e diel, prill 30, 2006

Sun, 30 Apr 2006 07:47:10 -0700 (PDT)
From: Send an Instant Message "Unioni i Studentëve Shqipetarë" Add to Address BookAdd to Address Book Add Mobile Alert
Yahoo! DomainKeys has confirmed that this message was sent by yahoo.com. Learn more
Subject: DEKLARAT PËR MEDIA
To: "123 111" , "11 12" , "1452 1236" , Send an Instant Message "14 15" , "17 18" , "20 21" , "23 24" , "26 27" , "28 29" , "102 45" , Send an Instant Message "5 6" , "44 85" , Send an Instant Message "8 9" , "a_haradinaj6@hotmail.com" , "Forum ALB" , "Ava alia" , "ALSAT ALSAT" , "Pikaso AS" , "atepelena@hotmail.com" , "Sylve Bavaalar" , "1 Berat" , "bmusai@aedp.soros.al" , "Besian BP" , "Flori Bruqi" , "deb_cen@soros.org.ba" , "debate@xs4all.soros.al" , "R. Diaspora" , "D e" , "R e" , "Revista Flaka" , "Endri Fuga" , "gagi_gima@hotmail.com" , "i_liri_m@hotmail.com" , "Studentet Info" , "info@rtklive.com" , "info@tvklan.com" , "info@tvopinion.com" , "info_student@lycos.com" , "Besnik Krasniqi" , "KTV KTV"
CC: "17 18" , "20 21" , "ALSAT ALSAT"
DEKLARATË PËR MEDIA


PROTESTË GJITHPOPULLORE

Këshilli Organizativ i Studentëve, në bashkëpunim me të gjitha Organizatat Studentore dhe OJQ, jo Studentore,njofton të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara që me; 03 maj 2006 në ora 12:00 organizohet Protestë Gjithpopullore në Prishtinë, me moton: "JO NUK NDAHET MITROVICA"
Protesta do të ket karakter gjithëpopullor , mbahet në Prishtinë duke marrshuar nga Fakulteti Filologjik, drejt Kuvendit të Kosovës.
Ftojmë të gjithë së bashku të marrim pjesë për të mirën ton dhe kombit , për arsye se Kosova po ndahët, ne së bashku me ju, nuk do të lejojmë ndarjën e Kosovës.

Press Konferencë

Njoftojmë mediat e shkruara dhe elektronike që më datën: 2 maj 2006, në ora 14:00,do të mbahet Konferencë për media rreth ecurisë së Protestave Gjithëpopullore, Press konferenca do të mbahet në Drejtorinë e Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Ftojmë mediat që ta përcjellin këtë konferencë.




Me respekt për mediat Shqiptare
Këshilli Organizativ i Studentëve

Sektori për Informim
Prishtinë 2006

Kush do t'i ndëshkojë Hamitët?

http://www.gazetaexpress.com

Gazeta EXPRESS
E premte, 28 2 prill 2006


Shkëlzen Maliqi
shkelzen.maliqi@gazetaexpress.com
Kush do t'i ndëshkojë Hamitët?

Zbulimi i plagjiaturës që ka bërë Sabri Hamiti, anëtar I ASHAK, profesor në universitetin publik, shkrimtar, anëtarë i Kryesisë së LDK-së, deputet dhe anëtarë i Kryesisë në Kuvendin e Kosovës dhe njëri nga liderët më të fuqishëm të skenave dhe prapaskenave politike, është edhe një tregues i qartë për krizën e thellë që po kalon shoqëria kosovare për shkak të promovimit të shumë autoriteteve false, të cilët i kanë nxënë prej kohësh pozitat e larta dhe të "paprekshme" të pushtetit real në këtë shoqëri. Skandali që zbuloi Sali Bytyqi në "Lajm", duke publikuar faksimilet e teksteve në frëngjishte dhe serbisht që përputhen krejtësisht me pjesët e librit të fundit "autorial" të Sabri Hamitit, që është botuar në kolonën e re të publikimeve shkencore të ASHAK, nuk lë asnjë dyshim për plagjiaturën. Lehtësia me të cilën "akademik" Hamiti huazon pasuse të tëra nga librat e autorëve tjerë, pa thonjëza dhe pa referenca për burimin nga i cili janë marrë këto mendime, është veprim i dënueshëm sipas ligjeve dhe kodekseve akademike që e mbrojnë të drejtën e autorit. Edhe nxënësit e shkollave të ulëta dhe sidomos studentët dhe pretendentët për të fituar tituj shkencor, sanksionohen ashpër për çdo veprim të plagjiaturës. Nxënësi ose studenti plagjiator mund edhe të përjashtohet nga shkolla, kurse për titullarët e nxënë në hajni duhet të fillohet procedura e anulimit të titullit shkencor. Vetëm në Kosovë kjo nuk ndodh. Fillon me testet dhe hartimet në shkollat fillore dhe të mesme që janë kryesisht kopjime, e edhe për promovimet akademike asnjëherë nuk janë iniciuar procedurat ndëshkuese për plagjiaturat, edhe kur janë zbuluar dhe dokumentuar si të tilla. Rastet më drastike të zbulimit të plagjiatëve kanë qenë në vitet '80 ato të të ndjerit profesor Ali Dida, si dhe në vitet '90 ato të një doktori tjetër të filozofisë, Kadri Metajt. Në zbulimin e plagjiaturave në veprat e këtyre dy "autorëve" dhe "profesorëve" kam kontribuuar edhe unë vetë, duke publikuar faksimilet e paudhësive që kanë bërë. Por, falë rrethanave të ndryshme ata për këto keqpërdorime dhe hajni nuk kanë pasur asnjë shqetësim nga instancat profesionale që do të duhej të ishin përgjegjëse për mbrojtjen e autoritetit dhe të dinjitetit akademik të profesionit. Universiteti dhe shoqatat profesionale jo që nuk kanë reaguar për plagjiaturën, por kanë lejuar, pasi që fillimisht janë heshtur argumentet dhe kërkesat për ndëshkime, që këta titullar të rrejshëm madje edhe të avancohen, të bëhen kryetarë të departamentit, shefa të komisioneve për magjistratura dhe doktoratura, senatorë të UP, e të mos përmendim edhe avancimet në funksione dhe privilegje tjera shoqërore, që i kanë siguruar mbi bazën e titullit akademik të fituar me hajni.

Edhe për rastin e Sabri Hamitit me gjasa do të veprohet njëjtë. Për institucionet tona arsimore, profesionale dhe politike zoti Hamiti është figurë tepër e madhe për ta dërmuar një shkrim gazete, ani pse ai shkrim demonstron ashiqare se ai ka vjedhur paturpshëm autorët e huaj. Zoti Hamiti as që do të kërkoj falje për këtë. Do të shpjegohet te të afërmit dhe te të padijshmit se ky është një komplot i armiqve të tij politikë, kurse në qarqet akademike s'ka çka të arsyetohet, sepse e di se të ndershmit janë në pakicë dhe të frikësuar, kurse të pandershmit kanë bërë në këtë ose atë mënyrë atë për çka akuzohet Hamiti dhe do ta mbrojnë atë me mish dhe me shpirt, sepse ia kanë frikën precedentit të ndjekjes së plagjiaturave. Edhe më herët ka pasur përpjekje që të demaskohen disa prej mujsharëve që me tituj akademik kanë përfituar edhe pozita të lartësuara shoqërore dhe politike. Një shembull më i freskët i keqpërdorimit të pozitës shoqërore dhe akademike për t'u mbrojtur nga akuzat për plagjiaturë kanë qenë ai I ish rektorit Arsim Bajrami. Së voni për plagjiaturë është akuzuar edhe një profesor dhe politikan tjetër, Hajredin Kuçi. Para dy javësh për rastin e Kuçit është botuar në "Koha ditore" një recension kritik i Shkëlzen Gashi, ku tregohet se ku autorë në librin e tij për Kosovën që e ka botuar në anglisht, e ka huazuar tërë aparaturën shkencore (citatet, renditjen e argumenteve, literaturën) nga kolegu i tij profesor Enver Hasani, pa e cituar si burim. Dukuria e plagjiaturës në UP dhe institucionet tjera akademike sigurisht se është mjaft e përhapur dhe këto disa zbulime sporadike që kanë dalë në shtyp janë vetëm maja e ajsbergut në detin e keqpërdorimeve akademike. Arsyeja kryesore pse deri më sot nuk është ndërmarrë asgjë për anulimin e doktoraturave dhe magjistraturave të vjedhura dhe ndëshkimin e merituar të këtyre keqpërdoruesve ka qenë frika e të tjerëve që të mos bëhet precedenca dhe të ndjekin edhe hajnat e tjerë që po kështu i kanë marrë titujt pa merita dhe me metoda të njëjta si edhe ata që janë kapur in flagranti.

Në momentin aktual kur në shumë fusha të jetës, sidomos në ekonomi dhe në politikë, opinioni ynë tregon shqetësime për dukuritë e dëmshme të korrupsionit, këto hajni të profesorëve dikujt ndoshta edhe nuk do të duken po aq të rëndësishme si hajnitë e mëdha. Por, ama, nuk duhet të harrohet fakti se kjo UP e korruptuar nga hajnat akademikë ka prodhuar edhe ende prodhon elitën shoqërore, që kontrollon funksionet më vitale të shoqërisë - politikën, ekonominë, resurset bazë të arsimit, të shërbimeve publike. Pa u vendosur rendi në universitet dhe në autoritetin e titujve dhe kompetencave, shoqëria mbetet pa ekspertiza të sakta dhe autoritetet e rrejshme dhe të rrezikshme pengojnë zhvillimin normal të shoqërisë dhe të sistemit arsimor. Mediat kanë bërë shumë në demaskimin e autoriteteve të rrejshme dhe të korruptimit të interesit publik. Por, mediat nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë të rëndësishme për shoqërinë dhe interesat publike. Për rastin e fundit, të plagjiaturës së Sabri Hamitit, duhet të ngritën zërat e kontestimit dhe të ndëshkimit në ASHAK dhe UP, para së gjithash prej atyre që deri te titujt kanë ardhur në mënyrë të ndershme. Nuk mund të krijohet masa kritike shoqërore për luftimin e korrupsionit intelektual pa solidarizimin e të atyre që janë të ndershëm dhe kompetent, kundër inkompetencës dhe pandershmërisë. Akademia dhe Universiteti duhet ta nisin procedurën për rishikimin e statusit të Sabri Hamitit si profesor dhe akademik. Shoqatat profesionale duhet t'i krijojnë komisionet e nderit dhe të mbrojtjes së autoritetit të titujve. Ky do të ishte kontributi më i madh në luftimin e korrupsionit. E edhe në parandalimin e koalicioneve të rrezikshme të titullarëve me bartës të pushtetit, që çon në riciklimin e hajnive dhe përhapjen e kancerit shoqëror, ku në rastin e fundit dy instanca të papërgjegjshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga njëra anë, dhe UP-ja nga ana tjetër, luftojnë për privilegjin e kontrollit të gjendjes së hajnisë dhe inkompetencës, e jo për reformat e njëmendta të sistemit arsimor. Një instancë e vetme që mund të na nxjerrë nga kjo situatë e patolerueshme është mobilizimi i opinionit të atyre që deri më tash kanë mbetur të heshtur, por kanë ndershmëri dhe autoritet të mjaftueshëm në profesion dhe që mund të shfrytëzojnë disponimin antikorrupsion të mediave.

Helmimi i Ismail Qemajlit ne Peruxha te Italise

Floart shkruan per hete te pare:

Si e helmuan në Peruxha të Italisë Ismail Qemal Vloren


Ka qenë ora 10:20 minuta e datës 24 janar të 1919-ës, kur Ismail Qemali donte vetëm tre ditë të mbushte plot 75 vjeç, doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp të organizuar në një sallon hoteli në Peruxha. Hyrja e tij në sallën e mbushur me mbi 100 gazetarë dhe fotoreporterë i befasoi të gjithë të pranishmit që kishin mbi dy orë që prisnin diplomatin e njohur të Shqipërisë. Ndërsa ecte për t´u ulur në tavolinën në krye të sallës, në fytyrë i fashitet një çehre e verdhë që sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumë minuta dhe disa të dridhura i mbërthyen trupin. Askush nuk po pipëtinte, vetëm plaku mjekërbardhë, që megjithë gjendjen që po kalonte, gjeti forca për të folur. Nga goja i dolën vetëm pak fjalë dhe dukej qartë që ai po mundohej t´i lidhte me njëra-tjetrën. Në atë çast kërkoi ndihmë nga i biri Qamili, të cilin e mbante pranë vetes si sekretar. I kërkon që të shkojë në tualet. I biri, duke e kapur për krahu, u kërkoi të falur gazetarëve të pranishëm dhe mori hapat drejt derës së tualetit. Aty mësohet se sa vuri këmbën për t´u drejtuar te lavamani filloi të shkumëzonte dhe të dridhej më shumë. Ajo gjendje nuk zgjati shumë. Në pak çaste zemra e tij pushoi së rrahuri. I biri del para gazetarëve ku u komunikon lajmin se i ati, të cilin para pak çastesh e kishin në tavolinën përballë, tashmë nuk jetonte më. Ajo situatë ishte e rëndë për të gjithë. Aty dhimbja njerëzore i kaloi kufijtë.

Situatat që Ismail Qemali kishte kaluar ato ditë në Peruxha të Italisë i kishin shkaktuar një gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Edhe pse në atë gjendje, ai nuk kishte ngurruar të dilte para shtypit. Ai donte të denonconte krerët e diplomacisë italiane, në atë kohë kur në Paris diskutohej fati i Shqipërisë dhe ata kishin mundur ta hanin në besë. Megjithatë, për çudinë e tij, ajo konferencë ishte organizuar nga të tjerët. Nuk u mësua asnjëherë se kush i kishte thirrur gazetarët. Plakut 75-vjeçar i kishin thënë se media kishte interes të dëgjonte nga ai se përse në ato momente nuk ndodhej në Konferencën e Paqes në Paris. E këshilluan që të hante mirë pasi në atë konferencë shtypi do t´i duhej të fliste gjatë. Pikërisht pas ushqimit nuk vonoi shumë, ai doli në sallën e takimit dhe në atë moment jeta e tij filloi të shuhej. Këto janë momentet e fundit të jetës së njeriut që është njohur historikisht si kryeministri i parë i shtetit shqiptar. Ndërkohë që opinioni është njohur me shumë hollësi dhe detaje të jetës diplomatike të plakut të mençur, mund të jenë shumë pak ata që i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytë. Pikërisht për ato çaste redaksia e gazetës "Panorama", duke hulumtuar në shumë dokumente dhe dorëshkrime të dosjes së Ismail Qemalit në A.Q.SH. dhe duke u mbështetur në dëshmitë gojore të njohësve kopetentë, ka arritur të zbardhë historinë kur plaku diplomat mbylli sytë. Një dëshmi të plotë për gazetën ka qenë edhe ajo ish-komandantit të Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit të Nëndetëseve të Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili është edhe vëllai i Edipit. Këta dy vëllezër djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanë pasur njerkun e tyre.

Ismail Qemali pritet ne bese nga kryeministri italian
"Më hëngrën në besë!" bërtiti Ismail Qemali sapo zbriti në Peruxha të Italisë. Ai ishte nisur për një vizitë urgjente në Romë, me ftesë të autoriteteve më të larta të vendit, nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm. Kjo kishte ndodhur pas një kërkese këmbëngulëse të tij, nëpërmjet një telegrami të nisur për këtë qëllim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte që të ndihmohej nga përfaqësuesit e Italisë, të cilët do të ndërhynin pranë autoriteteve më të larta të Konferencës së Paqes që mbahej në Paris, për të mundësuar që delegacioni shqiptar të shtohej edhe me tre përfaqësues të tjerë. Ndërsa Ismail Qemali kishte marrë përgjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtëm, Sonino e prisnin në Romë, ai pa humbur kohë u nis për të realizuar takimin e kërkuar nga i cili shpresonte të dilte me rezultate pozitive në favor të Shqipërisë. Por befasisht dhe çuditërisht diplomati 75-vjeçar nga Shqipëria u përball sapo zbriti në Peruxha me përgjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtëm kishin shkuar në Konferencën e Parisit për të cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do të thoshte që ai jo vetëm se nuk do të ndihmohej edhe me tre delegatë të tjerë, por madje as ai vetë nuk do të merrte pjesë në të. Diplomati shqiptar u bind menjëherë se bëhej fjalë për një dredhi të pastër politike pikërisht nga ata që ai i kishte konsideruar miq të vendit të tij, por që tashmë kishin marrë iniciativën për ta izoluar. Tronditja që pësoi pas marrjes së lajmit të papritur, se ishte mashtruar që ishte thirrur në Itali, ishte e papërballueshme për moshën e tij 75-vjeçare, prandaj edhe klithma e tij "Më hëngrën në besë!" doli shpërthyeshëm me dhimbje.

Si nisi historia tragjike

Ishte janari i vitit 1919. Atë muaj në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqësisht do të hynte fuqishëm dhe dhimbshëm në historinë e mëvonshme të Shqipërisë. Aty do të vendosej edhe fati i saj.

"Sot është dita vendimtare për Shqipërinë", shkruante Ismail Qemali në fillim të atij muaji. "Do të ngjallemi ose do të vdesim". Nën zjarrminë e një patriotizmi të jashtëzakonshëm që i kishte mbërthyer qenien, kishte kohë që luftonte me të gjitha mundësitë dhe format për të ndikuar mbi konkluzionet e konferencës për të cilat ai ishte i interesuar që të ishin sa më afër interesave të bashkëkombasve dhe atdheut të tij. Për të arritur këtë qëllim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. "Sikur të kisha të holla,- vazhdon më tej në ditarin e tij të atyre ditëve Ismail Qemali, - do të isha hedhur deri në Amerikë për një marrëveshje të plotë me gjithë atdhetarët e atjeshëm. Por në marrëveshje me qeverinë italiane e quaj të nevojshme të shkoj në Romë. Prej andej mund të bëj një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilojmë programin përfundimtar. Nga Italia kërkoj të nxis nisjen nga Shqipëria veriore, qendrore dhe jugore të tre ose gjashtë delegatëve, në mënyrë që së bashku me delegatët që vijnë nga Amerika të shkojmë në Paris të gjithë së bashku për t´i propozuar konferencës kërkesat dhe të drejtat e Shqiptarëve".

Qemali i dErgon telegram kryeministrit Orlando
Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar. Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës. Data 19 janar 1919. Kryeministri italian Orlando për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali i dërgon një telegram urgjent, të shkruar në gjuhën frënge. Një kopje të asaj letre ia dërgoi edhe ministrit Sonino. Ja çfarë shkruhej në të:

"Shkëlqesisë së tij Orlando, Kryetar i Këshillit të Ministrave Romë.
Përveç ndjenjave të mia të admirimit personal me cilësinë e përfaqësuesit të idealeve shqiptare, realizimit të të cilave u kam kushtuar gjithë jetën time, ndjej detyrën t´i besoj shpresat e mia për lirinë e vendit tim në mbështetjen dhe në mbrojtjen e lartë të Italisë�� I lutem shkëlqesisë Tuaj t´i marrë në konsideratë serioze këto lutjet e mia duke më transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhëzimet tuaja".


Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencë nga Ismail Qemali ka arritur në Romë pikërisht mbrëmjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme arkivore vërtetohet se është regjistruar më 19 janar. Pas kësaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtëm në Romë, për të marrë pjesë në takimin e kërkuar nga vetë ai, ku do t´i ndodhte edhe tragjedia më e madhe; do t´i merrej jeta.

Kur shkon ne Peruxha vendoset ne "izolim"
Sa zbriti në Peruxha të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë. Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apopletike gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur "Më hëngrën në besë!". Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t´i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në një kohë që në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë, ai të mos merrte pjesë as vetë. Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar.

Pa e kerkuar vete, iu organizua nje konferencE shtypi me gazetaret
Pavarësisht se diplomati shqiptar nuk mundi të shkonte në Paris, loja e parapërgatitur mbi të do të ndiqej deri në fund. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27 kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

Vdes para gazetarEve
Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve që djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bërë më vonë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë Qemalit i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Nuk vonoi shumë, ai u ul në tavolinë dhe befasisht në trup i kaloi një valë rrëqethjeje. Ndërsa nisi të belbëzojë me vështirësi, filloi të dridhej dhe ndërkohë u konstatua se nuk mundte t´i lidhte dot fjalët. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri. Në këto momente gazetarëve të mbledhur për konferencën e shtypit në atë sallë iu komunikua fakti që Ismail Qemali, i cili pak çaste më parë kishte qenë para tyre, nuk jetonte më.

ItalianEt kerkuan te balsamosnin diplomatin shqiptar
Peripeci të tjera ishin planifikuar për trupin e pajetë të diplomatit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Ismail Qemali. Pas vdekjes së tij, çuditërisht në mbarë kancelaritë diplomatike të botës pati një sensibilizim të veçantë. Për vetë jehonën e madhe që pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin që ai kishte vdekur në vendin e tyre, donte t´i bënte "nderimet" që meritonte një diplomat i atij rangu. Ata vendosën që trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kërkesë dhe ai interesim i palës italiane bëri që trupi pa jetë i Ismail Qemalit të qëndronte plot dy javë në Peruxha, ku ai kishte mbyllur sytë.

12 shkurt 1919 trupi pa jetë i Qemalit mberrin ne Vlore
Me gjithë përpjekjet e palës italiane dhe shumë peripeci të tjera që dolën pas vdekjes së Ismail Qemalit, djemtë e tij nuk reshtën së u përpjekuri që babanë e tyre ta sillnin në Vlorë, e cila e priste me padurim për ta varrosur në lartësinë madhështore të Kaninës. Vdekja e tij në atë kohë kishte tronditur mbarë kombin dhe grupe të shumta shqiptarësh, të ardhur nga të gjitha trevat, po përqendroheshin në Vlorë për t´i bërë nderimet e merituara diplomatit të famshëm. Së fundmi gjithçka u bë realitet. Ishte pikërisht data 12 shkurt i vitit 1919, kur trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djemtë e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme italiane mbërriti në portin e vogël të Vlorës. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe së fundmi me anijen e posaçme italiane. Sipas bashkëkohësve të atyre momenteve, siç ishin vetë djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut të tij, Safet bej Vlorës bëhet e ditur se hyrja e arkivolit në Vlorë ka qenë tepër emocionuese. Të qarat e njerëzve dhe shkrepjet e armëve shkaktuan një gjendje emocionale të papërshkrueshme. Gjithë rrugët, kodrat dhe çdo gjë nxinte nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme në atë varrim, i cili, ashtu siç ishte menduar në atë kohë u bë pikërisht në lartësitë dominante të Kaninës.
Konkretisht për ato momente, në shënimet e Safet bej Vlorës, të gjendura në dosjen e posaçme të Ismail Qemalit në Arkivin Qendror të Shtetit shkruhet:

"Nëse e matim madhështinë e një personazhi politik me dashurinë e popullit të thjeshtë, duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Gjatë ceremonisë së varrimit të tij, asnjë fshatar dhe asnjë qytetar nuk mbeti në shtëpi. Të gjitha faqet e maleve dhe të brigjeve gjatë rrugës së kortezhit funeral ishin plot me njerëz. Qe një apotezë madhështore e mbarë popullit, pa përjashtim, ndaj një tribuni që i shërbeu vendit të tij deri në frymën e fundit".


Historia e fundit e jetës së Ismail Qemalit

Ishte janari i vitit 1919. Diplomati i shquar shqiptar, Ismail Qemali atë muaj mbushte plot 75 vjeç. Në atë periudhë ai kishte angazhimin më të madh diplomatik që mund të kishte pasur ndonjëherë në vitet e tij të fundit. Pikërisht në Paris, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë vendeve të botës zhvillonte punimet konferenca e madhe ndërkombëtare e njohur si "Konferenca e Paqes". Në atë konferencë me fuqi vendimmarrëse, do të diskutohej edhe çështja e Shqipërisë. Kjo do të thoshte që plakut të pavarësisë i duhej të ndërmerrte një angazhim të jashtëzakonshëm, që për moshën e tij do të thoshte mundim dhe sfilitje. Objekt kryesor i tij ishte lëvizja diplomatike dhe përpjekja për punimet e Parisit. Për këtë gjë i duhej patjetër që së bashku me delegacionin shqiptar të shtonte edhe tre delegatë. Ata delegate, sipas tij, i nevojiteshin që të bënte më të favorshëm dhe më prezent problemin e Shqipërisë. Për këtë qëllim vendosi të kërkojë ndihmë te fqinji perëndimor i vendit të tij, Italia, e cila për hir të së vërtetës, deri në atë periudhë, kishte qenë aleate e rregullt në mbështetje të çështjeve diplomatike që kishin të bënin me Shqipërinë. Në bazë të planit të studiuar mirë dhe për të realizuar qëllimin e tij, Ismail Qemali, pikërisht në 15 janar të atij viti (1919), i dërgoi një telegram urgjent kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë. Me anë të atij telegrami ai u kërkoi autoriteteve italiane një takim të menjëhershëm duke i parashtruar edhe temën që do të bisedonte. Nuk vonoi shumë dhe nga brigjet e Italisë u kthye menjëherë përgjigjja. Autoritetet e larta të atij vendi i shkruanin se ishin dakord për takimin e kërkuar dhe se ishin të predispozuar për të kontribuar në ndihmën diplomatike që kërkonte ai si diplomat historik i Shqipërisë. Ismail bej Qemalin e prisnin në Romë. Pas kësaj, ai niset për në Itali. Por s´ishte e thënë që ajo iniciativë e Ismail Qemalit të përfundonte ashtu si u nis. Sapo zbriti në Peruxha u njoftua se kryeministri dhe ministri i Jashtëm, të cilët i kishin bërë ftesën, nuk ndodheshin brenda vendit, por ishin nisur për në Konferencën e Parisit. Dhimbja e shkaktuar nga ai lajm qe e papërballueshme për moshën e tij 75-vjeçare. Pak ditë më pas, pikërisht më 24 janar 1919, kur ai donte edhe tre ditë të mbushte 75 vjeç, ndërsa rrinte me djemtë e tij në një nga hotelet e Peruxhas, pikërisht në një konferencë për shtyp, ai del para gazetarëve të grumbulluar në hollin e hotelit. Nuk kaloi shumë, kur papritmas i fillojnë tronditja trupore dhe shkumëzimi. Largohet menjëherë nga holli, por nuk zgjat shumë; gjen vdekjen e menjëherëshme. Pas dy javësh peripeci, djemtë e tij arritën ta sjellin trupin e pajetë më 10 shkurt në Vlorë. Dy ditë më vonë, në orën 10:00 të 12 shkurtit 1919 u bë varrimi i jashtëzakonshëm i diplomatit, emri i të cilit do të vendosej në themelet e shtetit shqiptar(Fatos Veliu)

Agjenturat Greke dhe Sigurimi i fshehte i shtetit Shqiptare

Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, Bekim Budo, në librin e tij "Shërbimi i fshehtë" pasqyron një dosje interesante të një agjentit grek me pseudonim Papastrati, arrestuar nga shërbimi i fshehtë shqiptar në vitin 1971. Sipas librit të Budos, interesant është fakti se në vazhdimësi agjentura greke zhvillonte veprimtarinë e saj në Shqipërinë e Jugut dhe kishte në dispozicion informatorë potentë, tejet të përgatitur. Në vitet ´70-të, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rënë në gjurmët e kësaj veprimtarie dhe arrin të kapë, falë një kombinacioni të përsosur, Papastratin, përgatitur në shkollën e spiunazhit të vendit fqinj, i cili tregon përpara hetuesve se si ishte vënë në shërbim të grekëve. Kontaktet e tij të para, thuhet në libër, ishin bërë me gjeneralin grek, Vasil Mellaj, që kishte qenë komandant divizioni i trupave greke në Gjirokastër, e me të e kishte njohur patrioti i tij nga Derviçani, V. Shahini, i cili kishte studiuar me kohë. Gjenerali drejtonte dhe një zyrë të shërbimit të fshehtë të zbulimit ushtarak grek "Alfa�Dhio". Megjithatë, sipas dokumenteve të hetimit të Papastratit, gjenerali grek, kishte marrë informacion për agjentin, duke pyetur edhe lidhjet e tij të afërta në Shqipëri dhe Greqi, P. Kotokon, O. Anastasjadhin. Pas verifikimit, gjenerali urdhëron S. Vllahon dhe P. Kotokon të krijonin organizatën antishqiptare MAVI (Metopo Apolefterikon Vorio�Epirotiku), në kryesinë e së cilës u caktua edhe Papastrati së bashku me V. Shahinin e J. Diamantin, të njohur për ndjenjat filogreke dhe tepër aktive në veprimtarinë e tyre praktike për aneksimin e trojeve shqiptare. Gjenerali grek e kishte porositur agjentin që të riaktivizonte agjenturën e vjetër dhe të bënte rekrutime të reja, sidomos nga radhët e minoritetit, grekofilëve, grekofonëve, si dhe nga radhët e studentëve dhe nxënësve shqiptarë që studionin ose që kishin kryer studimet në shkollat greke. Agjentura kryesore kishte për detyrë organizimin e grupeve agjenturore, të cilat do të ishin bërthama të rezidenturave në përputhje me situatat agjenturore dhe politike.

Kur isha duke përgatitur një leksion për studentët e Akademisë së Policisë, mora leje për të hulumtuar në dosjet operative, ku ishin regjistruar dëshmi agjentësh dhe informacione të tjera të rëndësishme spiunazhi. Mbaj mend se në njërën prej këtyre dosjeve, ministri Kol Bib Mirakaj, njëherazi edhe sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste shqiptare i dërgon Ministrisë së Arsimit një shkresë rezervate me nr. 3329, datë 11 korrik 1942, lidhur me aktivitetin e shërbimit të fshehtë grek dhe qarqeve shoviniste të vendit fqinj.
Mirakaj i përgjigjej një shkrese të Ministrisë së Arsimit nr. 390 datë 15.4.1942/ XX rezervate dhe një tjetër shkrese të ministrisë së tij nr. 2669/Pol. 27/D/84 Res, që kishin informacion lidhur me listat emërore të mësuesve grekofonë të qarkut të Gjirokastrës bashkë me informatat përkatëse të marra pjesërisht nga sekretarët politikë dhe nga KK e MM. Listat që i bashkëlidheshin këtij dokumenti ishin grumbulluar nga shërbimi i fshehtë i mbretit Zog, nga shërbimi i fshehtë diplomatik, si dhe nga sekretarët politikë të Partisë Fashiste, të cilët mbaheshin në lidhje agjenture e zbulim-kundërzbulimi. Në këto lista bie në sy numri i madh i mësuesve, të cilët kishin studiuar për mësuesi në shkollat greke dhe ishin të shpërndarë në 163 shkolla të Shqipërisë së Jugut, mësimet e të cilave ishin në gjuhën greke, që përbënin dyfishin e shkollave në gjuhën turke po në këto territore. Në karakteristikat, përbri secilit emër mësuesi janë shënuar shkurtimisht qëndrimi i tyre në raport me qeverinë e Zogut, ndjenjat shoviniste, si dhe në raport me ndjenjat kombëtare. Predominojnë karakteristikat pozitive të tyre në këto raporte në masën prej rreth 70 për qind.

Konstatimi
Në dosje vura re se problemi ishte më i thellë dhe nuk ishte marrë sa duhet në konsideratë sinjali i alarmit i dhënë nga konsulli i Janinës, Xhemal Frashëri, i cili midis të tjerave theksonte: "Shkolla e Vellasit, e cila dirizhohet nga dhespoti i Janinës, Spiridhoni, një armik i rreptë i Shqipërisë, është ngritur vetëm e vetëm për të përgatitur me kulturë dhe me ndjenja greke rininë e fshatrave grekofonë të Prefekturës së Gjirokastrës, me anë të propagandës helmuese për të arritur qëllimin kryesor satanik, i cili është bashkimi i të ashtuquajturit Vorio-Epir me Epirin. Po nuk morëm masa të rrepta, them me bindje se shkolla Vellas do të jetë varri i Gjirokastrës". Nga materialet e tjera të hulumtuara është mjaft afër realitetit të ngjarjeve që bën të mundur krijimin dhe pompimin e "Megalli Idesë", apo idesë së madhe, një rrëfim i një agjenti potent grek me pseudonimin Papastrati, i cili përfaqëson tipikisht në mënyrë të koncentruar një veprimtari sa armiqësore ndaj vendit tonë, aq edhe përbuzëse ndaj Shqipërisë. Në letrën informative të Ministrisë së Arsimit shkruhet: "Është interesante të theksojmë se ky rrëfim është edhe një sintezë e një veprimtarie për më shumë se një shekull e shovenëve, përfaqësues ekstremistë të një nacionalizmi absurd në dëm të një vendi tepër paqësor e miqësor, i cili historikisht ka dhënë një ndihmesë të madhe me anë të komunitetit shqiptar në Greqi, arvanitasve, si Kollokotroni, Karaiskaqis, Bubulina e Boçari, të cilët ishin edhe protagonistë kryesorë të revolucionit grek të vitit 1821, gjë që edhe në historinë moderne të këtij vendi ky kontribut mohohet padrejtësisht. Kundër këtij vendi autokton fqinj prej mijëra vjetësh, pas fitimit të pavarësisë, qarqe të caktuara shovene, megalomane dhe aventuriere, në vitin 1867, krijuan organizatën "Vllazëria Qendrore Kulturore", si dhe klubin "Sillogun vorio-epirot", të cilat, shkallë�shkallë, do të përbënin bazën e organizatës famëkeqe QEVA (Komiteti Qendror i Përpjekjeve Vorio-Epirote), duke marrë dhe pëlqimin e Patriarkanës së Stambollit. Në krye të kësaj organizate do të vendosej lunxhioti, Kristaq Zografi. Më 6 qershor 1888 krijohet në Greqi nga Dhimitër Boçari, shoqëria "I vllamidhes Allvani Vllamet" �"Vëllezërit shqiptarë" me një platformë antikombit shqiptar për pengimin e gjuhës së shkruar shqipe në alfabetin latin mbi bazën e një strategjie, që kishte qëllim kryesor helenizimin e popullsisë së Shqipërisë së Jugut dhe më gjerë me një propagandë që mbivlerësonte dukshëm kulturën greke, duke nënçmuar kulturën shqiptare".

Shërbimi i fshehtë i qeverisë së asaj kohe njoftonte për një marrëveshje të fshehtë midis Patriarkanës së Stambollit me qeverinë greke, ku u vendos që myslimanët e Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe të Shqipërisë të konsideroheshin turq, ndërsa shqiptarët ortodoksë të konvertoheshin në helenë dhe të administroheshin nga Greqia, pasi shqiptarëve u mohohej kategorikisht aftësia shtetformuese, edhe pse historikisht kishin dhënë prova, madje edhe në Greqi, duke i dhënë asaj jo pak, por rreth 20 kryeministra qysh nga Miauli, Kanari, Kryeziu e deri dhe vetë Lefter Venizellosin, të cilët ishin të gjithë arvanitas, pa bërë fjalë këtu se edhe presidenti i parë grek, Pavllo Kondurjoti, dhe presidenti tjetër, Theodhoros Pangallos, ishin me origjinë shqiptare dhe në mjediset miqësore e familjare komunikonin në gjuhën shqipe.

Letra
Nga letra që ndodhej në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, dosjen e agjentit grek Papastrati mësohet se "Megali-idea" dhe të tjera, synime të tyre amplifikon akoma më shumë dhe bëhen shpejt udhëheqje për veprim në marrëdhëniet e mëvonshme me shtetin tonë, me të cilin qysh pas 28 nëntorit 1912 kishin filluar kontradiktat e mprehta dhe diplomacia e saj mori orientime të qarta nga qeveria greke për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për gjoja të drejtën e saj për aneksimin e Epirit të Veriut e konsideruar prej tyre si tokë greke dhe duke u munduar ta justifikonin dhe argumentonin historikisht, sidomos me ekzistencën e minoritetit grek në trojet tona autoktone. Këto kontradikta shpërthyen kur Konferenca e Ambasadorëve më 8 gusht 1913 përcaktoi kufijtë e Shqipërisë. Edhe pse kufijtë e vendosura nga komisionerët e huaj anglo-francezë dhe italianë kishin lënë jashtë tyre troje të konsiderueshme të populluara nga shqiptarë autoktonë, grekët dhe një pjesë e mësuesve grekofonë kishin përgatitur veç të tjerave nxënësit e shkollave greke, të paraqiteshin para tyre, duke u prezantuar si grekë, duke thënë se "Ego ime Elinas" (Unë jam grek) etj. Në të njëjtën kohë, ata provokojnë Konferencën e Korfuzit më 1913, e cila në vendimet e majit 1914, i vuri kushte qeverisë shqiptare për të zbatuar një plan special për minoritetin dhe Vorio-Epirin, në mënyrë që ajo të ishte në çdo kohë prezente në këto treva, si dhe t´i kishte fillimisht nën kujdestari, probleme që ai i ngiti në forume ndërkombëtare e deri në Konferencën e Firences në vitin 1921, por, siç e dimë nga historia, planet e grekëve u bënë pa hanxhi. Kongresi i Lushnjës, lufta e Vlorës bënë të mundur legalisht, që marrëveshja Titoni�Venizellos, për ndarjen e Shqipërisë të mbetej në letër dhe të zbatohej ilegalisht nga shërbimet e fshehta të këtyre vendeve për t´i bërë fakte të kryera në të ardhmen.

Pikërisht këtë e rrëfen më së miri agjenti potent grek, Papastrati. Në materialet e hetuesisë së asaj kohe shkruhet: "Në Tiranë, në zyrat e hetuesisë u paraqit agjenti grek, me pseudonim Papastrati, më 22 shkurt 1971, që për shkak të statusit të tij të themi special dhe të veçantë e mori në pyetje zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Hetuesisë. Agjenti grek vazhdoi rrëfimin e aktivitetit të tij në shërbim të zbulimit grek. Mes të tjerave, ai thotë se "pasi mbarova arsimin e mesëm në Zozimea Skoli, vazhdova arsimin e lartë në Athinë, për Mësuesi, të cilin e mbarova me rezultate të larta. Ndërkohë, bashkë me dy bashkëfshatarët e mi nga Klishari ishim anëtarësuar në Sillogun Vorio�Epirot, me qendër në Athinë, ku në një nga mbledhjet e radhës, kryetari i tij, Kristaq Zografo, që më ka mbetur në kujtesë, na foli për perspektivën tashmë të hapur me pëlqimin e qeverisë greke dhe të Patriarkanës së Stambollit, do t´i përvishemi punës për aneksimin e Vorio-Epirit, që sipas tij, ato ishin toka greke qysh në lashtësi dhe se e kishin amanet nga të parët që ëndrrën e tyre ta bënin realitet sa më shpejt, pasi ishin krijuar të gjitha kushtet, ishin mënjanuar të gjitha pengesat dhe jo vetëm kaq, gjithnjë sipas Kristaqit, ishte marrë pëlqimi i vetë vendeve vendimmarrëse kryesore të Evropës, Angli � Francë - Itali. Nuk kam pse ta fsheh, u entuziazmova për faktin, sepse Shqipëria në atë kohë ishte një vend tërësisht anadollak, tepër i prapambetur, pa kulturë dhe intelektualë, sëmundjet bënin kërdinë, pa alfabet, gjuhë të shkruar, pa shkolla dhe mendoja në atë kohë së me Greqinë dhe kujdestarinë e saj Shqipëria do të shkonte përpara në arsim, kulturë, rimëkëmbje etj". Dora-dorës Papastrati ishte bërë një nga përkrahësit kryesorë të Zografos. Më tej ai dëshmon: "Në këto aktivitete jam njohur edhe me patriotin tim nga Derviçani, Vasil Shahinin, i cili, mesa duket, më kishte studiuar me kohë dhe më rekomandoi te gjenerali grek, Vasil Mellaj, i cili kishte qenë komandant divizioni i trupave greke në Gjirokastër dhe që drejtonte dhe një zyrë të shërbimit të fshehtë të zbulimit ushtarak grek, "Alfa�Dhio". Gjeneralit i pëlqeva qysh në fillim për njohuritë e mia, për historinë e kulturën helene, jo vetëm atë moderne, por edhe për lashtësinë, çka me vonë krijoi besim të plotë, duke pyetur edhe në lidhje të tij të afërta në Shqipëri dhe Greqi, sidomos Pandelejmon Kotokon, Orest Anastasjadhin, etj., siç e mora vesh më vonë prej tyre. Kështu, gjenerali urdhëron Spiridhon Vllahon dhe Pandelejmon Kotokon të krijonin organizatën antishqiptare MAVI (Metopo Apolefterikon Vorio�Epirotiku), në kryesinë e së cilës u caktova edhe unë së bashku me Vasil Shahinin e Jani Diamantin, tashmë të njohur për ndjenjat filogreke dhe tepër aktive në veprimtarinë e tyre praktike për aneksimin e trojeve shqiptare".

Rekrutimi
Gjenerali, në një nga takimet e shpeshta me të, i kishte shprehur konsideratën e tij dhe të shefit kryesor të zbulimit grek, emrin e të cilit, ai nuk e mësoi kurrë. Po ky njeri i vuri detyrën e fshehtë të merrej në të ardhmen me organizimin cilësor të rrjetit agjenturor të zbulimit grek në Shqipëri. Në fillim kreu një kurs të përshpejtuar për të njohur elementet fillestare të zbulimit, lidhjeve, ndërlidhjes, kodeve, grumbullimit dhe seleksionimit të informacioneve etj. Më vonë, pasi u krijua organi kryesor i centralizuar i informacionit QIPE (Qendriqi Ipiresias Pliroforion Edhallos), Papastrati bëri kursin e plotë të zbulimit dhe u kamuflua pas organizatës MAVI, të cilën, sipas orientimit i formuloi detyrat kryesore legale, e cila ishte pengimi me çdo kusht i pjesëmarrjes së minoritetit në Luftën Nacionalçlirimtare, si dhe detyrën kryesore ilegale, e cila ishte futja me kombinacion në këtë lëvizje dhe në ushtrinë e saj të agjentëve grekë, me qëllim që ata të bënin karrierë dhe do t´u shërbenin në të ardhmen, për realizimin e planeve të tyre, gjoja për çlirimin një herë e përgjithmonë të Vorio-Epirit. Papastrati dëshmon: "Pas krijimit të MAVI-t u hodhëm në Shqipëri dhe krijuam komitetet vorio-epirote me anëtarë Andon Qirjaqin, Misto Papadhimën, Dhimitër Mestakulin, Lefter Guvelin, Jorgo Zoton, Gligor Labovitin etj., të cilëve u vumë detyra të qarta se do ta fillonin me propagandë dhe se tri hallkat kryesore të punës sonë Kleri, Shkolla dhe Shtypi, të cilat do të ndihmoheshin fuqimisht nga shtypi grek, ku do të paraprinin gazetat Ipsokratikon Mellon dhe Vorioepirotikon Agonos, të cilat kishin detyrë kryesore të krijonin armiqësi midis dy feve kryesore atë myslimane dhe ortodokse, pasi e quanin të tejkaluar kohën kur këto dy fe bashkëjetonin në harmoni, çka ishte pengesë e madhe për realizimin e detyrave tona. Ia konkretizuam detyrat dhespotit të Janinës, Spiridhoni, ishte vënë detyrë të rekrutonte sa më shumë nxënës për të vazhduar shkollën e Vellas, gjë për të cilën kishte marrë nga qeveria greke fonde të posaçme, ndërsa Pandelejmon Kotoko kishte marrë detyrë të punonte me klerikët ortodoksë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin rekrutuar nga zbulimi grek, Asfalia, shërbimet e fshehta të Korofillaqisë dhe të policisë qytetëse Astinomia Poleos, siç ishin Papu Jorgji Taci nga Leshnica, Papu Jani Dashi nga Cuka dhe Papu Foti Zisi nga Gjirokastra. Pyetjes për aktivizimin e agjenturës së vjetër të zbulimit grek, si dhe rekrutimin e agjenturës së re kryeagjenti Papastrati i ishte përgjigjur: "Gjenerali Vasil Mellaj na kishte porositur për riaktivizimin e agjenturës së vjetër krahas rekrutimeve të reja që do të bënim sidomos nga radhët e minoritetit, grekofilëve, grekofonëve, si dhe nga radhët e studentëve dhe nxënësve shqiptarë që studionin ose që kishin kryer studimet në shkollat greke. Kështu, agjentura kryesore kishte për detyrë organizimin e grupeve agjenturore, të cilat do të ishin bërthama të rezidenturave në përputhje me situatat agjenturore dhe politike. Konkretisht, Vasil Shahini do të punonte me disa kategori të caktuara si me tregtarë, mësues grekofonë, si dhe kryepleq, duke riaktivizuar sidomos Gligor Kicatin nga Poliçani, Jani Foton po aty, doktor Ilia Zërin nga Sopiku, doktor Sokrat Bozhori nga Terihati, Andon Qirjaqin nga Glina, doktor Telhma Labovitin nga Gjirokastra, Dhimitër Mastakulin nga Kakodhiqi, Jorgo Zërin nga Dhuvjani etj. Gjithashtu, gjenerali na kujtonte shpesh përvojën e demonstratave dhe protestave masive pranë Lidhjes së Kombeve".

Hetimi
Pyetjes se si e argumentonte Papastrati mbështetjen e qeverisë greke për organizatën MAVI, si dhe për QEVA-n, ai dha këtë shpjegim. "Në mbledhjet tona kryesore, ku do të diskutoheshin, probleme të rëndësishme për hapat e mëtejshme që do të merrnim, asistonin rregullisht dy deputetë grekë Traidhili dhe Villjara, të cilët na përcillnin orientimet dhe direktivat kryesorë të qeverisë greke për këto probleme. Konkretisht, më kujtohet se ndryshe nga gjenerali Mellaj, na porosisnin të nxisnim sa më shumë nxënës dhe studentë për të vazhduar shkollat greke si në Vellas, Voshtinë Sozimeja, në Athinë etj. Nga ana tjetër, ata shtronin me forcë nevojën e furnizimit me kontingjente të reja të rinisë greke "Metaksa", me degë të saj në Shqipërinë e Jugut, madje, ata insistonin mos të kursente fondet që na ishin vënë në dispozicion, mësuesit e sapoemëruar merrnin 200 franga në muaj dhe organizatorët e rinisë monarkiste "Metaksa" të shpërbleheshin me honorare. Nga ana tjetër, gjenerali porosiste për të kaluar në krijimin e formacioneve ushtarake dhe rolin kryesor do ta luante QEVA dhe silogjet/ vorio-epirote, duke mënjanuar gabimet e bëra në të kaluarën në kohën kur si rrjedhojë e kundrasulmit të çetave shqiptare në zonën e Kurveleshit në trevën e Vurgut dhjetëra familje 300 minoritarësh u larguan për në Korfuz dhe gjetkë dhe u detyruam që t´i kthenim jo se vërtetë kishim krizë ushqimesh e buke siç pretenduam, por minoritarët tanë do të qëndrojnë atje te tokat e tyre, theksonte gjenerali Mellaj, çka na lehtëson mjaft punën tonë për aneksimin e Vorio-Epirit. Këto porosi për ne ishin detyra dhe që u përpoqëm t´i realizonim, sidomos gjatë Luftës Nacionalçlirimtare..."

Pyetjes se ku konsistonte aktiviteti dopiorol i këtij agjenti, Papastrati iu përgjigj: "...Jam rekrutuar edhe nga zbulimi shqiptar, i cili mesa duket ishte në dijeni të aktivitetit tim të mëparshëm dhe më mbante në lidhje së fundi dhe vetë ish-kryetari i degës së Gjirokastrës nënkoloneli Manol M, gjë që më lehtësoi shumë për kryerjen e detyrave të mia, duke më mundësuar realizimin e takimeve me agjentët kryesorë që kisha në lidhje, që nga Gjirokastra në Vlorë, e deri në Durrës. Ishim në periudhën kur aktiviteti ynë po kalonte në fazën e riorganizimit, pra, kalimit në rrugë të vogla agjenturore, në çeta dhe formacione luftarake të gërshetuara me ngritjen e rezidenturave agjenturore sidomos në qytetet e mëdha në Gjirokastër, Vlorë, Lushnjë e deri në Durrës. Mirëpo, kuadrot kryesorë të zbulimit të Zervës na kërkonin me ngulm për të futur në Lëvizjen Nacionalçlirimtare kuadrot tona agjenturore. Nga ana tjetër, drejtuesit kryesorë të Partisë greke EDE (Bashkimi Demokrat i Oficerëve Grekë), kishte filluar të riaktivizonte Partinë Arqiomarksiste greke, ku Avjazi, kërkonte me çdo kusht të riafirmonte si forcë kryesore në Epirin e Veriut, i nxitur nga lobi grek në Amerikë, i cili do të krijonte më vonë Konfederatën Panhelenike Greke, e cila sponsorizohej nga milionerët grekë, Patriakana e Stambollit, kisha autoqefale greke e deri tek Onasi miliarderi i flotës tregtare greke. Në këtë vështrim, aktiviteti im ka qenë shumëplanësh dhe dopiorol. Informatat që i raportoja Sigurimit shqiptar, në përgjithësi ishin dizinformacione, me qëllim që ata të merreshin me problemet në radhët e tyre dhe të largoheshin sa më shumë nga agjentura jonë, organizimi ynë dhe nga kontingjentet tona. Menjëherë pas konferencës së Pezës erdhi udhëzimi mbi krijimin e këshillave vorio-epirotë, si dhe çetave të armatosura me platformë gjoja për të luftuar pushtuesit italian dhe më vonë ata gjermanë. Kështu, krijuam çetën e Dhrovjanit me komandantë Lefter Guvelin e Jorgo Zoton, çetën e Thimio Lolit e të Kristo Pilos, të cilët i hodhën në luftë kundër batalionit partizan "Çamëria", duke i bërë një gabim të rëndë dhe nuk zbatuam porositë e gjeneralit Mellaj, Pas Luftës Nacionalçlirimtare meqenëse qeveria shqiptare dhe ushtria e saj po hynte në punët tona të brendshme ne kishim marrë detyrë të kalonim në veprime më të organizuara grupet e vogla agjenturore do t´i kthenin në rezistenca, duke i dhënë një vend të veçantë kishës ortodokse, e cila do të kishte një rol të rëndësishëm në punën tonë. Këtë veprimtari do ta shtrinim deri në qytetin e Durrësit, duke e shoqëruar me propagandë kundër shtetit shqiptar, pamundësinë e tij për të qeverisur vendin, si dhe të dënonim kudo edhe në forumet ndërkombëtare diskriminimin që i bënin ata minoritetit grek dhe në përgjithësi krahinave tona të Vorio-Epirit. Detyra kryesore e jona në këtë periudhë ishte që të krijonim një gjendje pasigurie dhe anarshije, duke e shoqëruar me provokacione në kufi, me qëllim krijimin e kushteve për një ndërhyrje të armatosur, duke plotësuar kushtet e misionit sekret "Front i hapët", i cili do të kombinohej në luftën e grupeve ushtarake që do të futeshin nëpërmjet kufirit, gjë për të cilën ishte marrë edhe pëlqimi i organeve të shërbimeve sekrete italiane, të cilat nga ana e tyre po përgatitnin në Bari të Italisë grupe agjenturore për t´u futur në Shqipëri nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek, që drejtoheshin nga koloneli i zbulimit italian De Agostini dhe që quhej Fronti i Mbyllur.

Për provokacionin e gushtit
Pyetjes së bërë nga hetuesi lidhur me dështimin e provokacioneve ushtarake të 2 gushtit 1949, Papastrati iu përgjigj: ".....Provokacionet e 2 gushtit i konsideruam jo një dështim, përkundrazi si një fillim i një veprimtarie më të koordinuar. Ishte më shumë një matje e pulsit dhe nëse do të kishim mbështetjen e madhe të vorio-epirotëve tanë, gjë që bëri dhe të gjallëroheshin tej mase aktivitetet tona të silogjeve, të Qevës, Onashit, të Konfederatës Panhelenike, si dhe presioneve që ne bënim herë pas here në Lidhjen e Kombeve. Peshkopi Serafino, me zgjuarsi porosiste se dita nuk do të ishte e largët kur kombit tonë do t´i njihej dita me hir apo me pahir për të marrë Vorio-Epirin, gjë për të cilën kishim edhe ndihmën e pakursyer të qeverisë greke, të Parlamentit, i cili do ta ruante me fanatizëm ligjin e luftës ndaj Shqipërisë. Ne kishim mbështetje të pakursyer nga lobi ynë në Amerikë. Pastaj arrestimet e shumta që ju bëtë sidomos nga kombësia greke, të grupeve të Papa Harallamb Shtupit nga Grava, grupi i Papajan Dashit nga Çuka, etj., shtuan urrejtjen ndaj shtetit tuaj dhe u shtuan radhët e njerëzve tanë që kërkonin të drejtat e tyre për t´u bashkuar me atdheun e tyre.


Pergatiti:Flori Bruqi

Persekutimi komunist mbi vajzat e Bajram Currit

Në hyrje të qytetit të Shkodrës, në lagjen e njohur Parrucë, në katin e dytë të një pallati, trokasim lehtë në derën me mbishkrimin: Familja Bajram Curri. Sakaq, dera hapet e përpara del një mesogrua, pak bionde e me buzën në gaz. E njohim që është bijë e kësaj familjeje me emër të madh, mësuese Mimoza.

Ajo na shoqëron për në dhomë, ku përqafohemi me nënën Hajri, paksa e lodhur nga mosha, sëmundja dhe fatkeqësitë e jetës, por që përsëri nuk do ta japë veten. Mirësevini!- urojnë ato dhe ulemi. Sakaq, sjellim ndër mend se po në këtë shtëpi ka jetuar dhe e kemi takuar vite më parë, gruan kreshnike të Bajram Currit, nënë Dervishen. Ishte si çetinë mali, me vështrimin e saj shqiponjë, me një zemër të madhe. Prandaj të gjithë e miratonin veprimin e bashkëshortit të saj, trimit të madh të Kosovës e të Shqipërisë, se përse i kishte thirrur që në martesë e gjithnjë me emrin domethënës, Ajkunë (marrë nga legjendat për kreshnikët e maleve tona).

Kur B.Curri ishte në Vjenë, ajo fshihej sa në një shtëpi në tjetrën, në Gjakovë e në Tropojë dhe e maskuar si malësore, pasi serbët jepnin shuma të mëdha që ta shtinin në dorë Ajkunën e bukur. Më tej, nënë Hajria vazhdon, duke e kujtuar atë: Ishte burrneshë e vërtetë. Kur një herë e kërkuan malazezët në zyrë, pa iu dridhur aspak qerpiku, iu drejtua atyre: -Pse i thirrni gratë nëpër zyra, a nuk ju vjen marre-a?-Ndërsa ata e pyetën:-Për kë punon Bajram Curri? Dhe ajo ua ktheu, aty për aty:-Për Shqipni, për liri.

Nëna Hajri, tashmë mjaft e moshuar (lindur në Gjakovë më 27.06.1919, i ati u vra në shpellën e Dragobisë më 29 mars 1925), sjell ndër mend prejardhjen dhe vendbanimet e tyre, sidomos në qytetin e dashur të Shkodrës. Kaloi një jetë të thjeshtë, por dhe të trazuar. Ajo tani kujton: Kur iku në Vjenë, baba më la në barkun e nanës. Në periudhën e Kongresit të Lushnjës, ai erdhi nga jashtë dhe qëndroi në Margegaj të Malësisë së Gjakovës(Tropojë). Sa kisha nisur të ecja. Më mori për dore nëna e Hysni Currit, Zylihaja dhe më çoi te Bajram Curri. Më tregonin se isha nisur drejt e në prehrin e tij, sikur të ma ndiente zemra se ai ishte babai im. Ma vonë shkova pas tij, në Shkodër, në Tiranë, në Gjakovë e kudo.

Hajria ndoqi pesë vjet shkollë në Shkodër dhe pas Luftës së Dytë Botërore punoi vite me radhë po aty, sporteliste në një hotel të vogël. Kam heqë shumë keq,-thotë ajo e pezmatuar.-Kemi mbetë edhe pa bukë, se nuk ishim në gjendje; isha e vetme, me nanën dhe dy vajzat e vogla. Kam shitë çdo gja, të miat dhe të nanës që të jetonim, se merrnim një pension të ulët. Burri i saj vuajti afër 17 vjet në burgjet e diktaturës. Kohët e fundit ajo përjetoi humbjen e vajzës, Valdetit dhe të shoqit, Ragip Metës. Pothuajse të njëjtin fat në jetë pati dhe motra e madhe e Hajrisë, nënë Feride Curri. Nuk pati fëmijë dhe burri i saj, Hivzi Ohri vuajti gjithashtu burgjeve e vdiq shpejt; kështu që vitet e fundit të jetës ajo i kaloi e vetme, në Tiranë (u nda nga jeta më 23.05.1979). Ato kanë pasur dhe një motër, tre vjet më të vogël se Hajria, Ganimetin, e cila vdiq në Gjakovë nga tifoja, në moshën 18-vjeçare.

Unë kam pasur rastin të hyj në këtë familje qysh në moshë të re dhe kurdoherë kam ndjerë aty ngrohtësinë e të gjithë pjesëtarëve të saj: të nënë Ajkunës, nënë Ferides e nënë Hajrisë dhe të motrave, Mimoza e Valdet Meta. Gjithnjë mikpritëse, përherë buzagaze e të edukuara dhe pa asnjë shenjë mendjemadhësie që kishin lidhje me burrin e madh të kombit, Bajram Currin. Por ruanin thellë në zemrat e tyre një plagë të përbashkët: Gjakovën e Kosovën. Sa herë ua sillje ndër mend ato, psherëtinin: Ah, sikur t´i shihnim ato të lira! Sa mall të madh kemi për atë krahinë kreshnike! Por edhe për Shkodrën e Malësinë e Gjakovës, për Hasin e Lumën e tërë vendin, kanë folur ato e flasin me respekt e dashuri, pasi e strehuan dhe e mbajtën babain e tyre luftëtar, se kudo gjetën zemër e bujari të madhe.

Nëna Hajri tregohet e gatshme të dëshmojë për episode nga jeta e nënë Ajkunës, nga jeta e saj dhe e motrës Feride, nga jeta e dy vajzave, Mimozës e Valdetit. Kanë bërë një jetë të thjeshtë dhe me mjaft sakrifica e kanë përballuar atë, sepse nuk trashëguan asgjë nga Bajram Curri, se tërë pasurinë ai e shkriu për popullin dhe përballimin e luftërave kundër armiqve të shumtë. Ndër të tjera, nënës Hajri i ka mbetur merak të shkruhet më tepër dhe për kujdesin që ka treguar i ati për shkollimin e fëmijëve tanë, në Shqipëri e në Kosovë.(Tashmë janë të njohura faktet se ai dërgoi fëmijë kosovarë në Normalen e Elbasanit; për meritat e tij në fushën e arsimit kombëtar, u zgjodh kryetar nderi i Kongresit Kombëtar Arsimor,Tiranë, 1924; për qeverinë demokratike të Fan Nolit propozoi ministër të Arsimit, Sali Gjukë Dukagjinin ose Qamil Balën; u interesua për sigurimin e mësuesve të shkollave shqipe në prefekturën e Kosovës etj.). Tani ajo nxjerr nga valixhja e saj një fotografi të vjetër, ku kanë dalë katër djem, që B. Curri i dërgoi nga Shkodra me bursë në Vjenë të Austrisë. Ata janë: Hajrulla Curri (nipi i tij), Rexhep Krasniqi (kosovar), Xhevdet Dani (shkodran), Menduh Angoni (gjirokastrit).

Më 5 maj 2000, ndërroi jetë mbesa e B.Currit, Valdet Duraku (Meta). Me atë rast, dy mësues nga Shkodra botuan një homazh në shtyp. Aty shkruanin edhe këto radhë: Ndër cilësitë e saj, përmendim se Valdeti shquhej për korrektësinë në punë, mendimin e thellë, përgatitjen e lartë shkencore, afërsinë dhe dashurinë për nxënësit.-Nxënësin duhet ta duash sa fëmijën tënd, thoshte ajo, duke nënkuptuar kështu një nënë të mirë. Ta nderosh e ta respektosh atë edhe pse është ende i vogël, por megjithatë ai është një personalitet. Po me cilësi të tilla u rritën dy mësueset, Valdeti e Mimoza, se kishin genin nga gjyshi Bajram e gjyshja Ajkunë, se kishin edukatën e nënës Hajri e të tezes Feride. Për të shkruar për nënat e bijat e familjes B.Curri se sa e meritojnë, duhen faqe të tëra. Virytet e larta të nënave, grave e vajzave shqiptare i kanë dalluar të gjitha, gjyshen, nënën dhe bijat e kësaj familjeje të njohur atdhetare. Të tilla janë dashuria për atdheun, bujaria, thjeshtësia, mirësia, zemërgjerësia, respekti e nderimi për të tjerët. Prandaj ato mbeten në kujtesën e atyre, që i njohën, si nëna dhe edukatore të paharruara.

Përkujtimi - 81 vjetori i rënies së Bajram Currit

81 vjet më parë, më datën 29 mars 1925, në përpjekje me ushtrinë mbretërore në Tropojë, në vendin e quajtur Pas-Kollate afër fshatit Dragobi ra duke bërë qëndresë të armatosur Bajram Curri. Ai ishte biri i një familjeje të përzënë nga Malësia e Gjakovës më 1862 si rezultat i internimit nga otomanët të babait të tij Shaqir Curri. U bë udhëheqës legjendar i disa luftërave të viteve 1910, më mbrapa mbështetës i Ismail Qemalit dhe në Kongresin e Lushnjës mori detyrën e kryekomandantit të ushtrisë kombëtare( Prof.Dr. MURAT GECAJ
Fatjon Kodra)

Pergatiti per Art-Cafe,Kumanova.li,Shqip-Dk,Floart dhe Flori-Press:Flori Bruqi

C'thote Qosja per shpernguljet shqiptare...

C'FARE THOTE AKADEMIK REXHEP QOSJA PER SHPERNGULJEN E SHQIPTAREVE SIPAS PROGRAMEVE KOMBETARE SERBE.
Në diskutimin e dytë në Forumin historik të gazetës letrare, "Knjizevne novine, Dobrica Qosiqi do t'i shpallë shqiptarët fajtorë kolektiv "që e dekompozon strukturën etnike dhe shtetërore të Jugosllavisë". Sepse, sikundër thotë ai, "Kosova dhe Metohia janë bërë territore etnikisht të pastra. Maqedonia është e rrezikuar nga ekspansioni i fuqishëm shqiptar, e rrezikuar deri në atë masë sa mund të themi se territorialisht është gati e përgjysmuar. Disa pjesë të Malit të Zi, gjithashtu, janë albanizuar". Nuk duhet pasur ndonjë mendje të veçantë politike, as ndonjë dije të gjerë historike nga fusha e ideve politike (dhe shoveniste) në Serbi, për të kuptuar se me mendime të tilla, Dobrica Qosiqi, mjerisht, inkuadrohet plotësisht në modelin e mendimit gjenocid mbi shqiptarët, të cilin, në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në dhjetëvjetëshat e parë të shekullit XX, do ta promovojnë ideologët serbomëdhenj dhe të cilin Nikolla Pashiqi do të kujdeset që edhe praktikisht ta realizojë.

***
Në fjalinë në të cilën si rrezik për Jugosllavinë, me rastin e 70-vjetorit të krijimit të saj, theksohet "ekspansioni i fortë shqiptar" dhe "albanizimi" fare qartë bien në sy: 1. kujdesi prindëror serbomadh për Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe 2. jotoleranca etnike ndaj shqiptarëve, si jo sllavë. Se ky pansllavizëm anakronik, prej të cilit kanë hequr dorë, natyrisht për hir të sovranitetit të vet, shumica e sllavëve të jugut, është faktor i sistemit të mendimit politik të Dobrica Qosiqit mund të shihet edhe prej shkrimeve dhe ligjëratave të tij të tjera, të mbajtura në disa raste të tjera: si prej ligjëratës së tij të mbajtur në qershor të vitit 1989 në Budvë, në të cilën e vajton fatin e malazezve ose, siç i quan ai, të "serbëve më serbë", për shkak se në Jugosllavinë e pasluftës janë shtrënguar "të heqin dorë prej besimit në Rusinë dhe prej dashurisë për të", ashtu edhe prej ligjëratës së tij të mbajtur në simpoziumin Tradita dhe bashkëkohësia, në Akademinë Mbretërore të Suedisë, më 29.XI.1987, në të cilën do të flasë mbi disfatën e Kosovës dhe trimat serbë "të cilët në shpirtin e popullit nuk pushojnë të luftojnë kundër gjysmëhënës islame, e për kryqin e famshëm dhe lirinë e artë"!Ç'shihet prej mendimeve të tilla?

***
Ashtu sikundër i quanin dikur ideologët serbomëdhenj shqiptarët "elementë të dekonsolidimit shtetëror" të Jugosllavisë, prandaj edhe bënin projekte që t'i shpërngulin në tërësi, ashtu edhe Dobrica Qosiqi i quan sot shqiptarët elementë të dekompozimit të "strukturës etnike dhe shtetërore" të Jugosllavisë. Në të dy rastet fjala është për një qëllim të errët, i cili në rastin e dytë vetëm se paraqitet me një gjuhë më bashkëkohore politike! Meqenëse konstatimi i Dobrica Qosiqit shpreh brengosjen e tij për shkak të qenies së shqiptarëve në trojet e veta, nuk duhet fare të dyshohet se a do të pajtohej ai, "shkrimtari i proviniencës humaniste dhe moraliste", si e quan vetveten, me masat që për mënjanimin e shkakut të asaj brenge të tij, domethënë të shqiptarëve, propozohen në projektin e Vasa Çubrilloviqit për zgjidhjen e çështjes shqiptare në vitin 1937. "Në qoftë se dëshirojmë që Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia të jenë të lidhura mesveti, Kosova dhe Metohia deri në themel duhet ta ndërrojnë përbërjen etnike"!

Sikur të mos transformohej prej ateistit të dikurshëm partizan, në besimtarin e sotëm të Sveti Savës, prej internacionalistit të dikurshëm patetik në aktivistin e sotëm serbomadh dhe prej ithtarit të dikurshëm të pasionuar të autoritarizmit jugosllav, në ithtarin e sotëm të autoritarizmit bolshevik serb, Dobrica Qosiqi, sigurisht, nuk do të pranonte t'i fajësonte shqiptarët për diçka për çka ata nuk mund të jenë fajtorë: nuk do të pranonte t'i fajësonte pse ekzistojnë, domethënë pse jetojnë në ato troje në të cilat kanë jetuar gjithmonë - në Kosovë, në pjesët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë, pse janë aq sa janë dhe pse, sipas ligjeve të natyrës, shtohen, duke mos i numëruar pasardhësit e vet, ashtu sikundër i numron Dobrica Qosiqi me ekspertët e tjerë për natalitetin shqiptar nga Rruga e Francës nr.7 në Beograd dhe me shumë ekspertë të tjerë të tillë në Serbi dhe në Maqedoni! Sikur të mos pësonte një ndryshim të tillë ideologjik dhe politik, pjesërisht edhe nën ndikimin e Mbledhjes së tetë të KQ të LKS, në vend të shqiptarëve të pafajshëm për përbërjen e "padëshiruar" etnike të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, domethënë për "dekompozimin" etnik dhe shtetëror të Serbisë së Madhe ai, Dobrica Qosiqi, do të fajësonte ata pushtues, që dikur me të drejtë i fajësonte: Nikolla Pashiqin dhe Aleksandër Karagjorgjeviqin të cilët, duke ëndërruar të rilindin shtetin mesjetar serb në madhësinë e tij mesjetare, kanë dashur të dalin në Detin Adriatik pa marrë parasysh se trojet që do të pushtojnë kishin aso përbërjeje etnike, që i brengoste ata atëherë sado, ndoshta, jo aq shumë sa "shkrimtarin e proveniencës humaniste dhe moraliste", Dobrica Qosiqin, sot.

E konsideroj jonjerzore për intelektualët krijues, të cilët e kanë për detyrë të kultivojnë mirëkuptimin ndërmjet popujve, çdo bisedë për përbërjet etnike të territoreve të ndryshme, sepse konsideroj se njerëzit para së gjithash janë qenie që lindin dhe vdesin në të njëjtën mënyrë, që kanë të drejtë të pacenuar që në liri dhe në qetësi të jetojnë aty ku kanë lindur, që vetëm rastësisht janë pjesëtarë të kësaj apo të asaj race, të këtij apo të atij kombi, të kësaj apo asaj feje, por në qoftë se Dobrica Qosiqi brengoset aq, për shkak të përbërjes së sotme etnike të Maqedonisë Perëndimore, të pjesëve të Malit të Zi dhe të Kosovës.

E vërteta e 150-viteve politikë

Një libër i rëndësishëm për diplomacinë që tregon fytyrën e vërtetë të politikave serbe prej mëse 150 vjetësh. Titullohet "Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe". Është një libër i mbështetur mbi aktet zyrtare të Serbisë për shpërnguljen e shqiptarëve (që nga viti 1844 e deri më sot). Libri i sapohedhur në qarkullim nga shtëpia botuese "Toena", përgatitur dhe pajisur edhe me një parathënie të gjatë nga akademiku Rexhep Qosja. Ajo përfshin Naçertanijen e Ilija Garashaninit të vitit 1844 e më pas projektet e Vasa Çubliloviqit, Ivo Andriqit, Stevan Moleviqit, Dorica Qosiqit, Konventën Ndërkombëtare Turko-Serbe, Instruksionin e Drazha Mihailloviqit, Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, Programin e Sheshelit, e deri në botimin e fundit të Dorica Qosiqit për ndarjen e Kosovës të vitit 2004. Libri është një material i dobishëm për diplomacinë, politikën, analistët dhe median shqiptare në gjithë rajonin, por edhe për të gjithë të interesuarit e tjerë që duan të mësojnë mbi politikat zyrtare dhe të institucioneve "të pavaruara" të Serbisë për pastrimin etnik të territorit të Kosovës, për përzënien e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore dhe popullimin e kësaj hapsire me popullsi serbe.

Pergatiti per Shqip-Dk,Art-Cafe,Floart,Flori-Press dhe Kumanova.li:Flori Bruqi

Mos i shtyni zgjedhjet lokale në Kosovë!

Prof.dr Nexhmedin Spahiu *.

Mos i shtyni zgjedhjet lokale në Kosovë!

Janë pesë arsye, për mosshtyrje të zgjedhjeve lokale:

1. Në kohën kur zgjedhjet lokale duhet të bëhen, negociatat për statusin e Kosovës do të jenë në pikën kulminante. Kjo është arsyeja më e fortë që zgjedhjet të mbahen pikërisht atëherë, si një impuls pozitiv dhe sfidë për procesin negociator.
2. Pozicioni i dobësuar i Prishtinës për shkak të mospjesëmarrjes së plotë të serbëve, do të përmirësohet pasi që serbët, sigurisht që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Është e paimagjinueshme që serbët tani, në prag të pavarësisë së Kosovës të lëshojnë nga dora pushtetin lokal, kur interesi i tyre është ta forcojnë atë.
3. Mbajtja e zgjedhjeve lokale në kulmin e negociatave për status, e edukon elektoratin kosovar. Është një rast i mirë, që qytetarët e Kosovës të mësohen që në zgjedhjet lokale të mos flasin për çështje nacionale.
4. Nëse zgjedhjet do të shtyheshin, atëherë ky do të ishte një precedent i keq për Kosovën. Këtë herë shtyrja për shkak të negociatave, herë tjetër për ndonjë arsye tjetër, e ndonjëherë tjetër do të krijohen arsye për t´i shtyrë zgjedhjet me të vetmen arsye, për t´i zgjatur mandatin vetes.
5. Arsye e fortë për mosshtyrje të zgjedhjeve, është situata brenda partive politike kryesore. PDK dhe ORA, kanë interes që të sfidojnë sa më parë. Një sistem zgjedhor me lista të hapura dhe sidomos zgjedhja e kryetarit të komunës në mënyrë direkte, është një gjë ku PDK e sidomos ORA, ndjehen më të fortë. Interesi i AAK, që zgjedhjet të mos shtyhen është akoma më i madh. E gjithë forca e AAK, qëndron në liderin e saj energjik e karizmatik. Kah fillimi i vitit të ardhshëm, ai pritet të kthehet në gjykim në Hagë dhe shanset e AAK për të fituar ndonjë vend në Këshillat Komunale, në mungesë të Ramushit, zvogëlohen rrënjësisht. Për të qenë ironia deri në fund, interesi më i madh për mosshtyrje të zgjedhjeve, është ai i LDK-së. Që nga vdekja e Presidentit Rugova, LDK është në procesin e shkapërdredhjes. Zgjedhjet lokale janë rasti më i mirë për t´u këndellur.

*Autori është drejtor i RTV Mitrovica/Kosovë/

Perkrahja nga Komisioni Evropia per regjistrimin e popullsise se Kosoves

Komisioni Evropian do te perkrahe Entin e Statistikave te Kosoves ne pergatitjet per regjistrimin e pergjithshem te popullsise, ekonomive familjare dhe banesave, me nje projekt me vlere prej 1 milion eurosh. Lajmin e bene te ditur zyrtare te zyres nderlidhese te Komisionit Evropian dhe ata te Agjencise Evropiane per Rindertim, ne nje konference per shtyp. Nderkaq, ministrja e Sherbimeve Publike, Melihate Termkolli, u shpreh se procesi i regjistrimit te popullsise eshte projekti me i rendesishem pas pavaresise se Kosoves.

Flori Bruqi

e shtunë, prill 29, 2006

Leter e hapur zyrtareve shendetesore

From : Bruqi Flori
Sent : Friday, April 28, 2006 5:38 PM
To : arben.cami@ks-gov.net, agron.kosumi@ks-gov.net, Afrim.Loku@balkans.Halliburton.com, bekteshi_i@hotmail.com, aliberisha@ipko.net, artanpiperku@hotmail.com, artanrugova@yahoo.com, asani57@hotmail.com, astritajeti@yahoo.com, besnikelezi@yahoo.com, Bruqi-Flori@hotmail.com, zef_1979@hotmail.com, demireshiti@hotmail.com, dr_nazif_ahmeti@yahoo.com, drlebibehashani@yahoo.com, durakzyrapi@yahoo.com, durakzyrapi885@hotmail.com, edreni@hotmail.com, engjellshehu@hotmail.com, enver_hasani@yahoo.com, fadil.kryeziu@ks-gov.net, shpendi_be@yahoo.com, bona525@yahoo.com, g.ajgeraj@bluewin.ch, ganibajraktari@yahoo.co.uk, hasim_rushiti@hotmail.com, hasim_rushiti@yahoo.com, i_gjika10@hotmail.com, ibrahimtershnjaku@yahoo.com, ilirjana_z@yahoo.com, info@dardamedia.com, isufdedushaj@hotmail.com, isufdedushaj@yahoo.com, ktraboini@msn.com, limanmo@hotmail.com, lindafazliu@hotmail.com, luigji_61@hotmail.com, luljeta_s@hotmail.com, maca__82@hotmail.com, mbelegu@hotmail.com
Subject : RE: Flori Bruqi:Shendetesia ne peshoje...


Go to previous message | Go to next message | Delete | Inbox


Pse u anulua tenderi për prepatet DDD nga IKSHPK-ja e Prishtinës?!...

Kuvendi i Kosovës dje debatoj për gripin e shpendëve dhe masat që kanë marrë institucionet e Kosovës(MSHK dhe MBZHRK) për parandalimin e kësaj epidemie si dhe shqyrtimin e disa projektligjeve tjera.
Zyra e Prokurimit e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publikë të Kosovës në Prishtinë dje anuloi arbitrarisht tenderin numër 2062206003121 më titull”Furnizimi më aparaturë dhe preparate DDD” i publikuar në gazetat “Koha ditore” dhe “Epoka e re “ si dhe në ueb faqen www. http://www.ks-gov.net/prokurimi/ më datën 20.03.2006.
Zyra e Prokurimit në IKSHPK në mënyrë arbitrare dhe të papërgjegjshme e anuloi më qëllim Tenderin në fjalë më 27 prill të këtij viti. Në tenderin e mësipërm kanë konkurruar katër firma kosovare(Flomed,Eramed,Medica dhe Baholli të gjithë nga Prishtina). Fatkeqësisht përpiluesit e tenderit(IKSHP) kanë bërë gabime teknike dhe shkencore .Ata si m ë qëllim i kanë kamufluar preparatet DDD ,duke mos bërë dallimin në mes të preparateve dezinfektuese dhe dezinsektuese.Pas vërejtjeve më shkrim të autorit të këtyre rreshtave,që i bëri Drejtorit të IKSHPK, prof.dr.sci Isuf Dedushaj, ky i fundit më sa dukët “urdhëroj” anulimin e tendërit i cili ishte i aprovuar nga stafi prof.dr.as. Naser Ramadani,epidemiolog; Sejdi Veseli,teknik i lartë sanitarë dhe prof.dr.sci.Isuf Dedushaj ,epidemiolog.
Është më se e nevojshme që Zyrtarja e Prokurimit Qendror në IKSHPK në Prishtinë, znj.R.Zhushi , si dhe hartuesit e tenderit, të konsultohen me ekspertë , që në ritenderim të mos përseritet gabimet shkencore dhe ato teknike,ngase kësisoj dëmtohen edhe firmat konkurruese,sepse kjo nuk është hera e parë që të njëjtit veprojnë kësisoj. IKSHPK–ja,kësaj radhe dëmtoi firmat ,fabrikat botërore, institucionet simotra në Pejë,Prizren,Gjakovë,Mitrovicë,Gjilan,Ferizaj ,ngase për gabime të tilla,këto institucione mbesin edhe për 2 muaj pa mjete mbrojtëse kundër gripin e shpezëve etj., kur nga këta lypset strikt të implementohet Ligji mbi Prokurimin Publik , dhe për preparatet e kërkuara duhët të jenë lejet valide nga BE-ja dhe OBSH-ja,e jo të konkurrojnë firmat që merrën më shitjen e produkteve të pa autorizuara.Vlenë theksuar se e vetmja firmë që ka plotësuar të gjitha kushtet e tenderit ka qenë firma Flomed nga Prishtina.
Shpresojmë dhe besojmë që drejtori i këtij institucioni të lartë shëndetësorë zoti Isuf Dedushaj, do të këtë parasysh vërejtjet tona pa anashkaluar edhe vërejtjet për këtë çështje edhe nga UNMIK-u,Kabineti Qeveritarë apo zyra qendrore e KRPP-së .

Flori Bruqi

________________________________________________

e mërkurë, prill 26, 2006

Humor:Mahitet Arkaida

HUMOR I ZI

FADILIADA

Përnjëmend ARKADIA

Menjëherë pas Bakalliadës, Kosova përjetoi edhe manifestimin e dytë Fadiliada.
Shuku Fadil u ringjall pas pesë vjetësh me akademinë në Teatrin Kombëtar, me moton Një jetë në shërbim të atdheut.
Komunistë sikur kanë ngritur krye, duke rrahur gjoks se ishte ç’na ishte lufta jonë antifashiste dhe autonomia jonë titiste!
Shoku Fadil u cilësua si strateg partizan i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por që, mjerisht, kishte rënë nën fashizmin tjetër jugosllav.
Kur ishte ngjitur në majë të piramidës jugosllave, i paskësh lypur Titos republikën, por ai e paska ngushëlluar: kjo gjë do të ishte e vështirë, ngase do të shfaqeshin pengesa nga serbët, - tha akademik Minir Dushi.
Sikur Tito të rronte 100 vjet, republika tashmë do të shkëlqente!
Akademia përkujtimore ishte përplot komunistë të Titos: politikanë, prokurorë, policë, udbashë... Mbi të gjithë shkëlqenin kokat e akademikëve tanë.
Edhe Ramush Haradinaj e kishte përshëndetur akademinë me një telegram me konsideratat më të larta për udhëheqësin e Luftës Nacionalçlirimtare.
Betim e Hadi Shehu deklamuan pjesë nga veprat e shokut Fadil.
Rauf Dhomi kishte kënduar marshin Dalëngadalë po vjen behari, nëpër fusha rritet bari...
As qyteti i Gjakovës nuk i mbeti borxh Birit të vet të madh.
Shoqata e intelektualëve Jakova shtroi tryezën Jemi në shtëpinë tonë, me të gjitha të mirat.
Enver Dajçi: Fadil Hoxha është pjesë e historisë shqiptare...
Pajazit Nushi: Kontributi i Hoxhës ka qenë i posaçëm në luftën kundër forcave konservative e dogmatike... Për gjysmë shekulli i është kundërvënë politikës dogmatike e staliniste të udhëheqësisë shqiptare...
Madje shumë bukur, në shërbim të politikës pushtuese jugosllave!
Ah, ky Nushi si kalavesh rrushi!
Fatmir Fehmiu: Filozofia e Hoxhës ka qenë vetëvendosja dhe bashkimi i popullit shqiptar, por që në Kuvendin e Prizrenit kishte nënshkruar kapitullimin dhe bashkimin me Serbinë.
Evokuan kujtime edhe Ali Boletini, Xhafer Vokshi, Ymer Jaka, Isak Shema, Vehap Shita...
Në Muzeun e qytetit u hap ekspozita me 250 fotografi nga lufta dhe paqja e Hoxhës.
Në fund edhe Veton Surroi vuri kurora dafine mbi varrin e zotit Fadil.
Këtë Fadiliadë dikush e kishte quajtur, për dreq, kukudhiadë!
Një jetë kushtuar pushtimit!
Ose çou i vdekur e ha mish të pjekur!
Sepse kishin vdekur edhe komunizmi, edhe autonomia e pushtimit.
Shoku Fadil iu kishte kundëvënë ngjarjeve historike ’81, duke e quajtur rininë shqipare pleh i Kosovës dhe duke i treguar birën e miut për 300 çese, në të cilën birë do të binte edhe vetë më vonë.
Një plak prishtinas rrëfente se Hoxha kishte kërcënuar më 1945, në një miting para hotel Unionit, të gjithë ata që i kishin duart e përgjakura. Atë natë kishin rënë bataretë në Tauk-Bahçe, mu përballë vilës së komandantit.
Kosovën e kishin riokupuar tri divizione sllave. Komandanti kishte marshuar drejt Sremit, ndërsa Kosova ishte larë në gjak deri në Tivar.
Përse ishte kursyer shoku Fadil derisa iu kishin zhdukur gjithë shokët e tij më të mirë?
Ai shoku Fadil që kishte urdhëruar të riburgosej Demaçi, sepse ishte i rrezikshëm të qëndronte në liri!
Po, ku jeni more historianë?
Historia është e bëmave, e jo e themave.
Quo vadis Kosovë!
As tri rryma politike nuk po mund ta krijojnë Republikën.
Falja Zot mëkatet!- thonë të mallkuarit.
Amen!

Mahitet Arkaida

HUMOR I ZI

REKUIEM

Përnjëmend ARKADIA

Iku edhe shtërgu i fundit komunist. Qeveria e përcolli me nderime të larta politike e ushtarake. Ithtarët e tij i bënë homazhe, duke kujtuar me nostalgji kohën e artë të Titos. Në ekrane Bakalli në përqafim me Titon dhe në shoqëri me gjeneralin serb Lubiçiç.
Vetëm fjalë miradie për të ndjerin - kanë thënë latinët e lashtë.
U derdhën shumë lot, ode, dafina e perla.
U quajt njeri karizmatik, marathonomak politik, emblemë, sharm i një gjenerate, artist si Clark Gable... njeri i qejfeve, i gotës e duhanit.
Agim Çeku e përshëndeti me lavdi: Bacën Mahmut e kanë cilësuar mprehtësia intelektuale dhe veprimi politik...
Ulpiana Lama: Ai ishte Prometeu, i cili ruajti sekretet e Olimpit për popullin e vet.
Pajazit Nushi: Ishte komunist, por jo dogmat... i ishte bashkuar aradhes çlirimtare të idealistëve të mëdhenj të lirisë së Kosovës...
Ekrem Kryeziu: Ka qenë vizionar që ka lëvizur muret e robërisë sonë dhe i ka çarë ato me Kushtetutën e vitit 1974...
Ramiz Kelmendi: Njeri i rrallë të cilin Kosova do ta ketë mall për shumë mote.
Veton Surroi: Mahmuti dhe gjenerata e tij mësuan artin e shtetbërjes në Beograd... Ata kishin dëshiruar të shkolloheshin dhe e bënë, kishin dëshiruar autonominë dhe e bënë...
Ekrem Murtezai e cilësoi më së miri: njëri ndër politikanët dhe bashkëpunëtorët më të dashur e të besueshëm të Titos.
Ah këta Ekremat si karamelat!
Njëmend kishte kush ta vajtonte patriarkun komunist.
Më së shumti derdhën lot Nushi e Surroi.
Mahmuti ka lënë shumë pinjoj e miq që kanë kullotur në livadhin e tij.
Ata e ringjallën si Krishtin për Pashkë.
Ai ishte komunist i kaltër, e jo i kuq.
Mahmuti ishte kalorës i garës politike jugosllave...
Ishte vetë demiurgu i autonomisë së pushtimit, si shkalla më e lartë e lirisë dhe e subjektivitetit politik... një shpikje kushtetuese që i jepte Kosovës shtetin, por jo edhe emrin.
Ai arriti të krijojë një emblemë të re të shqiptarit kosovar, atë të jugosllavizmit, si një shenjë e re identiteti.
Ah, ky asimilimi filluaka së pari në shpirt, pastaj kaluaka në kokë për të përfunduar në gjuhë!
Tito ishte simbol i jugosllavizmit, ndërsa Mahmuti një sindrom i titizmit.
Uh, ai Tito Krimineli që kishte vrarë mbi 50 mijë shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore dhe kishte flakur mbi 420 mijë të tjerë për në Turqi!
Sa republikanë shqiptarë dergjeshin burgjeve në kohën e Bakallit?
Ngjarjet ’81 ia kishin prishur vizionin politik Karamahmutit, vetë teorinë e integrimit jugosllav. Kur nuk kishte mundur ta ruante më nën pushtim Kosovën, kishte rënë si kaskader.
Tito i paskësh thënë në trenin e kaltër se nuk beson që Mahmuti do ta prishë Jugosllavinë!
Ai kishte hedhur hijen e zezë mbi ngjarjet historike se i paskësh organizuar dikush tjetër e jo shqiptarët.
Më vonë ky kaskader bëhet kallauz i bisedimeve sekrete me Serbinë për Kosovën në një konfederatë të re, duke i prirë shpurës në përqafim me Milosheviçin në Dedinje.
Ndjesë pastë ky kaskader!
Në purgator do t’i lajë të gjitha mëkatet.
TMK-ja e përcolli deri në varr. Tanimë ajo është specializuar për rituale mortore. Ah, të gjithë titistët i varrosi!
Rauf Dhomi ia dha lamtumirën e fundit:
Tani kemi për t’u ndarë e kurrë më s’kemi për t’u parë!

Humor:Mahitet Arkaida

Humor 5

Mahitet ARKADIA


PRIMADONAT

Primadonave të demokracisë Edi-Edita, pasi kishin gjezdisur Evropë e Amerikë, iu kujtua të shkelnin edhe Lindjen e Largët. Atje, si vend më të madh, kishin piketuar Kinën, ndërsa si formë më të mirë për të xigluar opinionin kishin zgjedhur artin e endjes.
Në aeroplan kishin ngarkuar tërë almiset: vegjë, drugëza, çikrikë, boshte, shtiza… Kishin marrë edhe një thes me lëmsha leshi.
Atje ishin pritur nga zonja Lebisi dhe zonjusha Micizi.
Në sheshin Tienanmen kishin ngrehur avlëmendin, duke demonstruar tërë artin e endjes. Në fund kishte shkëlqyer një shall magjik. Kinezet ishin magjepsur nga vezullima:
Ç’është ky shall laraman?
Ky është shalli dardan.
Po, në cilën pikë të globit janë dardanët?
Mu midis botës! - kishin shpërthyer ato përnjëherësh.
Po, në cilin kontienent?
Në Evropë! - klithën ato me habi.
Atje ne njohim vetëm Albaninë. Kemi pasur miqësi të gjatë proletare.
Eh, eh, mu aty pranë! Ata janë albanë e ne dardanë.
Është qytet a shtet Dardania?
Qytet që po bëhet shtet!
Mrekulli! - pohuan ato.
Mbasi po ditkeni të endni kaq bukur, ta bëjmë një shulevek: ne mëndafshin e ju drugëzat. Tash mëndafshi është në modë, leshi ka rënë në treg.
E dini se Rruga e Mëndafshit fillon nga ne? Do ta endim shallin më të gjatë të paqes, nga Muri Kinez deri në Damastion të Dardanisë. Nëpër këtë shall do të lëvizë si drita krimbi ynë i bardhë. Me atë shall do ta lidhim globin për ta mbrojtur nga ndeshja me planetet e tjera.
Ashtu qoftë!- u përqafuan të ngazëllyera.

MERITA PRESIDENTE

Një ditë dimri, kur s’ishte as fushatë e zgjedhjeve, kryeqyteti kishte gdhirë me një pllakat të çuditshëm, me moton Voto Merita Harxhin-Kocin për Kryetare të Kosovës. Në fund edhe adresa: Partia e Artit Bashkëkohor.
Megjithëse Merita ende nuk është bërë kryetare e Kosovës, me këtë punim ajo mori pjesë në ekspozitën Non stop Madrid ’03, në mesin e 60 artistëve nga mbarë bota.
Sigurisht, Merita do të shpërblehet në këtë ekspozitë të komunikimit artistik, sepse punimi i saj ishte mjaft sfidues.
Vërtet Merita meriton të bëhet kryetare e Kosovës, pasi deri tash burrat nuk bënë gjë.

SFIDA
Gratë kanë marrë haz në karnavalin zgjedhor: Kaqusha si kanjusha, Edita si Margarita, Lemja si kaprica. Liderët kanë vënë maskat dhe janë bërë engjëj. Leme Liberalja sfidon me buzëqeshje magjike liderët në duel: në daçin veç e veç në daçin së bashku. Lemja e sistemit fiskal. Luaja Leme, luaja!

MANDELA

Mandela ynë ishte lumturuar shumë me privilegjin, që ishte i vetmi burrë në Kuvendin e gruas së shquar shqiptare në Shkup. Ishte ftuar nga vetë zonja e madhe Nermin Vlora - Falaschi.
Ai ua kishte dhënë hakun grave:
Ato edhe biologjikisht janë më të forta se burrat, se edhe intelektualisht qëndrojnë shumë lart dhe i kanë rritur vlerat e kombit të tyre. Dhe kishte inkurajuar gratë kundër burrecave: Ajo duhet të sulet mbi këta burra që zënë karriget… Mandela ynë kishte pranuar realitetin: Nëse gratë do të qëndronin më lart se kandidaturat burra, dhe që sigurisht qëndrojnë më lart, unë do t’i kisha të gjithë ministrat gra!
Amen!

SHËN VALENTINI

Shën Valentini është Dita e të dashuruarve. Është ky një ritual pagan për hir të atij shenjti. Ai ishte një prift heretik romak, që kishte shkelur urdhrin e mbretit Klaudi kundër ritit të martesës së ushtarëve. Herezinë e kishte paguar me kokë, por populli e kishte bërë shenjtor.
Ditën e Shën Valentinit fillon gjallërimi pranveror. Edhe zogjtë bëjnë dashuri, ndërsa lulet e puthjet mbulojnë botën.
Ndjesë pastë ky shenjt, që u flijua për dashurinë njerëzore!
Shumë njerëz janë lauruar me Çmimin e Shën Valentinit, sepse ishin dashnorë të përjetshëm!

VERA

Përpara burrat dhe djemtë tanë bëheshin donzhuanë nëpër vendet motra socialiste. Tani u rrotullua bota dhe erdhi te ne me të gjitha ngjyrat.
Edhe vajzave e grave tona u erdhi dita.
Një herë vjen vera kah dera!
Tani bëmë shumë miq të rinj.
Shtajneri na fshiu Bukurinë dhe iku në Gjenevë.
Mos na lëntë Zoti pa miq!
As në këtë botë s’mbetet borxh pa u kthyer.


KËRTHIZA

Kërthiza tash është në modë. Ajo shenjon si pullë mesin e trupit.
Edhe vajzat tona e nxjerrin jashtë si lule kur kërthndezen.
Mirë e kanë, se kërthiza është epiqendër e mikrokozmosit, që kërkon lidhje me makrokozmosin.

LESHVERDHAT

Gjeneologët paralajmërojnë se brenda dy shekujsh mund të zhduket raca e leshverdhëve. Këtë fenomen natyror ata e shpjegojnë me ndryshimin e gjenit të tyre, sepse njeriu po veçohet gjithnjë e më shumë nga drita dhe kaltëria.
Është shenjë e keqe për kiametin, terrin e botës. Obobo për gjenin ilir!
Oburrani në det! Aty është drita e artë dhe kaltëria.
Ah Syri i Kaltër i Sarandës!

Humor :Mahitet Arkaida

Humor 4

MIQTË E VJETËR

Mahitet ARKADIA

BAKALLI NË HAGË

Kalorësi i kuq Bakalli kishte dalë si dëshmitar në Hagë. Ai kishte
rrëfyer se nuk ishte solidarizuar me ngjarjet historike ’81 në Kosovë, por as nuk kishte pranuar të quheshin ato kontrarevolucion.
Bakalli nuk kishte guxuar t’i bënte as cik kryekriminelit të lidhur, nga frika se mund t’ia zbulonte marrëveshjet e fshehta.
Edhe pse kishte rënë nga pushteti i kuq, Bakalli kishte mbetur xhoker i vjetër i serbëve, duke vazhduar lojën pas kulisave. Kishte pranuar dorën e zezë të Milosheviçit në kontaktet sekrete.
Dora e zezë e kishte ledhatuar: Po, ti je yll, zoti Bakalli! Ne jemi krenuar me ju në kohën tuaj!
Bakalli ishte kreshpëruar, duke iu shtruar një meze fenomenale, me mish derri.
Ai ishte lumturuar me pozicionin e tij: Kosova të bëhet e pavarur në kuadër të një konfederate me emër tjetër.
Në darka e dreka dora e zezë e paskësh kërcënuar me planin e tokës së djegur. Mirëpo, Bakalli e paskësh trembur: Nëse hyni këtu në luftë, po ju them se bashkësia ndërkombëtare do të intervenojë…
Më pas kishte vazhduar bati batalli-çakalli e hamalli-tellalli për ta lënë edhe një herë Kosovën në batak.
Në prill 1988 ishin formuar edhe grupet famoze G-15, pastaj G-6 dhe në fund G-5... Dora e zezë kishte pesë gishta!
Më 15 maj 1998, kur po digjej Kosova, Bakalli kishte rënë me shpurën pesanëtarëshe në prehër të carit serb.
Kush ishin bishtat e tjerë të Bakallit?
Baton Leshkuqi ishte drugëz e këtyre kontakteve sekrete.
Batoni luante shulevek!
Po Maliqi, Surroi.... ç’funksion kishin në këtë mision sekret?
Për të gjitha këto marifete, Mahmudia jonë shkëlqeu pas luftës duke u zgjedhur edhe deputet.
Mirëpo, ky kalorës i kuq e ka vendin pikërisht në Hagë, si bashkëpunëtor i kryekriminelit serb, sepse u mundua ta fuste në bat Kosovën.
Bakalli si bokalli! Ende bën bakallëk. Mulliri bluan me çakalle.
Ajme bakllavaja ballkanike!


NGËRDHESHJA

Kur kishte shpërthyer lufta në Kosovë, një delegacion yni famoz kishte trokitur më 15 maj në Beli Dvor.
Nga ai takim vetëm një ngërdheshje histerike kishte mbuluar ekranet e botës.
Ngërdheshja kishte mbetur mister një kohë të gjatë, duke u komentuar në mënyra të ndryshme.
Dikush thoshte se delegacioni ynë e kishte lutur sovranin serb të kursehej substanca e elitës së kryeqytetit.
Tjetri shtonte se Milosheviçi ishte kërcënuar: ndaleni terroristët se hyri NATO-ja në Kosovë!
Shakaxhinjtë pohonin se ishin dehur nga uiski.
Ngërdheshja dëftonte se të dyja palët ishin ndarë të kënaqura:
Kosova të zgjidhej si çështje e brendshme e Serbisë.

BIZNESI POLITIK

Biznesmeni Pacolli tregoi me gojë të vet në TV se çfarë sakrificash paskësh bërë për ta shpëtuar Kosovën.
Rusët e kishin dërguar në Beligrad si ndërmjetës. Në dy ndenja gju më gju me carin serb kishin rënë në ujdi për një takim të krerëve politikë të Kosovës në hotel-Hajat të Beligradit.
Cari i paskësh premtuar hapjen e disa fakulteteve, madje edhe një republikë për Kosovën /nën Serbi/. Mjerisht, ftesës nga Hajvalia i ishin përgjigjur vetëm dy drugëza, që edhe më parë ishin në kontaktet sekrete. Tash biznesmeni politik habitet sesi Pesëshja e famshme kishte shkuar më pas në Dedinje, por nuk kishte pranuar të dilte në Hajat!
Aksident i madh! As ky Moj-zi nuk kishte mundur ta shpëtonte Kosovën nga ndërhyrja e NATO-s!
Çfarë shërbimesh të tregtarit të diamanteve!

REALIZMI

Kolumnisti Shkëlzen Maliqi paralajmëronte me kënaqësi në prag të luftës se kishte ardhur fundi i lojës së opcioneve politike.
Ai bënte thirrje të hapur për një qasje realiste dhe rishqyrtim real të gjendjes: raportit të vërtetë të forcave e presioneve të huaja, që çështja e Kosovës të kornizohet fillimisht me një autonomi.
Kolumnisti porosiste se kishte ardhur ora që opinioni ynë të përgatitej për këtë realitet të ri, sepse ekziston frika se realizmi i parakohshëm mund të ndikojë në përhapjen e defetizmit dhe të imobilizimit, përkatësisht të rebelimit.
Mirëpo, krismat e prillit në Kosovë kishin prishur formulat politike të këtij misionarit realist të Beligradit.

ILEGJITIMITETI

Kolumnisti Shkëlzen Maliqi kishte bëri një vlerësim të luftës në Kosovë:
Kjo ushtri nuk u krijua nga vetë populli dhe instancat reprezentuese, që e konsideronin veten legjitime… por u vetëshpall ushtri e Kosovës nga grupet e vogla konspirative… Në fakt, që nga fillimi grupet guerile, që numëronin disa qindra luftëtarë, kishin një pretendim anticipues, për të cilin nuk kishin autorizime të popullit, që të quhen Ushtri Çlirimtare e Kosovës.
Aksident fatal! Kishin harruar të merrnin dorë nga institucionet në letër dhe nga misionari i famshëm Maliqi.

VLLASI AMBASADOR

Pas takimit të parë të Vjenës Vllasi kishte fluturuar për në Vojvodinë, si mysafir special në një akademi solemne.
Ai qau me lot fatin e keq të kalorësve të kuq: udhëheqja kosovare dhe ajo e Vojvodinës kanë qenë të parat që janë goditur nga regjimi i Slobodan Milosheviçit në vitin 1988.
Pastaj bëri vetërrëfimin pikëllues për sakrificat për ta ruajtur perandorinë sllave:
Bëra ç’nuk bëra! Bëra spastrimin politik, vura përpara Titon e ndjerë, lidha tre flamujt bashkë, edhe yllin e qita nga Serbia. Bah, ujë kishte hyrë nën rrogoz dhe kishte rrënuan urat e vëllazërim-bashkimit!
Më vonë do t’i deklarojë me mallëngjim TV serbe Palma plus:
Do të isha ambasadori më i mirë i Republikës së Kosovës në Beograd, sepse e njoh mirë Serbinë dhe popullin serb…
Përnjëmend Kosova nuk mund të gjejë njeri më të denjë për këtë mision diplomatik. Vllasi ka jarani të moçme me serbët. Është rritur me ta si pëllumb i Titës.
Pra, vendin e ka pikërisht atje, andaj rri me një këmbë si këshilltar i kryeministrit .
Ajme miqtë e vjetër serbë!


ÇMALLJA

Menjëherë pas Takimit të parë të Vjenës, drugëza Baton Haxhiu kishte ftuar gazetarët serbë për ta vizituar Kosovën.
Batoni i priti ata me një ndjenjë keqardhjeje: fatkeqësisht, shumica e kolegëve serbë kanë qenë gojëmbyllur sa u përket zhvillimeve në Kosovë.
Halil Matoshi: Edhe pse isha peng, dua të fal për këtë padrejtësi dhe nuk është e lehtë të ndërrohet kjo vetëdije.
Astrit Salihu: Mafia shqiptare dhe ajo serbe funksionojnë shkëlqyeshëm, por nuk është mirë që vetëm në këto nivele të kontaktojmë.
Gazetarët serbë ishin mrekulluar me këtë mikpritje në Prishtinë, madje edhe kamerieri iu kishte servuar kafe serbisht. Ata ishin penduar që nuk kishin ardhur më herët.
Në fund të vizitës ata porositën: Të kaluarën duhet ta lini anash, duke hequr një tullë nga muri ndarës dhe të mendojmë krejt ndryshe…Nuk mund të kërkojmë falje për krimet serbe në Kosovë, sepse ne nuk jemi zëdhënës të vrasësve serbë.
Gazetarët serbë u pritën edhe nga Thaçi e Haradinaj.
Hashimi iu uroi atyre çmallje me kolegët në Kosovë, ndërsa Ramushi ua trusi duhan të sertë.

Humor :Mahitet Arkaida

THEQAFJA

Daci theu qafen në pikë të rrafshit. Theqafja i erdhi si rrufeja mbi rrufjanin. Sikur të rrotullohej vetë Ford excursion!
Porsa kishte nuhatur intrigat e maceve, Daci kishte marrë arratinë. Ishte ngujuar në Brezare dhe nuk dorëzohej dot.
Aty pranë zjarrit kujton se politika qenka mu si zjarri: të pjek e të djeg!
Dhelpra plakë mediton për të gjitha kurthet e mundshme e të pamundshme. Akuzon për fushatë, komplot.
More, si mund ta rrëzojë kryeziu kryebardhin: njeriun me pastërtinë gjenetike, me gjithë atë karizmë si krizantemë, me gjithë ato bëma e blatime nëpër tunelet nëntokësore?! Ah, atë deledukun e ritualeve mortore!
Daci është bërë pelim. Te kryet i rrinë të dy këshilltarët si magjistarë. Edhe ata janë nxirë: kanë mbetur tangall pa zotërinë.
Zineta ia fërkon ballin me akull: shëndoshë njeri tenderët se poste ka boll! Krejt prej xhelozisë e kanë. Ti je alkimist i famshëm, të gjitha i rrotullon.
Maçoku me brirë kapardiset: nuk di të frikësohet nga kërcënimet fshatarake, as nga emisarët.
Institucionalisti i famshëm kërkon procedurë demokratike: nuk pranon dorëheqje.
Dikush dha kumtin e zi: ka vdekur Daci! Vdekje politike. Gjëmë e llahtarshme.
Daci gjeneral i principeve të arrogancës e të autokracisë pësoi nga kryeneçësia. Çfarë fenomeni negativ!
Njerëzia flet se e hëngër Daci. Ka rrëshqitur keq me ski brezareve. Ra kryengul. Sharroi në luks. I ka ndjekur shumë macet...
Ajme, ç’i bën njeriu vetes, nuk mund t’ia bëjnë të tjerët!
Narcisi bëri vetëvrasje në pasqyrën e borës.
Macet mjaullijnë dhe shpallin një muaj ditë gjëmë.

Mahitet Arkaida

Humor 6

DOSJA D

Mahitet ARKADIA

Në gjykimin e disidentit Adem Demaçi më 1959 kishin dëshmuar vetë
shokët e penës, për shkrimtarin e talentuar 23-vjeçar që kishte botuar romanin Gjarpijt e gjakut.
Penat e arta ishin tmerruar nga kushtrimi i Demaçit:
Shqiptarët po torturohen në aksionin barbar të armëve, po shpërngulen për në Turqi dhe janë të diskriminuar në jetën politike, ekonomike, arsimore e kulturore. Kosova i takon historikisht Shqipërisë dhe bashkimi duhet bërë me plebishit ose me luftë çlirimtare. Sot nevojitet uniteti i intelektualëve, ndërsa shkrimtarët duhet të jenë në bërthamën e organizimit politik.
Ata kishin dëshmuar si Pons Pilati para Krishtit në kalvar të Golgotës, duke dënuar me pesë vjet burg të rëndë dashnorin e fjalës së lirë.
Prometeu ua kishte dhuruar zjarrin, por ata kishin adhuruar terrin, duke hyrë në partinë e të verbërve.
Demaçi kishte vazhduar Ditarin e shpirtit, duke ngritur flamurin shqiptar më 1964 e 1976. Kështu ai po shkruante kryeveprën e lirisë, si feniks i ndërdijes e vetëdijes shqiptare.
Me veprën Dosja D ky vath shkrimtarësh kishte hyrë në modernizmin jugosllav.
Fahredin Gunga kishte zgjuar Mallkimet e fjetura.
Adem Gajtani kishte kënduar Këngën e mjellmës.
Anton Pashku kishte klithur Oh, Vox clamantis in diserto!
Din Mehmeti ishte përbetuar Fatin tim nuk e nënshkruaj.
Ali Aliu kishte lodruar si Don Kishot te shqiptarët.
Rafael Sopi kishte zënë qafën në një sop të rrugës.
Zekeria Cana ishte bërë xurxull i historisë.
Sylejmanin e kishte marrë Drini.
Ajme, çfarë fati i mallkuar!

SAGA E STAROVËS

Pas odisesë së gjatë Paris-Tunis, si dhjak i Kiros, Luan Starova është kthyer me dafina në Itakën e vet dhe po shkruan ciklin romanor Saga ballkanike.
Për të mos mbetur si dhia ndër dhen, romanin Koha e dhive së pari e kishte botuar maqedonisht, e pastaj e kishte përkthyer edhe frëngjisht, si ambasador i Kiros në Paris. Më pas me dhitë e veta Luani kishte hyrë triumfalisht edhe në Akademinë e Maqedonisë.
Luani tash kërkon Itakën, si Odiseu pas djegies së Trojës.
Krimi më i madh komunist ishte përndjekja e dhive, që ndalonte me ligj edhe përçitjen e tyre. Ah, çfarë mëkati kundër ligjeve të Zotit!
Luani kujton tash si në përrallë fatin e dhive. Alegori e gjetur me vend, një përshpirtje për dhitë e kecat e Dionizit, simbole tragjike të miteve antike.
Babai i tij kishte braktisur dhitë e kuqe duke kërkuar dhitë e larme.
Dhitë e kuqe demonstronin nëpër Shkup me buzë të prera e këmbë të thyera, si cjapi te kasapi.
Kjo është një dhiatë e Odiseut për bëmat e mbretërve të kuq.
Askush nuk i njeh më mirë krimet se ata që i kanë bërë vetë.
Luani ishte vetë dhiar e përçor i larëm, që kishte bërë shumë dhiare.
Ishte cjapor me mjekër dhe dhjakonar i Kiros, që i kishte zënë dhjamë bishti, duke bërë shumë kakërdhia.
Ëhë, dhitë e kuqe të Starovës!
AJFELI

Ismail Kadare i pat mallkuar njëherë protestat kundër arrestimeve të disa komandantëve të UÇK-së:
Në mjediset me sisteme demokratike, siç është Kosova, janë të zakonshme, normale arrestimet nga ana e shtetit…Unë do të dëshiroja që të arrestuarit të dalin të pastër dhe të pafajshëm…
Athua si do të reagonin shqiptarët sikur ta arrestonin Kadarenë, e pastaj të dilte në gjyq i pastër, i pafajshëm?!Madje edhe më keq: sikur dikush ta përdhunonte një vajzë të re për ta provuar se a është e virgjër! Ku na mbetën pastaj disidenca e dinjiteti?!
Bah, bah, nga Kulla e Ajfelit nuk shihet mirë as Parisi!

ADHURIMI

Shkrimtari Bashkim Shehu është dashuruar shumë me nobelistin serb Andriç. E ka zbuluar pak si vonë, pasi i është përkthyer romani i tij Gostia në Beograd.
E adhuron veçmas stilin e Andriçit. Më shumë i pëlqen cinizmi i tij se racizmi ndaj shqiptarëve.
Bashkimi është internacionalist.
Tash jeton dhe krijon në Barcelonë, duke kërkuar gjurmët e t’et në Luftën antifashiste të Spanjës.
S’është çudi që nesër të vijë e të jetojë edhe në Beograd.
Aty do ta gostisin për mrekulli!

DERVISHI

Dikur Dervish Malluta qe mllefosur shumë në labët e rebeluar kundër sektit të tij.
Një ditë nuk kishte mundur ta përmbante veten dhe kishte shpërthyer:
Kuku lele majko: Dokle, Milo, Majko, Fino ta sundojnë Veriun!
Kishte rrokur pushkën, por një lepur ia kishte prerë rrugën. Pastaj e kishin zënë ethet e vdekjes.
Kur erdhi në fronin e Talias, thirri Ku është populli! Së pari një aktori të ri i dha një dackë. U bë shumë zhurmë në teatër, por ai tha se kjo ishte vetëm një sprovë për aktrim.
Tash në teatër luhet drama fantastike, ndërsa para tij drama historike.
Për të gjitha këto vepra artistike Dervish Malluta është lauruar me Medaljen e artë.

ZJARRI

Shkrimtari Basri Çapriqi ishte tmerruar shumë nga zjarri i marsit ’04:
Popujt e Ballkanit nuk janë krijues idesh, janë krijues të dobët. Ata janë imitatorë të shkëlqyeshëm. Kanë pasion të çuditshëm me i përngja tjetrit… Çuditërisht, para zjarrit kishin heshtur të gjithë: akademikët, shkrimtarët, gazetarët, hoxhallarët dhe në fund edhe gratë. Ani shkrimtarët: ata të cilët kanë bërë me dhjetëra tekste heroike për këngë dhe dinë ç’është dhembja…Ata vetëm duhej të mbronin veten, shpirtin e vet nga e keqja, nga e liga. Ani gratë: ato kanë dokumentim dhe kanë dëshmi të shumta për dhunimet masive gjatë luftës…. Ani Mandela ynë, që s’e luajti as hapin! Sigurisht të gjithë ata ishin tmerruar nga zjarri, sepse ishin djegur një herë. Tash i frynin edhe kosit. Nuk e dinin se zjarri heq zjarrin. Marsi është perëndi e luftës!
Hëm! Fajtor Prometeu që vodhi zjarrin dhe ua dhuroi njerëzve.
Poeti Basri e di mirë se përgjasimi është parim i metaforës.
Basriu është mediteran dhe ka ide fantastike.
Gjithmonë lundron me valët me hënë.

LAMENTI

Shkrimtari Mehmet Kraja kishte bërë një lament për çrregullimin e komunikimit kulturor shqiptar. Ai kërkonte paternitet, e jo inferioritet në integrimin kombëtar.
Në Prishtinë ankohen se ne po bëhemi koloni mediale dhe kulturore e Shqipërisë…
Tirana është treguar herë mospërfillëse, herë paternaliste…është treguar shumë agresive në pushtimin e “tregut kulturor”të Kosovës me çdo gjë që e ka vetë me tepëri.
Në mendjen e tyre tashmë është ngulitur se “identiteti”i Kosovës mund të krijohet dhe të ruhet duke qëndruar në mes, ose duke refuzuar në të njëjtën masë si Serbinë, ashtu edhe Shqipërinë.
Ajme Mehmet, nuk ka më media res, sepse na shpon shkuji në mes!
Kultura ndryshe në Shqipëri është rezultat i emancipimit. Shqipëria është e hapur me detin, e nga deti vijnë erëra që ndryshojnë motin në provincë. Jemi në epokën e globalizmit. Kulturat e mëdha integrojnë kulturat e vogla, ndërsa kulturat kombëtare ato provinciale.
Nuk mund të ketë më partneritet, por vetëm një identitet kulturor kombëtar.


MBRETI

Shkrimtari Daut Demaku thotë se i përket media resit, sepse aty është mbreti, që mban drejtpeshimin e popullit.
Ai zakonisht përshëndet Rroftë Mbreti!- duke treguar bërrylin.
Edhe Çaraveshi ia pret: Rroftë!- por nga admirimi dora i rrëshqet në shokë e teposhtë.
Pastaj ata kujtojnë lojën: Fluturoi, fluturoi zogu!

Humor 3 Mahitet Arkadia

HUMOR 3

TEATRI PLURALIST

Mahitet ARKADIA

Mos pandehni se ky është teatri Dodona i orakujve antikë.
Jo, jo, ky është teatri tragjikomik i partive tona.
Uha, janë shumuar si grigjet! Disa pollën binjakë, disa trenjakë e disa edhe pesënjakë.
Sugaresha Liberale polli dy qengja, sa të dytë bashkë bëjnë sa një dash.
Disa parti luajnë lojën e strucit, të tjerat mbyllasyzash.
Partitë e mëdha janë bërë harakiri i paqes: gjezdisin e bezdisin, urojnë e vajtojnë…
Të voglat luajnë në litar, zar e kumar, fuzash e guxhas.
Kur s’u vete huqi, u del duqi. Krekosen e xhindosen, përlahen e përleshen si fëmijët. Kërkojnë dorëheqje e thërrasin kongrese. Hakërrohen për pushtet: s’ka rëndësi në liri a robëri!
Yha, nuk ka aq parti sa ka liderë!
Ndeshjet janë lojë e përditshme.
Tani pritet të shpallet Kampionati i partive politike.
Spektatorë: alemi e polemi!
DEMOKRACIA

Demokracia na erdhi me të gjitha të mirat: dashurinë e lirë, tregun e lirë, jetën e lirë...
Mund të flasësh e të pëlcasësh, të vrasësh e të vetëvrasësh lirisht.
Mirëpo, sërish mbi demon shalon kracia. Toleranca është e demos, sundimi i kracisë. Shteti bëhet vetë pushteti. Pushtetin e pushtojnë hipokritët, kodoshët e servilët. Dinjitarët rrallë vijnë aty. Edhe kur vijnë, hiqen shpejt.
Zor ta sundojnë veten, e lëre më të tjerët.

LIDERËT DHE POPULLI

Populli ankohet në liderët pse i hanë fjalët.
Liderët ankohen në popullin pse nuk është më i urtë e më i butë.
Proverbi latin thotë: si populli, edhe liderët. Liderët kanë dalë nga loza e popullit.
Populli ua jep votën dhe i mban në kurriz. Liderët janë barinj me maska të popullit. Liderët luajnë me popullin. Por edhe populli qesh me liderët.
Au, ua, uhaaaaaaa!

REBELIMI

Në valën e korrje-shirjeve para luftës kishte rënë një haber si breshër:
Partia Fshatare dha dorëheqje të parevokueshme nga skena plurale!
Fshatarët qenë hidhëruar keq dhe ngritën krye:
Ku janë shteti, bereqeti e selameti?
Boll më me deklarata, urata e kungata!
Na ka ardhur shpirti në grykë.
Durim-durim!-pëlcet burri e guri në këtë vapë.
Kryeqyteti u shastis: mbeti gruri në ara, do të mbesim pa bukë!
More, ky Hifzi Demografi nuk mundi t’i lidhë fshatarët. Tash do t’i degdisë nëpër botë. Partia Fshatare na doli shterpë, kur partitë e tjera pollën edhe binjakë. Ç’marrin vesh fshatarët në politikë. Ata s’dinë si sillet rrota, e lëre më bota!
Sa të ketë paqe, do të ketë edhe pogaçe. Rrofshin e qofshin degët e nëndegët tona nëpër botë! - brohoritën në Lidhjen e Dreqërve.



MORATORIUMI

Njëherë gjatë pushimeve verore liderja socialdemokrate Luljeta Pula kishte trazuar gjithë skenën plurale. Ajo kërkonte me ngulm moratorium të përgjithshëm të të gjitha subjekteve politike.
Arsyeja ishte e thjeshtë: institucionet në letër!
Çfarë moratoriumi, ore! - bërtitën liderët politikë.
Ne jemi në moratorium të përhershëm, verë e dimër.
Kush ta krijojë politikën? - tha Gjergj Dedaj.
Kush ta bëjë opozitën? - shtoi Rexhep Abdullahu.
Kush ta vizitojë Evropën, Amerikën?- klithi zonjusha Editë.
Mbase zonja Lule e ka për shkak të vapës - peshpëriti dikush me ironi.
Jo, jo, s’është ajo fije. Zonja Pula rrah gjetkë: dëshiron ta prishë status kvonë! - vlerësoi institucioni në letër.
Zonja Lule është si Teuta.




SATISFAKSIONI

Menjëherë pas luftës Kolë Berisha kishte bërë një satisfaksion politik për partinë e vet dhe liderin e saj:
Kërkuam një lloj protektorati civil dhe ushtarak në Kosovë dhe atë sot e kemi. Kërkuam një fazë kalimtare deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës dhe atë sot e kemi. Kërkuam tërheqjen e forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe nga Kosova dhe atë e realizuam.
Zoti të bekoftë Baci Kolë!
Deux ex machina! Zoti tha bëju dhe u bë!
Hapu sezam, mbyllu sezam!

ORA

Veton Surroi ka kurdisur orën e vjetër me një bateri të re. Është orë e njohur Zenith. Akrep i madh është Vetoni i Sorosit, ndërsa i vogli Ylberi pas shiut.
Është orë me zile, e kurdisur allafrënga. Ajo do të lëvizë dritat, ajrin, ujin, mendimin dhe hapat me ritmin e globit. Njerëzit do të zgjohen me orë diellore, do të punojnë me orë verore, do të hanë me orë hënore dhe do të flenë me orë dimërore.
Është një moment që quhet ORA. Ora ka ardhur që të njohim se kemi të drejtë.
Ora kishte rënë tanimë dymbëdhjetë.
Ku ishit more orëbardhë!


ETHET

Është gjendje me zjarrmi e të dridhura që pushton trupin.
Ethet gjithherë i shkakton ndonjë virus.
Ka ethe të verdha, malarike. Ethe të verës e të dimrit.
Ka ethe të minjve, homorragjike.
Ka ethe të lindjes dhe të vdekjes.
Ka edhe ethe të frikës kur dikush të kallë ethet.
Mos të zënçin shtatë palë ethe!
Mirëpo, ka edhe ethe krijuese dhe ethe të dashurisë.
Një herë në vit ethen edhe lopët.
Ethet më të tmerrshme janë ato politike për të hipur mbi koka të njerëzve.


PËRTYPJA

Shumë politikanë përtypen nëpër mbledhje sikur dhentë pas kullotjes.
Mbase përçapin çamçakëz.
Ndoshta kanë mbllaçitur ndonjë tender.
Ndoshta për shijen e drekës së shijshme.
Ndoshta për të zbutur zemërimin ndaj rivalëve politikë.
Kushedi, ata i skrëmitin dhëmbët.
Më mirë të thyhen dhëmbët sesa liderët!