e enjte, shkurt 23, 2006

Enkas per web faqent tona shkruan publicisti Sheradin Berisha nga Gjermania

Shkruan:Sheradin Berisha /Gjermani

SHITJA E PASURISË ÇAME,AKT ANTISHQIPTAR I SHTETIT GREK


/sheradini63@hotmail.com/



Më 9 shkurt 2006, me vendimin 5/2006 Gjykata e Lartë Greke i ka dhënë të drejtë shtetit helen t´i shesë të ashtuquajturat “pasuri të armiqve” të grekëve,që banojnë në Shqipëri dhe që kanë prejardhje shqiptare. Propozimi për shitjen e tokave të konfiskuara është bërë në tetor të vitit të kaluar nga kryeprokurori grek para Gjykatës së Lartë, kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve greke ANA. Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në opinionin shqiptarë e veçanërisht te popullata çame, e cila jeton në Shqipëri, pas shpërnguljeve me dhunë(1913-1945) nga vatrat e tyre stërgjyshore.



***

Çamëria është një krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave shqiptare. Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë:Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi dhe Parga, të cilat me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 që u mbajt në Londër, iu aneksuan Greqisë, ndërkaq vetëm rripi i saj Verior(me shtatë fshatra) me qendër Konispolin, u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë londineze.

Sipas dokumenteve, deri në dhjetor të vitit 1912 në Çamëri jetonin 90 mijë banorë, 50 mijë myslimanë dhe 45 mijë të krishterë, prej tyre 18 mijë frymë flasin gjuhën greke, ndërsa 72 mijë të tjerë flasin gjuhën shqipe.

Kështu, Shqipëria megjithëse doli si një shtet i pavarur, u copëtua për afër dy të tretat e territorit kombëtar, dhe gjysma e popullsisë shqiptare u bë “pakicë kombëtare” në shtetet fqinjë, si në:Greqi, Bullgari, Serbi e Mal të Zi.



***

Që nga viti 1913 e këndej, Greqia me mbështetjen e fuqive të mëdha:Anglisë, Francës dhe Rusisë, nis spastrimin etnik të Çamërisë, sipas programit nacionalist “Megalo Idea”, i ngjashëm me programin serb “Naçertanija” të Ilija Grashaninit. Për realizimin e këtij synimi, qeveria greke nxori dekrete të veçanta me të cilat çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që u takonte atyre, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore(1918), hartoi një ligj për Reformë Agrare, e cila u aplikua vetëm në Çamëri, dhe kjo “reformë” shqiptarëve (të cilët shpërnguleshin me dhunë për në Turqi) ua grabiti tërë pasurinë e tundshme dhe të patundshme. Në gusht të vitit 1936 në Greqi u instalua regjimi fashist në krye me Joan Metaksain dhe viktimat e para të kësaj diktature ishin çamët. Shpërthimi i Luftës Italo-Greke (në vitin 1940) thelloi edhe më shumë vuajtjet dhe persekutimet e çamëve. Në këto rrethana lufte, qeveria Metaksai, shfrytëzoi momentin, për vazhdimin e spastrimit etnik të Çamërisë nga popullsia autoktone çame. Për realizimin e këtij qëllimi, fillimisht u burgosën rreth 5 mijë meshkuj çamë (nga mosha 16-70 vjeç)të cilët u internuan në ishujt e Egjeut: Chios, Medelin, Korynth, Lefkada.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore përgjegjësi kryesor i gjenocidit ndaj çamëve,padyshim ishte gjenerali grek Napolon Zervas, (kryetar i partisë së djathtë greke EDES). Në periudhën qershor 1944-mars 1945, forcat e Zervas, kanë vrarë e masakruar rreth 3 mijë civilë të pambrojtur çamë. Sipas të dhënave që dalin nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, rezulton se shifra e çamëve të larguar me forcë nga Greqia për në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore është rreth 35 mijë vetë. Gjatë kësaj periudhe të spastrimit etnik, u dogjën dhe plaçkitën 86 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur këtu edhe dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Të theksojmë, se çamët deri në vitin 1940 përveç shtëpive kishin pyje me sipërfaqe 65 mijë hektarë, 108 mijë ha kullota dhe 30 mijë ha tokë bujqësore me një vlerë prej 1 miliardë USD. Ndërsa sipas të dhënave të Shoqatës “Çamëria” vlera totale e pronave çame në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte 340 milionë USD dhe që me vlerën e sotme të këmbimit vlerësohet 2, 5 miliard dollarë.

Pas LDB, shteti grek miratoi ligje diskriminuese, me të cilat konfiskonte pasurinë e shqiptarëve çamë, pasi i akuzonte ata se kishin bashkëpunuar me nazifashistët italianë e gjermanë.



***

Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë Greke për shitjen e pasurisë së çamëve, është një vendim politik, i cili mohon katërçipërisht të drejtën e zotimit të pronave nga pronarët e ligjshëm çamët. Sakaq, dihet se shteti grek ka një proces të hapur në Strasburg, pikërisht për çështjen e pronave të çamëve dhe mos vallë ky proces do të prolongohet, deri sa të shiten këto prona?!

Nga kjo situatë e krijuar, lypset me urgjencë ndërhyrja e Tiranës zyrtare, e cila asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë problem seriozisht. Për më tepër sikur Shqipëria zyrtare është treguar tolerante karshi veprimeve ksenofobe të zyrtarëve grekë, të cilët shpeshherë kanë shprehur pretendime territoriale (nëpërmjet elementit grek) në jug të Shqipërisë. Tek e fundit shtetin shqiptar e obligon edhe Kushtetuta e vendit për mbrojtjen e interesave të bashkëkombësve të saj jashtë kufijve shtetërorë. Së këndejmi, Greqia si anëtare e BE-së, duhet të korrigjojë politikën e saj diskriminuese ndaj çamëve, të ndërtuar gjatë dhe pas LDB-së, dhe të respektojë të drejtën e patjetërsueshme të çamëve, për t´u rikthyer në pronat e tyre të konfiskuara padrejtësisht (me vendime e ligje antishqiptare) si dhe t´i kompensojë të gjitha pronat që ua ka shitur apo dhënë falas popullsisë greke.





---------





http://www.chameriaassociation.org/enmap.html



http://www.geocities.com/big_albania/harta_camerise.html



http://www.geocities.com/CapitolHill/Congress/1633/shqiperiaetnike1.gif



http://www.geocities.com/CapitolHill/Congress/1633/cameria.jpg



http://www.geocities.com/CapitolHill/Congress/1633/anim_alb.gif

Flori Bruqi:Gripi i shpendeve(Pjesa 10-te)

Art - Café , Flori-Press , Floart , boton Buletinin për gripin e shpendeve (Pjesa 10)

Prsihtinë,23 shkurt 2006.
Gripi i shpendëve
Gripi i shpendëve (Buletinin e 10-te qe po e botojme ne w eb faqet tona virtuale “Art-Café”,”Floart “dhe “Flori-Press”)është një problem tjetër që shqetëson si mjekët edhe shkencëtarët.
Sëmundja po përhapet përmes shtegtimit të zogjve. Shpendë të infektuar janë gjetur në Azi dhe Evropë dhe mendohet se është vetëm çështje kohe kur virusi vdekjeprurës do të arrijë të përhapet nga njeriu tek njeriu.
Ekziston frika që një epidemi e gripit të shpendëve mund të përhapet me shpejtësi, siç ndodhi me gripin e shpendëve në vitin 1918, kur 20 milion deri në 50 milionë njerëz humbën jetën për shkak të kësaj sëmundjeje.
Per momentin ne Kosove nuk kemi raste te atakuara te shpezeve nga virusi Flua avian.
Shtatë shtete të BE-së të prekura nga virusi H5N1

Komisioni Evropian konfirmoi zyrtarisht rastet e infektuara me virusin e shpendëve H5N1 në gjithsejt shtatë vende anëtare të BE-së. Përveç Gjermanisë të prekura janë edhe Franca, Greqia, Italia, Austria, Sllovenia dhe Hungaria.

Ministrat e bujqësisë të këtyre vendeve njoftuan se në laboratorin e BE-së në Londër është identifikuar virusi i shpendëve të ngordhura në këto shtatë vende.
Mishi i bllokuar, i pastër nga virusi H5N1
Sasia e mishit të pulës, bllokuar në Portin e Durrësit, pas analizave nga Instituti Veterinar ka rezultuar i pastër nga virusi H5N1dhe është nxjerrë në treg.
Sipas drejtorit të Bujqësisë dhe Ushqimit në Durrës, Jonuz Tafili, pas 72 orësh kanë ardhur përgjigjet e analizave nga mostrat që u dërguan për 12 tonë mish pule të ardhur nga Brazili dhe që kishin mbërritur në Shqipëri tranzit përmes portit të Pireut në Greqi.
Sipas Tafilit, analizat kanë rezultuar negative, gjë që do të thotë që mishi është i pastër dhe pa probleme me virusin e gripit të pulave H5N1. Në këto kushte, mishi ka dalë në treg për konsum.
“Në treg po vihet re një rënie e dukshme e konsumit të mishit të pulës, në një kohë që rënie të ndjeshme ka dhe importi i këtij mishi”, - thotë ai, duke shtuar se aktualisht Shqipëria ka mbyllur dyert për importin e mishit të pulës nga të gjitha shtetet që janë prekur nga gripi i shpendëve.
Rreziku i përhapjes së gripit të shpendëve në Shqipëri ka forcuar masat e kontrollit dhe në qytetin port të Durrësit, nga pika kufitare e të cilit hyjnë një pjesë e konsiderueshme e prodhimeve të mishit.
Sipas burimeve nga dogana e portit të Durrësit, aktualisht asnjë ngarkesë me prodhime shtazore nuk ka mbërritur në portin e Durrësit përfshi këtu dhe ngarkesa nga vende fqinje, të cilat janë prekur tashmë nga virusi i gripit vdekjeprurës të shpendëve.
Rreth 30 pëllumba kanë ngordhur ditët e fundit në qytetin e Beratit, ndërsa katër prej tyre kanë ngordhur në paraditen e djeshme pranë varrezave publike në dalje të qytetit. Sipas rojës së varrezave, Polizoj Tavanxhiu, i apasionuar pas këtyre shpendëve, pohon se edhe shumë prej pëllumbave të tij kanë ngordhur.
Ai ka njoftuar inspektorët e mbrojtjes së shëndetit të kafshëve pranë DRBUMK-s, Lavdosh Toska dhe Ylli Zeka. Sipas verifikimeve të para të bëra në këto shpendë, mësohet se nuk kemi të bëjmë me virusin e gripit të shpendëve H5N1.
“Shkak i ngordhjes së pëllumbave është pesudopesti”, - thonë inspektorët. Megjithatë, mostrat e pëllumbave i kanë dërguar në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Tiranë.
Ndërsa, sipas rojës së varrezave, Tavanxhiu, gjatë 30 viteve që ai kujdeset për pëllumbat ky është i pari rast i ngordhjes masive.
“Kisha 60 kokë dhe tani kam edhe 30 të tjerë, të cilit duket se janë të sëmurë”, - thotë ai.
Lagunat bregdetare dhe liqenet janë zonat më të rrezikuara nga gripi i shpendëve në Shqipëri. Ndërkohë që shpendët më të rrezikshëm janë shpendët migratorë të ujit.
Sipas zëvendësministrit të Mjedisit, Taulant Bino, vendet më të rrezikuara janë zonat ku këta shpendë kalojnë me shumicë.
“Rreziku më i madh është në lagunat bregdetare, por edhe në ujërat e brendshme, ku do të veçoja liqene me sipërfaqe të mëdha”, - thotë Bino, duke pranuar se tashmë frekuenca e lëvizjes së shpendëve migratorë ka ndryshuar, pasi në këtë periudhë ata vijnë nga jugu drejt veriut.
Sipas tij, fenomeni i ngordhjes së shpendëve nuk ka pse të shoqërohet me panik të madh, pasi rreziku më i madh i gripit të shpendëve vjen nga shpendët migratorë të ujit që janë mjellma, rosa dhe pata.
Ndër shpendët shtegtarë që vijnë në vendin tonë nga vendet skandinave dhe Afrika e Veriut përmendim mjellmat, pelikani, çafra, patat dhe rosat e egra, pëllumbat, turtulli.



Rreziku nga mjellmat

“Virusi H5N1 është evidentuar, për herë të parë, te mjellmat në shtete si Italia, Austria, Greqia, Gjermania dhe Sllovenia. Prandaj duhet të bëjmë kujdes më mjellmat dhe shpendët e tjerë ujorë”, - thotë Bino.
Sipas tij, deri tani nuk ka pasur ndonjë rast të ngordhjes së mjellmave në vend, pasi, nëse do të kishte, raste të tilla do të zbuloheshin, sepse ato jetojnë në sipërfaqe ujore me ujë të ëmbël pranë njerëzve.
“Në raport me migrimin e shpendëve shtegtarë që bëhet në shtete si Italia dhe Greqia, vendi ynë është më pak i rrezikuar, pasi këto vende bëjnë pjesë në akset madhore të shtegtimit deri në miliona shpend”, - thotë ai.

Zonat e rrezikuara

Sistemi i vrojtimit duhet të shtrihet në të gjitha zonat lagunore. “Në këtë periudhë, zonat më të rrezikuara nga shpendët shtegtarë që mund të mbartin virusin H5N1 janë zonat bregdetare si Butrinti, Orikumi, Narta, Karavastaja, Rrushkulli, Patoku dhe Velipoja”, - thotë Bino, duke shtuar se rreziku nuk është aspak më i vogël në liqenin e Ohrit, Prespës dhe të Shkodrës.
Sipas tij, edhe pse zonat e lartpërmendura janë zona që shërbejnë për turizëm, nuk ka vend për alarm, pasi sezoni i turizmit është herët për të filluar dhe deri atëherë shpendët shtegtarë do të jenë larguar nga vendi ynë.



Vështirësitë

Vrojtimi i terrenit nga specialistët dhe mjetet lëvizëse për kontrolle në terrenin ujor dhe tokësor janë vështirësitë e para ekonomike që hasen tek specialistët pranë zonave të rrezikuara.
Për këtë, zv.ministri Bino ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim donatorëve të huaj. “Krahas bashkëpunimit që ka pasur Ministria e Mjedisit me institucionet që janë jashtë qeverisjes, si pushteti lokal, shoqata e gjuetarëve, subjekte të peshkimit dhe shoqata të tjera për mbajtjen nën kontroll të situatës nga rreziku i gripit të shpendëve janë evidentuar edhe vështirësitë e para”, thotë Bino.
Sipas tij, megjithëse janë dërguar forca në njerëz specialistë në zonat më të rrezikuara nga virusi H5N1 është ndjerë nevoja e kushteve më të mira për vrojtimin e situatës nga specialistët në terren
. “Ne kemi forca në terren, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Për të monitoruar zbatimin e urdhrit të ministrit Xhuveli, për bllokimin e gjuetisë është ndjerë nevoja për mjete lëvizëse për kontrolle në terrenin ujor dhe tokësor”, - tha ai.

SHBA: Qeveria parashtron strategjinë për të parandaluar epideminë e gripit të shpendëve



Presidenti Bush ne nentor te 2005 –tes parashtroi një plan prej 7,1 miliardë dollarësh për të mbrojtur amerikanët dhe të tjerët kundër një epidemie të mundshme të gripit të shpendëve në gjithë botën.
Ai duke folur në kompleksin e Instituteve Kombëtarë të Shëndetsisë në periferi të Washingtonit, atehere pat thaene se epidemia eshte e afërt, dhe se virusi kishte shfaqur disa karakteristika, që mund të shndërohen në një grip masiv, një virus për të cilin njerzit nuk kanë imunitet natyral dhe që mund të përhapet me lehtësi nga një njeri tek tjetri.
Presidenti Bush theksoj ne nentor te 2005-tes se nuk duhet humbur kohë per te bërë përgatitjet për të përballuar një epidemi të mundëshme globale të gripit të shpendëve.
Strategjia e presidentit amerikian Bush përfshinte 1,2 miliardë dollarë për të blerë vaksina, që do të mbronin 20 milion amerikanë nga virusi i gripit të shpendëve, një miliardë dollarë për ilaçe rezervë anti-virale dhe 2,8 miliardë dollarë për të përshpejtuar rritmin e zhvillimit të vaksinave të reja. Ai para 4 muajve i kërkoi Kongresit që të sigurojë për prodhuesit e vaksinave më shumë mbrojtje nga akt-paditë ligjore.
“Gjatë 3 dekadave të fundit, numri i vaksinave të prodhuara në Amerikë ka rënë ndjeshëm ndërsa kjo industri është përfshirë nga akt-paditë ligjore. Sot në Shtetet e Bashkuara ka vetëm një kompani farmaceotike, që mund të prodhojë vaksinën e gripit.
Një gjë e tillë e lë Ameriken të pambrojtur në rastin e një epidemie me përmasa të mëdha.”
Sekretari amerikan i Shëndetsisë dhe Shërbimeve Humane, Michael Leavitt, ka thene se virusi flua avian është një problem për të gjithë botën.
“E vërteta është se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aftësinë për të prodhuar vaksina me shpejtësinë e duhur dhe në sasi të mjaftueshme për çdo amerikan. Një gjëndje e tillë ekziston në të gjithë botën dhe ajo duhet ndryshuar.”
Ekspertët thonë se duhen rreth 6 muaj që vaksina të bëhet gati për t’u përdorur. David Heyman, pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare këtu në Washington, thote se kjo do të thotë se shumë amerikanë do të vdisnin në se vendi përballet me një epidemi.
“Nuk diskutohet që ne kemi nevojë për vaksina dhe për këtë po bëhen përpjekje të shumta.
Por përpjekje të mjaftueshme nuk po bëhen për sa i përket ndërhyrjeve jo-mjeksore si për shembull kontrolli i ekspozimit ndaj sëmundjeve, mjetet e disponueshme për kontrollin e infeksionit dhe higjenën dhe mbrojtja e popullatës, që sëmundja të mos përhapet mes njerzve.”
Plani i administratës, hollësitë e të cilit do të bëhen publik këtë javë, përfshin më shumë fonde për shtetet dhe për planet lokale të emergjencës.
Zoti Heyman thotë se angazhimi i qarqeve lokale është me rëndësi për mbajtjen nën kontroll të virusit, por ai shton se diktimi i hershëm në shkallë botërore është kyç për parandalimin e përhapjes së virusit.
“Mikrobet nuk njohin kufij politikë prandaj edhe sëmundja do të përhapej pa kontroll.”
Viruset e gripit të shpendëve kanë shkaktuar 3 epidemi gjatë shekullit të fundit. Njëri prej tyre, gripi spanjoll i vitit 1918, shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 milion njerzve në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara parashohin edhe vendosjen e kufizimeve në udhëtim apo hyrjen në vend në rast se fillon të përhapet virusi ne fjale nga njeriu tek njeriu.
Plani i administratës Bush në rast të një epidemie të mundshme të gripit parasheh dhe masat që do pamundësonin paralizimin e institucioneve përfshi dhe spitalet.

Hungaria thotë se ka prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve të efektshme tek njerëzit


Ministri hungarez i shëndetësisë Jeno Racz tha para disa muajsh se provat me vaksinen e gripit të shpendëve të prodhuara nga vendi i tij tregojnë se vaksina është 100 përqind e efektshme tek njerëzit.
Shtypi hungarez thotë se disa vende kanë shprehur interes për vaksinën. Edhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara po punojnë për një vaksinë kundër gripit të shpendëve.
Firma farmaceutike zvicerane Roche, njoftoi se ra dakort të negociojë me disa firma të tjera për t’i lejuar ato të prodhojnë variante të ilaçit Tamiflu, që përdoret për trajtimin e gripit të shpendëve tek njerëzit. Marrëveshjen e bënë të ditur dy senatoirë amerikanë pas takimit me drejtues të firmës zvicerane. Firma Roche mban patentën eskluzive të ilaçit Tamiflu, që po blehet nga qeveri të ndryshme në mbarë botën.
Ndersa fabrika farmaceutiko-kimike “Borer ch.AG”Zvicer(perfaqsuese eksluzive per distribuimin e preparative dezinfektuese per Kosove siq jeni informuar ne shkrimet paraprake eshte firma “Flomed”, nga Prishtina, e cila si distributore ka siguruar nje sasi te bollshme te preparative dezinfektuese qe ndikojne ne virusin flu avian).Per nje gje te tille eshte njoftuar Shtabi Emergjent i Qeverise se Kosoves,Ministria e Shendetesise ,Spitalet rajonale etj.,kurse Qendra Klinike Universitare dhe ca Institucione tjera shendetesore nuk jane te pergatitura fare per virusin avian,cka eshte per cdo kritike.Poashtu MBPZHR e Kosoves,destimin Qeveritar prej 400000 eurove e ka shpenzuar pa lidhje(do te ishte mire qe Kryeministria e Qeverise se Kosoves ta beje publike se cfare ka blere MBPZHRK ?Ekziston dyshimi i bazuar qe keto evro jane keqperdorur nga dy udheheqes te larte qeveritar T.H dhe Q.K nga MBPZHR.
Akuzojme publikisht MBPZHRK…
Kerkojme publikisht nga QK t’i siguroje per auditoriumin tone fakturat nga MBPZHRK se cfare eshte blere dhe me cfare cmimesh jane blere ato mjete?
Dyshimi ekziston?Pompozitet ka?Puna askund?...Pse?...
Zoterinjte ne fjale(T.H dhe Q.K) jane te njoftun per tenderet e vakcines Rabies dhe nje tender shume te majme per shitjen e mishit te qengjave qe sot e kesaj dite ka mbete ne sirtarin e T.H-se?
Parandalimi i gripit të shpendëve: një analizë e re premtuese


Shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Që pas hedhjes së kësaj pakete në treg 4 muaj më parë, kompani në mbarë botën ka paraqitur kërkesa.
Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 600 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi e cila mund të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve në botë. Dr. Ren Ei Che punon për Institutin e Gjenomit "Nëse bëhet fjalë për rrezikun tek njerëzit, atëherë të intereson të marrësh sa më parë rezultatin e analizave. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Prandaj duhen bërë menjëherë analizat për të diagnostikuar personin që shfaq simptoma dhe për ta izoluar nëse është prekur nga gripi i shpendëve," thotë Dr. Che.
Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë, dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Rosemary Tan, e cila themeloi laboratorin Veredus, thotë se diagnostikimi në të kaluarën është bazuar në simptomat klinike, gjë që shpesh ka çuar në diagnozën e gabuar. "Këto paketa analizash përdorin teknologjinë diagnostikuese përmes ADN-së. Ne analizojmë mostrën për të parë nëse është i pranishëm gjeni që identifikon këtë virus, dhe më pas ky gjen zmadhohet. Në këtë mënyrë sëmundja kapet që në fazat e para. Pra paketa mendohet se mund të identifikojë virusin që në ditën e dytë apo të tretë të infektimit," thotë zj. Tan.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 100 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.
Personat që vdiqën në Azi kishin rënë në kontakt me shpendë të infektuar. Deri tani nuk ka pasur të dhëna se virusi mund të transmetohet nga një person i infektuar tek një person tjetër. Dr. Lee thotë se miliona vetë mund të vdesin nëse virusi shndërrohet në një formë që përhapet lehtë tek njerëzit:
"Pyetja kryesore është: a do të ketë një epidemi masive të gripit tek njerëzit. Unë besoj dhe mund t’ju them në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se do të ketë një epidemi të tillë. Një kusht që e mundëson këtë është një virus që transmetohet lehtë nga një njeri në tjetrin."- thotë Dr. Lee.
Sekretari Leavitt thotë se shkencëtarët kanë prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve, por doza e nevojshme për të luftuar sëmundjen është 6 deri 12 herë më e madhe se vaksinat që përdoren aktualisht kundër gripit të zakonshëm. Zoti Leavitt u bëri thirje vendeve të tjera të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme për të prodhuar një vaksinë të tillë, pasi rreziku i një epidemie gripi është shumë i madh:
"Nuk kemi objekte të mjaftueshme për të prodhuar vaksinën, si rrjedhojë e kohës së gjatë që kërkon prodhimi i vaksinave për çdo person në USA, aq më tepër në gjithë botën."- tha para disa koheve drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Jong Woo Levit.
Ndërkaq, gripi i shpendëve vazhdon të përhapet ne siudhesen Ballkanike dhe ne disa shtete te BE-se.
Dihet se Ekspertët e veterinarisë së Bashkimit Evropian po diskutojnë në Bruksel mënyrat e përballjes me kërcënimin në rritje për përhapjen masive të virusit H5N1. Takimet erdhen disa ditë pasi virusi është gjetur në disa shpendë të ngordhura në Gjermani. Danimarka, Norvegjia dhe Suedia kanë urdhëruar mbajtjen e shpendëve për konsum në hapësira të mbyllura. .. Autoritetet kosovare të MSH dhe MBPZHRK kanë marrë masa urgjente parandaluese lidhur me gripin e shpendëve, pas rasteve të infektimit me virusin H5N1 të shpendëve në Italinë dhe Greqinë fqinje dhe do të ishte mendjelehtësi e pafalshme të mendonim se Kosova do të kursehet nga ky virus kobezi.
Kosovarët nuk kanë marrë vaksinën Tamiflu, me të cilën po vaksinohet kryesisht popullata e vendeve të prekura nga virusi H5N1. Megjithatë, kreu i Institutit të i Shëndetësisë Publike Prof.dr.sci.Isuf Dedushaj, thotë se një pjesë më e ndjeshme e popullatës, ka marrë vaksinën kundër gripit human. “Janë vaksinuar diku rreth 10 mijë persona në shkallë të Kosovës me vaksinën humane kundër gripit”,tha para disa diteve per media…. Derisa virusi është në Ballkan gjasat janë të vijë edhe këtu", tha edhe epidemiologu I njoftun kosovare prof.dr.N.Ramadani,ne nje emission tv kosovare.
Edhe qeveritë e tjera evropiane kanë filluar të marrin masa shtesë pas rasteve në Itali, Greqi e Bullgari. Komisioni Evropian ka propozuar të krijohet një sistem i përbashkët mbikqyrje në mënyrë që bashkarisht të pastrohen zonat ku gjenden shpendët e infektuar…
Ndërkohë, qeveritë nga vende të ndryshme të botës po grumbullojnë rezerva të vaksinës Tamiflu, në rast të përhapjes së ndonjë pandemie të gripit të shpezëve. Këto vaksina janë të shtrenjta dhe me numër të kufizuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se me kapacitetin e fabrikave ekzistuese duhen 10 vite për të prodhuar sasi të mjaftueshme të vaksinës për të trajtuar vetëm 20 për qind të popullatës së botës…Ndersa, Komiteti i ekspertëve ka diskutuar gjendjen e masave të kontrollit lidhur me gripin e shpendëve. Që nga shtimi i masave të sigurisë, të marra në tetor, rreth 25 mijë zogjë të egër janë testuar lidhur me virusin H5N1. tha Michael Mann, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Ekspertë evropianë të shëndetësisë janë mbledhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve

Ekspertë evropianë të shëndetësisë kjohe me pare janë mbledhur në Bruksel me për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve mes zogjve shtegëtarë.
Komisioni i miratoi një sërë masash që do të përmirësojnë vëzhgimin e gjendjes dhe do të kontrollojnë më mirë zbatimin e vendimit për ndalimin e importeve, siç është mos lejimi i importeve të puplave të patrajtuara nga vendet jo anëtare të Bashkimit.
Komisioni Evropian ka caktuar 2 presje 5 milionë dollarë të tjerë për masat parandaluese.
Autoritetet gjermane kane konfirmuan praninë e virusit H5N1 në disa ishuj në Detin Balltik. Vatra virusi janë gjetur edhe në Ballkan, Turqi dhe Detin Kaspik,lajmrojne agjencite boterore.

Ukraina konfirmon një epidemi të re të gripit të shpendëve

Ukraina konfirmoi një shpërthim të ri të gripit të shpendëve në pjesën jugore në gadishullin e Krimesë.
Zyrtarë të bujqësisë thanë dje se virusi ishte gjetur në një numër shpendësh të ngordhur, të egër dhe të butë. Ende nuk dihet nëse shpendët kishin ngordhur nga virusi H5N1.
Kina dhe Turqia bëri dje të ditur dy vdekje të tjera dhe zyrtarë irakianë dyshojnë se gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e një vajze 14 vjeçare në qytetin kurd Sulejmanijeh.
Ndërkohë, një konferencë ndërkombëtare e dhuruesve në Pekin me premtime prej afro 2 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfëra në përpjekjet për parandalimin e sëmundjes.
USA premtuan shumën më të madhe prej 334 milionë dollarësh.
Shtëpia e Bardhë tha se fondet do të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërkombëtar kundër këtij kërcënimi në rritje, siç e cilësoi ajo.






Vaksinë e re për gripin

Njerëzit që bëhen nervozë nga gjilpërat, janë më të rehatuar tani me një vaksinë të re për gripin që nuk kërkon shiringë, por që merret përmes hundës. Megjithë optimizmin se ajo do të rrisë numrin e atyre që kërkojnë të vaksinohen, përsëri ka shqetësime lidhur me komplikacionet që mund të sjellë kjo vaksinë tek pacientë të veçantë.
William-it 8 vjeçar nuk i pëlqejnë gjilpërat.
Por gjatë vizitës së fundit tek mjeku, ai ishte i kënaqur. Këtë herë Williami mori vaksinën e gripit përmes hundës.
Ky lloj vaksinimi ka dalë qysh në vitin 2003 dhe një studim i fundit tregon se jo vetëm që është i sigurtë por edhe i efektshëm njëlloj si injeksioni. Doktor Hector Izurieta është studiues në Agjencinë për Ushqimet dhe Ilaçet.
“Midis 2 milion e gjysmë njerëzve që marrin vaksinën, jemi informuar për vetëm 460 rasta ku ka patur probleme. Ky është numër i pakonsiderueshëm”.
Por përsëri më i lartë sesa numri i problemeve që ndodhin me vaksinën tradicionale me injeksion.
“Në disa raste ka patur reaksione serioze alergjike. Në disa raste pacientët me azëm janë keqësuar”.
Vaksina quhet FluMist dhe rekomandohet për njerëzit nga mosha 5 deri në 49 vjeç që nuk kanë sëmundje kronike, asmë bronkiale. Vaksina nuk rekomandohet për gratë gravide.
Doktori James Mattey, pediatër në Bethesda të Marylandit, thotë se disa njerëz që marrin vaksinën nga hunda mund të kenë simptoma të të ftohurit, por prapë janë të kënaqur që nuk bëjnë gjilpëra.
“Shpresojmë të rritet numri i atyre që do të vaksinohen para dimërit për të mbrojntur kështu një numër të madh njerzish nga gripi në USA”.
Dhe kjo është një arsye e mjaftueshme po të kihet parasysh fakti që gati 250 deri në 500.000 njerëz vdesin nga komplikacionet e gripit çdo vit shkruan,gazetari Paige Kollock.


Masa për gripin e shpendëve në Shqipëri




Këshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton masat kundër gripit të shpendëve
Zyrtarisht në Shqipëri nuk është verifikuar ndonje rast i gripit, por ditët e fundit ka pasur raste të shpeshta të shpendëve që janë gjetur të ngordhur.
Autoritetet vijojnë të thonë se nuk ka asnjë rast të virusit vdekjeprurës të gripit të shpendëve, por afrimi i tij në vendet fqinj ka rritur vëmendjen ndaj rrezikut.
Presidenti Alfred Moisiu ka theksuar në mbledhjen e këshillit se nuk ka vend për panik, porse duhen marrë masa urgjente që gripi i shpendëve të mos i gjejë papërgatitur as institucionet e as popullsinë.
Republika e Shqipërise praktikisht gjendet në zonën e migrimit të shpendëve, të cilat në vendet fqinje janë gjetur të ngordhura dhe më pas është vërtetuar se shkak ka qenë shtami H5N1 i virusit të gripit të shpendëve.
Ditët e fundit janë shtuar rastet e gjetjes së shpendëve të ngordhur brenda territorit, si në Sarandë, ku ngordhën 90 pula, por raste të veçuara ka edhe në Shkodër, Lezhë e Burrel.
Veterinierët lokalë kanë qetësuar popullsinë duke thënë se arsyeja ka qenë një sëmundje tjetër e quajtur 'pseudopest'.
Ende nuk është e qartë se përse shpendët e ngordhur nuk dërgohen në laboratorët e specializuara në Evropë, ashtu si kanë vepruar edhe vende të tjera.
Banka Botërore ka njoftuar se do të mbështesë Shqipërinë me pesë milionë dollarë për të përballuar blerjen e barnave përkatëse të nevojshme në rastin e përhapjes së epidemisë.


Virusi në Evropë



Frikë për gripin e shpendëve në Evropë

Disa vende evropiane - midis tyre Franca, Gjermania dhe Holanda - kanë vendosur të mbyllin të gjitha shpendët e butë brenda për të parandaluar një përhapje të gripit të shpendëve.
Këto masa u njoftuan pasi Gjermania bëri të ditur rastin e parë të shtamit H5N1 në dy mjelma të ngordhura në ishullin e detit Balltik, Ruegen.
Të mërkurën, Hungaria ishte vendi më i fundit evropian që konfirmoi praninë e gripit të shpendëve. Ai u zbulua në tri mjelma të ngordhura pranë kufirit me Serbinë.
Nevojiten prova të reja nëse ato kanë ngordhur nga shtami H5N1.
Gripi i shpendëve është gjetur edhe në Itali e Greqi. Ka gjithashtu disa raste të dyshuara për gripin e shpendëve në Slloveni e Kroaci.
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qeverive të ruajnë qetësinë duke thënë se ngrënia e shpendëve është e sigurtë.
Eurodeputeti gjerman Karl-Heinz Florenz, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë të Parlamentit Evropian, ka paraqitur një amendament në rregullat e BE-së që kërkon që vendet e BE-së t'i fusin të gjitha shpendët brenda.
"Ne duhet të kemi rregulla në të gjithë Evropën për t'i mbyllur të gjitha shpendët brenda ndërtesave," tha zoti Florenz.
"Nëse ka probleme të gripit në Gjermani, p.sh, me siguri Austria, Belgjika dhe Holanda duhet të bëjnë të njëjtën gjë, përndryshe nuk ka kuptim," tha eurodeputeti gjerman.

A jemi të përgatitur kundër gripit të shpendëve?




Raste të reja të gripit të shpendëve në botë
Ditët e fundit janë njoftuar raste të reja të virusit të gripit të shpendëve në botë dhe Evropë.
Në Evropë raste janë gjetur në Austri e Francë ditët e fundit, por edhe në Slloveni, Hungari, Itali e Greqi.
Çfarë do të thotë zbulimi i rasteve të tjera në Evropën Perëndimore. A tregon ky një shpërthim të sëmundjes si në Azi ,Afrikë,Evrope apo Ballkan?
Në Shqipëri autoritetet thonë se nuk ka ndonjë rast të konfirmuar të virusit të shpendëve. Ka njoftime për ngordhje të shpendëve, por analizat e deritanishme tregojnë se nuk janë virusi vdekjeprurës i gripit të shpendëve.
Sa të vetëdijshëm jemi për sëmundjen dhe masat që duhen marrë? A mendoni se janë marrë masat e nevojshme parandaluese? A janë autoritetet në kontroll të gjendjes? A keni frikë se sëmundja mund të përhapet në rajonin tonë.

Ju mirepresim me shkrimet tuaja.
Na shkruani:
e-mail:
ose
e-mail:< ptcflomed@yahoo.co.uk>
Nigeria nuk po zbaton masat e duhura




Gripi i shpendëve po përhapet në vende të ndryshme në botë
FAO ka paralajmëruar për tragjedi në Afrikën Perëndimore në rast se shpërthimi i virusit të gripit të shpendëve në Nigeri nuk vihet nën kontroll.
Kryeshefi veterinar i organizatës, Joseph Domenech tha se masat e ndërmarra nga qeveria nigeriane nuk po zbatohen dhe se lëvizja e tregtia e shpendëve po kontribuon në përhapje të virusit H5N1.
Ndërkohë ekspertë veterinerë të BE-së i kanë dhënë aprovimin Francës dhe Holandës të fillojnë program vaksinimi të kufizuar kundër gripit të shpendëve.
Programi është plani i parë vaksinues parandalues kundër shtamit H5N1 të gripit të shpendëve dhe do të prekë 9 milionë shpendë në rajone të ndryshme të të dy vendeve.
Disa anëtarë të BE-së, përfshirë edhe Britaninë dhe Gjermaninë kanë ngritur shqetësime në takim rreth kostos dhe efektivitetit te shpendet të vaksinimit si dhe rreth dëmeve të mundshme që mund t'i shkaktohet shitjeve rreth frikës për mishin e vaksinuar.
Virusi i shpendëve shfaqet tek macet



Shkencëtarë në Tajlandë thonë se virusi i gripit të shpendëve është gjetur dhe tek kafshët.

Gripi i shpendëve ka regjistruar disa viktima në Vietnam
Nga i njëjti virus, deri tani kanë humbur jetën shume vetë në Azinë juglindore.
Një studiues tajlandez kohe me pare tha se analizat kanë treguar se të paktën dy mace shtëpiake dhe dy tigra në një kopsht zoologjik janë të infektuar me virusin.

Zbulim i rëndësishëm

Sipas shkencëtarit, kafshët mund të jenë infektuar pasi kanë ngrënë mbeturina të pulave apo shpendë të tjerë të gjallë, që mund të kenë qenë të infektuar.

"Kjo është hera e parë në botë që ne është gjetur virusi i shpendëve tek macet dhe tigrat," tha në një konferencë shtypi kohe me pare Dr Teeraphon Sirinauemit i Universitetit Kasetsart në Tajlandë.

Zbulimi është rëndësishëm sepse me kalimin e virusit nga një specie tek tjetra, shtohet rreziku i shpeshtimit të rasteve të infektimit tek njerëzit.

Të paktën një mace dhe një tigër kanë ngordhur, por nuk është konfirmuar se ata ngordhën nga virusi.

Qeveria Tailandeze nuk komentonte rreth deklaratave të shkencëtarit derisa të shihte analizat.


Gatishmëri në Evropë për gripin e shpendëve




Frikë nga gripi i shpendëve
Gazetat evropiane ngrenë pyetjen nëse është i ekzagjeruar reagimi për përhapjen e gripit të shpendëve në kontinent.
"Gatishmëri në Evropë lidhur me rastet e reja të gripit të shpendëve," shkruan një titull kryesor në gazetën spanjolle EL PAIS.
Gazeta shkruan se autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi pasi u gjendën zogj të ngordhur në rajonet Logrono, Navarres dhe Madrid.
"Na duhet të presim rezultatet e analizave për të ditur nëse ndonjë nga ato është infektuar nga virusi," shkruan gazeta.
E përditshmja e Parisit LIBERATION shkruan se shpendi i parë i ngordhur nga virusi H5N1 në Francë ishte gjetur pak më në jug se rajoni i ritjes së shpendëve në Bresse.
"Nëse rosa e egër do të kishte rënë e ngordhur pak më në veri," shkruan gazeta, "drama do të kishte goditur në tryezat tona të ngrënies dhe do të kishte marrë një dimension edhe më të madh kombëtar."
Gazeta paralajmëron për një histeri në rritje ndërsa virusi po përhapet.
"Rënia në konsumin e shpendëve nuk kishte pritur për shpendët e sëmurë, dhe gjendja mund të përkeqësohet në ditët e ardhme," shkruan ajo.
Megjithatë, gazeta e kupton shqetësimin.
"Ne duhet të mirëpresim faktin se janë nxjerrë mësime nga gripi spanjoll i vitit 1918," shkruan gazeta. "Ai i bëri njerëzit të vetëdijshëm për globalizimine kërcënimeve biologjike."
Gazeta gjermane FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG i akuzon autoritetet se e kanë tepruar në reagimin pas zbulimit të disa rasteve ndër shpendët e egër në ishullin Ruegen në detin Balltik.
Gazeta shkruan se shpërthimi i sëmundjes në ishull u zbulua shpejt dhe u ndoq nga një reagim i shpejtë.
"Por fotot e mjelmave të ngordhura të marra në Wittower Faehre kanë shkaktuar një gjendje gati paniku, madje edhe edhe në qarqe në parlament e qeveri," shkruan gazeta.
Gazeta e ndjen se është "thjesht budallallëk" që ushtarët e stërvitur për të luftuar kundër armëve biologjike shpejt do të shihen në televizion të përfshirë në punën desinfektuese.
"Do të ishte mirë të kishte një ndjenjë më të madhe të proporcionit në përballimin e gripit të shpendëve," shkruan gazeta.
E përditshmja tjetër gjermane BERLINER ZEITUNG shkruan se përhapja e gripit të shpendëve po ndryshon pikëpamjet e njerëzve për zogjtë.
Gazeta shkruan se mjelmat, që ishin shpendët e parë të gjetur me infeksionin në Gjermani, janë një "simbol i dlirësisë".
"Perceptimi ynë për kafshët po ndryshon," shkruan gazeta gjermane Berliner Zeitung.

Mr.sc.Flori Bruqi

e diel, shkurt 19, 2006

Enkas lexoni shkrim nga Moderusi politik i Floart-it dhe Flori-Press-it :Engjell Shehu,nga Belgjika

Ligji i legalizimeve me e mira e mundshme per situaten e krijuar


Engjell Shehu

Te jesh pronare i shtëpisë qe ke ndërtuar me djersen e ballit nëpërmjet legalizimit është me se normale për ata qe i besojnë te ardhmes dhe shtetit ligjor. Ka vite te tera qe flitet dhe behet propagande nga politikane te gjithë spektrit politik se problemi me kryesor dhe i ndjeshëm ka qene dhe ngelej legalizimi i banesave te ndërtuara pas viteve 1990. Me ketë slogane ka fituar dy here Bashkinë e Tiranës kryebashiaku Edi Rama, dy here Partia socialiste ne zgjedhjet e përgjithshme elektorale po me te njëjtën slogan legalizimi prioriteti kryesor. E çfarë u be për legalizimet për tete vjet nga Partia Socialiste dhe kryebashkiaku i Tiranës ?! Asgjë, vetëm ngeli demagogji, gënjeshtër dhe asgjë tjetër. Partia Demokratike para zgjedhjeve te 3 korrikut 2005 premtoje se prioriteti i saj ne zonat rurale dhe urbane do te ishte legalizimi i te gjithave banesave e ndërtesave te pa legalizuara dhe me një çmime te arsyeshëm ne baze te sipërfaqes se tokës qe është ndërtuar. Jemi dëshmitarë te realitetit qe jetojmë se qeveria Demokratike e ardhur ne pushtet me votën e lire plebishitare dhe ne baze te premtimeve te saj ne fushate, jo vetëm qe po i mban premtimet e saj, por i bene ne te njëjtën kohe sa me te dukshme e te prekshme ato nëpërmjet transparencës e punës se saj me duar te pastra. Një nga ato premtime ishte edhe ligji i legalizimeve qe u hartua me kujdes dhe me variantin me te mire te mundshëm qe i përshtatet realitetit dhe qe u votua ne parlament nga mazhoranca e djathte. Me anën e këtij ligji rregullohet ne mënyrën me te drejte urbanizimi dhe adresat si dhe djersa e atij qe ka punuar, ndërtuar ,investuar dhe shpresuar për te ardhmen behet realitet me ardhjen ne pushtet te Partisë Demokratike qe i shërben interesave e mirëqenies te popullit vet. Puna dhe shërbesa e kësaj qeverie është ne fillimet e veta te mandatit katërvjeçare për realizimin e te gjitha premtimeve te bëra ne fushatën elektorale. Natyrisht qe këtu nuk do te ngelen te gjitha palët te kënaqura, kame këtu parasysh atë pale qe quhen ish-pronare. Mirëpo mos te harrojmë se edhe për këtë shtresë qeveria ka hartuar dhe miratuar një plane te detajuar për te marre atë qe ju takon nëpërmjet kompensimit me toke te pa zënë dhe me vlere monetare. Askush nuk munde te pretendoje nga ish pronaret qe realitetit i krijuar nga ndërtimet e viteve pas 90-es ka zgjidhje me te mire te mundshme nga ligji qe u miratua ne parlament për legalizimet. Mos votimi i ligjit te legalizimeve nga ana e Partisë Socialiste nuk është vullneti i saj se u do te mirën ish-pronarëve dhe se u dhimbsen interesat e tyre por është disi gjetkë tek lufta politike jo e ndershme qe bëjnë ne parlament kundër mazhorances dhe qeverise demokratike për arsyen e vetme qe janë kundër çdo iniciative dhe ligji qe përbenë progres si rezultat i punës se pastër te qeverise demokratike. Për tete vjet ne qeverisje nga viti 1997-2005, çfarë beri për ish-pronaret partia Socialiste? Perse nuk e zgjidhi këtë problem qe ajo afron tani qe është ne opozitë edhe se beri kur i kishte te gjitha votat e nevojshme dhe presidentin te saj për te miratuar një ligj te tille qe na servir tani? Hipokrizia e saj me sa shohim nuk paska kufi, ajo ashtu siç u tall ne kohen e qeverisjes se saj te dështuar e te mbuluar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar me te njëjtën mënyrë kërkon edhe tani te tallet me ndjenjat dhe pronat e ish-pronarëve qe tani pretendon se i përkrah ata. Zgjidhja me e mire e mundshme qe ju be nëpërmjet këtij ligji te legalizimeve do te lere te kënaqur edhe ish-pronaret pasi edhe ata te kompensohen nga shteti me atë qe ju ehte premtuar pra ne vlere monetare e toke fizike qe është akoma e lire. Spekulimet qe bëhen nga mediat dhe individ te veçante ne trajtimin e kësaj teme kaq te ndjeshme qe tashme mori rrugën dhe formën e duhur duke u miratuar ligji i legalizimeve nuk janë ne interes as te ish pronarëve por nuk janë as ne interes te bashkëjetesës paqësorë e ligjore te te gjitha shtresave te përfshire ne këtë konflikte qe është zgjidhur me miratimin e ligjit te legalizimeve. Konfliktualiteti midis ish-pronarëve dhe atyre qe përfshihen nga ligji i legalizimit është ne kokën e atyre qe nuk njohën shtet ligjor dhe qe anti-ligjin e kane patur si mjetin e fitimeve te tyre jo te ndershme. Për ata qe njohen dhe zbatojnë ligjin është normale dhe e justifikuar te gëzojnë pronën e tyre qe e kane fituar me djers dhe pune te ndershme dhe ne te njëjtën kohe ti gëzohen ligjit te legalizimeve për te qene te barabarte midis te barabartëve.





http://gjuhashqipe.blogspot.com

http://geocities.com:albsit

http://engjellshehu.blogspot.com













e shtunë, shkurt 18, 2006

GRIPI I SHPENDEVE(PJESA 9)


Buletini Nr 9: FLOMED,18 shkurt 2006


H5N1 më i rrezikshëm se SARS
Zyrtarë mjeksorë kanë paralajmëruar se bota është afër një epidemie të fuqishme infektuese e cila
është një përzierje e influncës së shpezëve dhe gripit.
Autoritet kanë bërë të ditur se të prekur nga kjo epidemi do të jenë njerëzit dhe jo shtazët siq është
menduar më parë. "Ne jemi duke e hulumtuar por nuk e dimë se kur do të ndodhë" ka tënë një
zyrtar i OBSH-së..
"Nëse ndodhë, do të jetë më i rrezikshëm se SARS" bëjnë të ditur zyrtarët.
Shkaku se pse është më i rrezikshëm se SARS është se H5N1 është virus i cili transmetohet sikurse
gripi i zakonshëm kurse SARS ishte gjysëm transmetues. H5N1 tashmë ka mbytur 32 persona në
Tailandë dhe Vietnam këtë vit, derisa SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) ka mbytur 774
dhe ka infektuar afër 8000 persona kryesisht në Azi në vitin 2003. Të dy epidemitë kanë shkaktuar
humbje të konsiderueshme ekonomike në rajon. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar
se gripi i shpezëve i përzier me gripin e njerëzve mund të shpërndahet shpejtë dhe të shkaktojë afro
7 milion vdekje. Azia është vendi më i rrezikuar nga virusi H5N1 dhe për këtë arsye është krijuar
Asociacioni i Popujve të Azisë Jug-Lindore (The Association of Southeast Asian NationS-ASEAN),
ku bëjnë pjesë Malejzia, Indonezia, Filipinet, Tailanda, Vietnami, Brunei, Kamboxhia, Laos dhe
Myanmar.


Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit
1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milion njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar
Kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.
Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërrcënim
në rritje, tashmë me përmasa globale...
Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e
rëndë e pulave.

Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të
puplave,probleme në pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebolë pule",
e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.
Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit
të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5-N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të
cilat, 7 sosh kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.
Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të
madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur
shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht.


Për momentin nuk ekziston ndonjë vaksinë për të mbrojtur qëniet njerëzore nga gripi i shpendëve H5N1.

Megjithatë puna tek disa prototipë vazhdon. Përpjekjet vështirësohen nga mosnjohja e formës
që mendohet se do të marrë virusi nëse ai do të pësojë ndryshim (transferohet tek njerëzit).

Megjithatë disa lloj ilaçesh anti-virale që janë në dispozicion mund të ndihmojnë kufizimin
e simptomave.



Zyrtarët thonë se në Kosovë ende nuk ka grip të shpezëve


Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës përmes një kumtese ka deklaruar se me vëmendje po e përcjell situatën epidemiologjike të gripit të shpendëve (Avian Influenza) dhe se mbi bazë të vlerësimeve dhe analizave të bëra deri tani, është konstatuar se gjendja e shpendëve në Kosovë është plotësisht nën kontroll dhe masat e ndërmarra
deri tani me urdhëresat të caktuara, janë duke dhënë efektet e veta.

Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës njofton se në bazë të rezultateve të analizave të
fundit, në Kosovë nuk ka shenja të gripit të shpendëve. Agjencioni Veterinar ka marrë rezultatet
e analizave edhe të 21 rasteve të fundit, pas të cilave ka bërë këtë konstatim.


Qeveria e Kosovë në pajtim me rekomandimet e OBSH-së urdhëroi Ministrinë e Shëndetësisë,
Konform Ligjeve në fuqi,themeloi Komitete menagjuese për pandeminë “Gripi i shpezëve”,në nivel
ministrorë,ZASHMSH,QKUK,spitaleve rajonale,komunale duke marrë masa që popullata të jetë më
kohë e Informuar për masat që merr MSHK gjegjësisht Qeveria e Kosovës.(masat mbrojtëse të punëtorëve
Shëndetësorë,hospitalizimin e pacientëve të dyshuar me infeksion me virus të grpit të shpezëve,nevojat
me materiale sanitare dhe preparate farmaceutike duke u bazuar në rekomandimin zyrtarë të Institutit
Kombëtarë të Shëndetësisë publike të Kosovës,të datës 17 tetor 2005).
Kosova pritët të ballafaqohet me problemin e pandemisë së gripit të shpezëve në fillim të marsit të vitit
2006.Nstituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës,më kohë ka paraparë sasinë e materialeve të nevojshme sanitaro-teknike(paisje,aparaturë,vaksina,dezinfekcione,medikamente antivirale e të përgjithshme) për
Realizimin më sukses të shërbimeve parandalues dhe profilaktike,në përputhje me kërkesat emergjente epidemiologjike ne teren dhe sipas standardeve bashkohore lypset të sigurohen barërat,dezinfektantet,
aparatura etj. që Qeveria e Kosovës deri më tash nuk i ka siguruar (!?
Nga një vlerësim i Organizatës Botërore Shëndetësore,i projektuar enkas për popullatën e Kosovës,
nëse nuk do të këtë vaksinë kundër gripit të shpezëve(Tamiflu-Oseltamivir;Relenza.Vaxigrip),preparate dezinfektuese(decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P,
Safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept ff etj)pritet të sëmurët
popullata e Kosovës(15—300 mijë të sëmurë)...Sipas parashikimeve statistikore(OBSH-së) numri i të
sëmurëve do të sillet prej 200 deri 700 mijë të sëmurë respektivisht prej 308 deri 496 mijë pacientë.
Komplikimet nga pneumonia që kërkojnë hospitalizim të domosdoshëm do të jenë prej 30.800 deri
49.600 gjegjsisht prej 61.600 deri 99.200(10-20%).Vdekjet më një shkallë legaliteti vlerësohen që
të jenë prej 1.540 deri 2480 gjejgësisht 3.080 deri 4.960 pacientë(0,5 deri 1%).
Pothuaja të gjitha shtetet e globit urgjentisht janë duke zbatuar urdhëresat e OBSH-së.

Fjala vjen,Kina mori masa urgjente pasi virusi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e zogjve migrues.

Simptomat tek njerëzit të cilët infektohen nga virusi H5N1 variojnë nga ethe tek dhimbja e grykës, sëmundje të frymëmarjes dhe, në rastet më ekstreme, në bllokim të organeve të tëra.

Që nga momenti kur ndodhi rasti i parë në vitin 2004 gjetën vdekjen më shumë se gjysma e
njerëzve që ishin infektuar nga sëmundja.

Vietnami është vendi më i prekur deri më tani, por meqënëse sëmundja nuk ka të bëjë me ushqimin
e gatuar ekspertët thonë se nuk është e rrezikshme të hash mish shpendësh.

Shkencëtarët kanë frikë për përhapjen së shpejti të një epidemie gripi vdekjeprurës me përmasa globale tek njerëzit mbasi kjo po ndodh tre ose katër herë gjatë një shekulli.

Gripi i shpendëve që ka shumë gjasa të shkaktohet nga virusi H5N1, po shkakton një alarm të veçantë.

Ky virus gjithashtu ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve që nga koha kur u rishfaq në Azinë Jug-lindore në vitin 2003.

Ekspertët mendojnë se është vetëm çështje kohe përpara se virusi të ndryshojë dhe të përhapet me lehtësi tek njerëzit.



Një variant i ri i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse mund të përhapet nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Kjo mund të ndodhë nëse qëniet njerëzore do t'i kishin të dyja infeksionet në të njëjtën kohë.

Mendohet se varianti i ri mund të përhapet me lehtësi dhe me shpejtësi duke shkaktuar vdekjen e një numëri të madh njerëzish, sistemi i imunitetit të të cilëve nuk është i përgatitur për t'u përballur me infeksionin.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.

Origjina e virusit




Tregjet e hapura të shpendëve ndihmojnë në përhapjen e virusit
Tregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve.

Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë.
Ato përhapen nëpërmjet glacave dhe sekrecioneve të tjera.

Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen.

Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar.

Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë.
Rusia do te asgjesoje 65 mije zogje dhe pula si pasoje e rasteve te infektimit nga gripi i shpezeve ne 13 rajone. Deri tani nuk eshte shenuar ndonje rast i infektimit te njerezve nga virusi ne fjale.



Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit 1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.
Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërcënim në rritje, tashmë me përmasa globale.
Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e rëndë e pulave.

Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të puplave, probleme në
pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebola të pulës", e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.
Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të cilat, shtatë kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.
Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht

Përse virusi H5N1 përbën një shqetësim të veçantë?


Nga 15 nën-llojet e virusit të shpendëve, H5N1-shi përbën shqetësim të vecantë për disa arsye.

Ai ndryshon shumë shpejt dhe ka nje prirje për të marrë gjene të materilit gjenetik nga viruse, të cilat infektojnë specie të tjera kafshësh.

Aftësia e tij për të shkaktuar sëmundje tek njerëzit është vërtetuar në dy raste.

Përveç kësaj, studimet laboratorike kanë vërtetuar se isolate nga ky virus mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë tek njeriu.

Shpendët që nuk ngordhin kur infektohen prej tij e eliminojnë virusin për të pakten 10 ditë nga goja, por edhe nga feçet, duke lehtësuar kështu përhapjen e tij tek shpendët migrues.






Këmbanat e alarmit për përhapjen e virusit të gripit në mbarë botën kanë filluar të bien, duke shtuar kështu frikën e përhapjes së një pandemie, e cila mund të shkaktojë me mijra të vdekur.

Virusi është shpërndarë tashmë në 22 provinca të Azisë në vende si, Vietnami, Indonesia dhe disa pjesë të Kamboxhias, Kinës, Tajlandës dhe Laosit.


Ndërkaq raste të virusit vdekjeprurës H5N1 janë identifikuar në Rusi e Kazakistan.

Gjeokrafikisht gripi po i afrohet Evropës, ku ka prekur tërë Rajonin e Ballkanit, ndërsa është dhënë alarmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për mbërritjen e tij dhe në Shqiperi.

Në Turqi Komisioni Europian bëri të ditur se, virusi i zbuluar është i njëjtë me atë që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave në Azi, që prej vitit 2003.


Dhe Rumania rezultoi e prekur nga virusi vdekjeprurës H5N1, pas ngordhjes së 80 shpendëvë në një fermë në Vushtrri, si dhe disa rasteve të tjera të identifikuara, në deltën e lumit Danub.


Greqia ka qënë vendi tjetër i prekur nga gripi i shpendëve, ku pas analizave të qendrës së posaçme laboratorike të Selanikut u deshmua prezenca e virusit vdekjeprurës, i cili është i afte te shnderohet në një pandemi.


Alarmi për prekjen nga virusi i gripit të shpendëve u përhap dhe në kufirin greko-Maqedonas, ku u gjendën shpendë të ngordhura.


Ndërsa në Shqipëri mijra shpendë të ardhur nga vendi fqinjë, Greqia u groposën pas urdhërit të BE-së.


Ka qenë OBSH-ja ajo që ka dhënë alarmin se shumë shpejt virusi vdekjeprurës mund të prekë dhe Shqipërinë, pas ngordhjes së 200 gjelave në Llakatund të Vlorës.


Megjithatë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë, janë shprehur se për momentin vendi ynë nuk është i prejur nga virusi H5N1.




Rastet e gripit të shpendëve që kanë infektuar njeriun


H5N1, Hong Kong, 1997

Gjatë këtij shpërthimi u shtruan në spital 18 vetë, nga të cilët 6 vdiqën. Për të kontrolluar këtë epidemi autoritetet asgjesuan 1.5 milion pula, duke larguar burimin e virusit. Shkencëtarët përcaktuan se, virusi u përhap kryesisht nga shpendët tek njeriu dhe megjithëse u pat dyshim për ndonjë rast nga njeriu tek njeriu.

H9N2, Kinë dhe Hong Kong, 1999

Sëmundja u konfirmua në dy fëmijë, të cilët më pas u shëruan.

H7N2, Virginia, 2002


Një person i sëmurë pas një shpërthimi te H7N2 në pula

H5N1, Kina dhe Hong Kong, 2003


Dy raste brenda një familje nga Hong Kongu që kishte qenë në Kinë

H7N7, Hollandë, 2003

89 raste. Një i vdekur.


H9N2, Hong Kong, 2003


Një fëmijë që u shërua.


H7N2, Nju York, 2003


Një rast i sëmurë


(H5N1) 2003-2004 Tailandë dhe Vietman


35 raste me 23 te vdekur


H7N3 në Kanada 2004

H5N1 në veri të Vietnamit janar 2004
Asnjëherë më parë gripi i shpendëve, shumë patogjen (që mbart ose transmeton sëmundje) nuk ka shkaktuar përhapje të menjëhershme në një numër kaq të madh vendesh, duke vënë theksin mbi katastrofën që mund të shkaktojë në bujqësi dhe për rreziqet e mundshme që mund të përhapë tek njeriu.


Epizotia e ka prekur deri tani njeriun vetëm shkarazi, ku janë rregjistruar të paktën 117 raste infektimi human, ndër të cilët 60 vdekjeprurëse, që prej fundit të vitit 2003.


Edhe pse shumë patogjen për shpendët, virusi H5N1 mund të transmetohet gjithashtu dhe nga rosakët e butë, që nuk paraqesin simptomat e sëmundjes, e për pasojë fermerët do ta kenë të vështirë të mbrohen nga një infektim i mundshëm.

Mënyrat e transmetimit


Virusi vdekjeprurës H5N1, transmetohet nga zogjtë tek njeriu, dhe shumë shpejt mund të krijojë një pandemi, apo thënë ndryshe një epidemi boterorë.

Më të kanosurit ndaj prekjes së këtij virusi vdekjeprurës janë moshat e thyera, të sëmuret, ose personat me imunitet të dobët.

Virusi përhapet nëpërmjet ajrit dhe merret nga kontaktet e para me të sëmuret, prandaj kjo është dhe arsyeja që të infektuarit duhet të izolohen në dhoma të veçanta.

Duke qenë se tashmë ardhja e këtij virusi është vetëm çështje kohe, qeveritë e shumë vendeve europiane kanë filluar të hartojnë plane për të përballuar rrezikun e madh.

Për këtë arsye, Organizzata Botërore e Shëndetësise ka kerkuar që shpendet të cilët ndodhen në një rreze prej 3 kilometrash nga virusi, duhet te asgjesohen menjëhere, meqenëse egziston rreziku i përhapjes së tij, nese lihen të vrarë në vende të hapura.

Një variant i ri, i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse, mund të përhapet, nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.


Shenjat e përhapjes tek njeriu


Shenjat e gripit të shpendëve tek njeriu shfaqen midis ditës së dytë dhe 14-të mbas infektimit.

Të prekurit nga ky virus kanë temperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, madje një pjesë e tyre dhe diare.

Gripi transmetohet kryesisht tek njeriu nga sekrecionet e pështymes gjatë kollitjes, apo teshtimës, por transmetimi nga duart e infektuara mund të jetë një faktor që ndihmon në prekjen nga ky virus.

Deri tani kanë vdekur rreth gjysma e të infektuareve, ç'ka tregon për një nivel të lartë vdekshmërie.

Parandalimi i gripit të shpendeve një analizë premtuese


Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza, e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1.
Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi, duke shkaktuar vdekjen e miliona personave në botë.
Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme.
Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Medikamentet antivirale për gripin e shpendëve


Ekzistojnë katër medikamente antivirale të ndryshme kundër gripit; amantadine, rimantadine, oseltamivir, dhe zanamivir. Megjithatë viruset kanë shfaqur rezistencë dhe ndaj këtyre medikamenteve.

Virusi H5N1 aktualisht konsiderohet si virusi që mund të shkaktojë pandeminë e rradhës.

Ndërkaq, shkencëtarët amerikanë thonë se, kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën, duke deshifruar strukturën gjenetike të këtij virusi.

Epidemitë stinore të gripit shkaktojnë pak a shumë 250 000 deri 500 000 vdekje në vit, për këtë arsye shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi.
Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit.



Shkencetaret rikrijojnë virusin e gripit që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve


Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Rikrijimi i virusit është një arritje, që do t’i mundësojë shkencëtarëve të përgatiten më mirë nga kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve.
Në dy botime të përjavshme shkencore, revistën Shkenca dhe revistën Natyra, shkencëtarët thonë se si gripi i vitit 1918 edhe epidemia e tanishme e gripit të shpendëve në Azi, filluan tek zogjtë para se të infektonion njerëzit. Megjithatë ata thonë se gripi i vitit 1918 u shndërrua në një formë që përhapej me shpejtësi tek njerëzit, gjë që nuk po ndodh ende me virusin e gripit të shpendëve.
Në vitin 1997 shkencëtarët studiuan organizmin e një viktime të gripit të vitit 1918, që ruhej i ngrirë në Alaskë dhe nxorrën ADN nga virusi në mushkëri.
Pas disa vite kërkimesh me ADN-në ata thanë se kanë rikrijuar virusin për të kuptuar më mirë karakteristikat e tij vdekjeprurëse.
Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të përftojë ndryshime të ngjashme si ai i vitit 1918 duke krijuar një epidemi globale. Studiuesit thonë se analiza e viruseve të mëparshëm mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë vaksina dhe mjekime anti-virale.






Shkencëtarët deshifrojnë strukturën gjenetike të virusit të gripit të vitit 1918



Shkencëtarët kanë deshifruar strukturën gjenetike të virusit të gripit, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetra miliona njerëzve menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Ky lajm nuk është thjesht një kuriozitet historik. Me frikën e tanishme rreth një epidemie botërore të gripit të shpendëve, një zbulim i tillë i njeh njerëzit me strukturën e viruseve vdekjeprurës që mund të çojnë më vonë në krijimin e vaksinave më të mira kundër tyre.

Në vitin 1918, një virus i gripit shkaktoi vdekjen e 20 milion deri në 50 milion njerëzve në botë. Andrew Jakomas është njëri prej atyre që mbijetuan.
"Në atë kohë arkivolët e vegjël për bebet ishin aq të shumtë sa që shtriheshin përgjatë 4 ose 5 blloqe apartamentesh," tregon zoti Jacomas.


Por përse ishte ky virus kaq vdekjeprurës dhe ku e kishte origjinën? Pikërisht këtë kërkon të gjejë doktor Xhefri Tautenberger i Institutit të Patologjisë pranë Forcave të Armatosura.

"Ne duam të nxjerrim mësime nga studimi i virusit të vitit 1918 për të kuptuar se si formohen epidemitë botërore të gripit dhe çfarë duhet bërë për t’i parandaluar."

Shkencëtarët po përpiqen ta rikrijojnë virusin e 1918-s në laborator. Ata kanë gjetur mostra indesh të ushtarëve të vdekur nga gripi gjatë Luftës së Parë Botërore.
Askush nuk e ka izoluar ose ruajtur virusin e vitit 1918. Por ushtria amerikane ka ruajtur inde të ushtarëve të prekur të asaj kohe dhe Dr. Taubenberger thotë se shkencëtarët kanë arritur të analizojnë të gjitha gjenet e këtyre viruseve.

"Kjo është si të zgjidhësh një gjëzë ose të ndërtosh një mozaik," thotë shkencëtari.

Vitin e kaluar, shkencëtarët britanikë zbuluan se si virusi i vitit 1918, gjithashtu një virus shpendësh, arriti të përhapet tek njerëzit dhe të kthehet në epidemi botërore.
Xhon Skejhill, Drejtor i Institutit Kombëtar britanik për Studimet Mjeksore, thotë se studiuesit britanikë kanë arritur të deshifrojnë strukturën e njërës prej proteinave të virusit.

"Kjo proteinë ka rëndësi sepse ka rol në lidhjen e virusit pas qelizave. Për shembull, kur viruset kalojnë nga shpendër te njerëzit, kjo proteinë pëson një farë ndryshimi, kështu që në vend që të lidhet vetëm me qelizat e zogjve, ajo mund të lidhet tani edhe me qelizat njerëzore dhe t’i infektojë ato."

Kjo ende nuk ka ndodhur me llojin e tanishëm të gripit të shpendëve por zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të përsëritet.

Pulat dhe rosat nuk janë të vetmit që mund ta transmetojnë virusin, thotë Taubenberger.

"Në botë ekziston një rezervuar jashtëzakonisht i madh virusesh dhe ne njohim vetëm majën e ajsbergut,” thotë shkencëtari.

Ka disa vjet që shkencëtarët po paralajmërojnë se një tjetër epidemi gripi do të shpërthejë në botë.
Nëse ata arrijnë të gjejnë se si ka ndryshuar virusi i vitit 1918, ata mund të mësojnë se si t’i çaktivizojnë viruset e tanishme dhe të parandalojnë një epidemi të re.

Rasti i virusit të shpendëve në Rumani shton frikën e Evropës



Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se tipi H5N1 i virusit të shpendëve i konfirmuar sot në Rumani është i njëjti variant i rrezikshëm si ato të gjetur më parë në Turqi dhe në Azi.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Shëndetësinë, Markos Kyprianu i bëri këto komente pak orë pasi një laborator në Britani konfirmoi se zogjtë e ngordhur të gjetur në Deltën e Danubit në Rumani ishin viktima të tipit H5N1 të virusit të shpendëve.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë vazhdojnë vizitën e tyre në vendet e Azisë Juglindore të prekur më shumë nga virusi i shpendëve.
Pas vizitës në një treg të Vietnamit, sekretari amerikan i shëndetësisë, Mike Leavit tha se do të jetë e vështirë të ndryshohen praktikat e tanishme të bashkëveprimit midis shpendëve dhe njerëzve që janë një pjesë e rendësishme e kulturës së këtij rajoni.
Lloji H5N1 është i njëjti virus që shkaktoi vdekjen e më shumë se 60 vetëve në Azi në vitin 2003. Virusi është zbuluar edhe në Rusi, Kazakistan dhe Turqi. Raste të paidentifikuara të virusit të shpendëve janë gjetur gjithashtu në Bullgari.


Ekspertë evropianë të shëndetësisë janë mbledhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve



Siq kemi njoftuar para 6 ditesh ekspertë evropianë të shëndetësisë u mblodhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve mes zogjve shtegëtarë.
Komisioni miratoi një sërë masash që do të përmirësojnë vëzhgimin e gjendjes dhe do të kontrollojnë më mirë zbatimin e vendimit për ndalimin e importeve, siç është mos lejimi i importeve të puplave të patrajtuara nga vendet jo anëtare të Bashkimit.
Komisioni Evropian ka caktuar 2 presje 5 milionë dollarë të tjerë për masat parandaluese.
Autoritetet gjermane konfirmuan praninë e virusit H5N1 në disa ishuj në Detin Balltik. Vatra virusi janë gjetur edhe në Ballkan, Turqi dhe Detin Kaspik.
Infeksione të gripit të shpendeve tek njerëzit në rajonin e Ankarasë















Virusi është marrë siç duket nga kontakti me shpendet
Në Turqi po përhapet virusi i gripit të shpendeve H5N1. Të hënën u bënë të ditura raste të reja infeksionesh. Javëne kaluar tre fëmijë kanë vdekur nga virusi në lindje të vendit. Publiku turk jeton keto ditë një përsëritje të gabimeve, të cilat sunduesit në Ankara i bëjnë gjithnjë në katastrofa të tilla, nga frika e humbjes së imazhit të vet, apo për shkak të prestigjit nderkombetar të vendit. Si psh pas katastrofes së reaktorit të Cernobilit: Atëherë udheheqesit e vendit pinin para kamerave çaj e thonin: një çikë radioaktivitet nuk na bën dëm dhe i bën njerëzit më aktivë. Përveç kësaj retë e mëdha radioaktive kishin kaluar mbi kufinjtë e Turqisë në Kaukaz dhe mbi Bullgari dhe Greqi, dhe Anadolli nuk ishtë prekur. Dimensionet e vërteta të demeve për njerëzit dhe bujqesinë u mbuluan. Njoftime për rritjen e madhe të rasteve të kancerit në disa territore të vendit u fshehen nën qilim.
Mënyra se si veprojnë në lidhje me pasojat e gripit të shpendëve tregon serish mendjelehtësinë e qeveritareve, se zogjtë shtegtarë nuk kanë shkuar në kufinjtë e Turqisë, disa në jug. Por megjithë paralajmërimet Ankaraja reagoi edhe kesaj rradhe shumë me vonesë. Dështimi i menagjimit të krizës nga ana e turqve është përgjegjës për atë se gripi i shpendëve po merr tani jetë njerëzish dhe përmasat e verteta nuk dihen aspak. Injorimi, dhe zbutja e peshës së fakteve ka qenë gjithmonë masa e parë taktike e atyre që kishin pushtetin nën gjysmëhënën turke. Edhe në rastin aktual u përgenjështruan njoftimet për sëmundjen e fëmijeve dhe të rinjve dhe u fol për sëmundje të mushkërive.
Ndërkohë një gjë është e qartë. Gripi i shpendëve ishte shkaku i vdekjes në së paku tri raste. Virusi shpërndahet në mënyrë të rrezikshme në drejtim të Evropës. Cdo ditë vijnë njoftime të reja nga provinca të tjera të Turqisë, në të cilat rregjistrohen raste të tjera të dyshimta.
Baza e jetës së shumë njerëzve në rajonet e humbura të lëna ekonomikisht pas dore që prej dhjetera vjetesh është mbajtja e kafshëve. Njerëzit varen nga gjedhi, apo shpendet, prodhimet e fituara prej tyre shiten, ose sherbejnë thjesht si ushqim për të gjithë familjen. Padituria dhe varfëria e zvogëlon diferencen hapësinore ndermjet kafshes dhe njeriut në atë mënyrë, saqë pulat natën i marrin në shtepitë e tyre, sepse nuk kanë stalla. Në shumë fshatra dhomat e banimit ndodhen mbi stallat me lopë, dhi, apo gjela deti.
Masat si karantina nuk kanë shans në një vend me rreth 40 000 fshatra. Rregullat e higjienës për mënyrën e sjelljes me kafshët ekzistojnë vetem në letër. Në periferitë e varfra të qëndrave të populluara pulat ndermjet fëmijëve, që luajnë, bëjnë pjesë në pejsazh po ashtu si dhe kanalizimet e mbyllura keq. Familjet pasanike të reja nga rajonet e humbura të Anadollit nuk turpërohen të mbajnë shpend në ballkonet e banesave të tyre luksoze në mes të metropoleve si dëshmi të lidhjes me vendlindjen.
Nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse t´i sqarosh njerëzit menjëherë dhe gjërësisht. Ata duhet ta kuptojnë, se shpendët e tyre duhen të vriten, me qëllim që familjet të mbijetojnë. Por kjo është më thjesht të thuhet, se sa të bëhet. Fjala është këtu për bazën e ekzistencës së familjeve, të cilat përndryshe nuk kanë asgjë veçse pula, pata dhe gjela deti. Atyre duhet t´u paguhet një kompensim financiar, me qëllim që të mund të financojnë ekzistencën sërish. Hetimi i demit të vertetë për njeriun dhe ekonominë kërkon veprimin e ekspertëve ndërkombëtarë, me qëllim që jo vetëm gripit të shpendeve t´i mbyllet rruga. Fjala është që edhe njërezve t´u mundësohen baza të reja të ekzistencës, me qëllim që ta pranojnë dhe të jenë dakord me ndarjen nga pulat dhe gjelat e tyre të detit.
Përndryshe nuk ekziston vetëm rreziku i vdekjes së njeriut nga gripi i shpendeve. Por kjo mund të ishte edhe një frenim i ambicjeve të Turqisë për pranim në BE. Këto nuk mund të realizohen si në rastin e mësipërm me zbukurime, genjeshtra, mohime, apo kercenime me denime me burgim në rast të informimit negativ.

Gripi i shpendëve përhapet nga Azia në Evropë



Zyrtarët e shëndetësisë në Azerbaixhan konfirmuan se shpendët e ngordhur, të gjetur përgjatë brigjeve të Detit Kaspik, ishin prekur nga virusi H5N1. Njoftimin e dha Ministri i Shëndetësisë i Azerbaixhanit duke shtuar se në vendin e tij nuk ka ndonjë rast mes njerëzve.
Një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se zyrtarët janë të shqetësuar se virusi është përhapur nga Azia në Rusi, Ukrainë dhe gjetkë. Autoritetet në Bullgari, Greqi, Rumani po ashtu kanë raportuar raste të gripit të shpendëve. Që nga viti 2003 rreth 90 individë në vendet e Azisë juglindore, Kinë dhe Turqi kanë gjetur vdekjen të prekur nga ky virus.
Zyrtarë të shëndetësisë në Turqi thonë se analizat tregojnë se vajza 12 vjeçare, që vdiq dje ishte infektuar nga një formë e rëndë e gripit të shpendëve. Zyrtarët thonë se 4 fëmijë kanë vdekur në Turqi nga forma H5N1 e këtij gripi dhe 16 njerëz të tjerë janë infektuar.
Në Indonezi, zyrtarët thonë se një vajzë 13 vjeçare ka vdekur nga gripi i shpendëve, por analizat nuk kanë vërtetuar se ajo ishte prekur nga virusi H5N1, nga i cili kanë vdekur 12 vetë.
Ndërkaq në Izrael, mjekët po i bëjnë analizat një burri nga Jerusalemi Lindor, që mund të përbëjë rastin e parë të prekjes nga gripi i shpendëve në atë vend. Rastet e reja të infeksionit njoftohen ndërkohë që Bregu Perëndior do të kërkojë më shumë se një miliardë dollarë ndihma në konferencën ndërkombëtare për gripin e shpendëve, që hapet nesër në Pekin.
Konferenca ka si synim parandalimin e përhapjes së virusit në vendet e zhvilluara dhe përmirësimin e kujdesit mjeksor për ata që preken nga virusi H5N1
Gripi i Shpendëve në Ballkan; Shqipëria nuk mund të mos preket



Në Shqipëri autoritetet e shëndetësisë deklarojnë se pas shfaqjes së gripit të shpendëve në thuajse gjithë rajonin e Ballkanit, do të jetë gati e pashmangshme prekja edhe e vendit të tyre nga virusi H5N1.
Ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli thot se “do të ishte naivitet të mendohej se Shqipëria do të kursehet nga Gripi i Shpendëve. Përderisa është në Ballkan do të vijë edhe këtu”, tha zoti Cikuli. Ai shpjegoi se po merren të gjitha masat për të përballuar shfaqjen e këtij gripi tërrezikshmëm, duke porositur furnizime të reja me vaksinën Tamiflu si dhe me veshje të posaçme mbrojtëse nga një infeksion i mundshëm. Ai ka këshilluar popullatën, veçanërisht atë që banon pranë liqeneve apo lagunave, që në asnjë rast të mos prekin shpend që mund të gjenden të ngordhur.
Ministri i Ambientit Lufter Xhuveli njoftoi se ka nxjerrë një urdhër për mbylljen e parakohshme të sezonit të gjuetisë si dhe vulosjen e armëve të gjahut. Sipas tij do të intensifikohet edhe sistemi i vrojtimit dhe sinjalizimi nga drejtoritë e shërbimit pyjor. Sipas specialistëve situata tashmë paraqitet më e rrezikshme se ajo e disa muajve më parë, për shkak se Shqipëria është në trajektoren e lëvizjes migratore të shpendëve nga jugu në Veri. Aq më tepër që vendi ka një vijë të gjatë bregdetare dhe tre zona të mëdha lagunore të cilat mund të përdoren si stacione pushimi nga shpendët gjatë shtegtimit të tyre.

Gripi i shpendëve është rrugës për Shqipëri




Drejtoritë rajonale të bujqësisë në jug të vendit marrin masa për mbrojtjen e popullatës. Krahas importit të shpendëve e produkteve të tyre kërkohet mbyllja e pularive dhe frigoriferëve dhe dezinfektimi tyre.
Alarmi për mbërritjen e virusit të gripit të shpendëve H5N1 ka mbërritur i plotë në jug të Shqipërisë. Në dy prej zonave jugore, në Berat e Sarandë janë shfaqur shenjat e para të plota të këtij fenomeni, kur janë gjetur prej banorëve shpendë të ngordhura. Në Berat janë gjetur në qytet shpendë të egjër shtegëtarë të ngordhur, ndërsa në lagunën e kanalit të Cukës rreth 60 pula janë gjetur të ngordhura në fermën e disa banorëve të zonës.
Këto fakte kanë shkaktuar panik përpos kërshërisë si dhe kanë vënë në lëvizje të gjitha strukturat e drejtorive të bujqësisë e ushqimit, të spitaleve rajonale si dhe të specialistëve të veterinarisë. Kampione të shpendëve të ngordhura janë dërguar me urgjencë në laboratorin qëndror në Tiranë për ekspertizën e mëtejshme.
Kryeveterineri drejtorisë rajonale të bujqësisë e ushqimit në qarkun e Gjirokastrës Shamet Lagji, megjithatë pohon se situate është ende nën kontroll dhe se po merren masat e para ndaj këtij virusi. Kryeveterineri Lagji thotë se "ende nuk kemi vatra të mirëfillta të virusit, por vetëm bartës të tij të ardhura nga vendi fqinj,Greqia".
Sipas kryeveterinerit Lagji ndonëse janë marrë disa masa, popullata është e pambrojtur pasi mungojnë si medikamentet e plota ashtu dhe kultura e masave
mbrojtëse individuale. Virusi gripit të shpendëve duket se do të prekë edhe Shqipërinë, pasi që edhe masat mbrojtëse janë jo profesionale, dhe teknologjia
që përdoret është jo në parametrat e kërkuar.
Lajmi për shpendë të ngordhur e të prekur nga virusi gripit të shpendëve ka shkaktuar panik të madh edhe tek popullata e tregëtarët. Importet, por edhe produktet vendase të shpendëve janë abandonuar krejt, ndërkohë që në pularitë dhe frigoriferët e qyteteve jugore kërkohen të merren masa të forta të dezinfektimit dhe masa mbrojtëse nga përhapja e virusit.
Masa për gripin e shpendëve në Shqipëri




Këshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton masat kundër gripit të shpendëve
Presidenti shqiptar ka mbledhur Këshillin Kombëtar të sigurimit për të përcaktuar masat për përballimin e rrezikut të gripit të shpendëve.
Zyrtarisht në Shqipëri nuk është verifikuar ndonje rast i gripit, por ditët e fundit ka pasur raste të shpeshta të shpendëve që janë gjetur të ngordhur.
Autoritetet vijojnë të thonë se nuk ka asnjë rast të virusit vdekjeprurës të gripit të shpendëve, por afrimi i tij në vendet fqinj ka rritur vëmendjen ndaj rrezikut.
Presidenti Alfred Moisiu ka theksuar në mbledhjen e këshillit se nuk ka vend për panik, porse duhen marrë masa urgjente që gripi i shpendëve të mos i gjejë papërgatitur as institucionet e as popullsinë.
Shqipëria praktikisht gjendet në zonën e migrimit të shpendëve, të cilat në vendet fqinje janë gjetur të ngordhura dhe më pas është vërtetuar se shkak ka qenë shtami H5N1 i virusit të gripit të shpendëve.
Ditët e fundit janë shtuar rastet e gjetjes së shpendëve të ngordhur brenda territorit, si në Sarandë, ku ngordhën 90 pula, por raste të veçuara ka edhe në Shkodër, Lezhë e Burrel.
Veterinierët lokalë kanë qetësuar popullsinë duke thënë se arsyeja ka qenë një sëmundje tjetër e quajtur 'pseudopest'.
Ende nuk është e qartë se përse shpendët e ngordhur nuk dërgohen në laboratorët e specializuara në Evropë, ashtu si kanë vepruar edhe vende të tjera.
Banka Botërore ka njoftuar se do të mbështesë Shqipërinë me pesë milionë dollarë për të përballuar blerjen e barnave përkatëse të nevojshme në rastin e përhapjes së epidemisë.
Ministria e Arsimit ka udhëzuar shkollat parauniversitare, që ditën e hënë, ora e parë të jetë sensibilizim për virusin
Shkollat, një orë ndërgjegjësimi për gripin e shpendëve

Në shkollat publike e jopublike të sistemit parauniversitar në vend, do të zhvillohet një orë informuese për gripin e shpendëve, shenjat, rrezikun dhe masat mbrojtëse prej sëmundjes. Sipas ministrit të Arsimit e Shkencës, Genc Pollo, të gjithë Drejtoritë Arsimore të Rretheve, do të udhëzojnë shkollat që ditën e hënë, nga ora 8.00-8.30, mësuesit të informojnë nxënësit për situatën dhe të japin këshillat e nevojshme. “Kjo fushatë do të bëhet edhe në orët e edukimit shëndetësor dhe në orët e veprimtarive jashtëkurrikulare”,- thuhet në udhëzimin e ministrisë, sipas të cilit, nxënësit duhet të njoftojnë menjëherë në institucionet shëndetësore ose veterinare, për çdo konstatim të shpendëve të ngordhur ose që kanë shenja të sëmundjes: vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe rrjedhje nga sqepi, lafshë të ënjtur dhe me ngjyrë të errët, kudo qofshin ato. Më tej, këshillohet të evitohet çdo kontakt fizik me shpendët e të gjitha llojeve, shtëpiake ose të egra. “Në rast kontakti, të zbatohet një higjienë e lartë dezinfektimi dhe pastrimi. Mos të luajnë me shpendët e në veçanti me ato të ngordhura”,- thuhet në udhëzim. Ndërkaq, në masat mbrojtëse, këshillohet ndalimi kategorik i konsumit të mishit dhe produkteve e shpendëve të sëmura. Ndërsa mishi i shpendëve të zakonshëm, të konsumohet pas përpunimit në temperaturë më të lartë se 70 gradë celsius. Nëse, nxënësi ose një anëtar i familjes, sipas udhëzimit, ka qenë në kontakt me shpendë që dyshohen se janë të infektuar, ka ethe ose probleme me aparatin e frymëmarrjes, këshillohet të paraqitet menjëherë në qendrën shëndetësore. Pas kësaj, në mbështetje të kësaj nisme, ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të dërgojë materiale më të hollësishme dhe më informuese të Ministrisë së Shëndetësisë. Për këtë qëllim, në shkolla do të jenë të ftuar për biseda specialistë të shëndetësisë, veterinarisë, mbrojtjes së mjedisit etj., nga institucionet rajonale përkatëse.

Sipas specialistit Aldin Lika, virusi mund të ketë hyrë, por s’është evidentuar
Dyshimi, virusi mund të ketë hyrë në vendin tonë

Sipas gazet”Shekulli”Gripi i shpendëve mund të ketë hyrë në Shqipëri, ose ka qenë më përpara, por akoma nuk është evidentuar. Kështu u shpreh specialisti i departamentit të virologjisë pranë IKV-së, Aldin Lika, sipas të cilit, mendimi që nuk jemi të infektuar, akoma nuk është krejtësisht i sigurtë. Sipas tij, viruse të tilla që transmetohen përmes zogjve, mund të jenë futur kohë më parë në vendin tonë ashtu si në vendet e tjera, por kjo nuk mund të vërtetohet në mënyrë të menjëhershme. Një gjë e tillë mund të evidentohet pas 15 ditësh, ose pas një muaji, pasi rezultatet dalin pas një kohe të caktuar. Ky është problem pasi, çdo vend mendon që nuk është i infektuar, por gjithmonë rezultatet e tregojnë atë. “Pra mund të jetë futur gripi i shpendëve në Shqipëri, por nuk është evidentuar akoma, sepse mundet që ta kenë virusin vetëm një ose dy zogj të egër, por që nuk është adoptuar dhe në zogjtë shtëpiakë”,- shpjegon Lika. Sipas tij, zogjtë e egër janë gjithashtu më rezistentë ndaj këtij virusi, sidomos rosat e egra, pasi mund ta mbajnë sëmundjen për një kohë të gjatë dhe mund të mos shfaqin as shenja klinike. “Problemi qëndron, nëse ia transmetojnë shpendëve të tjerë dhe shfaqet një epidemi, por më tragjike është, nëse do të shfaqet tek njerëzit”,- përfundon Aldin Lika.
Sipas specialistit pranë IKV-së, Aldin Lika, paniku është i madh. Ende asnjë përgjigje për analizat e rosës
Fluks analizash në IKV, 30 kampione për dy ditë
Infeksionisti, Pilaca: Njerëzit, të frikësuar edhe nga gripi i zakonshëm, sidomos kur janë në kontakt me shpendët
Siq shkruan gazetarja e “Shekullit”,z.Eglantina Bardhi,

…”Ngordhja e shpendëve ka stimuluar frikën e njerëzve dhe shtuar dyshimet për virusin e rrezikshëm. Sipas Aldin Likës, specialist në departamentin e virologjisë pranë Insitutit të Kërkimeve Veterinare, vetëm dy ditët e fundit janë paraqitur rreth 30 mostra me shpendë të ngordhura, nga të gjitha anët e vendit. Ndërkohë edhe gripi i zakonshëm, sipas infeksionistit Arben Pilaca, në disa raste ka frikësuar njerëzit, sidomos ata që janë në kontakt me shpendët. “Në fakt pacientët nuk janë vetëm të frikësuar, por edhe të shqetësuar dhe ky shqetësim vërehet sidomos tek gjuetarët”,- thekson Arben Pilaca, duke shtuar se Spitali i Infektivit, ka bllokuar 3 dhoma pikërisht, nëse shfaqet ndonjë dyshim.

Situata

“Deri tani, të gjitha analizat e mostrave kanë rezultuar negative, për virusin e influencës aviare H5N1”,- thekson Aldin Lika. Sipas tij, kanë ardhur shumë kampione zogjsh të ngordhur nga të gjitha anët e vendit si Librazhdi, Kavaja, Durrësi, Puka dhe sidomos nga Tirana, por të gjitha kanë rezultuar negative, për virusin H5N1. Ndërkohë, ai shpjegoi se shpendët e ngordhura mund të kenë edhe viruse të tjera të influencës, por synimi është që të evidentohet virusi H5N1, pasi është më i rrezikshmi sepse rrezikon jetën e njerëzve. Pikërisht frika e gripit të pulave, sipas Aldin Likës, ka nxitur shumë njerëz të telefonojnë pranë IKV-së, ose t’i sjellin vetë privatisht shpendët e ngordhura që kanë gjetur afër shtëpive të tyre. “Ne kemi vënë një numër telefoni 372-912, ku njerëzit mund të lajmërojnë, nëse konstatojnë ndonjë rast me shpend të ngordhur. Dhe në fakt, kemi patur shumë telefonata pasi, njerëzit janë ndërgjegjësuar se jemi përballë një rreziku që i kanoset edhe vendit tonë”,- thotë Lika.

Kujdesi

“Gjuetia e shpendëve vazhdon përsëri dhe këshillohet që gjuetarët të heqin dorë nga pasioni i tyre, pasi mund të bëhen viktimë e virusit H5N1”,- thotë Lika, duke shtuar se gjuetia nuk është se bëhet vetëm me armë zjarri por edhe me llastiqe. Ndërkohë ai theksoi se, në rastet kur konstatohet nga njerëzit ndonjë shpend i ngordhur, duhet të njoftojnë organet përkatëse, si ato shëndetësore dhe veterinare dhe të mos i prekin ato. “Rasti i fundit ishte një person nga Kavaja, që solli një pulë të ngordhur në Institut dhe nuk kishte treguar aspak kujdes, pasi në raste të tilla, duhet të përdoren doreza”,- shpjegon Lika.

Analizat

“Ne mund të japim një përgjigje fillestare për rastet dyshuese të virusit H5N1, por që konfirmimin përfundimtar e vendosin gjithmonë institutet e referencës”,- thotë ai. Kjo sipas tij është një praktikë e njohur e IKV-së, që kampionet dërgohen jashtë shtetit për analiza, për çdo rast të sëmundjeve të rrezikshme dhe jo vetëm për virusin H5N1. Sipas tij, kjo praktikë nuk ndiqet vetëm nga vendi ynë, por edhe nga vendet e tjera , në mënyrë që të përcaktohet saktësisht diagnoza.

Infektivi

“Në shërbimin infektiv në Tiranë, janë 3 dhoma në dispozicion të pacientëve, nëse shfaqet ndonjë rast i dyshimtë me virusin H5N1, në njerëz”,- thekson infeksionisti Arben Pilaca. Sipas tij, bllokimi i një dhome në çdo kat të infektivit, është bërë për t’i paraprirë një rreziku serioz që kërcënon edhe vendin tonë. Megjithatë sipas tij, nuk mund të parashikohet asgjë për këtë situatë. “Në këtë rast kemi të bëjmë me një problem global. Numri i rasteve nuk është akoma shqetësues, megjithatë masat janë drastike, në mënyrë që të mos na gjejë të papërgatitur”,- thekson Arben Pilaca. Por sipas tij, nëse do të kemi ndonjë pandemi, atëherë nuk bëhet fjalë vetëm për ambientet e infektivit por për të gjitha ambientet e QSUT-së. Ndërkohë, ai pohon se pacientët janë të frikësuar dhe gripi i zakonshëm i shqetëson ata, pasi mendojnë se është gripi i pulave.






Virusi në Evropë



Frikë për gripin e shpendëve në Evropë

Disa vende evropiane - midis tyre Franca, Gjermania dhe Holanda - kanë vendosur të mbyllin të gjitha shpendët e butë brenda për të parandaluar një përhapje të gripit të shpendëve.
Këto masa u njoftuan pasi Gjermania bëri të ditur rastin e parë të shtamit H5N1 në dy mjelma të ngordhura në ishullin e detit Balltik, Ruegen.
Të mërkurën, Hungaria ishte vendi më i fundit evropian që konfirmoi praninë e gripit të shpendëve. Ai u zbulua në tri mjelma të ngordhura pranë kufirit me Serbinë.
Nevojiten prova të reja nëse ato kanë ngordhur nga shtami H5N1.
Gripi i shpendëve është gjetur edhe në Itali e Greqi. Ka gjithashtu disa raste të dyshuara për gripin e shpendëve në Slloveni e Kroaci.
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qeverive të ruajnë qetësinë duke thënë se ngrënia e shpendëve është e sigurtë.
Eurodeputeti gjerman Karl-Heinz Florenz, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë të Parlamentit Evropian, ka paraqitur një amendament në rregullat e BE-së që kërkon që vendet e BE-së t'i fusin të gjitha shpendët brenda.
"Ne duhet të kemi rregulla në të gjithë Evropën për t'i mbyllur të gjitha shpendët brenda ndërtesave," tha zoti Florenz.
"Nëse ka probleme të gripit në Gjermani, p.sh, me siguri Austria, Belgjika dhe Holanda duhet të bëjnë të njëjtën gjë, përndryshe nuk ka kuptim," tha eurodeputeti gjerman.






Gripi i shpendëve ka mbërritur mbase edhe në Gjermani
Nga një testim i shpejtë i bërë tek një mjellmë, dyshohet të kemi të bëjmë me virusin e ngjashëm me atë të konstatuar në vendet e tjera. Në ishullin Rygen janë gjetur dy pelikanë të ngordhur, të cilëve ju bë shpejt kontrolli për virusin H5N1.
Ministri i bujqësisë, Horst Seehofer deklaroi se janë marrë të gjitha masat për izolimin e shpendëve të dyshuar si të infektuar dhe po zhvillohen kontrolle në masë në rajonin e prekur nga ky virus
Virusi agresiv i gripit të shpendëve, H5N1, depërtoi në vendet e BE-së. Si rrjedhojë autoritetet kanë vënë alarmin për marrjen e masave pasi në Itali, në Greqi dhe në Bullgari në fundjavë u konstatua që disa shpendë të ngordhur ishin prekur nga virusi vdekjeprurës dhe mjaft i rrezikshëm për njeriun.
Laboratori i referencës i BE-së në Britaninë e Madhe konstatoi virusin H5N1 te shpendët e ngordhur nga Italia dhe Bullgaria. Nesër në një takim krize ekspertë nga 25 vendet antare do të konsultohen mbi masat kundër virusit të rrezikshëm H5N1. Virusi i shfaqur qyhs nga viti 1997 kryesisht në Azi ka asgjësuar mbi 200 milionë shpendë shtëpiakë dhe të egjër dhe u ka shkaktuar vdekjen së paku 90 njerëzve.



7 të vdekur nga gripi i shpendëve në Tajlandë

Zëdhënësi i qeverisë tajlandeze ka bërë të ditur se një 7-vjeçar ka vdekur nga gripi i shpendëve.

Gripi i shpendëve ka kapur edhe njerëzit
Kjo e çon në katër numrin e vdekjeve të konfirmuara nga virusi në Tajlandë.

Deri tani nëntë persona kanë vdekur nga infeksioni në Vietnam.

Kina gjithashtu ka bërë të ditur shpërthimin e virusit në dy provinca të tjera, Gansu dhe Shanxi, dhe konfirmoi edhe një rast tjetër në Guangdong.

Edhe qeveria indoneziane ka konfirmuar se sëmundja vdekjeprurëse e shpendëve e zbuluar në dhjetë vende aziatike është e pranishme dhe në këtë vend.

Megjithatë drejtori i ministrisë së Bujqësisë indoneziane theksoi se nuk ka patur raste
midis njerëzve.




Gripi i shpendëve në Nigeri





Një zyrtara i lartë i Kombeve të Bashkuara që drejton fushatën kundër gripit të shpendëve ka paralajmëruar për pasoja të rënda për Afrikën pas konfirmimit të rastit të pare të virusit vdekjeprurës të shpendëve në Nigeri.
Dr David Nabarro nga Organizata Bortërore e Shëndetësisë tha se do të jetë shumë vështirë të izolohen rastet e gripit nëqoftëse gripi i shpendëve përhapet edhe në vende të tjera të Afrikës.
Dr Nabaro tha se ndërsa Nigeria ka mundësi dhe mjete për të izoluar gripin e shpendëve disa vende të tjera të varfëra në Afrikë janë në situata shume të pavolitshme për tu përballur me një epidemi të mundshme të këtij gripi.






Gripi i shpendëve prek dhe Slloveninë




Virusi i gripit është konfirmuar edhe në shtete të BE-së
Autoritetet në Slloveni kanë raportuar një rast të gripit të shpendëve te një mjelmë, por ata nuk e dinë nëse është virusi vdekjeprurës H5N1.
Laboratori slloven që kreu analizat e para tani i ka dërguar mostrat në laboratorin e BE-së në Angli për analiza të tjera.

Të shtunën tre vende të tjera evropiane Italia, Greqia dhe Bullgaria thanë se kanë gjetur rastet e para të virusit H5N1 në mjelma të egra.
Ministria greke e bujqësisë thotë se virusi është gjetur në mjelma të egra në veri të vendit.
Ministria italiane e shëndetësisë thotë se është konfirmuar se dy mjelma që u gjetën të ngordhura në Siçili ishin të infektuara me virus.
Testet po vazhdojnë, por shkencëtarët në laboratorin e Padovës në veri të Italisë dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtën shtamë të gripit që u gjet tek shpendët në Azi.
Ata thonë se askush nuk ka vdekur nga ata që e kanë marrë gripin prej shpendëve të egra.
Javën e shkuar janë bërë analizat e 17 shpendëve shtegtarë të sëmurë ose që kanë ngordhur në rajonet e Pulias, Kalabrisë dhe Siçilisë.
Ministria e shëndetësisë thotë se dy mjelmat e ngordhura që kishin testuar pozitive ishin gjetur në qytetin e Mesinës në Siçili.
Autoritetet shëndetësore në vend ishin të përgatitura për mundësinë që zogjtë shtegtarë ta sillnin gripin e shpendëve në Itali.
Organizata e OKB-së për ushqim dhe Bujqësi, FAO ka paralajmëruar këtë javë se gripi i shpendëve tashmë ka mbërritur në vendet fqinje me Turqinë.
Mjelmat që mendohet se riktheheshin në Evropë nga Rusia mund të kenë fluturuar deri në jug të Italisë për shkak të të ftohtit të pazakontë në këtë periudhë të vitit.




Evropa e shqetësuar për gripin e shpendëve



Kërcënimi prej gripit të shpendëve pas vdekjes së dy adoleshentëve në Turqi mbulohet gjerësisht nga shtypi evropian.
Gazeta spanjolle EL PAIS thotë se megjithëse lajmi për vdekjen e dy personave në Turqi është i keq, ky lajm nuk duhet të "ndezë panik".
"Gjithçka sugjeron se rastet kanë qënë të kontaktit shumë të afërt të njerëzve me shpendët", shkruan e përditshmja.
Ajo paralajmëron se megjithëse nuk ka patur një epidemi serioze në Evropë, autoritetet nuk duhet ta ulin gadishmërinë e tyre, në mënyrë të veçantë jo tani".

Gazeta thotë se "vigjilenca duhet të jetë e jashtëzakonshme", në fermat evropiane, jo vetëm për të ndaluar infektimin e njerëzve, por edhe përhapjen e virusit mes shpendëve.
"E përditshmja thotë se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për pasojat e epidemisë në Evropë.
Gazeta franceze LE MONDE vëren se analizat e kryera ditët e fundit nga OBSH-ja kanë treguar se virusi i gjetur në Truqinë Lindore është i panjohur.
"Geni është gati 99 për qind i ngjashëm me atë të virusit të gjetur në Kinë një vit më parë," shpejgon gazeta.
Ky rezultat sipas të përditshmes, bën fjalë për një përhapje të virusit H5N1 nga shpendët shtegtarë.
Ky përfundim është i diskutueshëm dhe nuk shpejgon rastet e epidemisë të njoftuara në kufirin me Turqisë dhe Iranit
"Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, shërbimet turke janë më pak të pranishme në rajon, sidomos në pjesën perëndimore të vendit dhe kjo për arsye politike.
Gazeta e Luksemburgut TAGEBLATT, përqëndrohet në pasojat ekonomike që do të ketë epidemija në Turqi në mënyrë të veçantë për turizmin.
Gazeta vëren se ka një shqetëism të madh për sektorin turistik, i cili është një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë kombëtare.
"Rusia dhe Britania, që janë vendet me turistët më të shumtë në bregdetin turk i kanë këshilluar shtetasit e tyre që të shmangin udhëtimet në Turqi.
Në Rumani e përditshmja ZIUA thotë se ndërsa epidemija në Turqi ka tronditur disa vende të Evropës ", autoritet rumune kanë marrë masa të jashtëzakonshme".
"Kufijtë toksorë dhe aeroportetet do të mbikqyren me kujdes, udhëtarët duhet të mbushin një formular ku të tregojnë se nga kanë ardhur dhe nëse kanë qënë në zonat ku është zhvilluar virusi.
E përditshmja tjetër JURNALUL NATIONAL shton se autoritetet në Bukuresht kanë marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit .
Serume dhe teste për virusin do të jenë gati për t'u përdorur tek kafshët dhe njerëzit nëse do të ketë plasje të epidemisë.


H5N1 zbulohet në Evropën Perëndimore




Mjellma të infektuara me H5N1 u gjetën në Gjermani dhe Austri
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO u ka bërë thirrje qeverive në Evropën Perëndimore që të mos pushtohen nga paniku pas konfirmimit të disa rasteve të gripit të shpendëve.
FAO paralajmëroi se mund të kishte një rrezik të ri për Evropën këtë pranverë si pasojë e shpendëve shtegtarë.
Rastet e para në Evropën Perëndimore u zbuluan në Gjermani dhe Austri.
Shqetësime në Gjermani
Për muaj të tërë, qeveria gjermane ka qënë e shqetësuar për kërcënimin nga gripi i shpendëve.
Lajmi se virusi vdekjeprurës ishte zbuluar në dy mjellma të ngordhura do të ketë pasoja serioze.
Sipas ministrisë gjermane të Bujqësisë, testet paraprake zbuluan gjurmë të virusit H5N1 në dy mjellmat.
Ato u gjetën në ishullin Ruegen në detin Balltik.
Testet e mëtejshme pritet të mbërrijnë së shpejti në Britani.
Qeveria gjermane njoftoi se kishte ndaluar mbajtjen e shpendëve jashtë.
Vendi ishte planifikuar të zbatohen në fillim të marsit, por pas rasteve të zbuluara në Itali dhe Greqi, masat fillojnë të zbatohen javën e ardhshme.
Masat të tjera shtrënguese pritet që të merren për fermat e shpendëve
Zogj të ngordhur në Grac
Dy mjelma të ngordhura u gjetën ditën e hënë në Mellach, pranë qytetit të Gracit.
Zyrtarë për Shëndetin thanë se testet laboratorike treguan se zogjtë ishin infektuar me virusin H5N1.
Mostra të gjakut u dërguan për konfirmim në laboratorët evropianë dhe në Weybridge në Britaninë e Madhe.
Autoritetet kanë ndaluar qarkullimin në një rreze 3 kilometra nga vendi ku u gjetën mjellmat.
Ato ndaluan edhe tregtinë dhe gjuetinë në këtë zonë.
Shpendët që janë në rrezik është ndaluar të mbahen jashtë.
Autoritetet thonë se për momentin nuk ekziston një rrezik imediat për publikun.
Ata thonë se infektimi i njerëzve është i pamundur nëse nuk ka kontakt direkt me shpendët.
Që prej zbulimit të tij nuk ka patur provë se ai mund të përcillet nga njerëzit tek njerëzit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë do të furnizojë me Tamiflu Irakun


Organizata Botërore e Shëndetsisë thotë se Iraku do të marrë mijëra doza të ilaçit anti-viral Tamiflu për të parandaluar përhapjen e vatrave të epidemisë së gripit të shpendëve.
Zyrtarë të kësaj organizate thanë sot se prodhuesi i ilaçit ka rënë dakord të japë një sasi të mjaftueshme për 7 deri në 10 mijë veta.
Dje, Organizata Botërore e Shëndetsisë njoftoi se analizat kishin konfirmuar se një vajzë adoleshente nga Iraku verior vdiq muajin e kaluar nga virusi H5N1 i gripit të shpendëve. Agjencia e Kombeve të Bashkuara do të dërgojë një ekip në Irak për të bërë hetime.
Ndërkohë, Bullgaria njoftoi rastin e saj të parë të gripit të shpendëve, i cili shkaktoi ngordhjen e një mjelme në lumin e Danubit, megjithatë, autoritetet nuk kanë përcaktuar virusin.
Një vaksinë e re mbron minjtë nga virusi vdekjeprurës i gripit të shpendëve


Studiuesit në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë prodhuar gjenetikisht një vaksinë që mbron minjtë nga virusi vdekjeprurës H5N1 i gripit të shpendëve.
Në një raport të botuar sot në revistën mjekësore britanike The Lancet, studiuesit thanë se vaksina eksperimentale përdor një virus të zakonshëm të të ftohtit të ndërthurur me ADN-në e virusit të gripit të shpendëve për të stimuluar sistemin mbrojtës të organizmit.
Ata thanë se një vaksinë e tillë mund të ofrojë mbrojtje ndaj shndërrimit të virusit të gripit të shpendëve në formë vdekjeprurëse tek njerëzit.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se analizat kanë konfirmuar praninë e virusit H5N1 tek një adoleshente në veri të Irakut që vdiq muajin e kaluar. Agjencia e OKBsë po dërgon një ekip në Irak për të hetuar njoftimet për raste të tjera.
Në Indonezi, zyrtarët thanë se analizat treguan se një djalë 15 vjeçar vdiq nga virusi H5N1, por organizata botërore e shëndetësisë nuk ka konfirmuar ende rezultatet.
Ukraina konfirmon një epidemi të re të gripit të shpendëve


Ukraina konfirmoi një shpërthim të ri të gripit të shpendëve në pjesën jugore në gadishullin e Krimesë.
Zyrtarë të bujqësisë thanë dje se virusi ishte gjetur në një numër shpendësh të ngordhur, të egër dhe të butë. Ende nuk dihet nëse shpendët kishin ngordhur nga virusi H5N1.
Kina dhe Turqia bëri dje të ditur dy vdekje të tjera dhe zyrtarë irakianë dyshojnë se gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e një vajze 14 vjeçare në qytetin kurd Sulejmanijeh.
Ndërkohë, një konferencë ndërkombëtare e dhuruesve përfundoi dje në Pekin me premtime prej afro dy miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfëra në përpjekjet për parandalimin e sëmundjes.
Shtetet e Bashkuara premtuan shumën më të madhe prej 334 milionë dollarësh.
Shtëpia e Bardhë tha se fondet do të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërkombëtar kundër këtij kërcënimi në rritje, siç e cilësoi ajo.



Banka Botërore miraton një fond prej 500 milionë dollarësh për të luftuar gripin e shpendëve


Banka Botërore ka miratuar një shumë prej 500 milionë dollarësh për të ndihmuar vendet që të luftojnë gripin e shpendëve.
Një zyrtar i Bankës i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Kirgizia do të jetë vendi i parë që do të marrë fonde muajin e ardhshëm, që mund të kapin shifrën 5 milionë dollarë.
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha dje se gjendja e gripit të shpendëve po keqësohet dhe se rreziku i një epidemie mbarëbotërore po rritet çdo ditë.
Organizata e Shëndetësisë thotë se kampione të virusit vdekjeprurës H5N1 që janë marrë nga dy viktima të gripit të shpendëve në Turqi, tregojnë një ndryshim të lehtë gjenetik tek virusi, një shenjë se ai mund të jetë duke u shndërruar në një virus njerëzor që mund të shkaktojnë vdekjen e miliona vetëve.
Gripi i shpendeve", lagunat presin zogj shtegtare –


Rikthehet ne vendin tone rreziku i mberritjes se virusit vdekjeprures H5N1, pas rasteve te konstatuara ne Itali dhe se fundi, dyshimet ne territorin slloven. Sipas ministrise se Mjedisit, me afrimin e stines se pranveres ekziston mundesia e perhapjes se virusit edhe tek ne, pasi ne kete kohe rikthehen nga shtegtimi shpendet, mbartes te virusit te gripit. Zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino tha dje per mediat se kryesisht lagunat e Shkodres, Prespes dhe Ohrit jane vendet qe mund te bien "pre" e virusit te mbartur nga shpendet e eger shtegtare. "Keta shpende mund te vijne tek ne nga Koracia, Jugosllavia e Rumania dhe levizja e tyre ka kohe qe ka nisur. Por ekspertet veterinare mbajne ne kontroll zonat e cilesuara ne rrezik duke bere shpesh depistime edhe ne komplekset e shpendeve, per te shmangur keshtu shfaqjen e virusit", tha per mediat, zv/ministri Bino. Por gjithsesi prezenca e virusit duket se nuk do te vonoje kur vendet fqinje kane deklaruar raste apo dyshime te virusit ne territorin e tyre. Greqia, Bullgaria e Italia, deklaruan ne fundjave rastet e para te virusit H5N1 ne mjellmat e egra, nderkohe qe vendi yne ende konsiderohet nje zone e paster, ose me mire me shume fat ne krahasim me fqinjet.

Vjen ilaci Tamiflu

Instituti i Shendetit Publik dhe Qendra Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane deklarojne se kane sasi te konsiderueshme te medikamentit Tamiflu, i cili presupozohet se do te sherbeje ne rast te nje perhapje te virusit H5N1, per mjekimin e personave qe mund te preken. Sipas tyre, pas porosise prane Organizates Boterore te Shendetesise, vendi yne ka mundur te siguroje nje stok edhe pse ne sasi te vogel, ne menyre qe te nderhyhet menjehere ne rast rreziku. Gjithsesi strukturat e shendetesise deklarojne se OBSH do te mundesoje shume shpejt prurjen e pjeses tjeter te medikamentit Tamiflu, nese konstatohet prezenca e virusit edhe tek ne. Megjithese konsiderohet i shtrenjte, Tamiflu, do te shperndahet neper farmaci punonjesit e sherbimit veterinar, atij shendetesor si dhe fermeret, meqe deri me sot eshte provuar vetem qe mutacioni kalon nga shpendi te njeriu. Firma farmaceutike 'Roche', ka sjelle ne vendin tone 300 doza te Tamiflu-se, te cilat shiten me nje cmim prej 3 500 lekesh. Sipas specialisteve te shendetesise, medikamenti merret 48 ore pasi personi eshte kontaminuar me virusin H5N1.


Ndersa,ngarkesa e cila vinte tranzit nga Italia po i nenshtrohet analizave per t'u verifikuar, nese mishi ka probleme me dokumentacionin dhe me kontrollet veterinare qe nga vendi i origjines deri ne destinacion.
Bllokimi i sasise se mishit u be nga autoritet portuale pas frikes dhe alarmit te dhene per perhapjen e gripit te shpendeve ne dy vendet fqinje, Italine dhe Greqine.

Ne pritje te analizave te roses se ngordhur



.
Qe pas alarmit te mberritjes se gripit te shpendeve ne shume prej vendeve te rajonit, Instituti i Kerkimeve Veterinare ka nisur kryrjen pa nderprerje te te gjitha analizave mbi te gjthe shpendet e ngordhur te gjetur nga banore apo punonjes te sherbimit veterinar.
Ministria e Bujqësise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, njoftoi se ne vendin tone (Shqiperi)nuk ka asnje rast apo shfaqje te gripit te shpendeve.

Sipas Drejtoreshes se UMK-se, Valbona Paluka, ne te gjitha analizat dhe diagnostikimet qe ka kryer inspektoriati veterinar, ne pula te ngordhuar apo zogj shtegtare, nuk ka rezultuar shfaqje e gripit te shpendeve, e cila ka prekur kohet e fundit disa vende të rajonit.

Nderkohe vazhdon te mbahet nen kontroll importi i shpendeve, i cili realizohet vetem nga shtetet qe lejon Organizata Boterore e Epizotive.
Cikuli: Shqiperia ne rrezik nga virusi vdekjeprures H5N1
Ministri i Shendetesise Maksim Cukuli ka paralajmeruar te mos preket asnje shpend i ngordhur, duke shtuar se tashme pas Greqise dhe Italise, edhe vendi yne eshte i rrezikuar nga virusi vdekjeprires H5N1.
Gjate nje konference per shtyp Ministri Cikuli theksoi se ne institut ka nje sasi vaksinash Tamiflu, ndersa beri te ditur se ky medikament eshte perhapur edhe ne tregun privat.
"Kemi nje kontigjent modest rezervash te mjaftueshme te vaksines Tamiflu, nderkohe qe kam kontaktuar me firmat dhe me kane konfirmuar ardhjen e nje sasie te madhe te tyre", u shpreh kreu i bluzave te bardha.
Cikuli theksoi se brenda javes duhet te pajisen me disa kostume te thjeshta, me nje çmim mjaft modest te gjithe personat qe do te kene kontakt direkt me shpendet e ngordhur.
Gjithuashtu ai shtoi se ne rast te verejtjes te ndonje shpendi te ngordhur duhet te lajmerohen menjehere autoritet perkatese.
Mesohet se ne kufi me Greqine jane rritur masat e sigurise dhe kontrolli eshte mjaft i rrepte.



Alarm ne Durres, shtohen masat dhe kontrollet
Mberritja e gripit te shpendeve ne vendet fqinje si Italia dhe Greqia ka bere qe te shtohen masat e sugurise dhe kontrollet ne lagunat e rrethit te Durresit.
Alarmi i dhene nga ministri i shendetesise dhe ai i bujqesise dhe ushqimit pak dite me pare ka bere qe te ngrihen grupe speciale ne te gjithe vendin per te kontrolluar zonat qe shtrihen neper laguna.
Ne lagunen e fshatit Rinia ne Bishtpalle dhe ne Fushe Kruje, u gjeten nje numer shpendesh te ngordhur, ndersa dje ne fshatin Cuke te Sarandes u shenua nje ngordhje masive pulash.
Pas analizave qe iu bene, rezultoi se te gjitha shpendet e ngordhur ne vendin tone ishin te prekura nga pseudopleshtu, nje semundje qe vjen nga mosvaksinimi.
Ne keto zona jane shperndare gjithashtu eshe flete-palosje per fermeret, ne te cilat shpjegohen masat qe duhet te merren per t'u mbrojtur ne rast te evidentimit te mberritjes se shpendeve shtegtare te ngordhur.
Ndalohet importi i shpendeve nga Italia dhe Greqia
Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit ka ndaluar importin e shpendeve, si dhe mishit te tyre nga dy vendet e prekura me virusin vdekjeprures H5N1, Italia dhe Greqia.
Nderkaq, mbetet ne fuqi urdheri per ndalimin e importit nga Bullgaria, Turqia, Sllovenia, Rumania, Rusia, Ukraina dhe Argjentina.
Sipas zyrtareve te larte te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, vendi yne nuk eshte prekur ende nga gripi i shpendeve.
Ne çdo qark jane ngritur grupe pune qe te kontrollojne stabilimentet e rritjes se shpendeve, si dhe eshte lajmeruar popullata, qe ne rast evidentimi te ndonje shpendi te ngordhur, te lajmerohen menjehere autoritet lokale dhe te mos preket asgje, pasi virusi H5N1 eshte transmetues.
Ngordhje masive pulash nga pseudopleshti
Nje numer i madh pulash kane ngordhur ne zonen e Krujes, si pasoje e semundjes se njohur te pseudopleshtit.
Per specialistet dhe veterineret ngordhja e ketij numri te madh pulash nuk perben ndonje alarm, pasi sipas tyre kjo eshte nje semundje e hershme, e cila vjen si shkak i mosvaksinimit te tyre.
Megjithate gripi i shpendeve ka mberritur ne vendet fqinje, si dhe ne Rajon, duke infektuar me virusin vdekjeprures H5N1 dy persona ne Greqi.

Ministri i Shendetesise Maksim Cikuli i beri apel gjithe popullates per te mos prekur asnje shpend te ngordhur, pas rrezikut qe i kanosej vendit tone nga gripi i shpendeve.
Sipas Drejtoreshes se Institutit te Shendetit Publik, Silva Bino nese virusi H5N1 mberrin ne vendin tone, ai parashikohet te preke vetem nje numer te kufizuar personash.
Analizat e rosës së egër, që prej tre ditësh ndodhej në Institutin e Kërkimeve Veterinare kanë rezultuar negative për virusin e gripit të shpendëve.
Konfirmimin e ka dhënë vetë drejtori i këtij instituti, Dashamir Xhaxhiu, cili ka theksuar se deri tani nuk ka asnjë dyshim për shfaqjen e virusit të rrezikshëm në vendin tonë.

“Këto ditë ka pasur bum shpendësh të ngordhur që na kanë ardhur për t’u ekzaminuar. Shumica e tyre nuk kanë qenë shpendë migratorë, por shpendë rezidentë të vendit tonë si trumcakë, harabelë etj.”, tha Xhaxhiu.

Ai theksoi se pjesa më e madhe e këtyre shpendëve kanë qenë të goditur, por për siguri u është bërë edhe atyre autopsia.

Gjithashtu po ekzaminohet edhe një rosë tjetër, e cila ka mbërritur dje nga laguna e Lezhës, por nga ekzaminimet paraprake nuk ka vend për dyshim edhe për këtë shpend.

Drejtori i IKV-së, Dashamir Xhaxhiu, ka theksuar se duke qenë se në të gjithë vendet ku është konfirmuar virusi H5N1 ka qenë një mjelmë e ngordhur ajo që e ka mbartur, në vend është rritur niveli i monitorimit të lagunave dhe zonave pranë liqeneve.

“Shpendët e egër të ujit janë edhe mbartësit kryesorë të virusit dhe për këtë ne kemi nisur sot ekipe për të ekzaminuar zonën e liqenit të Prespës dhe lagunat e tjera”, tha Xhaxhiu.

Ai pohoi për gazetën, se deri tani, ndryshe nga ç’është thënë nëpër media, nuk ka pasur asnjë shpend që të jetë nisur për t’u ekzaminuar në laboratorët e Londrës.

“Nuk ka qenë e nevojshme, pasi nuk kemi pasur dyshime”, tha ai. Zakonisht nga të gjitha vendet ku ka dyshime për shfaqje të mundshme të gripit të shpendëve, kampione të tyre nisen për t’u analizuar në Londër, nga të cilat vjen përgjigjja përfundimtare.

Dje në IKV kanë mbërritur edhe katër shpendë të tjerë, ndërkohë që ky institut ka vënë në dispozicion të qytetarëve edhe një numër telefoni për të raportuar për çdo rast të ngordhjes së shpendëve.

Numri i telefonit është (372912) dhe qytetarët mund të telefonojnë në çdo orë. Të gjithë personat që shohin apo kanë në shtëpi shpendë që u ngordhin, duhet të shmangin patjetër kontaktin me ta dhe të lajmërojnë menjëherë mjekët veterinerë të zonës.

Deri tani, shumica e shpendëve kanë ngordhur nga sëmundja e pseudopestit apo kanë pasur ngordhje natyrale, gjë që është normale për këtë sezon. Ministria e Mjedisit, nga ana e saj, ka urdhëruar vulosjen e armëve të gjahut dhe ndalimin e gjuetisë.

Ky urdhër erdhi, pasi shpendët shtegtarë kanë qenë vatrat kryesore të përhapjes së gripit të shpendëve në shumë nga vendet e Evropës.

Sot u konfirmua zyrtarisht prania e gripit të shpendëve edhe në Slloveni, pasi u gjet një mjelmë e ngordhur, mbartëse e virusit.

Ditët e fundit ka arritur në 4 numri i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilat është shfaqur virusi i rrezikshëm. Zyrtarisht, Italia, Greqia, Austria dhe Gjermania kanë pranuar prezencën e tij në këto shtete. Kështu, nga dita në ditë harta e prezencës së virusit ngushtohet duke ngritur kështu një alarm mbarëbotëror.


Gripi i Shpendeve, si te mbrohemi si ta parandalojme!
Influenza, qe zakonisht njihet me emrin “gripi” eshte nje semundje serioze me infeksion respirator, te shkaktuar nga viruset e influenzes te tipit A dhe B, qe zakonisht qarkullojne ne muajt e vjeshtes dhe te dimrit.
Tashme dihet se i ftohti qe ka mberthyer hemisferen e veriut sjell edhe njehere rrezikun e e influenzes sezonale.
Influenza ose gripi sezonal eshte nje semundje me e rende sesa ftohja dhe karakterizohet me shenja klinike te tilla si: fillim i menjehershem,lodhje, temperature,personat e prekur zene krevatin per disa dite dhe mund te shoqerohet me pafuqi trupore deri edhe ne dy jave.
Ne grup moshat e para (pediatrike 1-13 vjec) dhe ne grup moshat e treta ( te vjeterit) , influenza mund te coje drejt semundjeve shume te renda te tilla si pneumonia dhe bronkitis.Prandaj duke qene se qarkullojne disa tipe virusesh, e mira eshte qe femijet dhe te rriturit te bejne vaksinen kunder gripit cdo vit.
Vaksinimi konsiderohet si linja e pare e mbrojtjes se organizmit nga influenza.
Influenza eshte nje semundje me rrezik per jeten nga 35-50% .
Vemendja e medias eshte e perqendruar ne gripin e shpendeve “Avian Influenza”, ose H5N1, por per shume te tjere nje rrezik akoma me shume imediat mbetet influenza normale sezonale.Gripi i shpendeve ose influenza aviane eshte nje semundje e shpendeve e shkaktuar nga shtamet e tipit A te virusit te influenzes, qe u identifikua per here te pare para me shume se 100 vjetesh ne Itali.
Gripi i shpendeve ka rritur tashme shqetesimin per rrezikun e nje pandemie.
Rreth 150 shtete kane bere porosi per TAMIFLU (Oseltamivir) si pjese e planit te tyre ne rast pandemie .
Kompania Hoffmann – La Roche ka punuar jo vetem qe te plotesoj keto kerkesa, por te siguroj qe Tamiflu eshte e vlefshme dhe ne mjekimin e gripit sezonal.
Edhe ne vendin tone ne kuadrin e masave te marra, jane bere shpesh takime ne Institucionet Shendetesore dhe Organizaten Boterore te Shendetesise. Per kete qellim eshte ngritur edhe nje grup pune.
Rastet e raportuara me influenze ne Europe per javen e dyte te Janarit sipas EISS (Influenza Surveillance Scheme internet site for Europe) tregojne se Shqiperia dhe gjithe Ballkani jane vende me rrisk te larte per influenzen sezonale. Kjo do te thote qe rreziku i prekjes nga gripi sezonal eshte i pranishem dhe i mundshem per cdo njerin nga ne!
Eshte shume e rendesishme qe te behet brenda 48 oreve percaktimi i diagnozes dhe per kete do te duhet te behet dallimi nese jemi para nje pacienti te prekur nga influenza apo, nje gjendje te ftohure. Qe te dyja jane infeksione virale qe shkaktojne simptoma te ngjashme te tilla si kolla dhe dhimbjet e fytit. Femijet e moshes shkollore jane shpesh te paret qe preken nga gripi te cilet e transmetojne me pas ate ne shtepi dhe ne vende te tjera komunitare.
Shenja me karakteristike e gripit eshte temperatura, por sidoqofte temperatura si nje shenje e vetme nuk eshte e mjaftueshme per vendosjen e diagnozes.
Le te hedhim nje sy mbi shenjat kryesore sipas grup moshave .

Moshat 0-5 vjec
Temperature, te vjella, diarrea, inflamacion i hundes (bllokim i rrugeve te siperme te frymemarrjes),dhimbje fyti.
Moshat 5 - 50 vjec
Temperatura,djersa,kolla, dhimbje e kyceve dhe muskujve,dhimbje fyti,dhimbje koke, keputje dhe dobesi trupore.
Moshat mbi 50 vjec
Temperatura mbi 37grade celsius, lodhje dhe dobesi trupore, gjendje konfuze ,bllokim te rrugeve te siperme te fymemarrjes me inflamacion nazal.
Nese keto shenja jane te pranishme drejtohuni sa me shpejt qe te jete e mundur tek mjeku juaj per te vendosur diagnozen brenda dy diteve dhe per te filluar mjekimin me antiviral.

TAMIFLU ( Oseltamivir )
• Antiviral i klases se Frenuesve te Neuroaminoidazes (NAI) qe sulmon direkt virusin e influenzes dhe ndalon perhapjen e virusit ne organizem.
Tamiflu nuk eshte vaksine, por per sa kohe nuk eshte zbuluar vaksina per
Gripin e Shpendeve ( H5N1) mbetet i vetmi medikament i vertetuar tashme per
efikasitetin e tij kurativ kunder virusit H5N1 si dhe per trajtimin e gripit
sezonal.
• Tamiflu eshte ne forme kapsule 75 mg ne kuti me 10 kapsula dhe ne forme suspensioni per moshat pediatrike.
• Eshte i vetmi medikament antiviral qe perdoret per parandalimin ne moshat mbi 13 vjec dhe mjekimin e gripit te shpendeve per te gjithe moshat mbi 1 vjec ( pranuar edhe nga FDA ne Amerike).
• Tamiflu merret dy here ne dite ( mengjes dhe darke) per 5 dite rrjesht. Tamiflu mund te merret me, ose pa ushqim. Marrja e saj me ushqim do te ndikoje ne uljen e efekteve anesore te mundshme si psh te perzierat, ose te vjellat. Asnjehere mos e nderprisni mjekimin edhe pse shenjat e permiresimit duken brenda dy diteve .
Nese harroni te merrni dozen e nje vakti, rrimereni ate sapo te kujtoheni.
Marrja e Tamifluse sipas pershkrimit te mjekut dhe brenda 48 oreve ka treguar se
ka keto efekte:
38 % ulje te shenjave dhe simptomave te semundjes






Agjensia e shëndetit e OKB-së paralajmëron kundër panikut të gripit të shpendëve


OBSH-ja paralajmron njerëzit të mos bien në panik e të mos nxitojnë për të blerë medikamentin antivirus Tamiflu për të mbrojtur veten nga gripi i shpendëve.
"OBSH në këtë moment nuk këshillon individët të grumbullojnë sasira të këtij medikamenti për çfarëdo qëllimi," tha të hënën Majkëll Rajan, shefi i urgjencës epidemike të OBSH. "Në këtë fazë nuk ka asnjë arsye për asskënd për të marrë këtë medikament me përjashtim të grupeve me rrezik të lartë në zonat ku sëmundja aviane është bërë problem," shtoi ai.

1.Çfarë është sëmundja e gripit të shpendëve? Çfarë është gripi i shpendëve i shkallës së lartë?

Pyetje dhe përgjigje mbi parandalimin e mjekimin e sëmundjes së gripit të shpendëve
Gripi i shpendëve është një lloj sëmundjeje ngjitëse e përhapur në gjirin e shpendëve shtëpiak dhe të egër, e shkaktuar nga virusi i grippit të shpendëve të tipit A. Pas ngjitjes së virusit të gripit te shpendët mund të dallohen shenja të lehta në rrugët e frymarrjes dhe në kanalin ushqimor, në këtë rast përqindja e mortalitetit është e ulët. Por, në raste të tjera, shpendwt mund të kenë shenja relativisht serioze në gjithë organizmin, si hemorragjia, shenja të septicemisë dhe një përqindje relativisht të lartë të mortalitetit. Këto dallime përcaktohen kryesisht nga tipi i virusit të gripit të shpendëve.
Nisur nga këto dallime, gripi i shpendëve grupohet në tri lloje: i shkallës së dobët, i shkallës së mesme dhe i shkallës së lartë. Kohët e fundit ka rënë në Kinë dhe në vende të tjera të botës gripi i shpendëve, i shkaktuar nga tipi i serumit të gjakut H5N1, që quhet gripi i shpendëve i shkallës së lartë, që ka përqindje të lartë si në ngjitje ashtu edhe në mortalitet.




2. Sa zgjat periudha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve? A përhapet virusi gjatë kohës së inkubacionit?
Koha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve zgjatet nga disa orë deri në disa ditë, më e shumta deri në 21 ditë. Kohëzgjatja e periudhës së inkubacionit varet nga faktorë të ndryshëm, si shkalla e virusit, sasia e shpendëve të infektuar, imuniteti i shpendëve, mosha dhe llojet e tyre, gjendja e rritjes së tyre, si dhe gjendja ushqimore, sanitare etj. Por gripi i shpendëve i shkallës së lartë është me periudhë të shkurtër inkubacioni dhe shenjat e virusit të këtij gripi duken shpejt, po ashtu përqindja e mortalitetit të shpendëve në këtë rast është e lartë.
Virusi i gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet brenda periudhës së inkubacionit.

3. Cilat janë rrugët e përhapjes së virusit të gripit të shpendëve?


Për përhapjen e virusit të gripit të shpendëve ka dy rrugë kryesore: kontakti i drejtpërdrejtë me shpendët e sëmurë dhe kontakti i tërthortë me sende të ndotura nga virusi. Virusi i gripit të shpendëve ekziston në kanalin ushqimor, në rrugët e frymarrjes dhe në të gjithë organizmin e shpendëve të sëmurë dhe të atyre të infektuar. Kështu virusi i gripit të shpendëve mund të dalë nga sytë, hunda dhe së bashku me jashtëqitjen e shpendëve dhe si rrjedhim, virusi përhapet mekanikisht nëpërmjet çdo sendi të ndotur, si ushqimet e shpendëve, uji, koteci, ajri, automjetet transportuese të tyre, etj. Dhe kështu shpendët e shëndoshë mund të infektohen nga virusi nëpërmjet rrugëve të frymarrjes dhe kanalit ushqimor.





4. Cilat janë karakteristikat e përhapjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë?

Gripi i shpendëve i shkallës së lartë është i ngjajshëm me gripin e zakonshëm, që përhapet përgjithësisht në të katër stinët, por më shumë në dimër dhe në pranverë, sepse virusi i gripit të shpendëve ka forcë të madhe rezistuese në temperatura të ulëta. Shpendët e llojeve të ndryshme dhe me moshë të ndryshme mund të infektohen nga ky virus i gripit të shpendëve me ngjitshmëri të madhe dhe virusi përhapet shpejt. Përqindja e mortalitetit të shpendëve është qind përqind.

5. A mund të përhapet nëpërmjet vezës virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë?


Virusi i gripit të shpendëve i shkallës së lartë përhapet kryesisht në mënyrë horizontale, si në ajër, nga jashtëqitjet, ushqimet dhe uji që pijnë shpendët etj., dhe ka shumë pak argumente lidhur me përhapjen e tij në mënyrë vertikale. Por eksperimentet kanë vërtetuar se në vezët e pulave të infektuara ekziston virusi i gripit të shpendëve, prandaj nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia e përhapjes së virusit edhe në mënyrë vertikale. Nuk duhet të ngrohen për çelje vezët e tufave të pulave të prekura.
6. Pse gripi i shpendëve i shkallës së lartë përhapet më shumë në dimër e pranverë?

Virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë përhapet në të katër stinët e vitit, por më shumë në dimër e pranverë nga këto shkaqe: Së pari, virusi i gripit është relativisht i ndjejshëm ndaj temperaturës dhe krahas ngritjes së temperaturës në mjedisin rrethues, shkurtohet koha e mbetjes gjallë të virusit. Përveç kësaj, në verë e vjeshtë drita e diellit është relativisht e fortë dhe rrezet ultraviolet të diellit luajnë rol të fortë goditës ndaj virusit. Së dyti, ajrimi i pularive në verë e vjeshtë është më i mirë se në dimër e pranverë, kështu ajrimi i mirë mund të pakësoje shumë sasinë e virusit në mjedisin e pularive, si rrjedhim pakësohen edhe rastet e infektimit të shpendëve nga virusi. Në të njëjtën kohë, ruajtja e ajrimit të mirë pakëson edhe stimulimin e cipës jargore të rrugës së frymarrjes së shpendëve. Ajrimi ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e forcës rezistuese të cipës jargore në rrugët e frymarrjes.




7. A duhet te mjekohen shpendët e prekur nga gripi i shpendëve të shkallës së lartë ?

Kur ndër shpendë ra gripi i shpendëve të shkallës së lartë, për shkak të karakterit vdekjeprurës, përqindja e mortalitetit të shpendëve të prekur nga ky grip ishte e madhe dhe deri tani nuk janë gjetur mënyrat e efektshme të mjekimit. Në bazë të rregulloreve të vendit, me përcaktimin e ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë, duhen therur të gjithë shpendët e rrezës 3 kilometra për rreth ndodhjes së këtij gripi dhe të gruposen thellë, duke u trajtuar në atë mënyrë të mos shkaktojnë ndotje. Duke vepruar në këtë mënyrë, mund të zhduket shpejt kjo epidemi dhe mund të priten burimet e përhapjes, të pakësohen humbjet ekonomike. Pra kjo është një nga rrugët efikase për zhdukjen e gripit të shpendëve që duhet të ndiqet me vendosmëri.

8. Si të disinfektohen pularitë e shpendëve të prekura nga gripi i shkallës së lartë, sendet e ndotura dhe mjedisi për rreth saj ?

Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet gjatë ndotjes së pularive, kotecave dhe nëpërmjet shtresave ku grumbullohet jashtëqitje dhe nëpërmjet lëngëve të nxjerra nga shpendët e infektuar. Por ky virus është i ndjeshëm ndaj lëngjeve disinfektues dhe nxehtësia. Gjatë disinfektimit të pularisë, duhet të pastrohen para së gjithash sendet e ndotura me detergjen, pastaj të disinfektohen me klorik acid sodiumi, dhe më në fund të disinfektohen me tym ose avull formalini dhe potassiumi. Qymezet prej lamarine mund të disinfektohet me flakat e zjarrit. Për arsye se në plehrat e shpendëve mbahen më shumë virus, prandaj duhet t'i kushtohet nje rëndësi e madhe trajtimit të plehrave. Ato duhet të mbulohen në thellësi të dheut dhe veglat për mbulimin e plehrave duhet të disinfektohen duke u futur në ujë me sodë kaustike ose në lëngët e tjera disinfektuese.

9. Cilat lëngje disinfektuse mund ta vrasin virusin e gripit të shpendëve ?

Si të përdoren ato ? Virusi i gripit të shpendëve nuk ka aftësi të madhe për të jetuar në mjedisin e jashtëm. Aq më tepër kur merren masat e duhura disinfektuese, kur përdoren shpesh ilacet disinfektuese gjatë rritjes së shpendëve, siç janë disinfektuesët prej aldehydi, disinfektuesët prej kloriku, prej fenoli, oksigjenti ose prej sode.Poashtu virusi nuk mund të jetojë asnjë minut kur përdorën preparatet dezinfektuese si decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P,safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept FF etj.

10. Rritja e pulave, rosave dhe patave së bashku me derrat, a është shkak i ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Shpendët nuk duhet të mbahen së bashku me derrat, a është epidemia e gripit të shpendëve ka mundësi të prekë edhe derrat, edhe epidemia e gripit të njerëzve ka mundësi të prekë derrat. Përveç kësaj, edhe pulat nuk është të mirë të rriten së bashku me rosat dhe patat.

11. A mund të luajë një rol parandalues forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve ?
Forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve është kusht paraprak për parandalimin e të gjitha sëmundjeve infektuese të kafshëve. Vetëm administrimi si duhet i rritjes së shpendëve mund t'u sigurojë shpendëve kushte të mira jetese dhe të ketë aftësi parandaluese të ndaj sëmundjeve. Nisur nga këndvështrimi i parandalimit të gripit të shpendëve, administrimi i rritjes së shpendëve dhe parandalimi i sëmundjeve duhet të konsiderohen si një detyrëp unike, d.m.thnë dhe të merren masa të rrepta administruese, si ndarja e pularive, disinfektimi i mjedisit, kontrolli i lëvizjeve të njerëzve dhe sendeve etj. grupit të shpendëve nga sëmundjet.
12. Si të parandalohet epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Për parandalimin e gripit të shpendëve duhet të merren masa komplekse parandaluese. Pularia duhet të vendoset larg zonave të banimit, tregjeve fshatare, rrugëve kryesore të komunikacionit, fabrikave për prodhimin e produkteve të kafshëve dhe shpendëve si dhe instalimeve përkatëse. Të ndalohet importimi i vezëve dhe shpendëve të shumimit, të disinfeksohen automjetet që kalojnë pranë pularive si dhe mjedisi përreth pularive, të disinfektohen sallat e inkubatorëve dhe vetë inkubatorët, qymezet; të disinfektohen rreptësisht kapelat, këpucët dhe veshtjet e punonjësve, të përdoret modeli i rritjes në grup, të ndalohen kontaktet midis zogjve dhe shpendëve. Në pulari duhet të vendosen linja të posacme për hyrje-daljen e punonjësve, punonjësit e pularive si dhe sendet mbrojtëse të përdorura duhet të pastrohen në mënyrë të sigurtë dhe të disinfektohen; të ndalohet hyrja dhe vizita e personave të jashtëm në zonat e rritjes së kafshëve dhe të shpendëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë, shpendët duhet të vaksinohen nën drejtimin e sektorëve administrativë veterinarë lokalë dhe të bëhet kontrolli i gjakut në afate të përcaktuara për të siguruar efikasitetin parandalues të vaksinave.

13. A ka lidhje mënyra e rritjes së shpendëve me gripin e shpendëve?

Mënyra e rritjes ka lidhje të ngushtë me përhapjen dhe kontrollin e gripit të shpendëve, kushtet e mira të rritjes janë kyç për parandalimin e këtij gripi.
Duhet të evitohet rritja përzitëse e lepujve,pulave dhe e shpendëve ujorë, sepse shpendët janë nga mbartësit kryesorë të virusit të gripit të shpendëve. Shpendët ujorë nuk sëmuren megjithse e kanë virusin në trup, por ata e lëshojnë virusin nëpërmjet urinës, duke ndotur burimet e ujit dhe mjedisin përreth. Virusi i lëshuar ka mundësi të infektojë pulat dhe shpendët e tjerë shtëpiakë që rriten së bashku, duke i bërë këta të fundit të sëmuren.
Përqindja e prekjes nga gripi i shpendëve është më e madhe tek shpendët që rriten në fushë, sepse këta hyjnë lehtë në kontakt me shpendë të tjerë, me zogj shtegtarë ose me mjedisin, foragjeret dhe ujin e ndotur nga këto kafshë të egra.
Ndërsa për shpendët shtëpiake, që rriten të përqendruar, ka më pak mundësi infektimi nga gripi i shpendëve, sepse kushtet e mjedisit të rritjes së tyre janë relativisht të mira, këtu kontrollohet rreptësisht qarkullimi i personave dhe i materialeve dhe ka kushte të mira sanitaro-veterinare. Edhe sikur të bjerë gripi, mund të merren shpejt masa kontrolluese.
14. Projekti i vaksinës kundër gripit të shpendëve

Në rastet e epidemisë së këtij gripi, duhet të vaksinohen me ngut të gjithë shpendët që mund të preken lehtë brenda një rrethi me rreze 5 kilometra. Njëkohësisht, duhet të krijohet një rrip ndalimi në rajonin e prekur nga kjo epidemi. Vaksinohen vetëm shpendët e pa prekur nga virusiii gripit të shpendëve. Vaksinimi duhet të bëhet nën drejtimin e veterinerëve.
15. A mund të vet-shërohen shpendët e prekur nga ky grip?

Nuk mundet. Po të infektohen shpendët nga virusi i gripit të shpendëve, përqindja e sëmundjes dhe e ngorthjes mund të arrijnë deri në 100%

16. Pse duhet të theren të gjitha shpendët shtëpiake brenda një rrethi me rreze 3 kilometra në rajonin e prekur nga ky grip?

Kina ka përcaktuar këtë rreze, sepse shpendët brenda këtij rrethi janë lehtësisht të infektueshëm. Për të garantuar zhdukjen e plotë të kësaj epidemie, është e domosdoshme të theren plotësisht shpendët në rrethin me rreze 3 kilometra nga rajoni i prekur nga kjo epidemi. Kjo është në dobit të kontrollit të shpendëve të prekur dhe të urinës së tyre, të ujit të ndotur dhe të kontrollit të përhapjes së burimeve të tjera të ndotura. Kjo është metoda më efikase për kontrollin e sëmundjeve të rënda ngjitëse, është gjithashtu një metodë praktike në botë.


16.Pse duhet të trajtohen shpendët e therura?

Kjo është për arsye se brenda trupit të shpendëve të therura ka mundësi të mbartet edhe virusi i gripit të shpendëve. Në rast se nuk zhduket rrënjësisht ky burim i virusit dhe shpendët e prekur të përhapen në treg, do të jetë e pashmangshme përhapja e virusit dhe do të dëmtohet shëndeti i klientëve. Për të garantuar shëndetin e klientëve dhe për të kontroluar në mënyrë efikase këtë epidemi, duhet të digjen ose të varrosen thellë shpendët e therura.








17. Kur ndodh epidemia e gripit të shpendëve, pse duhet të zbulohet burimi i epidemisë?

Sepse zhdukja e plotë e burimit të epidemisë është kyç për kontrollin e kësaj epidemisë. Kur ndodh kjo epidemi, duhet të raportohet në kohë, të gjehet sa më pare burimi i epidemisë dhe vetëm kështu mund të bllokohet brenda një kohe të shkurtër rajoni i prekur, të theren në kohë shpendë shtëpiake dhe të ndalohet në mënyrë efikase.
18. A ka vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Kina ka prodhuar me sukses vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë H5N1. Shpendët e pularive të zonave të paprekura nga ky grip duhet vaksinohen për parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve.
19. Cili është standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve ?

Standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve është ky: Pas marrjes së masave dhe pas çhelmimit përfundimtar, nuk ka shpend të prekur, të paktën brenda 21 ditësh, kjo tregon se është zhdukur epidemia e gripit të shpendëve në një zonë të prekur.







20. Si parandalohet epidemia e gripit të shpendëve në shtëpitë ku rriten pulë në përmasa të vogla , rosë etj?

Duhet të bëhet pastrimi dhe të pranohet kontrolli nga organet e kontrollit të epidemive të kafshëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve, duhet të bëhet bakteri në pulë dhe rosë. Kur të zbulohet ndonjë rast i dyshuar i epidemisë së gripit të shpendëve, duhet të raportohet menjëherë organi vendës i kontrollit të epidemive të kafshëve dhe të merren masa bllokuese për të penguar përhapjen e epidemisë së gripit të shpendëve.
21.Si të përballohet shkencërisht epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të lartë ?


Kërkimi shkencor i epidemisë së gripit të shpendëve ka një histori të gjatë. Epidemia e parë e gripit të shpendëve siç thamë më laretë ndodhi në vitin l878. Deri më sot kanë ndodhur 12 raste të mëdha të kësaj epidemie. Vitet e fundit, kjo epidemi ka ndodhur më shpesh në vendet aziatike. Pas një kërkimi shkencor prej shumë vjetësh, tani ka mënyra efektive për kontrollin e epidemive të gripit të shpendëve. Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve nuk duron dot temperaturën e lartë. Ai mund të vedsë në temperatura 60-70 gradë celsius, pas 2 deri 10 minutave. Prandaj, mishi i shpendëve, vezët dhe produktet e tyre mund të hahen pa merak.
22. A është e rrezikshme për banorët e thjeshtë epidemia e gripit të shpendëve?


Në gjendje të zakonshme banorët e thjeshtë nuk kanë rast të bier në kontaktet me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve. Shpendët dhe produktet e shpendëve të tregut kontrollohen reptësisht nga sektorët e ruajtjes së shëndetit të kafshëve dhe prandaj, epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të madh nuk mund të kërcënojë direkt shëndetin e banorëve të thjeshtë.
23.Si veprohet pas kontaktit me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve?

Në radhë të parë duhet shmangur frika. Sepse përqindja e ngjitjes së kësaj epidemie nga shpend tek njeriu është shumë e ulët … Me rast kontakti me shpendët e prekut dhe në rast shenjash të gripit, duhet shkuar menjëherë në spital për mjekim .
PROJEKTI SHKENCOR PËR GRIPIN E SHPEZËVE
Sipas informacionit të BBC,ky vendim u mor pasi një grup shkencëtarësh nga Anglia vizitoi Lindjen e Largët më qëllim që të mësonte më shumë për gripin e shpezëve,për saktësinë e informacioneve të shpallura zyrtarisht për numrin e njerëzve të vdekur nga ky grip.
Sipas njoftimeve zyrtare,deri tani nga ky virus vdekjeprues,në Azi kanë vdekur mbi 60 persona.
OBSH ka deklaruar se përpjekjet për të luftuar këtë sëmundje I ka ndihmuar shumë edhe mungesa e bashkëpunimit në shkallë botërore.
Besohet dhe shpresohet shumë se nisma e Këshillit kërkimoro-shkencorë në fushën e mjekësisë do të shpjerë,jo vetëm në shpërndarjen e vlershme të informative në fushën e mjekësisë të botuara këto ditë nga autori I këtyre rreshtave në disa web faqe interneti dhe të postuara në mbi 4000 adresa të postës elektronike…
Fondet e ndonjë programi të Qeverisë së Kosovës për një hulumtim nga ana e shkenctarëve tanë nga IKSHPK,për këtë sëmurje janë tash për tash zero,kurse në shtetët tjera do të shpenzohën më siguri në fushën e zbulimit të rrugës së infektimit të njerëzve nga gripi i shpezëve,në përhapjen e sëmundjës dhe në fushën e zbulimit të shfaqjes eventuale të viruseve rrezistentëndaj ilaqeve.Një fushë tjetër më rëndësi është edeh analizimi I trajtimit që spitalet tona(në rast të paraqitjës së pandemisë) do t’u bejnë pacientëve të infektuar dhe konstatimi se cilat barna si bije fjala :
Tamiflu-Oseltamivil;Relenza,Vaxigrip, erythromycin,cephalosporin
;antireumatikët josteroid,aminoglikozidet,metronidazol,vankomycin,
klindamycin ,diuretikët e ndryshëm ) dhe trajtime klinike i japin rezultatet më të mira në mjekimin e pacientëve kosovarë….
Në fillim të dhjetorit 2005,një ekip i Këshillit kërkimoro-shkencorë të Ministrisë së Shëndetësisë nga Anglia,ishte në verifikim shkencorë në Kinë,Vietnam etj.
Qëllimi kryesor i këtij udhtimi ishte verifikimi I gjendjës në teren,sidomos nëse kishte apo jo raste të paraportuara të vdekjës së njerëzve nga infektimi më këtë virus.
Por,Sir John Skehel,drejtor i Institutit Kombëtarë MRC për kërkime në fushën e mjekësisë dhe njeri ndër shkenctarët që shkuan në misionin faktmbledhës në Lindjen e Largët,tha se aid he bashkëshoqëruesit e tij gjatë këtij udhtimi u bindën përfundimisht se nuk kishte asnjë rast të pa lajmëruar,siç druhej në masë para këtij udhëtimi.
Shkenctarët druajnë se në qoftë se virusi H5 N1 ndërron formë apo kombinohet më ndonjë virus tjetër për t’u bartur lehtë në mes njerëzve,atëherë ai do të mund të shkaktojë një epidemic globale që do të kushtonte miliona jetë njerëzish.
Në Angli dhe në vende të tjera,tashmë është vendim I prerë,që në rast infektimi,është më mire të therën të gjitha shpendët,sesa të varën shpresat në kalimin e gjendjës nëpërmjet vaksinimit.Dhe një gjë e tillë,kohëve të fundit e kemi pare edhe në Rumani dhe Turqi.
Dhashtë Zoti që pandemia e gripit të shpendeve të jetë larg nesh,por nese bije të mos keqpërdorën mjetet buxhetore nga matrapazet siq u keqpërdorën disa vjetë më pare vaksina rabies(për qent endacak etj) nga 2-3 matrapazë të MBPZHR të Kosvës e që edhe tash janë në Këshillin emergjent të Qeverisë së Kosovës për pandeminë e “gripit të shpezëve”…
Prishtinë,5 dhjetor 2005. Mr.sc.Flori Bruqi

Literatura e shfrytëzuar:
1) http://www.euroczech.org/tamiflu/tamiflu.html
2) http://goldpharma.com/?show=deal
3) http://goldpharma.com/?show=deal
4) http://www.pandemic.info/
5) http://www.notocatchcold.com/
6) http://www.notocatchcold.com/
7) http://www.notocatchcold.com/
8) http://floart.blogspot.com
9) http://flori-press.blogspot.com
10) http://tamiflu-guide.com/aviantamiflu.html
11) http://tamiflu-guide.com/h5n1tamiflu.html
12) http://www.rocheusa.com/
13) http://www.adevia.com/pandemicbirdflu/index.html
14) http://www.eda.org.hk/h5n1.htm#TOP
15) http://en.wikipedia.org/wiki/H5N1
16) http://www.who.int/en/
17) http://www.cdc.gov/flu/avian/professional/han081304.htm
18) http://www.cdc.gov/flu/avian/
19) http://www.borer.ch/cgi-bin/flexi050215?ID=NU4ZuNRHZmQAAHKIgNUAAAAV&Q=&S=1:1:3:::38:::1::&P=&MT=main2&land=XZ&typ=wwwMED
20)http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/influenzafigure11.bin

21) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/221_resistance1.bin

22) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/PreparatetpervirusinH5N1.obj

23) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051024/254403c1/Gripi-0001.obj
24) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051024/009385.html
25)http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051104/4285e24e/H5-N1-0001.obj
26) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051031/009550.html
27) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051114/009743.html
28) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051121/009823.html
29)Bruqi,Flori”Vademecum DDD”,Prishtinë 2000.
30)Bruqi,Flori”Buletini prej 1 deri 9” botuar ne web faqet
Flori-Press,Floart,Art-Café dhe ne 20 web site te tjere.








.