e mërkurë, janar 24, 2007

KOHA ËSHTË E MASKARENJËVE


KOHA ËSHTË E MASKARENJËVE

ATDHEU MBETËT I SHQIPTARËVE






GUXIMI RINOR I FLORI BRUQIT


I dashur Flori Bruqi
Te pershendes nga Bostoni.

Lexova ne internet deshmine autentike te Shpetim Shabanajt, nga Boni i Gjermanise dhe vertete, si mik i vjeter qe te konsideroj tashme, u ndjeva krenar per ty. Gjithnje te kam vleresuar per guximin ne shprehjen e te vertetes, te asaj qe ti si intelektuar e atdhetar ndjen, por kjo deshmi e fundit sikur e plotesoi me mire figuren tende jo vetem tek une por tek mijra shqiptar neper bote qe lidhen virtualisht thuaj perdite nepermjet internetit.
Gjithmone do te kete njerez qe flasin, qe leshojne berlloge ne Internet, veresie hesapi, por kurrkush nuk duhet te trandet prej shpifjeve.
Shpifjet jane si ere qe fryn kahmos, pa drejtim, mirepo njerezit me kohe kane ditur ti drejtojne e ti bejne te pademeshme edhe marrezite e ererave, lundetaret neper shekuj kane ndertuar te tilla vela qe kado qe te fryj era ne detra, ti conin atje ku ata donin anijen e tyre...
Prandaj le te fryjme e te cfyjne dhe dufet njerezore... S'kane cfare te bejne kurrqysh. Madje me mire qe cfryne sepse na dhane mundesi te njohim dhe nje cilesi tjeter tenden, te marresh me sy rrezikun e te sulesh me mes te fortunave( tashme figurativisht te vertetave) ashtu si ne rinine tende, ne mes te Beogradit shovenist, pate guxuar e, kurre me pas, madje edhe sot e kesaj dite, ai guxim rinor nuk te ka munguar.

Me respekt prej vellai
Kolec Traboini



pendekaltri pendekaltri@yahoo.com


Boston 21 janar 2002

Publokon: Engjell Shehu