e mërkurë, gusht 30, 2006

Nga Flori Bruqi:E po ku jemi me shendetesine globale dhe vendore?!

Vetëm në Floart lexoni për Shëndetësinë ndërkombëtare dhe vendore



TORONTO EAST GENERAL HOSPITAL

Tek TEGH ne perpiqemi te sigurojme kujdesin me te mire shendetsor te mundshem. Ne e dime qe te sapoardhurit ne Kanada, qe jane duke mesuar anglishten dhe duke kuptuar zakonet dhe menyren e jeteses kanadeze, kane nevoje per kohe qe te pershtaten dhe te rregullohen. Ne e vleresojme qe shume nga te sapoardhur ne Kanada nuk e njohim mire anglishten dhe kane veshtiresi komunikimi, te cilat ua bejne te veshtire qe ata te marrin informacionin e duhur lidhur me kujdesin e duhur shendetsor. Duke u perpjekur te kaperceje keto barriera gjuhesore, TEGH ka investuar ne nje sherbim perkthimi qe eshte ne pune 24 ore ne dite, 7 dite ne jave, 365 dite ne vit; Language Line.
Per me teper TEGH, tani eshte duke perkthyer shume prej broshurave tona me te perdorura te infromacionit. Ne shpresojme se Programi i ri i Perkthimit do te jete nje ndihmese per ata qe nuk flasin anglisht dhe kerkojne ndihme per te komunikuar me punonjesit anglishtfoles te shendetesise.
Ne kemi pergatitur nje hyrje te shkurter rreth TEGH qe t’ju jape informacion rreth spitalit. Kjo broshure gjendet ne dyzete gjuhe te ndryshme. Zgjedhja e gjuheve u bazua ne pacientet qe na vizitojne dhe jetojne ne komunitetin tone multietnik.

RRETH TEGH

TEGH i ka sherbyer me krenari komunitetit te Torontos juglindore qe nga 1929, kur ai u hap per here te pare si spitali i pergjithshem me 110 shteter. Gjate ketyre 76 vjeteve ai e ka rikonfirmuar vazhdimisht perkushtimin e tij ndaj komunitetit te cilit ai i sherben. Sot ne jemi nje spital i madh urban qe meson komunitetin dhe qe siguron kujdes shendetsor te pergjithshem per nje popullsi prej 400.000 banoresh, te cilet perfaqesojne grupe te ndryshme gjuhesore dhe kulturore.
Ne kryejme nje sere programesh dhe sherbimesh nga vendndodhja tone kryesore ne 825 Coxwell Avenue, programe dhe sherbime qe perfshijne:
Sherbime Komunitare dhe Ambulance
Kujdesin e Vazhdueshem dhe Rehabilitimin
Radiologji
Sherbime Emergjence
Laboratore Analizash
Sherbime Per te Porsalindurit
Ilace
Shendeti Mendor
Operacione

TEGH gjithashtu siguron sherbime ne komunitet tek Qendra e Shendetit Familjar tek 840 Coxwell Avenue, pjese e programit te TEGH Family Medicine Teaching, program ne bashkepunim me universitetin e Torontos, si dhe Sherbimi Komunitar per Shendetin Mendor dhe Qendra e Menaxhimit te Rehabilitimit, te dyja te vendosura ne Danforth Avenue.

TEGH eshte nje spital publik laik qe nuk i perket asnje denominacioni fetar. Departamenti i Kujdesit Pastoral ne spital siguron mbeshtetje ne te gjitha besimet per te ngushelluar pacientet dhe familjet. Spitali ka nje program aktiv trajnimi rreth multikulturalizmit per te gjithe stafin, program qe duhet te kryhet nga stafi i ri i sapoardhur si pjese e orientimit dhe pershtatjes me spitalin. Neqoftese kini nevoje per nje Doktor you mund te telefononi ne numrin MDMD 416) 469-6363 per ndihme.

Oraret e vizitave jane qe nga ora 12:00 e mesdites deri ne 8:00 te darkes dhe dy vizitore jane te mirepritur ne cdo ore. Femijet nen 12 vjec duhet te jene te shoqeruar gjithmone nga nje i rritur. Nje person qe ndihmon pacientin eshte i mirepritur te qendroje edhe gjate orareve kur vizitat jane te ndaluara per t’i dhene pacientit mbeshtetje emocionale dhe kujdes. Eshte e rendesishme per sigurine e pacienteve dhe stafit tone qe ju te MOS beni vizita kur jeni te semure ose nuk ndjeheni mire.

TEGH ben cdo perpjekje qe te siguroje nje ambient mireprites per pacientet, familjet dhe vizitoret. You mund te mesoni me shume per sherbime te tjera te ofruara nga ne tek pjesa e Patients & Visitors, Programs & Services e faqes sone ne internet.
TEGH eshte nje spital publik i licensuar nga Ministria e Shendetit dhe Kujdesit Afatgjate te Ontarios. Provinca e Ontarios financon spitalin qe te siguroje kujdes mjekesor per pacientet. Qe te marresh kujdes mjekesor ne nje spital te financuar nga qeveria ne Ontario duhet te kesh nje Karte Shendetsore (OHIP), e vlefshme per te gjithe residentet e Ontarios ose siguracione private shendetsore. Neqoftese ju jeni nje resident i nje province tjeter ne Kanada, ne do te dergojme faturen tek ajo province per sherbimet tona. Mbulimi i shpenzimeve nga Interim Federal Health Program do te pranohet neqoftese sherbimi eshte aprovuar paraprakisht nga qeveria federale. Disa sherbime nuk jane te mbuluara nga OHIP dhe te gjithe pacientet duhet te paguajne per keto sherbime. Per me shume informacion shikoni seksionin e Patient Billing ne faqen tone te internetit.

Gjate vitit 2004, spitali e rishikoi misionin dhe vizionin e tij dhe perpiloi nje sere vlerash jetike per sukses te metejshem

MISSIONI: Ne jemi te perkushtuar ndaj standarteve me te larta per kujdesin ndaj pacientit, mesimin, partneritetin me komunitetin dhe pergjegjesine: mbi te gjitha, ne kujdesemi per ju.

VIZIONI: Komuniteti Tone, Spitali Juaj.

VLERAT: Ne vleresojme Miresjelljen, Respektin, dhe Sherbimin e Shkelqyer

FAKTORET E SUKSESIT: Fokusi mbi Pacientin, Inkurajim per Njerezit, Sigurimi i Vlerave, Shpirti i Bashkepunimit, dhe Frymezimi per Permiresime.
Fondacioni TEGH eshte organi i grumbullimit te fondeve per TEGH, me nje histori te gjate pune afer komunitetit lokal per te mbledhur fonde. Objektivi i ketij fondacioni eshte te mbeshtese spitalin, qe ai te mund te siguroje kujdesin me te mire mjekesor te mundshem per njerezve te cileve ai u sherben. Prioritetet e investimeve ndryshojne nga viti ne vit, varen nga zhvillimet teknologjike dhe fondet qe vijne nga provinca. Ne vitet e fundit mbledhja e fondeve ka ndihmuar TEGH dhe komunitetin e tij me pajisje me moderne kirurgjikale, nje makine MRI dhe shume programe te reja per femijet dhe familjet. Fondacioni TEGH eshte mirenjohes per mbeshtetjen qe ka patur nga banoret e Torontos juglindore.


Viagra, ne Shqiperi shitet kontrabande

Viagra, bari trajtues per impotencen e meshkujve ka nisur te shitet rendom ne farmacite shqiptare. Por, ne fakt ai hyne kontrabande. Andrologu: Mbi moshen 40 vjecare, 25 per qind e meshkujve behen impotente, mbi 50 vjec, 50 per qind dhe ne moshen 70 vjecare mbaron aktiviteti seksual. Kur duhet perdorur viagra dhe cmimet
Teksa ecen ne Rrugen e Trenit, ne vitrinen e nje prej farmacive te zones dallon vetem kuti ku shkruhet: Vagra. Ne vitrine nuk duket asnje bar tjeter vec viagres. Duket se te shtunave mjaftojne disa ore ekspozimi te fuqishem dhe bari eshte i "shitur" per fundjave. Ne fakt, qe kur u aprovua, me 27 mars 1998, viagra ne Shqiperi shitet vetem poshte banakut.
Kjo pasi, ky bar nuk hyn ne listen e barnave te rregjistruara per te hyre ne dogane. Pra, ilaci kunder impotences se meshkujve ende nuk lejohet qe te hyje ne Shqiperi. Ajo hyn kontrabande, kryesisht nga shteti fqinj Grek, sikunder shume barna te tjera ne Shqiperi. Mjeket sqaroje se viagra nuk lejohet te hyje, jo per ndonje kundershti te autoriteteve, por thjesht se kompania qe e prodhon Pfizer Inc, nuk ka ndonje zyre perfaqesimi ne Shqiperi. Turpi eshte nje tjeter fakt qe e bene kete bar te shitet nen dore. Por, mjeket sqarojne se impotenca eshte dicka e zakonshme. "Impotenca fillon dhe shfaqet ne moshen 40-vjecare. 25 per qind e meshkujve ne kete moshe nisin te behen imptente. Me pas, ne moshen 50 vjec 50 per qind e meshkujve jane impotente, vazhdon duke u shtuar deri 60 vjec dhe ne moshen 70 vjec shuhet aktiviteti seksual", shpjegon mjeku andronolog, Evi Dani. Sikunder dhe burrat e te gjithe kombeve te tjera dhe shqiptaret kane nevoj per stimulante ne nje moshe te caktuar. Shenjat jane te mira. Deri tani jane te rregjistruara per te hyre ne dogane dhe analizohen ne Qendren e Kontrrollit te Barnave, 3 200 ilace. Tashme, Ministria e Shendetesise ka vendosur qe te rinovoje listen e barnave te rregjistruara dhe eshte ne pritje te kerkesave nga kompanite e huaja dhe shqiptare. Viagra keshillohet qe te perdoret nen moshen 65 vjec. Doza me e perdorur eshte ajo 25 gramshe. Ajo keshillohet te pijet gjysme ore ose nje ore para aktit seksual, por asnjehere 12 ore me pare. Ky bare nuk keshillohet qe te perdoret nga ata qe vuajne nga zemra, tensioni i larte, aritmia, apo nese kane patur probleme te tilla 6 muajt e fundit. Cmimet e viagres jane nga me te ndryshmet sipas vendit ku tregetohen. Kater tableta 50 mg kushtojne 62 dollare, ndersa 100 mg, 72 dollare, ndersa per 10 tableta 100 miligrameshe cmimi varion ga 127 deri 143 dollare. Nderkohe qe viagra ne Shqiperi hyne ende kontrabande, kompania prodhuese vazhdon risite mbi barin trajtues per arritjen e ereksionit, por jo kurues. Ajo po punon per shpikjen e viagres tek grate dhe se fundi ka hedhur ne treg viagren 37.5 mg me 30 tableta, 66 dollare.

ONKOLOGJIA, ILACET QE MUNGOJNE GATI BRENDA SHTATORIT 2006
Nuk do vuajne me per ilaçet qe jane jetike per ta.perveç fatit qe u ka rene per hise, te semuret e Onokolgjikut, kane pasur probleem edhe me medikamentet. Pasi shume prej tyre nuk jane siguruar nga spitali dhe per ti blere kane nje kosto shume te shtrenjte. Nje drite jeshile duket se ndezi dje per ta, Drejtori Ekonomik ne Ministrine e Shendetesise Sajmir Kadiu.

Ai beri te ditur per gazetaret se Ministria e Shendetesise po merren te gjitha masat, per blerjen e ilaçeve ne spitalin Onkologjik, ku aktualisht mungojne 40 barna dhe çmimet e tyre jane shume te larta. Sipas drejtorit Ekonomik Sajmir Kadiu, ka filluar prokurimi per 10 mediakmentet e para te onkologjikut, ku sasia e ilaçeve qe do te blehen kete vit eshte trefishuar. Burimet zyrtare te Ministrise se Shendetesise bejne te ditur se duke filluar nga data 15 Gusht 2006 e deri ne fund te muajit Shtator 2006 perfundon tenderi per listen e plote te ilaçeve, qe duhet te gjenden ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Treza”.
Ministria e Shendetesise ka shpenzuar 2 milion dollare dhe sipas drejtorit Kadiu do tes hpenzohen dhe 200 mije dollare per blerje ilaçesh.

Menjehere pasi kane mesuar kete lajm, te semuret qe kurohen ne spitalin onkologjik jane shprehur te kenaqur, pasi sipas tyre kane vuajtur shume per t’i siguruar.
“Mbase na ndihmon zoti ne nje drejtim. Mire semundja, por edhe mungesa e medikamenteve na duhej. Kemi shume besim tek ato deklarata dhe mezi po presim qe te perfundoje ky stres per ne. Jane medikamente shume te shtrenjta dhe nuk kemi mundesi t’i blejme” thote nje grua e shtruar tel spitali Onkologjik.

Spitalet Rumune ne gjendje te mjeruar

Pas nje sere skandalesh ne fushen e shendetesise, kryeministri Rumun ka bere thirrje per nje reforme urgjente te sherbimit shendetesor.
Dhoma e pritjes ne pavionin onkologjik te spitalit Fundeni ne Bukuresht eshte e mbushur me gra ne moshe te mesme, me fytyra te vrara nga dhimbjet dhe vuajtjet e shkaktuara nga kanceri.
"Kam filluar te mesohem me gjendjen time te keqe shendetesore," thote Maria S, 57 vjec e cila ka mbi tre vjet qe kurohet per nje tumorr ne tru. "Eshte ne dore te zotit nese do te jetojme nje ore apo nje vit me teper".
Maria nuk ankohet per gjendjen e saj, as per dhimbjet e saj - vetem per kushtet ne spital dhe per mungesen e kujdesit dhe makuterine e stafit, perfshire doktoret dhe infermjeret.
Duket se nuk ka ndryshuar asgje ne sherbimin shendetesor brutal, dhe shpesh te pakujdeseshem ne Rumani. Njembedhjete vjet pas rrezimit te sherbimit komunist, vendi ende ka nje nder sistemet me te keqia shendetesore ne Europen lindore dhe qendrore.
Nje spital maternitet ne qytetin veriperendimor te Iasit eshte mbyllur ne mesin e muajit Gusht pas vdekjes se gjashte femijeve te sapolindur brenda nje jave. Nje hetim ka zbuluar se vdekjet ishin shkaktuar nga gjendja e keqe higjenike. Spitali eshte gjobitur me nje shume te vogel.
Klinika ne gjendje te keqe ka qene vetem nje nder incidentet e shumta te koheve te fundit, gje e cila ka detyruar Kryeministrin Adrian Nastase te kerkoje muajin e kaluar kryerjen e reformave urgjente ne kete sektor "kaotik".
Ai ka qene vecanerisht i ashper me industrine farmaceutike e cila duket se nuk eshte ne gjendje te prodhoje apo importoje ilacet e nevojeshme.
Fondet jane te pakta, pagat te vogla, dhe kerkesat teper te medha. Ministria e shendetesise nuk ka marre asnje here me teper se tre perqind te buxhetit (4.4 milion dollare Amerikan) gjate dhjete vjeteve te fundit, pavaresisht kerkesave te vazhdueshme per ndihme urgjente. Kjo ka bere qe spitalet te presin prej shume kohesh ilace dhe pajisje mjeksore.
Sistemi i financimit te sherbimit shendetesor nepermjet kontributeve te sigurimeve shendetesore nga punetoret nuk ka pasur sukses. Cmimi i ilaceve rritet vazhdimisht dhe shkakton nje korr ankesash nga spitalet dhe njerezit. Ne te njejten kohe, doktoret ankohen per pagat e tyre te vogla - rreth 150 dollare Amerikan ne muaj - dhe shpesh kerkojne pagesa nen dore. Ne Rumani, keto dite, nje pacient nuk mund te beje nje kontroll mjeksor pa dhene nje pakete cigare apo nje shishe uiski.
Por problemi i vertete fillon kur ke nevoje per spitalin. "Ketu, duhet te paguash nen dore kedo," thote nje grua e cila sapo ka dale nga spitali. "Per te bere nje operacion une kam paguar pothuajse 100 dollare Amerikan per sherbimin e kirurgut - per te mos folur pastaj per parate e dhena per infermieret apo per marrjen e ushqimit nga shtepia".
Ajo e kupton se doktoret jane te paguar shume pak dhe pranon se ata kane nevoje te shtojne pagen e tyre duke marre para nen dore. Por ajo eshte tronditur kur eshte detyruar te paguaje infermieret edhe per te nderruar carcafet e krevatit te saj.
Mungesa e kujdesit dhe trajtimi jo vetem qe veshtiresin jeten - por edhe po e shkurton ate, vecanerisht nese pranohen si te verteta shifrat qe vijne nga zonat rurale.
Jetegjatesia eshte rreth shtate vjet me e ulet ne Rumani sesa mesatarja Europiane. Semundjet e zemres dhe kanceri jane pergjegjese per me teper se gjysmen e numrin te vdekjeve te njerezve ne moshe pune dhe per mbi 85 perqind vdekjeve ne rradhet e pleqve.
Nje raport i Organizates Boterore te Shendetesise i nxjerre kohet e fundit, kritikon Rumanine se ajo nuk ka asnje plan koherent per te permiresuar sektorin shendetesor dhe se nuk ka asnje vendim per te arritur kete synim. Megjithese kryeministri flet per nje "pike kthese", sherbimi shendetesor ne Rumani ka ende nevoje per kujdes intensiv.

TE RINJTE RUMUN PRE E DROGËS

Nje numer gjithnje e me i madh te rinjsh ne Rumani po bien viktime e droges, ndersa autoritetet e kane te veshtire te luftojne kete plage.
I parruar dhe me nje shikim te paqarte, 24 vjecari Laurentiu lyp pothuajse cdo dite ne stacionin qendror te trenave ne Bukuresht. Ai ka rreth dy vjet qe ben kete pune, dhe te gjitha parate qe siguron i shpenzon per te marre droge.
"Une kam filluar te tymos hashish kur kam qene 20 vjec, se bashku me shume shoke te mi," thote ai. Me kalimin e kohes, ai ka provuar droga te tjera me te forta, duke arritur tek heroina, te cilen tani e injekton ne damar.
Gjate vjeteve te fundit, ka pasur nje rritje dramatike ne perdorimin e drogave, ndersa vendi dhe shoqeria kane kaluar nje periudhe te veshtire tranzicioni nga komunizmi drejt shoqerise se ekonomise se tregut. Ne nje studim te koheve te fundit te kryer nga ministria e shendetesise ne qytetet me te medha te Rumanise, ka rezultuar se dhjete perqind e te rinjve te intervistuar kane provuar heroinen.
"Perdorimi i droges ne moshen 15 dhe 16 vjecare eshte shtuar me rreth 200 perqind, gjate tre vjeteve te fundit, ndersa autoritetet duken te pafuqishme ne luften ndaj kesaj plage," thote Dr. Adrian Streinu-Cercel, i cili ka koordinuar kete studim.
Laurentiu eshte derguar ne spital nga e ema e tij pasi ka filluar te vjedhe prej saj per te blere droge. Ai eshte pranuar ne nje qender rehabilitimi njembedhjete here, por asnjehere nuk ka qendruar per te perfunduar trajtimin. Tani ai eshte braktisur nga familja dhe jeton ne rruge. "Natyrisht une dua te heq dore, sepse e di se ku te con," thote ai. "Tre shoke te mij kane vdekur nga mbidoza, por cfare te bej?"
Tetorin e kaluar, autoritetet kane nisur nje program kombetar anti droges per te luftuar kete plage, e cila eshte perkeqesuar indirect nga pasojat e tjera te krizes ekonomike. Nje shkurtim i programeve sociale te financuara nga qeveria, si qendrat sportive dhe kulturore kane lene nje numer te madh te rinjsh te papune te sillen neper rruge, pikerisht ne momentin kur droga filloi te hynte ne vend.
Ne Bukuresht, heroina mund te gjehet lehtesisht ne klube, bare apo kudo ku mblidhen te rinjte. Me nje cmim prej pese dollare nje doze, ajo eshte gjithashtu relativisht e lire, duke bere qe te shnderrohet ne drogen e preferuar per shume perdorues droge. Te dhenat e policise tregojne se rreth 44 ton heroine jane bllokuar gjate nente muajve te pare te vitit te kaluar, nje rritje e ndjeshme ne krahasim me vitin 2000, kur jane bllokuar vetem 37 kilogram.
"Rumania eshte shnderruar ne nje qender tranziti dhe destinacioni per heroinen dhe hashishin e sjelle nga Turqia dhe republikat e Azise Qendrore," ka thene sekretari i shtetit ne ministrine e brendeshme, Gjeneral Pavel Abraham. Drogat sintetike, kryesisht te prodhuara per ne tregun Perendimor, kane filluar te vijne nga laboratoret ne Hungarine dhe Bullgarine fqinje.
Gjate dhjete vjeteve te fundit, policia ka arrestuar vetem 1,200 kontrabandiste, nje numer i vogel krahasuar me sasine e madhe te droges qe hyn ne vend. "Eshte shume e veshtire te kapesh keta trafikante kur ne nuk kemi asnje ligj per mbrojtjen e deshmitareve dhe ligji nuk lejon policine te punoje ne menyre te fshehte," thote Abraham.
Furnizimi eshte nje problem, por ekspertet thone se qeveria mund te beje me teper per te ulur kerkesen. "Autoritetet kane tendencen ta konsiderojne perdorimin e droges si nje ceshtje kriminale," thote Dr. Lucian Suditu, nje specialist i ceshtjeve te droges ne Bukuresht. "Njerezit mendojne se per shkak se drogat perdoren per kenaqesi, varesia nga to nuk eshte nje semundje. Ata e konsiderojne ate me teper nje perversitet, per te cilin keta njerez meritojne pasojat qe kane".
Edhe zyrtaret e shendetesise preferojne te trajtojne simptomat fizike te abuzimit te drogave pa sqaruar rrenjet e problemit te cilat jane sociale dhe psikologjike, thote ai. "Qeveria duhet te ndermarre nje ndryshim radikal ne qendrimin ndaj perdorimit te drogave. Qeveria duhet te edukoje femijet ne shkolla dhe te ndihmoje familjet e prekura nga ky problem. Vetem atehere mund te shpresohet ne ndonje sukses nga forcat e rendit ne kete drejtim".

Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi

Flori Bruqi: RREFIME TRONDITESE NGA LUFTA
Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi


--------------------------------------------------------------------------------

Keto rrefime te tmershme qe do ti lexoni ne Floart dhe Flori-Press ,tregojne se keto vajza te mjera do ngelen ne shekuj te paharrushme e do te na kujtojne se cfare armiku te tmershem kishim dhe kemi Serbine.

Edhe njihere i jemi mirnjohes perjete djemeve dhe vashave te UÇK-se ,ushtareve te NATO-së qe na shpetoj nga ky turp i pa shembullt, nga ky perdhunim qe na beri Serbia ne Shqiptareve si komb gjate 1 shekulli.



Kur i lexoi keto tregime do t’ju rreqethet trupi,nuk mund te imagjinoj dot nje gje te tille.I falenderome ato femra te cilat me te vertete jane shume te forta ato jane te shkateruara shpirterisht por perseri mundohen ta jetojne jeten normale…



Dhe jut e dashur lexues gjykoni vete keto rrefime tronditese te bera nga duart e serbeve…





Një vajzë që ka përjetuar tmerrin

Ishim mëse 150 persona që ishim strehuar gjithandej në fshat. Vetëm dy katunde më larg zhvillohej një luftë çuditëse. Krismat e armëve dëgjoheshin aq mirë dhe aq afër sa që ta merrte mednja se vetëm një livadh mëtej po zhvillohet kjo luftë. Kishim kaluar katër ditë në atë vend pak sa më të sigurtë nga të tjerët. Fshati ishte buzë malit dhe ne mendonim se mund të iknim më lehtë. Une isha vetë e katërta motër, me babain dhe nënen time. Ishin edhe të afërmit e tjerë aty. Kishte nga katunde të ndryshme që ishin strehuar në të njëjtin vend. Më parë ishim në një fshat tjetër të strehuar, por kur morrëm vesh se serbët kishin mësyerë atë fshatë për ta sulmuar, plaçkitur dhe djegur vendosëm që të largohemi edhe pse kishim qëndruar aty pothuajse që nga fillimi i luftës. U larguam disa fshtara më larg. Menduam se jemi më të sigurtë. Por siguria jonë ishte vetëm katër ditë. Tri ditë më vonë filloi një betejë e cila vazhdoi disa ditë. Shpërthimet që dëgjoheshin afër, por nuk na trembnin. Ishim mësuar me ato krisma, ishim mësuar të vuajmë... Rreth orës 20 në mbrëmje erdhën disa fëmijë, dhe na treguan pak më larg nga ne vëreheshin disa persona, që duket se nuk janë shqiptarë. S’dinim se çka të bëjmë. S’dinim kah të mbajmë. Vendosëm të gjithë që të rrijmë aty. U pëshendetëm me njëri-tjetrin. U përshednetëm për së gjalli. Ish vështirë, shumë vështirë të përshendetësh me motra, me nënën, me babain e me të tjerët, për së gjalli. E dinim se jemi të vdekur. Të gjtihë. Pak më vonë arritën paramilitarët. Kishte edhe rusë. Dhe kishte edhe disa që flisnin shqip, por nuk mundeshim të vërejmë se kush ishin ata dhe se a ishin shqiptarë, sepse bartnin edhe maskat. Na nxorën në oborr dhe na ndanë të gjithëve. Burrat me një anë. Vajzat me një anë. Gratë me një anë dhe fëmijët e pleqtë me një anë. Pasi na ndanë atëherë kërkuan nga të gjithë që të japim çdo gjë që kishim me vlerë. Kemi dhënë gjithë çka patëm. Njëra nga vajzat që ishte në rendin tonë që na ndanë, hezitoi të jipte një shenjë që kishte në qafë. I thanë hiqe. Ajo kundërshtoi. Tha, më vritni se nuk e heq këtë. Ne pakëz çuditeshim me vendosmërinë e saj. Njëri nga paramilitarët ia hoqi me zor nga qafa atë shenjë dhe ajo përsëri ia mori nga dora: "Këtë shenjë për sa të jam gjallë nuk e merrni dot!". Një tjetër paramilitar nuk hezitoi që ta vrasë në sy të të gjithëve. Ne u stepëm dhe nuk guxonim të lëviznim as kokën. Ai që e vrau atë vajzë më parë i tha diçka në vesh atij tjetrit dhe pastaj e vrau. Pasi e vrau e tërhoqi zvarrë mëtutje, e zhveshi dhe e preu me thikë, këtu ndërpret rrëfimin e saj kjo vajzë duke marrur frymë thellë dhe shton: "Tmerr....i mbyllë sytë për një kohë të gjatë dhe pastaj vazhdon me lotët e saj që ia mbushin faqet përplot... edhe babain ma kanë vrarë, thotë ajo dhe vazhdon... na lanë ashtu për katër orë. Nuk guxonim as të uleshim dhe as të lëviznim. Gjatë kohës kur ne qëndronim në këmbë ata i vranë burrat. Ma vranë babain... vranë fëmijët... Në sytë e kësaj vajze vërehej pasiguria... vërehëshin ende traumat që kishte dhe për këtë arsye ndërpret rrëfimin e saj përsëri për disa minuta... pastaj vazhdon përsëri me këto fjalë: "Jo vetëm të rriturit që i vrisnin, e i shkruanin në trup shenjën e tyre me katër "S" për së vdekuri, por edhe fëmijët dhe nënat që ishin aty... përsëri ndërpret rrëfimin e saj dhe ngritet në këmbë...

Muret e përgjakura
Gjatë rrëfimit të saj ndërhyra dhe e pyeta se ç’ndodhi më pastaj me ata njerëz që u ndanë në grupe të ndryshme? -Çka pat të bëhet... u bë më e keqja, dhunuan, masakruan, vranë, prenë, varën nëpër litare... s’lan gjë pa bërë.!
Rrëfimin e saj e vazhdon përsëri duke rrëfyer për kohën kur këto vajza ishin të rrëmbyera dhe të ndara nga më të dashurit e tyre.
Na morën të gjitha vajzave dhe na quan me një shtëpi. Shtëpia ku na dërguan u duk se ishte e njohur për ta. Muret e brendshme të saj ishin të lyera me gjak. Gjithçka, duke filluar nga hyrja e asaj shtëpie, nëpër mure, oborr e dhoma të tjera... Na futën me një dhomë pasi na ndanë në katër grupe. Mua më ndanë me tri motrat e mia. Për një çast na lan të vetmuara dhe atë çast e shfrytëzuam që të bisedojmë edhe njëherë mes vete. U përshendetëm edhe njëherë. Gjatë bisedës që bënim së bashku, në të njëjten kohë kemi dëgjuar britma të ndryshme nga dhomat tjera... Ishin britma të vajzave që ishin ndarë dhe me siguri se ishin prerë për së gjalli. disa minuta më vonë erdhën... Këtu ndërpret përsëri rrëfimin e saj vajza që nuk mund t’iu përmbahet lotëve të saj... Pasi erdhën e morën motrën time të madhe dhe shkuan në një dhomë tjetër, pas 5minutave dëgjuam zërin e saj, britmën e saj... dëgjuam edhe një krismë të armës... Ne llogaritëm se e vranë. Pas pak dëgjuan ca zëra. Njëri zë ishte i njërit nga çetnikët kurse zëri tjetër ishte i motrës tonë. Nga dhoma jonë ka dalur çetniku tjetër që vetëm rrinte aty dhe asgjë nuk fliste, vetëm pinte cigare. Është bërë një gjurullti... ka hyrë njëri nga çetnikët në dhomën tonë dhe na tha: "Motra juaj ka vrarë shokun tonë" tash do të hakmerremi ne në Ju... Me sigruri se motra e jonë ka ditur se ç’do të ndodhë me të, dhe për këtë arsye ka vepruar ashtu siç veproi, për të vdekur e lumtur dhe për të mos jetuar kështu siç jam unë, siç jemi ne siç janë ndoshta edhe mijëra të tjera në Kosovë. Nuk e di mund të ketë ndodhur ngjarja. Si mund ta ketë vrarë motra çetnikun, apo edhe ka mund të ndodhë diçka tjetër për të cilën nuk di gjë. Po të kishm ditur se do të ndodhte ajo që ndodhi me ne, me siguri se do të kishim vepruar edhe ne në të njëjten mënyrë. Motra që vrau çetnikun, nuk duroi as që të maltretohet për së gjalli. Zërin e motrës më nuk e dëgjova...

Çetniku që u vra nga shokët e tij

Përgatituni na thanë kur erdhën në dhomën tonë... s’ditëm se për çfarë të përgatiteshim. Hyrën përsëri në dhomën tonë dhe pyetën: "Cila deshiron e para? Nuk flisnim asgjë. Cila?... pyetën edhe njëherë! Përsëri nuk folëm. Dhe pastaj morën motrën time të tretë. Pastaj e morën edhe motrën tjetër. Mua më lanë vetëm. S’disha se si të veprojë. Mendjen e kisha për të vepruar ashtu siç kishte vepruar motra ime e madhe, por nuk kisha se si, sepse shpresoja se sëpaku mua do të më lëjnë të lirë... dhe këtu ndërpret vajza përsëri rrëfimin e saj duke qajtur me gjysmë zëri dhe duke i fshirë lotët që nuk e lenin ti hapë sytë... Ka hyrë njëri nga ata çetnikë në dhomën ku isha unë dhe më ka pyetur se sa vjeçare jam... gjashtëmbëdhjetë ithashë. Për habi dhe çudi më ka shikuar gati një minutë në sy pandërprerë dhe më ka thënë.... Edhe une e kam një motër 16 vjeçare dhe se kam parë që nga fillimi i luftës. Doli sërish nga dhoma. Pastaj kam dëgjuar një zhurmë në korridorin e asaj shtëpie. Kam dëgjuar edhe një zë shqip. Nuk i besoja veshëve, sidomos kur dëgjoja duke thënë "dhunoje se është e bukur" nuk isha e sigurtë se a mendonte për mua apo për ndonjë tjetër, në atë moment kam dëgjuar zërin e atij shqiptari duke thënë në serbishte "Nemoj brate" dhe është zbrazur një rrafall automatiku. Pastaj çetnikët kanë qeshë për një kohë të gjatë. Më vonë ka ardhur përsëri personi i mëparshëm dhe më ka thënë se, vetëm një motër e kam të vrarë dhe se dy motrat tjera janë gjallë dhe gjallë do të mbesin. Nuk flisja asgjë, sepse nuk guxoja dhe nuk kisha fjalë nga frika. Më tha të pres pak aty se së shpejti do të më lirojnë. Sapo doli jasht u dëgjua një krismë tjetër. Me gjasë kishin dëgjuar llafet e tij që më kishte thënë mua dhe e kishin vrarë shokun e tyre.

Alivanosja

Pasi vranë shokun e tyre donin të hakmerreshin në mua dhe kanë hyrë katër të tjerë brenda duke më thënë që të zhvishem dhe të mos provojë asgjë, përndryshe do të më vrasin. Kam refuzuar duke qarë dhe këtu përsëri ndërpret fjalët e saj... pas disa minutave vazhdon përsëri rrëfimin... Pasi refuzova kanë hyrë për dere edhe katër persona tjerë me maska, nuk e di se a ishin të njëjtit persona që më herët kur na morrën nga vendi ku ishim strehuar folën shqip dhe jan munduar që të më zhveshin, por pasi vendosa se me çdo kusht të vdesë dhe të mos zhvishem më kan rënë me Grykë automatiku pas koke, pastaj nuk di asgjë më se çka kanë bërë me mua... Dikur vonë mu ka kthyer vetëdija dhe aty kam parë disa persona që edhe sot më kujtohen duke pirë duhan, duke qeshur dhe duke marrë "Shprica" nëpër duar. Se a kam fjetur përsëri nuk e dijë... Më duket se gati pas dy ditëve kur më kaloi ajo tronditje kam hapur sytë dhe kam parë se jam e rrethuar nga dy motrat tjera dhe më thoshin se çdo gjë do të rregullohet. Ishin të lodhura dhe çdo herë kur i mbylli sytë, më rrinë ajo pamje të motrave, gjë që më shqetëson rregullisht. Pas disa orëve më ka ardhur vetëdija dhe jemi larguar nëpër disa ara e livadhe të trijat së bashku. Binte Shi pa ndërprerë...s’kishim ngrënë tri ditë me radhë. Ishim të lodhura e të rraskapitura... vendosëm të shkojmë në vendin ku na morën tri ditë më parë. Kur shkuam aty, nuk ishte askush i gjallë. Ishin vetëm trupat e të vrarëve dhe të masakruarve. Trupi i vajzës që ishte vrarë në atë moment kur na morrën, për çudi nuk ishte më aty. E kërkuam babain, nënën e i kërkuam të tjerët që i kishim lënë aty. Askush nuk mundi ti gjejë. Edhe sot nuk dijmë për trupin e babait që u vra atë ditë kur na morën ne nga ai vend. Nëna thotë se pasi e kanë vrarë ata dhe disa të tjerë kanë ardhur me një kamion dhe i kanë larguar nga aty, por ne shpresojmë se së paku gjendet i gjallë diku nëpër burgje, pasiqë nuk është lajmëruar deri sot, gjë që po të ishte i lirë nuk do të lente kurrë pa u lajmëruar. Aty, në vendin e ngjarjes kemi qëndruar gati dy orë, kemi kërkuar në çdo skaj të asaj shtëpie, trupat e të vdekurve, masakruarve ose të gjallëve që mendonim se ishin strehuar diku nga frika. Por e gjithë kjo ishte e kotë.

DHUNIMET GJATË LUFTËS NË KOSOVË
Pas dhunimit i luta të më vrisnin

L.B. 16vjeçare nga komuna e Shtimjes.
„Nuk dëshiroj të flas me emër për ngjarjen më të hidhur të jetës sime. Ndonjëherë nuk kam dëshirë të jem në mesin e të gjallëve. Vetëm diçka më mban në jetë. Fare pak njerëz dinë se mua më kanë dhunuar. Edhe ata që kanë njohuri se atë ditë më datën 22 prill 99, më kanë dhunuar, nuk janë njerëz të rrethit tim. Në mëngjes, jemi nisur të shkonim për në Shqipëri disa vetura që kishim mbetur në rrethinën e qytezëts. Policia ndër të cilët shumë paramilitarë, na kanë ndalur në rrugë, posa kemi arritur në afërsi të Qafës së Dulës. Katër vetura janë ndalur dhe pasi janë keqtrajtuar fizikisht njerëzit e tyre, nga ato, janë ndalur tri femra. Unë kam qenë më e reja, njëra, më duket se ishte më e pjekur se unë, dhe tjetra më duket se eka qenë nuse pa fëmijë. Dy të tjerat, duket se kishin qëndruar rreth njëzet ditë në një fshat afër Shtimjes, pasi kishin arritur nga Prishtina në fund të muajit mars, kur serbët i kishin dëbuar nga Kryeqyteti. Na kanë ngarkuar të triave në një pizgauerë dhe na kanë nisur për në Shtimje. Asnjërën, nuk na kanë rrahur, por kemi pasur shumë kërcënime. Na kanë zbritur nga pizgaueri në hyrje të Shqimjes dhe na kanë vendosur nga pizgaueri në hyrje të Shqimjes dhe na kanë vendosur në një shtëpi dykatëshe. Mua, më kanë dërguar në një bodrum, dy të tjerat në katin e përdhesë. Fillimisht na kanë thënë se do të na pyetnin për guerilën shqiptare dhe pastaj do të na lironin, duke na dërguar deri në kufirin shqiptar.

Pse nuk je e virgjës?!

Në bodrum, kam qëndruar deri në mbrëmje, pastaj kanë ardhur tre paramilitarë, njëri prej të cilëve mbante maskë në fytyrë. E kisha shumë të qartë se çfarë do të ndodhte. Njëri mi ka prerë në të gjitha pullat e këmishës me një bajonetë të gjatë. Më janë kërcënuar se nëse bërtas do të më vënin në damarë shricë droge. Nuk kam mundur të mos bërtas dhe njëri prej tyre m’i ka vendosur gjunjët në të dy duart, ndërsa tjetri m’i ka zhveshur egërsisht pantollonat dhe veshjet e brendshme. Njëri prej tyre ka dalë jashtë. Më kanë dhnuar të dytë me rend, kude më fyer kombëtarisht. Madje, ankoheshin se nuk më kishin gjetur të virgjër dhe për këtë shkak deshën të me¨vrisnin. Kah mesnata, kur unë isha strukur në një kënd të bodrumit ku kishte disa batanije ushtarake, ata filluan të pinin alkool. E mbaja në prehër një batanije dhe atëherë më britën se nëse nuk e heq batanijen nga gjunjët, vërtet do do të më vrisnin. Unë qaja, ndërsa ata pinin dhe këndonin dhe thoshin se jne jemi këtu për t’ju detyruar të lotoni, pasi nuk e pranoni Serbinë. Para mëngjesit, derisa ata flinin, kanë hyrë edhe dy paramilitarë të tjerë, njëri prej të cilëve i maskuar. Më kanë dhunuar deri në mëngjes, ndërsa ai me maskë në fytyrë edhe më ka rrahur. Kur është hapur dera e bodrumit, i kam dëgjuar britmat e femrave të tjera që po i rrahnin e me siguri edhe po i dhunonin. Unë kam mbetur në bodrum edhe dy net të tjera dhe në çdo natë më kanë dhunuar nga katër paramilitarë. Ditën më jepnin bukë dhe ndonjë pashtetë dhe më detyronin ta merrja ushqimin me dhunë. I kuptoja kur bisedoja se thoshin që duhet të më dërgonin në një kamp ushtarak ku kishte qindra femra shqiptare që po mbaheshin pengje dhe kryesisht për shkaqe te¨tilla. Më kanë dhunuar pamëshirshëm disa net rresht. Megjithatë, fare pak njerëz dinë se mua më kanë dhunuar. Kam edhe offerta nga djemtë, por nuk kam guxim të vendos për fatin e jetës sime, meqë, unë kam trauma dhe herët a vonë një gjë e tikkë do të dihet. Po përpiqem ta mbaj dhunshëm freskinë trupore, por shpesh më mbulojnë djersët dhe tretem në mendice. Ndryshe nga shumë femra të tjera të dhunuara, unë kam menduar për vetëvrasje dhe kam bindjen se meshkujt duhet të më ofrohen mua, sikur edhe femrave të tjera të dhunuara të cilat pa dashjen e tyre janë gjetur në kthetrat e armikut që ka ardhur për të na shkatëruar kombëtarisht. Ne, megjithatë, nuk do të jemi nëna të liga e të pandjenja. Do të jemi nënat më të mira që do të dimë çfarë t’u lëmë amanet fëmijëve tanë. Besoj se do të kenë mëshirë ndaj nesh që mezi u kemi shpëtuar ekzekutimit, pasi jemi dhunuar dhe në të vërtetë, për ne edhe jeta nuk ka kuptim. Morali është shtylla e jetës, por neve nuk mund të na quajnë femra pa moral.

Nëna dhunohej në prani të fëmijëve

N.D 19 jeton në Prishtinë
Por nuk jam nga këtu. Shtëpinë na e kanë djegur tërësisht, tash e kemi zënë një banesë serbe dhe nuk do ta lëshoj, pa u takuar me pronarin e saj edhe po të vijë një mijë KFOR-a. Më kanë ndarë nga grupi i bashkëvendësve të mi, shumica nga të cilët kanë qenë femra. Burrat ishin në front dhe ne ishim krejtësisht pa mbrojtje. Na kanë zgjedhur nga grupi katërmbdhjetë femra dhe na kanë ndarë e na kanë dërguar në një përrockë. Na kanë komanduar të ulemi dhe na kanë pyetur, mos kemi ndihmuar ndonjëra prej nesh UÇK-në. Ne u thamë se vetëm ikim nga granatimet dhe shkojmë në vend më të sigurt. Pastaj, rend na kanë ngritur në këmbë dhe çdonjërit paramilitar udhëheqësi i tyre i ka dhënë nga jë femër. Na kanë largura vetëm nga pesë a gjashtë metra larg njëra tjetrës dhe na kanë zhveshur të gjtihave. Më vjen turp të shprehem tërësisht se çfarë ka ndodhur me ne gjatë dhunimit. Dy nga grupi edhe i kanë vrarë, pasi kanë kundërshtuyar të zhvishen sipas urdhrave. Ne kemi britur të madhe kur i kanë pushkatuar dhe kemi menduar se asnjëra nuk do të shpëtojmë nga plumbei i automatikut. Kemi shpëtuar nga predhat, por nuk kemi shpëtuar nga rrahjet dhe dhunimet. E dimë se ka qenë luftë, por lufta nuk bëhet për dhunime. Kam parë për të parën herë në jetë si qajnë fëmijët që britnin pranë kërcënimeve që bënin paramilitarët e tjerë që vëzhgonin vendin e krimit moral në përrockën ku e ekzekutuan dy femra, pasi refuzuan të dhunoheshin nga serbët. Problemin e dhunimit tim e di familja ime dhe shumë të tjerë. Unë kam vendosur të mos shkoj më në fshat dhe dua të lirohem nga rrethi im, vetëm e vetëm të mos traumatizohem. Do të preferoja të bisedoja me aktivistet e Forumit të Gruas, të cilat do të kuptojnë me dhimbje problemin e femrave të dhunuara dhe të dalin në lëkurën tonë. Çfarë të them për perspektvën? Nuk më jetohet aq, mendoj se jam e nënçmuar pse nuk kam kërkuar të më vrasin, por sërish nuk jam fajtore.

Nëna është çmenduar pse më kanë dhunuar!

Fëmijët dëgjonin britmat e nënave
N.L 34 nga rrethi i Prizrenit
Nuk mundem tërësisht të tregoi se çfarë ka ndodhur atë ditë kur na kanë dëbuar për ne¨Shqipëri. Burrat vërtet i kishim në front dhe vetëm ne femrat,m ishim në fshat. Kur kanë filluar të na granatojnë, i kemi marrë vetëm fëmijët dhe kemi qenë të detyruara ta shfrytëzojmë vetëm korridorin që na drejtonte për kufirin e Shqipërisë. Na kanë detyruar të ecim këmbë në drejtim të Zhurit dhe kemi ecur derisa ka filluar të errësohet. Një grup policësh serbë na kanë pritur në hyrje të Zhurit dhe fillimisht na kanë ulur në baltë. Për të na i marrë shënimet e para për gjendjen tonë dhe për rrugën ku ishim nisur. Ata e dinin se nee vinim nga një fshat i Prizrenit, sepse komunikonin me paramilitarët e atjeshëm përmes radio-lidhjeve lokale. Na kanë the¨në pastaj se duhej tëktheheshim patjetër në një fshat të afërt nga vendi ku ishim, sepse, nata nuk ishte e sigurt për udhëtim. Ishim qindra femra, në mesin tonë kishet edhe plaka, gra, nuse, vajza por edhe të mitura. Një plakë, e cila nuk mundi të ecte më tej, e vranë aty për aty dhe të tjerave, na e bënë të ditur se kushdo që mund të ndihet e lodhur dhe mbetet në rrugë, do të vritet. Kemi udhëtuar edhe disa orë të tëra, nën përcjelljen e policisë dhe paramilitarëve bashkë, derisa na kanë dërguar diku shumë më larg se që na premtuan. Na kanë vendosur nëpër shtëpi të zbrazëta dhe na kanë renditur si kanë dashur vetë. Në dhomën timei kanë futur tri vajza dhe dy gra të reja, të cilat kishin në duar fëmijë, të cilët qanin pa rreshtur. Pastaj, nuk kanë lejuar që ne të gjitha të flenim në atë dhomë, me pretekst se do ta kishim ngushtë. Ishim shumë të lodhura, por nuk flinim, sepse paramilitarët dhe policët pinin alkool dhe këndonin këngën çetnike. Nuk ka vonuar shumë dhe janë futur në dhomat tona. I kanë marrë dy vajza dhe i kanë futur në një dhomë, ndërsa njëren nga gratë e reja në banjë. Të gtjiha kemi dëgjuar britmat e femrave. Kundërshtimet janë përshkruar me brutalitetin paramilitarë mbi viktimat. E kemi ditur se4 çfarë po ndodh dhe të gtjiha kemi qenë dakord që të vriteshim menjëherë për ta ruajtur nderin. I kanë dhunuar për disa orë rersht, pastaj, janë ndërruar me të tjerët dhe më vjen rëndë ta shpjegoj tërë gjendjen dhe ta përkujtoj rastin. E gjtiha më duket një ëdnërr. Ne kemi heshutr, ndërsa fëmijët s’ndaleshin duke qarë. Një tjetër fëmijë që e kemi patur aty me vete ishte strukur, sepse, dinte të frikësohej. Më dhimbsen fëmijët që kanë patur rast të kalojnë nëpër gjendje të tilla, duke dëgjuar britmat e nënave apo të motrave.
Pastaj, na kanë marrë edhe neve, fillon të qajë gruaja e dhunuar dhe për shumë momente ndërpret rëffimi. “Po e shihni vjehrrin tim, është i sëmurë rëndë prej kur ka dëgjuar krimin mbi mua, ndërsa, një plakë, të cilës i është dhunuar shumë brutalisht, vajza, është çmendur dhe ja ku ëhstë në tendën pranë nesh. Nuk besoj se mund të flitni em të. Mua, më kanë detyruar të futem në një dhomë, ku një polic i uniformuar po e dhunonte një vajzë. Tmerr më dukej skena. Serbi, as që më ka urdhëruar të zhvishem. Ai përnjëherë ka nxjerrë bajonetën dhe mi ka prerë të gjtiha rrobat e veshura. E kam kundërshtuar me tërë forcën dhe i kam britur të më vriste. Ata nuk më vranë, sepse, qëllimi i tyre ishte që ne të traumatizoheshim. Njëri prej tyre fliste të madhe dhe thoshet po më kujtohet Bosnja, por këtu duket edhe më mirë. Na kanë mbajtur deri në mëngjes dhe të pakta janë atofemra, të cilat nuk jane¨dhunuar,. Nuk kemi patur çfarë të fshemim e as çfarë të shpjegojmë. Disi, çdonjëra, shumë spontanisht, e di se po përpiqet ta minimizojë rastin, duke paraqitur sikur ka shpëtuar e paprekur. E di se nuk është ashtu, sepse, kam qenë pjesëmarrëse okulare e dhunimeve, por edje e dhunuar. Nuk besoj se jemi turpëruar, kjo ka ndoshur jashtë dëshirës sonë, kjo ka ndodhur në momentin kur plumbin e kemi kërkuar më shumë se shpe¨timin. Nuk flasin me askë. Na kanë ardhur italianet dhe na kanë pyetur se çfarë kemi përjetuar, asnjëra nuk tregon asgjë, sepse mendojnë që do të pasojë shkurprëzimi, ndëra asnjëra prej nesh, nuk dime ku I kemi burrat dhe a kanë shpëtuar, apo kanë vekur në luftë.Kemi ardhur në këmbë në Shqipëri pas katër ditësh udhëtimi, duke na transferuar fshat më fshat, me nga një grime bukë që na e jepnin çdo mëngjes. Jetojmë shumë të brengosura dhe nuk mund të takohem me bashkëshortin”.

Kam gjurmë dhëmbësh nëpër trup!

M. 29 nga I njëjti grup femrash
“Dita kritike e pesëmbdhjetë majit, kurrë nuk do të harrohet. Krejt afërnesh, derisa nuk jemi largura, ka goditur NATO-ja në Korish, opr nuk kemi vdekur. Më mirë të kishim vdekur atje, me nder e me fytyrë. Kam dëgjuar gjithçka dhe nuk mund t’i përkujtoj të gjtiha skenat e trishtuara. Plumbei është i pastërt, dhunimi është plumb mbi plumbea që të shpon gjithë jetën. Posaçërisht kur e dhunuara e di se për rastin dinë shumë të tjerë. Më kanë rrahur derisa humba vetëdijën, më kanë përgjakur, sepse, kam kërkuar të më vrisnin, nuk kisha armë ta vrisja veten. Unë kam qenë në katin e dytë të një shtëpie të rregulluar bukur. Në parket kishet gjak dhe kutëmonte erë e rëndë. Më kanë lidhur për strati. Njëri prej tyre, ka dashur të më shpojë me një injeksion, për të cilin thoshte se posedonte drogë dhe nëse do të ma jepte, më pas, do të më dërgonin në një kamp ku kishte vetëm femra. Më thoshin se atje, femrat shqitpare, janë të destinuara vetëm për qëllime seksuale dhe do të përdoreshin në fund të fundit si mburoja kundër trupave të kombësorisë së NATO-s, nëse ata, do të futeshin përmes invazionit në Kosovë. Tash, na vjen turp të shihemi me njëra-tjetrën, por, mundohemi ta humbim escila tragjedinë e vet. Ndoshta kështu mbijetojmë më lehtë tragjedinë e dhunimit. Sidoqoftë, nuk jemi fajtore, besoj se bashkëshortët tanë, do të jenë shumë të mrië, vetëm duke na kuptuar se çka kemi përjetuar e çka kemi parë, derisa kemi arritur në Kukës”.

Gjyshja ka kërcyer nga dritarja

L.Xh. 18 nga një fshat afër Prishtinës
“Pasi i kanë dëbuar të gjtihë të afërmit tanë, babi, nuk deshi ta braktiset shtëpinë. Por, paramilitarët, kanë ardhur menjëherë dhe na kanë largura nga shtëpia, sepse, plani i tyre ishte që të vendoseshin pikërisht në shtëpinë tonë. Pas gjashtë ditësh, kanë urdhëruar që ne të ktheheshim në shtëpitë tona, por me kusht që të kishim lëvizje të kuizuara. Vinin ata çdo ditë dhe na vizitonin, kërkonin alkool dhe mbi të gjitha kërkonin nga ne që të fotografoheshim me paramilitarët. Na preknin çdo ditë ngapak, por ne, tërhiqeshim me shpresë se kjo do të kalonte. Ishte aty babai dhe gjyshja, por kishte edhe fqinjë të tjerë që përgatiteshin të dilnin në Macedoni, sepse ndryshe nuk do të kalonim mir. Kanë ardhur një mesditë disa paramilitarë të dehur dhe pa më pyetur, më kanë marrë mua dhe motrën time dhe na kanë ngujuar në një dhomë të shtëpisë. Është ditur se çfarë do të kërkonin nga ne, sep’se dy tir ditë më parë, e njëjta kishte ndodhur në afërsi tonën, por askush, nuk kishe pohuar e as pranuar rastin, sepse ne do të iknim. Na kanë detyruar dhunshëm të zhvishemi dhe kur ne kemi bërtitur, gjyshja, nga pamundësia t’i dëgjojë britmat tona, ka kërcyer nga dritarja dhe ka rënë në tokë. E kishte thyer kurrizin dhe paramilitarët e kanë tërhequr zvarrë, derisa, ajo ka hyrë në dhomën prej nga kishte kërcyer. Duket se e kishin sjellë të ndjerën, vetëm e vetëm të dëgjonet britmat tona. E kanë mbajtur në atë gjendje derisa e kanë kryer dhunimin, kurse gjyshës, nuk i kanë ofruar kurrfarë ndihme mjekësore. Ajo, ka vdekur pas dy ditësh, nga lëndimet në boshtin e kurrizit, pasi kishte mbetur e paralizuar në vend. Më vjen turp të pranoj se njëra prej nesh ka patur nje¨shtatzëni rasti, të cilën e kemi pastruar posa kemi kuptuar. Babi është shumë i traumatizuar, gjyshja ka vdekur, ndërja ne jetojmë disi të heshtura dhe mundohemi që me babin të sillemi krejt normalisht, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Babi ka propozuar ta ndërrojmë shtëpinë, sepse, nuk i hiqet nga menda skena e ditës kobëtare, ndërkaq, ne ngulim këmbë se ajo ditë harrohet sa më shpejtë të jetë e mudnur. Na kanë dhunuar dhe na kanë rrahur pa mëshirë. Nuk jemi të vetmet, pajtohemi se ka qenë luftë, pajtohemi se do të kishim pranuar të vriteshim, sepse, nuk kem ipranuar ta braktisim shtëpinë, as me kusht të vrasjes dhe të likuidimit të tërë familjes. Jemi të lënduara shpirtërisht dhe kemi nevojë për t’u rehabilituar, nëse diçka e tillë do të organizohet në Kosovë.

Si është gjetur viktima e dhunuar dhe e prerë me thikë?

Xh.G. 32 farkatar në Prishtinë
“Derisa po trupoja rrugën e asfaltit, për të kaluar në pjesën e Gallapit, kali, nuk donte të ecte me tej. Vinte erë kufomash, por unë, nuk i kisha muhatur, meqë nxitoja t’I shmangësha sa më shpejt trevës së rrezikshme. Jam ndalur dhe i kam kërkuar viktimat. Ishin pesë trupa të pajetë të shqiptarëve, pak më tej dy femra. Njëra ishte e veshur, tjetra ishte krejtësisht lakuriq dhe me gjoksa të prerë. Ishte prerë me thikë edhe në organin gjenital dhe ksihte një kryq të prerë në abdomen. Ishte shumë e qarte se ishte e masakruar. E kam zhveshur pallton dhe ia kam vënë përmbi dhe kam vazhduar rrugën, pa patur mundësi të bëja më tepër, meqë isha i vetëm në rrugë. Shqiptarët e kësaj ane të Gallapit, rrëfejnë se të dy femrat, kufomat e të clave janë gjetur aty, janë dhunuar më 22 prill, kur ishin kapur nga forcat serbe, në ppërpjekje të kalonin për në Prishtinë. Meshkujt, kanë qenë të ekzekutuar me nga një predhë automatiku pas koke”.



Dhunimet e femrave në Kosovë (5)

Pabesia e fqiut serb

L.G (23) nga rrethi i Pejës.
“Fqiu im serb, para se të përfshihej në luftë edhe ana jonë, një mëngjes, hapi derën e oborrit dhe duke thirrur vëllanë tha: Ne nuk do ta ngatërrojmë fqinjësinë, pavarësisht se si do të zhvillohet situata. Vëllai e lute të hynte brenda, si zakonisht, se ishim fqinjë të parë, por ai e refuzoi me arsyetim se ishte i zënë. Kjo ka ndodhur një javë para intervenimit të NATO-s në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se ne i besonim atij. Ashtu jemi marrë vesh me fqiun serb, që cilado ushtri që të hynte në fshat, ne ta mbronim njëri-tjetrin. Dikush thoshte se ai, pra fqiu ynë rreth dyzetave, ishte në formacionet paramilitare serbe, por ne, nuk e kishim parë të ngatërrohej në ato radhë. Më 3 prill 1999, rreth ores 23.00, ai ka trokitur në dyert tona, së bashku me tetë paramilitarë të tjerë. Tre kanë qenë të maskuar, gjashtë të tjerë pa maska. Vëllai ësthë largura shpejt nga shtëpia, përmes murit të thyer të fqiuttonë shqiptar, prapa shtëpisë që çonte në zabelin e afërt, ndëras, une¨dhe dy motrat e tjera më të reja, së bashku me hallën, mbetëm në shtëpi. Njëra nga motrat, a vrapuar të kërkonte ndihmë te fqiu serb, sipas premtimeve të tij për të na mbrojtur, por nga shtëpia e tij, nuk u përgjigj askush. Paramilitarët, hynë brenda dhe kërkuan armë dhe pasi u bindën se në shtëpi nuk kishte diçka të tillë, u ulën në dhomë dhe kërkuan kafe. Duke kërkuar kafe, doli në korridor dhe thirri me sa zë që kishte, sepse ai, gjoja kishte gjetur diçka të dyshimtë. I thashë: unë duhet të dalë? E ai ka bërtitur, ti pikërisht ti! Kam dalë në korridor, e prej aty, më ka kapur për dore e më ka tërhequr në dhomën tjetër të fjetjes. E kam kuptuar menjëherë se ësthë fqiu ynë që kishte premtuar siguri, por ai menjëherë tha: nëse kundërshton do tëtë vras dhe e ka përgatitur menjëherë pistoletin, që i thoshte “skorpion”. Ka insistuar që të zhvishem vetë, por kam refuzuar! Më ka thënë se kjo do të jetë kalimtre dhe askush nuk do ta kuptojë se çka ka ndodhur! Pastaj më ka thënë se ne nuk njjihemi dhe se ai ishte gjoja nga Nishi. Zërin ia njihja qind për qind, por, frikësohesha t’ia thosha se ti je ky, pranë shtëpisë sonë, ngaqë do të me¨vriste. Unë nuk kam dashur t’i nënshtrohem dhe kam filluar ta kundërshtoj. Ai ka bërtitur të madhe dhe m’i ka lidhur duart me pranga pas shpine dhe ka filluar të më zhvesh shumë gjakftohtë. Më thoshte se juve shqiptarëve, u bhjen në vete vetëm forca dhe frika. Më ka zhveshur. Dridhesha dhe fillova të qaj me zë. Në gjendje të tillë më ka dhunuar në dhomë për 40 minuta. Kanë dalë gjatë asaj kohe shumë paramilitarë në korridor për të vëzhguar gjendjen dhe jam e bindur se e kanë ditur çfarë po ndodhte në shtëpinë tonë! I vinte era alkool. U ngrit dhe pasi është veshur, m’i ka zgjidhur duart. Ka dalë në dhomën e paramilitarëve dhe ka kërkuar të dilnin nga shtëpia. Që të gjithë janë ngritur duke thënë, nëse këtu do të gjendet një burrrë do t’u vrasim sikur qenve dhe se këtu tash e tutje, thanë, do të kthehemi për t’u çlodhur, sa herë të kishin nevojë. Nëse ikni, do t’ju vrasim, na thane. Posa janë larguar nga shtëpia, ne jemi veshur dhe kemi braktisur shtëpinë, duke qëndruar në zabel tërë naten e ftohtë të atij prilli. Motrat dhe halla thane se sa nuk I kishin dhunuar, gjatë asaj kohe sa më kishin dhunuar mua, por kishin thënë se do të ktheheshin pas dy orësh që të na dhunonin neve të tjerat. Unë u tregova se çkfarë kishte ndodhur me mua në dhomën tjetër. Edhe motrat, por edhe halla e kishin kuptuar se dhunuesi ishte fqiu ynë, I cili e ka braktisru fshatin, pikërisht në ditët e hyrjes së trupave të NATO-s. E kanë pare duke ikur pa marrë asgjë nga shtëpia e vet. Ia kanë kallur tërësisht shtëpinë dhe nuk besoj se do të kthehet në Kosovë. Nëse e takoj përsëri vetë do të hakmerrem në të, jam betuar se nuk e fali”, thotë L.G (23) nga rrethi i Pejës, njëra nga femrat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Plaku është çmendur për vajzat dhe nusen e djalit!

Dy pleq, burrë e grua, qëndrojnë tejet të mërzitur nën një tendë të kampit italian numër dy në Kukës. Na drejtojnë refugjatët të takohemi me taq, s4epse janë në afërsi të tendale të ta poaliruarve nga burgu i Smrekovnicës, më datën 22 maj 1999 në Kukës. Bëjnë të ditur se atys qenkan bashkëshortët, të cilëve në afërsi të kufirit shqiptaro-shqiptar të Qafës së Morinës, forcat serbe ua kanë ndalur dy vajza dhe nusen e djalit. “Plaku ka luajtur”, thonë „ e plaka ende po mbahet“. Plaka N.Q. rrëfen se ditën kritike të muajit prill, janë nisur për në Kukës nga rrethi i Prizrenit. Nuk kemi ngrënë e as nuk kemi pirë dy ditë. Nuk na kanë lënë të shpëtojmë së bashku me vajza dhe me nusen që ka një fëmijë në Shqipëri. I kanë ndarë veçantë vajzat e veç nusen me fëmijë. Në njërin camion kishte vetëm vajza të reja e në tjetrin kishte gra të reja. Unë nuk di se farë ka ndodhur me to, sepse, neve nuk na pengua ntë kalojmë kufirin deri në Shqipëri. Një nuse që ka ardhur në Shqipëri të nesërmen, sepse ne kemi pritur te kufiri, ka treguar se çfarë kanë bërë shkiet me vajzat dhe nuset tona. Të gjitha i kanë dhunuar dhe i kanë rahur, thoshte ajo. Disa prej tyre edhe i kanë vrarë, pasi nuk kanë pranuar të çnjerëzoheshin. Më mirë t’i gjej të vdekura, por më dhimbset djali i vogël që ka mbetur me ato në këtë zjarr. Nuk po qetësohemi dot! Burri im ka luajtur nga menda! Gjithkujt i thotë, unë kam ardhur në Shqipëri, por vajzat dhe fëmijët kanë mbetur të luftojnë në Kosovë. Po përpiqem ta kuptoj, por e di se si më kurrë nuk do të vijë në vete. Nusja që ka ardhur këtu në Kukës ka thënë se i kanë keqtrajtuar shumë rëndë dhe i kanë vendosur në një çerdhe paramilitarësh, ku i dhunojnë sipas tekeve të tyre. Kush e di, ndoshta nuk ësthë ashtu, dhashtë zoti të hyjë Amerika në Kosovë, e ndoshta kthehemi në shtëpitë tona, në Kosovë“

E mitura e dhunuar!

A.R. nga rrethi iLipjanit, e mitur, në kampin e Stankovecit numër një.
“Kanë hyrë çetnikët në fshat dhe kanë vrarë kë e kanë vënë në shënjestër. E di se atë mëngjues prilli kanë kryer dhe dhunime mbi femrat shqiptare. I kanë dhunuar edhe në ara, derisa kanë ikur nga tmerri i luftës. Unë kam qenë me kunatën e madhe. Ne¨të dalë nga oborri, na e kanë ngjitur për dore katër serbë me mjekra të gjata. Kemi menduar se po na vrasin. Ka kanë detyruar të futemi në stallën e ushqimit të kafshëve dhe së pari e kanë zhveshur kunatën. Atë e rrahur njëkohësisht e kanë dhunuar. Më kanë marrë edhe mau dhe më kanë futur në anë3n tjetër të stallë, më kanë rrahur dhe më janë kërcënuar se do të me¨vrasin. Nuk diçfarë ka ndodhur më tej, por di se lunata, pas një kohe, ishte mbi kokën time dhe po më freskonte stë me ujin e shiut që isthe në oborr. Më tha menjëherë, se çetnikët kanë shkuar dhe se më nuk kishte rrezik. Ajo e kishte fytyrën të përgjakur dhe ishte krejt e hutuar. Më ka veshur dhe më ka pyetur se a më kishin lënduar shumë. Më tah se atë vetëm e kanë rrahur dhe se asgjë tjetër nuk i ka ndodhur. Këtë më tha, nuk duhet të dijë askush dhe kjo duhet te mbetet këtu në mes nesh, për shkak vendit. Ashtu jemikuptuar, por di se në fshat ka pasur më tepër se 20 dhunime. Atë ditë shumë gra i kanë dhunuar. Thonë se fajtor kryesor për këtë janë dy serbë në fshatin tonë, një femër, e cila e ka koordinuar tërë aksionin serb të dhunës në fshat dhe djali i saj, i cili tashmë është në shënjestër të ushtrisë shqiptare, pasi kaherë ësthë futur në grupet paramilitare serbe. Po presim të na çojnë dikah në Evropë, jemi shënuar të udhëtojmë për shtetet skandinvae, sepse nuk dëshiroj të kthehem më në fshat dhe në shtëpi”.

Rëfimi për argëtimin e mjekes shqiptare me paramilitarët!

S.H. (26) motër medicinale në Prishitnë.
“Kam mbetur në banesë pasi nuk kam dashur të braktis Prishtinën. Ne kemi menduar se shpejt do të normalizohet gjendja. Më pesë prill, kanë hyrë disa paramilitarë serbë në banesën tonë dhe kanë bastisur radhazi dhomat e shqiptarëve. Kam qenë me nënën dhe babain si dhe me fqinjën e time, me të cilën deri ato ditë, kemi pasur vetëm një përshendetje. Paramilitarët, me të hyrë brenda, kanë kërkaur të garantonin se këtu nuk kishte ushtar të UÇK-së. Ne u kemi thënë se në banesën tonë nuk ka ushri dhe pasi më kanë pyetur për profesionin, më kanë marrë me vete deri në një banesë tjetër, më pretekst se duhej t’ia pastroja plagën një serbi të plagosur. U kam thënë se nuk i kisha mjetet, por ata thanë se ata i kishin të gjitha Më kanë detyruar të nisesha em ta dhe kur kam hyrë në atë banesë, kam takuar dy femra shqiptare, njëra prej të clave me profesion ishte mjeke dhe tetra, motër. Ato po qëndronin aty me vetëdëshirë dhe kishin raporte shume normale me serbët që na terrorizonin. Dy paramilitarë më kanë thënë në prani të tyre se këto shqiptare janë ndër më të sjellshmet në Kosovë dhe se kishin përcaktim internacional për të trajtuar njerëzit. Më kanë mbajtur tërë natën dhe kam dëgjuar se mjekja shqiptare së bashku me motrën medicinale vullnetarisht argëtoheshin me paramilitarët, kanë kaluar çaste të “mrekullueshme” me ta, duke pirë e duke ngrënë. Në mëngjes, kur jemi bashkuar në dhomë, u ka deklaruar hapur turpin që kanë bërë, por ato nuk pranuar turpësinë, duke thënë se këtu më kurrë nuk do të kthehen të dëbuarti. Duket se tërë bisedën tonë ua kanë përcjellr serbëve dhe ata po atë ditë, (passite) më kanë zdeshur dhe më kanë dhunuar. Dy paramilitarë e kanë kryer procesin e dhunimit dhe po atë mbrëmje, më kanë liruar. Nuk i kam treguar nenës e as fqinjes për ngjarjen, por jam shumë e pikëlluar dhe më duket sikur e kam tradhtuar djalin tim me të cilin kam lidhje serioze. Ende po e mbaj fshehur edhe nga ai dhunimin e asaj date, por jam shumë e bindur se si, ka aq formim njerëzor e moral për të mos më braktisru, edhe nëse kupton për procesin e dhunimit, i cili ishte i detyrueshëm. Jam në gjurmin e sipër të infromohem saktë se ku punon tash mjekja dhe infermiera shqitpare dhe sipas të gjitha informacioneve, ato dikund punojnë në kuartin e “Kodrës së diellit”. Kam shumë trauma nga ajo ditë dhe pikëllim për aktin e çnjerëzimit. Më tepër jam mbyllur në vetëvete se për këtë problem, nuk mund të bisedoi me askend, sepse, droj se do të injorohem nga rrethi dhe shoqëria”.

GJAKOVA NË NETËT E SHËN BARTOLOMEUT

( Dromca nga ditari i luftës)

Ajo çka ndodhi në këtë fundshekull në trevat e mbarë Kosovës, të përkujton rreshtat e Biblës së shenjt ku përshkruhen vuajtjet e tmerrëshme të njerëzimit. Termi luftë, është i butë për të definuar gjithë atë çka ndodhi me popullatën shqiptare në Kosovë gjatë viteve 1998/99. Mendjet e sëmura të elitës intelektuale sërbe, treguan gjithë vrerin dhe urrejtjen patologjike ndaj kombit shqiptar gjatë holokaustit kosovar. Nuk është rastësi kjo që ndodhi pikërisht në fund të shekullit njëzet, ashtu si nuk ishte aspak rastësi ajo çka ndodhi në fillim të këtij shekulli me trojet autoktone shqiptare në Nish, Leskoc, Prokuple, Kurshumli … Pra, është transparente vazhdimësia e ideologjisë së shfarosjës së popullatës etnike shqiptare në Kosovë nga serbomëdhenjët. Ishte koha e realizimit të idesë dhe ëndrrës shekullore sërbomadhe, për pastrim definitiv të llogarive me shqiptarët. Sërbia, deshi të hyjë në shekullin 21, me Kosovë të pastër etnikisht. Këtë e arriti, mirëpo në kahje të kundërt. Ekuacioni me dy të panjohura, kishte marre kahje të kundërt nga ajo që llogaritej !
Prezenca e popullatës etnike në trojet e veta, është kompleks i pa shëruar i çdo okupatori që synon të mbaj tokat e huaja. Elaboratet qindëvjeqare të vjetra, të punuara në mënyrë minucioze , nga Sveti Sava, Garashanini, Andriqi, Qubrilloviqi … Milosheviqi dhe shumë tjerë, kësaj radhe, më në fund fituan notën që merituan. U hudhën në shportën e turpit të historisë.
Nga të gjitha këto luftëra të ndyera në dekadën e fundit që u zhvilluan në ish Jugosllavi, ata u treguan faqezinjë dhe u turpëruan publikisht. Rrethanat politike aktuale ndërkombëtare si dhe forca e argumentit, në raport me zgjidhjen e drejtë të çështjës kombëtare shqiptare si dhe të Ballkanit në tërësi, kësaj radhe ngadhnjyen ndaj mashtrimeve dhe kurthave të vet satanës. Gebelsi do të mbetej i stepur, për atë çka kishin pregaditur mafiozët millosheviqian. Përgjegjësi morale historike mbanë shtresa intelektuale sërbe , sidomos Akademia Shkencave Sërbe dhe Kisha Ortodokse Sërbe, si kreatore dhe ideologe e realizimit të këtij plani monstruoz. Heshtja do të thotë aprovim. Ekziston një misticizëm në shpjegimin e disa dukurive dhe rrjedhave që ndodhin në këtë botë. Vrasësi, zakonisht paguan me kokë për krimin e bërë në të njetën formë si viktima. Gjaku i derdhur i shumë fëmijëve, grave dhe pleqve shqiptarë, pra gjaku i atyre që plotësisht ishin të pafajshëm dhe u masakruan në format më barbare, duhet paguar nga ana e atyre që dhanë urdhëra apo ishin vetë autor të këtyre veprave makabre. Në krahasim me viktimat e pafajshme kolektive shqiptare, Sërbët si kolektivitet do t’a mbajnë ndër shekuj hipotekën si popull etnocid. Vetëm nëse plotësohen kërkesat e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë dhe dorëzohen ( dënohen ) të gjithë që janë në listë të akuzuarve për krime lufte, atëherë mund të zbehet imazhi që kanë fituar në dekadën e fundit. Qyteti i Gjakovës nuk mundi të iu ikë veprimeve barbare të okupatorëve sërb. Afër 4 muaj popullata duarthatë e Gjakovës u ballafaqua me rrethim të hekurt, në mesin e së cilës hidhte vallën vetë djalli. Minoriteti serbo – malazias që ka jetuar në qytetin e Gjakovës, është i zhytur aq shumë në krime, sa që duhet kaluar dekada të tëra, që ndonjë nga nipërit e tyre, të mundën lirshëm të ecin rrugëve të këtij qyteti si turist. Emri i kryetarit sërb të instaluar të Kuvendit të Komunës, Momqillo (Moma) Stanojeviq, do të mbetet një ndër emërat më të urryer në historinë e qytetit. Vepra e tij kriminale, nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa e qytetarëve të Gjakovës. Gjakova, në historikun e sajë të gjatë nuk mban mend katrahura të tilla si kjo e fundit. Pastrimi i egër etnik i qytetit të Gjakovës me rrethinë, bëri që ky qytet ato ditë t’i ngjante një kasaphaneje të vërtetë. Gjakovarët vriteshin në forma nga më të ndryshme. Kriminelët sërb, në shumicën e rasteve iu afronin viktimave “ menynë ” e llojeve të likuidimeve. Mënyra më e preferuar ishte likuidimi me armë të ftohta. Ishte i priveligjuar ai i cili vritej me armë zjarri. Karakteristikë e veçant ishte mënyra e humbjës së gjurmëve të krimit, kjo bëhej zakonishtë me djegien e shtëpive së bashku me viktimat. Këtë, e ilustron më së miri rasti i familjës Vejsa, ku u dogjën trupat e 22 fëmijëve, grave…, pastaj, familja Cana, ku u dogjën 4 familjar, e kështu me radhë. Zhvarrimi i viktimave të terrorit , ishte pjesë e skenarit të ndyrë të platformës gjenocidiale antishqiptare sërbe. Nga varrezat e qytetit të Gjakovës, kah fundi i muajit maj, u bë zhvarrosja e 87 trupave të likuiduar nga kriminelët sërb. Mbi të gjithë ata u bë edhe një krim, nga se edhe sot nuk janë gjetur trupat e tyre. Në mesin e tyre ishte edhe trupi i doajenit të kirurgjisë gjakovare, Dr. Izet Hima, i cili u vra dhe u masakrua në natën e 24 marsit. Kjo vrasje shkaktoi efekt mjaft negativ psikologjik në masë, çka ishte padyshim edhe qëllimi i armikut. Vrasjet, djegiet, dhunimet, plaçkitjet, torturat ç’njerëzore, ishin dekori i qytetit të lashtë buzë lumit Erenik, i cili ato ditë kishte ndërruar ngjyrën ! As plaku më i moqëm në qytet, nuk mbanë mend nga rrëfimet e gjyshërve të tyre, të ketë goditur kaq rëndë këtë qytet ndonjë nga okupatorët e mëparshëm. Shkatërrimi i Xhamisë së Hadumit, e vjetër më shumë se 500 vite, dëshmon për karakterin dhe intenzitetin e shkatërrimeve. Edhe nata e 16 prillit, bënë pjesë në një ndër Netët e Bartolomeut në qytetin e Gjakovës. Ishte natë e ftohtë prilli dhe binte shi i rrallë. Bubullimë nuk dëgjohej, por dëgjohej vaji i foshnjeve nga traktorët e mbuluar me folie najloni të konvojeve pa fund, të cilët kishin marrur rrugën e shpëtimit drejtë kufirit të Shqipërisë. Vaji i atyre foshnjëve edhe sot nuk më lenë të qetë. Këta ishin refugjatë nga vise të ndryshme të Kosovës, që udhëtonin nga Gjakova për në drejtim të Qafës së Morinit. Shikimi nga apartamenti im, nga kati i pestë është në drejtim të rrugës Gjakovë – Prizren. Kjo rrugë, ishte arteria kryesore për deportim drejt Shqipërisë, për gjysmën e shqiptarëve të Kosovës . Kjo rrugë nuk pushonte nga udhëtarët e dhunshëm në asnjë moment, që nga fillimi i bombardimeve të NATO – s. Pamje të tilla, paralajmëronin të ardhmën tonë shumë të afërt. Me dhëmbje të madhe vështroja nga dritarja zbrazjën e Kosovës. Kjo natë kishte në vete diçka të veçantë. Për herë të parë, që nga fillimi i bombardimeve nuk u ndal rryma elektrike ! Ishte ora 20.15 min., kur një veturë e policisë sërbe u ndal te pompa e benzinës, aty pranë Urës së Llukacit. Njëri nga policët sërb zbriti nga vetura dhe me nxitim fiku poqin që ndriqonte oborrin e kësaj pompe. Ky ishte një paralajmërim i keq për ne që banonim fare pran pompës. Kjo përvojë ishte fituar nga aksionet që ndërmerrnin kriminelët sërb në lagjet tjera të qytetit. Dëshira për jetë dhe shpresa se ndoshta do të shpëtojmë edhe këtë natë, më përshkoj thellë shpirtin. Vështronim me kujdes çdo lëvizje, mirëpo ishim të pafuqishëm për çfarëdo forme të vetëmbrojtjës. Çdo lëvizje në ato orë të vona të mbrëmjës ishte vetëvrasje. Ishim të rrethuar nga të katër anët. Pas nja 15 min. , katër automjete civile kaluan Urën e Llukacit dhe u drejtuan në lagjën e parë, në të majtë të rrugës.Tani më ishte e ditur, ajo lagje sonte ishte në shënjestër të forcave sërbe. Nuk shkuan shumë çaste, dhe nga pullazet e shtëpive filloi të duket flaka e cila shoqërohej me shumë të shtëna armë zjarri. Flaka dhe tymi shumë shpejt përfshiu tërë lagjën. Refleksi nga drita e flakës së shtëpive që digjeshin në afërsi , ndriqonte tërë apartamentin tim. Kjo situatë, shkaktoi tendosje psikologjike edhe më të rëndë. Është e pamundur të përshkruash emocionet e atyre momenteve. Ndjenjë e çuditëshme dhe e llahtarëshme …! Një trokitje në portë, nënkuptonte vdekjën. Atje, në lagjën fqinje bëhej masakër e madhe. Nuk dinim asgjë për fatin e atyre njerëzve ! Sa janë të vrarë dhe cilët janë ata ?. Rafalët e armëve nuk pushonin. Fishkëllima e plumbave shpërthente errësirën. Konvoji i refugjatëve nuk ndalej. Në të majtë të rrugës nga ata kalonin, zhvillohej një dramë e vërtetë. Kriminelët serbë kishin pregaditur një përcjellje “ të denjë “ për refugjatët e pafund. Për shumë nga ata, në atë turmë njerëzish, këto pamje tani më ishin të njohura. Rreth orës 23.00, konvoji u ndal befas. Nga drejtimi i qytetit erdhi një veturë e policisë sërbe, e cila vëzhgonte me kujdes çdo automjetë. Fitohej përshtypja se ata kërkonin dike. Një nga policët sërb, zbriti me shpejtësi nga vetura dhe u drejtua kah një makinë e refugjatëve, e cila ishte e ndalur përballë Tyrbës së Sheh Shefqetit. Me sharje vullgare dhe dhunë detyroi vozitësin e automjetit që të zbresë nga makina. Agresiviteti i policit dhe zëri i tij kërcënues , bëri që ata brënda në makinë të lëmëriten. Dëgjohej vaji i dhembshëm i fëmijëve dhe gruas.
Pas pak, pasoi heshtja…! ? Vërejtëm një siluetë njeriu si rrëzohej për tokë.…!
Ky ishte vozitësi i automjetit i cili në ato çaste u likuidua në prezencën e bashkëudhëtarëve të tij dhe refugjatëve tjerë në traktorë që ishin pranë. Nuk i besoja syve të mi. Krimineli serb muarr edhe një jetë shqiptari, kush e di për të satën herë? Pas kësaj, kolegu i tij që e priste, erdhi dhe muarr makinën e viktimës së bashku me udhëtarët. Të dy veturat pastaj shkuan në drejtim të panjohur. Kush ishte viktima ? Çka ndodhi me udhëtarët e veturës së viktimës ?. Për ne të gjithë, mbeti gjerë me sot një mister i vërtetë identitieti i viktimës dhe bashkëudhëtarve të tij ! Pak çaste pas kësaj, kolona e gjatë rinisi rrugën në drejtim të Prizrenit. Çdo automjet i cili afrohej te vendi ku ishte e shtrirë viktima, ndalonte për pak sekonda ! Rreth mesnatës, pasi më nuk shifej kolona e refugjatëve, në vendin e krimit, erdhën përsëri të njejtët policë dhe e njejta makinë. Ata ngrehën viktimën zvarrë dhe e futën në veturë. Këtë natë të errët prilli e ndriqonte flaka e shtëpive që digjëshin. Kjo ishte natë e tmerrit. Çdo moment prisnim të na vijnë kasapët serb. Kjo natë për ne ishte diçka me të vërtetë e veçantë, sepse pamë vdekjën me sy !. Të nesërmën erdhi lajmi i tmerrshëm për viktimat e lagjës fqinjë. Këta ishin: Roland Gojani (23) dhe Kastriot Delija (21), që të dy të vrarë në një fushë këtej lumit Llukac, afër 300 metra nga lagja e djegur. Kishin tentuar që të shpëtojnë dhe ishin qëlluar në ikje. Sipas dëshmive, këta ishin të plagosur dhe të gjallë gjerë në ora 05.00 të mengjesit. Atëherë kan ardhur kriminelet serbë dhe i kanë ekzekutuar në po atë vend.
Mbrenda në lagje, janë ekzekutuar: Myhedin Zeka (53), Mehmet Krasniqi (63), Gani Mehmetaj (49), Deli Hoti (63) dhe Rremë Delija (67). Ky avaz i bishave sërbe, vazhdoi me të njejtin intenzitet për më tepër se tre muaj, gjerë në ditën e hyrjës së forcave aleate. Vetëm mrekullia e shpëtoi pjesën e mbetur të qytetarëve në Gjakovë, numri i të cilëve nuk ishte i vogël. Më kujtohen shumë mirë fjalët e një miku të mirë dhe të urtë, i cili kishte kaluar një pjesë të jetës së tij në kazamatet sërbe. Gjatë marrjës në pyetje në burgun e Nishit, inspektorët sërb para 20 vitesh, i kishin thënë: “ Ju shqiptarët duhet të hiqni dorë nga pavarësia e Kosovës. Më parë do t’a merrni Beogradin se që do të ju lëshojmë Kosovën të lirë. Kjo nuk do të ndodhë pa u derdhur gjaku gjerë në gjunjë “. Në kohën e qëndrimit tim profesional në Klinikën ORL në Prishtinë, në vitet kur “ Jogurt Revolucioni ” ishte ne hovin e tij të madh, kolegia sërbe Rada Trajkoviq, idhtare e flaktë e Millosheviqit , më pat thënë: “ Ju gjakovarët jeni zotërinjë, mirëpo me ju do të merremi vesh ndryshe ”. Në kohën kur pothuaja e tërë popullata u dëbua me dhunë nga banditët sërb, dhe kur qyteti Gjakovës u shëndrrua në gërmadha , atëher fjalët dhe mesazhi i Radës u qartësuan !?.




Unë jam Luljeta Selimi, drejtoresha e shoqatës joqevritare “ Jeta në Kastriot” e cila mban nën mbikqyerje 2019 femra të cilat janë të dhunaura seksualisht nga policia serbe gjatë luftës së fundit dhe tani ato kanë nevojë për trajtim mjeksor dhe ndihma të tjera. Ne nga krijimi i OJQ „ Jeta në Kastriot „ gjatë viti 1999 por edhe para se të regjistrohej e deri me sot punojm një ekip prej 15 vetash që të ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psiqike të cilat kanë nevojë dhe tash janë në mbështetjen tonë.Ne gjatë punës në teren kemi identifikur 2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveq se 124 prej tyre që kane plagë të dukshme në trup ( kanë gjinjë të prer, gishtrinj të këputur, 9 me nga një sy të nxjerrur dhe 16 në fytyrë me plage të hapura ) dhe janë në gjendje të rënd shendetësore, psiqike ato detyrohen të kujdesën përveq për vetën edhe për fëmijët që në këtë rastë nga të gjitha të dhunuarat 2019 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjeksore, ato kanë 4327 fëmijë që rriten jetim dhe vetëm nën përkujdesin e nënës e cila është nën presion e dhunimit, frikës, skamejs dhe përbuzjes nga rrethi, institucionetndersa të braktisura nga burrat janë 116 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara.Ne përpiqemi që përveq ndihmes profesionale të mjekve që janëtë të gjithë profesioniste synojm që së paku për disa kohë t'i finacojm fëmijet e tyre dhe në duam nëpër mes trajtimit mjeksor t'i largojm nga gjendja e vështir dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqeri pasi ti kenë kaluar problemet psiqike dhe fizike të munden të gjenden në shoqeri pa ndihmen tonë.




Ne si organizat atyre deri me tani u kemi sigurar cdo gjë por buxheti ynë tani me nuk ka mundësi tu siguroj edhe jetës për këtë kemi mendur tu drejtohemi ju opinjonit të gjerë sepse nuk po shohmrrugdale tjetër. Natyrisht kjo do te nënkuptonte se ju do të ndihmonit aq kohë sa ju nuk do të do të mundeshit dhe për aq sa ju keni mëshir së paku ato mos të vuajn për gjerat më elementare dhe për baran . Nese keni mundesi na kontaktoni ju lutëm ose ndihmoni përmes gjirollogarisë sonë. Ju lutëm ne emer të zotit dhe humanizimit ndihmi aq sa ju nuk do të domtoheshit dhe do ta ndihmonit të viktimizuarit ta ken dhembjen ma të letë .

Me ndrime nga drejtoresha Luljeta Selimi


Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë



Publicistja Luljeta Selimi, thotë se e vërteta mbi këtë kapitull mbase më të dhëmbshmin dhe më të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme dhe e rëndë të jetë ajo. Zaten e vërteta gjithmonë është e dhimbshme dhe e rëndë, e posaçëisht kur flitet për plagën më të madhe të çdo lufte, për dhunimet. Dhunimet ndodhin në çdo luftë dhe çdokund konsiderohen si krimi më i rëndë i saj. Edhe në te tri luftërat e fundit që ndodhen ne rajon, barbarët serbë ushtruan dhunime të papara, në Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.Pra edhe në Kosovë përveq vrasjeve, dëbimeve, djegieve, rrënimeve,plackitjeve,kidnapimeve e burgosjeve ata bënë edhe

dhunime.Dhunimet janë të rënda për çdo popull në botë e posaçerisht për popullin tonë sepse morali është pjesa më e ndieshme e qenjes së tij. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër se sa të renda janë përjetimet e të dhunuarave, sa e rëndë është kjo për familjet e tyre, për rrethin dhe për çdo shqiptar.Njerëzit në Kosovë, nga më të rendomtët e deri tek pushtetarët e saj, iu shmangen dhe bishtërojnë bisedave rreth dhunimeve! Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin, nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët që veprojnë ne Kosovë dhe e di se marrin donacione te majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e dhunuara.Arsyeja tjetër që me shtyri ta botoj këtë libër me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie e plackitje

as dhunime, as asgjë prej gjëjë. Ose edhe më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjeter, e jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!!Sot në Kosovë ka femra te cilat pas përjetimit të dhunimit ndodhën në gjendje shumë të vështirë psiko-fizike dhe materjale! Këto femra kanë nevojë për përkrahje, qoftë morale dhe materjale. Ato duan trajtim të vazhdueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Askush nuk bën asgjë për To. Asgjë për këto femra nuk ndërmerr as Tribunali i Hagës punën e të cilit në Prishtinë “e kryen” hetuesja ndërkombëtare e cila ka vetëm një detyrë: ti zbuloi dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.Ajo që kosovarët do te duhej ta dinin është se në Hagë kanë dëshmuar dhe do të dëshmojnë edhe shumë boshnjake të tjera të dhunuara gjatë luftës në Bosnjë. Një gjë të tillë do të duhej bërë të mundur edhe femrave kosovare. Atyre pra duhet dhënë rasti që para Tribunalit të Hagës t`i denoncojnë kriminelët serbë. E di dhe i kuptoj femrat që e kanë të vështirë ta bëjnë këtë,

por një gjë duhet ta kenë të qartë: se krimi nuk mund dhe nuk duhet të fshehet sepse ato do të detyrohen një ditë që vetë ta thonë të vërtetën, sepse kjo nuk mund të mbahet e fshehur përgjithmonë. Është në të mirën dhe interesin e tyre dhe prandaj ato duhet të rrëfehën sepse vetëm në atë mënyrë mund ta nxjerrin helmin që mbajnë në shpirt.Për ato plagë që i bartin më vete, të dhunuarat, duhet që, në radhë të parë, vetvetiu të përpiqën të gjejnë sherim sepse gjendja e tyre shëndetësore dhe shpirtërore mund të mbetet me pasoja aq më pare kur dihet se atyre u mungon edhe perkujdesja më elementare profesionale dhe institucionale! Dhe vërtetë; si do sherohet një 14 vjeçare e dhunuar dhe ta dojë sërish jetën?Si të pajtohet me fatin një e re të cilën e ka braktisur i fejuari vetëm pse e dhunuan barbarët serbë? Si do të pajtohet me fatin e hidhur një nënë e re e cila pas përjetimit të dhunimit ka dështuar së linduri dhe nuk do të mund të lind kurrë më fëmijë? Si do të sherohet nëna e cila

nuk mund të këthehet tek fëmijët e sajë sepse barbarët e dhunuan në sytë e tyre dhe të anëtarëve të tjerë të familjes? Si mund t’i harrojnë të gjitha këto femrat e dhunuara pa ndihmën e gjithmbarshme të shoqërisë kosovare? Si, si

???Ndoshta kurrë nuk do t’i botoja këto rrëfime sikur të mos më thoshte një e dhunuar në një mëngjes se ato përveq së janë të dhunura janë edhe të braktisura dhe të fyera. Kur unë u përpoqa ta ngushëlloj, ajo më pëshpëriti:” ne që jemi dhunuar dhe sot vuajmë jemi morali dhe pamorali i të gjithë kosovarëve! Edhe kur jemi në mesin e të gjallëve, ne, sërish ndjehemi te vdekura! Edhe kur ecim rrugës, e ndjejmë peshën e dhunimit, e shofim atë në sytë e njerëzve, të cilët, ndoshta, kurrë nuk do të mund ta imagjinojnë së çfarë kemi perjetuar. Ne jemi plaga e çdo njeriu , vuajtja dhe mungesa e çdo fëmiu. Edhe kur njerëzit qeshin, pa kujtuar fare së ne ekzistojmë, ne mendojmë së ata qeshin dhe tallën me tragjedinë tonë. Edhe kur lotojnë, shajnë e pështyjnë edhe

atëherë ne jemi pjesa më e dhëmbëshme dhe më tragjike

Ne sot jemi të braktisura, dhe pesha e çdo gjëje që po ndërtohet në Kosovë rëndon mbi ne! Ne jemi gjaku, pluhuri dhe pështyma e djeshme e sotme dhe e nesërme e Kosovës andaj dikush duhet ta ngre zërin për ne. Po ta them, ngase ti mund ta bësh këtë, sepse ti cdo ditë mjekon plagët tona. Dhëmbja jonë do të ishte akoma më e madhe po ta bëntë dikush për tallje apo përfitime

”me tha duke dashur që plagët e saja dhe të të tjerave të jenë ndërgjegjësim për ne të gjithë. Duhet ta dimë të gjithë se liria e ka çmimin e lartë dhe se nje hise të madhe të atij çmimi e kanë paguar edhe viktimat e dhunimit. Ata që sot shkelin mbi varret e tyre (sepse shumë nga të dhunuarat mëpastaj edhe janë vrarë e masakruar ) ,ata që sot shkelin mbi plagët, dhembjet, lotët dhe tragjedinë e këtyre femrave, duhet ta dinë mirë se ato janë pasqyra dhe fytyra e vërtetë e kosovarëve, duhet ta dinë se shkelin mbi pjesën më të dhëmbëshme të lirisë së Kosovës. Turpi

iu mbetet vetëm atyre që e shkelin dhe përbuzin viktimat e kësaj tragjedie të hidhur. Le të kujtojnë vetëm njëherë se si do t`iu dukej sikur kjo t`iu kishte ndodhur atyre më të dashurave, nënave, motrave, grave apo vajzave të tyre të cilat i duan më shumë se sytë e ballit! Duhet ta dimë të gjithë së ato kërkojnë ndihmë, përkrahje dhe trajtim të përditshëm mjekësor, profesional dhe institucional. Le të jetë ky libër vetëm një përpjekje modeste për të zgjuar interesimin dhe përkushtimin më të madh jo vetëm në zbardhjën e të gjitha rasteve të dhunimit por edhe në trajtimin adekuat të viktimave. Mbase do ndeshëm në thumb të kritikave të llojeve e natyrave të ndryshme por konsideroj së e vërteta sado e hidhur të jetë duhet të dalë në dritë në mënyrë që të mos harrohet as përseritet kurrë më.E bashkëndjejë dhembjën me të gjitha ato motra të mia nëse sadopak ua kamë lënduar shpirtin duke ua rikujtuar sërish të kaluarën e hidhur për çka paraprakisht iu kërkoi falje dhe mirkuptim thotë Luljeta Selimi.



Një kosovar i brengosu më incialet SH.C shrkruan letren e tij me titull:”RRUGA E KONVOJIT TË RUSISË KALON NËPËR BEOGRAD”

Kosova me një sipërfaqe prej 10.887 Km2, është një vend i vogël dhe nuk mbanë dotë e gjithë këtë arsenalë trupash e makineri ushtarake në implementimin e marrëveshtjes dhe zgjidhjes së krizës së Kosovës, që si duket është një kafshat që shumë kujtë po i jetë në fytë.

Krahas prognozimeve dhe paralajmrimeve se në Kosovë do të dislokohen dhe janë duke u diskoluar forca paqëruajtëse-ushtarake që kur të mblidhen të gjitha pa marrë parasyshë kush kundër kujtë dhe kushë është, në Kosovë ose janë dislokuar ose do të dislokohen pa përfëshir sektorin civilë edhe ate; një ushtar ose forcë e armatosur në çdo 865 m2, që sipas standarteve botërore jemi ne shqipëtarët më të siguruarit në botën e civilizuar.

Kurse sipas popullsisë për çdo 18- tin banor i Kosovës është një i armatosur, që ose e mbronë ose është kundër tijë, nga që Kosova është bërë një poligon i tmerrit, vrasjes, masakrimit, dhunimit, ndjekjes,vuajtjes, nga njëra anë dhe nga ana tjetër mbrojtja dhe eksperimente me qenja njerëzore, si të shpëtohen, sa të shpëtohen, dhe kur të shpëtohen të gjitha këto si preteks i mirë para botës se me të vërtet po na ndodhë ma e keqja vetëm neve shqipëtarëve, qofshin edhe krizat humanitare dhe jo aq politike e shoqërore.

Por thënë ma shkurt, për çka edhe desha të shkruaj është vendosja dhe arritja e konvojit të forcave Ruse të cilat veç kanë hy në Prishtinë thuaja se para edhe vetë NATO-ës dhe bashkësis ndërkombëtare ( OKB-ës), si një bumerang e cila diplomacia Ruse u arsyetua se ishte një "gabim" dhe "keqkuptim" i trupave Ruse dhe se ju është urdhëruar nga kreu shtetëror një herë të hyjnë e tani ta "lëshojnë Kosovën" kjo është qesharake dhe e pa kuptimtë. Janë po këta Rusët me fakte dhe dokumente të cilët në një mënyrë edhe morën pjesë në masakrat, vresjet dhunimet, dëbimet e shqipëtarëve në Kosovë prej vitit të kaluar e deri më sotë, kur tani këthyen kah Beorgadi me i ndrrua rrobat dhe amblemat, për të vazhdua me emër të forcave Ruse dhe të KFOR - it, prandaj qëllimin dhe rezultatin e sajë do ta fletë koha.

Nga kjo mund edhe të dalin me të vërtet maksimumi i 10.000 trupave si kërkesë e Serbisë e cila ka kërkua të mbesin në Kosovë, krejtë kjo nënë shenjën dhe flamurin e Rusisë vëllaut të madhë të Serbisë.

Përkundër kësaj vetë deklarata e kryeministrit të Qeverisë Ruse e le të hapur dhe pikëpyetje qështjen e mjeteve financiare për dislokimin e trupave Ruse në Kosovë, kurse ata veqë tani priten nga serbët e Kosovës dhe kriminelët nga popullli serb, si të ishin shpëtimtarët dhe si të festohej një fitore e madhe pas gjithë kësaj që shqipëtarët përjetuan, dhe pas gjithë asaj që NATO-ja bëri për mbi dy muajë e gjymsë ndaj makineris serbo-jugosllave.

Le të jetë kjo një shkas i mirë i NATO-së dhe bashkësis ndërkombëtare gjegjësishtë OKB-ës, se me një armik si që kemi patur ne shekuj me radhe, nuk ka pardon, dhe gjuha që nuk na kuptuat dhe nuk po doni të na kuptoni është kjo që Milosheviqi dhe regjimi i tijë, e besa edhe populli në përgjithësi ka përdorur çdo herë me ne, prandaj mos na lidhni duartë tani sa i kem të përvjelura.

Si do që të jetë, UçK-ja nuk do të ju garantoj çarmatosjen e sajë dhe se populli shqipëtar i Kosovës nuk do të këthehet apo këndellet kur " qingje e sheh lëkurën e ujkut" , as nuk do të ju garantoj se do të pranojnë ndonjë lojë apo ndarje të tokës së Kosovës e popullit të sajë, nuk do të ju garantoj as qërimin e hesapeve me armë të po atyre Rusëve ( sotë në tesha tjera) që vranë, prenë, dhunuan e masaktuan shqipëtar në emër të vëllezërve të tyre serb.

Rusët le ti marrin vëllezërit me veti, si që na i kanë pru këtu nga Karpatet, ose të rrijnë si i ka hije një musafiri në tokë të huaj.

Ne do të rrimë me vëllezërit tanë në tokën tonë, aty ku kemi qenë den baba den.

Nëse frigoheni me thënë se ne ishim këtu pyetene historin.

Skenderbue i madhë trim i ynë ju patë shti n`borgjë për ditë të sotit.

Mbi të gjitha ju falemnderit NATO.

Kosova duhet të jetë e lire,thotë SH.C



Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë


--------------------------------------------------------------------------------

Tim Marshal deshmitar I drames kosovare
Spiuni britani nga brukseli

Me 24 mars ne mengjes gjenerali Nebojsha Pavkoviq ishte nervoz.Spiuni jugosllav ne Nato I kishte lajmeruar Komaden Supreme se operacioni I Natos do te filloje me te rene te territ .Pavkoviqi po u bente interviste trupave te veta.Si komandant I Korporates se Trete jugosllave te stacionuar ne KOSOVE duhej te vertetonte se a eshte gjithcka ne vendin e duhur.Beogradi qe pergatitur per ate moment gati njesoj gjate sikur Natoja .Planet e alenaces per bombardimin e Jugosllavise qene bere kryesisht nga fundi I pranveres se vitit 1998 por mbrotja Jugosllave ishte pjese e strategjise se sajuar gjate luftes se ftohte.

Sa do te zgjasi lufta ne Beograd.

Filloi fshehja e pajisjes me te mire ne rrjetin e bunkereve te sigurt nentokesore.Aeroplanet kompjuterat dhe sistemey e radarit u fshehenthelle ne siperfaqe.Bunkeret ishin ndertuar te durojne goditjet nukleare te fuqise mesatare.Sadam Hyseini ishte improsionuar me kualitetin e tyre dhe I kishte porositur disa rakketa per irakun duke folur per ta per “jugo-bunkeret e mi”NDermjet janarit e marsit oficere te larte vizituan Irakun Ukrahinen, Rusine dhe Bjellorusine ne perpjekjen pjeserisht te sukseshme qe tua permisojne atyre sistemin e mbrotjes kunderajrore qe te blejne nafte te lire dhe qe marrin para te gatshme te cilat do ti ndihmonin per te mbuluar shpenzimet e ardhshme luftarake.E vendosen linja alternative te komunikimit ndersa ne janar filloi levizja kuturu enjesive ne kosove e cila do te duhej ti mashtronte satelitet vezhgues amerikane dhe fluturaket pa pilot.Ne shkurt ish-oficeret e disponuar miqesisht jugosllave ne Slloveni e ne Maqedoni u dhane agjenteve te Natos informata te rrejshme lidhur me taktiken ndersa Beogradi filloi te prodhoje aeroplane te drunjte dhe maketa plastike te tankeve.Pavkoviqi e dinte se Armata e Jugosllavise e kishte kryer detyren profesionalisht por prape se prape ishte nervoz. Ricard Hollbruk I kishte thene Miloshevicit se sulmet ajrore “do te zgjasin” por sipas informatavete tjera te cilat kishin rrjedhur nga Brukseli drejt nje agjenti ne Ambasaden Parisiene kjo do te thote lufte e shkurter.Saktesisht se sa do te zgjase lufta nuk e dinte askush ne Boegrad por tek e fundit Pavkoviqi e bashke me te edhe anetaret e tjere te Komandes Superem kishte ne dore listen e caqeve te Natos.Para disa muajsh oficeri I armates francese Pjer-Anri-Binel I cili punonte ne shtabin e Natos ne Bruksel ia kishte dorezuar listen agjentit te sherbimit sekret Jugoslllav , Jovan Milanoviqit.Binel tha me vone se ka vepruar sipas urdherave te sherbimit frances te spiunimit.Nese vertet ishte keshtu atehere kryetari I shtetit francez Zhak Shirak lejoi tradhetine e fshehtesive ushtarake aleate ose nuk iswhte I vetdijshem se me cafer punesh merreshin shefat e sherbimeve te tij te spinunimit.

Radari I verber.

Cingeroi telefoni mobil I Pavkoviqit .Nga ana tjeter e telefonit ishte spiuni britanik ndersa thirrja vinte nga brukseli.
Gjenerali Pavkoviq?
Une jam .Kush eshte?
Une prezentoj njerzit qe do tju bombardojne.Apeloj ne ndergjegjen tuaj ju lutem edhe tani mund ta ndaloni ate qe do tu ndodhe.Nese sot filloni ti terhiqni trupat nga kosova ende mund ta pengojme bombardimin!”
Ai njeri e dinte se nuk ka gjasa .Pavkoviqi ishte officer I karrieres I cili kishte marre per detyre dhe mbronte vendin e vet.Refuzimi I urdherave te beogradit dhe terheqja e trupave do te ishte e barabarte me tradhetine .Gjenerali nderpreu lidhjen , futi telefonin ne xhep dhe vazhdoi inetrvisten e trupave.Kur nata e pare eksploduan mbi pesedhjete projectile kazermat ishin boshe aeroportet ushtarake kryesisht te zbrazura radaret e fshehur automjetet e kamufluara, ndersa objektet e rrejshme ishin vendosur neper vendet e veta.Kjo u perserit 78 dite e net… .Operacioni I kamuflimit ishte kryer net ere vendin.Kodra Strazhevica ne afersi e Beogradit fshehte kompleksin kryesor te radareve te cilin e kishte ndertuar nje ndermarrje kroate ne kohen e Titos.Ai ishte projektuar te duronte sulmin nuclear.Aeroplanet e Natos disa here gjuajten ate vend dhe I bene pluhur kazermat ne siperfaqe por vete kompleksit nuk I bene asnje gje.Sa here rrezohej antena e radarit serbet shume shpejt ngrinin tjetren.Mashtrimi kryesisht ishte sekret public.Ne xhirot e saj te perditshme me nga tridhjete kilometra Maja Civiq civile bicikliste e pasionuar mund te shihte ate qe kerkonte Natoja.”Disa topa kunderajrore ishin venmdosur ne kulmet e ndertesave te banimit ne Beogradin e ri.U conimk kafe djelmoshave qe punonin me tan e livadhet pergjate Saves ishin te renditur helikopteret dhe tanket e kamofluara te rrethuara nga nje sere ndertesash civile dhe isha shume I hidheruar pse pushteti na shikonte si pione ne gjithe kete loje”Por nuk fsheheshin te gjithe.Ne oren 20 e 10 minuta kur sistemi per lajmerim te hershem te rrezikut hetoi aeroplanet e pare te armikut qe hyne ne hapesiren ajrore jugosllave kapiteni Zoran Radosavleviq u nis me aeroplanin e tij luftarak Mig -29 nga aeroporti ushtarak I Batajnices .I percjellur edhe nga dy Mig te tjere u nis ne drejtim te veriut ne takim me aeroplanet e Natos Ai e dinte se ne aeroplanin e tij nuk fuksionoi as radari as radio lidhja.Kjo do te thoshte se ai ishte I verber sic thuhet ne gjuhen e luftes ajrore.Ditet e luftrave ajrore nga afersia jane kohe e shkuar.Ai sigurisht as qe e ka pare aeroplanin I cili e goditi.Raketa qe e beri shkrumb Mig un e tij ishte lancuar disa milje larg.

Eksperte ushtarake serbe

Pse fluturoi?Ishte ne detyre .Ai njekohesisht ishte edhe topic me pervoje qe do te thote se ishte I vetdijshem se ate detyre nuk mund ta kryej me sukses.Ate nate ne qiell kishte ndermjet 20-26 aeroplane te Natos .Ishin keto aeroplane te aviacionit luftarak holandez dhe amerikan dhe te gjitha instrumentat net a fuksiononin mrekullueshem.Sateliti mund ta hetonte levizjen e tij qysh kur ishte ne piste, “Avaks”—et gjithsesi e kishin hetuar ne radar sapo u shkeput nga toka nderkaq aeroplanet holandeze dhe amerikane e verejten sapo hyri ne largesine e tyre te arritshme.Nje njeri per kontakte ne avioacionin luftarak jugosllav tha.Mund ta quani hero ne daci edhe budalla sit e doni!”Ekspertet e dinin se nuki mund tafitojne luften me Naton ne rastin me te mire kane mundur te perpiqen te mos humbasin.Pas kalimit te javes se pare te bombardimeve , nje gazetar I cili asokohe punonte ne radiostacionin e pavarur B92 takoi dy spiune ushtarake.Shkuam deri te “Rusi Car” afer punes sime.Ishin me rroba civile dhe miqesisht te disponuar ndonese ne kufij te fuqise se tyre.Se pari folen per punen time ne radio dhe me binden se nuk e trajtojne joptriotike, ndersa me vone me kerkuan se cmendoj per situaten.Ne ate kohe nuk kishte diplomate te huaj ne qytet keshtu qe ata kishin qasje te kufizuar ne mendimet e kunderta. U thashe :”Do ta humbni luften.E vetmja rruge eshte qe sa me pare te gjendet zgjidhje nepermjet negociatave”.Mu pergjigjen gati deshperueshem “E dijme edhe ne kemi propozuar keshtu por njeriu ne krye na refuzoi”. Dhe cka tash? – I pyeta.”.Asgje, do te perpiqemi te shpetojme sa me shume njerez dhe te mbrohemi”.. Disa jave pas fillimit te luftes m’u afrua nje minister I qeverise jugosllave dhe me pyeti se cili do te jete I fundit.I thashe qe nuk e di saktesisht se si do te zhvillohen ngjarjet por se Nato-ja ndodhi cka ndodhi , nuk do ti lejoje vetes te humbe.. .Nje burim nga armata e Jugosllavise thote se Miloshevici ka dashur ta zgjeroje luften ne Bosnje dhe ne Maqedoni.”Ka kerkuar qe te sulmohen trupat amerikane net e dy keto vende.Por, per operacionin kunderkazermave amerikane ne bosnje na duhej ndihma e kreu te serbeve te bosnjes.Nderkohe te disa nga lideret ishin krijuar disponimi proamerikan ndersa te tjeret ende ishin te hidheruar me miloshevicin sepse mendonin qe I kishte tradhetuar ne Dejton.Prisnin rastin ti hakmerreshin dhe refuzuan ti ndihmojne.Kur kjo u be e qarte arriten te bisedojne me kryetarin dhe tit hemi se pari se nuk rrezikojme duke shkuar ne Maqedoni e pastaj I thame se nuk do te rrezikojme duke I sulmuar me helikopteret “Apash” dhe trupat qe arrinin ne Shqiperi.Politikanet u pajtuan se bartja e luftes pertej kufijve do ti hasmeroje shtetet fqinje te cilat praktikisht na ndihmonin asaj kohe sepse ishin te hapura me ne per tregti dhe I mbynin syte para emberagove dhe kontrabandes”…

Teknika luftarake ne fabrika dhe spitale

Nje paditje ministry I informative Goran Matiq “ me ftoi”per caj ne shtepine e tij, trishtim temadhe ne Dedinje ne kete paralagje ekskluzive te Beogradit.Se pari me testoi.Me nxori ne nje shetitje te shkurter e cila perfundoi para nje shkolle fillore.aty mbreteronte nje qetesi sepse te gjitha shkollat ishi te mbyllura per shkak te bombardimit “shikoni” me tha duke mi treguar me dore dy maune ushtarake te komunikimit te kamufluara dhe te parkuara ne nje aneks te korridorit te shkolles.Njerzishem ia perkujtoja se Konventa e Gejeneves e ndalon nje gje te tille Ai me perkujtoi me pak njerzishem se Konventa e Gjeneves ndalon dhe bombardimin e fabrikave te spitaleve te ndertesave te banimit dhe te trafostacioneve ndersa pastaj me tha se Nato ka shkelur statutin e vet kur ka sulmuar nje shtet te pavarur I cili nuk ka rrezikuar asnje anetare te saj.Ishte e pakuptimte te tregohej se teknika luftarake po fshehej neper fabrika dhe spitale.Per cdo rast ai mi tregoi maunet per te pare se a do te raportoj publikisht per egzistimin e tyre ose a do tua percjell informacionin “paleve te interesuara”.Nuk e bera as njeren as tjetern sepse te dyja mund te kualifikoheshin si spiunazh.Tri dite mbasi kalova testing me ftoi per caj.Kete here , Matiqi me dergoi ne verande nga e cila shihej Beogradi. –“Tim ,- me tha , A e di qe mund ti degjojme te gjitha ato qe flasin piloted?
Kur e pyeta si papercaktueshem ma beri me dore ne drejtim te Beogradit.”Kemi shume civile qe degjojne radion ne vale te shkuretera.Kemi edhe tekniken tone zyrtare.Te gjithe keta njerez na lajmerojne cdo dite per ten a treguar se cfare kane zene:.. Me vone u be e qarte se ne Nato kumunikimi behej me anglishte te pakoduar.Anglishtja ishte gjuhe zyrtare per operacionet bombarduese te Natos.Kjo gjuhe dhe e shume njerezve te arsimuar ne Beograd dhe ne qytetet tjera te Serbise.Amerikanet kane system te sigurt te shfruar dixhital por te te gjitha avionet e tjere per nje dekate jane prapa amerikaneve ne kete drejtim.Meqe bombardimet ishin kryesisht operacione te perbashketa amerikanet u desh te perdorin system te hapur.Ajo qe ishte edhe me e keqe per naton Jugosllavet me gjase qe me here dinin vendet e bombardimit dhe shifrat e tyre…/Pas luftes amerikanet deshiruan te dijne para se gjithash se pse u desh qe per listen e vendeve te bombardimit te dijne 600 veta.

Analistja e shquar amerikane, Laura Secor, zbërthen librin më të fundit të gjeneralit kandidat për president i SHBA

Lufta moderne e Uesli Klark për të mposhtur diktatorin Millosheviçin

Laura Secor *

Në librin e tij të ri, “Të fitosh luftrat moderne”, i dalë kohët e fundit në qarkullim, ish-kreu i NATO-s dhe favorit aktual për kandidat i demokratëve në garën për president të SHBA-ve, Uesli K.Klark merr në shqyrtim performancën ushtarake amerikane në Irak të administratës së Presidentit Bush. Ka qenë mëse e lehtë të përqëndrohesh në luftime, duke vrarë armikun dhe shkatërruar forcat e tij. Por, çdo njohës serioz i luftës e di se në luftën që bëhet për të arritur objektiva politikë – forca ushtarake që përdoret është vetëm njëra nga shumë mjetet e përdorura, përfshirë diplomacinë, dhe se ajo mund të përdoret në mënyrë reciproke në funksion të saj.

“Klark ka mbledhur eksperiencën e tij si një shembull i një pune të bërë mirë. Pas gjithë kësaj, Klark ishte gjenerali që fitoi luftën e vetme të zhvilluar direkt nga NATO në vitin 1999, duke bashkëpunuar me aleatët për të penguar Kosovën të bëhej pre e mëtejshme e krimeve të Millosheviçit dhe t`ia dorëzonte atë kontrollit të OKB-së, trupave paqeruajtëse të NATO-s, dhe pjesërisht kosovarëve mirënjohës. Pikërisht muajin e shkuar, gjithsesi, H.Hugh Shelton, ish-shef i “Stafit të Bashkuar të Shefave Ushtarakë”, e goditi publikisht “integritetin dhe karakterin” e Klark. Këto vërejtje në drejtim të tij bënë që të habiteshin shumë reporterë dhe komentatorë: A tregojnë kujtimet e Klarkut, miksturën e idealizmit dhe forcës, të cilën preferojnë të ngrenë lart admiruesit e tij, apo mos ndoshta të kundërtën e tyre që pretendojnë kundërshtarët, pra qëndrime të pamatura e të nxituara?

Si “luftoi” për luftën e Kosovës
Megjithëse Kosova duket se i ngjan një perspektive mbresëlënëse në retrospektivë, ndërhyrja nuk ishte megjithatë shumë popullore asokohe. Klark lundroi në një aleancë jounike të NATO-s dhe midis një stafi ushtarak amerikan me shumë kundërshti. Megjithë fushatën ushtarake kundër objektivave ushtarakë në Serbi dhe Kosovë, ai shpesh hasi në kundërshtitë e Pentagonit për problemet e burimeve, taktikave dhe kufizimeve për kompetencat në punën e tij. Këto konflikte do të bëheshin më pas arsyet e padeklaruara për vendimin e Pentagonit për të hequr Klarkun nga posti i tij direkt pas luftës. Ai fitoi luftën në Evropë, dhe fitoi respektin e kolegëve civilë të qeverisë, por nga na tjetër humbi pozicionin e tij ushtarak. Kur Klarku u bë komandanti i “Forcave Supreme Aleate në Evropë” në vitin 1997, NATO ishte ndërkohë prezente në ish-Jugosllavi. Në Bosnje, trupat aleate ishin vendosur aty në zbatim të akordit për paqe të Dejtonit në vitin 1995. Por e paqetësuar po mbeste situata në provincën serbe, të populluar nga shqiptarët, Kosovë. Një guerilje shqiptare, e njohur me emrin, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (UÇK) po sulmonte aty me sa kishte mundësi, instalimet policore e ushtarake serbe në Kosovë. Raprezaljet kundër popullsisë civile shqiptare ishin shpesh mëse brutale. James O’Brian, një i dërguar special i Presidentit amerikan në Ballkan dhe ish-këshilltar për Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, kujton: “Kishte një debat të vazhdueshëm, për rolin që duhet të luante Ballkani në politikën e Shteteve e Bashkuara të Amerikës. Kishte një grup të fortë, i cili argumentonte se qëllimi i NATO-s ishte të siguronte një Evropë të plotë e të lirë, dhe në këtë kontekst, ne pra nuk mund ta linim Ballkanin jashtë planeve tona”. Klark qëndronte përkrah kësaj ideje.

Kundërshtarët për sulmin e NATO-s mbi Kosovë
Të tjerët ndërkohë argumentonin se pas stabilizimit të Bosnjes, duhet ta linim me kaq këtë punë. Sipas O’Brien, “intervensionistët” kishin fituar debatin e vitit 1998. Por, nëse lidershipi civil ishte i vendosur për ndërhyrje me forcë në luftrat e ish-Jugosllavisë, Pentagoni akoma s´e kishte bërë një gjë të tillë. “Ushtria është gjithmonë disi skeptike për ndërhyrjen për arsye humanitare, dhe për atë që quhet si “nation building” ose e thënë në shqip, “shtetformimi”, thotë Stephen Ualt, nga “Shkolla e Qeversijes Kennedy në Harvard” (Harvard’s Kennedy School of Government)”. “Klark ishte i ndërgjegjeshëm për prioritetet e lidershipit civil dhe ishte më shumë për luftën sesa zyrtarët e tjerë.” Në fakt, Klark kishte qenë qysh herët njëri nga avokatët e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë. Në mars 1998, Klark i dërgoi një faks Shefit Shelton dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Uilliam S.Kohen, duke i kujtuar e paralajmëruar ata për krizën gjithnjë e më shumë në rritje në Kosovë dhe duke i rekomanduar nga ana tjetër si hap diplomatik, kërcënimin e sulmeve të NATO-s. Sipas shkrimeve e kujtimeve të tij në vitin 2001, botuar me titull “Basti për luftrat moderne”, thuhet se përgjigjja ndaj tij për këto propozime, ishte një telefonatë irrituese e bërë vonë në mbrëmje nga Joseph Ralston, zëvendëskryetar i “Shtabit të Shefave të Bashkuar“. “Shiko, Ues i kish thënë Ralston Klarkut, kemi shumë probleme për të rregulluar këtu ku jemi… Ne s`mund të përballojmë më shumë probleme. Dhe Sekretari është i shqetësuar nëse Madeleine Albright do kishte marrë një kopje të saj. “Gjeneral Dennis Reimer, ish-shef i Personelit të Ushtrisë së SHBA-ve asokohe, kujton se shumë pjesëtarë të “Shefave të Bashkuar” ishin skeptikë në lidhje me përfshirjen në atë që ato e shihnin si “një problem evropian”. “Pikëpamja ime është se Kosova nuk përfshihej në interesin vital të SHBA-ve në mënyrë direkte”, tha Reimer në një intervistë telefonike javën e shkuar. “Kur ne vumë në diskutim kredibilitetin e NATO-s, atëherë u prek direkt interesi vital i SHBA-ve.

Kur u futën në “lojën Kosova”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Preokupimi i Shefave të Bashkuar në fakt u rrit. Në shkurt të vitit 1999, Albright lajmëroi fillimin e bisedimeve midis UÇK-së dhe dhe Qeverisë jugosllave në Rambuje të Francës, duke i kujtuar palës refuzuese se NATO-ja do të sulmonte në rast se bisedimet do të dështonin. Qeveria jugosllave, siç dihet, e refuzoi marrëveshjen. NATO-s i mbeti të vërtetonte kërcënimin që kish bërë. Dhe akoma, sipas Michael E. O’Hanlon, bashkautor me Ivo H. Daalder në “Të fitosh shëmtuar: Lufta e NATO-s për të shpëtuar Kosovën”, moskëmbëngulja e Pentagonit u përkthye në mungesë qëndrimesh realiste. “Unë mendoj se në subkoshiencë, Shelton dhe Cohen nuk ishin plotësisht të vendosur për të fituar luftën”, thotë O’Hanlon. “Ata e ndjenin se ne po humbisnim shumë kohë në misione sekondare dhe gatishmëria jonë për operacione më të mëdha kishte degraduar. “Në fakt, në pikun e fushatës së bombardimeve, kur Klark këmbëngulte për më shumë burime e mbështetje, ai kujton se Ralston iu përgjigj duke pyetur se “çfarë do të kishte ndodhur nëse lufta do të kishte plasur në Kore dhe në Gjirin Persik”. “Xho, kujton t´i ketë thënë Klark atij, “sigurisht që ju nuk mendoni se ne do të ishim dorëzuar në betejën tonë të parë, vetëm sepse duhet të ishim gati për dy luftërat e tjera, të cilat gjithsesi nuk përbëjnë ndonjë kërcënim imediat?”.-

NATO, i shpall luftë Jugosllavisë
Në fund, NATO iu vu luftës në Jugosllavi dhe për këtë Klark sigurisht që ka përgjegjësi e merita. Siç vëren edhe O’Hanlon, madje edhe vetë mbështetësit më të ashpër të luftës (përfshirë dhe vetë Klarkun), besonin ndërkohë se demonstrimi i forcës do ta detyronte Millosheviçin të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë. “Ne e cilësuam këtë si një gabim absolut”, tregon ordinanca e Klarkut, admirali i Marinës, James Ellis, në një konferencë të shkurtër shtypi pas lufte. “Kjo nuk është e mirë. Kjo nuk është e mirë”, i pati thënë asokohe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, i shqetësuar natën e parë të sulmeve ajrore, kur serbët surprizuan NATO-n me përgjigjet e tyre ndaj sulmeve të NATO-s. Që NATO ishte e përgatitur vetëm për një demonstrim të shkurtër e të qartë të forcës ishte evidente në fillimin e luftës, shkruan O’Hanlon dhe Daalder. Nuk kishte aeroplanmbajtëse në Mesdhe. Përgatitjet ishin bërë për vetëm tre net bombardime. NATO, madje, nuk kishte ndonjë plan, që të parashikonte se ç´do të ndodhte nëse Millosheviç do të kishte rezistuar. “Klark ishte më shumë përgjegjës, nëse për këtë rast nuk kishte një plan përgjigje”, thotë O’Hanlon. “Ishte puna e tij për të pasur plane të gatshme përgjigjeje”. Por, nga ana tjetër, gjithsesi, Klark ishte i pari që e njohu gabimin dhe lëvizi në drejtim për ta korrigjuar atë. Situata po përshklallëzohej. Dhe Klark besonte se sa më fort që të luftohej, madje edhe në qoftë se kjo do të thoshte një rrezik më të madh për ushtarët amerikanë dhe civilët serbë, në një kohë të shkurtër, aq më eficente dhe më humane do të kishte qenë edhe paqja, që do të arrihej të fitohej prej saj. Por, në përputhje me shqetësimet evropiane rreth bombardimeve të rastësishme të objektivave civile dhe intolerancës amerikane në luftime, NATO, përkundrazi, këmbëngulte për një fushatë bombardimesh ajrore nga lartësia 15,000 këmbë, kundër një numri të kufizuar objektivash. Millosheviç jo vetëm që s`po dorëzohej apo largohej; ai përzuri me qindra e mijëra civilë shqiptarë të Kosovës nën hundën e bombardimeve të NATO-s.

Klark kundër Pentagonit për invazion nga toka
Edhe atëherë, kur Klark këmbëngulte, Pentagoni rezistoi të planifikonte një invazion nga toka. “Unë mendoj se ideja e një lufte tokësore nuk fitoi kurrë terren serioz”, thotë gjeneral Reimer. Në të njëjtën kohë, Klark kërkoi një ndërhyrje të teknologjisë më të lartë, vënien në dispozicion të helikopterëve kundërtanke “Apache”. Megjithëse helikopterët ishin dislokuar në Shqipëri, Klark nuk e dha kurrë “OK” për t´i përdorur ato. Sipas Reimer, kur moti u përmirësua, komandanti i Forcave Ajrore tregoi se ai mund të arrinte të njëjtat objektiva, pa qenë nevoja të rrezikonin shumë. Kishte gjithashtu edhe një shqetësim tjetër, disi më pak publik: Disa në Pentagon kishin frikë se Klark do t´i përdorte “Apashët” për “të shtruar rrugën” e një ndërhyrjeje tokësore, gjë e cila nuk ishte e autorizuar. Ashtu siç e paraqet edhe një ish-zyrtar në Pentagon: “Ata mendonin se ky ishte kulmi i mosmarrëveshjeve”. Në fund, pas 78 ditë bombardimesh intensive, Millosheviç kapitulloi. NATO fitoi luftën pa pasur nevojë të ndërhynte me trupa nga toka apo të godiste me “Apashë”. Mos ndoshta kërcënimi se do të sulmohej edhe nga toka e detyroi “njeriun e fortë” të Beogradit të dorëzohej, apo mos ndoshta ndërkohë ishte humbja e mbështetjes diplomatike nga Rusia “mike” plus sigurisht shkatërrimit të përditshëm të infrastrukturës ushtarake e industriale? Çështja është akoma e debatueshme edhe sot e kësaj dite. Amplituda gjithnjë e më shumë në rritje e bombardimeve të NATO-s po rriste rrezikun ndaj civilëve serbë në tokë për të shpëtuar jetët e pilotëve në ajër. Në një prezantim të kohëve të fundit në “Qendrën Kennedy për Politikat e të Drejtave të Njeriut”, historiani ushtarak, Conrad Crane, ngriti një pyetje: “Cila shkallë rreziku për personelin e shërbimeve tona justifikon goditjen e objektivave rastësorë civilë të armikut?”. Sigurisht, shumë vetë në Pentagon mund të kenë llogaritur se një ndërhyrje tokësore do t´i kishte shndërruar ushtarët e NATO-s në vegla të çakorduara në një teatër joesencial.

2OOO civilë e ushtarë serbë të goditur, asnjë ushtar amerikan i vdekur
Kur kjo ndodhi, objektivat civilë serbë të goditur në mënyrë të rastësishme llogariteshin rreth 500 deri 2000. Asnjë ushtar i vetëm i NATO-s nuk vdiq në luftime. Refugjatët shqiptarë u riatdhesuan. Nuk mund të quhej i gjithi ky operacion një sukses? Por Crane beson se llogaritjet janë më të vështira sesa duken. NATO u angazhua në Kosovë, për të mbrojtur civilët shqiptarë, por rreth 10000 prej tyre mendohet të jenë vrarë a humbur gjatë ofensivës tokësore serbe, kundërvënies ndaj të cilës planet e luftës së NATO-s i dhanë pak prioritet. Dhe askush nuk e di se sa civilë jugosllavë vdiqën nga ndërprerja e dritave nëpër spitale apo nga pasoja të tjera të lidhura me bombardimet. Klark në dukje kishte më shumë dëshirë sesa kolegët e tij në Pentagon për të rrezikuar trupat amerikane në mënyrë që të ndalte forcat serbe në tokë dhe t´i jepte kështu një fund më të shpejtë luftës. Për Klark, ky do të kishte qenë çmimi i fitimit të një lufte dhe arritja e objektivave politikë – dy nga të cilat, sipas Presidetit Klinton, po pengonin spastrimin etnik dhe po dëmtonin dukshëm kapacitetin ushtarak të Serbisë për t´i rezistuar luftës. Kujtimet e Klark në vitin 2001 të ngrenë qimet përpjetë me raportet e vakta burokratike dhe mosbesimin e shprehur në mënyrë të shpeshtë. Ish-gjenerali i NATO-s pretendon se Shelton dhe Cohen e penguan atë të ndikonte te Presidenti Klinton gjatë luftës. Michael O’Hanlon e cilëson këtë bllokim “të paarsyeshëm”. Ai thotë: “Ata po abuzonin me zinxhirin e prerogativave komanduese në një mënyrë që ishte kundërproduktive me interesat e kombit. Një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit gjithsesi, kujton se perceptimi në Pentagon ishte se Klark po “e shtrëngonte” zinxhirin e drejtimit të komandës vetëm në duart e Klintonit dhe të Samuel R. “Sandy”, Berger, këshilltarit për siguri të tij.

Përplasjet me sekretarin Cohen
Nëse Sekretari Cohen do të kishte qenë një lider i fortë, thotë ish-zyrtari, ai ose do ta kishte frenuar Klarkun, ose do ta kishte hequr atë për mosbindje. Ashtu si ndodhi, “Uesli luftoi me veten, duke u përballur me dështimin e mundshëm”. Ngaqë Cohen nuk ishte i përfshirë vetë në operacion, përgjegjësitë politike që duhet të binin normalisht mbi të ranë mbi gjeneralin Klark. Atributet e vërteta, që çuan disa zyrtarë me uniformë të mos i besonin Klarkut, e bënë atë popullor në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. “Ai kish vizione të forta”, kujton me admirim James Steinberg, ish-zëvendëskëshilltar për Sigurinë Kombëtare. “Ai kishte qenë në linjën e frontit, dhe ishte e rëndësishme për politikëbërësit të dëgjonin një mendim prej tij. Ai bëri një punë jashtëzakonisht të madhe”. James O’Brien, nga Departamenti i Shtetit, e vlerëson vizionin e Klarkut duke thënë: “Klark e dinte se zgjidhja ishte të promovonin demokraci në rajon. Ushtria kishte një rol, por ajo duhej të mbështetej nga operacione civile”. Në fakt, cilësitë që e bënë Klark një gjemb në Pentagon – refuzimi i tij për të ndarë çështjet ushtarake nga ato politike, dëshira e këmbëngulja e tij për pavarësi mendimi – mund t´i shërbente atij mirë në një karrierë politike. “Ai është disi më shumë i drojtur, sesa mund të pritet nga një shkollar nga Rhode”, thotë Michael O’Hanlon. Por, ai është, gjithashtu, i “aftë ta pranojë gabimin dhe të ndërmarrë hapa për ta korrigjuar atë”. Dhe kjo mund të jetë në fakt, ekzaktësisht frymëmarrja që sjell ajri i freskët i fushatës së demokratëve për vitin 2004.



Jetëshkrimi
Kush është gjenerali amerikan, Uesli Klark

Gjeneral Uesli K.Klark është njëri nga ushtarakët më të famshëm të SHBA-ve. Gjatë 34 viteve të shërbimit të tij në ushtrinë e SHBA-ve, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese, duke u ngritur në rangun e gjeneralit me katër yje të komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s. Lindur në Çikago më 23 dhjetor 1944, gjenerali Klark u rrit në Little Rock, Arkansas. Në vitin 1962, ai mbaroi studimet e mesme në “Hall High School”, ku ai udhëhoqi ekipin e tij të notit në kampionatin lokal. Gjithnjë i angazhuar në shërbimin publik, ai shkoi në “Uest Point” në vigjilje të moshës 17-vjeçare dhe u diplomua duke pasur rezultatet më të mira të klasës në vitin 1966. Ai gjithashtu ka mbrojtur një diplomë “Master” në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi nga Universiteti i “Oxford”. Nga viti 1997 deri në maj të vitit 2000, gjeneral Klark ka qenë shefi suprem i Komandës Aleate të NATO-s për Evropën. Në këtë pozicion, gjenerali Klark udhëhoqi operacionin e Forcave Aleate, aksionin e parë të madh të NATO-s, me të cilin shpëtoi rreth 1.5 milionë shqiptarë nga masakrat dhe përndjekja serbe në Kosovë.

Nga viti 1996 deri më 1997, gjenerali Klark shërbeu si komandant i përgjithshëm i Komandës Jugore të SHBA-ve në Panama, ku ai ishte përgjegjës për drejtimin e aktiviteteve ushtarake amerikane në Amerikën Latine dhe në zonën e Karaibeve. Nga viti 1994 deri më 1996, ai shërbeu si drejtor Planeve Starategjike dhe Politikave për Shefat e Bashkuar të Shtabit me përgjegjësinë e planifikimit strategjik ushtarak të SHBA-ve për të gjithë Botën. Gjeneral Klark gëzon shumë tituj e medalje nderi të ushtrisë së SHBA-ve e të huaja, duke përfshirë edhe “Yllin e Argjendtë”, “Yllin e Bronxtë” dhe “Zemrën e Purpurt”. Ai mban edhe tituj kalorësie nga Qeveria britanike e ajo holandeze dhe gjithashtu u bë edhe komandant nderi i “Legjionit të Nderit”. Në gusht 2000, Presidenti Klinton e nderoi atë me “Medaljen e Lirisë”, titulli i nderit më i madh kombëtar civil. Ai ndërkohë ka qenë një komentator i njohur publik dhe analist në kanalin prestigjioz televiziv CNN. Uesli Klark dhe gruaja e tij, Gert, janë të martuar që prej 36 vjetësh. Ata jetojnë në Little Rock, në Arkansas dhe kanë një djalë, të quajtur Uesli, një skenarist filmash që jeton në Los Angeles me gruan e tij, Astrid Clark.

Së fundmi, ai është njëri prej pretendentëve kryesorë të Demokratëve për kandidat për President në SHBA.



Masakra e Qyshkut

nga Michael Montgomery dhe Stephen Smith
versioni në gjuhën shqipe nën përkujdesjen e Adriatik Kelmendit

http://www.americanradioworks.org/fe...ian/index.html

Mëngjesi i sulmit të planifikuar



ME NGRITJEN E DIELLIT mbi fshatin në perëndim të Kosovës, Qyshk, më 14 maj të vitit 1999, ishte një nga ato mëngjeset me lagështi dhe pa shumë erë, që paralajmëronin se përpara fshihej një ditë përcëlluese. Draganin, paramilitar serb, nuk mund ta zinte vendi vend. Ai ishte duke u sorollatur nëpër fushën me barë të dendur që nga dita e kaluar kur ai bashkë me disa luftëtarë të tjerë ishte urdhëruar të shkonin në afërsi të Qyshkut dhe u ishte thënë që të përgatisin një sulm mbi këtë fshat kryesisht të banuar nga shqiptarët.

Dragani është një ish-ushtar jugosllav, i cili kishte luftuar në Kosovë me njësitin militar të vetëquajtur "Brigada Cara Dusana" (Brigada e Car Dushanit), që kishte marrë pjesë në masakër. Ai tregon se kishte urrejtur këto çaste të pritjes që kishin ndërprerë kënaqësinë e adrenalinës që i punonte para se të rrëmbehej në ndonjë betejë. Gjatë kësaj kohë të ankthshme ai pinte pambarimisht shumë cigare, tregonte barcoleta të fëlliqura që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe ndjellte vdekjen - sigurisht se jo të veten.

"Pritëm tërë natën që të na jepej sinjali për të sulmuar", thotë ai, gjersa sytë pak të dalur nga fytyra e tij e thatë shikojnë në një pikë ta papërcaktuar në largësi. "Ishte një ngrënie nervash... Gjëja e vetme për ta harruar gjakun ose vdekjen është që t'i trajtosh ato sikurse një ndeshje futbolli. Dhe gjëja e vetme që duhet bërë është që të fitohet kjo ndeshje", shprehet ai.

"Më të zbardhur ne më në fund morëm urdhërin për të ecur para".

Plumbat e parë që kishin ushtuar në qiellin e kaltër të mesit të majit i kishin prishur gjumin Lules, një vajze 27 vjeçe, e cila ndodhej në shtëpinë e familjes që ndodhet në qendër të Qyshkut.

"Dola jashtë, ashtu siç isha, me pizhame", kujtohet ajo. "Pashë një burrë nga fshati jonë duke rendur. Pashë tym dhe flakë, po ashtu. Komshinjtë më thanë se serbët po vranin dhe po digjnin... kështu që unë shkova në shtëpi dhe zgjova prindërit, xhaxhain dhe fëmijët".

Sulmi tashmë kishte filluar. Militarët e kombinuar ishin nisur drejt fshatit, që për dallim nga vendbanimet e tjera përreth, ishte kursyer nga ndjekjet dhe vrasjet deri më atë ditë.

"Ushtarët kishin fytyrat të ngjyrosura, kurse disa mbanin edhe shamia për t'u maskuar", flet duke kujtuar ditët e tmerrit Akifi, xhaxhai i Lules. "Ata kishin të veshura uniforma të përziera - disa ishin uniforma policie dhe të tjerat ishin të Ushtrisë Jugosllave".

Disa meshkuj kishin bërë përpjekje për t'u fshehur nëpër fushat me drunj të dendur në afërsi të fshatit. Disa të tjerë ishin vrarë derisa ishin orvatur të arratiseshin. Mirëpo, shumica e familjeve ishin kapur. Militarët me shpejtësi kishin zënë edhe babain e Lules, xhaxhain e saj, Akifin dhe një kushëri.

Fshati, që e përbënte 200 shtëpi dhe rreth 700 banorë - pa numëruar këtu shqiptarët që ishin detyruar të lëshonin fshatin më herët me fillimin e luftës - kishte paraqitur gjithmonë një pikëshenjim të lehtë për 100 e ca luftëtarët serbë që kishin marrë pjesë në sulmin e 14 majit. Banorët shqiptarë nuk kishin pasur mundësi të dinë se sulmi i mëngjesit të hershëm kishte qenë pjesë e një goditjeje të zgjeruar mbi Qyshkun dhe dy fshatrat e tjera fqinje, që ishte planifikuar disa ditë më parë nga policia serbe dhe komandantët e ushtrisë, dhe se ishte aplikuar nga disa nga njësitë më elite militare të Serbisë, së bashku me disa banda famëkeqe.

Policia serbe dhe komandantët e ushtrisë u kishin dhënë secilit nga gjashtë ose shtatë njësiteve luftarake shënimet me koordinata, bashkë me nga një sektor të fshatit që duhej sulmuar dhe spastruar, bazuar nga dëshmitë e Draganit.

"Kur ne ia behëm në fshat, popullata ishte e pambrojtur. Ne shkuam shtëpi më shtëpi, duke nxjerrë njerëzit jashtë", tregon ai. "Ishim të koncentruar për vrasjen e rebelëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Në qoftë se do të vendosnim se një mashkull do të mund të ishte pjesëtar i UÇK-së, e ekzekutonim në vend".

Të njëjtat gjëra i kujton edhe Akifi, megjithëse jo nga këndi i njëjtë i vështrimit.

"Na dërguan pranë varrezave të fshatit", thekson Akifi, një bujk 57-vjeçar, thatim dhe i hequr keq. "Ndanë meshkujt nga femrat. Ndanë meshkujt për të cilët ata mendonin se ishin në moshë për të rrokur armën dhe të luftonin. Pas kësaj ata filluan të digjnin shtëpitë dhe të shtinin buzë këmbëve tona me qëllim të frikësimit".



Vrasjet për ditën me diell


AKIFI DHE DISA NGA FQINJËT e tij kishin njohur ca nga militarët nga patrullimet që ata kishin bërë në fshat, më herët kur ata kishin bastisur shtëpitë duke gjurmuar pjesëtarët e UÇK-së dhe duke tmerruar fshatarët.

"Ata kishin ardhur edhe herë të tjera duke kërkuar armë dhe para", tregon Aliu, 35 vjeç, njëri nga meshkujt e fshatit që ia kishte dalë t'i bishtnonte sulmit të militarëve. "Dhe, ata tërë kohën na kishin përsëritur se nuk do të na bëjnë gjë, në qoftë se ne vazhdojmë të rrimë urtë dhe të mos përkrahim terroristët, siç thoshin ata".

Gjatë patrullimeve të mëparshme, serbët edhe kishin mbajtur deri diku fjalën, gjë që kishte bërë që edhe fshatarët në masë më të madhe të mos përpiqen të lëshojnë fshatin, edhe pse kjo kishte qenë diçka e pamundur nga rrethimi i tepërt.

Mirëpo... 14 maji ishte një tregim në vete.

"Ishim të rreptë, biles edhe më fëmijët dhe gratë", thotë Dushani, një tjetër luftëtar serb që kishte marrë pjesë në sulmin mbi Qyshkun dhe dy fshatrat e tjerë. "Nga një shtëpi, një shqiptar doli jashtë për të na pritur me bukë dhe kripë, që është një traditë serbe për t'i uruar mirëseardhje mysafirëve. Ne u ofenduam. Prandaj, njëri nga njerëzit tanë goditi gruan e shqiptarit me pushkën e tij dhe pastaj qëlloi fëmijën e tij. Pas kësaj, atë shqiptar e morëm me vete".

Akifi bashkë me disa komshinj të tij ishte ndodhur i rrethuar. "Na ndanë, ne, meshkujt, në tri grupe dhe na çuan tutje. Ishim 12 vetë në grupin tim. Na dërguan brenda shtëpisë së një komshiut tim dhe na vënë në vijë para murit të dhomës së ditës. Pasi që na shanë, kërkuan edhe më shumë para. Por, ne tashmë u kishim dhënë të gjitha paratë që kishim".

Dragani ishte njëri nga luftëtarët serbë që kishte shoqëruar Akifin dhe të tjerët drejt shtëpisë.

"Ne i morëm 11 ose 12 meshkuj. Konkluduam se disa prej tyre i takonin UÇK-së... Ju e dini mënyrën se si ne i shtyjmë ata të flasin - së pari i marrim në pyetje dhe pastaj u vendosim grykën e pushkës në kokë. I presim me thikë, në mënyrë që të pranojnë diçka".

"Një ushtar ia behu në derë", flet Akifi me që të qetë, "dhe ai tha: 'Në emër të Serbisë të gjithë jeni të pushkatuar'. Pas kësaj, ai hapi zjarr".

Një plumb e kishte kapur Akifin në kofshë, por ai kishte shpëtuar nga kufomat e vëllait të tij dhe një komshiu, të cilat kishin rënë mbi të. Para se vrasësit të niseshin, ata kishin futur në dhomën e ekzekutimit - ku Akifi qëndronte i shtrirë dhe i plagosur, mbuluar nga kufomat e të afërmve dhe komshinjve të tij - sfungjerë të zhytur me benzinë. Sipas Draganit, zjarri ishte menduar për të humbur gjurmët, posaçërisht kufomat.

Çuditërisht, Akifi ia kishte dalur të shpëtonte.

"Derën e dhomës e kishin kapluar flakët. Për fat, ishte një dritare aty afër", tregon Akifi. Në ato çaste ai kishte menduar se më mirë do të ishte sikur të dilte jashtë e të vritej nga plumbi, se sa të qëndronte e të ngulfatej nga tymi ose të digjej i gjallë. "Unë kërceva nga dritarja dhe ika fshahurazi deri te një fushë me barë të rritur". Akifi, kishte qëndruar aty për orë të tëra dhe kishte lidhur plagën me një leckë të shqyer nga këmisha.

Asnjë mashkull tjetër nga shtëpia nuk kishte shpëtuar. 11 persona kishin gjetur vdekjen nga rrebeshet e plumbave dhe ishin djegur.

Dy grupe të tjera të meshkujve nga fshati ishin shpënë në dy shtëpi të tjera, ishin pushkatuar dhe, njësoj, u ishte vënë zjarri. Për të qenë çudia edhe më e madhe, edhe dy meshkuj të tjerë kishin shpëtuar. Secili në njërën nga shtëpitë. Edhe ata rrëfejnë se kishin dalë për t'u vrarë nga plumbi, duke i ikur flakës.

Të premten, ditë e ngrohtë me diell, më 14 maj, të vitit 1999, në një kënd të Evropës dhe nën bombat e NATO-s, 41 meshkuj nga fshati Qyshk, ishin vrarë nga forcat e kombinuara militare serbe. Mosha: nga 19 deri në 69 vjeç.

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe të sigurimit kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fiqnj, Pavlan dhe Zahaq, ku kishin dëbuar nga shtëpitë gratë, fëmijët dhe pleqtë, dhe kishin vrarë në tërësi 72 njerëz.

Një grua e re ishte ndarë nga kolona e të dëbuarve që ishin urdhëruar të mbanin rrugën drejt Shqipërisë dhe, që nga ajo ditë, ajo ka mbetur pa nam e nishan.



Nga një i mbijetuar në secilin grup


TASHMË KISHIN KALUAR DY MUAJ qëkur kishte ndodhur masakra.

Nëntë luftëtarë shqiptarë, të urdhëruar nga komandanti i tyre, ngritën pushkët e tyre me bajoneta drejt qiellit të kaltër të verës dhe qëlluan tri herë në ajër. Teksa të shtënat gjëmuan në fshatin e dërmuar nga lufta në Kosovën Perëndimore, pjesëmarrësit në ceremonialin mortor, të mbledhur rreth varrit të madh, iu dorëzuan një ndenje dëshpëruese.

Për gruan me shami të zezë rreth kokës dhe fëmijët e saj që dënesnin, të shtënat nga garda e nderit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, risollën tmerrin e dy muajve më parë, kur shumica e meshkujve të fshatit ishin ekzekutuar nga skuadronet serbe të vdekjes.

Një grua, burri dhe dy bijtë e së cilës ishin vrarë, donte të hidhej dhe të mbulonte me shtatin e saj varrin, duke përsëritur me zë që të ngjethte mishtë: "Unë duhet të jem me ju".

Atë me vështirësi e ndalnin prej qëllimit kushërinjtë e saj.

Ceremonia e zbehtë mortore, njëra nga disa që janë mbajtur dhe mbahen në Kosovën e pasluftës, më në fund shënonte kohën kur familjet e tmerruara mund të mbledhen në mënyrë të pabezditshme për ta dhënë nderimin e fundit për të vrarët dhe të masakruarit gjakftohtësisht në shumë pjesë të Kosovës.

Akifi, i veshur me një setër të thjeshtë të zezë, këmishë të vjetër të bardhë dhe këpucë të zeza, qëndronte në mesin e pjesëmarrësve në ceremonial. Sjelljet e tij mund të mashtrojnë, ngase ato nuk shprehin dhimbjen dhe vuajtjet që ai ka përjetuar si njëri nga vetëm një dorë meshkujsh që kanë mbijetuar sulmin e rrufeshëm mbi fshat.

"Ky është vendi ku na kanë mbledhur", tregon ai, si për një gjë me të cilën është mpleksur qysh se di për vete. "Këto na tubuan para se të na ndanin, ne, meshkujve nga gratë dhe fëmijët".

I shtrirë në një rajon me ara të plleshme dhe buzë Lumit të Bardhë, Qyshku, është një fshat i vogël, i cili gjallon nën hijen e rëndë të kreshpave të larta të Bjeshkëve të Nemuna. Disa fshatin e konsiderojnë edhe si një paralagje të Pejës, qytetit vetëm dy ose tri kilometra më tutje, i cili ishte boshatisur thuaja tërësisht nga popullata shqiptare dhe pastaj ishte djegur në një masë të madhe, po ashtu.

Me ikjen e forcave serbe dhe me hyrjen në Kosovë të trupave të NATO-s, pas afro tre muaj bombardimesh nga qielli, ishin krijuar mundësitë që të hulumtohet për të vërtetën në vendin që kishte hequr të zitë e ullirit për shumë kohë.

Së bashku me NATO-n ia kishin behur edhe hetuesit nga Tribunali i OKB-së për krimet e luftës bashkë me grupet e tjera për të drejtat e njeriut. Ata tash bëjnë përpjekje për të kuptuar se çfarë, në të vërtetë ka ndodhur në Kosovë dhe kush i ka kryer vrasjet. Sipas kësaj logjike, një vend ideal për këtë punë paraqiste padyshin Qyshku.

Ndoshta edhe më parë keni dëgjuar për Fred Abrahamsin, hulumtuesin e "Human Rights Watch", një organizate joqeveritare me seli në SHBA, e cila merret me hulumtimin e krimeve të luftës, si dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut. Abrahamsi, një njohës i gjuhës shqipe, deri më tash ka kryer hulumtime të shumta në shumë pjesë të Kosovës, në Shqipëri dhe në Maqedoni, gjatë disa vjetëve të shkuar. Ai kishte parë shumë tmerre, shumë vende masakrash dhe shumë vrasje. Mirëpo, ajo që e kishte qitur Abrahamsin në rrugë të madhe gjatë ceremonisë mortore të viktimave në Qyshkut, ishte se ky fshat dallonte për një gjë nga vendet e tjera që kishte parë ai. Këtu disa njërëz që kishin parë zjarrin dhe breshërinë e plumbave që vinin në drejtim të tyre nga vrasësit serbë ia kishin dalur të mbijetonin. Rrëfimet e të mbijetuarve, si ato të Akifit dhe Lules, ishin të përqëndruara më shumë në detaje, gjë që i kishte shtyrë hulumtuesit të hyjnë më thellë në trungun e rrëfimit.

Intervistat që hulumtuesit kanë bërë me të mbijetuarit e masakrave bërë që të ngritet aktakuza nga Tribunali i Hagës kundër Slobodan Milosheviqit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

Qeveritë perëndimore përllogarisin se më se 10.000 shqiptarë janë vrarë ose zhdukur, edhe pse deri më tash janë zbuluar vetëm rreth 3.000 kufoma. Në anën tjetër kanë mbetur të pahulumtuara edhe më se 500 vende të dyshuara si varreza masive.

Ndërkaq, akoma më shumë, ajo që kishte shtyrë Abrahamsin në Qyshk, ishte edhe një gjë tjetër. Militarët serbë nuk kishin qenë edhe gjithaq të kujdesshëm.

"Një gjë shumë e rëndësishme për Qyshkun", thotë Abrahamsi," është se në secilën nga tri shtëpitë ka nga një të mbijetuar. Njerëz që mund të tregojnë me saktësi se si kanë ndodhur ekzekutimet".



"Ky është personi që ka dhënë urdhërat"


NJË GABIM QË E KISHIN BËRË serbët kur kishin ikur dhe një gjë shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe të tjerët të mishëruar në procesin e identifikimit të ndodhive të tmerrshme të muajve të vakuumit dhe mosdigjëjës për vendin e vogël në një cep të Evropës Juglindore, ishte ajo që vrasësit dhe urdhëruesit e vrasjeve kishin lënë pas vetes dëshmitë për ato që kishin bërë. Shqiptarët që po ktheheshin kanë gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat tregohen luftëtarët serbë gjatë aksioneve, në poza me armë para dhe me sfonde ku shihen shtëpitë e kapluara nga zjarri.

Këto fotografi paraqiten si burime të pazakonshme për hetuesit e krimeve të luftës - siç është Abrahamsi, për shembull - dhe një mundësi që përfundimisht të demaskojnë njerëzit që kanë qëndruar prapa vrasjeve.

Disa nga këto fotografi janë siguruar nga drejtoritë e Këshillit Komunal në qytetin e Pejës. Ato janë foto kolori, në të cilat tregohen luftëtarët serbë të armatosur gjer në dhëmbë.

"Në këto fotografi qartë mund të përfundohet se tregojnë luftëtarë vikendi, tregojnë tipat që kanë dashur të duken si Rambo", vlerëson Fred Abrahams. "Janë shumë të rëndësishme. Në to shihen serbët lokalë në poza të ndryshme militare që qëndrojnë para shtëpive në flakë, me armë automatike dhe me uniformë të plotë. Sheshazi shihet se këta individë në një mënyrë kanë qenë krenarë ose të interesuar të shfaqin armët e tyre të gjata dhe thikat e mprehta".

Këto fotografi janë përdorur nga "American Radio Works" për t'iu treguar njerëzve të mbijetuar në masakër. Ato i kanë shkuar me kujdes edhe Akifi dhe mbesa e tij 27 vjeçe, Lulja.

Me të parë fotografitë, Akifi dhe Lulja reaguan me emocion, duke drejtuar gishtërinjtë e thatë nga fotot.

"Është ai, ky është ai", Lulja filloi të dridhet dhe të zbehet taksa në çast iu kujtua se si, më 14 maj, personi i trashë dhe me flokë të zeza nga fotografia, e kishte ndarë atë nga grupi i fshatarëve të tjerë dhe e kishte kërcënuar me vrasje, në nuk do të ndiqte urdhërat që do t'ia jepte.

"Ky është i njëjti person", thotë Lulja. "Ky dhe askush tjetër. Edhe po ta shihja pas dhjetë vjetësh, prapë do ta njihja si paren e kuqe. Qeni. Ky është ai që më ka ndarë nga grupi dhe më ka kërcënuar me dhunim. Ky ka qenë komandant".

Shtatë fshatarë kanë dëshmuar se tipi me pak flokë të rëna që pozonte me aq krenari me ushkën e tij automatike të drejtuar nga fotografi, ka qenë njëri nga komandantët që kanë udhëhequr militarët gjatë ditës së sulmit mbi Qyshkun dhe dy fashtrat fqinjë. Ata dëshojnë se një luftëtarë tjetër serb e kishte thirruar atë me nofkën Burdush, që nënkupton një njeri të trashë. Fshatarët tregojnë se Burdushi kishte urdhëruar që meshkujt e paarmatosur shqiptarë të ndahen në tri grupe dhe të pushkatohen.


* * *


Kush ka qenë pra ky njeri i quajtur Burdush, i cili del të ketë dhënë urdhërat për militarët e tjerë? Dhe kush kanë qenë komandantët e tij? Çfare duhet të jetë një njeriu i cili kishte urdhëruar kryerjen e një masakre të tillë të përgjakshme dhe për çfarë qëllimi? A i mundon këta njerëz që kanë ngrehur këmbëzën vrasjet që kanë bërë mbi njerëzit e pafajshëm? A do të ketë mundësi që drejtësia t'ia del mbanë me një numër kaq të madh të masakrave, apo dhuna e llojit të këtillë ushqen veten në një rreth të pafund?

Çështje të rëndësishme flejnë jo vetëm në ngjarjet e kobshme të 14 majit, por edhe në të kaluarën e largët.

Për shumë serbë, Kosova mendohet të jetë një vend i shenjtë, i zhytur me gjakun e martirëve dhe e përjetësuar në këngët folklorike. Tokat e Kosovës kanë qenë nën Perandorinë Serbe të Mesjetës, për dy shekuj, dhe vendi legjendar ku serbët kishin humbur nga ushtria e Perandorisë Osmane, së bashku me popujt e tjerë të Ballkanit, në vendin e quajtur Fusha e Mëllenjave. Shumë luftëra, shumë dhunë dhe shumë ndryshime kanë ndodhur që nga ajo kohë.

Nga fundi i shekullit XX, Kosova ende ka qenë nën administratën serbe, por e populluar në një shumicë të madhe nga shqiptarët. Lideri serb, Slobodan Milosheviq, ka ushtruar një fushatë dhjetëvjeçare për të vendosur një apart'heid të stilit ballkanik me qëllim të forcimit të kontrollit serb mbi shqiptarët, si dhe për të forcuar pozitën e tij politike në vend. Në të njejtën kohë Milosheviqi kishte nxitur dhe udhëhequr luftërat në Kroaci dhe Bosnjë, në të cilat me qindra mija civilë janë vrarë dhe deportuar.

Në vitin 1997, një grup i fshehtë, filloi të kryente sulme mbi zyrtarët qeveritarë serbë, policët dhe kolaboracionistët shqiptarë. Kjo ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftëtarët e së cilës, pas disa vjet rezistence pasive, kishin vendosur që pavarësinë ta fitonin me anë të grykës së pushkës.



Kriminelët - ata e kanë vendin në Hagë


ME RRITJEN E TENSIONEVE, Milosheviqi kishte dërguar më shumë forca ushtarake dhe policore në Kosovë, duke sulmuar rajonet ku vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vendet që ata konsideronin si të rrezikshme. Shumica e luftëtarëve të rekrutuar nga Milosheviqi në të kaluarën e tyre kishin betejat që kishin zhvilluar në dy luftërat e mëparshme, në Kroaci dhe Bosnjë. Kosova ishte ajo e treta dhe e vërteta, në nuk do të konsideronim luftë konfliktin e shkurtër me Slloveninë. Mirëpo, serbët nuk kishin luftuar vetëm kundër atyre që i quanin "terroristë të organizatës së vetëquajtur UÇK", por edhe kundër civilëve të paarmatosur dhe të pambrojtur. Për këtë janë vërtetuar dhe tashmë dëshmojnë edhe të gjithë hetuesit ndërkombëtarë që kanë punuar dhe punojnë në Kosovë. Ata janë të bindur se skuadronet serbe të vdekjes kanë vrarë dhe masakruar civilë që nuk kanë pasur kurrëfarë lidhjesh dhe UÇK-në.

Jon Cina, një analist që punon në kuadër të "Grupit Ndërkombëtar të Krizës" (ICG) - organizatë joqeveritare që mbledh shënime për krimet e luftës të kryera në Kosovë - pohon se sulmet serbe janë rritur pambarimisht shumë në krahasim me brutalitetin që kishin demonstruar në përleshjet e mëhershme më UÇK-në, në vitin 1997.

"Në qoftë se do ta krahasonit këtë me një pemë, fillimisht ata kishin dashur të krastitnin degët dhe pastaj kishin vendosur ta prenin edhe trungun", shprehet ai. "Dhe fare në fund, ata kishin vendosur që të gropojnë edhe në tokë, sheshazi me qëllimin e heqjes qafe të pemës, por që në të njëjtën kohë do të shkaktonte edhe një ferr të madh me dëmet kolaterale, siç dëshirojnë ata ta quajnë këtë".

Gjer më këtë ditë, udhëheqësia serbe dhe shumica e qytetarëve të tyre mohojnë faktin se policia dhe armata ka kryer krime në Kosovë. Ata vazhdojnë të insistojnë se lufta ka qenë një përpjekje legjitime për të thyer guerilët kundërqeveritarë, duke margjinalizuar storiet e krimeve si propagandë e NATO-s dhe UÇK-së, që bëhet me qëllimin e ekzagjerimit të "eksceseve që kanë kryer disa njësite keqbërëse".

Dennis Milner, njëri nga hetuesit kryesor në Kosovë nga Tribunali i Hagës, hedh poshtë vështrimin zyrtar të Serbisë mbi luftën.

"Pse i quajnë elemente keqbërëse?", shtron pyetjen ai. "Apo ndoshta flasin për gjithë trupat (armatën) si një element keqbërës? A është ndonjëri nga gjeneralët e tyre element keqbërës? Kjo kundërshton çdo logjikë".

Hetuesit për të drejtat e njeriut theksojnë se masakrat e sojit të asaj çfarë ka ndodhur në Qyshk dhe dy fshatrat e afërta - në të cilat forcat serbe kanë vrarë civilë të paarmatosur që nuk kishin bërë asfarë rezistence - janë shembuj të qartë për krime të luftës. Po, është e ditur se Qyshku është vendlindja e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çekut, dhe se babai i tij është vrarë në Qyshk, më 14 maj, por disa luftëtarë serbë spikasin se ky nuk kishte qenë qëllimi kryesor i sulmit.

"Nuk ka ndonjë gjë që do të dëshmonte se Qyshku ka pasur ndonjë aktivitet të UÇK-së ose diçka të ngjashme", thotë Fred Abrahams. "Të gjithë fshatarët tregojnë se edhe pse ka pasur disa pjesëtarë nga fshati që iu kanë bashkangjitur UÇK-së për të luftuar në rajone të tjera, Qyshku gjatë gjithë luftës kishte qenë një vend i qetë".

PSE QYSHKU?

Çelësi duket se fshihet prapa identitetit të kriminelëve dhe veçanërisht prapa komandantit me nofkën Burdush. Nëpërmjet tyre mund të jetë e mundshme të mësohet kush ka planifikuar këtë operacion, dhe ç'është më e rëndësishme, pse? Asnjëri nga të mbijetuarit në Qyshk nuk dinte emrin e vërtetë të Burdushit. Por, Lulja, femra të cilën ai e kishte kërcënuar me përdhunim, thotë se askush në Qyshk nuk do të mund ta harrojë fytyrën e tij, siç nuk do të mund të harrojnë krimet që ai ka kryer.

"A i shihni këto duar?", pyet Lulja duke u rrëqethur dhe treguar duart e saja. "Me këto dy duar unë kam mbledhur eshtrat e dajëve të mi, kushërinjve dhe babait tim. Atë që kishte mbetur nga babi im, e gjeta fare në fund, por jo tërë kufomën. Vetëm disa pjesë nga trupi i tij. Nuk kam gjetur këmbët e tij ose kokën. Vetëm brinjët kam gjetur. Dhe me këto duar e kam kallur në dhe. Kurse këta serbët, këta që e kanë vrarë, ata i kanë duart e zhytura me gjak. Ata e kanë vendin në Hagë".



Zbulimi i personave pjesëmarrës në masakër


NUK ËSHTË SHUMË E ZAKONSHME të zbulohen emrat dhe fytyrat e personave që kryejnë krime gjatë kohës së luftërave. Është akoma më e pazakonshme të dëgjosh ata që kanë kryer këto krime duke rrëfyer për bëmat e tyre, përveç në rast të kapjes dhe gjykimit në gjykatore. Përgjatë dhjetë vjetëve me luftëra në ish-Jugosllavi, ka pasur një tabu virtuale për ushtarët për të folur fshehurazi rreth vrasjeve, pa marrë parasysh në kanë qenë viktimat trupa të armikut ose vetëm civilë të thjeshtë. Kjo më tepër vlen për luftëtarët serbë, të cilët shpesh veten e vëjnë në rrafshin e viktimës, në këtë mënyrë duke justifikuar aksionet e tyre kriminale si një mbrojtje kolektive të popullit.

"American Radio Works" ia ka dalur të sigurojë disa fotografi të luftëtarëve serbë, të cilat ata i kishin lënë prapa, pasi që kishin ikur nga Kosova. Në disa prej tyre tregohen militarët, duke pozuar sikur të ndodheshin në ndonjë mbledhi gjahtarësh, duke buzëqeshur mistershëm dhe duke mbajtur në dorë flamuj shqiptarë. Kur ia treguam fshatarëve këto fotografi, një njeri tjetër doli të ketë qenë së bashku me Burdushin.

Një grua shqiptare, e quajtur Albana, tregon me gisht njeriun që tregohet në fotografi, duke pohuar se ai kishte qenë në Qyshk, i veshur me uniformë të plotë ushtarake. Njeriu, për të cilin flitet, është shumë lehtë të njihet në fotografi, për shkak të njërit sy të tij gjysmë të mbyllur. Albana tregon se emri i tij është Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko.

"E kam parë fytyrën e Zvonkos", thotë ajo duke kthyer kujtimet e 14 majit. "Kjo ka ndodhur vetëm për disa çaste. Pastaj, në sytë tanë ata morën meshkujt tanë dhe filluan të djegin shtëpitë".

Albana rrëfen se si ajo ishte rritur së bashku me Cvetkoviqin në një mëhallë në Pejë, ku ajo kishte kaluar fëmijërinë. Sipas saj, Zvonkoja kishte qenë në fshat edhe dy herë të tjera, bashkë me militarët e tjerë që kishin bastisur fshatin. "Ai më njohu mua dhe më pyeti se çfarë po bëja unë aty. Unë iu përgjigja 'Unë jetoj këtu tash'. Ai më pyeti se sa fëmijë kam. Unë kisha frikë t'i tregoja se kam një djalë dhe e gënjeva - i tashë se kam pesë vajza. pastaj, ai më pyeti në ka pasur UÇK në fshat. Unë i tashë se jo".

Dy fshatarë të tjerë kanë identifikuar Zvonko Cvetkoviq, duke thënë se ai kishte qenë në Qyshk, i veshur me uniformë ushtrie. Ata e kishin njohur Cvetkoviqin që më parë, ngase ai kishte punuar si inspektor i automjeteve, në ndërmarrjen "Pe-trans" në Pejë, ku shqiptarët thonë se ai e kishte keqpërdorur këtë vend të punës, duke marrë mito.

Për të gjetur diçka më shumë, ne shkuam në objektin e "Pe-transit", i cili në muajt pas luftës ishte lënë shkretë, ku kishte punuar dikur Cvetokoviqi. Në kabinetin ku janë mbajtur dosjet, ende kishin mbetur shumë shënime. Këtu gjetëm dosjen personale të Zvonimir Cvetkoviqit. Në këto dokumente shënohej se ai kishte lindur më 1953, kishte mbaruar të katër klasët e shkollës së mesme me notë përafërsisht mesatare 2.1 dhe se kishte një sy gjysmë të mbyllur, si pasojë e një aksidenti trafiku. Më tutje u gjetën edhe dokumentet që tregonin se ai kishte abuzuar me disa fonde të kompanisë. Por, me gjithë korruptimin e qartë të Cvetkoviqit, nuk ka ndonjë dëshmi që tregon se ai ka qenë ndonjë komandant ushtarak ose rezervist policie.

Në këtë mënyrë ne kishim vendosur t'i binin në gjurmë Zvonko Cvetkoviqit.

Shumë serbë që kanë braktisur Kosovën, gjatë bombardimeve të NATO-s dhe pas hyrjes së trupave paqeruajtëse në vend, kanë gjetur strehim në Mal të Zi, republikën "jugosllave" që ndodhet vetëm rreth një orë ngasje me veturë nga Qyshku. Pas disa javësh të gjurmimit të vendndodhjes së Cvetkoviqit, ia dolëm që të zbulojmë se ku fshihej ky kriminel i dyshuar. Ai ndodhej në Mal të Zi, në një qytezë që shtrihet vetëm 40 kilometra larg Kosovës. Na ishte thënë se jetonte në një vend të zymtë dhe të varfër, në Andrijevicë, një vend i njohur për mbështetjen e fuqishme për diktatorin serb, Slobodan Milosheviq.

Ne shkuam të paparalajmëruar në një bllok të shtëpive, me rroba që thaheshin nëpër litarë dhe me dru të prerë të renditur pranë mureve të shtëpive. Iu kishim qasur me një çik pasiguri vendit ku do të duhej gjetur njeriun që kërkonim. Në vazhdën e përpjekjeve për të kapur serbët e armatosur që shikoheshin si kërcënim për udhëheqësinë e republikës që mëton ta paraqesë veten si e moderuar, pak ditë para se të shkonim atje, policia malazeze kishte bastisur disa shtëpi në Andrijevicë, ku kishte konfiskuar pushkë automatike dhe granata.

Ndër shtëpiat e bastisura kishte qenë edhe ajo e Zvonimir Cvetkoviqit.



Kush është Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko


PESË OSE GJASHTË SERBË ishin mbledhur rreth zjarrit në oborrin e shtëpisë ku jetonte tash i dyshuari për krime lufte, Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko, duke ngritur dolli me gotat e vogla të mbushura me raki kumbullash dhe duke mbrehur thikat e tyre vezulluese. Ata po përgatiteshin ta prenin një derr shumë të madh. Me një shtytje të përnjëhershme ata kthejnë bishën në krah, secili prej tyre duke mbajtur nga një këmbë të tij. I pesti, ndalet për një çast mbi kokën e madhe të derrit dhe, me një lëvizje të beftë dhe të shpejtë të thikës, e pren derrin në fyt. Një curril i ku gjaku del nga gërrmazi i prerë i bishës, teksa bën përpëlitjet e fundit në jetë.

Brenda shtëpisë së vogël, përfundimisht del përpara Zvonimir Cvetkoviqi. Në dhomën ku rrinte së bashku me të shoqen, vajzat dhe balldëzat, Zvonkoja na ofron kafe dhe pranon që të flasë.

Ai është një mezoburrë 46 vjeç, me flokë të dendura që kanë filluar të thinjen dhe me njërin sy gjysmë të mbyllur, i cili i kishte mbetur në kujtesë fshatarëve të llahtarisur. Cvetokoviqi ishte mësuar të refuzonte ato që kishte parë të botoheshin në gazetat lokale në Mal të Zi - si dhe në Internet - sipas të cilave ai kishte qenë i lidhur me krimet që ishin kryer në Qyshk.

"Gjithë ajo për të cilën unë kam qenë i interesuar të bëj ka qenë që të shkoj në punë herët në mëngjes dhe të kthehem në shtëpi pasdite", thotë ai. "Kurrë nuk kam qenë në Qyshk. Kurrë nuk kam kryer shërbimin ushtarak dhe kurrë nuk kam mbajtur revole në dorë".

Me të shpjeguar se disa njerëz kishin dëshmuar se e kanë parë atë në Qyshk gjatë sulmit, ai me rrëmbim dhe nervozë qëllon me grusht tavolinën dhe thotë: "Më lejoni të ju them diçka. Në do të ishte përzier madje edhe vëllau im në diçka të tillë, unë do ta tregoja menjëherë. Ata kanë qenë qenë e jo njerëz, ata që kanë bërë këtë punë në Qyshk".

Megjithëse Cvetkoviqi ngulte këmbë vazhdimisht se kishte qëndruar larg luftës, ai dëshmonte me saktësi detaje të shumta për njësitet militare dhe për komandantët e tyre.

Si mund të dijë ai kaq shumë?

Ai nuk e tregon. Por, kjo kishte bërë që të ktheheshim prapa në Pejë dhe të flasim me shqiptarët, të cilëve, sipas fjalëve të Cvetkoviqit, do të dëshmonin se ato çfarë thotë vetë janë të vërteta.

Kështu, ne gjetëm në Pejë një familje shqiptare, të cilën, gjatë bombardimeve të NATO-s - me të filluar serbët vrasjet dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre - Cvetkoviqi e kishte përcjellur në rrugën drejt Malit të Zi. Por, në bisedën me këtë familje, ne ia dolëm të kuptojmë disa detaje të tjera shumë kruciale, për të cilat Cvetkoviqi nuk kishte folur. Për shembull, familja shqiptare e tregon fare qartë dhe ngul këmbë në faktin se Cvetkoviqi i ka përcjellur ata për në Mal të Zi, por se ai në atë kohë ka qenë i veshur me uniformë ushtarake dhe se mbante me vete një pushkë automatike. Kjo binte në kundërshtim të plotë me ato që Cvetkoviqi na kishte thënë në Mal të Zi, kinse nuk kishte veshur kurrë uniformë dhe se nuk kishte mbajtur kurrë revole në dorë. Sipas kësaj del se Zvonkoja e ka ndihmuar këtë familje, ngase miku i tij i kishte pasur miq të ngushtë dhe se në të njëjtën kohë kishte larguar edhe familjen e tij në atë drejtim. Familja shqiptare tregon se ai tërë kohën e kishte qortuar mikun e tij për rrezikun në të cilin e kishte futur - rrezikun e përcjelljes së një familjeje shqiptare.

Një shqiptar tjetër, të cilin e vizituam, për të cilin Cvetkoviqi na kishte porositur ta pyesnim, po ashtu, na tregoi se e kishte parë Zvonkon vetëm disa javë para se të ndodhte masakra e Qyshkut, dhe se ai kishte pasur të veshur uniformën ushtarake dhe se kishte mbajtur një automatik. Ndërsa, e treta e vërteta, njeriu i tretë i cili do të duhej të thoshte fjalë të mira për Cvetkoviqin, ish-punëtori në kompaninë "Pe-trans", Dardani, dyshonte se Cvetkoviqi ka qenë gjithnjë në bashkëpunim me bandat ushtarake në Pejë.

"Ai gjithmonë do të vinte për të na folur", rrëfen Dardani. "Por, njëkohësisht, ai ishte më ekstremisti në mesin e punëtorëve serbë. Ndodhte që ai të thoshte: 'Duhet t'i vrasim të gjithë shqiptarët, të marrim pastaj buldozerët dhe t'i rrafshojmë fshatrat; duhet që t'i dëbojmë ata të gjithë'".

"Nuk di çfarë të them", rrudhë krahët Dardani, "ndoshta këto kanë qenë vetëm fjalë".

Pra, tashmë e kishim të qartë se Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko ishte bashkuar me militarët për të sulmuar fshatin Qyshk - dhe sigurisht edhe dy fshatrat e tjerë - dhe që ndoshta ka qenë vetëm një ushtar i parëndësishëm gjatë operacionit. Kështu që, filluam të gjurmojmë edhe për komandantët ushtarakë, për të cilët kishin treguar Cvetkoviqi dhe shumë luftëtarë të tjerë serbë, që kishin qenë më aktivët në rajon.



Njësitet militare që kanë marrë pjesë në sulm


LUFTËTARËT SERBË QË KANË QENË në Qyshk, më 14 maj, ose ata të cilët dinin diçka për ndodhinë e tmerrshme të mesit të pranverës, dëshmojnë se sulmi ka qenë i organizuar nga grupet më elite të policisë së Serbisë, si dhe armatës dhe njësiteve paramilitare - trupa këto nën direktiva të drejtpërdrejta nga gjeneralët më të afërt të të akuzuarit për krime lufte, Slobodan Milosheviqit.

Në sulm kishin marrë pjesë edhe bandat militare, po ashtu, të cilat janë quajtur "trupat e befasisë".

Ndër njësitet serbe që kanë marrë pjesë në Qyshk, janë:


Formacioni "Frenki", një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq, njërit nga agjentët më të rrezikshëm dhe njëkohësisht të mistershëm, për të cilin flitet se është një komandant veteran nga lufta e Bosnjës.


"OPG", ose "Operativna Grupa" (grupi operativ), një njësit elit i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten "Magla" (mjegulla), sipas gjasës se pas aksioneve të mdërmarra nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. "OPG-ja" mësohet të ketë marrë urdhrat nga një gjeneral i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Luftëtarët nga ky grup kanë theksuar se "OPG" qëndron prapa masakrës që ka ndodhur në fillim të vitit 1999, natën ndërmjet 14 dhe 15 janarit, në Reçak, që kishte grishur pezmin e komunitetit ndërkombëtar dhe, sipas shumë analistëve, kishte qenë pika shtytëse për ndërrimin e politikës botërore kundër Serbisë, rrjedhimisht duke cytur fillimin e bombardimeve të aleancës së NATO-s.


Njësiti snajperist i Armatës së Tretë "Jugosllave", grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë.


Pastaj, banda paramilitare "Munja" (vetëtima). "Munja" ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, të cilin nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë.


Në mesin e 17 luftëtarëve, me të cilët u takuam në Mal të Zi, kishte qenë edhe Branko, një veteran shpatullgjërë i grupit militar "Munja", në të katërdhjetat e hershme. Branko tregon se ai ishte rritur në Pejë dhe se i ishte bashkuar grupit vetëm tre muaj para fillimit të luftës ajrore të NATO-s.

"Me t'iu bashkuar 'Munjës' më është thënë se detyra jonë do të jetë spastrimi etnik - dëbimi i njerëzve nga shtëpitë e tyre", rrëfen Branko. "Kishim edhe punë të tjera, po ashtu, jo vetëm spastrimin. Bënim arrestime, në të shumtën e rasteve, caku ynë ishin liderët e shqiptarëve dhe eliminimi i gjithë atyre që përkrahnin idenë e Kosovës së pavarur. Jo vetëm liderët e UÇK-së, por edhe shqiptarët me ndikim, intelektualët".

Autoritetet serbe një kohë të gjatë kanë refuzuar çfarëdo lidhje me paramilitarët, siç është, për shembull, grupi "Munja". Por, luftëtarët serbë ngulin këmbë se paramilitarët, përfshirë këtu edhe "Munjan", kanë qenë "njësite speciale" nën kontrollin e armatës dhe policisë. Pikërisht, njëri nga komandantët më famëkëqinj dhe më të frikshëm, Vidomir Shalipur - polici më i njohur në qytetin e Pejës për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve - ka qenë mu një polic serb. Shalipuri është vrarë më 8 prill, 1999, nga një ushtar 17-vjeçar i UÇK-së, në pusinë e vënë në afërsi të fshatit Radac. Funerali i tij kishte qenë një ndër më të mëdhenjtë që kanë organizuar ndonjëherë serbët e Pejës, ndërkaq që kishte qenë një ndër lajmet më të gëzueshme që kishin marrë shqiptarët e qytetit perëndimor, të cilët ishin dëbuar nga shtëpitë dhe ishin strehuar në vendet fqinje. Madje, edhe përkujtimorja me rastin e vdekjes së tij, tregon për lidhjen e tij me grupin, duke shkruar si shtojcë të emrit - Vidomir Shalipur - "Munja".



Urdhrat kanë ardhur nga nivelet më të larta


VRASJA E POLICIT VIDOMIR SHALIPUR, bazuar në dëshmi të shumta, kishte bërë që grupi militar "Munja" të mbetej nën drejtimin e partnerit të tij në krime, kriminelit Nebojsha Miniq. Kjo kishte qenë edhe një ndër strategjitë e luftës së Milosheviqit në Kosovë - policët dhe kriminelët të luftojnë krah për krah më njëri-tjetrin.

Nebojsha Miniq është një 38-vjeçar, i cili veten e quan "Mrtvi" (i vdekuri), nofkë që e ka marrë nga tatuja që tregon një njeri të vdekur në krahëror.

Branko, njëri nga pjesëtarët e "Munjas", rrëfen se Miniqi ka vrarë disa shqpitarë në Pejë dhe rrethinë. "Ai ishte ekstremist që nga fillimi", thotë Branko. "Ai gjithnjë ka qenë një njeri që ka jetur në tehun e shpatës. Ai ishte i mbushur plot me urrejtje ndaj shqiptarëve. Kishte bërë aktivitete kriminale së bashku me ta dhe ata e kishin tradhëtuar. Kështu që, ai ka qenë i mbushur me ndjenjën për hakmarrje. Ishte në gjendje të vriste tërë një familje, nënën, babain, ose motrën, vetëm për këtë gjë."

Isai nga Peja, ka treguar se si Nebojsha Miniq kishte dhënë urdhrin për të vrarë gjithë familjen e tij. Një natë para hyrjes së trupave të NATO-s në Pejë, pjesëtarët e grupit të Miniqit, kishin ekzekutuar shtatë pjesëtarë të familjes së Isait. Isai ia kishte dalur t'i shpëtojë vrasjes. Prej shtatë të pushkatuarve - pesë kishin qenë fëmijë.

Disa dëshmitarë, si fshatarët shqiptarë ashtu edhe militarët serbë, identifikojnë Nebojsha Miniqin si njërin nga komandantët e sulmit mbi Qyshk, Pavlan dhe Zahaq, më 14 maj. Së bashku me Miniqin ishte edhe njeriu hijerëndë nga fotografitë, Burdushi, emri i vërtetë i të cilit është - Sreçko Popoviq.

Një pjesëtar tjetër i grupit "Munja", Petar, thekson se Miniqi dhe Popoviqi kanë qenë komandantë të këmbësorisë në Qyshk. Mirëpo, Petar ngul këmbë se planet për betejat dhe listat e ekzekutimit kanë ardhur nga zyrtarët e nivelit të lartë të armatës dhe policisë, të cilët edhe e kishin drejtuar operacionin.

"Ne na jepeshin listat nga komandantët e policisë për shqiptarët që ishin lojal ndaj UÇK-së ose që kishin lidhje me ta", tregon Petar. "Qëllimi ishte që të spastrohet çdo fshat. Na ishte urdhëruar që të ndanin gratë dhe fëmijët prej burrave. Ne merrnim çdo mashkull që kishte mbi 15 vjeç".

Disa luftëtarë kanë bërë të ditur për "American Radio Works" se sulmi mbi Qyshk ishte planifikuar në takimin e komandantëve të armatës dhe policisë në Pejë, më 11 maj. Një libër shënimesh, i nënshkruar nga komandanti rajonal ushtarak, koloneli ushtarak Dushan Antiq - i cili i është treguar "ARW"-së nga zyrtarët e Këshillit Komunal në Pejë - konfirmon se në Qyshk ishin dërguar trupa përforcuese, tri ditë para sulmit. Gjithashtu, disponojmë me një kopje të dokumentit, të nënshkruar nga i njëjti komandant "jugosllav" Antiq, që dëshmon për të ashtuquajturin "Shtab të krizës", ku drejtuesit serbë të ndërmarrjeve të ndryshme në qarkun e Pejës, kishin marrë detyrat përgjegjëse të dala nga gjendja e krijuar me shpalljen e gjendjes së luftës në Jugosllavi. Ky dokument mbante datën e 25 marsit, ndërkaq drejtuesit ftoheshin për të marrë detyrat në mbledhjen që do të mbahej më 1 prill, 1999. Sipas dokumentit, armata merrte mbi vete autoritetin absolut në rajon, ku përfshihet edhe fshati Qyshk.

Nga këto dokumente dhe deklarata nga luftëtarët përgënjeshtrojnë pohimet se njësitet e tyre nuk kanë qenë të involvuara në sulmet mbi civilë.

Bazuar në burimet pranë policisë serbe, listat e ekzekutimit kanë ardhur nga armata lokale dhe komandantët e policisë, duke vazhduar të ngjiten lart e më lart në zingjirin komandues. Një oficer nga një njësit elit i policisë sekrete serbe ka deklaruar se ai ka përcjellur urdhëresa të detajizuara për arrestime dhe deportime drejtpërdrejt te komandantët e policisë dhe armatës në Kosovë, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe ato për grupin "Munja". Ai dëshmon se këto urdhëresa dilnin nga kancelaritë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd.

"Urdhri për të dëbuar me forcë shqiptarët ka ardhur nga Beogradi, nga vetë kreu", tregon oficeri i lartë i Armatës Jugosllave, i cili parapëlqen të mbetet anonim. "Ne ishim fokusuar parësisht në rajonet ku UÇK-ja kishte përkrahje, siç është Peja".

Por, ky oficer shton se ajo që kishte filluar, sipas tij, si një luftë legjitime kundër "terroristëve shqiptarë" UÇK-së, së shpejti ishte kthyer në një luftë të përgjithshme kundër civilëve shqiptarë. Ajo ishte një luftë ku secili mashkull shqiptar pak më i rritur ishte trajtuar si një terrorist potencial.

"Me të filluar sulmet ajrore", tregon oficeri, "çdo gjë u keqësua. Ne u bëmë më të varur nga militarët dhe njësitet speciale, ngase rekrutët dhe rezervistët tanë nuk po e kryenin punën si duhet. Gjithçka u kthye përmbys. Në këtë gjendje, unë isha një polic që duhej të punoja me kriminelët, në vend se t'i arrestoja ata".



Nga burgu në luftë


SHUMË MILITARË SERBË janë dërguar në Kosovë drejt e nga qelitë e burgjeve në Serbi. Disa prej këtyre militarëve që kanë luftuar në Kosovë i pranuan "American Radio Worksit" se ata ishin liruar nga vuajtja e dënimit në burg me kushtin e ardhjes për të luftuar në Kosovë.

Një nga ta është Marko, një ish i burgosur që tash jeton në Mal të Zi. Ai është një figurë tipike e njeriut nga nëntoka serbo-malaziase, një djalosh meskuloz me zixhirë prej ari të varur në qafë, syze dielli të shtrenjta dhe shortse "Bermuda". Markoja tregon se në kohën kur ishte liruar nga burgu kishte qenë duke vuajtur dënimin prej pesë vjetësh në Serbi, për shkak të një përleshjeje të armatosur. Pas lirimit, ishte stërvitur në një kamp serb policie, i ishte dhënë arma dh ishte dërguar në Pejë, për të kryer të ashtuquajturat - operacione speciale.

"Urdhërat që më jepeshin mua ishin që të arrestoja njerëzit dhe t'i fusja brenda", tregon Marko. "Pastaj, ka pasur urdhra speciale për të kapur individë të veçantë dhe për t'i sjellur ata gjallë ose vdekur. I kam likuiduar pesë a gjashtë njerëz në këtë mënyrë. Arrestonim njerëz të rëndësishëm, politikanë, funksionarë. Për çmimin e lirisë sonë ne ishim në gjendje të bënim, thjeshtë, gjithçka".

Markoja dhe disa militarë të tjerë serbë të intervistuar kanë theksuar se disa njësite janë sponsoruar nga gangsterët serbë, që kanë lidhje të ngushta me policinë sekrete të Slobodan Milosheviqit. Këta sponsorë u kanë paguar luftëtarëve shuma parashë prej 5-6 mijë markash për një muaj dhe kanë bërë aranzhimet për armët dhe municionin nga armata si kundërshpërblim për ndaljen e një pjese të madhe të pronave shqiptare.

Mrakoja tregon se punëdhënësi i tij ishte famëkeqi, Zheljko Razhnatoviq - Arkan. Arkani ishte njëkohësisht politikan - kryetar i Partisë së Bashkimit Serb (SSJ) - dhe mafioz, për të cilin në vitin 1997 ishte ngritur aktakuza nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi, për krimet që kishte kryer gjatë luftërave në Kroaci dhe Bosnjë. Aktakuza ishte shpallur botërisht, nga atëbotë kryeprokurorja Louise Arbour, gjatë muajve të bombardimeve të NATO-s mbi "Jugosllavi", në vitin 1999, kur i ishte shtuar sipas burimeve edhe dosja e krimeve në Kosovë.

Razhnatoviq është vrarë në janar të vitit 2000 në një atentat në hotelin "Interkontinental" në Beograd.

Fred Abrahams nga organizata "Human Rights Watch" beson se kriminelët e manipuluar nga shteti ishin një komponent esencial i luftës së udhëhequr nga Serbia në Kosovë.

"Ka pasur elemente të fuqishme kriminale të mishëruar në tërë zingjirin që vjen nga armata, nëpërmjet policisë e deri te paramilitarët", vlerëson Abrahams, "dhe ky është një refleksion i shtetit Serb dhe Jugosllav. Ky është një regjim gangsterësh. Po flasim për një vend që është i qeverisur nga njerëz që janë të mishëruar thellë në të gjitha sojet e aktiviteteve ilegale dhe të dyshimta. Pra, në kjo do të fillojë mu në krye, në nivelin ministror, është më se e qartë se do të arrijë edhe në nivelin e banditëve të rrugës dhe policëve lokalë".



Kriminelët nuk kënaqeshin vetëm me para...


KËTA BANDITË DHE POLICË janë dërguar me urdhrin e komandantëve nga nivelet e larta që të shplajnë Qyshkun dhe dy fshatra të tjerë. Të mbijetuarit dëshmojnë se kanë parë Nebojsha Miniqin dhe Sreçko Popoviqin - komandantët e formacionit "Munja" - të torturojnë civilët e paarmatosur dhe të terrorizojnë ata me të shtëna nga automatikët, madje edhe buzë këmbëve të fëmijëve.

"American Radio Works" ia ka treguar fotografitë e Miniqit dhe Popoviqit njërit nga të mbijetuarit në një nga dhomat e likuidimit në Qyshk, bujkut rreth katërdhjetë vjeç të quajtur Besim. Pa mëdyshjen më të vogël, ai rrëfen se i kujtohet fare qartë se Popoviqi ka dhënë urdhrin për të ndarë meshkujt shqiptarë që do të ekzekutoheshin.

"Ai qëndronte në mes dhe jepte urdhrat", kthen kujtimet për Sreçko Popoviqin, Besimi. "Ushtarët e tjerë dolën në krye të grupeve dhe na dërguan nëpër shtëpi. Gjatë gjithë kohës, ky Popoviqi, na bërtiste: 'Keni kërkuar NATO-n, tash do t'ju tregojmë ne NATO-n! Ju shqiptarët kurrë nuk do të jeni të lirë, vetëm nëse do të vrisni tërë 11 milionë serbët'".

Edhe Skënderi, një burrë tjetër i mbijetuar në masakër, identifikon Popoviqin nga fotografitë.

"Kam pasë vërejtur se mbante një kryq rreth qafës", thotë ai. "Kishte të veshur një fanellë me ngjyrë të gjelbër ushtarake. Ai ka dhënë urdhrat që të na ndanin në dy grupe dhe të na dërgonin nëpër shtëpitë...".

Në intervista të ndara, dëshmitarët theksojnë se Popoviqi nën kërcënimin e armëve ka vënë para grupin prej dhjetë meshkujsh dhe i ka dërguar në njërën shtëpi. Në këtë grup kishte qenë edhe Skënderi.

Pas disa çastesh, disa rrebeshe armësh ishin dëgjuar dhe meshkujt e vënë në vijë me shpinë nga muri ishin shembur të vrarë nga plumbat e ekzekutorit serb. Skënderi, megjithëse me disa plagë në këmbë, ia kishte dalë të shpëtonte, duke dalë nga dritarja, pak para se shtëpinë, tashmë të mbushur me kufoma, ta kaplonte zjarri.

Ndërkohë, Nebojsha Miniqi ishte duke gjuajtur ndonjë pre më të majur. Miniqi e kishte rrëmbyer Çaush Lushin, 51 vjeç, burrin e njohur si më i pasuri në Qyshk. Njerëzit e Miniqit, po ashtu, e kishin kapur të birin e Çaushit, Arianin, 21 vjeç, për të shantazhuar atë me qëllim të marrjes së çelësave të veturës. Çaushi u kishte ofruar vetë të merrnin veturën dhe disa para, duke shpresuar se serbët do të tregoheshin të mëshirshëm dhe do t'ia kursenin jetën e të birit. Dëshmitarët tregojnë se Miniqi e kishte dërguar Çaush Lushin në shtëpinë e tij.

Gruaja e Çaushit, Ajshja, kishte mbetur në mesin e grupit të femrave, derisa gjithë këto skena rrëqethëse ishin luajtur para syve të saj të mbushur me lot.

"Çaushi u solli atyre gjithë paratë që kishim", kthen kujtimet më të këqija të jetës së saj ajo. "Ai solli gjithçka vetëm për ta shpëtuar birin tonë të dëshirit. Kur ai u kthye te vendi ku na kishin grupuar, te varrezat e fshatit, pa se Arianin e tij e kishin marrë ushtarët. 'Ku e kam djalin?', ka pyetur. Dhe ata iu përgjigj gjakftohtë: 'Ti mund të kesh para, të jesh i pasur, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të ta vrasim djalin!'".

I biri, Ariani, i vetmi djalë në familje, ishte pushkatuar së bashku me 10 meshkuj të tjerë, disa minuta para se Çaushi të kthehej me paratë. Çaush Lushi së fundi është parë i gjallë me Nebojsha Miniqin - "Mrtvin", komandantin e "Munjas".

Një ditë më vonë, Ajshe Lushi e kishte gjetur kufomën e burrit të saj të masakruar në një nevojtore fshati.

"Ishte i shtrirë me fytyrë për tokë, derisa në të gjitha anët shihej gjaku", rrëfen ajo si e përhumbur. "Ishte shumë e vështirë të shikoje. Ishin mbledhur aq shumë miza. E kishin prerë në fyt dhe gati ia kishin prerë shuplakën fare. Ndoshta kur ia kishin vjedhur orën e shtrenjtë. Pas kësaj, kam bërtitur dhe i kam thënë: 'Çaush, të vranë edhe ty, tash nuk na ka mbetur mashkull në shtëpi. Ku e kemi birin tonë? Tash pa ty, më nuk kemi shtëpi".



"Ishim të pajisur me urrejtje kundër shqiptarëve"


TË SHTATËMBËDHJETË LUFTËTARËT serbë të intervistuar, kanë pranuar të bënin një gjë të tillë, vetëm pasi që iu kishim premtuar se nuk do t'i publikonim emrat e tyre. Thuaja, që të gjithë kanë pranuar se kanë sulmuar edhe shqiptarët civilë. Disa luftëtarë serbë kanë pranuar, po ashtu, se kanë kryer ekzekutime masive, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se ka qenë i përzier në vrasjen mizore të Çaush Lushit.

Shumica e luftëtarëve theksojnë se ata i kanë bërë këto vullnetarisht, duke konsideruar një gjë të këtillë si një fushatë legjitime kundër terroristëve. Mirëpo, motivacionet e tyre të vërteta variojnë.

Vasoja është një burrë i imët, rreth 30 vjeç, i cili ka lindur dhe është rritur në Serbi. Ai ishte punësuar pasi që kishte hedhur firmën në letër për të shkuar në luftë në Kosovë. Teksa kishte parë militarët e tjerë duke vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë, ai për një kohë ishte turbulluar. Por, Vasoja thekson se kishte vazhduar me zbatimin e urdhrave.

"Ne ishim si të pajisur me njëfarëlloj ndjenje patriotike të detyrës, posaçërisht me rritjen e intensitetit të luftës aktive", tregon Vasoja. "Ne ishim ushtarë, ne ishim sikur qenë të luftës të cilët vrasin pa u mëdyshur për këtë, pa menduar fare. Këta ishim ne. Ishim po ashtu të pajisur me urrejtje... Mendoj se gjeneralët kanë krijuar një projekt, njëfarëlloj plani, për të na mbushur me urrejtje për shqiptarët".

Luftëtarët e tjerë, veçanërisht pjesëtarët e grupeve militare, ishin të kapluar nga pasione të ndryshme dhe nuk ndjenin ndonjë keqardhje për vrasjen e civilëve shqiptarë. Me Milanin u takuam në tarracën e një kafeterie të zhurmshme. Ai është një burrë i parruar, me sy të skuqur dhe të mëdhenj. Ai ka një të kaluar kriminale, po ashtu. Milani pohon se i ka takuar grupit militar "Munja", një bande ku të vetëquajturit patriotë serbë ishin njëkohësisht edhe kidnapues të paguar nga shteti.

"Më herët, policia sekrete serbe transportonte shqiptarët në mënyrë të sigurt përtej kufirit, duke i bartur ata fshehurazi në bagazhet e veturave", tregon ai. Për këtë merrnin nga 5 mijë DEM. Me të marrë vesh për këtë djemtë nga njësiti im, filluam edhe ne të bënim një gjë të tillë. Pastaj, me të ashpërsuar më tepër bombardimet e NATO-s, nuk përpiqesha që t'ia kaloja shqiptarëve kufirin. Vetëm u merrja paratë dhe i vrisja".

Milani thotë se nuk ka marrë pjesë në sulmin mbi Qyshk. Kështu që shkojmë ta shohim një tjetër që ka marrë pjesë në masakrën e tmerrshme. Ky është Predragu. Ai ka të veshur një fanellë "Versace", xhinse të të zeza dhe gëzon një respekt të veçantë në kafeterinë që ri. Predragu ka insistuar që biseda të zhvillohet në bodrumin e një hoteli buzë detit. Gjatë gjithë bisedës rrinte i ulur në karrige, teksa, nën prapanicë mbante një revole "Magnum 44" të nikelizuar dhe të gatshme, për çfarëdo nevoje.

"Së pari, nuk jam duke biseduar me ju ngase dua ta bëj këtë", thotë ai. "Këtë e bëj vetëm se jam i mbushur. Jam i mbushur deri në fyt. Disa gjëra nuk mund t'i mbaj më brenda. Në do të dëshironit ju ose jo, duhej të punonim për policinë. Duhet të kesh para në qoftë se dëshiron të jetosh. Fabrikat nuk punonin, asgjë nuk funksiononte. Nuk kisha dëshirë të shihja njerëzit duke vdekur, nuk kisha dëshirë të shihja gjakun gjithkah rreth meje, por u mësova edhe me këtë".

Sytë e Predragut duken të lodhur dhe të shqetësuar. Nga qafa e tij rrjedh djersa. Gjëja tjetër e cila e shtyn të bisedojë është se dëshiron ta shfaqë mllefin kundër Milosheviqit, për arsyen se ai kishte braktisur Kosovën pas luftës. Kjo është një ndjenjë që ndajnë një pjesë e madhe e luftëtarëve. Predragu rrëfen edhe për mllefin e familjes së tij dhe shokëve në Serbi të cilët refuzojnë të besojnë storiet për ato që ka parë në Kosovë. Mbi të gjitha, duket sheshazi se Predragu dëshiron t'ia hapë dikujt zemrën, pa marrë parasysh se kush janë ata. Ai dëshiron të rrëfejë për tmerrin.



"Vetë i ekzekutova të gjithë... përse të harxhonim fishekët"


"VËLLA, ËSHTË E VËSHTIRË ta shikosh ndarjen e meshkujve nga familjet e tyre dhe pastaj t'i vrasësh ata", pohon Predragu, me një ndjenjë të çuditshme brenda vetes. Ai nuk e di se a është duke ndjerë keqardhje për ato që ka bërë së bashku me kolegët e tij të krimeve ose vetëm flet përqartë për të nxjerrë dufin që i është stisur brenda. Ndjenjat e tij janë të përziera.

"Nuk ka asgjë më të keqe sesa kur shikon fytyrat e nënave, motrave, fëmijëve... se si dënesin kur shohin duke iu marrë etërit ose vëllezërit".

Predragu, me të thënë këto, ndalet për një çast, merr frymë thellë dhe vazhdon:

"Një grua në Qyshk m'u qas pranë. Ishte 50 vjeçe dhe kishte gjashtë a shtatë fëmijë. Militarët ia kishin marrë burrin me vete. Ajo më ofroi 6 mijë marka në qoftë se do t'ia liroja burrin. Në sytë e saj unë pashë nënën time që lutej për jetën time. Dëshirova ta ndihmoj. Por, në do të provoja ndonjë gjë, vetëm se do ta vrisja edhe veten. Natën, tash ku bie për të fjetur, fytyra e saj më torturon".

Disa militarë serbë rrëfejnë storie të tilla. Kujtimet që i kanë marrë me vete nga Kosova, sytë e çjerrë dhe të përlotur të grave dhe fëmijëve nuk i lënë ata të qetë. Por, këtu shtrohet pyetja se si djelmoshat si këta kanë mundur të vrasin aq shumë njerëz dhe t'i vrasin ata aq metodikisht.

A ishin ata vetëm duke i ndjekur urdhrat?

Kjo pyetje iu shtrua një burri tjetër që kishte qenë në Qyshk, Draganit. Dragani është një djalë i ri që kishte kryer shërbimin ushtarak në armatën "jugosllave" dhe që iu kishte bashkëngjitur si vullnetar njësitit militar, të cilët veten e kishin quajtur "Brigada Cara Dushana", sipas carit serb të mesjetës. Dragani pa pushim ngrydh cigaren me gishtërinjtë e tij të zverdhur nga tymi, gjë që tregon nervozën e tij, teksa flet në një kafeteri për ato që kanë ndodhur në Qyshk.

Dragani pohon se pjesëtarët e grupit "Munja" dhe "OPG" kanë udhëhequr sulmin dhe se kanë hyrë në Qyshk 200 metra par njësitit të tij.

"Gjithfarë gjërash kanë ndodhur në atë fshat", thotë ai tek flet për Qyshkun. "E rrethon një djalë të rritur dhe e merr në pyetje. Pas kësaj ai fillon të qajë ose ulet në gjunjë. Zakonisht, ai do të të ofrojë para për ta liruar. Por, njësiti ynë nuk ka lejuar të bëhen këso lloj pazarllëqesh. Dhe, motivimi ynë kryesor në Qyshk ishte hakmarrja".

Dragani shpjegon se disa kolegë të tij nga njësiti militar ishin vrarë kohëve të fundit gjatë përleshjeve me UÇK-në. Kështu që, kur kishin sulmuar Qyshkun, pjesëtarët e mbijetuar kishin etje të madhe për t'u hakmarrë. Me rrjedhën e rrëfimit të Draganit për Qyshkun, detajet ngadalë shkojnë duke u përshtatur me ato që kishte dëshumar Akifi, njëri nga të mbijetuarit në Qyshk.


Dragani: "Ishin rreth 12 veta që ne vendosëm t'i marrim në pyetje. Tashmë kishim pastruar të gjithë shqiptarët nga sektori ynë, kështu që i dërguam këta meshkuj në një shtëpi të zbrazët".


Akifi: "Ata na dërguan brenda shtëpisë së një komshiu dhe na vunë në dhomën e ditës në vijë me shpinë nga muri".


Dragani: "U thamë se meshkujt nga ky fshat më herët kanë marrë pjesë në sulmet mbi ne. Për këtë arsye komandantët tanë kanë marrë vendimin për t'ju vrarë".


Akifi: "Njëri prej tyre, një ushtar i ri, erdhi te ne dhe na tha se duhet të presim derisa të bisedojë me komandantët e tij".


Dragani: "Ishte e qartë se disa prej tyre kishin qenë në UÇK. Zbuluam se disa prej tyre mbanin fanella të gjelbra në rrobat e tyre të zakonshme. Si dhe çorape të gjelbra - e gjelbër ushtarake. Ky ishte gabimi i tyre. Ne morëm hakun".


Akifi: "Nuk e di se për çka kanë biseduar. E gjithë kjo zgjati vetëm një sekondë, pastaj ai u kthye dhe tha: 'Në emër të Serbisë, të gjithë jeni të dënuar me pushkatim'".


Dragani: "U thashë se këtë po e bënim në emër të Serbisë. Vetë i ekzekutova të gjithë. Nuk më nevojitej askush tjetër. Përse të harxhonim fishekët?"



Ç'ka qenë njësiti militar "Munja"?


KUSH JANË PJESËTARËT e njësiteve serbe që kanë kryer krime në rajonin e Kosovës Perëndimore, posaçërisht në Qyshk, Pavlan dhe Zahaq? Kush i ka formuar ato? Kush i ka drejtuar ato? Cili ka qenë misioni i tyre? Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje.

Më poshtë do të lexoni dëshmitë që për këto formacione i kanë dhënë vetë pjesëtarët e tyre, si dhe detajet e tjera të dala nga analizat dhe burimet militare perëndimore.


"Munja" (vëtetima) është formuar në fillim të vitit 1998, si një njësit që do t'iu kundërpërgjigjej sulmeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sa vete e shtoheshin në rrethinën e Pejës. Njësiti ishte menduar për të qenë si një krah i "Posebne Jedinice Policije (PJP)" (njësite spaciale të policisë) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bazuar në dëshmitë e disa luftëtarëve serbë. Munja ka pasur prej 30 deri në 50 luftëtarë dhe një numër të madh të automjeteve të blinduara, të cilat, me fillimin e bombardimeve të NATO-s, ishin strehuar në barakat e "Armatës Jugosllave" në Pejë.

Njësitet e "Munjas" kanë bartuar uniforma të njëjta të kamufluara, të njëjta me uniformat e PJP-së, ndërsa nganjëherë kanë ngjitur në krahë nga një shirit.

"Ata ishin djelmoshat të cilët shkonin në vendet ku askush tjetër nuk dëshironte", shpjegon një rezervist serb policie. "Kur këta ishin në vijën e parë, para nesh, dëmet që pësonim ishin të reduktuara në minimum. Dhe është e vërtetë, 'Munja' shkatërronte çdo gjë, dhe kur them çdo gjë, ajo edhe do të thotë mu çdo gjë".

Sikurse edhe militarët e tjerë serbë, "Munja, po ashtu, financohej nga lidhjet joformale me komandantët e policisë dhe armatës, si dhe nga qarqet e ndryshme politike. Disa luftëtarë kanë dëshmuar se ky grup ka pasur lidhje të ngushta në Pejë me anëtarët e Partisë Radikale Serbe (SRS) të Vojislav Sheshelit dhe me zyrën e prefektit të Pejës, Jovo Popoviqit.

Gjatë luftës, Jovo Popoviq ishte zëvendës i komandantit të "Shtabit të krizës" për qarkun e Pejës, i emëruar nga "Armata Jugosllave".

Një lidhje tjetër e tyre ishte edhe me shefin e policisë ushtarake në Pejë, i cili është raportuar t'u ketë dhënë "Munjas" qasje në informatat dhe operacionet në këmbim me një pjesë të vlerave të plaçkitura nga shqiptarët.

Komandant i grupit militar "Munja" ka qenë Nebojsha Miniq, një kriminel me dosje të trashë dhe me një stazh bukur të gjatë nëpër burgje. Ai veten e quante "Mrtvi" (i vdekuri). Por, sipas shumë përllogaritjeve, truri militar i këtij grupi famëkeq ishte polici i njohur serb, Vidomir Shalipuri. Shalipuri, kohë më parë, iu kishte bashkëngjitur, si polic, njësitit special të quajtur "Operativna grupa (OPG)" (grupi operativ). Sipas një burimi nga policia, ai e kishte lëshuar OPG-në për "Munjan" "për të pasur më tepër autonomi në operacione dhe për të qenë komandant". Raportohet se ndër pjesëtarët e tjerë të "Munjas" kanë qenë: Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan Kaljeviq dhe Obrad Rajiqeviq.

"Munja" kishte marrë pjesë në disa përleshje të mëdha me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilave edhe një në Jabllanicë. Shalipuri, veçanërisht njihet në mesin e disa policëve të tjerë, si shumë represiv që ka rrahur dhe terrorizuar shqiptarët e qytetit të Pejës edhe para se të fillonin përleshjet e para në Kosovë dhe para se të shfaqej UÇK-ja. Sipas ditarit të një serbeje, të gjetur pasi që ajo kishte lënë shtëpinë e saj në Pejë dhe ishte strehuar në Mal të Zi, shkruan se kur nënat shqiptare kanë dashur t'i vënë në gjumë fëmijët e vet, në vend të ninullave kanë kënduar: "Flej, flej, se po vjen Shalipuri". Sipas gjitha gjasëve, pjesëtarët e grupit "Munja" kanë qenë të lidhur mes vete edhe familjarisht. Mësohet se motra e Shalipurit ka qenë e martuar me komandantin tjetër të "Munjas", Sreçko Popoviqin. Disa luftëtarë serbë kanë dëshmuar se Popoviqi, i cili vinte nga Serbia e Jugut, ka aranzhuar transportimin e vlerave të vjedhura për në Serbi.

Burimet shqiptare kanë theksuar se Popoviqi, para luftës, ka kryer punën e mbikqyrësit të punëtorëve në birrarinë e Pejës. Ai tash, siç mësohet, ka hapur një kafeteri në Novi-Sad.

Me vrasjen e Shalipurit në një pusi në afërsi të fshatit Radac, në prill të viti 1999, kishin filluar edhe ditët e vështira për "Munjan". Me vdekjen edhe të disa pjesëtarëve të tjerë të grupit, mendohet se numri i luftëtarëve ishte zvogëluar dhe se pak prej tyre kanë mbijetuar.

Por, jo të gjithë luftëtarët serbë thonë fjalë miradie për aftësitë luftarake të militarëve "Munja".

"Ata gjithmonë i kanë fëlliqur punët", thotë një polic serb, detyra e të cilit kishte qenë të furnizojë me pajisje komunikimi dhe të përcjellë urdhrat nga komanda e policisë serbe në Prishtinë te njësitet militare. "Ata kanë qenë të pakujdesshëm. Nuk kanë qenë të disiplinuar... Por, ua kemi pasur nevojën".



OPG - njësit që ka kryer masakrat në Abri, Reçak dhe në Qyshk


"GRUPI OPERATIV" (OPG) është një njësit elit antiterrorist për të cilin deri tashti nuk është ditur ose është ditur shumë pak ndër hetuesit e krimeve në Kosovë, si edhe nga organet e mediave. Sipas shumë dëshmive që ia ka dalë të mbledhë "American Radio Works", OPG-ja është formuar në Kosovë si një njësit elit antiterrorist. Bazuar në dëshmitë e disa luftëtarëve serbë, OPG-ja ka marrë pjesë në disa nga masakrat më famëkeqe në Kosovë, ndër të cilat është Abria e Ulët, Reçaku dhe Qyshku. OPG-ja është formuar nga policët më të mirë nga e gjithë Kosova, si edhe nga lokalitetet në Serbi. Sipas raportimeve, ky njësit është themeluar gjatë muajve të vonshëm të vitit 1997, ndërsa pjesëtarët e tij janë stërvitur në Serbi.

Një polic sekret i rangut të lartë ka bërë një përshkrim në detaje të këtij grupi militar: "Është paraqitur nevoja për një njësit të tillë, ngase në aksionet e fundit të njësiteve policore kundër UÇK-së, ato nuk ishin treguar edhe aq të efektshme dhe po pësonin dëme shumë të mëdha. 'Crvene beretke' (beretat e kuqe, forcat speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë) ishin shumë të zëna për t'u inkuadruar në operacionet në pjesë të brendshme të Kosovës, ndërkaq që policia kishte nevojë për njësite që do të kryenin operacione të shpejta, të cilat do të zbatoheshin me një sekret të plotë".

"Këto njësite zakonisht kanë operauar me nga 12 ose 24 meshkuj në grup. Luftëtarët nga njësitet e tjera policore kanë pasur fare pak kontakte me OPG-në, posaçërisht në kohën para bombardimeve. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse ata janë quajtur 'Magla' (mjegulla) - ata zhdukeshin pa lënë ndonjë gjurmë... OPG-së i ishin besuar detyra speciale, për të shkatërruar bërthamën e njësiteve armike, për të kryer sulme të befasishme dhe për të terrorizuar popullatën shqiptare. Kjo nënkupton edhe vrasjen e civilëve në rajonet e UÇK-së, me qëllim të shuarjes së çfarëdo dëshire ndër shqiptarë për të hyrë në radhët e tyre. Kështu ka ndodhur edhe ne Reçak. OPG-ja ka qenë një grup shumë i fuqishëm dhe shumë efektiv, por ata kanë marrë pjesë në shumë krime, ku kanë mbetur të vrarë shumë civilë".

Pjesëtarët e OPG-së kanë bartur uniforma të ndryshme për aksionet e ndryshme që kanë kryer, por ata ishin më së miri të njohur nga uniformat e tyre të zeza dhe për armët e tyre të prodhimit perëndimor. "Ata nuk kanë mbajtur armë ruse ose jugosllave, e dini, si ato AK-47. Ata kishin armët më bashkëkohore të NATO-s.

Ishte diçka impresive".

Pjesëtarët e OPG-së, të shumtën e rasteve kanë qenë të armatosur me pushkë automatike "Hekler-Koch". Burime nga policia serbe theksojnë se OPG-ja ka qenë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të gjeneralit Obrad Stevanoviq, komandant i forcave të policisë speciale serbe dhe njëri nga komandantët më të rëndësishëm të Milosheviqit. Sipas të gjitha gjasave, OPG-ja ka qenë pjesë e "Specijalne Antiteroristicke Jedinice - SAJ" (Njësitet specilae antiterroriste) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat janë komanduar nga gjenerali Stevanoviq. E themeluar, më 1995 nga gjenerali Radovan Stjiçiq - Baxha, SAJ-i, sipas të gjithë përllogaritjeve, ka qenë njësiti më elit i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (me përjashtim të Departamentit të Sigurimit Shtetëror). Duke pasuar atentatin e kryer mbi themeluesin e këtij njësiti, Baxhën, tek ndodhej me të birin në restorantin "Mamma Mia" në një lagje të Beogradit, SAJ-i ka rekrutuar pjesëtarë të rinj në Kosovë dhe ka shtuar numrin e vet në rreth 1.000 meshkuj.

SAJ-i ka qenë posaçërisht i njohur për bartjen e uniformave të zeza, me të cilat janë dalluar nga njësitet e tjera militare që kanë vepruar në Kosovë, si edhe për armët e tyre nga Perëndimi, bazuar në dëshmi të shumta.



"Frenkit" - profesionistët e mistershëm


FORMACIONI MILITAR "FRENKI" (ose "Frenkijevci") është njëri nga njësitet më sekrete serbe që kanë luftuar në Kosovë dhe të cilët, sipas të gjitha gjasave, kanë marrë pjesë edhe në masakrën në Qyshk.

"Frenki" ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si "Crvene beretke" (Beretat e kuqe), po ashtu. Emri i këtij njësiti militar rrjedh nga Franko Simatoviq, një komandant i mistershëm, i cili, siç raportohet, ka qenë koka e disa operacioneve të mëdha gjatë luftërave në Bosnjë dhe Kroaci.

Simatoviqi ka qenë i lidhur ngushtë, gjatë kohës së këtyre dy luftërave, me njësitet militare të Zhelko Razhnatoviqit - Arkanit dhe të Vojislav Sheshelit.

Gjatë luftës në Kosovë, "Frenki" ka qenë një njësit me disiplinë të lartë, që ka kryer operacionet e ashtuquajtura komando. Ata kanë qenë të njohur për armët e tyre të sofistikuara (prodhim perëndimor), radiolidhjet e veçanta dhe kapelat e gjelbra me strehë, të ngjashme me ato të kaubojëve. Zakonisht, kanë ngasur xhipa me ngjyrë të zezë ose të gjelbër, ndërsa preferonin modelin "Cherokee").

Sipas një komandanti të policisë serbe, "Frenkit" kanë përdorur emra të ndryshëm për operacione të ndryshme.

"Kanë pasur një autoritet të përgjithshëm. Ata mund të bënin çdo gjë. Kanë pasur armët për të cilat ne vetëm do të mund të ëndërronim".

Miloshi, një ish-pjesëtar i "Frenkit", thotë se ai kishte luftuar në Kroaci dhe se ishte rekrutuar nga ish-komandantët e tij.

"Kjo ka qenë një polici sekrete për likuidim dhe për operacione të nduarnduarshme", thekson ai. "Ishte diçka plotësisht ilegale - nuk ishte e shkruar në ligje ose në kushtetutë. Mirëpo, çdo shtet ka diçka të këtillë, edhe ato që pohojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut, siç është Amerika".

"Ne shkuam në Kosovë në shkurt të vitit 1999. Ishim rreth 1.000 veta në grup. Ky numër sigurisht se është rritur me nismën e luftës, ndoshta në 1.500 njerëz. Ishin nga 20 ose 30 veta në secilin skuadron, në krye të të cilit qëndronte një komandant".

"Qëllimi ynë në fillim ishte shumë i thjeshtë, që të shkatërrojmë UÇK-në, bazat e tyre dhe shtetin e tyre ilegal... Mund të pyesni në Interpol dhe ata do t'iu thonë se çfarë lloji i bandave kriminale kanë qenë ata".

Miloshi përshkruan njësitin e tij si profesionist absolut, ndërkohë që përqesh njësitet e tjera, siç është për shembull "Munja".

"Ne ishim profesionistë. Ne nuk ishim të interesuar për të vrarë gra dhe fëmijë. Detyra jonë ishte që të vrisnim UÇK-në dhe kjo është ajo që bënim... Mendoj se një burrë që është i gatshëm të përdhunojë dhe të masakrojë civilët, dikush që mund të sulmojë një fshat vetëm për të masakruar civilë, prej cilitdo popull qoftë ai, ai person nuk i sjell lavd popullit të tij. Unë do t'i likuidoja të tillët në vend. Nuk do të kishte gjyq, vetëm ekzekutim".

Me përjashtim të bonueseve për operacionet speciale, sipas Miloshit, pjesëtarët e "Frenkit" kanë marrë paga prej rreth 8 mijë dollarësh në muaj, gjatë luftës në Kosovë.

"Kemi qenë të paguar mirë. Por, ne kemi qenë më të mirët dhe u kemi hyrë shumë rreziqeve". Ai thotë se kurrë nuk e ka parë me sy Simatoviqin. "Nuk e ka parë askush prej nesh. Ai është i këtillë".

Miloshi thotë se nuk ka qenë në Qyshk, por disa luftëtarë të tjerë pohojnë se "Frenkit" kanë qenë komandantët që kanë udhëhequr sulmin.

"Nuk kishin mundur ta qetësonin veten teksa kishte edhe ndonjë fshat shqiptar të pa pastruar", spikat një polic. "Kanë dashur të heqin qafe edhe fshatin më të fundit në rajonin e Pejës".



A do të gjykohen kriminelët e luftës nga terreni?


PRANIMI I DRAGANIT - militarit nga vazhdimet e mëparshme - se ka kryer ekzekutime masive dhe se ka marrë pjesë në deportimet në fshatin Qyshk, automatikisht e rangojnë atë në radhën e kriminelëve potencialë të luftës. Megjithëkëtë, ekspertët e drejtësisë ndërkombëtare spikasin se ai, si dhe personat që kanë bërë gjëra të ngjashme, ka gjasa të mëdha të kalojnë pa marrë dënimin e merituar. Për më tepër, Dragani dhe pjesëtarët e tjerë të grupeve militare të nivelit "tokësor", që kanë kryer masakrën në Qyshk dhe në shumë vende të tjera në Kosovë, mund edhe fare të mos çajnë kokën se do të ndiqen ndonjë ditë nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi, në Hagë.

Dennis Milner, hetues i OKB-së për krime të luftës, thekson se puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit 'jugosllav" Slobodan Milosheviq.

"Mund të thuhet se Tribunali as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta", thotë Milner. "Ne do të insistojmë në atë se ata në krye janë personat përgjegjës... dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën".

Disa avokatë që angazhohen për të drejtat e njeriut kritikojnë një strategji të këtillë, ngase shumë keqbërës dhe kriminelë nga terreni mund t'ia dalin mbanë me krimet e tyre.

M. Cherif Bassiouni, ish-hetues i OKB-së për krime lufte, i cili tash ligjëron në Universitetin De Paul në Chicago, pohon se edhe individët që kanë dhënë ndonjë mbështetje për vrasësit do të mund të gjykohen.

"Ata janë njësoj përgjegjës si dhe ata që kanë qenë në terren dhe që kanë vrarë njerëzit", thekson Bassiouni. "Ky është një koncept për përgjegjësinë në grup. Nuk ka ndonjë ndryshim nëse në një bandë kriminelësh, dy vetë qëndrojnë jashtë duke bërë roje ndërkohë që dy të tjerë ndodhen brenda duke plaçkitur ose vrarë. Që të katërt janë njësoj përgjegjës për krimin".

Sido që të jetë, Bassiouni mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës mbi Slobodan Milosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Çështja themelore, thotë ai, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme.

"Po, personat nga terreni kryejnë krimet", thotë Bassiouni. "Por, përderisa atyre të mos i jepen urdhrat për të bërë diçka të tillë, përderisa atyre nuk i garantohet imunitet, ata nuk do të dëshironin të bëjnë këtë krye në vete. Mënyra e vetme për të parandaluar këso lloj krimesh bëhet në do të kemi për cak liderët e tyre".

Me gjithë fokusimin e Tribunalit në udhëheqësinë serbe, ekipet e hetuesve kanë bërë hetime nëpër Kosovë për të mbledhur dëshmi dhe materiale të tjera. Disa javë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, një ekip patologësh nga policia daneze që punojnë për Tribunalit, kanë vizituar Qyshkun. Ata kanë ekshumuar kufomat të djegura ose gjysmë të djegura, që janë varrosur në një varr masiv në qendër të fshatit, te varrezat, në vendin e njëjtë ku edhe ishin tubuar nga militarët serbë, më 14 maj. Patologët danezë, po ashtu, kanë nxjerrë plumbat nga dërrasat e nevojtores ku ishte vrarë dhe masakruar Çaush Lushi.

Në qoftë se njeriu që e ka vrarë Çaush Lushin do të identifikohet, bazuar në planin e OKB-së, ai do të gjykohej në gjykatat lokale në Kosovë dhe jo në tribunalin ndërkombëtar në Holandë. Mirëpo, sistemi lokal i drejtësisë vuan nga disa pengesa. E para, të gjithë të dyshuarit për krime kanë ikur në Serbi ose në Mal të Zi. E dyta, është mungesa e policëve dhe punëtorëve të tjerë të sigurimit që do të kapnin këta të dyshuar.

Në anën tjetër, zyrtarët e administratës së OKB-së në Kosovë, nuk mbyllin sytë edhe për dhunën që është ushtruar ndaj minoriteteve serbe dhe rome në vend, pas hyrjes së NATO-s. Administrata e përkohshme në Kosovë ka përllogaritur se rreth 300 njerëz janë vrarë në Kosovë, që kur lufta ka marrë fund. Por, përkundër kësaj, ekspertët e drejtësisë theksojnë se Tribunali nuk është i gatshëm të hetojë dhunën që është ushtruar gjatë kësaj periudhe kohore, ngase me juridiksionin e OKB-së mbulohen vetëm krimet e kryera gjatë luftës.



Kush duhet të sjellë drejtësinë në vend?


ËSHTË SHUMË E VËSHTIRË të besohet se të gjithë kriminelët që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë do të gjenden prapa grilave. Ka kaluar një kohë relativisht e gjatë nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe ka pasur vetëm disa raste të arrestimit të disa të dyshuarve që kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Kjo gjë ka filluar të brengosë shumë edhe të angazhaurit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo e brengos edhe Fred Abrahamsin nga "Human Rights Watch".

"Gjykatat e kanë të vështirë të merren me hajnat e thjeshtë të xhepit e jo më me krime të luftës", thotë Abrahams. "Nuk mund të llogaritet shumë në këto gjykata. Ç'është e vërteta, kjo na vë në një pozitë të vështirë për kërkimin e drejtësisë. Unë dëshiroj të shoh kriminelët prapa grilave dhe është diçka frustruese ta dish se një gjë e tillë nuk do të ndodhë".

Sa i përket drejtësisë, një qëllim tjetër i NATO-s mbetet në pajtimin ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Në të njëjtën kohë që shqiptarët ishin mbledhur në ceremoninë e rivarrimit të viktimave të Qyshkut, në korrik të 1999-s, serbët nga fshati me të kaluar lumin, Gorazhdec, po varrosnin viktimat e tyre - një djalë të ri dhe një grua të moshuar, që ishin vrarë nga sulmues të panjohur.

Gorazhdeci është i vetmi fshat në komunën e Pejës, ku ende jetojnë pjesëtarët e minoritetit serb. Fshati tash ngjan në një oazë të rrethuar nga të gjitha anët me shqiptarët dhe ka një mbrojtje shumë të madhe nga forcat e KFOR-it. KFOR-i ka organizuar çdo javë disa autobusë, të cilët marrin serbët nga fshati, të enjten, i dërgojnë ata në Mal të Zi dhe i kthejnë prapa të premten.

Të mbijetuarit e Qyshkut shpesh kanë ngulur këmbë se disa nga militarët që i kanë sulmuar më 14 maj, kanë qenë nga fshati Gorazhdec. Ndërkaq që, me të përfunduar lufta, është aluduar se disa nga të dyshuarit për krime lufte kanë gjetur strehim në këtë fshat, gjë që nuk ka mundur të konfirmohet ndonjëherë. Forcat paqëruajtëse kanë kryer një bastisjenë këtë fshat, në fillim të vjeshtës, dhe kanë gjetur disa armë dhe municion, por nuk kanë arrestuar askë.

Flamur Kelmendi, koordinator i prokurorisë për qarkun e Pejës, që përfshin pesë komuna e edhe Qyshkun, thotë se për momentin nuk kanë mundësi të kapin të dyshuarit për krime lufte në Kosovë dhe për t'i sjellur ata para drejtësisë.

"Kjo është edhe vështirësia me të cilën përballemi", thotë Kelmendi. "Të dyshuarit për krime lufte nuk ndodhen në mesin tonë. Ata kanë ikur së bashku me forcat serbe që janë tërhequr në Mal të Zi ose në Serbi dhe dihet se ne nuk kemi ndonjë marrëveshje me organet e sigurisë nga këto vende, që do të mund të ndihmonte në kapjen dhe dorëzimin e këtyre personave".

Deri më tash në Pejë nuk është kapur dhe rrjedhimisht nuk është gjykuar asnjë kriminel lufte, edhe pse dihet se vetëm në komunën e Pejës janë më se 500 të vrarë gjatë kohës së luftës.

"Ne jemi të gatshëm të veprojmë në këtë drejtim, por na nevojitet ndihma", thekson prokurori Kelmendi.

Në anën tjetër, një punë të palodhur në mbledhjen e materialeve për krime - përfshirë këtu dëshmitë e të mbijetuarve, ekzaminimin e kufomave, identifikimin e tyre, identifikimin e kriminelëve dhe mbledhjen e të dhënave për ta e deri te fotografitë e këtyre keqbërësve - ka bërë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dega në Pejë.

"Besojmë të jetë një punë me shumë dobi kjo që kemi bërë dhe të gjithë ato që ia kemi dalë të mbledhim do t'ia dorëzojmë Tribunalit të Hagës", thotë Tahir Demaj, kryetar i këtij këshilli. "Materialet do t'ia dorëzojmë edhe prokurorit të qarkut. I mbetet pastaj Tribunalit dhe gjykatave lokale të merren me këto çështje".

Të mbijeturit theksojnë se zvarritjet në kapjen e atyre që i kanë marrë më të dashurit dhe që u kanë shkaktuar dëme të tjera, vetëm sa iu shtojnë dhimbjen, por ata dëshirojnë të besojnë se diçka do të bëhet për të kthyer drejtësinë në vend.

"Në mos nuk do të bëhet asgjë, nuk mbetet tjetër, vetëm që drejtësinë ta ndajë vetë", thotë Aliu, vëllai dhe babai i të cilit i janë vrarë në masakrën në Qyshk. "Njëherë do të më kërcet filmi dhe..."



"Na duhet drejtësia sikurse plagës ilaqi"


SHIRAT DHE I FTOHTI, që paralajmëronin një dimër të vështirë, e kishin zënë Akifin, bujkun që ka mbijetuar masakrën e tmerrshme, duke bartur materialin për t'i vënë kulmin shtëpisë së tij të djegur.

Tash edhe ajo ka kaluar.

Akifin, në vizitën tonë të fundit në Qyshk, e gjetëm të strehuar në shtallën, ku dikur kishte mbajtur lopët. Ajo tash ishte adoptuar si një shtëpi e vogël.

"Jetohet...", thotë shkurt Akifi, i thjeshtë si gjithnjë, pa dashur të ankohet.

Ne ia kemi dalur të zbulojmë se kush ka qëlluar mbi Akifin dhe 10 meshkujt e tjerë, të cilët kishin dhënë shpirt pranë tij. Ne kemi zbuluar se kush ka udhëhequr sulmin mbi Qyshk dhe zingjirin komandues që ka qenë prapa në organizim. Ne kemi zbuluar se luftëtarët serbë kanë qenë të motivuar nga hakmarrja, lakmia, detyra dhe frika.

Mbetet vetëm çështja e kohës! Pse sulmi ka ndodhur mu më 14 maj dhe jo më herët gjatë luftës? Vetëm komandatët e policisë dhe armatës së Milosheviqit e dinë përgjigjen.

Një mundësi: emri i Qyshkut më në fund kishte dalë në krye të listës së caqeve.

Plagët nga plumbat në trupin e Akifit tashmë janë shëruar dhe ai bën përpjekje, bashkë me ndonjë organizatë humanitare, të rindërtojë shtëpinë. Akifi beson se Perëndimi edhe do të sjellë drejtësinë në vend. "Jam thellë i bindur se ata do të përgjigjen në Hagë", thotë ai për kriminelët që kanë kryer masakrën në Qyshk. "Ata që janë fajtorë, ata që kanë duart e zhytura me gjak, ata do të dënohen".

Të mbijetuarit e tjerë, përfshirë këtu edhe Aliun, mësuesin 35 vjeç nga Qyshku, ngulin këmbë në teorinë për pasojat që mund të sjellin moskapja dhe dënimi i ekzekutuesve dhe komandantëve.

"Na duhet drejtësia sikurse plagës që i duhet ilaqi", thekson ai. "Në do ta leni plagën të hapur, në nuk do ta mbyllni atë, ajo kurrë nuk do të shërohet".

Aliu frikësohet se urrejtja do të vazhdojë edhe për një gjeneratë.

Lulja, 27-vjeçarja që ka mbijetuar masakrën dhe që ka varrosur eshtrat e babait dhe të shumë të tjerëve në varrezat e fshatit, rrëfen storien për vajzën 3 vjeçe, babai i së cilës është vrarë në masakër, po ashtu:

Për çdo të lumen ditë, e bija kërkon t'et. Ajo pyet nënën e saj: "Ku është babi?". Nëna i përgjigjet: "Dil jashtë dhe vetëm thirre tri herë emrin e tij. Ai do të vjen shpejtë".

Vajza e vogël i thotë secilit se babai i saj ka shkuar në Gjermani për t'ia blerë një biçikletë.

Një ditë ajo kishte shkuar me nënën e saj te varrezat e fshatit për të kuptuar se ç'kishte ndodhur vërtetë. Vajza e vogël e kishte pyetur nënën: "A është ky vendi ku e kam babin?"

Dhe nëna ishte dorëzuar: "Po, babain e ke të varrosur këtu".

Vajza kishte filluar të qajë dhe kishte thënë: "Këtu e kam babin që ma kanë vrarë banditët dhe serbët". Pas kësaj ajo kishte filluar të gropojë me duar varrin, duke thirrur: "Ta nxjerrim babin prej këtu dhe ta çojmë në spital... ndoshta do të shërohet".



Ditët kur këndonte dhe masakronte Nebojsha Miniqi në Pejë - Shkruan : Mattheë Mcallester

Kronika e krimeve serbe kundër shqiptarëve, sipas librit “Matanë maleve të të nëmurve”, shkruar nga një gazetar anglez. Historia e masakrimit të një familjeje me shtatë anëtarë në Pejë dhe roli i Nebojsha Miniqit, autor i masakrave antishqiptare të Pejës

Ditët kur këndonte dhe masakronte Nebojsha Miniqi në Pejë


Shkruan : Mattheë Mcallester

Gjashtë vjet pas masakrimit të familjes Bala në Pejë (pesë fëmijë dhe dy të rritur) në Argjentinë është arrestuar Nebojsha Miniq, një kriminel serb. Në librin me titull "Matanë maleve të të nëmurve - Lufta brenda Kosovës”, gazetari britanik Mattheë Mcallester përshkruan hollësisht krimin e llahtarshëm serb. Me pëlqimin e revistës “Pasqyra”, ku është botuar fillimisht ky tekst, “Shekulli” në tri vazhdime sjell ekskluzivisht për opinionin e gjerë kapitullin mbi vrasjen e familjes Bala dhe rolin e Miniqit dhe paramilitarëve të tjerë serbë në Pejë.


Dukej sikur një betejë e armatosur kishte shpërthyer në të gjithë Pejën, ndonëse nuk mund të qe kështu. Në qytet nuk kishte më armiq ndaj të cilëve mund të luftonin serbët. Halishja ishte e trembur. Serbët ishin çmendur krejt. "Duhet të ketë një marrëveshje", tha Isai që kishte dëgjuar lajmet në televizionin e fqinjit, derisa sateliti i tij nuk punonte më. "Mos u shqetëso. Ata janë marrosur krejt dhe do të festojnë edhe humbjet e tyre".
Është e mërkurë, 9 qershor dhe serbët kanë humbur dhe një tjetër betejë në Kosovë. Por këtë radhë, ndryshe nga 1389-a, fundi është i qartë. Është një humbje e pastër. 610 vjet më parë beteja në Fushë-Kosovë kishte shënuar rrënimin e Serbisë si një vend i pavarur, çfarë bëri që beteja e famshme të shihej si humbje. Por këtë radhë është mundur. Nuk ka keqkuptime, se marrëveshja që Millosheviçi do të nënshkruajë me NATO-n është humbje dhe në dallim nga 1389-a, shumica e serbëve të Kosovës nuk po rrinë të kundrojnë si do të ecin gjërat pas konfliktit.
Ndonëse pala e tij - NATO-ja dhe guerilët e UÇK-së, kanë fituar - Isai është i trembur. Ushtarët e mundur mund t‘iu kthehen civilëve për t‘u hakmarrë. Dhe serbët e thjeshtë, fqinjët, që tashmë duhet të largohen nga shtëpitë e tyre pa faj, ndoshta nuk do të jenë aq të sjellshëm sa kanë qenë në këto 11 javë të bombardimeve. Gjatë natës Isai ulet në dritare, i shqetësuar se dikush do të vijë në shtëpinë e tyre. Balajt janë ndër të paktat familje të mbetura në qytet dhe të gjithë e dinë këtë. Ata janë një cak i kollajshëm për dikë që do të hakmerret. Isai shikon rrugën dhe heton me kujdes hijet që lënë dritat e makinave të mbushura me veshje, gjëra të vlefshme dhe fëmijët. Fillimisht ishin fqinjët e tij shqiptarë që ikën kështu, ndërsa tani ata serbë kanë filluar të braktisin shtëpitë dhe qytetin. Ka nga ata që po ikin me traktorë, njësoj si shqiptarët, duke u larguar nga fshatrat afër, përmes Pejës, drejt maleve që të çojnë në Mal të Zi.

Krimineli këndon
Duke ndenjur i menduar pranë dritares, një ditë pasi NATO-ja kishte ndërprerë bombardimet, Isai pa një Lada Niva të forcave policore të kamufluar në ngjyrë blu dhe të purpurt. Ai e dinte se ajo i takonte Nebojsha Miniqit. E kishte parë të kalonte gjatë këtyre javëve nëpër rrugë dhe lutej të mos i vinte re se Balajt ishin ende në qytet. Kishte dëgjuar shumë për Miniqin gjatë këtyre javëve dhe nga të gjitha ato e dinte se qe më mirë që Miniqi të mos e dinte se ata ishin ende në shtëpinë e tyre. Niva është në krye të një kolone prej 15 makinash që ecnin ngadalë, kur hynë në rrugën Dushan- Mugosha dhe kaluan para shtëpisë së Isait. Makinat e tjera janë të zeza, derisa banda e Miniqit thirret Munje apo Rrufeja. Isai i sheh dhe mendon: "Ata kanë armë të luftojnë me gjysmën e Evropës".
Rada, e dashura e Miniqit, një refugjate serbe e Bosnjës, qëndron e ulur në vendin e pasagjerit, pranë Miniqit, që mban një megafon në dorë derisa ecën ngadalë në rrugët e Pejës. "Vëllezër serbë, mos e lini Kosovën! Kosova është e jona! Mos e lëshoni Kosovën!"- thërriste Miniqi nëpër rrugë. Më pas ai fillon të këndojë këngë popullore serbe, nga ato që flasin për krenarinë serbe dhe fitoren. Më pas makinat e tjera kanë pankarta ku shkruhet "Serbia e Kosova janë tonat". Parada e makinave kalon shtëpinë e Isait dhe drejtohet në pjesët e tjera të qytetit, derisa zëri bëhet gjithmonë e më i largët, kurse autokolona i bie qytetit dy herë radhazi.
"Ai ishte i dëshpëruar dhe donte të riorganizonte njerëzit e tij dhe të bashkohej me ata që kishin mbetur nga ushtria, policia dhe grupet e tjera paraushtarake që ishin të gatshëm të qëndronin dhe të prisnin ardhjen e italianëve në qytet", kujton një ushtar serb me pseudonimin "Gjorgje", që e kishte njohur Miniqin gjatë luftës dhe kishte bashkëpunuar ngushtë me Munje. "Ishte parashikuar që ata të qëndronin dhe të mbronin serbët e mbetur, të gatshëm për të qëndruar. Njëherësh të mbronin qytetin nga UÇK-ja, derisa nuk kishin ardhur italianët. Nuk e di sesa ishin, pasi vetë jam larguar dy ditë para fundit", - tregon Gjorgje.
Të premten Isai shikonte civilët serbë, jo larg lagjes së tij, që kishin injoruar thirrjet e Miniqit dhe largoheshin këtë radhë me shumicë. Makinat e tyre kaluan para shtëpisë së Isait në drejtim të Malit të Zi. Vetëm pak njerëz kishin mbetur: pak ishin shqiptarët që qëndruan dhe mbijetuan, tashmë janë pak civilë serbë që janë të gatshëm të qëndrojnë, duke rrezikuar ardhjen e UÇK-së dhe NATO-s, për hir të shtëpive të tyre. Të shtunën në mbrëmje Peja ishte më e qetë, krahasuar me ditët e fundit.
Rryma ishte ndërprerë që në drekë, kështu që Balajt u bënë gati për shtrat më herët se zakonisht. Musai e kaloi paraditen te Riza. Ai kishte marrë dy litra raki me vete dhe pas disa orësh, kur ishte larguar, kishte mbetur vetëm një litër. Tani ai është disi i pirë dhe qëndron i ulur duke pirë cigaret njëra pas tjetrës. Halishje po ngroh fasule në një ngrohëse të vogël gazi. Nuk ka më kuptim të qëndrohet më gjatë në errësirë derisa fëmijët po bëhen edhe më shume grindavecë. Ata po e ndiejnë se koha e çlirimit për ta është afër, pas tre muajsh që kanë qëndruar mbyllur. Dje Halishja kishte bërë petulla në oborr. Fëmijët, pasi i kishin ngrënë petullat me sheqer, i kishin puthur duart Halishes. Ishte një ndjesi feste. Edhe sonte fëmijët ndieheshin njësoj, por Isai kishte ankth. Halishja dhe Vjollca i veshën fëmijëve pizhamet që t‘i çonin në shtrat menjëherë pas darkës me fasule. Isa po ndihmonte duke shtruar përdhe në dhomën e ndenjies për familjen e tij dhe në dhomën ngjitur për familjen e Musait. Nesër, kishte njoftuar televizori, trupat e NATO-s do të arrinin dhe në Kosovën perëndimore.

Kërcënime me dhunim
Miku i vjetër i Isait, Ramë Gashi, po mbante cigaren në gishtat e hollë tashmë në ngjyrë kafe dhe tymoste në errësirën e natës. Ora sapo ka kaluar tetë dhe është shumë errësirë. Rama rri uluar në karrige në oborrin e shtëpisë së tij të mbyllur me dyer të larta hekuri, që gjendet në krye të rrugës Kozmonauti. Derisa thithte cigaren, mendonte se si ia kishte dalë familja e tij të mbijetonte në Pejë. Vetëm një grusht njerëzish kanë qëndruar dhe kanë mundur të mbeten gjallë në Pejë. Familja e tij ishte në mesin e 10 mijë njerëzve që u dërguan në stadiumin e basketbollit dhe që të nesërmen i thanë të kthehen në shtëpi. Përveç kësaj ata u përpoqën dhe dy herë të tjera, por çdo herë i kthyen mbrapsht. Policia ushtarake dhe paraushtarakët serbë e dinin që familja e tij ishte në qytet. Rama madje ishte me Isanë në gjykatë ditën e gjyqit të Musait. Ai i mbante mend fjalët e Baçkoviqit.
Nga jashtë dëgjohet zhurma e një makine dhe më pas ndalet. Për fat të keq, dëgjohen të trokitura në derë. Rama qëndron i heshtur pa bërë as zhurmën më të vogël. "Hapeni", dëgjohet një zë burri që thërret në serbisht. "Hapeni!", Rama sërish nuk lëviz. Kushdo që të jetë ndoshta troket e shkon. Brenda në shtëpi janë gruaja dhe tetë fëmijët, mes të cilëve dhe tri vajza adoleshente, Shpresa, Shqipja dhe Valbona. I kujtohet dita kur filluan bombardimet dhe kërcënimet e atij që dihet se çfarë nami ka. Ishte një serb i madh i quajtur Nebojsha Miniq. Njerëzit e tij kishin ardhur në fillim të bombardimeve dhe kishin kërkuar para, duke kërcënuar se do të dhunonin tri bijat e tij, nëse plaku nuk jepte para në dorë menjëherë. Rama është 65 vjeç dhe punët me shëndetin nuk i ka fort mirë. Ka punuar si inxhinier dhe ka dalë në pension pak vite më parë. Paratë nuk i ka me shumicë, por atë ditë i dha aq sa mundi njerëzve të Miniqit. Rama shpreson se kushdoqoftë ai që po troket në derë, nuk është Miniqi, djalli që ai e njeh se si është.
Sapo kishin dëgjuar të goditurat në derë, fëmijët ishin mbledhur te dritaret, shihnin oborrin dhe kishin ngulur sytë nga porta e hekurt e shtëpisë. Ai filloi të dëgjonte njerëzit që ngjiteshin në muret e shtëpisë dhe më pas ja ku janë dorezat e zeza pa gishta, derisa një xhip kaki rrafshoi muret e derës dhe hyri në oborr. Rama e dinte se tashmë nuk mund të bënte asgjë. Më pas një fytyrë e vizatuar me viza të zeza shfaqet. "Hapeni derën ju të q… nëne", thërriste fytyra e vizatuar.

Fytyra të vizatuara
"Oh, tungjatjeta, prit vetëm një minutë se po vij ta hap derën", - thirri Rama me zë mikpritës. Hapi derën ku po rrinin Miniqi dhe njerëzit e tij. Ishin gjithsej rreth 30 veta, të gjithë në tesha kamuflazhi, të gjithë me fytyra të vizatuara me viza të zeza dhe pa shenja identifikuese. Kishin ardhur në gjashtë xhipa të mëdhenj.
Një nga njerëzit e Miniqit i vuri armën në fyt Ramës dhe shkuan nga dhoma e ndenjies. Fëmijët filluan të bërtasin. Rreth nëntë prej njerëzve të Miniqit ishin brenda në shtëpi. "Mbylleni gojën", iu kërcënua një nga burrat, duke ia drejtuar armën fëmijëve. Miniqi u ul në kaluçin trengjyrësh, të trëndafiltë, të zi e blu në dhomën e ndenjies, që ishte përballë me derën e hyrjes dhe fuste gishtat në flokët e zinj të prerë shkurt. Dy nga njerëzit e tij erdhën në dhomën e ndenjies derisa ai nga aty ku ishte, mund të jepte urdhra edhe atyre që ishin ende në oborr të shtëpisë. Miniqi kishte radiolidhje nga ku dëgjohej një tjetër zë burri, nga i cili dukej se Miniqi merrte urdhra. Njëherësh ai bisedonte me familjen e Ramës. Ai dukej të ishte në një gjendje të paparashikueshme, ku sa kërcënonte me vrasje, në minutën tjetër përpiqej të fitonte simpatinë e njerëzve të shtëpisë. "Këto janë kohë të vështira", tha Miniqi, ndërsa djersiste nën uniformën e policisë. Në dhomën e ndenjies ishte ngrohtë, pasi aty qe dhe nxehësja e bardhë. "Janë kohë të vështira. E di që do të vritem, por sonte do të përpiqem të shpëtoj jetët tuaja".
(vijon në numrin e nesërm)


Mattheë McAllester, gazetari që mbuloi luftën e Kosovës për të përditshmen amerikane “Newsday”, dhe që pas përfundimit të luftës ka botuar një libër për luftën që preku në terren

Një dëshmi reale nga tmerret e Kosovës

Në mesin e shumë gazetarëve që mbuluan luftën në Kosovë ishte dhe britaniku Mattheë McAllester, që punonte për “Newsday”, e përditshme amerikane. Por lufta në Kosovë nuk mbeti thjesht në raportet e përditshme të gazetarit. Dy vjet pas përfundimit të luftës ai botoi librin "Përtej maleve të të nëmunve – Lufta brenda Kosovës". Atëherë kur NATO-ja sulmonte caqet serbe, UÇK-ja luftonte në tokë, paraushtarakët dhe njësitet serbe masakronin civilë. Historia që ai sjell, është historia e zakonshme e një familjeje shqiptare në Pejë që është përpjekur të mbijetojë në kohën e aparteidit, që u përpoq të mbijetonte gjatë sulmeve ajrore të NATO-s dhe që në momentin e fundit kur sulmet ajrore përfunduan dhe NATO-ja vetëm kishte mbërritur në Prishtinë, paraushtarakët e Miniqit vrasin pesë nga shtatë fëmijët e familjes Bala, njëherësh dhe Vjollcë e Musa Balën, duke lënë pas vëllain tjetër, Isa Balën, bashkëshorten e tij, Halishen, dhe dy fëmijë që mbijetuan vetëm në saje të fatit.
Libri i publicistit McAllister është historia e një jete, e një familjeje që pavarësisht kushteve të vështira dhe dhunës, beson se fëmijët dhe puna i japin kuptim jetës. Natyrisht, kjo nuk mjafton për familjen Bala, historia e së cilës është historia e njeriut që kalon nga komunizmi në aparteid e më pas në luftë. McAllester nuk tregon luftën virtuale, por atë të vërtetën, ku çdo frymëmarrje më tepër është dhe shenjë fati që je gjallë apo e kundërta, shenjë se duhet ta mbash në shpinë një fat të tmerrshëm. Në vazhdim, nga ky libër sillet kapitulli "Vrasjet", një dëshmi më shumë se tmerret e ndodhura në Kosovë nuk janë treguar ende.

Fytyra e zeshkët e Miniçit dukej e lodhur dhe frymëmarrja i vinte era alkol. Rama dhe fëmijët i kishin parë tatuazhet e Miniçit më parë dhe disa prej tyre mund t'i shihnin sërish. Ja ku ishte sëpata, shkurtesa JNA e veteranëve të ushtrisë, një kobër në shpatulla që niste poshtë në shpinë, katër S-të cirilike të slloganit serb dhe një thikë. Por është dhe një thikë tjetër, por prej vërteti që varej në brez së bashku me revolen në xhepin e bluzës së gjelbër. Ata e dinë pseudonimin e tij, Mrtvi. Sonte, vdekja kishte dhe dy kryqe rreth qafës, një prej ari dhe një prej druri. Njerëzit e Miniçit as qeshnin dhe as bënin shaka. Për një kohë të gjatë ata qëndruan në heshtje, e natyrisht prsinin urdhëra nga zëri në radio. Herë pas here Miniçi thoshte ndonjë fjalë si për të shpjeguar vetveten.
"Ne jemi luftëtarë" i tha ai familjes që mërmëritën për të shtuar se se "askush prej nesh nuk do të ikë prej këtej derisa sa të vdesë dhe i fundit prej nesh. NATO-ja kurrë nuk do të vijë këtu sa të jemi ne gjallë".

Më vonë ai shpjegon se "sonte më në fund po pastrojmë qendrën e qytetit."

Kaloi një orë, ndoshta dhe një orë e gjysmë deris Miniçi dha një urdhër.

"Joska merre atë dhe le të të tregojë shtëpinë" ai i tha njërit prej njerëzve të tij që Rama e dinte se quhej Dalibor Banjac, por që njihej ndryshe si Joska. Banjac ka flokë të shkurtra të verdha dhe është rreth tridhjetë vjeç. "Ti e di se ç'duhet të bësh."

Rama ngrihet i tmerruar dhe drejtohet nga Joska dhe dy burra, një nga të cilët është i gjatë e me mjekër të zezë. Ata e vunë Ramën në ndenjësen e pasme të makinës së zezë që priste përjashta. Rama e ndjen se aty ku u ul pantallonat e tij u lagën. Vë dorën të shohë se çfarë është dhe kur e ngre para syve dora është e mbuluar në gjak. Ai i drejton ata drejt shtëpisë së mikut të tij Isa Bala, kasapit.

Në shtëpinë e Isait, Joska dhe paramilitari me mjekër shkojnë në derën kryesore derisa i treti qëndroi jashtë me Ramën.

Agoni duhet të lodhet pak para se ta zërë gjumi. Ai është në atë gjendje superaktive përpara se lodhja ta kaploi dhe ta kthejë si në filmat me kartona në gjumë të pandërprerë. Kështu që Isai e merr në qafë dhe ecin së bashku përreth shtëpisë.

" Babë, dua të shkojë në shkollë", thërret ai derisa i grah shpatullave të gjera.

"Patjetër do të shkosh", thotë Isai.

"A mundem me pas çantë shkolle?"

"Po kam me të ble një çantë shkolle prej ari"

"Unë do kem çantë shkolle prej ari" thërriste Agoni në mes të të qeshurave.

"Pse nuk do na blesh dhe ne çanta shkolle të arta", pyet një nga fëmijët e Isait, që shikonte derisa i ati kalëronte në shpinë Agonin.

"Unë do t'ju blejë çanta diamanti krejtëve", hidhet Halishja dhe gjithë familja është e lumtur.

Goditjet vijnë nga poshtë prej portës kryesore. Është nëntë e gjysmë e mbrëmjes. Njerëzit nuk vijnë për vizitë në këtë kohë veçanërisht kur nuk ka rrymë. Dëgjohet një zë burri në serbisht. Isai ul Agonin përdhe.

"Hapeni derën. Hapeni derën o shk….. Do t'ja u shkërdhej zotin tuaj. Hapeni këtë derë".

Nuk kishte asnjë nevojë të liheshin jashtë, ndaj Isai nxitoi shkallëve me çelësa në dorë. Dhe derisa bëhej gati të fuste çelësin në portë i bie nga dora. Mungesa e rrymës ka krijuar errësirë të plotë. Me të futur çelësin nis ta rrotullojë. Dardania del në krye të shkallëve .

"Çka do na bëjnë? Cfarë do bëjnë ata me ne Babë?"

"Shko brenda loçka ime. Mos u shqetëso"

Gishtat e mëdha të Isait ndjejnë çelësin dhe hapi derën.

"Nuk do të na hapësh derën", dëgjon ai një zë hakërrues.

Përballë Isait janë shtatë a tetë burra me kamuflazh të paisur me kallashnikovë, pistoleta, thika dhe granata. Një tjetër pret përjashta në derën e një makine. Të tjerët turren drejt shtëpisë dhe Isai nxiton të ngjisë shkallët me ngut, derisa burrat bërtasin pas tij. Ndonëse errësirë Isai mund të thoshte me siguri se nuk njihte asnjë prej tyre. Isai është në krye të shkallëve kur ndalet dhe i thotë të sapoardhurve. "Merreni orën time", tha Isai, thua se kjo do t'i kthente ata pas.

"Mbaje orën dhe të gjithë të mblidhen në dhomën e ndenjjes dhe qëndroni atje. Tani menjëherë".

Familja Bala i bindet urdhërit dhe të gjithë në rresht ulen në kauçin e lakuar që shtrihet në murin qëndror dhe pjesa perëndimore përfundon në dhomën e ndenjjes.

"Ju jeni Musa dhe Isa Bala?" pyet një nga burrat.

"Po. Mos na vrisni kemi fëmijë të vegjël", ia ktheu Isai.

"Ata nuk do na vrasin, hë", siguron Hajriu të atin. "Ata nuk do na vrasin se ne jemi vetëm fëmijë"

Burrat kanë kapele të zeza dhe janë të armatosur rëndë. Një nga burrat në dhomën e ndenjjes është Joska, por për momentin familja nuk e di se kush është ai. Tjetri është i gjatë dhe me mjekër të zezë. Ata i vënë flakën një jastëku me shkrepse dhe e vënë në mes të dhomës për t'i parë fytyrat familjes, t'i hedhin një sy pengjeve të tyre dhe ndoshta të sigurohen se janë në familjen e duhur.

"Ku i keni paratë?" pyesin ata Isain dhe Musanë. Isai ngrihet dhe shkon drejt një dhome të pasme të shtëpisë nga ku nxjerr tre mijë marka.

"Ejani me mua" i thotë Joska Isait dhe Musait. "Të tjerët të rrinë ulur. Përjashta është një tjetër paraushtarak me Ramë Gashin. Një burrë qëndron të shohë shtëpinë, por të tjerët marrin makinën e zezë dhe i bien shkurt te rruga Dushan Mugosha, kalojnë përmes rrugës Ushtria Popullore Jugosllave dhe rrotullohen tek qoshja, nga ku shtëpia e Ramës është e para në të djathtë. Nebojsha Miniç po priste kur ata erdhën. Isai e njohu atë menjëherë. Miniç. Mrtvi. Vdekja. Është ai që ka blerë suxhuk në shitoren e tij, që banon jo larg prej aty, ishte po ai që ngiste një Lada Niva një ditë më parë duke i bërë thirrje nëpër rrugë bashkëqytetarëve të tij serbë që të qëndronin. Duket qartë se ai është në krye të njerëzve që janë mbledhur tek shtëpia e Ramës. Dhe duket se ai di shumëçka për Isanë dhe familjen e tij. Joska i jep Miniçit paratë.

"Tre mirë", thotë Miniçi.
"Po"

"Jo. Aty ka shumë më tepër. Nxirrini jashtë, thyejini nga një këmbë dhe do vijnë me shumë më tepër para se kaq. Do t'jua vrasim fëmijët nëse nuk ja jepni paratë".

Ai i thotë këto fjalë i shkujdesur dhe njëjherësh nxjerr revolen duke ia vënë në kokë Isait.

"Kam dhe 4'900 të tjera", thotë Isai.

"Joska, merre atë dhe sill paratë", thotë Miniçi.

Joska dhe Isa shkojnë sërish në shtëpinë e Isait.

Rama dhe Musa rrinë me Miniçin në dhomën tjetër të ndenjjes të shtëpisë së Ramës, që është në të majtë të derës kryesore.

"A doni kafe? e pyet Rama Miniçin, ashti siç bëhet me mysafirët e respektuar.

"Po plak e dua një kafe", thotë Miniçi.

"Edhe unë" thotë Musa.

Të tre qëndrojnë të ulur në heshtje derisa një nga bijat e Ramës përgatit kafen turke, që e sjell në filxhanë të vegjël dhe i vendos nga tabakaja në tryezën e kafes, prej druri. Rama i dobët e i zbehtë, por i mençur shpreson se e ka krijuar një lidhje me Miniçin gjatë kafes. Ai do që ta bëjë Miniçin të ndihet si mik, me gjithë mirësjelljen e Ballkanit që e kërkon ky rol. Nëse ju hyni në shtëpinë e një shqiptari padyshim ai ju mbron me jetën e vet.

"Dëgjo, a do ma kursesh jetën pasi kam shumë fëmijë"", pyet Rama.

"Do jetë shumë e vështirë për ta shpëtuar jetën, por sonte do përpiqem, thotë Miniçi. "Por pas natës së sotme do të jetë shumë e vështirë të të shpëtojë jetën, pasi dhe unë kam urdhërat e mia".

Rama nuk e kupton krejt se çfarë do të thotë kjo, por nuk e shtyn më tutje duke besuar se e ka një grimë vullneti të mirë nga Miniçi. Rama beson se Miniçi është paramilitari i dytë më i fuqishëm tani në Pejë dhe nëse ai thotë se dikush duhet të vdesë ai do vdesë. Duket sikur familja Gashi ka dhe një ditë më shumë jetë falë mëshirës së Miniçit.

Në këtë kohë në shtëpinë tek rruga Dushan Mugosha, Isa merr 4'900 markat e fshehura dhe ia jep Joskës.

"Sa para të tjera ke?, pyet Joska.

Kjo është e gjitha, 4'900 marka", përgjigjet Isai.

"A je i sigurt?"

Isa mendon se Joska do të mbajë një pjesë për vete pa i treguar Miniçit.

"Jam i sigurt".

Joska e beson Isanë. "OK shkojmë", thotë ai.

Në shtëpinë e Ramës Miniçi merr 4'900 markat dhe duket i bindur se nuk ka para të tjera në shtëpinë e Isait.

"Ktheje ku e morre", thotë Miniçi duke drejtuar dorën nga Isai.

"Po mua?", pyet Musa.

Miniçi qesh."Ty do të mbajmë", ia kthen.

Joska dhe Isa kthehen në shtëpinë e Isait. Musa mbeti dhe duket se e ka mbërthyer paniku. "Merreni këtë" i thotë Miniçi dy nga njerëzve të tij për Musanë dhe Rama dëgjon zhurmën e makinës që morri Musanë.

Në rrugën Dushan Mugosha, Isa dhe Joska ngjisin shkallët e shtëpisë dhe i bashkohen anëtarëve të tjerë të familjes dhe paramilitarëve me mjekra. Isa ulet bri të preferuarit të tij, Agonit dhe i përkëdhel qafën e hollë.

"Po të kisha një pushkë i kisha vrarë ata" i pëshpërit të atit në vesh Agoni. Isa e përqafon djalin e tij të vogël.

Joska shikon nga Vjollca dhe me veprime i thotë asaj duke i drejtuar pushkën "Ngrihu". Dhe Vjollca ngrihet.

Njeriu me mjekër në dhomën e ndenjjes mbikqyr me armë anëtarët e familjes, derisa Joska e çon Vjollcën në dhomën e pasme, përbri me dhomën ku gjendjet e shtrirë Mahia. Plaka e paralizuar dëgjon ngashërimat e nuses së djalit, derisa gjithë shtëpia bie në heshtje. Pas pak minutash hapet dera e dhomës ku ishte Vjollca dhe ajo del prej andej me flokë të shprishur dhe e heshtur.

"Çfarë të bëri", e pyet Isai.

"Asgjë", thotë ajo derisa dhunuesi e kthen atë sërish në kauç. "Asgjë".

Njeriu me mjekër rrotullohet tek Isai dhe i vë pushkën në kokë si ndëshkim për pyetjen.

"Babë, Babë", thërret një nga fëmijët e Isait.

"Mbylle gojën ose ju vramë", hakërrohet burri.

Derisa ecin drejt kauçit Joska kërkon nga Vjollca t'i japë krejt bizhutë, përfshi unazat, qaforen, byrzylukun. Ajo heq gjthë arin dhe ia jep paramilitarit.

Vjollca ndihet e turpëruar. Burri me mjekër sapo e kishte detyruar të bënte çkado me të, derisa pjesa tjetër e familjes gjendje në dhomën e ndenjjes e kërcënuar me pushkë, kurse vjehrra e dëgjonte. Çdo anëtar i familjes që ishte në një moshë që kuptonte e dinte se Vjollacën sapo e kishin dhunuar, derisa më të vegjëlit e kishin kuptuar se mamit, apo teta Vjollcës, burri me mjekër i kishte bërë diçka të keqe. Është fat që burri i saj, i cili tani mund të ishte i vdekur nuk ishte aty. Ndoshta ai kurrë nuk do ta merrte vesh.

Vjollca po vuante turpin e saj dhe për pak minuta derisa po ulej në kauç, kurse dy burrat bënë gati kallashnikovat dhe pyetën "A janë të gjithë këtu?"

"Po", tha Isai "Të gjithë këtu jemi".

Pa asnjë fjalë shtesë ata ngrehën armët dhe i bënë gati për t'i shkrepur AK-47. Ata qëlluan së pari fëmijët.

Halishja bëri atë që do bënte çdo nënë. U hodh mbi fëmijët duke u përpjekur që plumbat të binin mbi të. Derisa ajo gjendet përgjatë kauçit ata masakrojnë fëmijët, plumbat grijnë trupat e tyre, duke hedhur në të katër anët copa lëkure, apo organesh të brendshme derisa ata vazhdojnë me breshëritë e tyre. Plumbat kur dalin nga trupat lënë në kurriz vrima edhe më të mëdha se kur kanë hyrë në trup. Më pas plumbat përshkojnë kadifen e kauçit për t'u përplasur në mur. Disa rikthehen në dysheme, derisa të tjerë plumba shpërndahen andej-këtej.

Kur filluan breshëritë e plumbave Vetoni vrapoi dhe brenda sekondit u gjet në dritaren tip francez që çon drejt ballkonit. Shtyn derën, kacavirret nga ballkoni dhe më në fund hidhet në oborrin e shtëpisë. Ndonëse i vogël dhe me eshtra ende të brishta duket se në ato momente asgjë nuk i bën përshtypje. Madje nuk e vuri re që e kishte vrarë këmbën derisa kacavirrej në hekurat e ballkonit. Pas tij vrapon Isai që e pa djalin të largohej nga kauçi në drejtim të ballkonit. Ai e morri menjëherë vendimin se duhet ta mbronte të birin, pasi të tjerët në dhomë nuk kishin më asnjë shans të mbeteshin gjallë. Vetëm Vetoni kishte shpresë të mbijetonte. Ndonëse peshë e rëndë ai u hodh nga ballkoni kapi djalin për dore dhe vraponte rrugëve nëpër natë. Një nga burrat me kallashnikovë vazhdon të lëshojë breshëri plumbash, por ato nuk arrijnë të prekin as Isain e as Vetonin. Ata arrijnë së pari në shtëpinë e një fqinji serb, të cilët nga frika nuk i ndihmojnë. Isai vrapon dhe e lë Vetonin në shtëpinë e Rizës për t'u kthyer pas pak minutash në shtëpinë etij.

Në kaosin e krijuar nga arratija e Vetonit dhe Isait edhe një fëmijë tjetër arrin të largohet. I pa vënë re nga burrat e armatosur, Roni i vogël hidhet nga kauçi dhe vrapon në korridorin e shtëpisë. Ai vrapon për atje ku beson se është i sigurt, tek gjyshja e paralizuar. Gjyshja Mahie qëndronte e shtrirë dhe dëgjonte tek vdisnin njerëzit e familjes. Dhe ja dëshpërimisht në krahët e saj gjendet i nipi. Ajo mendon se ndoshta tani është rradha e saj. Megjithatë mendja i shkon se mund ta mbrojë Ronin me trupin e saj. Kështu e merr djalin e vogël, fëmija i fundit nga shtatë fëmijët dhe e fsheh poshtë këmbëve të saj të pajeta. Është hera e parë që ato këmbë pas kaq vitesh po shërbejnë për diçka dhe këtë rradhë po shpëtojnë një jetë. Kur burrat e armatosur hyjnë në dhomën e saj thonë se nuk ia vlen të merresh me të, derisa nuk e panë fëmijën që rrinte i heshtur i fshehur nën mbulesa dhe i bërë njësh me trupin e gjyshes. Ndoshta edhe ata e kanë humbur aftësinë të numërojnë se sa fëmijë mungojnë. Ndoshta ia ka marrë mendja se ia ka marrë vrapit natën nëpër rrugë. Ndoshta kanë në plan të djegin shtëpinë e bashkë me të gjithçka është brenda.

Dhe kur kanë mbaruar me gjithçka, kur mendojnë se kanë vrarë gjithë familjen, me përjashtim të plakës së paralizuar në dhomën e pasme, me të cilën as nuk ia vlente të merreshe, e derisa ati dhe biri ishin arratisur nga ballkoni, ata i vunë flakën disa jastëkëve dhe i lanë ata të digjen.

"Shkërdhatat e kërkuan këtë", dëgjoi Halishja të thoshin derisa dy burrat largoheshin. Hapat e tyre dukeshin të rëndë derisa ecinin nëpër dyshemenë që e kishte mbuluar gjaku që po përphapej me shpejtësi ngado. Vendet që nuk i kishte mbuluar gjaku dukeshin si ishuj të rrethuar nga det gjaku. "Këta qenër kërkuan NATO-n".

"I kam dhier mu në shpirtin shqiptar", iu përgjigj tjetri.

"Shiko, le të hedhim ca granata kështu që shtëpia të digjet. Më mirë të mos lëmë shenja që t'i gjejnë të tjerët"

Burrat i heqin siguresën dy granatave të dorës dhe i lënë në shkallë, të cilat duke qenë prej druri do marrin flakë lehtësisht. Me shpejtësi ata u larguan. E shtrirë mbi trupat e fëmijëve Halishja dëgjoi dy shpërthime, që nuk shkaktuan dot zjarr. Ndoshta mjekëroshave nuk iu intereson shumë për të djegur shtëpinë pasi nuk kthehen pas të kontrollojnë a t'i torturojnë sërish. Ndoshta janë shumë të zënë. Trupat e NATO-s janë në Prishtinë dhe brenda një dite ato do jenë dhe në Pejë. Ndoshta atyre iu duhet të bëjnë bagazhet gati për t'u larguar para se të nisen nga malet drejt Rozhajës.

Kanë kaluar 30 minuta që kur paraushtarakët erdhën në shtëpinë e Isait. Tani ora shënon 10 e mbrëmjes.

Pesë nga shtatë fëmijët gjenden në kauç me trupat e copëtuara nga plumbat. Katër prej tyre janë të vdekur. Nita ka humbur vetëdijen, por është ende gjallë. Nëna e saj, Vjollca edhe ajo ka vdekur. Halishja është qëlluar tetë herë, në krah, në kraharor në gjoks. Burrat menduan se ishte e vdekur. Edhe Halishja beson se shpejt do të vdesë.

Halishja tërhiqet dhe sheh mbi kauç trupat e fëmijëve njëri-mbi tjetrin si dhe Vjollcën. Zvarritet nëpër tërë shtëpinë duke kërkuar kush ka mbijetuar, por nuk gjen askënd. Mahia dhe Roni janë të heshtur në tmerrin e tyre. Kontrollon në banjë, në depo derisa gjaku është ngado dhe ajo duke u mbajtur në mure i lyen ato gjithë gjak.

Kthehet sëish në dhomën e ndenjjes ku sheh se Nita është ende gjallë, por e plagosur rëndë.

"Oh loçkë, tani duhet të shkojmë", thotë Halishja. "Duhet me shku në spital".

"Nuk e lë mamin", thotë Nita. "Nuk e lë, jo, ajo do zgjohet shpejt."

Halishja përpiqet ta bindë Nitën, por ajo nuk do të largohet.

10 minuta pas breshërive Isai kthehet në shtëpi vetëm. Është i tmeruar nga ajo që beson se do gjejë në shtëpi, vrasësit dhe kufomat e fëmijëve.

Berenda në shtëpi janë Halishja dhe Nita, dhe dëmet e shkaktuara nga granatat, gjaku dhe ajo pishinë e errët gjaku në dhomën e ndenjes. Isai dhe Halishja flasin nxitimthi, pa kuptim derisa askush nuk e dëgjon njëri-tjetrin. Isai përpiqet ta marrë Halishen me vete e të largohen nga shtëpia. Ai është i tmerruar se ata do kthehen sërish. Tani është rradha e Halishes të mos pranojë t'i lërë kufomat vetëm. Fëmijët e saj kanë vdekur dhe ajo është qëlluar aq shumë herë, po humb aq shumë gjak sa që padyshim do të vdesë së shpejti.

Ajo do të qëndrojë me ta.

Isai largohet të shohë sërish Vetonin dhe kur kthehet nuk e gjen Halishen aty. E frikësuar për vdekje se ata do ktheheshin prapë Halishja hidhet nga ballkoni dhe troket tek shtëpia e Rizës. Më vonë në ditarin e tij Riza shkruan: " Ia hapa derën. Mezi qëndronte në këmbë. E ndihmova të hynte brenda dhe pashë se ishte e mbuluar në gjak. E vendosëm në qilar si vendi më i sigurt, kurse ajo na tha se ishte plagosur në gjoks. Ajo nuk pushonte së qari e së rënkuari për fëmijët, duke thënë se nuk ka më kuptim të jetonte pa fëmjët, jeta e saj nuk vlen më asgjë. Ishte errësirë e thellë, aq sa nuk mund të shikonim as se ku ishin plagët. Edhe fëmija i saj qante. Isai nuk po dukej. Më vonë e pamë se kishte hemorragji të madhe nga e cila dhe mund të vdiste, por si ta ndihmonim kur nuk kishim as dhe një shkrepse të vetme. Breshëritë e plumbave dëgjoheshin papushim dhe nga drejtime të ndryshme. Tani as mund ta mendonim të largoheshim nga shtëpia. Si mund ta linim të plagosurën vetëm. Ta merrnim me vete ishte e pamundur pasi ajo nuk mund të ecte. Nga ana tjetër nuk e mbanim dot, pasi ishte e rëndë, mbi 100 kile. kështu ia lëmë veten në dorë fatit."

Ende në shtëpi Isai gjen Ronin në dhomën e pasme dhe vendos që të mos ta lërë tek shtëpia e Rizës në mënyrë që familja të kishte më shumë gjasa t'i mbijetonte sulmeve të tjera të paraushtarakëve. Isai e lë nënën në dhomën e saj dhe del në rrugë së bashku me Ronin. Nita nuk pranon të largohet nga e ëma dhe mbetet aty e shtrirë në mesin e të vdekurve, derisa plagët i kullonin gjak në kauçin edhe ashtu të zhytur në gjak.

Në cepin e një shtëpie të djegur, vetëm dy dyer larg shtëpisë së tij Isai hyn në rrënoja dhe e gjen një cep ku çatia ende mbahej. Aty ndihej era e djegjes së dy muajve më parë. Kjo ishte një nga shtëpitë e para të djegura në Brezhnik. Nuk dihet se si, por flakët kishin harruar një shtrat, në të cilin Isai e vë Ronin. Djalin e vogël e zë gjumi. Isanë nuk e zë gjumi. Roni zgjohet herë pas here natën dhe kapet pas Isait i trembur nga ëndërrat e këqija. "Mos ki frike. Fli", ia kthente Isa.

I ulur mbi mbulesat e shtratit, me kokën pas murit, Isai shtrin qafën. Është e dhimbshme, e padurueshme, e mbushur mëri. Kjo është hera e parë që i duhet të mendojë. Ka parë t'i vriten fëmijët, derisa nuk e di ku e ka vëllanë. I kujtohet hakërrimi i Baçkoviçit se do të vriste të vëllanë me thikë, duke e prerë në copa.

Riza për atë natë shkruan në ditarin e tij: "Halishja rrinte pa bërë zhurmë vetëm nuk pushonte duke këkruar ndjesë për shqetësimin që na kishte shkaktuar. Nuk ankohej për dhimbjet e veta, vetëm donte të kthehej në shtëpi që të mos na dëmtonte ne. Shihja në të një shpirt të madh e bujar. Breshërtië dëgjoheshin ende.

Halishja më tha se kishte ftohtë pasi e pyeta si ndihej. E mbuluam sërish dhe e vendosëm në kauç dhe i kërkova të mbahej dhe e këshillova të mos lëvizte shumë që të kufizonte humbjen e gjakut. Isai ende nuk erdhi. Druheshim se e kishin vrarë dhe atë".
Rreth orës 5 të mëngjesit Isa zgjon Ronin dhe ata ecin në rrugë drejt qendrës së policisë. Riza kryqëzohet me ta dhe ndihet i lumtur që janë gjallë.

"Pas gjysmë ore vjen Isai me djalin e Musës", shkruan Riza. "Ai tha se kishte qenë në qendër dhe kishte kërkuar ndihmën spitalore për Haliishen dhe Nitën. Ata i kishin premtur se urgjenca do të vinte"

Isai gjeti një polic serb që e njihte me emrin Kaplan e që ra dakord t'i çonte Halishen dhe Nitën në spital. Isa trembej nga Kaplani. Ai e pyeti se kush e kishte bërë këtë.

"Miniç dhe njerëzit e tij", i tha Isa.

"Më vjen keq. Kjo nuk është në rregull", tha Kaplan.

Ai po i çon ata në spital që gjendet në pjesën perëndimore të qytetit në rrugën që të çon nga Patriakana dhe gryka e Rugovës. Halishja dhe Nita qëndrojnë afër njëra-tjetrës, e megjithëse kanë kaluar 12 orë ende u rrjedh gjak. Ato janë tepër të këputura.

"Faleminderit Zotit ti ke shpëtuar", i pëshpërit Nita Halishes. "Ti do kujdesesh për mua njësoj si mami, apo jo?"

"Po loçkë." Halishja e ndjen përqafimin e butë të Nitës.

Kur arrijnë në spital Halishja dhe Nita rrethohet nga një numër motrash medicionale shqiptare që kishin mbetur. Ato i çojnë menjëherë tek kirurgjia, ku në shërbim është një mjek serb. Ai quhet Jovica Marinkoviç. Në Pejë nuk kanë mbetur mjekë shqiptarë. Marinkoviç është mjek ushtarak, është me uniformë. Shikon gruan dhe vazjën e vogël dhe i drejtohet Isait "Duhet t'i japim gjak menjëherë". Mjeku pyet për grupin e gjakut të Halishes dhe Nitës. "Sa anëtarë të familjes të kanë vrarë" pyet doktori Isën. "Pesë, kurse vëllai është zhdukur", thotë Isa. Marinkoviçi bë kryq dhe pyet" Si mund të bënin një gjë të tillë? Si? Shiko unë do përpiqem t'i shpëtojë. Mos ki frikë se jam serb. Do të bëjë gjithçka mundem".

Isa largohet nga spitali pasi ka lënë atje gruan dhe mbesën. Ka një energji brenda tij. Ai nuk mund ta përballojë idenë se macet mund të lëpijnë gjakun dhe trupat e familjes së tij, apo se mund të marrin erë në të nxehtën e qershorit. Ai nxiton drejt shtëpisë dhe gjen qese plastike dhe i vë në katin nën tokë ku është freksët e ku fëmijët rrinin gjatë bombardimeve. Riza është me Isanë dhe e ndihmon. Një nga një ata i marrin trupat nga dhoma e ndenjjes nëpër shkallë dhe i sjellin poshtë duke i shtrirë në plastikë. Riza ndihet i pafuqishëm kur shikon se një pjesë e kokës së Dardanes nuk është shkëputur nga breshëritë. Derisa Isa e ngre në krah kufomën e Dardanes pjesë nga truri dhe kafka bien në dysheme. Isait i duhet të mbledhë me dorë trurin e së bijës. Edhe një pjesë e kokës së Agonit të vogël nuk është në vend.

Kur ata janë të gjithë në katin nën tokë ai i mbyll plastikat dhe sigurohet se tani asnjë kafshë nuk do ushqehet me trupat e fëmijëvë të tij.

... Në spital Marinkoviçi operon së pari Nitën, gjendja e së cilës është më e rëndë. Ajo vdes gjatë operacionit. Pesë nga shtatë fëmijët tani janë të vdekur.

Më pas ai i shpëton jetën Halishes. Në dhomën e operacionit ai i tregon asaj se ishte qëlluar tetë herë, gjashtë herë në trup dhe dy herë në krah dhe se ishte me fat të mbijtonte pas kaq orësh duke humbur gjak.

Ai i thotë se ajo duhte të qëndrojë në sital për dy muaj e të pushojë, derisa i shpreh keqardhjen për vdekjen e fëmijëve. Ai i tregon se Nita vdiq.



Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi

Lufta e Bosnjës dhe ajo e Kosovës në fjalorin e politikës ndërkombëtare kanë futur një term të ri në trajtë togfjalëshi: spastrimi etnik. Çdo luftë në mënyrën vet e bënte fatkeqe popullatën në terrenin e së cilës zhvillohej, pavarësisht në merrte aktivisht pjesë në të apo pjesëtarët e saj ishin vetëm sehirxhinj.
1. Lufta në tokën e tjetrit
Mirëqenia e një vendi jo rastësisht matet me vitet e kaluara në paqe. Zvicra nuk e mban epitetin e parajsës së kësaj bote vetëm për bukuritë e saj rrallë, të përsëritshme gjetiu, por edhe për faktin se atje paqja dhe refuzimi i luftës është bërë më shumë se traditë, përkatësisht, një mënyrë e të jetuarit, edhe pse si vend shpesh u ndodh pranë vorbullës së shumë luftërave të përgjakshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, janë një dëshmi e pakontestueshme në favor të kësaj teze. Në të dyja luftërat botërore, që i kushtuan njerëzimit shkatërrime marramendëse, SHBA-ja shpëtoi në saje të faktit se pak ose aspak mori pjesë në to, njëkohësisht që e kurseu maksimalisht territorin e saj nga lufta, duke luftuar atëherë kur ishte e shtrënguar dhe kryesisht në tokën e huaj. Edhe pse gjatë Luftës së Dytë Botërore, vetëm në operacionin e zbarkimit të aleatëve në Normandi kishin mbetur të vrarë mijëra amerikanë, gjë që megjithatë dëshmon se SHBA-ja e kishte paguar çmimin e luftës në njëfarë mënyre, përparësia më e madhe qëndron në faktin se infrastruktura dhe popullsia e saj civile kishin mbetur pothuajse të paprekura. Lufta e Vietnamit është një argument tjetër që sforcon doktrinën moderne të luftës, sipas së cilës, edhe në rast se je në ndonjë mënyrë i detyruar të luftosh, luftën bëje në tokën e tjetrit. Me një fjalë, edhe kur popullata nuk e pësonte drejtpërdrejt nga përfshirja në luftime, pasojat që i shkaktonin ato në të shumtën e rasteve ishin të kobshme: uria dhe sëmundjet ishin dhuratat më të shpeshta që ia sillte lufta.
2. Spastrimi etnik - gjeneza e një ideologjie
Spastrimi etnik, kuptohet në përmasa më të vogla dhe në rend të parë si një ideologji, ka si origjinë vendin prej nga e kanë edhe zbatuesit e tij në Ballkan, pra Rusinë. Në njërën nga veprat më të rëndësishme të shkrimtarit të famshëm rus, Leon Tolstoi, të titulluar “Haxhi Murati”, shkruar më se njëqind vjet më parë, gjejmë një lloj definimi të asaj që sot diplomacia ndërkombëtare u detyrua ta quajë me emrin e vërtetë. Duke bërë fjalë për luftën e rusëve (edhe atëbotë për mbizotërim territorial) në njërën anë dhe për luftën për liri të popujve të Kaukazit, së pari të çeçenëve, nga ana tjetër, Tolstoi i vë në gojën e ministrit të ushtrisë, princit Çernishov, këto fjalë: “Mendoj se, sikur qëmoti ta kishin vënë në jetë planin e lartmadhërisë suaj (ministri po i drejtohej carit Nikolaj, vër. H.M.), në mënyrë që, qoftë edhe gradualisht e dalëngadalë, të përparonim, duke prerë malet dhe duke shkatërruar ushqimet, Kaukazi tashmë do të ishte i nënshtruar”. Lexuesi, më tej, në këtë roman do të gjejë shembuj të përshkrimeve që ofron Tolstoi, lidhur me mizoritë ruse mbi popullatën “armike” dhe pronat e saj, veprime të cilat shumë më vonë do të emërtohen me togfjalëshin “tokë e djegur” dhe që nuk ishte gjë tjetër përpos faza e parë dhe vendimtare e strategjisë së quajtur “spastrim etnik”. Pra, në qoftë se Rusia cariste plot 150 vjet më parë e kishte konceptuar teorikisht spastrimin etnik dhe kishte nisur me zbatimin e tij, pse u desh të kalonin hiç më pak se 150 vjet që dikush të merrte guxim ta denonconte atë? Një spastrim i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, i cili madje edhe i kalon përmasat tragjike të këtij të fundit, ka ndodhur pas Kongresit të Berlinit dhe, madje, edhe me dijeninë e fuqive të asokohshme. Mëse 600 vendbanime etnike shqiptare u zhbënë brenda pak muajsh.
3. Përvoja e re, një përvojë e hidhur
Luftërat në ish-Jugosllavi (Kroaci, Bosnjë - Hercegovinë dhe Kosovë) sollën mjaft ndryshime, përsa u përket qëllimeve dhe mjeteve të luftës. Është një gjë e ditur se raporti i viktimave ndërmjet ushtarëve dhe civilëve gjatë shekullit të kaluar e në vazhdimësi ka ndryshuar në dëm të të dytëve, mirëpo kjo luftë nuk ka shënuar një “përparim” të mëtejmë vetëm lidhur me shifrat, ngase rrënjësisht ka ndryshuar konceptimi i qëllimit themelor të luftës. Ajo më nuk bëhet për ta mposhtuar kundërshtarin, përkatësisht forcën ushtarake rivale dhe për të marrë kontrollin mbi një territor dhe mbi një popullatë të caktuar, sikundër konceptohej pak a shumë qëllimi i luftës më parë. Serbia po i synonte territoret në të cilat bënte luftë, por tani me një kërkesë pothuajse të paparë në histori. I dëshironte territoret pa popullsinë që jetonte në to, ndërsa metoda që do të jepte rezultate në këtë drejtim, gjithsesi, ishte spastrim etnik. E bindur se lufta për liri ishte rrënjosur thellë në shpirtin e shqiptarëve dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte rezultat i këtyre aspiratave, Serbia u përcaktua që, më parë se ta luftojë rezultatin (UÇK-në), ta zhbënte terrenin në të cilin kurrë nuk pushuan përpjekjet kundër saj. Këtu në rend të parë edhe duhet kërkuar përgjigjja se pse forcat pushtuese serbe në Kosovë bënin ofensiva kryesisht në territoret jashtë kontrollit të UÇK-së dhe pse raporti i të vrarëve civilë - ushtarë nga radhët e shqiptarëve është përafërsisht 10:1. Deportimi me dhunë i gati një milion shqiptarëve gjatë kohës së luftës dhe i më shumë se gjysmë milioni gjatë shtypjes dhjetëvjeçare, djegia e qindra vendbanimeve etnike e të mirave materiale dhe shpirtërore, vrasja e mijëra civilëve, dhunimet e mijëra femrave shqiptare etj., nuk mund të konsiderohen si shfrenim i grupeve paramilitare dhe hakmarrje të forcave serbe për humbjet që kishin realisht në Kosovë, sepse e tërë kjo ishte pjesë e strategjie, e cila synim përfundimtar kishte tokën e Kosovës, por pa popullatën e saj autoktone; pra, pa shqiptarët.
4. Ndërgjegjësimi i pjesshëm
Administrimi i Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, që pasoi luftën nga e cila Serbia u largua kokulur, ishte një rast i mirë që edhe bota ta mësonte jo vetëm atë që dinin shqiptarët, që ata po e përjetonin prej një shekulli me radhë: dëbimin nga vatrat e tyre stërgjyshore apo spastrimin etnik. Në këtë pikëpamje, mund të thuhet se një numër i madh vendesh demokratike tani e pranojnë faktin se në Kosovë dhe në Bosnjë - Hercegovinë është zbatuar një strategji e këtillë ushtarake dhe se spastrimi etnik, tok me holokaustin, lirisht mund të konsiderohen si tmerret më të mëdha që përjetuan civilët gjatë shekullit të kaluar. Mirëpo, ky ndërgjegjësim nuk është shtrirë edhe në shumë pjesë të tjera të botës. Madje, mund të thuhet, se nuk shtrihet sidomos në ato vende në të cilat mund të hetohet elemente të veprimeve të ngjashme me ato që ndodhën në këto treva. Bie fjala, po ta dënonte Rusia spastrimin etnik në trevat e ish-Jugosllavisë, ajo përnjëherë, me logjikën e automatizmit, do t’i dënonte edhe veprimet e saj të sotme mbi popullatën civile çeçene. Ndërgjegjësimi lidhur me pasojat që ka shkaktuar spastrimi etnik nuk ka lëshuar rrënjë pothuajse fare te serbët, shteti i të cilëve, përmes politikës dhe ideologjisë, i bëri shumë prej tyre autorë në këto veprime makabre. Dikur, në Serbi, më parë mund të gjeje arinj polarë sesa mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve dhe të boshnjakëve. Por edhe sot, fatkeqësisht, gjendja nuk ka ndërruar shumë. Pas gjithë atij spastrimi etnik të bërë në Bosnjë - Hercegovinë, shumica e serbëve flasin me krenari për rezultatin e gjenocidit, krenohen me Serbska Republikën e ngritur mbi shkrumbin e hirin e fshatrave dhe të qyteteve të djegura boshnjake, sikundër që, pas gjithë atyre tmerreve, pa menduar fare se ekziston integriteti moral i njeriut, krenohen se e kanë ruajtur integritetin territorial mbi Kosovën. Shumë luftëra dhe shumë tmerre, fatmirësisht, janë zëvendësuar me paqen dhe kjo u ka sjellë të mira edhe atyre që luftonin për të zaptuar më shumë territore, edhe atyre që mbronin vatrat e veta; shumë popuj janë pajtuar pas dekadave të përgjakshme dhe tani ato kujtohen vetëm si një ëndërr e keqe. Mirëpo kjo s’ka mundur të arrihej dhe as që mund të arrihet ndonjëherë pa një ndërgjegjësim të mirëfilltë lidhur me tërë atë që ka ndodhur.