në shtëpinë e Anitës. Të nesërmën, e premte 15 tetor, e njëjta situatë. Punimet kishin mbetur në mes. Anita detyrohet të bëjë një sërë telefonatash dhe pas këmbënguljes së saj, në shtëpi arrin “specialisti”(Petrit Salillari) dhe punëtori italian. Duke qenë se dhe nëna Hazbia u ankua për punime fare pa cilësi, atëherë personat në fjalë i hodhën një sy punimeve të të së mërkurës. Pas vëzhgimit, edhe vetë “specialisti”(Petrit Salillari) u bind që punimet ishin kryer pa asnjë lloj cilësie. Por duke qenë se nuk ndihej mirë fizikisht, u largua me premtimin që do të vinte sërish të nesërmen për të prishur ballkonin dhe për të sistemuar punimet.


Në fakt, erdhi apo jo ?

Ishte e shtunë. Që në orët e para të mëngjesit Anita merr një telefonatë nga ana e “specialistit”(Petrit Salillari), që ndodhej në spital dhe duhej të operonte urgjentisht apendisitin. Kjo gjë ishte e vërtetë, kështu që Anitës nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i uronte një shërim të shpejtë. Punimet mbetën sërish në mes. Ndonjëherë duket ironi e fatit, por në fakt ishte neglizhencë totale.


Cilat ishin pasojat ?

Pasojat duket se u ndien që në motin e zymtë të ditës së diel të 17 tetorit në New York. Gjithçka sikur po ndihej. Në damarët e Anitës, Siborës dhe Hazbies po përgatitej të injektohej vetë ftohtësia e atij Nju Jorku. Tashmë “specialisti”(Petrit Salillari)me urdhrat dhe këshillat e tij, e kishte përgatitur tragjedinë. Ishte koha për prelud, ndërsa drama dhe fundi ishte shumë i hidhur. Atë të dielë, në orën 12.00 të paradites, Anita niset në një koncert jashtë New Yorkut me makinën e saj. Ndërsa Hazbia dhe Sibora e vogël shkojnë për viztë tek mikeshat e tyre, vogëlushja luante me shoqen e shkollës. Aty kanë ndenjur deri në orën 16.00. Më pas u kthyen në shtëpinë e tyre. Në orën 21.15 të asaj nate, Sibora telefonin teze Ëngjëllushen për ta përshëndetur dhe pastaj i kalon telefonatën nënë Hazbies. E gjithë kjo bisedë ishte shumë normale. Për më tepër as Hazbia e as Sibora nuk dinin që të vinin në punë bolierin. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga qeraxhia italiane në shtëpinë tjetër të Anitës, edhe pse e vogël, e cila kishte kërkuar aktivizimin e ngrohjes. Përgjigjia e Hazbies edhe për qeraxheshën kishte qenë që të priste vajzën, Anitën. Deri tani, gjithçka normale. Ka qenë ora 22.30, kur në shtëpinë e ftohtë arrin Anita. Menjëherë ajo bën ndezjen e bolerit për hyrjen e saj si dhe për shtëpinë tjetër të qeraxhies, e cila ishte e ndarë nga shtëpa e Anitës. Në orën 23.10, asaj i telefonon djali i tezes që kërkonte të atin në telefonin e tij, por që e kishte pasur Anita atë ditë. Pasi ia sqaron këtë, ajo mbyll telefonin. Gjithçka vazhdonte të ishte normale. Familja Bitri bie në gjumë. Dhe kaq u desh për të mos u zgjuar më. Kaq u desh që Hazbia, Anita dhe Sibora të flenë përjetësisht, duke ëndërruar për një botë më të bukur dhe më të mirë. Për një botë pa “specialistë”, që për dollarë krijojnë edhe tragjedira të tilla.

APELI: Vëllai i Anitës u bën thirrje ligjvënësve në SHBA për parandalimin e tragjedive të tipit “Bitri”

Arbeni: Jo hakmarrje,por kërkoj drejtësi

TIRANË – Pjesa “e mbetur” e familjes Bitri kërkon ndëshkim ligjor për fajtorët e tragjedisë në New-York. Është sërish vëllai i Anitës, Arben Bitri, i cili bën apel për hapjen e procesit penal për punë të pakujdesshme të ndërtuesve në shtëpinë amerikane. Jo vetëm kaq, por Arbeni tashmë u bën thirrje edhe gjithë organizmave kombëtare dhe ndërkombëtare për të kontribuar në këtë çështje, e cila vazhdon të mbetet ende në sirtarët e funksionarëve të drejtësisë në SHBA. “Nuk bëj asgjë për sensacion, por drejtësia amerikane duhet të veprojë mbi këta fajtorë, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të tilla, të tipit Bitri”, thotë Arbeni, teksa flet për gazetën “Dita”. Megjithatë, ai pohon se këtë çështje vazhdojnë që ta ndjekin avokatët njujorkezë. Krahas këtyre, është dhe Prokuroria e Shtetit, të cilët po punojnë rreth ngjarjes tragjike të datës 19 tetorit. Sipas deklaratave të këtyre ekspertëve të drejtësisë amerikane, “çështja në fjalë po shqyrtohet, por ngaqë është thjesht aksident i paqëllimshëm, nuk shikojmë anë penale të këtij problemi nga ana ligjore. Pra, është vetëm ana civile. Kësisoj, nuk ka pasur asnjë të ndaluar, të arrestuar, apo të dënuar për vdekjen tronditëse të tre gjenerazioneve të familjes Bitri”.
Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 Janar 1968 në një familje intelektuale. Të gjithë admironin tiparet e ëmbla dhe të bukura të kësaj fëmije ëngjëllor. Edhe pse ishte në kopësht, ajo këndonte me fëmijët e tjerë dhe imitonte në ambjentet e shtëpisë, recitonte pa pushim; që në atë moshë dinte shumë poezi të njohura dhe imitonte shumë këngë të festivaleve. Vlen për të përmendur pjesëmarrja e Anitës në Festivalin e Fatosave të rrethit të Vlorës, që u zhvillua në kopshtin Nr. 10, ku Anita u paraqit si valltare në rolin e “bletës punëtore”. Interpretimi i talentuar i Anitës tërhoqi vëmëndjen e pjestarëve të jurisë, të cilët e vlerësuan si valltaren më të mirë të këtij Festivali. Ishte vetëm 6 vjeçe dhe Anita ishte pjesmarrëse e rregullt e Festivaleve të Fatosave dhe të Pionerëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi. Për t’u përmendur janë këngët e kënduara prej saj “Kukulla ime” dhe ”Agimi dhe fshesa”.
Fare e vogël, Anita kishte një pasion shumë të madh për muzikën. Dhe kjo është e lidhur dhe me trashëgimin kulturore të familjes së mamasë, të cilët kanë pasur në fisin e tyre shumë muzikantë dhe këngëtarë, ku spikat sidomos gjyshi i mamasë, Rauf Ngraçani, që ishte një talent i lindur në të kënduar. Në Berat ai ishte i kërkuar në dasma për zërin e tij të bukur. Vajza e tezes së Anitës, Majlinda ishte këngëtare profesioniste me grupin muzikor të Ersekës, vajza e dajës Mira (e Tafil Ngraçanit) bënte pjesë në trupën e valleve dhe të baletit në Tiranë. Pa përmendur që gjithë fisi i mamasë mbartnin talent natyror në fushën e artit, dasmat e fisit Ngraçani ktheheshin në një konkurs të vërtetë zërash dhe valltarësh.
Talenti i saj i veçantë për muzikën tërhoqi vëmendjen e profesorit të violinës, zotit Robert Papavrami, i cili u mahnit nga veshi muzikor i Anitës në konkursin që u zhvillua për pranimin e elementëve të vegjël për klasën e parë të Shkollës së Muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë. Për të parën herë profesori i madh u ndesh me një talent të tillë të dhuruar nga natyra. Anita, sipas profesorit, ishte një nga rastet e rralla që kishte 99 % talent të dhuruar nga Zoti dhe i duhej vetëm 1 % punë për t’u bërë gjeni në violinë. Intuita e profesorit nuk gaboi; do të duhej vetëm një vit pune që Robert Papavrami dhe Anita të dilnin para spektatorit vlonjat në një duet me violin, duke mahnitur sallën me interpretimin e tyre virtuoz.
Vitet e shkollës fillore dhe tetëvjeçare u karakterizuan nga një pjekuri e lartë artistike e Anitës në drejtim të violinës. Por Anita ishte edhe një nxënëse e mirë në disiplinat e tjera, përveç solfexhit ajo ishte e pasionuar edhe për sportin, veçanërisht i pëlqenin ushtrimet gjimnastikore dhe lojrat e topit me dorë (basketbolli dhe voleibolli) dhe në këtë fushë shfaqej si një sportiste e lindur.
Anita ishte një fëmijë ëndërrimtar dhe shumë e apasionuar pas muzikës dhe këngës. Këngëtarja Vaçe Zela ishte hidhulli i saj, Anita ëndëronte të bëhej si ajo, një këngëtare e famshme.
Në vitet e shkollës së mesme Anita filloi të studionte fshehurazi dhe të besonte në eksistencën e Zotit dhe t’i bindej verbërisht Atij. Të gjithë habiteshin me bindjet e saj fetare, të ndaluara për atë kohë. Anita pa asnjë druajtje shprehej që dhuntitë e saj ishin dhuratë e zotit dhe çdo gjë e shikonte në këndvështrimin e tij.

Në shkollën e mesme të muzikës “Naim Frashëri”, ku Anita vazhdoi nga viti i parë deri në vitin e katërt, karakterizohej si një nxënëse shembullore, veçanërisht në violinë, që ishte edhe instrumenti për të cilën vazhdonte shkollën. Pasioni i fëmijërisë, kënga, ia kishte lënë vëndin violinës dhe solfexhit.
Në vitet 1980-1986 Anita prezantohet para publikut vlonjat si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur po e thërriste paisoni për këngën, të cilin ajo filloi ta demostronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos. Të gjithë kuptuan se përveçse një violiniste e talentuar, Anita kishte edhe një zë të jashtëzakonshëm. “Një zë i ëmbël e njëkohësisht i rrallë”, e cilësuan profesorët e saj.




Prezantimi i Anitës si këngëtare ishte thjesht një rastësi e përgatitur nga Zoti. Gjatë një koncerti ku Anita merrte pjesë si violiniste, një nga këngëtaret u sëmur dhe kështu, lindi domosdoshmëria të zvëndësohej. Shokët e orkestrës, që e kishin dëgjuar Anitën të këndonte, propozuan atë dhe efekti ishte i mahnitshëm. Prezantimi i parë u prit me duartrokitje pa fund nga publiku i sallës i elektrizuar nga zëri i bukur i saj. Ky ishte fillimi i një karriere të gjatë dhe të lavdishme, që ka vetëm një protagoniste: të madhen dhe të paharruarën ANITA BITRI

Kënga e parë e saj në shkallë kombëtare titullohet “Hartimi dhe Dëbora”. Në anketën muzikore të Radio Tiranës për këtë këngë, Anita vlerësohet për interpretimin e saj brilant. Më pas, sukseset e saj vazhduan me këngën shumë të njohur, “Mos u nxito, mos u gabo” të Alqi Boshnjakut në Koncertin e Pranverës 1988, ku u vlerësua me çmim të parë. Talenti i saj nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e kompozitorëve të njohur të asaj kohe. Flamur Shehu është i pari që do të besonte tek Anita dhe do të fillonte të bashkëpunonte me të në disa festivale me radhë të Radio Televizionit Shqiptar. Vlen për t’u përmendur interpretimi i këngëve “Lulet e majit i çel në janar”, “S’ka formulë në Dashuri”, “Abrakadabra” etj.
Në këto vite triumfi pranohet si këngëtare profesioniste në trupën e Teatrit të Estradës Vlorë. Më pas korr një sukses të jashtëzakonshëm me koncertin e saj recital “Anita” në shkallë kombëtare.
Në çdo vit që kalonte, Anita shihej si një rrezik i madh për marrjen e çmimeve, sepse nga kënga në këngë, nga viti në vit, konfirmohej si një këngëtare pa të cilën festivali nuk kishte kuptim. E gjitha kjo nuk u arrit veçse nga talenti i saj i padiskutueshëm, mënyra se si e interpretonte këngën, luku plot shije dhe mbi të gjitha, për faktin se ajo pati guximin të fusë elementët e rinj bashkëkohorë dhe shumë modernë për kohën. Te këngëtarja Anita Bitri gjendet gjithçka që Zoti i ka dhuruar një artisti.
Krahas këngës Anita nuk la pas dore dhe studimet, ishte vullneti dhe dëshira e saj që bën të mundur vazhdimin e studimeve për kanto dhe violinë në Shkollën Pedagogjike “Dhaskal Todri” në Elbasan, ku në vitin 1982 diplomohet si mësuese kantoje. Drejtori i kësaj shkolle, Sul Dedej do të shprehej për Anitën: “Nuk është vetëm një këngëtare e talentuar, por dhe një nxënëse e shkëlqyer”. Profesionin e mësueses, Anita e ushtroi vetëm për pak muaj, pasi ajo që e thërriste ishte kënga. Zoti i kishte caktuar një mision, të lumturonte popullin e vet me zërin e saj magjik.
Koncerti i dytë recital “Anita”, që u zhvillua me një sukses të jashtëzakonshëm në çdo cep të Atdheut, bëri që ajo të fitonte një popullaritet të jashtzakonshëm në çdo qytet të Shqipërisë. Pas një shfaqjeje të suksesshme në Tropojë, iu bë ftesa për të shkuar në SHBA. Në mars 1996 Anita mbërrin në “tokën e premtuar”.

Gjatë qëndrimit në Amerikë aktiviteti artistik i Anitës ka qënë i pandalshëm dhe gjithmonë në rritje. Anita ka qënë përherë e lidhur me problemet e Diasporës Shqiptare dhe ka ndihmuar shumë në rritjen e prestigjit të artit shqiptar. Ajo nuk ishte vetëm një artiste e thjeshtë, por edhe një patriote e flaktë. Vlen për t’u përmendur koncertet e bamirësisë dhe pjesëmarrja e saj në aktivitetet për mbledhjen e ndihmave për luftën në Kosovë si dhe koncerti i bamirësisë që u zhvillua në 10 prill 2000 për mbledhjen e ndihmave për fëmijët e varfër të Shqipërisë. Për këtë koncert ajo meritoi lavdërimet dhe respektin e Presidentit të Shqipërisë, zotit Meidani dhe gjatë interpretimit të disa këngëve u shoqërua nga vetë gruaja e Presidentit. Anita ishte njëkosisht dhe një anëtare aktive e Organizatës së Gruas Shqiptare në Amerikë “Motrat Qiriazi”. Ajo e shikonte pjesëmarrjen në koncertet e ndryshme të komunitetit si dhe ato bamirëse si vazhdimësi të rrugës së saj artistike. Në këtë mënyrë, talentin dhe zërin ia dedikoi tërësisht çështjes shqiptare.

Për ta ilustruar aktivitetin e saj artistik po japim disa fakte:

Realizimi i albumit të parë me këngë “Malli” në vitin 1999 dhe respekti që tregoi Misioni Shqiptar në New York, duke bërë promovimin e këtij albumi në ambjentet e veta.

5 prilli i vitit 1999 solli dhe daljen në skenat e Brodoway të Anitës jo vetëm si këngëtare por edhe si violiniste në koncertin e përgatitur nga Organizata “Madre”, mjaft e njohur në Amerikë.

12 gusht 1999, Anita shpalosi vlerat e jashtëzakonshme të muzikës së bukur shqiptare para të gjithë ambasadorëve të botës, në mbrëmjen e organizuar nga Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara.

Dhjetori i vitit 1999 solli fitimin e konkursit të zhvilluar nga kompania amerikane C.P.V. për të kënduar dy këngë në programet e tyre televizive.

Vera e vitit 2000 ishte e shoqëruar me koncertet recital të Anitës bashkë me aktorin dhe regjizorin e njohur Koço Devole në shumë shtete të Amerikës.

26 nëntor 2000, në 9-vjetorin e gazetës “Illyria”, Anita e bëri më tërheqës këtë koncert, duke kombinuar zërin e saj magjik me lojën me violinë.

12 nëntori 2000 sjell prezantimin e Anitës si këngëtare dhe violiniste, në koncertin e madh në New York, së bashku me Ivna Mulën, Piro Çakon dhe Silvana Braçen.




Viti 2001 filloi me një tjetër sukses në jetën artistike të Anitës, ftohet për të prezantuar muzikën shqiptare në një koncert të përbashkët amerikano-shqiptaro-turk, ku shpaloseshin vlerat artistike të këtyre 3 vendeve. Në këtë koncert ajo prezantohet me një nga kompozitoret me famë në Amerikë, Tina Shaffer (kompozitore e Sellin Dionit, Dona Sammer, Betty Midler etj). Tina e vlerësoi zërin e Anitës si “një zë engjëllor që zbret nga qielli”.

Viti 2002 ishte një vit pune intensive për gërshetimin e muzikës moderne shqiptare me atë amerikane.

24 janari 2003 nisi me pjesëmarrjen e Anitës në një nga koncertet më të mëdha të komunitetit shqipëtar, ku Anita prezantoi muzikën e lehtë shqiptare përkrah këngëtarëve kosovarë dhe maqedonas.

Vitet 2003-2004 ishin vite tepër të rëndësishme për rritjen artistike të Anitës. Gjatë kësaj periudhe ajo shpalosi vlerat e artit dhe të muzikës shqiptare në kufijtë e Amerikës.




Viti 2004 shënoi edhe fillimin e punës si kantautore, që u materializua me albumin “Çdo gjë është e mundur”. Në këtë album do të gjeni të gjithë frutin e eksperiencës dhe të pjekurisë artistike të kësaj artisteje të madhe.

Anita ndërkohësisht po punonte dhe po hapte një rrugë të re në artin e Diasporës Shqiptare, ajo po bënte gërshetimin e muzikës sonë të bukur me Pop-in amerikan. Por të gjitha këto suksese në jetën artistike nuk do të bëheshin të mundura pa përkrahjen dhe respektin që tregoi publiku i dashur shqiptar, të cilin Anita e adhuronte dhe i dhuronte çaste të gëzuara me zërin e saj magjik. Gjithashtu një rol të rëndësishëm dhe vendimtar në këtë drejtim luajti dhe lindja e Siborës. Lindja e vajzës ishte një nga dhuratat më të mëdha, që Zoti i fali. Engjëllushen e vogël e rrethoi me një dashuri dhe përkujdesje të papërshkrueshme. Anita e edukonte me respektin për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, përkujdesej në mënyrë të veçantë për ecurinë e saj shkollore, ishte një nënë e përsosur dhe një edukatore e mirë. Por kënaqësin Zoti ia shtoi me ardhjen e nënës në Amerikë, sepse Hazbija jo vetëm që ishte shumë e lidhur me Anitën, por njëkosisht ishte një nxitje në jetën e saj artistike , duke flijuar çdo gjë me qëllim që t’i linte hapësirë krijmtarisë artistike të vajzës dhe këngëtares së saj të adhuruar. Anita ka qënë për të gjithë familjen Bitri, nderi dhe krenaria e saj.

Me ikjen e Anitës arti dhe publiku shqiptar humbi një zë të mrekullueshëm, Shqipëria një patriote të flaktë, diaspora një aktiviste dhe personalitet muzikor, familja dhe miqtë, një artiste dhe shoqe të mrekullueshme.




Për Anitën (Elisabeta Ilnica)

Një zhurmë gjigande çau qiellin e nxirë. Ishte rrufe, a ndoshta apokalips?! E gjithë njerëzia u përul. Kudo lutej për shpëtim...Më në fund, dëgjohet një zë. Oh, nuk është zë i zakonshëm, por një e qarë fëmije. Zemërimi i kohës, stepet. Ngjyra e zezë zbehet kudo, duke u shndërruar në agim. Drejt detit rikthehen pulëbardhat. Toka dhe qielli bëjnë paqe. Zoti solli në këtë botë përgjigjien e lutjeve, Anita Bitri. Sarandë, 8 janar 1968. Një vogëlushe do të ndryshonte jetën e shumë njerëzve. Mbase, mbase edhe të një kombi. Ajo nuk dinte të ecte, por vetëm të vraponte bashkë me erën. Kërkonte të gjente misionin, për të cilin ishte bekuar. Ngre kokën lart. Një rreze hyjnore i sjell lajmin: Anita ka lindur për të bërë art. Ka ardhur në këtë botë për të shenjtëruar muzikën. Do të triumfojë përjetësisht për këngën. Vrapimi ndalon përkohësisht në Vlorë. Sërish në bregdet, sërish pranë valëve. Ajo që e thërriste ishte kënga. Tashmë nuk mund të kuptonte veten dot pa të. Ishte e destinuar që zëri i saj të mrekullonte. Përpara Anitës qëndronte pasqyra. Mori krehërin dhe e afroi afër flokëve. I preku pakëz dhe e ndaloi te baluket e shkurtëra. Dalëngadalë e uli poshte e më poshtë. Pa dashje, ceku paksa dhe hundën. Stop! Tani ishte momenti. Duhej vetëm të provonte zërin. Kurajua nuk i mungonte. Po ashtu dhe mikrofoni prej krehëri. E vetmja gjë që i kishte mbetur, ishte të përpiqej. Pasqyra e madhe i tregonte spektatorët që prisnin me padurim vogëlushen të këndonte. Mbylli sytë fort dhe shtrëngoi “mikrofonin”. Tashmë nuk kishte mbetur gjë tjetër veçse të bindte zërin. Më në fund guxoi. Ishte vetëm një refren i këngëtares së madhe Vaçe Zela. Një refren, që e bëri të mos ndalonte kurrë më së kënduari. Asgjë nuk mund ta pengonte më tani. Krehëri dhe pasqyra do të ishin dy kritikët më të aftë, por edhe dy miqtë e saj më të mirë, të cilët nuk do t”i ndante dot nga vetja. Provat sekrete në dhomën e gjumit do t’i vazhdonte, derisa një ditë gjeti një njeri, me të cilin i bashkonte diçka e përbashkët; etja për të bërë art! Quhej Robert Papavrami. Nuk ishte më tepër se 7 vjeç, kur mjeshtri i violinës kërkoi të bindte gishtat e vogëlushes mbi telat e violinës. E çuditshme…Profesor Berti që kishte bredhur botën, nuk kishte parë kurrë fëmijë tjetër që të “skllavëronte” në atë mënyrë violinën. Gjithnjë kishte dashur që të ushtronte njerëz me 1 përqind talent dhe 99 përqind punë. Por kësaj here, ai kishte gjetur dikë që kishte 99 përqind talent. Ajo quhej Anita Bitri. Tashmë, nuk i duhej veçse 1 përqind punë. Ata dolën para spektatorëve në një duet tepër special, duke u prezantuar si mjeshtra të violinës. Një sukses për t’u patur zili. Tashmë violina kishte gjetur duart e merituara, por…Anita donte që zëri i saj të dilte jashtë dhomës së gjumit. Donte që ta dëgjonin që dinte të këndonte, po aq bukur, sa ç’dinte të nënshtronte violinën. Vendosi të kujdesej për zërin në fshehtësi. Ngadalë u mësua me sekretin e saj. Kur prekte telat e violinës, në mendjen e saj ishin vargjet. Këndonte nën zë. Dashje pa dashje, por me një dëshirë të madhe, Anita fillon të mësojë rreth zotit dhe të besojë në të. Që nga ai moment, nisi ta ndjejë veten e privilegjuara e Tij. Ishte DESTINI që e kishte kompletuar lidhjen mes Anitës dhe Zotit. Ishin detaje të vogla, por që do të ndryshonin “kursin e lundrimit”.




Festivali i Interpretuesve të Klasës Punëtore në Elbasan fton Anitën të konkurrojë. Ishte veçse një maturante për nga mosha, por jo për nga zëri. Osman Mula i kishte besuar këngën “Eja”. Por nuk mjaftonte kaq. Anita nuk kishte mbushur moshën që të merrte pjesë në këtë festival. I duheshin dhe pak muaj që të bënte 18 vjeç. Lufta filloi, për të mbaruar shumë shpejt me fitoren e Anitës. Ishte publiku elbasanas, që jo vetëm e ndihmoi që të marrë pjesë në festival, por edhe u bë aleat i fuqishëm, duke ndikuar në juri, që ajo të merrte çmimin e tretë. Ky ishte Destini, që aq shumë e lidhte jetën e saj, Anita. Hapat filluan të shtoheshin drejt këngës. Tani kishte vetëm ngjitje. Sekretet morën fund. Anita dinte të këndonte po aq bukur sa ç’i binte violinës. Qershor 1986, ajo bëhet fituesja e çmimit të parë në festivalin e Interpretuesve në Vlorë, me një kompozim të Arben Zhezhës. Rrugët ishin të hapura. Destini kishte bërë punën e tij, tashmë ishte radha e Anitës për t’ia shpërblyer atij. Vetëm 6 muaj më pas, Anita rrëmben një tjetër çmim të parë po në Vlorë, por kësaj here në festivalin e Këngës, edhe pse më të njëjtin kompozitor.

Dimri trokiti sërish. Anita më në fund mbushi 18 vjeç. Ajo mund të çante në mes të të rriturve në moshë, por edhe mes të të rriturve të këngës. Ajo ëndërronte që zëri i saj të depërtonte në çdo shtëpi të Shqipërisë. Ishte qershori 1987, që do t’i plotësonte asaj këtë dëshirë. “Hartimi dhe dëbora”, që u krijua nga shoqja e klasës Laureta Çuku, i dha ngadhënjimin e dytë në Tiranë. Ky ishte veçse fillimi, pasi fundin kishte vendosur mos ta mendonte kurrë. Do të përmbushte misionin. Destini dhe talenti i saj do ta ndihmonin. Viti 1988. “E vogla mes shoqesh”, e kompozitorit David Tukiqi i dha çmimin e tretë të jurisë, por të parin për spektatorin. Ndërrimi i viteve shpalos një tjetër sukses me duetin Bitri-Ndoci, “Shikomë në sy”. Ndërsa “Mos u nxito, mos u gabo” në Koncertin e Pranverës 1988, në bashkëpunim me Alqi Boshnjakun dhe Aleksandër Vezulin, nuk ishte më një këngë që i dha çmimin e parë Anitës, por një perlë për gjithë muzikën e lehtë shqiptare. Pranverë 1989, Anita shpërthen sërish teksa këndonte “Lulet e majit, i çel në janar”. 3 muaj më pas, rrëmben çmimin e dytë në koncertin e Këngës me “Era përcjell fjalën të dua”, të kompozitorit Gjergj Leka, e cila mori çmimin e dytë. Recitali “Anita” bën që këngëtarja vlonjate të kalojë kufijtë e Shqipërisë. Turqia i dhuron vendin e dytë në Festivalit Ballkanik në mars 1990. Anita rikthehet në Shqipëri gjithnjë e më ngadhënjyese. Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji nuhasin te vajza vlonjate madhështinë e të interpretuarit. Në dhjetor 1990, ata i besojnë asaj dhe shpërblehen me çmimin e parë. Bashkëpunimi Bitri-Shehu-Papingji vazhdon të sfidojë. “S’ka formulë në dashuri” vlerësohet e dyta. Treshja e muzikës rishfaqet prapë bujshëm me këngën “Fat dhe dashuri”. Kjo bën që Anita të prezantojë zërin e saj edhe nëpër Evropë. Rikthehet me çmimin e tretë në dhjetor 1993, në festivalin e Këngës me anë të kompozitorit vlonjat Artur Dhamo.

Megjithatë, Anita kishte shumë etje që zëri i saj të dilte nga kilometrat që përbëjnë Shqipërinë. Edhe pse kishte bërë disa tentativa, ishte kthyer gjithmonë për festivale. I druhej mungesës në skenën shqiptare. Pas shumë lëkundjesh vendosi që të paktën për një vit të shfaqte zërin e saj nëpër Evropë. Nuk u zhgënjye, ashtu siç nuk u zhgënjye edhe publiku jashtë kufijve shqiptarë. Por festivali ishte pika e dobët e Anitës. Në vitin 1995 ajo zotëron sërish skenën jo si konkurrente, por si e ftuara e nderit të festivalit. Kërkesat e shumta të publikut bënë që vetëm pak muaj më pas, ajo të zhvillonte koncertin e dytë recital në Vlorë. Për dy ditë me radhë ajo e ndjeu veten e privilegjuara e Zotit dhe e publikut. Duartrokitjet e vlonjatëve arritën nga jugu në veri. Pasi këndoi për shumë qytetete të vendit, në Tropojë merr ftesë që zëri i saj të dëgjohej dhe në Amerikë. Destini ishte sërish me të. Po ashtu edhe Zoti. Viti 1996.Shqipëria po vuante nga arti gjithnjë e më i dobët. Kritikët mungonin, ndërsa Anita kërkonte majën e ajzbergut të muzikës. E dinte që Amerika përkthehej si vendi i realizimit të ëndrrave. E dinte që fama e priste edhe në perëndim. Më në fund arrin në "tokën e premtuar".

Dielli shqiptar filloi t'i mungojë menjëherë.

E kishte ditur që nga fillimi që do ta kishte të vështirë, por jo kaq. Ishte
hera e parë që lutej për Destinin. Duke qenë se për momentin, ai nuk u përgjigj, atëherë Anita vendosi që ta kërkonte vetë. E vetmja gjë që duhet të bënte, ishte të këndonte. I vuri detyrë vetes që të mos harronte kurrë misionin e saj që nga lindja. Për tri vite me radhë, harroi së qeni Anita, por vajza e këngës.

Më në fund, Destini u kthye. Në mars 1999 ajo nxjerr albumin e parë më SHBA, me titull "Malli". Këngët e saj promovohen në ambjentet e Misionit të Ambasadës Shqiptare në Nju- Jork. Miss Albania, U.S.A. e bërë sërish që të ishte e ftuara speciale. Agjensia amerikane C.P.V, e cilëson si këngëtare profesioniste gjatë një konkursi mes dhjetra këngëtarëve shqiptarë. Emri Anita nisi të marrë shumë kuptim edhe në anglisht. Më 7 dhjetor 1999, ajo ftohet nga organizata ndërkombëtare "Madre" , si përfaqësuesja më e denjë e këngëtarëve shqiptarë. Pas shumë vitesh, Anita pregatit edhe një surprizë. Loja me violinë kishte nisur ta tërhiqte sërish. Duke ndërthurur këngën me violinën, ajo arriti që brenda 3 minutash të tërhiqte vëmendjen e yjeve të Hollivudit, si Tom Robbins, Susan Sarandoë, Vanesa Redgrave, Danny Shechtler, Eve Essler, Nenad Bach, etj. Kjo ishte "mirëseardhja" amerikane për Anitën. Ata e ftuan në botën perëndimore të muzikës, duke e vlerësuar si pop-singer. Sa mirë që Perëndia ishte sërish me të. Anita u bë emri që bashkonte të gjithë shqiptarët e Amerikës. Anita u bë vajza që mblodhi rreth një tryeze gjithë ambasadorët e botës në gusht 1999. Ata nuk dinin shqip, por arritën të ndjejnë shqip vetëm nëpërmjet zërit magjepsës të këngëtares vlonjate. Vetëm 24 orë më pas, ambasadori i U.N. i drejtoi Misionit Shqiptar një letër falenderimi për ambjentin e krijuar dhe muzikën e bukur shqiptare të interpretuar nga Anita Bitri. Viti 2000 nxjerr sërish atë si të privilegjuarën e këngës. Një koncert me përmasa tejet të mëdha, ku merrnin pjesë, Inva Mula, Pirro Çako, Pali dhe Zerina Kuke, apo i famshmi Fadil Berisha, nuk mund të ishte kurrë i plotë pa Anitën. Ajo sfidon me një serial koncertesh recitale, duke çuar gjithnjë publikun në këmbë. Tashmë Anita kishte bërë një pakt me dashamirësit e saj. Ajo do të këndonte për to dhe publiku do ta deshte për këtë. Të adhuroje muzikën e Anitës u kthye në një ëndërr, nga e cila nuk dëshironte të zgjohej asnjeri. Përkundrazi, po u pëlqente bota e re me emrin "Anita". Kështu, ndodhi. Ajo vazhdoi udhëtimin e saj me koncerte në shumë qytetete të SHBA-së.Ditë pas dite, ajo lartohej gjithnjë e më shumë. Sa më shumë këndonte, aq më shumë ngrihej. Në këto ditë triumfi, ajo takoi edhe kompozitoren e famshme botërore të Celin Dionit, Tina Shaffer. "Zëri i Anitës është shumë i kompletuar dhe ëngjëllor që zbret nga qielli", do të thoshte e mahnitur Tina amerikane. Viti 2002 sjell një Anitë këngëtare gjysmë shqiptaro-amerikane. Këndonte, shkruante dhe kompozonte. Tashmë ajo shfaqet si një kantautore e mahnitshme. Në janar të vitit 2003, prezanton një koncert me këngëtarë shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas, ku nderohet nga ambasadori Uilliam Ualker dhe drejtori i projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski. Një muaj më vonë Anita nënshkruan një kontratë për një album të ri me një kompani amerikane "An'Km records@Enterteiment". Tashmë "Toka e premtuar" i dha gjithçka kishte ëndërruar, por jo atë për të cilën e kishte caktuar destini. Kishte ardhur finalja. Anita duhej të ndryshonte fatin e një kombi. Do të kthehej në Shqipëri. "Anita, kjo është Anita Bitri. Është kthyer Anita!".Nuk e kishte dashur kurrë emrin e saj aq shumë sa atë ditë të nxehtë korriku. Ngado që lëvizte kokën, kishte njerëz që e vështronin me admirim. Luku dhe veshja "made in USA", vetëm sa e zbukuronte, pasi ajo ishte e gjitha shqiptare në tokë shqiptare. "Çdo gjë është e mundur". Bashkëpunimi me producentin amerikan, James

Avatar në 14 këngët e këtij albumi befasuan menjëherë publikun shqiptar. Ata e adhuronin Anitën. Planet ishin të mëdha. Megjithatë, duhej të kthehej edhe njëherë drejt Amerikës, për të ardhur më vonë përgjithmonë në Shqipëri………

Avioni ndërroi qiell. Tetori sa vinte dhe bëhej më i egër, duke i shpallur luftë brishtësisë. Donte të sfidonte dimrin. Orë pas ore ditët vjeshtake bëheshin gjithnjë e më të plogështa. Ah, po bien disa këmbana. Dikush po pregatitet për udhëtim të largët. Perëndia po e thërret. Njerëzit kureshtarë dalin të shohin. 19 tetor. Nënë Tereza po shenjtërohet. Të gjithë përkulen para saj. Të gjithë e lusin Nënën e Madhe që ta shoqërojnë në "aventurat" e saj qiellore. Dhe ajo nuk di kë të zgjedhë. I duhet dikush tepër e veçantë dhe tepër e pastër. Dikush që të ketë diçka hyjnore. Vështron fytyrat me radhë. Anita i përgjërohet që të jetë ajo e zgjedhura e saj. Nënë Tereza e kuptoi se atë e kishte caktuar destini. I zgjat dorën dhe e fton në udhëtim. Por Anita nuk mund të nisej pa të dashurat e saj. I lutet që të marrë me vete Siborën e vogël dhe nënën. Shenjtorja u bind.

Tashmë suita qiellore po i priste me të gjitha nderimet. Nënë Tereza i caktoi misionin e ri Anitës: Të këndonte përjetësisht për engjëjt…………


Luigj Shkodrani ne forumin virtual "Art-Cafe"shkruan:


From: "luigj shkodrani"
To: art-cafe@alb-net.com
Date: Tue, 29 Nov 2005 23:36:31 +0100
Subject: [Art-Cafe] Anita jeton me kengen e saj.

--- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---




Eshte nje ritual i perditshem qe sejcilit nga ne i ka hyre tashme thelle ne shpirte i eshte bere nje pjese e jetes se tij dhe une si ju te gjithe kur kthehem nga puna apo tregu a kudo tjeter clodhja ime eshte hapja e internetit dhe shikimi i e-maileve te dites.Ndjej nje kenaqesi ,kur shoh qe motrat dhe vellezrit tone ne keto lista na njohin me ngjarje e histori te ndryshme,qofte nga jeta e perditshme ,qofte per te na kujtuar ata qe nuk jane me me ne, ne gezime e festa familjare,por ato jetojne ne mes nesh sepse mediat,televizori,radioja i sjellin te gjalle para nesh.Nje gje e tille me ndolli edhe mua, kur hyra ne internet dhe shoh nje material te zgjeruar per kengetaren tone Anita Bitri,qe e mbylli jeten shpejt por la prapa nje krijimtari te pasur dhe zeri i saj vjen ashtu i gjalle sikur e degjonim ne festivalet ne radio televizion. nuk e kuptoj ,por njeriu ne keto raste ndjen nje dhoj dhimbjet dhe pse jo dhe syte te perloten vetevetiut.Kete shkrim na e solli ne faqet tona virtuale z.Flori,qe shfrytezoj rastin , ta falenderoj per kete,se vertete na e solli edhe nje here ne mes tone Aniten,kengetaren tone qe humbi jeten se bashku me vajzen e saj qe iku pa e rritur trupin mire.Dhe vertete tek lexon rrjeshtat qe tregojne nje pjese te jetes se saj,te dashurise se saj per atedheun qe e la pas dhe iku larg ne emigracion.Me ate madh ne zemer ajo i kendoi atdheut te saj dhe mendja e saj ishte aty me koleget e saj kengetare e muzikante ne atdheun e dashur,qe sejcilit nga ne na mungon dhe ne cdo ore e minute jemi me mendje e zemer atje ku balta eshte me e embel se mjalta.
Rrjeshtat sikur nuk ndalen,por zgjaten e zgjaten,per mos tu ndalur kurre,per te na treguar se Anita eshte ne mesin tone dhe po flet gjithnje me ne,duke qare hallet e mergimtarit,duke menduar per nje album te ri qe don te nxjerr ne treg.Kenget e saj zeri i saj i bukur dhe melodioz do te percillet brez pas brezi dhe ajo do te kujtohen perhere e kenget e saj do ti percjedhin brezat duke i ruajtur ashtu te paster ate dashuri e nostalgji qe kishte Anita per vendelindjen e vet.Te lexon faqe ne internet me mbeten ne mend vargjet qe poeti Agim Doci i ka thur per Aniten:


Nëse ju merr malli për mua
Dilni mes njerzve dhe më kërkoni!
Me këngë në buzë tërë jetën dua
të jem pranë jush...sa më mungoni.

Nëse ju merr malli... mos qani!
Radio Tiranën paksa dëgjoni!...
Dhe një minut heshtje të mbani
Unë do ju ndjej! Mos më harroni...!

Endrra e jetës seç u helmua
Tok me Siborën nga ju u ndava...
As një pik lot, të rjedh nuk dua
Se larg prej jush unë vetëm qava...

Ja ky ish fati...s'kam çfar të them!
Askush prej jush s'mund ta besoj.
Po më kërkove shpirtin ma gjen
Këngës shqiptare do ti mungoj...

Do ti mungoj njerzve të dashur
Do ti mungoj dhe Tokës Mëmë
Ika në gjumë...endërr përflakur
Por do më gjeni vetëm në këngë!

Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën
Kur një hartim do bëjnë fëmijtë
Dhe kur në tren dikush prek dorën
Do vij t'u sjell gjithë dashuritë!

Ika pra ika, ky ishte fati...
Hyra në endrrën që s'ka mbarim!
Udhtimi jetës kaq shkurt më zgjati?...
Veç këngën time...ju lë kujtim!

Këto vargje i shkrova ngutshëm...dhimbshëm...shpirtërisht.
Agimi

Une do ta mbyll me ato fjale aq te bukura qe stafi i faqes Vlora i ka mbylle shkrimet per kengetaren Anita Bitri:

Vdekja e Anita Bitrit, Vajzës

7 vjeçe Sibora, dhe nëna e
Anitës, është vërtet një
tragjedi e madhe për të
gjithë ne. Anita ishte
gjithmonë e gjallë, ishte një
artiste e mrrekullueshme,
dhe do të jetoj e përhershme
në zemrat tona. Ngushëllime
me të sinqerta për familjen e
të kaluarve, nga stafi i
VLORENJ.com.
Me respekt per te gjithe ju.
Luigj Shkodrani

Danimarke

e martë, nëntor 29, 2005

Zoti e bekofte familjen Bitri!

I dashuri z. Luigj,

Faleminderit per letren.Letra e juaj me dha kurajo qe une edhe njehere ,desha ta senzibilizojme opinion shqiptare qe t' mos e harrojme ,kaq shpejt familjen Bitri...Ata kane vdekur,por ata jane ne zemrat tona.
Qofte i lehte dheu per familjen Bitri.Zoti i bekofte...

Me respekt,

Flori Bruqi

---------------------------------------------------



I nderuar Flori te faliminderit shume per materialin qe hodhe ne internet per Aniten.Vertete me emocionove kur e mendon per nje cast qe ajo ka ngritur gjithe publikun e salles ne kembe dhe kur e sheh ne foto,qe sa ne moshe te re u largua nga kjo jete duke marre me vete edhe femijen e saj ate lule qe u vyshk pa e rritur shtatin ,ashtu vetvetiu te shkojne lot.Ishte nje material mjafte i pasur.Te lumshin duart.
Pershendetje Luigji

From : luigj shkodrani
Sent : Tuesday, November 29, 2005 3:53 PM
To : floribruqi@hotmail.com
Subject : pershendetje

Faleminderit Luigj Shkodrani

I dashuri z. Luigj,

Faleminderit per letren.Letra e juaj me dha kurajo qe une edhe njehere ,desha ta senzibilizojme opinion shqiptare qe t' mos e harrojme ,kaq shpejt familjen Bitri...Ata kane vdekur,por ata jane ne zemrat tona.
Qofte i lehte dheu per familjen Bitri.Zoti i bekofte...

Me respekt,

Flori Bruqi

---------------------------------------------------



I nderuar Flori te faliminderit shume per materialin qe hodhe ne internet per Aniten.Vertete me emocionove kur e mendon per nje cast qe ajo ka ngritur gjithe publikun e salles ne kembe dhe kur e sheh ne foto,qe sa ne moshe te re u largua nga kjo jete duke marre me vete edhe femijen e saj ate lule qe u vyshk pa e rritur shtatin ,ashtu vetvetiu te shkojne lot.Ishte nje material mjafte i pasur.Te lumshin duart.
Pershendetje Luigji

From : luigj shkodrani
Sent : Tuesday, November 29, 2005 3:53 PM
To : floribruqi@hotmail.com
Subject : pershendetje

Leter e hapur

From: Flori Bruqi
To: alb-shkenca@alb-net.com, art-cafe@alb-net.com, bajram.kosumi@ks-gov.net, ganibajraktari@yahoo.co.uk, b_ramosaj@hotmail.com, Skender.Berisha@ks-gov.net, aliberisha@ipko.net, arben.cami@ks-gov.net, artanpiperku@hotmail.com, Valdete.Avdyli@balkans.Halliburton.com, remzi.bela@balkans.halliburton.com, vasilq@voila.fr, dr_krasniqi2001@yahoo.com, dr_nazif_ahmeti@yahoo.com, enver_hasani@yahoo.com, Shpend.Fejzullahu@balkans.Halliburton.com, valbona.fejzullahu@balkans.halliburton.com, g.ajgeraj@bluewin.ch, Shaip.Gashi@osce.org, tetori13@hotmail.com, mgodanci@procreditbank-kos.com, i_prokshi49@hotmail.com, ibrahimtershnjaku@yahoo.com, kadonika@hotmail.com, norak_2006@hotmail.com, ktraboini@msn.com, lejlakoxha@hotmail.com, Afrim.Loku@balkans.Halliburton.com, lul_raka@yahoo.com, miftarelshani35@yahoo.com, mtafaj@km.gov.al, n_adem@yahoo.com, naser.rugova@ks-gov.net, nijazipira@hotmail.com, njazishala@yahoo.com, nurhanismani@hotmail.com, pallekaj@yahoo.com, prplisat_bani@hotmail.com, ramadanhalimi@hotmail.com, shqiponj@hotmail.com, nehat.ramadani@undp.org.mk, Hajredin.Ramajli@balkans.Halliburton.com, ramizlivoreka@yahoo.com, shehuengjell@hotmail.com, shgalica@hotmail.com, skenderberisha@hotmail.com, spitaliregjional@yahoo.com, venena_company@yahoo.com, zeqirjah@hotmail.com
Subject: Flori Bruqi:Leter e hapur
Sent: Tuesday, November 29, 2005 4:28 PM



Leter e hapur forumit alb-shkenca,art-cafe dhe miqeve.
Dr.Gani Bajraktari eshte mjek i njoftur ne Kosove .Ai njihet nga te semurit si punetor i palodhshem ne mjekimin e tyre.Po keshtu , GANI BAJRAKTARI , eshte njeri nga shkenctaret me te spikatur kosovare dhe me gjere ne lemine e mjekesise .

Publikisht me kete leter te hapur kerkojme nga faktoret relevant te Qeverise se Kosoves,qe shkenctarin Gani Bajraktari,te mos e neperkembe nga institucionet shendetesore dhe arsimore,por te njajtit duhet ta perkrahim ne avansimin e shkences shqiptare ne vecanti si dhe shkences mjekesore (boterore)ne teresi.

Dr .Bajraktari ka dhjeta punime shkencore dhe ai medoemos duhet te jete prezent vitin e ardhshem si profesor i lendes se Mjekesise Interne ne Fakultetin e Mjekesise ne Prishtine.Eshte turp qe titulli i tij , asistent ,te jete edhe ne vitin 2006 ! Dihet kontributi i sejcilit prej nesh ne shkence,art ,politike...Dr.Bajraktari nuk eshte politikan,ai eshte shkenctare ,prandaj Senati -Rektorati i Universitetit te Prishtines,MASHT-i,MSHK etj., duhet te kene parasysh kend duhet avansuar ne shkence...Kontributi i z. Bajraktari, shifet edhe nga ky punim te cilin po e atashojme juve ne forum si dhe individeve relevante per vendosje ne Qeverine e Kosoves ...Si Ganiu ,ka pake Kosova ...,Shqiperi ....Pse dikush nga Faktoret e vendosjes nuk kuvendon edhe per keto pune madhore per Kosoven...edhe kjo eshte permbushje e Standardeve,apo jo,te dashur miq.

Me respekt,

Mr.sc.Flori Bruqi

Prishtine,29.11.2005.

Kosoves i duhen mjeket si Dr.Gani Bajraktari!

Pergezojme nga Prishtina e ftohte dr.Gani Bajraktarin

Njoftojme lexuesit e forumit me te lexuar shqiptar(art-cafe) se z.Gani Bajraktari,kardiolog i njoftur shqiptare eshte per momentin ne nje hulumtim shkencor ne Spitalin Brompton Royal Hospital, Londer.

Pershendesim nga Prishtina e ftohte dr.Bajraktarin ,per mjekimin e qindra te semureve ne QKUKP ...Puna e z.Bajraktari eshte njeherit ,mesim per mjeket tjere te QKUK ,se vetem me DITURI-PUNE , mund ti kontribuojme ATDHEUT!Suksese zoti Bajraktari!Ju punofte shendeti ,pena dhe dija...

Me respekt

Flori Bruqi

nderuri Flori,
faleminderit per fjalet e mira, kurajon dhe respektin
qe me ke dhene. Megjithate mendoj se ditet e mira ne
Kosove do vijne me vone.
Te pershendes nga Laboratori i Ekokardiografise ne
Brompton Royal Hospital, London ku jam duke bere nje
studim shkencor, te cilin ketyre diteve besoj se do ta
dergoje per publikim ne nje nga revistat pregjistioze
amerikane.
Te falenderoj edhe per informacionet e shumta qe me
dergon.
Te uroj gjithe te mirat.
Ganiu
P.S. Neqoftese ke ndonjehere kohe mund te hapesh web
faqen time te paperfunduar akoma:
www.ganibajraktari.com,
ndersa ne vijim do te te deroje nje artikull qe eshte
ne botim ne revisten International Journal of
Cardioology, e qe paraqet nje segment te doktorates
sime te punuar ne Prishtine.

From : Flori Bruqi
Sent : Tuesday, November 29, 2005 2:35 PM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : floribruqi@hotmail.com, ganibajraktari@yahoo.co.uk
Subject : Post.Flori Bruqi:Ne vend te perkujtimit per mjekun -patriot!






Ne vend te perkujtimit




In Memoriam

Prof.dr.Jusuf Rexhepi
(15.06.1922 – 28.11.2004)


Njëzetetë Nëntori është festa më e dashur për shqiptarët, është festë e shumëfishtë. Kjo datë ka sjellë gëzime në familjet e shqiptarëve; ka sjellë festë edhe atëherë kur ajo ka qenë e ndaluar të festohej. Kjo nuk ngjau më 28 nëntor të vitit të kaluar. Njëzetetetë nëntori i vitit 2004 solli dhimbje dhe pikëllim në shumë familje shqiptare në të gjitha trojet e sotme, të copëtuara, shqiptare. Në këtë ditë feste, festa më e dashur e Tij, u nda fizikisht nga ne profesori dhe atdhetari i shquar shqiptar, Prof.dr.Jusuf Rexhepi.
Prof.dr.Jusuf Rexhepi u lind ne Tetovë, më 15 qershor të vitit 1922. Në vendlindje ka vijuar mësimet në shkollën fillore dhe gjimnazin ne gjuhën serbokroate në Jugosllavinë e atëhershme monarkiste. Ka mbaruar maturën më 1942 në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë.
Studimet e mjekësisë i filloi gjatë luftës se dytë botërore ne Itali (Bari), i vazhdoi ne Vjene dhe diplomoi, pas lufte, në Beograd.
Pasi punoi një kohë si mjek i praktikës së përgjithshme ne vendlindje, në Tetovë, shkoi në Shkup për të specializuar Mjekësinë Interne dhe si mjek specialist vazhdoi të shërbejë në Tetovë. Në ndërkohë në Beograd i kreu studimet postdiplomike ne lëmin e kardiologjisë.
Ne vitin 1973 në Fakultetin e porsahapur të Mjekësisë ne Prishtine emërohet ligjërues për lëndën e Mjekësinë Interne. Atje përgatiti dhe mbrojti tezen e doktoraturës me titull “Studimet epidemiologjike mbi faktorët e rrezikut te sëmundjeve koronare te punëtoret industrial te Kosovës.”
Profesor ordinar për lëndën Mjekësia Interne është emëruar ne vitin 1985 dhe përveç punimeve shkencore përpiloi dhe botoi tekstin universitar: “Ekzaminimi klinik i sëmundjeve te brendshme”. Teksti në fjalë doli nga shtypi në vitin 1984.
Përveç detyrës si ligjërues, gjer në pensionim ka kryer detyrën e Kryeshefit të Kardiologjisë në Klinikën Interne dhe Shefit të katedrës për Mjekësi Interne.
Portreti mjekësor, pedagogjik dhe kolegial i Prof.Jusufit, do të jenë udhërrëfyes për ne dhe gjeneratat që vijnë.

Dr.sc.as.Gani Bajraktari
-------------------------

Njoftim për lëxuesit e web faqës më të lëxuar (art-cafe) ...
(Autori i shkrimit të këtij In memoriami është mjek i njoftun në Kosovë dhe jashtë sajë për hulumtimet e tij shkëncore në lëmin e kardiologjisë .Ai është mjek kardiolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ish Drejtor i Klinikës Interne në Prishtinë ,tash është asistent i lëndës Mjekësi Interne, Fakulteti i Mjekësisë Prishtinë, doktor i shkencave të mjekësisë.Besojmë dhe shpresojmë që Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë si dhe Sentaoret nga Rektorati i UP-së do ta emrojnë së shpejti shkenctarin Bajraktari profesor të lëndës "Mjekësa interne",në FMP)
Materjal i huazuar nga web faqja :alb-shkenca.org
posted by http://floart.blogspot.com :Flori Bruqi @ 12:13 MD

e hënë, nëntor 28, 2005

Floart ju uron Festen e Flamurit !

Ne emajlin tone gjate dites se sotme erdhen shume telegrame urime per Diten e Flamurit dhe ditelindjes se Komandantit legjendar Adem Jashari.

Vecojme telegramet e miqeve tane nga Kosova dhe Diaspora:

Telegrame urimi morrem sot nga:

Prof.dr.sc.Shyqri Galica
Prof.dr.sc.ramiz Livoreka
Vasil Qesari,gazetar dhe shkrimtar nga Franca
Engjëll Shehu,gazetar dhe shkrimtar nga Belgjika
Iljaz Prokshi,gazetar dhe shkrimtar nga Kosova
Dr.Granit Bruqi,mjek stomatolg na Kanada
Gëzim Ajgeraj,gazetar dhe shkrimtar nga Zvicra
Studentët e Universitetit të Prishtines:
Vjollce Shatri
Gentiana Berisha
Zymreta Gashi
Vjollce Ferati
Ramadan Avdylaj
Shaban Keri
Mahmut Ferizi
Imer Tafaj
Ramadan Basha
Shukrone Gashi
Gani Ymeraj
Him Tofaj
Sami Rrustemi
Kamber Berisha
Pal Dushi
Muje Berisha
Burbuqe Gashi
Imer Tafilaj
Vjolce Tetaj
Jashar Hamiti
Kumrije Ferati
Ahmet Geci
Rrustem Sadriu
Amir Tafaj
Osman Rushiti
Burbuqe Dulaj
Kamber Tetaj
Lulzim Hadaj
Rame Tetaj
Kamber Jusaj
etj.

Stafi redaktues i Floar-tit falenderon lexuesit per urimet qe na sollen dhe na gezuen per FESTAT E NENTORIT.
URIME! GEZUAR! DHASHTE ZOTI QE VITIN E ARDHSHEM TE KREMTOJME FESTEN E FLAMURIT-ME PAVARESINE E KOSOVES!

Moderatori

Flori Bruqi

Floart

Prishtinë:

U shënua 600 vjetori i lindjes së Skënderbeut




Me një akademi solemne sot në Prishtinë u shënua 600 vjetori i lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

“Ky përvjetor i madh i 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut dhe festa e 28 nëntorit na e përkujtojnë edhe trimërinë dhe sakrificën e madhe të komdantit legjendarë Adem Jasharit dhe të shumë dëshmorëve e martirëve të tjerë që u sakrifikuan për atdhe gjatë gjithë historisë sonë shumë shekullore”, tha me këtë rast, zëvendëskryeministri Adem Salihaj.
Prishtinë

Shënimi 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut u mbajt nën patronazhin e presidentit Ibrahim Rugova.



Prishtinë

Bajram Kosumi: Nëntori i ardhshëm-festë e dyfishtë për Kosovën



"Nëntori i ardhshëm do jetë një festë e dyfishtë për Kosovën pasi ajo do të jetë e pavarur”, tha kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, gjatë vizitës së djeshme në memorialin e komandantit legjendarë “Adem Jashari” në Prekazin e Drenicës martire.
"Këtu ka filluar, por edhe është nënshkruar fitorja e Kosovës, fitorja e popullit në Kosovë, fitorja e lirisë mbi robërinë dhe poshtërimin", ka theksuar kryeministri Kosumi, qeveria e të cilit ka ndarë edhe një fond të posaçëm për memorialin "Adem Jashari". Me rastin e festave të nëntorit, kryeministri Bajram Kosumi vizitoi dje edhe familjen e dëshmorit Zahir Pajaziti në fshatin Galab të komunës së Podujevës.

Dhjetëra mijëra qytetarë defiluan me moton

“Në pritje të Lirisë”




Në prag të shpalljes së vendimit të Tribunalit të Hagës, për procesin ndaj Fatmir Limajt dhe dy bashkëluftëtarëve tjerë, qindra mijëra qytetarë morën pjesë sot në defilimin “Në pritje të Lirisë“, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e ish-UCK-së dhe USU-së së Prishtinës.



Mr.sc. Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i PDK-së , e vlerësoi protestën si vullnet të qytetarëve të Kosovës. “Protesta është vullnet i qytetarëve të Kosovës për të protestuar në këtë mënyrë kundër padrejtësisë që po bëhet në emër të drejtësisë, luftës së popullit shqiptarë dhe në fund të fundit, fryteve të luftës dhe përpjekjeve të tyre”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Faik Fazliu nga Shoqata e Veteranëve të luftës së UCK-së, përsëriti qëndrimin e shoqatave të dala nga lufta se gjykimi i ish luftëtarëve ka prapavijë politike. “Kemi qenë të bindur edhe më herët se akuzat ndaj bashkëluftëtarëve tanë janë kryekëput politike dhe të shërbyera nga shërbëtorët e Sllobodan Millosheviqit dhe punëtorët e UDB-së.

Ne edhe një herë kërkojmë fuqishëm nga Gjykata e Hagës që të mos bien në lajthitje të prokurorisë dhe bashkëluftëtarët tanë të jenë të lirë qysh nga data 30 n[ntor 2005”.


Gjykata e Hagës më 30 nëntor 2005 do të shqiptojë vendimin për Fatmir Limajn, Isak Musliun e Haradin Balajn.

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënime drakonike.



Dr.Ibrahim Rugova:

28 Nëntori-dita më e rëndësishme në historinë tonë moderne


Presidenti i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Në mesazh, ndër të tjera, thuhet se 28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare, që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë.



“Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Evropës e të botës”, thuhet në mesazhin e presidentit Ibrahim Rugova.



Shkup

Vendoset gurëthemeli i Shtatores së Skënderbeut

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe 600 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu sot në Shkup do të vendoset gurëthemeli i shtatores së Skënderbeut.

Vendosjen e gurëthemelit do ta bëjë kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili njëherit është edhe organizator i manifestimit bashkë me Ministrinë e Kulturës, ndërsa në manifestimin do të marrë pjesë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, si dhe përfaqësues tjerë politik shqiptar. Manifestimi i sotëm fillon në orën 11:00 me prezantimin e Shoqërive kulturore artistike në shkollën fillore "Liria", vazhdon në mesditë me simpoziumin e rastit që do të mbahet në Teatrin shqiptar në Shkup. Në orën 14:00 bëhet përurimi solemn i hedhjes së gurëthemelit të shtatores së Skëndërbeut, ku me program të vetin festiv paraqiten nxënësit e gjimnazit Zef Lush Marku" në Shkup. Manifestimi për ndër të flamurit dhe heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu përfundon me aheng muzikor në sheshin e Skënderbeut në Shkup, i cili fillon në orën 18.00. Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës, është kryeqendra e tretë e cila vendos shtatoren e të madhit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.



Preshevë

Në Luginën e Preshevës shënohet Dita e Flamurit



Ndryshe nga herat e tjera, kremtimi i Festave të Nëntorit në Luginën e Preshevës është shënuar me një përkujdesje më të madhe, duke i dhënë kështu një karakter institucional, përkundër sanksioneve të parapara në legjislacionin serb...
Në organizim të përbashkët të përfaqësuesve politik dhe institucional të këtij rajoni dhe atyre të Shoqatës për Kultivimin dhe Ruajtjen e Vlerave, Kombëtare dhe Njerëzore, manifestimi qendror u mbajt në sheshin para Kuvendit Komunal në Preshevë. Vendosja e Flamurit Kombëtar, në godinën e Kuvendit Komunal, ishte momenti kulminant i manifestimit. Manifestimi qendror në Preshevë, ka kaluar pa ndonjë incident të regjistruar, ndërkohë që në Bujanoc, u krijua rrëmujë në mes policisë dhe qytetarëve, në momentin kur u tentua të vendoset Flamuri Kombëtar në godinën e Komunës së Bujanocit. Mirëpo, ky incident kaloi pa pasoja.



Vlorë

Alfred Moisiu ne Vlore: Shqiptaret nuk duhet te humbasin festat

Presidenti Alfred Moisiu i eshte kunderpergjigjur sot vendimit te Qeverise shqiptare per ndryshimin e ceremonialit dhe bashkimin e festimeve zyrtare te 28 dhe 29 nentorit ne nje dite. Moisiu deklaroi sot ne Vlore se te gjitha festat kane rolin e tyre dhe se shqiptaret te cilet luftuan per te fituar te drejtat e tyre nuk duhet t’i humbasin ato. Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, ka nderuar kujtimin e Ismail Qemalit me rastin e 93 vjetorit te shpalljes se Pavaresise me rast e se ciles u ekzekua hymni kombetar ne sheshin e Flamurit. Presidenti Moisiu i shoqeruar nga Ministri Bujar Leskaj, deputetet e qarkut te Vlores si dhe autoritetet e pushtetit vendor, u perkul me respekt para flamurit.
“Ditet e sotme e kane themelin e tyre ne luften dhe perpjekjet shekullore te popullit tone per liri, dhe lufta antifashiste nacionalclirimtare e popullit tone, theksoi se ajo u dha te drejte shqiptareve te radhiten me fitimtaret”, vazhdoi Moisiu.

Para ceremonise festive me rastin e Festes Kombetare, Presidenti pati nje takim me autoritetet e pushtetit vendor, familjare dhe te aferm te patrioteve dhe luftetareve vlonjate. I pranishem ishte gjithashtu dhe konsulli italian ne Vlore.
Ne biseden qe Presidenti Moisiu zhvilloi me te pranishmit, theksoi rendesine qe ka ne historine e popullit tone 28 nentori, si dita qe simbolizon hedhjen e themeleve te shtetit shqiptar dhe vuri ne dukje se dite si kjo duhen respektuar, ruajtur dhe transmetuar brezave.
Z. Moisiu e theksoi si shume domethenese qe ne kete dite kaq te rendesishme te gjithe perfaqesuesit e forcave politike ishin te pranishem.
Presidenti Moisiu iu referua edhe rendesise qe ka ky vit per Kosoven, pasi shenon fillimin e procesit per statusin e saj.

“Gjaku i derdhur per liri nuk harrohet dhe nuk mund te le pa permendur vlerat dhe kontributin qe kane dhene trashegimtaret e familjes Ismail Qemali, sikurse ishte dhe Znj. Nermin Vlora Falaski”, u shpreh Moisiu

Prof.dr.Sali Berisha homazhe deshmoreve:

Nuk i takon politikaneve te flasin per te vertetat historike.

“Nuk ju takon politikaneve por historianeve te flasin per te vertetat historike”. Keshtu eshte shprehur kryeministri Sali Berisha pas homazheve qe ka bere ne Varrezat e Deshmoreve te kombit. Ai u shoqerua nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, disa ministra te kabinetit te tij dhe deputete te Partise Demokratike. Ata kane bere homazhe ne varrezat e Deshmoreve te Kombit dhe kane vendosur kurora me lule prane monumentit "Nene Shqiperi".

Perfaqesues te qeverise kremtojne sot te dy festat, Diten e Pavaresise dhe ate te Clirimit. Ky festim eshte realizuar pas nje vendimi te dy diteve me pare te qeverise ku eshte ndryshuar ceremoniali i shtetit dhe ku u vendos qe te dy datat 28 dhe 29 Nentor te festohen ne nje dite, ate te 28 Nentorit gje qe ka sjelle reagimin e kundert te opozites dhe shoqates se veteraneve te Luftes Antifashiste. Berisha tha pas homazheve se asgje nuk ka ndryshuar pervec ceremonialit dhe se kushdo eshte i lire te festoje 28 dhe 29 nentorit sipas zgjedhjes se tij.

Nderkohe Presidenti Alfred Moisiu ka respektuar ne axhenden e tij te dy festat te ndara.Sot ai ka marre pjese ne festimet per Diten e Flamurit ne qytetin e Vlores ku 93 vjet me pare u ngrit flamuri shqiptar nga Ismail Qemali. Moisiu nuk ishte prezent ne homazhet qe u bene ne Varrezat e Deshmoreve me rastin e Dites se Clirimit sic eshte parashikuar ne ceremonialin e ri, por ka perkujtuar Festen e Pavaresise se vendit ne Vlore. Nderkohe zoti Moisiu ka lajmeruar se neser do te beje homaxhe ne nderim te te reneve te luftes.

Festime per diten e pavarsise jane organizuar edhe ne ne Itali, Gjermani, Zvicer, Angli etj ku jetojne dhe punojne shqiptaret emigrante.



LAJM SKANDALOZ :NE PRISHTINË PUBLIKISHT U KALL FLAMURI DARDAN I PRESIDENTIT Akademik RUGOVA


Kosovë:

28 Nentori pritet me festa .

Prane flamurit kuq e zi dhe ai -flamuri Dardan i Rugoves.

Opozita reagon: Askush s’ka te drejte te ndryshoje simbolet kombetare




Sot ne diten e festes se 28 Nentorit Kosova organizoje homazhe ne Varrezat e Deshmoreve anë e kënd Kosovës. Ne ceremoni morrën pjese politikanet kosovare, nderkohe qe grupe dhe delgacione te ndryshme ushtarake zhvilluan nje perkujtimore ne varrezat e Drenices ku prehet komandanti legjendar Adem Jashari, ndersa u mbajteb edhe disa aktivitete kryesisht kulturore ne tere Kosoven.

Sic ben te ditur Flori-Press nga Prishtina ne kete dite te vecante per te gjithe shqiptaret eshte shenuar edhe incidenti i pare ne Prishtine, ku mes flamurit kombetare kuq e zi eshte vene edhe flamuri i Dardanise i cili ne menyre te paskurpullt u kall ne qender te Prishtines.

Presidenti Dr.Ibrahim Rugova eshte shprehur me pare se deshiron qe ta beje kete flamur, simbol kombetar te Kosoves, gje qe ka sjelle edhe reagimin e opozites.

Keta te fundit kane thene se askush nuk ka te drejte te ndryshoj simbolet kombetare te Kosoves pa marre miratimin e Kuvendit dhe te popullit kosovar.

Londer

Aktivitete per 28 Nentorin ne Angli


Siq njofton nga Londra ,gazetari i njoftun shqiptar Muhamed Veliu , për nder te festes kombetare ne Londer jane zhvilluar nje ser aktivitetesh te larmishme social kulturore organizuar nga shoqatat e emigranteve.
Festimet kane filluar nje jave me pare duke arritur kulmin e tyre sot ne mesdite me nje pritje zyrtare qe ambasadori i republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar Kastriot Robo organizoi ne Hotelin Hillton Parklane ne qender te Londres.
Ne kete pritje zyrtare te pervithsme merrnin pjese, dipllomate, antare te parlamentit britanik, miq dhe dashamires te vendit tone perfshi ketu padyshim nje numer te madh shqiptaresh qe jetojne dhe punojne ne Britanine e Madhe.
Ne nje prononcim te tijin per News24 ambasadori Robo u shpreh shume i kenaqur per sa i perket larmise se aktiviteteve te zhvilluara jo veten ne Londer sic tha ai por edhe ne qytete te tjera ne Angli ku jetojne komunitete shqipfolesish.
“Ajo qe me ka rene ne sy sivjet eshte se ka nje interes shume te madh nga qarqet politike dhe te biznesit britanik per te marre pjese ne festen tone kombetare. Per kete une jam i lumtur dhe i gezuar” keshtu e ka filluar prononcimin e tij ambasadori Robo.
Duke vijuar me tej ai tha se “Festa e soteme kombetare i gjen shqiptaret e Britanise se Madhe, me te organizuar, me te integruar ne shoqerine britanike, dhe ne te njejten kohe me te organizuar ne aspektin e veprimtarive kulturore me karakter kometar.Shikoj se ka nje shtim te perpjekjeve serioze per te ruajtur identitetin e tyre kulturor e gjuhesor kombetar” tha ai.

Siparin e festimeve e ka haput te nje jave me pare shoqata Faik Konica me nje seminar per ceshtjet e diaspores vijuar nga nje koncert muzikor.

Dita Shqiptare ne Angli, keshtu eshte qujatur nje tjeter veprimtari ne veri te Londres organziaur nga shoqata Edith Durham nen kujdesin e botuesit te gazetes Albanian Petrit Kucana. Krahas shume eigranteve shqiptare ne kete aktivitet moren pjese edhe kryetari i qarkut bashkiak per zonen Harringey Charles Adje.
Po ashtu yjet e muzikes dhe humorist shqiptare, Bleona Qerreti, Mariza Ikonomi, Valbona Mema, Liri Rasha, Behar Merja dhe Rita Lati kane zgjdhur Londren per te argetuar emigrantet shqiptare me rastin e festes kombetare.
“Zerat e se Ardhmes” me skenar , rregji dhe drejtimin e Gentian Zgjunit mbeshtetur nga Shpresa Program ne jug te Londres, ka qene aktiviteti i mbremshem shume mbreslenes ne formen e nje konkursi muzikor me grupet e hip-hopit shqiptare ne Angli titulluar
Rreth 500 shqiptare te pranishem ne kete ativitet kane duartrokitur interpretimet e hiphopistave shqiptare po ashtu edhe interpretimet me nivel nga grupi i valleve te Shpresa program. Nje juri anglezo-shqiptare perzgjodhi si fitues grupin Sikos by Heart.
Veprimtarite festive do te mbyllen sot ne mbremje me nje darke shktruar nga shoqata Anglo-Shqiptare ne Londer.

Pergatiti :Flori Bruqi

Shkruan Dr.Milazim Krasniqi, Prishtinë

BESUESHMËRIA PARA NDËRKOMBËTARËVE KËRKON LIDERSHIP TË FUQISHËM






Kryenegociatori Marti Ahtisari me ekipin e tij është larguar nga Prishtina pasi ka dëgjuar me vëmendje palët dhe pasi ka lënë mesazhet e duhura për të gjithë. Padyshim që janë të rëndësishme ato që i janë thënë atij nga palët, por ajo që ka shpalosur Ahtisari në fund të vizitës së tij, meriton vëmendje më të madhe, pasi ajo në fakt paraqet qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare. Kryenegociatori Ahtisari paralajmëroi se zyra e tij në Vjenë, së shpejti do të kompletohet edhe me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pastaj me përfaqësuesin e NATO-s dhe pak më vonë me atë të Rusisë. Vetë përbërja e ekipit të tij, ku krahas përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, do të jenë edhe përfaqësues të SHBA-ve NATO-s dhe Rusisë, dhe se parimet e Grupit të Kontaktit do të jenë parime orientuese, tregon seriozitetin me të cilin është angazhuar e tërë bashkësia ndërkombëtare rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës.Vërtet nuk ka ndonjë krizë ose çështje aktuale ndërkombëtare, në të cilën të jenë të orkestruar në këtë mënyrë të gjithë këta faktorë të bashkësisë ndërkombëtare. Analiza e këtij fakti është e rëndësishme për të nxjerrë disa përfundime. E para ekipi negociator i Kosovës nuk duhet të fërkojë duart për faktin se ka dorëzuar një dokument sipas shijes së vet në duart e Ahtisarit. Përpjekjet për të bindur bashkësinë ndërkombëtare në fjalët që janë thënë në atë dokument janë shumë më të zorshme sesa hartimi i tij. Aq më tepër që mbetja e përfaqësuesve të komunitetit serb jashtë kornizës kosovare të përfaqësimit, do të jetë gur në qafë për ekipin negociator të Kosovës. Kryenegociatori ka deklaruar se më shumë nga dokumentet e strategjisë e të deklaratave politike, kërkon dokumente të pozicionit në të cilat do të tregohej "si do të duhej të organizoheshin gjërat, si janë përmirësuar gjërat nga raportimet e mëhershme dhe se si mund të ecet përpara".
E dyta pozicionet brenda vetë bashkësisë ndërkombëtare janë mjaft elastike dhe nga dita në ditë pasurohen me alternativa, disa nga të cilat duhet të merren me shumë vëmendje. Deklarata më e re e Nënsekretarit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns, se "sipas nesh ekzistojnë dy opsione për Kosovën, pavarësia ose autonomia në kuadër të Serbisë dhe Malit të Zi," është kontribut serioz për të kthjelluar ujërat e optimizmit të rremë që përpiqet të krijojë idenë se tashmë puna është e kryer dhe se pavarësia do të serviret në pjatë. E treta, derisa turneu ballkanik i Ahtisarit dhe ekipit të tij është duke vazhduar, me siguri që dalin edhe dokumente dhe opsione të tjera, nga ato që janë firmosur nga përfaqësuesit e Kosovës. Kjo nënkupton nevojën që reflektimet nga Serbia dhe nga shtetet e tjera të rajonit të analizohen me gjakftohtësi dhe të nxirren përfundimet e duhura. Në një proces si ky i përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, ku është e angazhuar e tërë bashkësia ndërkombëtare, institucionet e Kosovës kanë detyra më të mëdha se deklarimi i unitetit dhe hartimi i deklaratave politike, sipas shijes që e pëlqejnë qytetarët. Po të ishte për shijen e qytetarëve puna do të ishte e kryer më tepër. Por krijimi i besueshmërisë para partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit serb, janë detyra që kërkojnë lidership të fuqishëm dhe jashtë stereotipeve provinciale, ku dukja në televizion, vetëvetiu konsiderohet sukses.

Lajme nga bota:Flash

VJENË
Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, ambasadori austriak në KB në Gjenevë Volfgang Petrich, ka thënë se çështja e Kosovës nuk duhet zgjidhur në mënyrë të izoluar nga konfliktet tjera në Evropën juglindore.
"Nëse ky problem shihet i izoluar, atëherë do të vazhdojë zgjatja e konfliktit", ka thënë Petrich për agjencinë austriake të lajmeve.
Sipas tij, zgjidhja për Kosovën duhet të jetë "e paketuar në një perspektivë evropiane".

VJENË
Konkretizimi i perspektivës evropiane për Ballkanin është forca lëvizëse kryesore në Evropën juglindore, ka vlerësuar shefja e diplomacisë austriake Ursula Plashnik, duke shprehur bindjen se Austria do të përfitojë nga zgjërimet e mëtejme të BE në Ballkan.
Plashnik tha se perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian është e pakontestueshme, por atë e pret rrugë e gjatë dhe shumë punë.

BEOGRAD
Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi Vuk Drashkoviq, ka udhëtuar për vizitë pune në Rusi, me ftesë të shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov.
Ministria e jashtme në Beograd njoftoi se temë kryesore e bisedimeve të tyre do të jetë çështja e Kosovës.

BARCELONË
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjatë fushatës parazgjedhore u angazhua kundër pranimit të plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian, e ka siguruar kryeministrin Recep Tayyip Erdogan se ajo nuk do t'i pengojë negociatat.
Ajo dhe Erdogan u takuan anash samitit të vendeve evropiane dhe mesdhetare në Barcelonë.
Merkel e pranoi ftesën për të vizituar Ankaranë, dhe u zotua të punojë për integrimin e emigrantëve turq në shoqërinë gjermane.

BARCELONË
Bashkimi Evropian po bën përpjekje të miratojë një deklaratë kundër terrorizmit me vendet e Mesdheut në samitin, i cili sot i përmbyll punimet në Barcelonë.
Mbrëmë diplomatët punuan deri vonë për të harmonizuar tekstin, i cili u bën thirrje vendeve të BE-së dhe të Mesdheut, që të angazhohen bashkë në luftimin e terrorizmit.
Raportohet se mospajtimet janë paraqitur në çështjen e përkufizimit të terrorizmit.

BAGDAD
Në Bagdad sot vazhdoi gjykimi i ish diktatorit irakian, kurse pritet që mbrojtja përsëri të kërkojë shtyrje të procesit.
Saddami dhe 7 të tjerë, akuzohen për vrasjen e më shumë se 140 shiitëve në vitin 1982, pas një atentati të dështuar kundër tij në qytetin Dujail.

UASHINGTON
Dy anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara kanë pësuar lëndime të lehta në një aksident trafiku në Irak.
Zyrtarët thanë se demokrati nga Missouri Ike Skelton dhe republikani nga Pennsylvania Tim Murphy u lënduan kur makina e tyre u rrokullis rrugës për në aeroportin e Bagdadit.

GROZNI
Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e përgjithshme në Çeçeni tregojnë se prin partia promoskovite Rusia e Bashkuar, pas së cilës radhiten Partia Komuniste dhe Unioni i Forcave të Djathta.
Kryengritësit çeçenë nuk morën pjesë në zgjedhjet, kurse vëzhguesit ndërkombëtarë ishin të paktë.

PEKIN
Të paktën 68 minatorë e kanë humbur jetën kurse 79 të tjerë kanë mbetur në thellësitë e tokës nga shpërthimi në një minierë në verilindje të Kinës.
Agjencia Xinhua njoftoi se në kohën kur ndodhi shpërthimi, në minierë gjendeshin 221 minatorë.

MONTREAL
Dhjetë mijë delegatë nga 189 vende janë tubuar në Montreal të Kanadasë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Takimi është i pari i këtij lloji pasi në fillim të këtij viti, hyri në fuqi Protokolli i Kjotos për kufizimin e emetimit të gazrave.

Esat Mekuli

Esad Mekuli lindi në Plavë (Mal i Zi). Shkollen fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Pejë.Studimet i vazhdoj në Beograd, Zagreb e Itali. Kreu fakultetin e Veterinerisë ku edhe doktoroi. Nga
viti 1949 e derisa u pensionua ishte kryeredaktor i revistes letrare “Jeta e Re”. Esad Mekuli ishte antar dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë.

VEPRAT LETRARE
-”Për Ty” 1955
-”Dita e Re” 1966
-Avsha Ada” 1971
-”Vjersha” 1973
-”Brigje” 1981
-”Rini e Kuqe” 1984
-”Drita që nuk shuhet” 1989




POPULLIT TIM
Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit...
Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.

Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.

Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers e gjak si etnit.

Kam dhanë, i dashtun...Dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’
-unë, biri yt besnik dhe-poeti.

ANDRRA E VAJZËS

Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare
dhe agime t’kaltërta andrrova...

E nëpër kunor lakmish për ‘limtare-
si lulja q’i jep qiellit lulzimin,
rinin ja dhurova.
Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë
të thellë dhe të ndritshm
dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi...

-Sonte shushurutja e leht’e t’panjohtunit
më treti fare
dhe agimet e kaltërta andrrova


GJYKIMI
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona...
Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde...
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë...
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet...)


MBRAMJA
Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami,
n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borë-
flakron përëndimi...Retë mbi krye prorë
ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi.

...Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:
cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime,
malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime,
si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.

N’ajri ndihen klithmat e natës që ra-
drujt pran rrugës era i përkund...
Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund,

shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra.
Terri sundon botën. Katundet e shtrime
në mes të natës prehen n’lugin me andrrime.

Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni


Poema e Mjerimit


Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.


E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.


Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!


Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.


Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.


Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.


Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.






Arshi Pipa

Lamtumirë

Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!

Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.

E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda.